Tag: fatkeqësitë

  • Qeveria sjell ligj të ri për mbrojtjen e banesave nga fatkeqësitë natyrore

    Qeveria sjell ligj të ri për mbrojtjen e banesave nga fatkeqësitë natyrore

    Në fund të këtij viti, qeveria pritet të paraqesë për diskutim publik projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe fatkeqësitë natyrore. Lajmi u bë i ditur gjatë raportimit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) në komisionet parlamentare.
    Kryetarja e AMF theksoi se pronarët e banesave do të përfitojnë dëmshpërblim në rast dëmesh, kundrejt një pagese simbolike. Sipas saj, projektligji është në fazën përfundimtare të hartimit dhe do të publikohet brenda këtij viti për konsultim me publikun dhe grupet e interesit.
    Kjo nismë vjen si pasojë e tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, i cili shkaktoi 51 viktima dhe mijëra banesa të shkatërruara apo të dëmtuara rëndë.
    Gjatë raportimit u bë e ditur gjithashtu se qeveria po përgatit një projektligj të posaçëm për rregullimin e tregut të kriptovalutave, i cili aktualisht vepron në mënyrë të paformalizuar. Opozita ka ngritur shqetësimin se ky treg po përdoret për pastrim parash, ndaj rregullimi me ligj shihet si domosdoshmëri.
    Projektligji për kriptovalutat pritet të dorëzohet gjithashtu brenda pak muajve, si pjesë e përpjekjeve për forcimin e transparencës financiare dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
    Një tjetër çështje që u diskutua ishte edhe sigurimi vullnetar për pension, përmes fondeve private, krahas atij të detyrueshëm shtetëror. AMF tha se po punohet për nxitjen e ndërgjegjësimit publik dhe krijimin e kushteve më të favorshme për pjesëmarrje në këto skema alternative pensioni.

  • Rama: Sigurimi për dëmet nga fatkeqësitë natyrore do të bëhet me ligj për banesat dhe bizneset

    Rama: Sigurimi për dëmet nga fatkeqësitë natyrore do të bëhet me ligj për banesat dhe bizneset

    Zjarret që lamë pas shkaktuan dëme të mëdha në banesa dhe në bujqësi e blegtori. 
    Për këtë arsye, do të sanksionohet me ligj sigurimi i banesave por dhe bizneseve për mbrojtjen nga fatkeqësisht natyrore. 
    Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në aktivitetin për transformimin e mbrojtjes civile. 
    “Të gjithë duhet të marrin masa të përfshihen në skemën e  re sigurimit nga fatkeqësitë natyrore, gjë që do ta sanksionojmë edhe në ligj. Jemi i vetmi vend në Europë që nuk e ka një ligj të tillë. Këtu nuk është fjala vetëm për shtëpitë, por është fjala edhe për sipërmarrjet, njësitë e biznesit që duhet të sigurohen”, u shpreh kryeministri. 

  • Rama: Për banesat dhe bizneset, sigurimi për dëmet nga fatkeqësitë natyrore do të bëhet me ligj

    Rama: Për banesat dhe bizneset, sigurimi për dëmet nga fatkeqësitë natyrore do të bëhet me ligj

    Zjarret që lamë pas shkaktuan dëme të mëdha në banesa dhe në bujqësi e blegtori. 
    Për këtë arsye, do të sanksionohet me ligj sigurimi i banesave por dhe bizneseve për mbrojtjen nga fatkeqësisht natyrore. 
    Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në aktivitetin për transformimin e mbrojtjes civile. 
    “Të gjithë duhet të marrin masa të përfshihen në skemën e  re sigurimit nga fatkeqësitë natyrore, gjë që do ta sanksionojmë edhe në ligj. Jemi i vetmi vend në Europë që nuk e ka një ligj të tillë. Këtu nuk është fjala vetëm për shtëpitë, por është fjala edhe për sipërmarrjet, njësitë e biznesit që duhet të sigurohen”, u shpreh kryeministri. 

