Tag: fatosi

  • “E ndryshoi burgu”/ Ish shefja e kabinetit të Fatos Nanos, rrëfen njohjen: Ishte revolucionar, gjest i madh që s’u…

    “E ndryshoi burgu”/ Ish shefja e kabinetit të Fatos Nanos, rrëfen njohjen: Ishte revolucionar, gjest i madh që s’u…

    Ish shefja e kabinetit të Fatos Nanos, Saemira Pino tregoi njohjen me ish-liderin e ndjerë historik të PS-së nga fëmijëria dhe përfshirja e tij në politikë. Në një intervistë televizive, Pino tha se Nano dallonte mes të tjerëve që kur ishin nxënës në shkollë të mesme me zgjuarsinë e tij, por edhe si akademik, duke e përshkruar si revulocionar në mendim.
    “Fatosi dallonte nga ne të tjerët, jo pak nxënës të tij, përfshirë Rexhinën ishin të shkëlqyer. Dhe Fatosi pa qenë i të gjitha 10-tave ka qenë pa frikë më i miri ndër ne. Ishte shumë miqësor, shumë garip me shokët e vet, me ne vajzat kishte tjetër qasje. Në fundin e vitit të dytë, filloi edhe të dilte hapur lidhja me Rexhinën. Nisi si një lidhje për shkak të letërsisë, dhe e deklaruan hapur në mënyrën e tyre. Ai i thyente normat e kohës. Unë nuk e lidh me mbështetjen politike të prindërve, ishte Fatosi. Një natyrë tjetër, plot besim te vetja, gjë që i vazhdoi edhe më vonë. Në politikë jepte dorëheqje, fitonte zgjedhje…”, tha Pino.
    Pino tha se Nanon e ndryshoi shumë burgu. Ajo e vlerësoi si një gjest të madh faktin që nuk u hakmorr ndaj Berishës për arrestimin e tij politik.
    “E ndryshoi burgu. Pa hyrë në elementët personal, them se e ndryshoi edhe për keq edhe për mirë. Për keq në disa vese le t’i quajmë. Në kushtet e izolimit, e një analize që njeriu i bën vetes se pse jam këtu, një njeri i diplomuar shkëlqyeshëm që dinte 6-7 gjuhë. Pas zgjedhjeve në 2001 kur doli cështja e dushkut dhe erdhi një delegacion i ODIHR, dhe fatosi i dha përgjigje secilit në gjuhën e vet, anglisht, frengjisht. I thoja me shaka stafit të PS, ata erdhën me mendjen e tyre dhe ikën me mendjen e Fatosit se panë një njeri që njihte edhe historikun e vendeve të tyre.”, tha ajo.
    “Momenti kulminant i qëndrimit moral në favor të paqes sociale, ishte kur nuk ndërmori asnjë masë ndaj Berishës. Berisha është i qartë se burgu i Nanos ishte politik. Po i rritej autoriteti edhe më shumë. Me demokracinë nuk ishte mësuar as populli, as elita dhe as politika. Nano nuk shfaqi asnjë hakmarrje ndaj Berishës, gjë e madhe kjo. Shumë e vështrirë ta mendosh për një njeri. I shtriu dorën Berishës.”, tha Pino.
    Tregoi edhe një tjetër detaj që Nano nuk donte të kandidonte si kryetar partie në vitin 1998.
    “Në ’98 nuk donte të kandidonte për kryetar partie. Kishte edhe ai pasiguritë dhe fitoi. Më falni nëse ngatërroj vitin, por e tregoi në tavolinë Bardh Agasi, për një kohë të gjatë anëtar kryesie. Tha i kemi vajtur në shtëpi dhe mezi e bindëm. Dolëm të kënaqur tha, dhe e filloi mitingun e parë në Durrës sepse i thamë hajde e shiko se sa mbështetës ke.”, tha Pino.

