Tag: fatit

  • Korçë/ Zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari

    Korçë/ Zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari

    Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet e cila shërbente si pikë e lojërave të fatit.
    Për pasojë, është vënë në pranga pronari i ambientit 25 vjeç si dhe janë sekuestruar pajisjet që shërbejnë për vendosjen e lojërave të fatit dhe një shumë lekësh e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari.
    Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një lokal në lagjen nr. 16, dyshohej se viheshin baste sportive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E. J., 25 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati”.
    Në lokalin që kishte në përdorim 25-vjeçari, u gjetën pajisje elektronike që shërbejnë për vendosjen e lojërave të fatit, disa bileta dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

  • Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari i biznesit në Korçë

    Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari i biznesit në Korçë

    Policia e Korçës këtë të shtunë në lagjen nr. 16, ka arrestuar një person 25-vjeç, pasi ky i fundit e kishte kthyer lokalin e tij në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

    Sipas raportimeve, është vënë në pranga shtetasi E. J., 25 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati”.

    Në vijim të hetimeve, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet që shërbejnë për vendosjen e lojërave të fatit, disa bileta dhe një shumë lekësh e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

  • Inspektorët bashkë me të arrestuarin kthyen lokalin në ‘bazë’ për lojëra fati, njëri ‘spiunonte’ të dhënat e mjeteve

    Inspektorët bashkë me të arrestuarin kthyen lokalin në ‘bazë’ për lojëra fati, njëri ‘spiunonte’ të dhënat e mjeteve

    FOTO ILUSTRUESE

    ELBASAN-Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masa sigurie për tre punonjës policie në Elbasan. AMP njofton se dy inspektorët, Hysen Duka dhe Gëzim Duka pas një hetimi disa mujor rezultuan se në bashkëpunim me një person të arrestuar në mars të 2025, kthyen ambjentet bar-kafe në pronësi të tyre në bazë për vendosjen e lojërave të fatit. Ndërkohë efektivi tjetër, Ervin Shimplaku përmes sistemit elektronik të gjobave “E-GJOBA” të dhënave të mjeteve për llogari të personave të tretë.
    Konkretisht për punonjësit e Policisë është vendosur masa “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Ata akuzohen për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”, e kryer në bashkëpunim, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
    NJOFTIMI:
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë), pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar masat e sigurisë me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, ndaj tre punonjësve të policisë, të dyshuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”, e kryer në bashkëpunim, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 197 dhe 25, 198 dhe248 të Kodit Penal.  Inspektor H. D., me detyrë në kohën e kryerjes së veprën penale, Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Elbasan, aktualisht me detyrë Trupë Shërbimi i Ruajtjes e Sigurisë së Objektit, në Njësinë e Pritjes dhe Sigurisë Gjadër, pranë DVP-Lezhë. Inspektor G. D., me detyrë në kohën e kryerjes së veprën penale, Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Elbasan, aktualisht me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës. Inspektor E. SH., me detyrë Trup Shërbimi i Trafikut Interurban dhe Urban pranë DVP-Elbasan. Ekzekutimi i masave të sigurisë u bë i mundur pasi nga hetimet e zhvilluara me metoda speciale, ka rezultuar se punonjësit e policisë në bashkëpunim me shtetasin F. D., (i arrestuar me datë 23.03.2025), kanë vënë në dispozicion ambientet bar-kafe në pronësi të tyre me qëllim organizimin e aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit. Ndërsa punonjësi i policisë E. SH., duke vepruar në mospërmbushje të rregullt të detyrës, ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të gjobave “E-GJOBA”, me qëllim kërkimin e të dhënave të mjeteve për llogari të personave të tretë.

  • “Shteti na ka braktisur në mëshirë të fatit“/ Naftëtarët e ‘Bankers’ prej 13 ditësh në grevë

    “Shteti na ka braktisur në mëshirë të fatit“/ Naftëtarët e ‘Bankers’ prej 13 ditësh në grevë