  • Menaxhimi i fatkeqësive natyrore, ekspertët: Duhet të funksionojë sigurimi i detyrueshëm

    Menaxhimi i fatkeqësive natyrore, ekspertët: Duhet të funksionojë sigurimi i detyrueshëm

    Sa herë që fatkeqësitë natyrore prekin vendin, qeveria ndërhyn me taksat dhe tatimet e qytetarëve për të ndihmuar familjet e prekura. Të enjten, kryeministri njoftoi se do të mbulojë dëmet për familjet e dëmtuara nga zjarret. Por a është kjo rruga e duhur për të menaxhuar dëmet e një fatkeqësie natyrore?

    “Zgjidhja në të ardhmen nuk mund të jetë që shteti del dhe u komunikon qytetarëve që të mos shqetësohen, se do t’i ndihmojë ai. Duhet gjetur një zgjidhje afatgjatë, një formë apo një formulë që në thelb të ofrojë sigurimin e pronës nga fatkeqësitë dhe qytetari të përfitojë në rast dëmi” – tha Klodian Muço, ekspert ekonomie.
    Sipas ekspertit Muço, nisma që po qarkullon për sigurimin me detyrim nga tërmeti duhet të jetë më gjithëpërfshirëse, për fatkeqësitë natyrore.

    “Herët apo vonë, ne duhet ta bëjmë një debat të tillë. Ashtu siç e kanë bërë shtete të tjera para nesh.”
    Ndryshimet klimatike janë sfidat e reja me të cilat po përballen shumë vende. Banka Botërore ka evidentuar se nevojiten miliarda lekë investime për t’u paraprirë dëmeve të mundshme.
    “Një raport i Bankës Botërore evidentoi një vit më parë se Shqipëria duhet të investojë deri në vitin 2050, 6-8 miliardë euro për mbrojtjen, jo për dëmet. Shifra të tilla investimesh kërkojnë një ide të qartë të strategjisë që do të duhet të ndiqet” – sqaroi Muço.
    Tërmeti tragjik i vitit 2019 pati një kosto rreth 1 miliard euro. Por sot, pesë vite më pas, dëmet nuk janë rikuperuar plotësisht nga buxheti i shtetit, ndërsa shumë familje janë ende në trajtim me bonus qiraje deri në përfundimin e disa lagjeve.
    /vizionplus.tv

  • Zjarret në Shqipëri, PD akuzon qeverinë: Rama e ka bërë ushtrinë e një vendi të NATO-s, organizatë që shkon të fikë flakët me shkurre dhe pagure

    Zjarret në Shqipëri, PD akuzon qeverinë: Rama e ka bërë ushtrinë e një vendi të NATO-s, organizatë që shkon të fikë flakët me shkurre dhe pagure

    1/3 e bashkive të vendit po luftojnë me flakët në këto ditë të nxehta. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka pasur 29 vatra zjarri në 19 bashki. 17 vatra zjarri janë ende aktive, ndërsa 9 janë në monitorim.

    Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të së shtunës, Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë dronët Bayraktar të Forcave Ajrore për të vlerësuar nivelin e rrezikut.
    Partia Demokratike përmes një reagimi zyrtar ka bërë qeverinë përgjegjëse për situatën.