  • “Ishte akademia politike e PS-së”/ Ylli Dylgjeri kujton punën me Fatos Nanon: Kemi shumë histori, ja çfarë më tha pas zgjedhjeve të 2005

    “Ishte akademia politike e PS-së”/ Ylli Dylgjeri kujton punën me Fatos Nanon: Kemi shumë histori, ja çfarë më tha pas zgjedhjeve të 2005

    Mes shumë figurave të njohura politike, i pranishëm në homazhet për Fatos Nanon ishte dhe ish-drejtori i komunikimit në kryeministri, Ylli Dylgjeri.

    Në një prononcim për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, Dylgjeri kujton punën me ish-kryeministrin Nanon dhe fjalët e tij pas zgjedhjeve të vitit 2005.
    “Unë kam kujtime dhjetëra-vjeçare me Fatosin. Njihemi që në kohën kur ai punonte ekonomist në ish-kooperativën e Priskës dhe më pas rrugët tona u bashkuan kur ai ishte në Institutin e Studimeve dhe unë në Komitetin Qendror të Rinisë. Koha e solli që ai të më ftojë të punojë në Partinë Socialiste si drejtor informacioni dhe marrëdhënieve publike dhe më pas në këshillin e ministrave pranë tij dhe njëkohësisht drejtor informacioni. Kujtimet janë të pafundme.
    Fatosi për mua ishte institucion, ishte akademia politike e PS-së. Fatosi dinte të dëgjonte, Fatosi dinte të fliste, Fatosi dinte të të largonte dhe dinte njëkohësisht të të riftonte. Dikur në atë kohë thuheshe një fjalë që Fatosi ishte ai shoferi i autobusit që të zbret, por meqë bën unazën, të merr prapë në kthim.
    Pra nuk kishte mëri. Me Fatosin bashkëpunoje dhe punoje me pasion. Kjo është një humbje e madhe për politikën, sepse i humbi instituti i garës, gjë të cilën sot e ka humbur. Unë jam pjesë e garës, jam pjesë e administratës publike, pjesë e nëpunësit civil kur mund të them që në atë kohë filloi të zbatohej ky ligj, filloi të realizohej dhe më pas çdo ditë u shkarkua e shkarkua me radhë.
    Për ta përmbyllur, për Fatosin mund të flitet me orë e me ditë. Unë kam shumë histori dhe në momentet e fundit kur ai ka dhënë dorëheqje. Ai iku nga Partia Socialiste, duke i riftuar përsëri zëvendësuesit që ai mendoi, megjithëse ata nuk pranuan dhe kujtoj fjalën e fundit që më tha para se të niseshim për Tiranë. Kemi qenë në zgjedhjet e 2005-ës në Sarandë, më tha meqë nuk më duan, unë po i them që do më kërkoni dhe ne sot po e kërkojmë Fatosin”, tha Dylgjeri.

    Top Channel

  • “Dita më e errët e jetës”, Xhoana Nano: Fatos Nano e urrente servilizmin, pse u dashurova me të

    “Dita më e errët e jetës”, Xhoana Nano: Fatos Nano e urrente servilizmin, pse u dashurova me të

    “Dita e sotme është për mua dita më e errët dhe e trishtuar e jetës. Po ndahem nga njeriu që kalova çerek shekulli jetë. Sot është një nga ato ditë që unë nuk do dëshiroja të jetoja kurrë. E tillë është kjo ditë edhe për fëmijët tanë. Unë një vajzë e re, rashë në dashuri me Fatosin. Atëhere nuk e kuptoja pse. Por tani e di. Nuk rashë në dashuri me Fatosin, por me vizionin e një Shqipërie ndryshe.
    Me kalimin e kohës, ditë as dite, unë pata fatin të zbuloja te Fatosi vlera e cilësi që nuk janë të shpeshta në jetën tonë, aq më pak në ketën publike dhe politike.
    Disa cilësi të tij, i njohim të gjithë. Por kur vjen një moment si ky ja vlen të përmblidhen, sepse Fatosi ishte më tepër se një figurë publike. Fatosi ishte i vërtetë. Ai nbuk shtirej e nuk merrte poza. Ai bënte atë që besonte dhe besonte atë që bënte. Nuk e donte servilizmin. Ai eci në baltën e politikës pa u bërë pis prej saj. Ai nuk linte asnjë gjë për gjysëm. As punën, as miqësinë as dashurinë”, tha Xhoana Nano.

