Është shtyrë seanca gjyqësore, për ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në lidhje me çështjen “Gërdeci”.
Seanca e radhës është caktuar të mbahet në datën 23 dhjetor, ora 13:00.
Ish-ministri Fatmir Mediu po përballet tashmë prej vitesh në GJKKO me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, për ngjarjen e ndodhur në 15 mars 2008 në fshatin Gërdec, ku pas një shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve, humbën jetën 26 persona.
Rihapja e çështjes u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes Durda, një prej viktimave të shpërthimit. Vetë ish-ministri i ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.
Tag: fatmir
-

Çështja Gërdeci/ Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Fatmir Mediu
-

Korrupsion zgjedhor, pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar e ish-deputetit dhe ish-kandidatit demokrat
spak
TIRANË- Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar për Engjell Carën, Limon Shalën, Fatmir Thaçin, Florant Saraçin dhe Shkëlqim Hoxhën, të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhjet vendore të 2023. Sipas hetimeve, ata kanë ofruar bileta udhëtimi në të paktën 64 raste, që qytetarët të votonin për kandidatin e PD-së Shkëlqim Hoxha në zgjedhjet vendore të Rrogozhinës në vitin 2023. Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi, akuzohen për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, ndërsa ish-kandidati i PD-së akuzohet për “moskallëzim krimi”. Hoxha ka qenë në dijeni të veprimtarisë së paligjishme, por nuk e ka kallëzuar në organet kompetente.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykim të çështjes penale nr. 161 të vitit 2023, në ngarkim të shtetasve:
Limon ShalaFatmir ThaçiFlorant SaraçiEngjell CaraShkëlqim Hoxha
Në përfundim të hetimeve të kryera, të mbështetura në prova dhe analiza ligjore, ka rezultuar se:
Shtetasit Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi janë vënë nën akuzë për kryerjen e veprës penale,“Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50, germa “h” të Kodit Penal.
Shtetasi Shkëlqim Hoxha akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
Hetimet treguan se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë siguruar dhe ofruar bileta udhëtimi të parapaguara për persona të ndryshëm (të dokumentuara në 64 raste), me qëllim që të votonin në favor të kandidatit, Shkëlqim Hoxha, në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Bashkinë Rrogozhinë.
Gjithashtu, ka rezultuar se shtetasi Shkëlqim Hoxha ishte në dijeni të kësaj veprimtarie të paligjshme, më konkretisht se shtetasit Fatmir Thaçi dhe Limon Shala ishin të angazhuar në sigurimin dhe ofrimin e biletave të udhëtimit për persona të ndryshëm, me qëllim pjesëmarrjen në votime si dhe dhënien e votës në favor të tij, për shkak të cilësisë së tij si kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë Rrogozhinë Ai nuk e ka kallëzuar në organet kompetente, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, konkretisht nenin 300 i Kodit Penal.
Procedimi penal nr. 161/2023 është bashkuar me procedimin penal nr. 162/2023, duke u hetuar si një çështje e vetme, për shkak të përputhjes së fakteve dhe subjekteve nën hetim.
Regjistrimi i procedimeve është bërë mbi bazën e referimeve të përcjella nga strukturat hetimore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës./ZËRI -

Irena Gjoka “heq dorë” nga “Gërdeci”, pritet vendimi i kreut të GJKKO, nëse pranohet
fatmir mediu-irena gjoka
TIRANË- Gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka ka kërkuar të largohet nga procesi i gjykimit të dosjes së tragjedisë së Gërdecit. Kërkesa e saj ka ardhur pasi të martën Gjykata e Posacme, i rrëzoi kërkesën ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga procesi. Po në të njëjtën seancë, Gjoka deklaroi se do t’i paraqesë kërkesën për heqje dorë nga gjykimi i çështjes, kryetarit të GJKKO-së Erion Bani.
Gjoka pretendon se nuk mundet të vijojë shqyrtimin e dosjes penale, pasi ka qenë gjyqtare e seancës paraprake. Sipas ligjit, dejtuesi i Gjykatës së Posaçme do të shqyrtojë kërkesën dhe nëse pranohet, atëherë gjyqi pritet të rinsi nga e para me një tjetër trupë gjykuese.
Ish-ministri i Mborjtjes, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve. Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”./ZËRI -

“Gërdeci”, Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës
Gjykata e Posaçme ka regjistruar kërkesën e ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu, për përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se në ditët në vijim kërkesa do të shqyrtohet nga një trupë tjetër gjykuese, për të vendosur nëse gjykimi i ish-ministrit për “shpërdorim të detyrës” në dosjen “Gërdeci” do të vijojë ose jo nën drejtimin e Gjokës.
Kërkesa për përjashtim u artikulua në seancën e së enjtes, kur avokati i ish-ministrit pretendoi qëndrime të njëanshme nga gjyqtarja.
Sipas avokatit, gjyqtarja Gjoka nuk reagoi ndaj një prej palëve të dëmtuara, që fyeu mbrojtësin në sallën e gjyqit, si edhe refuzoi disa kërkesa të tyre. -