    “Zjarret, përmbytjet, fatkeqësitë natyrore përsëriten në Shqipëri, si në të gjithë botën, dhe kjo nuk është në dorë të qeverive, por përgatitjet, gatishmëria, vullneti, janë detyrë dhe në dorë të tyre”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e PD.
    Deklarata e PD
    Nga Jugu në Veri, Shqipëria është pushtuar nga zjarret.
    Ndërkohë që, u bëjmë thirrje banorëve, qytetarëve dhe turistëve të tregojnë kujdes të shtuar, të largohen sa më parë nga zonat e  kërcënuara, dhe të ndihmojnë këdo në rrezik. Partia Demokratike shpreh indinjatën e thellë me reagimin minimalist dhe thuajse përqeshës të autoriteteve.
    Jo vetëm ndërhyrjet bëhen me vonesë, por janë mungesa e alarmit dhe angazhimit që e bëjnë situatën  të duket edhe më kaotike, kërcënuese dhe dëshpëruese.
    Zjarret, përmbytjet, fatkeqësitë natyrore përsëriten në Shqipëri, si në të gjithë botën, dhe kjo nuk është në dorë të qeverive, por përgatitjet, gatishmëria, vullneti, janë detyrë dhe në dorë të tyre.
    Siç e kemi parë prej vitesh, qeveria dërgon ushtrinë dhe zjarrfikësit, të cilët u sulen zjarreve me shkurre, me lopata dhe batanije, si në një vend të Botës së Tretë, apo të sapodalë nga lufta dhe në mungesë të mjeteve bazike.
    Një pamje tjetër shohim prej tri javësh në Theth, Tiranë dhe gjithandej nëpër Shqipëri.
    Për të shembur bujtinat në Theth dhe marrë para shitësit të rigonit në Sarandë, qeveria dërgoi IMT, Tatimet, Policinë dhe Ushtrinë, me mjete të rënda, me arrogancë, të armatosur deri në dhëmbë, në luftë me qytetarët.
    Për Edi Ramën, prioritet absolut është uzurpimi i pushtetit lokal, jo zjarret dhe dhjetëra problemet që kërcënojnë qytetarët dhe jetën e tyre.
    Për Edi Ramën, prioritet është spektakli me satelitët “Albania 1” dhe “2”, apo dronët për të cilët, pasi i hedh në Facebook për t’u mburrur nuk ka kush as t’i lexojë dhe as kush t’i komandojë. Sepse, Edi Rama e ka bërë ushtrinë e një vendi të NATOs, një organizatë që shkon të fikë zjarret me shkurre dhe pagure.
    Prandaj, përballja me zjarret dhe fatkeqësitë natyrore që kërcënojnë qytetarët janë të mekura.
    Do të jetë kështu këtë verë dhe tjetrën, sepse Edi Rama nuk kujtohet dhe as kujdeset për infrastrukturën e shtetit, për fondet e emergjencave, për modernzimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit. Paratë që i merr nga taksat i bën shpenzime luksi për vete dhe ministrat, udhëtime me carter, koncerte të shtrenjta apo kopësht 4 milion euro në oborrin e Kryeministrisë.
    Edi Rama është me pushime, pasi bëri zhurmën me drejtorët, me heqjen e tendave dhe terrorizimin e Thethit, por zjarret nuk bëjnë pushim dhe pyjet, territori, bizneset, shtëpitë dhe jeta e qytetarëve është në rrezik.
    Edi Rama nuk është zjarrfikës, por ai nuk mund të lejohet të jetë Kryeministri që hedh Shqipërinë në zjarr.

  • Rënia e akullnajave zvicerane, paralajmërim global për një ndikim më të gjerë

    Rënia e akullnajave zvicerane, paralajmërim global për një ndikim më të gjerë

    Pamjet e shembjes së 28 majit tregonin një re të madhe akulli dhe rrënojash që zbrisnin me shpejtësi nga shpati i malit, në fshatin Blatten.

    Ali Neumann, këshilltar për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë në Bashkëpunimin Zviceran për Zhvillim, vuri në dukje se ndërsa roli i ndryshimeve klimatike në rastin specifik të Blatten “duhet ende të hetohet”, ndikimet më të gjera ishin të qarta në kriosferë – pjesa e botës e mbuluar nga uji i ngrirë.

    “Ndryshimi i klimës dhe ndikimi i tij në kriosferë do të ketë pasoja gjithnjë e në rritje në shoqëritë njerëzore që jetojnë pranë akullnajave, pranë kriosferës, dhe varen disi nga akullnajat dhe jetojnë me to”, tha ai.

    Masivi akullnajor shkatërroi kryesisht Blattenin, por evakuimi i 300 banorëve të tij javën e kaluar shmangu viktima masive, megjithëse një person mbetet i zhdukur.

    “Gjithashtu tregoi se me aftësitë e duhura, vëzhgimin dhe menaxhimin e një emergjence, mund të zvogëlohet ndjeshëm madhësia e këtij lloji katastrofe”, tha Neumann në një konferencë ndërkombëtare për akullnajat e mbështetur nga OKB-ja në Taxhikistan.