    Dita e 13- të e grevës ka nisur me një tubim para zyrave të kompanisë ndërsa për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dy prej grevistëve Dorjan Dylmishi dhe Eduart Selami, nuk janë më pjesë e grevës, duke e reduktuar numrin e tyre në 8.
    “Shteti shqiptar na ka braktisur në mëshirë të fatit”, thonë njëzëri 8 nga naftërët që vijojnë akoma grevën.
    Eduart Mita dhe Dritan Rrapushi pohuan në kulmin e indinjatës dhe zhgënjimit se neglizhenca e institucioneve shqiptare është dëshpëruese teksa kanë apeluar për reagim të shpejtë për zgjidhjen e situatës.
    Ndërkohë thirrjes së tyre iu është bashkuar edhe Artur Ndreu, një prej grevistëve që kanë bojkotuar punën në vendburim.“Kjo sjellje indiferente përballë fatit të punonjësve është çnjerëzore” ka pohuar ai.
    Pranë grevistëve sot është bashkuar edhe përfaqësuesi i organizatës “Drejtësi sociale” Gentian Sejrani , i cili në prononcimin e tij mediatik ka pohuar se kërkesat e punonjësve janë përcjellë edhe në institucionet më të larta ndërkombëtare , teksa ka vënë theksin te rëndësia e reagimit të shtetit shqiptar.
    “Besoj se presioni që do i vijë kryeministrit shqiptar nga të gjitha drejtimet , do ndikojë në reagimin e tij , por edhe drejtuesja politike e qarkut e cila është edhe Ministre e linjës duhet të ketë një ndjeshmëri më të madhe për kauzën e naftëtarëve, pasi edhe mund të jetë votuar nga ata”, ka thënë Sejrani.
    Në mbështetje të grevistëve paraditen e sotme kanë shkuar edhe përfaqësues të “Shoqatës së Naftëtarëve”.Kreu i saj Bashkim Velçani ka pohuar se është në mbështetje të plotë të kërkesave të grevistëve.
    “Unë jam i këtij pushteti, dhe hunda për buzën nuk flet dot, por institucionet shtetërore duhet të reagojnë. Duhet të vijnë të ulen, të shtrohen këtu. Bazën shteti e ka te punëtori, te familja, te njeriu mbi të gjitha. Duhet të ketë në plan të parë njeriun, u shpreh Velçani.
    Në grevën e nisur që prej 15 tetorit dhe e organizuar nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur, naftëtarët e Marinzës kërkojnë rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës në një kohë kur kompania “Bankers Petroleum Albania LTD” hetohet nga SPAK, me dyshimin se i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm, prej 110 milionë lekësh.
    Naftëtarët tregojnë se paga mesatare është 60 mijë lekë, ndërsa kërkojnë të shkojë deri në 100 mijë lekë në muaj.

  • Banorët denoncojnë në Saranda Web: “Na  morën votat, por na lanë në mëshirë të fatit” – VIDEO

    Banorët denoncojnë në Saranda Web: “Na morën votat, por na lanë në mëshirë të fatit” – VIDEO

    Banorët denoncojnë në Saranda Web: “Na morën votat, por na lanë në mëshirë të fatit”
     
    “Na morën votat, por na lanë në mëshirë të fatit” – Banorët e Vanës në Delvinë kërkojnë zgjidhje për rrugën e braktisur prej viteshBanorët e fshatit Vanë në Delvinë nëpërmjet një ankese në Saranda Web, denoncojnë gjendjen skandaloze të rrugës së tyre, e cila prej shumë vitesh ka mbetur e pashtruar dhe e pambuluar nga asnjë investim minimal.
     

     
    Sipas tyre, çdo premtim i bërë nga autoritetet vendore është kthyer në zhgënjim, ndërsa 700 metrët e atij segmenti rrugor janë shndërruar në ferr të përditshëm, sidomos gjatë shirave.“Na kërkuan votën, por rruga mbeti baltë”
    “Jemi ankuar shumë herë te kryetari i Bashkisë Delvinë, z. Besmir Veliu. Erdhi koha e votave dhe na premtuan se do ta rregullonin rrugën, por sot gjithçka ka mbetur si më parë,” – shprehen banorët.
     

     
    Banorët tregojnë se gjatë reshjeve, rruga mbushet me pellgje e baltë, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve dhe trupave të fëmijëve të cilët detyrohen të ecin nëpër ujëra të ndotura për të arritur në shkollë apo për nevoja jetike.
    “Makina e vogla ngelen në baltë, fëmijët nuk kalojnë dot. Drita anës rrugës nuk ka. Është turp që për 700 metra rrugë na mbajnë me shpresa boshe.”Ata deklarojnë se kanë trokitur edhe te figura të tjera politike, përfshi z. Ardit Bido, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete.
     