  • Majko për Fatos Nanon: Doli nga pushteti me titullin ‘njeri’

    Majko për Fatos Nanon: Doli nga pushteti me titullin ‘njeri’

    Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka reaguar me një mesazh të ndjerë pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe ish-kreut të PS-së, Fatos Nano.
    Në një postim në rrjete sociale, Majko thekson se Nano ishte një njeri që nuk tentoi t’i shpëtonte asaj që ishte dhe i provoi të gjitha.
    “Në politikë, Fatos Nano nuk tentoi ti shpëtonte asaj që ishte! Si çdo njeri me pushtet, ai kërkoi nga jeta gjëra që nuk janë në “menu”! Në rrugëtimin e jetës së tij, ai i provoi të gjitha, ku burgosja si drejtues i PS në opozitë, ishte momenti më i vështirë, por edhe më i lartë i veprimtarisë së tij si politikan dhe njeri”, shkruan Majko.
    Në vijim të reagimit, Majko vlerëson se Nano do të mbahet mend për “rregullat që theu” dhe për faktin se nuk i përkiste kategorisë së politikanëve që mbështeten nga servilizmi.
    “Fatosi do mbahet mend për rregullat që theu! Ai ishte produkt i kohës që jetoi!
    Në konkluzionin njerëzor të jetës, të gjithë dështojnë të jenë ata që duan! Ndaj çdo njeri nuk mund të gjykohet vetëm nga gabimet që ka bërë! Fatosi nuk ishte një përjashtim!
    Historia ka plot politikanë që do të mbahen mend nga servilët e tyre! Fatosi nuk ishte kjo kategori”, shprehet ish-deputeti socialist.
    Reagimi i Pandeli Majkos:
    Fatos Nano ka ndërruar jetë!…
    Përpara se të ishte drejtues i Partisë Socialiste, Fatosi, ishte djali i Maries dhe i Thanasit! Ai ishte një vlla i mirë dhe prind i dhimbsur!
    Në politikë, Fatos Nano nuk tentoi ti shpëtonte asaj që ishte!
    Si çdo njeri me pushtet, ai kërkoi nga jeta gjëra që nuk janë në “menu”! Në rrugëtimin e jetës së tij, ai i provoi të gjitha, ku burgosja si drejtues i PS në opozitë, ishte momenti më i vështirë, por edhe më i lartë i veprimtarisë së tij si politikan dhe njeri!
    Në politikë, pushteti është i shpërndarë mes njerzve që e meritojnë dhe njerzve që e adhurojnë! Fatosi do mbahet mend për rregullat që theu! Ai ishte produkt i kohës që jetoi!
    Në konkluzionin njerëzor të jetës, të gjithë dështojnë të jenë ata që duan! Ndaj çdo njeri nuk mund të gjykohet vetëm nga gabimet që ka bërë! Fatosi nuk ishte një përjashtim!
    Historia ka plot politikanë që do të mbahen mend nga servilët e tyre! Fatosi nuk ishte kjo kategori!
    Kundërshtarët e tij, mund të mbështeteshin tek ai për të vepruar me dinjitet.
    Pushteti, është shfaqja më e vjetër, por edhe irracionale e natyrës njerëzore. Fatosi doli prej saj me titullin “njeri”!Djali i Maries dhe i Thanasit nuk është më! U end pak kohë, midis dy botëve, duke bërë “negociatën” e fundit! Beteja e fundit midis “kush je” me “çfarë je”!
    Dheu i lehtë Fatos! Qofsh i parajsës!