    Stefan Uhlenbrook, Drejtor për Hidrologjinë, Ujin dhe Kriosferën në Organizatën Botërore Meteorologjike (OBM), tha se kjo tregonte nevojën që rajonet e cenueshme si Himalajet dhe pjesë të tjera të Azisë të përgatiten.

    “Nga monitorimi, te ndarja e të dhënave, te modelet e simulimit numerik, te vlerësimi i rrezikut dhe te komunikimi i kësaj, i gjithë zinxhiri duhet të forcohet”, tha Uhlenbrook.

    “Por në shumë vende aziatike, kjo është e dobët, të dhënat nuk janë të lidhura mjaftueshëm.”

    ‘Nuk mjafton’

    Gjeologët zviceranë përdorin metoda të ndryshme, duke përfshirë sensorë dhe imazhe satelitore, për të monitoruar akullnajat e tyre.

    Azia ishte rajoni më i goditur nga fatkeqësitë në botë nga rreziqet klimatike dhe të motit në vitin 2023, thanë Kombet e Bashkuara vitin e kaluar, me përmbytjet dhe stuhitë, shkaku kryesor i viktimave dhe humbjeve ekonomike.

    Por shumë vende aziatike, veçanërisht në Himalaje, nuk kanë burimet për të monitoruar akullnajat e tyre të gjera, në të njëjtën shkallë si zviceranët.

    Sipas një raporti të Zyrës së OKB-së për Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë të vitit 2024, dy të tretat e vendeve në rajonin e Azisë dhe Paqësorit, kanë sisteme paralajmërimi të hershëm.

    Por vendet më pak të zhvilluara, shumë prej të cilave janë në vijën e parë të frontit të ndryshimeve klimatike, kanë mbulimin më të keq.

    “Monitorimi nuk mungon, por nuk është i mjaftueshëm”, tha gjeologu Sudan Bikash Maharjan i Qendrës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Integruar të Maleve (ICIMOD) me seli në Nepal.

    “Terrenet dhe kushtet tona klimatike janë sfiduese, por gjithashtu na mungon ai nivel burimesh për gjenerimin intensiv të të dhënave.”

    Ky hendek reflektohet në numrin e viktimave, të lidhura me fatkeqësitë për secilën ngjarje.

    Ndërsa numri mesatar i viktimave për fatkeqësi ishte 189 në nivel global, në Azi dhe Paqësor ishte shumë më i lartë, në 338, sipas Bazës së të Dhënave të Ngjarjeve të Emergjencës të Qendrës për Kërkime mbi Epidemiologjinë e Fatkeqësive me seli në Belgjikë.

    Gjeoshkencëtari Jakob Steiner, i cili punon në adaptimin ndaj klimës në Nepal dhe Butan, tha se nuk është aq e thjeshtë, sa thjesht eksportimi i zgjidhjeve teknologjike zvicerane.

    “Këto janë fatkeqësi komplekse, bashkëpunimi me komunitetet është në të vërtetë po aq, nëse jo shumë më i rëndësishëm,” tha ai.

    ‘Pabarazi e trishtueshme’

    Akullnajat e Himalajeve, të cilat sigurojnë ujë të domosdoshëm për gati dy miliardë njerëz, po shkrihen më shpejt se kurrë më parë për shkak të ndryshimeve klimatike, duke i ekspozuar komunitetet ndaj fatkeqësive të paparashikueshme dhe të kushtueshme, paralajmërojnë shkencëtarët.

    Qindra liqene të formuara nga shkrirja e akullnajave janë shfaqur në dekadat e fundit. Ato mund të jenë vdekjeprurëse kur shpërthejnë dhe vërshojnë poshtë luginës.

    Zbutja e ngricës së përhershme rrit shanset e rrëshqitjeve të dheut.

    Declan Magee, nga Departamenti i Ndryshimeve Klimatike dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm i Bankës Aziatike të Zhvillimit, tha se vetëm monitorimi dhe paralajmërimet e hershme nuk janë të mjaftueshme.