    “Na kanë lënë në mëshirë të fatit. Kemi vite që dëgjojmë fjalë, por asgjë nuk bëhet. Vetëm gropa me ujë kudo.”
    Kërkesa urgjente e banorëve të fshatit Vanë: Zgjidhje para zgjedhjeve të ardhshme
    Fshati Vanë kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Bashkia Delvinë dhe institucionet përgjegjëse. Banorët i bëjnë apel autoriteteve:“Kur vjen koha e votave, e mbajnë Vanën në gojë. Pastaj harrojnë. Kërkojmë që rruga jonë të mos përdoret më si premtim elektoral.”
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Kazinotë me rënie, lojërat e fatit me rritje

    Kazinotë me rënie, lojërat e fatit me rritje

    Pas nismës për mbylljen me ligj të lojërave të fatit nga 1 janari 2019, shoqëritë që e ushtronin këtë aktivitet dolën nga lista e më të mëdhave, si për të ardhurat, ashtu dhe fitimet.Vetëm “Regency Casino” vijoi të kishte aktivitet. Por, viti 2021 solli rihyrjen në listë të kompanive, që këtë herë janë kthyer nëpërmjet menaxhimit të kazinove në hotelet me 5 yje. Megjithatë, viti 2024 nuk ka qenë …

  • Vendosnin baste sportive përmes telefonave, arrestohet 37-vjeçari në Durrës! Vihen nën hetim tre persona të tjerë

    Vendosnin baste sportive përmes telefonave, arrestohet 37-vjeçari në Durrës! Vihen nën hetim tre persona të tjerë

    Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh evidentuan një lokal në sektorin Hekurudha Plazh, ku disa persona vendosnin baste sportive nëpërmjet telefonave celularë.
    Si rezultat i veprimeve policore, u arrestua një 37 vjeçar, ndërsa u proceduan penalisht në gjendje të lirë tre të tjerë.
    Të katër këta shtetas do të hetohen për veprën penale “Organizimi i lotarive, lojërave të fatit apo bixhozit, në kundërshtim me dispozitat ligjore”.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, Komisariati i Policise Durres, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, kanë evidentuar një lokal ku ushtrohej kjo veprimtari.

    Në vijim të veprimeve, u arrestua shtetasi D. I., 37 vjeç, banues në Durrës, si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit D. B., 35 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe N. K., 62 vjeç, të gjithë banues në Durrës, për veprën penale “Organizimi i lotarive, lojërave të fatit apo bixhozit, në kundërshtim me dispozitat ligjore”.
    Këta shtetas janë konstatuar në një lokal, në sektorin Hekurudha Plazh, duke vendosur baste sportive në telefonat e tyre.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
    /vizionplus.tv

  • Vendosnin baste sportive përmes telefonave, arrestohet 37-vjeçari dhe vihen nën hetim tre persona të tjerë

    Vendosnin baste sportive përmes telefonave, arrestohet 37-vjeçari dhe vihen nën hetim tre persona të tjerë

    Goditet një tjetër rast i ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Një person ka rënë në prangat e policisë dhe tre të tjerë janë nën hetim, pasi akuzohen për vënie të basteve online, në mënyrë të paligjshme.
    NJOFTIMI
    Vinin baste nëpërmjet celularëve në një lokal, arrestohet një shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, Komisariati i Policise Durres, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, kanë evidentuar një lokal ku ushtrohej kjo veprimtari.
    Në vijim të veprimeve, u arrestua shtetasi D. I., 37 vjeç, banues në Durrës, si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit D. B., 35 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe N. K., 62 vjeç, të gjithë banues në Durrës, për veprën penale “Organizimi i lotarive, lojërave të fatit apo bixhozit, në kundërshtim me dispozitat ligjore”.
    Këta shtetas janë konstatuar në një lokal, në sektorin Hekurudha Plazh, duke vendosur baste sportive në telefonat e tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • “Lufta” për licensat e basteve online, Beso i Tajvanit një nga fituesit e paracaktuar?!

    “Lufta” për licensat e basteve online, Beso i Tajvanit një nga fituesit e paracaktuar?!