Homazhet për Fatos Nanon/ Fatmir Mediu: Politikan tolerant dhe kundërshtar i denjë!
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, mori pjesë në ceremoninë mortore për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano, duke shprehur vlerësimin e tij për figurën politike të ndjerë.
Në fjalën e tij, Mediu e përshkroi Nanon si një politikan të mendimit të thellë dhe të tolerancës, një kundërshtar të denjë me të cilin debatet kërkonin reflektim serioz.
“Unë do ta kujtoj Nanon si njeri i mendimit dhe i tolerancës. Një kundërshtar që me të cilin kur debatoje duhet të mendoje thellë dhe padyshim me kontribute në të gjithë jetën politike të këtij vendi,” tha Mediu.
Ai shtoi se, ndonëse askush nuk është perfekt, Fatos Nano kishte një cilësi të rrallë në politikën shqiptare: tolerancën. “Jo shumë politikanë shqiptarë e kanë këtë,” tha Mediu -

Shtyhet më 11 nëntor seanca ndaj Fatmir Mediut
GJKKO ka shtyrë për datën 11 nëntor seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Gjykata refuzoi kërkesën për të mos pasur të dëmtuarit si palë në proces dhe për marrjen si provë të dëshmive të 9 ushtarakëve amerikanë. Debati nisi pas kërkesës së avokatëve mbrojtës të ish-ministrit të akuzuar për “shpërdorim të detyrës” për shfuqizimin e vendimit të ndërmjetëm të 7 qershorit 2023, për legjitimimin si palë e dëmtuar në proces të të dëmtuarve nga shpërthimi në “Gërdec”.
Sipas avokatëve, klienti i tyre nuk akuzohej për shpërthimin, por për “shpërdorim detyre”. Pretendimi i tyre ngjalli reagim të një prej anëtarëve të familjes Durda në sallë, që tha një frazë fyese ndaj avokatit. Teksa avokati Ardian Visha i kërkoi gjykatës të ndërhynte për situatën, familjari replikoi edhe me ish ministrin: “Fatmir, lëre mandatin dhe përballu me ligjin”.
Pas një ndërprerjeje pak minutëshe të seancës, avokatët kërkuan përjashtimin e gjyqtares Gjoka, për shkak të njeanshmërisë në gjykim. Më herët, avokatët i kërkuan gjykatës të informohej në lidhje me disa deklarime të dhëna nën betim në SHBA nga disa personalitete ushtarake, që sipas mbrojtësve, janë përcjellë në Ministrinë e Drejtësisë e prej aty në Këshillim e Lartë Gjyqësor. Nga ana e tij, i pandehuri Mediu pretendoi se gjithë ç’po ndodhte ishte politike dhe kishte për qëllim lidhjen e emrit të tij me shpërthimin. -

Seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu shtyhet më 11 nëntor
GJKKO shtyn për më 11 nëntor seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Gjykata refuzoi kërkesën për të mos pasur të dëmtuarit si palë në proces dhe për marrjen si provë të dëshmive të 9 ushtarakëve amerikanë.
Seanca e së enjtes ndaj ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu, në Gjykatën e Posaçme u shoqërua me momente të forta tensioni mes palëve. Debati nisi pas kërkesës së avokatëve mbrojtës të ish-ministrit të akuzuar për “shpërdorim të detyrës” për shfuqizimin e vendimit të ndërmjetëm të 7 qershorit 2023, për legjitimimin si palë e dëmtuar në proces të të dëmtuarve nga shpërthimi në “Gërdec”.
Sipas avokatëve, klienti i tyre nuk akuzohej për shpërthimin, por për “shpërdorim detyre”. Pretendimi i tyre ngjalli reagim të një prej anëtarëve të familjes Durda në sallë, që tha një frazë fyese ndaj avokatit.
Teksa avokati Ardian Visha i kërkoi gjykatës të ndërhynte për situatën, familjari replikoi edhe me ish ministrin: “Fatmir, lëre mandatin dhe përballu me ligjin”.
Pas një ndërprerjeje pak minutëshe të seancës, avokatët kërkuan përjashtimin e gjyqtares Gjoka, për shkak të njeanshmërisë në gjykim.
Më herët, avokatët i kërkuan gjykatës të informohej në lidhje me disa deklarime të dhëna nën betim në SHBA nga disa personalitete ushtarake, që sipas mbrojtësve, janë përcjellë në Ministrinë e Drejtësisë e prej aty në Këshillim e Lartë Gjyqësor.
Nga ana e tij, i pandehuri Mediu pretendoi se gjithë ç’po ndodhte ishte politike dhe kishte për qëllim lidhjen e emrit të tij me shpërthimin.
“Meqënëse tragjedia gjithmonë krijon një opinion, nëse ju keni vendosur të vijoni këtë proces me opinion dhe jo procedurë, kjo nuk është drejtësi”, i tha Mediu gjykatës.
-