  • Pandeli Majko: Plot politikanë do mbahen mend nga servilët, Nano nuk ishte ajo kategori, i provoi të gjitha

    Pandeli Majko: Plot politikanë do mbahen mend nga servilët, Nano nuk ishte ajo kategori, i provoi të gjitha

    Ish-deputeti i PS-së Pandeli Majko ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.
    Në një postim në Facebook, Majko shkruan se Nano, ishte një figurë që i provoj të gjitha gjatë karrierës së tij, teksa shton se burgosja si drejtues i PS në opozitë, ishte momenti më i vështirë, por edhe më i lartë i veprimtarisë së tij si politikan dhe njeri!
    “Ka plot politikanë që do të mbahen mend nga servilët e tyre”, shtoi Majko, por sipas tij, Nano nuk ishte kjo kategori!

    Postimi i plotë i Majkos:
    Fatos Nano ka ndërruar jetë!…
    Përpara se të ishte drejtues i Partisë Socialiste, Fatosi, ishte djali i Maries dhe i Thanasit! Ai ishte një vlla i mirë dhe prind i dhimbsur!
    Në politikë, Fatos Nano nuk tentoi ti shpëtonte asaj që ishte!
    Si çdo njeri me pushtet, ai kërkoi nga jeta gjëra që nuk janë në “menu”! Në rrugëtimin e jetës së tij, ai i provoi të gjitha, ku burgosja si drejtues i PS në opozitë, ishte momenti më i vështirë, por edhe më i lartë i veprimtarisë së tij si politikan dhe njeri!
    Në politikë, pushteti është i shpërndarë mes njerzve që e meritojnë dhe njerzve që e adhurojnë! Fatosi do mbahet mend për rregullat që theu! Ai ishte produkt i kohës që jetoi!
    Në konkluzionin njerëzor të jetës, të gjithë dështojnë të jenë ata që duan! Ndaj çdo njeri nuk mund të gjykohet vetëm nga gabimet që ka bërë! Fatosi nuk ishte një përjashtim!
    Historia ka plot politikanë që do të mbahen mend nga servilët e tyre! Fatosi nuk ishte kjo kategori!
    Kundërshtarët e tij, mund të mbështeteshin tek ai për të vepruar me dinjitet.
    Pushteti, është shfaqja më e vjetër, por edhe irracionale e natyrës njerëzore. Fatosi doli prej saj me titullin “njeri”!
    Djali i Maries dhe i Thanasit nuk është më! U end pak kohë, midis dy botëve, duke bërë “negociatën” e fundit! Beteja e fundit midis “kush je” me “çfarë je”!
    Dheu i lehtë Fatos! Qofsh i parajsës!/vizionplus.tv

  • “Produkt i kohës që jetoi”/ Pandeli Majko reagon pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos: Kundërshtarët e tij mbështetësin te ai

    “Produkt i kohës që jetoi”/ Pandeli Majko reagon pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos: Kundërshtarët e tij mbështetësin te ai

    Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, i është bashkuar ngushëllimeve të shumta për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit shqiptar, Fatos Nano.