    Parlamenti i Shqipërisë ka votuar prej më shumë se 1 viti e gjysëm lejimin e basteve online. Por, para dhe pas votimit, ka pasur ndërhyrje dhe kulisa për firmat që do të merrnin licensat. Madje, edhe pas më shumë se 18 muajsh nga ai votim, sërish institucionet shtetërore ende nuk kanë formuar komisionin që do të shqyrtojë kërkesat.
    Institucioni që do të menazhojë licensat apo edhe mënyrën e funksionimit është Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Në përbërje të komisionit do të jenë përfaqësues të disa ministrive. Pikërisht zgjedhja e anëtarëve ka sjellë vonesa, pasi grupet e mëdha të interesit kanë lobuar fort në disa ministri për anëtarët. Ende nuk ka një dakortësim për emrat, që më pas do të shpërndajnë edhe 10 licensat.
    Burime nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit i thanë VoxNews se janë disa emra në tavolinë, por grupet kanë ndërhyrë deri sipër në qeveri për të përcaktuar anëtarët apo edhe vetë licensat. Dhe në gjithë këtë situatë, individë që kanë lidhje të forta kanë vijuar me forimimin e kompanive apo edhe të teknologjive.
    Disa muaj më parë është krijuar firma “Novabet”, me pronar familjes Sulaj (Beso i Tajvanit) që menaxhon “Regency Casino”
    Disa muaj më parë është krijuar firma “Novabet”, me pronar familjes Sulaj (Beso i Tajvanit) që menaxhon “Regency Casino”
    Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, një nga njerëzit që po tenton që të futet fuqishëm, direkt dhe indirekt, është Besnik Sulaj, ose siç njihet ndryshe Beso i Tajvanit. Ai menaxhon lokalin, restorantin apo edhe kazinonë në ish-Parkun Rinia, të emërtuar Tajvani.
    Beso ka marrë licencë për kazino, aktivitet të cilin e ushtron prej vitesh në ato ambiente, ndërsa ka lobuar fort për mbylljen e lojërave të fatit në gjithë Shqipërinë. Tashmë, koha ka kaluar dhe ai sërish po lobon që të marrë jo një, por disa leje për baste online.
    Ligji e përcakton se do të jepen 10 licensa, ndërkohë që burime nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit thanë se Beso i Tajvanit po tenton të marrë disa, duke marrë pjesën më të madhe të të gjithë licensave.
    Në kohën kur ende nuk është ngritur komisioni që do të shpërndajë licensat, Beso i Tajvanit ka hapur me shpejtësi një kompani, të quajtur “Novabet”. Objekti i shoqërisë është baste sportive online, import-eksport të pajisjeve dhe të materialeve lidhur me baste sportive online. Gjithashtu edhe çdo aktivitet tjetër lidhur me bastet sportive online në përputhje të plotë me legjislacionin e zbatueshëm shqiptar.
    Aksionerët e kompanisë “Novabet” janë të njëjtë me ata të ‘Regency Casino”, në pronësi me letra të Skënder Sulajt, babait të Besos së Tajvait
    Aksionerët e kompanisë “Novabet” janë të njëjtë me ata të ‘Regency Casino”, në pronësi me letra të Skënder Sulajt, babait të Besos së Tajvanit
    Mësohet se kompania më e re e basteve sportive online i ka zyrat qendrore te Parku Rinia, Kompleksi Taiëan. Ashtu siç e do edhe ligji, kapitali është 50 milionë lekë, ndërkohë që aksionerët e firmës janë të njëjtët me ata të kazinosë “REGENCY”.
    Kazinoja ka aksioner “GAMING INVESTS” dhe “Shoqëria “TAIWAN PARK CENTER TPC”. Të dyja kompanitë janë të përfaqësuara nga Skënder Sulaj. Te TAIWANI aksioner është edhe z. Avni Braçaj. Ndërkohë, emrat e grupit mbikëqyrës i kompanisë së re të basteve janë punonjës të kazinosë së madhe.
    Këto lëvizje kanë ardhur para ngritjes së komisionit, ku Beso i Tajvanit dyshohet se i është premtuar jo një po disa licensa. Tashmë mbetet për t’u parë se kush do të jenë anëtarët e komisionit apo edhe kompanitë, ku ka dyshime se individë apo firma me lidhje të dyshimta nga politika dhe krimi, po tentojnë që të marrin këto licensa.
    Si do të funksionojnë bastet online sportive?!
    Ligji kaloi në korrik 2023 në Këshillin e Ministrave dhe në shkurt 2024 u miratua në Parlament. Në ligj përcaktohet se bastet do të luhen nëpërmjet smartphone, tabletëve apo edhe kompjuterëve. Mund të luhen edhe në faqet zyrtare të internetit, aplikacionet e subjekteve të licencuara për ushtrimin e aktivitetit. Këto plataforma do të autorizohen nga Komisioni i Licencimit, që do të ngrihet në Autoritetin e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Në ligj është e përcaktuar se licensa do të jetë e kufizuar. Në të gjithë vendin nuk do të jepen më shumë se 10 licensa.
    Numri i kufizuar ka sjellë që të ketë një lobim të fortë për ti përfituar. Janë vendosur kritere që aksionerët duhet të jenë marrë me lojëra fati për më shumë se 3 vjet, gjithashtu të kenë xhiro deri disa miliona euro nga lojërat e fatit.
    Firmat duhet të jenë në Shqipëri dhe të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ndërkohë që sistemi ku do të zhvillohen këto lojëra do të operojë në një server të monitorueshëm nga Autoriteti.
    Në ligj është përcaktuar se pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të fatit do të ngrihet Komisioni i Licencave. Kryetari do të jetë një nga dy përfaqësuesit e Ministrisë së Financave. Një përfaqësues do të jetë nga Ministria e Ekonomisë, një nga Çështjes Sociale, një përfaqësues nga AKSHI. Të gjithë duhet të firmosin se s’kanë konflikt interesi./ Vox News