“Gërdeci”! Mediu përplaset me familjarët: Kam 15 vite që ju dëgjoj! Durda: Djali kishte ditëlindjen sot
Feruzan, Zamira Durda dhe Fatmir Mediu
TIRANË-Sot është mbajtur seanca e radhës në GJKKO për masakrën e Gërdecit, ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu. Seanca u shoqërua me debate të forta mes palëve, ku Mediu u përball me familjarët e viktimave. Shkak për debatet është bërë kërkesa e Fatmir Mediut për të revokuar vendimin e gjyqtares Irena Gjoka që pranoi si palë familjen Durda.
Ish-ministri ka kërkuar largimin e tyre nga salla, duke i thënë familjes Durda se kanë 15 vite që i dëgjon, në një kohë kur ata po kërkojnë drejtësi për djalin 7-vjeçar që ia vranë. Nga ana tjetër familja Durda me pikëllim për humbjen e tyre u shpreh se kanë vite që presin dhe sot djali i tyre ka ditëlindjen dhe duhej të ishte 25 vjeç.
Debati vijoi me Mediun i cili u shpreh se familjarët duan ta kthejnë gjyqin publik, pasi tragjedia krijon gjithmonë opinion dhe kanë vendosur që mos e ndjekin me procedurë e kod penal. Mediu u tërhoq duke deklaruar se nuk ka asgjë me familjarët.
DEABTI:
Avokati Dorian Matlia: Meqë kërkuan të dalë nga salla Geraldo Durda, atëherë jemi dakord të largohet në mënyrë që të mos kemi pengesa.
Fatmir Mediu: Kemi 15 vite që ju dëgjojmë.
Feruzan Durda ngrihet në këmbë:15 kam unë që pres. Nuk e financon Soros, se e ka marrë në 2008 çështjen. Mos të thotë kemi 15 vjet që ju dëgjojmë, se jemi ne ata që presim. Duhet ta kishim djalin 25 vjeç. Ka ditëlindjen sot.
Fatmir Mediu: Gjithçka që bëhet në këtë sallë ka vetëm një qëllim, për të bërë gjyq publik. Meqë tragjedia krijon gjithmonë opinion. Nëse keni vendosur të gjykoni me opinionin jo me procedurë e kod penal, atëherë ky proces ka dështuar. Nuk pranoj që në emër të familjarëve të bëhet politik, asgjë skam me familjarët madje jam i hapur ndaj tyre për çdo pyetje që kanë. Nëse drejtësia do donte të bënte drejtësi ka disa dokumente mbi gjithë procesin e demontimit. Këto nuk qenkan fakte. Dy ekipet amerikane që kanë asistuar 15 vite FA, komandantin e NATO-s në Tiranë, nëse këta që na kanë menduar si të bëjmë aktet e demontimit nuk thirrën ndërkohë që ata ekspertët shkencor që nuk kishin mundësi as të lexonin, dhe dëshmuan, atëherë ky s’është proces gjyqësor për të krijuar vetëm një perceptim, opinion publik, duke thënë “po bëhet gjyqi gërdeci”. Ndërkohë që unë akuzohem për shpërdorim detyre.
Avokati Henrik Ligori: Mediu akuzohet për shpërdorim detyre për shpenzimin e naftës së shtetit, këtu duhej të ishte si palë viktimë shteti për dëmin që SPAK pretendon se veprimi apo mosveprimi i Mediut i ka shkaktuar
Fatmir Mediu: Si ka mundësi që Altin Dumani për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës tha se nuk ka përgjegjësi pasi kam nxjerr vetëm urdhrin, zbatimin e ka bërë polici, ndërsa unë qenkam përgjegjës për një vendim për demontimin që kam nxjerr totalisht të rregullt, e kanë marrë për zbatim dhe e kanë zbatuar forcat e armatosura.
Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve. Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”./ZËRI -

Promovohet në Prishtinë libri “Arbëreshët, shqiptarët e Italisë” i Fatmir Toçit
Shtëpia botuese “Botimet Toena”, në bashkëpunim me Bibliotekën “Ernest Koliqi” në Prishtinë, organizon promovimin e librit “Arbëreshët, shqiptarët e Italisë”, të autorit të njohur Fatmir Toçi.
Në këtë ngjarje kulturore do të diskutojnë personalitete të shquara të letrave shqipe:
Prof. Xhavit Beqiri,
Prof. Bajram Kosumi,
Akademik Ali Aliu,si dhe vetë autori i librit, Fatmir Toçi.
Promovimi do të zhvillohet sot duke filluar nga ora 19:00, në ambientet e Bibliotekës “Ernest Koliqi” në Prishtinë.
Ngjarja do të shoqërohet edhe me një program artistik, që do t’i japë mbrëmjes një frymë festive dhe kulturore në nder të trashëgimisë arbëreshe dhe lidhjeve të saj të thella me identitetin shqiptar.
Organizatorët ftojnë të gjithë dashamirët e librit, studiuesit dhe publikun e gjerë të jenë pjesë e këtij aktiviteti kulturor.
ObserverKult