    “Fatos Nano ka ndërruar jetë! Përpara se të ishte drejtues i Partisë Socialiste, Fatosi, ishte djali i Maries dhe i Thanasit! Ai ishte një vëlla i mirë dhe prind i dhimbsur! Në politikë, Fatos Nano nuk tentoi ti shpëtonte asaj që ishte!
    Si çdo njeri me pushtet, ai kërkoi nga jeta gjëra që nuk janë në “menu”! Në rrugëtimin e jetës së tij, ai i provoi të gjitha, ku burgosja si drejtues i PS në opozitë, ishte momenti më i vështirë, por edhe më i lartë i veprimtarisë së tij si politikan dhe njeri! Në politikë, pushteti është i shpërndarë mes njerëzve që e meritojnë dhe njerëzve që e adhurojnë! Fatosi do mbahet mend për rregullat që theu! Ai ishte produkt i kohës që jetoi!
    Në konkluzionin njerëzor të jetës, të gjithë dështojnë të jenë ata që duan! Ndaj çdo njeri nuk mund të gjykohet vetëm nga gabimet që ka bërë! Fatosi nuk ishte një përjashtim! Historia ka plot politikanë që do të mbahen mend nga servilët e tyre! Fatosi nuk ishte kjo kategori!
    Kundërshtarët e tij, mund të mbështeteshin tek ai për të vepruar me dinjitet. Pushteti, është shfaqja më e vjetër, por edhe irracionale e natyrës njerëzore. Fatosi doli prej saj me titullin “njeri”!
    Djali i Maries dhe i Thanasit nuk është më! U end pak kohë, midis dy botëve, duke bërë “negociatën” e fundit! Beteja e fundit midis “kush je” me “çfarë je”! Dheu i lehtë Fatos! Qofsh i parajsës!”, shkruan Majko.

    Top Channel

  • Pandeli Majko: Pushteti shfaqja më e vjetër, por Fatos Nano doli me titullin njeri

    Pandeli Majko: Pushteti shfaqja më e vjetër, por Fatos Nano doli me titullin njeri

    Pandeli Majko teksa ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të liderit historik të PS-së, shkruan se Fatos Nano i provoi të gjitha, ku burgosja si drejtues i PS-së në opozitë, ishte momenti më i vështirë, por edhe më i lartë i veprimtarisë së tij si politikan dhe njeri! Ndërsa po ashtu Majko thekson se ka plot politikanë që do të mbahen mend nga servilët e tyre por Nano nuk ishte kjo kategori!
    Postimi i plotë

    Fatos Nano ka ndërruar jetë! Përpara se të ishte drejtues i Partisë Socialiste, Fatosi, ishte djali i Maries dhe i Thanasit! Ai ishte një vlla i mirë dhe prind i dhimbsur! Në politikë, Fatos Nano nuk tentoi ti shpëtonte asaj që ishte! Si çdo njeri me pushtet, ai kërkoi nga jeta gjëra që nuk janë në “menu”! Në rrugëtimin e jetës së tij, ai i provoi të gjitha, ku burgosja si drejtues i PS në opozitë, ishte momenti më i vështirë, por edhe më i lartë i veprimtarisë së tij si politikan dhe njeri!

    Në politikë, pushteti është i shpërndarë mes njerzve që e meritojnë dhe njerzve që e adhurojnë! Fatosi do mbahet mend për rregullat që theu! Ai ishte produkt i kohës që jetoi! Në konkluzionin njerëzor të jetës, të gjithë dështojnë të jenë ata që duan! Ndaj çdo njeri nuk mund të gjykohet vetëm nga gabimet që ka bërë! Fatosi nuk ishte një përjashtim!

    Historia ka plot politikanë që do të mbahen mend nga servilët e tyre! Fatosi nuk ishte kjo kategori! Kundërshtarët e tij, mund të mbështeteshin tek ai për të vepruar me dinjitet. Pushteti, është shfaqja më e vjetër, por edhe irracionale e natyrës njerëzore. Fatosi doli prej saj me titullin “njeri”! Djali i Maries dhe i Thanasit nuk është më! U end pak kohë, midis dy botëve, duke bërë “negociatën” e fundit! Beteja e fundit midis “kush je” me “çfarë je”! Dheu i lehtë Fatos! Qofsh i parajsës!