  • Nëpunës civilë dhe drejtorë ministrish ‘pastruan’ para përmes kompanive të basteve – Luajtën deri në 1 mln euro, në shënjestër mbi 200 persona

    Nëpunës civilë dhe drejtorë ministrish ‘pastruan’ para përmes kompanive të basteve – Luajtën deri në 1 mln euro, në shënjestër mbi 200 persona

    Një skandal ka shpërthyer në Greqi, teksa autoritetet kanë zbuluar një rrjet të gjerë zyrtarësh të lartë që pastrojnë paratë e tyre të korrupsionit nëpërmjet lojërave të fatit.

    Presidenti i Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave, ish-zëvendësprokurori i Gjykatës së Lartë, Charalambos Vourliotis, tha se po i mbyllet rruga pastrimit të parave përmes kompanive të basteve që veprojnë ligjërisht, por “pastrojnë shumë para të zeza”.

    Bëhet fjalë për të paktën 200 zyrtarë të lartë të zbuluar deri tani, ndërsa shumat e luajtura shkojnë nga 1 mijë euro, deri në 1 mln euro.

    Midis lojtarëve të fatit janë nëpunës të lartë publikë, si drejtorë ministrish, shërbimesh publike etj., të cilët nuk mund të justifikojnë nga të ardhurat e tyre të ligjshme paratë që kanë luajtur në kompanitë e basteve që ofrojnë lojëra fati (në fushën e sportit).

    Nën mikroskopin e Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave, u gjetën afërsisht 200 lojtarë të fatit të cilët, nën petkun e ligjshmërisë, luanin përmes afërsisht 10 kompanive sistematike të basteve që ofronin lojëra fati, shuma parash që arrinin në një milion euro. Ka dyshime se në këtë rrjet kryhej skema e pastrimit të parave.

    Autoriteti i ka identifikuar këta 200 individë dhe ka filluar tashmë auditimin, duke krahasuar deklaratat e tyre tatimore me shumat e mëdha që kanë luajtur bixhoz.

    Skema u zbulua pas një hetimi disamujor nga zyrtarë të specializuar të Autoritetit. Pastrimi i parave të zeza u krye përmes afërsisht dhjetë kompanive sistemike të lojërave të fatit që përdorin si agjentë-mbledhës pronarë dyqanesh që nuk kanë të bëjnë fare me sektorin financiar dhe lojërat e fatit, si dyqane ushqimore, minimarkete, stacione benzine, etj. Paratë depozitoheshin nga lojtarët në para të gatshme cash.

    Shumat e parave që ishin me origjinë të panjohur fillimisht depozitoheshin në llogari lojërash fati, të cilat më pas transferoheshin në llogari bankare personale, etj. dhe kështu visheshin me petkun e legjitimitetit.

    Konkretisht, klientët – lojtarë fillimisht hapnin një llogari me kompani legjitime të lojërave të fatit online dhe merrnin një kod unik nga kompania specifike, nëpërmjet të cilit mund të depozitonin para direkt në këtë llogari, raporton Protothema.

    Domethënë, këto shuma të supozuara të lojërave të fatit janë të përziera me fondet e ligjshme që kompanitë kishin në llogaritë e tyre bankare, kartat e kreditit etj., dhe dukeshin si aktivitet lojërash fati, i cili, megjithatë, ishte një mashtrim./ Protothema.