    “Duhet të mendojmë… se ku ndërtojmë, ku njerëzit ndërtojnë infrastrukturë dhe shtëpi, dhe si mund ta zvogëlojmë cenueshmërinë e tyre nëse ajo ekspozohet”, tha ai.

    Aktivistja dhe regjisorja nepaleze e klimës, Tashi Lhazom, përshkroi se si fshati Til, pranë shtëpisë së saj, u shkatërrua nga një rrëshqitje dheu në fillim të majit.

    21 familjet shpëtuan — por vetëm për pak.

    “Në Zvicër ata u evakuuan disa ditë më parë, këtu nuk morëm as sekonda,” tha Lhazom.

    “Pabarazia më trishton, por edhe më zemëron. Kjo duhet të ndryshojë.”/ France24.

  • Kapetanoviç: Bashkëpunimi rajonal, përballë fatkeqësive

    Kapetanoviç: Bashkëpunimi rajonal, përballë fatkeqësive

    Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) organizoi një panel diskutimi mbi “Bashkëpunimin Rajonal në Shpërndarjen Financiare të Rrezikut nga Fatkeqësitë” në kuadër të Forumit Rajonal për Zhvillimin e Qëndrueshëm (RFSD) 2025 për rajonin e UNECE, në Zyrën e OKB-së në Gjenevë. Aktiviteti, i organizuar me mbështetjen e pjesëmarrësve të RCC-së, Greqisë, Rumanisë dhe Turqisë, mblodhi së bashku politikëbërës, përfaqësues të sektorit financiar dhe ekspertë të menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë për të trajtuar nevojën urgjente për mekanizma më të fortë të sigurimit dhe shpërndarjes financiare të rrezikut nga fatkeqësitë në Evropën Juglindore (EJL), në kuadër të Strategjisë SEE2030.
    “Në një rajon gjithnjë e më të prekshëm nga efektet shkatërruese të fatkeqësive natyrore, shpërndarja financiare e rrezikut nuk është më një luks – është një domosdoshmëri. Bashkëpunimi rajonal është kyç për ndërtimin e qëndrueshmërisë financiare ndaj fatkeqësive. Bashkimi i burimeve dhe ndarja e rrezikut përtej kufijve mund të zvogëlojë barrën mbi ekonomitë dhe të sigurojë përgjigje më të shpejta dhe më efektive ndaj fatkeqësive natyrore dhe goditjeve të lidhura me klimën. Me më pak se 12% të familjeve në Ballkanin Perëndimor të mbuluara nga sigurimi ndaj fatkeqësive dhe me humbje ekonomike që arrijnë miliarda, nuk mund të mbështetemi vetëm në skemat e kompensimit qeveritar pas fatkeqësive. Përmes Rrjetit Rajonal të EJL për Sigurimin dhe Shpërndarjen e Rrezikut nga Fatkeqësitë, po ndërmarrim një hap të guximshëm dhe kolektiv drejt qëndrueshmërisë – duke krijuar një platformë ku qeveritë, rregullatorët dhe sektori i sigurimeve punojnë së bashku për ta bërë sigurimin ndaj fatkeqësive të aksesueshëm, të përballueshëm dhe efektiv për të gjithë,” tha Amer Kapetanoviç, Sekretari i Përgjithshëm i RCC.
    RCC ka krijuar së fundmi Rrjetin Rajonal të Evropës Juglindore për Sigurimin dhe Shpërndarjen e Rrezikut nga Fatkeqësitë, një platformë bashkëpunimi që përfshin autoritetet rregullatore dhe shoqatat nga 13 ekonomi të EJL. Rrjeti synon të kapërcejë boshllëkun e madh në mbulimin e sigurimit ndaj fatkeqësive në rajon duke lehtësuar dialogun politik, ndarjen e ekspertizës dhe promovimin e nismave konkrete të përbashkëta për të përmirësuar sigurinë njerëzore dhe qëndrueshmërinë.
    Gjatë qëndrimit të tij në Gjenevë, Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Kapetanoviç, mori gjithashtu pjesë në Forumin Rajonal të UNECE 2025 për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe u takua me znj. Tatiana Molcean, Sekretaren Ekzekutive të Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE). Të dy zyrtarët diskutuan mbi rëndësinë e forcimit të përshtatshmërisë, qëndrueshmërisë ekonomike dhe bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor për të përparuar në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në rajon.Më vonë gjatë ditës, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Arslan Umut Ergezer, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët mbi prioritetet rajonale për një financim më të diversifikuar dhe më të qëndrueshëm për zhvillimin e përshtatshëm, duke folur mbi sigurimin e qëndrueshëm, skemat e sigurimit dhe sigurimin ndaj rrezikut nga fatkeqësitë.#RiskLessSEE*Strategjia Evropa Juglindore 2030 (SEE2030) është një strategji e drejtuar rajonalisht dhe e orientuar drejt së ardhmes nga të 13 pjesëmarrësit e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) për të përshpejtuar zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së në fusha të tilla si Prosperiteti, Njerëzit dhe Paqja dhe Partneritetet. E miratuar në nivelin më të lartë politik në vitin 2021, Strategjia përshkruan një vizion të përbashkët për rritje të qëndrueshme ekonomike, përfshirje më të madhe sociale, tranzicion dixhital dhe të gjelbër, si dhe rritjen e qëndrueshmërisë rajonale. E udhëhequr nga parimet e gjithëpërfshirjes dhe përafrimit me prioritetet e BE-së, SEE2030 synon të mos lërë askënd pas, duke avancuar integrimin euro-atlantik të rajonit dhe duke forcuar aftësinë e tij për t’iu përgjigjur sfidave globale. Më shumë informacion në: https://www.rcc.int/see2030/