  • Majko: Ka plot politikanë që do të mbahen mend nga servilët e tyre! Fatosi nuk ishte kjo kategori

    Majko: Ka plot politikanë që do të mbahen mend nga servilët e tyre! Fatosi nuk ishte kjo kategori

    Ish-deputeti i PS-së Pandeli Majko ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili ditën e sotme ndërroi jetë.
    Majko shkruan se Nano i provoi të gjitha, ku burgosja si drejtues i PS në opozitë, ishte momenti më i vështirë, por edhe më i lartë i veprimtarisë së tij si politikan dhe njeri!
    Postimi i plotë i Majkos:
    Fatos Nano ka ndërruar jetë!…
    Përpara se të ishte drejtues i Partisë Socialiste, Fatosi, ishte djali i Maries dhe i Thanasit! Ai ishte një vlla i mirë dhe prind i dhimbsur!
    Në politikë, Fatos Nano nuk tentoi ti shpëtonte asaj që ishte!
    Si çdo njeri me pushtet, ai kërkoi nga jeta gjëra që nuk janë në “menu”! Në rrugëtimin e jetës së tij, ai i provoi të gjitha, ku burgosja si drejtues i PS në opozitë, ishte momenti më i vështirë, por edhe më i lartë i veprimtarisë së tij si politikan dhe njeri!
    Në politikë, pushteti është i shpërndarë mes njerzve që e meritojnë dhe njerzve që e adhurojnë! Fatosi do mbahet mend për rregullat që theu! Ai ishte produkt i kohës që jetoi!
    Në konkluzionin njerëzor të jetës, të gjithë dështojnë të jenë ata që duan! Ndaj çdo njeri nuk mund të gjykohet vetëm nga gabimet që ka bërë! Fatosi nuk ishte një përjashtim!
    Historia ka plot politikanë që do të mbahen mend nga servilët e tyre! Fatosi nuk ishte kjo kategori!
    Kundërshtarët e tij, mund të mbështeteshin tek ai për të vepruar me dinjitet.
    Pushteti, është shfaqja më e vjetër, por edhe irracionale e natyrës njerëzore. Fatosi doli prej saj me titullin “njeri”!
    Djali i Maries dhe i Thanasit nuk është më! U end pak kohë, midis dy botëve, duke bërë “negociatën” e fundit! Beteja e fundit midis “kush je” me “çfarë je”!
    Dheu i lehtë Fatos! Qofsh i parajsës!

  • Ndarja nga jeta e ish-kreut të PS, Petro Koçi: Lamtumirë Fatosi ynë

    Ndarja nga jeta e ish-kreut të PS, Petro Koçi: Lamtumirë Fatosi ynë

    Politika shqiptare ka humbur sot një nga figurat më të rëndësishme të saj, Fatos Nanon, themelues dhe kryetari historik i Partisë Socialiste.
    Për lajmin e trishtë ka reaguar edhe ish-deputeti socialist Petro Koçi, i cili shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të liderit që, sipas tij, “modernizoi dhe transformoi të majtën shqiptare”.
    “Lideri i transformimit dhe modernizimit të së majtës shqiptare. Një kryetar partie kampion i demokracisë institucionale, i kolegjialitetit dhe i intelektualizmit politik. Ishte politikani modern i një kohe primitive. Atdhetari i palëkundur që i dha dinjitet e reputacion shqiptarësisë”, shkruan Koçi.
    Në fjalët e tij, Petro Koçi e cilëson Nanon si “një njeri me shpirt të jashtëzakonshëm bashkëpunues, ku hakmarrja nuk gjeti kurrë hapësirë”, duke theksuar se Shqipëria dhe e majta socialiste “humbën një personalitet të shquar dhe një misionar të papërsëritshëm”.
    “Fatos Nano, në krye të një ekipi intelektual dhe idealist, bëri historinë e luftës për demokraci në kushtet e zgjatimit të një diktature të tipit fashist të viteve 1992-1997. Le të jetë lidershipi i kohës së tij një frymëzim i mëtejshëm për Partinë Socialiste dhe demokracinë në Shqipëri! Lamtumirë Fatosi ynë!”, përfundon reagimi i tij.

  • Ndarja nga jeta e ish-kreut të PS, Petro Koçi: Lamtumirë Fatosi ynë!

    Ndarja nga jeta e ish-kreut të PS, Petro Koçi: Lamtumirë Fatosi ynë!