Pas disa rasteve të hedhjes në treg të produkteve të kontaminuar me salmonelë, ka ardhur dhe largimi nga detyra e drejtorit të AKU-së së Tiranës, Fatjon Pasholli.
Klan News ka mësuar se ai ka dhënë dorëheqjen dhe në vend të tij, është komanduar Alketa Hoxha.
Urdhëri i drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit mban datën 7 Prill, i cili ka vendosur ndëprerjen e marrëdhënies së punës dhe atë financiare me Fatjon Pashollin.
Disa ditë më parë u hodhën në treg rreth 2.6 tonë mish pule i kontaminuar me salmonelë.
Prokuroria e Tiranës nisi menjëherë hetimet dhe nën akuzë janë administrator dhe pronari i kompanisë importuese dhe disa punonjës së AKU-së.
Tag: fatjon
-

Mishi me salmonelë në treg, largohet drejtori i AKU-së së Tiranës
-

Shkarkohet drejtori i AKU Tiranë, Fatjon Pasholli
Drejtori i AKU Tiranë, Fatjon Pasholli, është shkarkuar nga detyra, dhe në vend të tij është komanduar Alketa Hoxha, e cila ka pasur postin e drejtores juridike në AKU.
Ky ndryshim vjen pas disa skandaleve të fundit që kanë ngritur shqetësime për sigurinë ushqimore, përfshirë rastin e filetove të pulës me salmonelë dhe luleshtrydheve të kontaminuara me pesticide.