  • Berisha vizitë në një familje të dëmtuar nga tërmeti: Po pasurohen me fatkeqësitë e qytetarëve!

    Berisha vizitë në një familje të dëmtuar nga tërmeti: Po pasurohen me fatkeqësitë e qytetarëve!

    Berisha vizitë në një familje të dëmtuar nga tërmeti: Po pasurohen me fatkeqësitë e qytetarëve!Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në vizitën në një familje të dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019 në Durrës, u shpreh ashpër ndaj mënyrës se si po menaxhohet procesi i rindërtimit, duke e cilësuar atë si një skandal të pastër korrupsioni.

    Berisha tha se po pasurohen ata që shfrytëzojnë fatkeqësitë natyrore për përfitime personale, ndërsa akuzoi për diskriminim politik të egër, duke theksuar se në këtë proces ka mafia mbi gjykatën dhe se asnjë nuk po merr atë që i takon me të drejtë.

    “Pra, pasurim edhe në fatkeqësinë e të tjerëve.

    Korrupsion edhe në fatkeqësitë natyrore.

    Diskriminim politik i egër në stilin e një narkodiktature.

    Është demokrat, dhe i grabisin, shuma që i takon, ka fituar edhe gjyqin.

    Por këtu mafia është mbi gjykatën dhe nuk pyet për gjykatën.

    Ndërsa të tjerët, i kanë rrafshuar dhe i kanë ngritur nga e para pa pasur asnjë dëmtim nga tërmeti sepse janë të sojit që ndajnë paratë me ta.

    Këtyre ua grabisin pa ua dhanë.

    Dhe i thonë i ka marrë dikush tjetër. Por gjykata gjersa e shqyrtoi, ky i ka faktuar gjykatës se nuk i ka marrë.

    Po ai dikush tjetër, ai është një sekser i Sakos sepse Sako është një Gjush me pantallona.

    Sako është Gjushi biss me pantallona, asgjë tjetër, madje edhe më mëkatare se vetë Gjushi.

    Ndaj dhe 11 maji është përgjigjja.

    Jo vetëm kaq, por ata kanë hall se ti nuk jep ryshfet. Ata ia kanë dhënë paratë e tua dikujt tjetër, kurse këtij i thonë se i ke marrë paratë. Por gjykata ka faktuar se ti nuk i ke marrë paratë”, tha Berisha.