Tag: fatit

  • ‘Lojrat e Fatit’ dhe Ali Hysa, ja 2 sekretet që Oltion Bistri nxori tek Pëllumb Gjoka. Për 2 akuza mori pafajësi

    ‘Lojrat e Fatit’ dhe Ali Hysa, ja 2 sekretet që Oltion Bistri nxori tek Pëllumb Gjoka. Për 2 akuza mori pafajësi

    Nga Elton Qyno – Syri.net

    Oltion Bistri, ish-shefi i policisë Operacionale në Policinë e Shtetit, arriti të marrë dy pafajësi në Gjykatën e Posaçme, duke rrëzuar akuzat e SPAK për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

    Për gati 3 vite me radhë, Bistri u ngarkua nga SPAK me tre akuza penale, përfshirë këtu dhe një hetim pasuror duke çuar në sekuestrimin e pronave të tij dhe familjarëve.

    Por pak ditë më parë Gjykata e Posaçme, rrëzoi pjesërisht kërkesën e prokurorisë SPAK, duke e deklaruar të pafajshëm për dy akuza, Oltian Bistrin dhe dënuar atë me dy vjet burg vetëm për nxjerrjen e sekretit hetimor në dy episode.

    Sipas gjykatës, Oltion Bistri, në cilësinë shefit të Policisë ka abuzuar me detyrën në dy raste, duke informuar Pëllumb Gjokën në kohë reale për aksionet e policisë lidhur me operacionin e shumë-përfolur “Lojrat e Fatit”, dhe në një rast të dytë për kapjen e një personi në kërkim.

    Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se bëhet fjalë për shtetasin nga Shkodra, Ali Hysa, i cili ishte shpallur në kërkim nga prokuroria e Përmetit për akuzën e “Prodhim dhe shitje të lendeve narkotike”.

    Hysa, dilte në përgjime në një grup të madh të shpërndarjes së drogës, ndaj dhe prokurori i Përmetit, Asllan Bajramaj, kishte vendosur në 2020-ën t’a shpallte në kërkim duke urdhëruar policinë ta arrestonte.

    Por në dosjen Franceze të përgjimeve që ja kanë transferuar SPAK, del se plani operacional për kapjen e Ali Hysës nga Shkodra është dekonspiruar nga shefi i Policisë, Oltian Bistri.

    Po kështu për shkak të detyrës së tij, si dhe planeve operacionale të hartuara nga Drejtoria Vendore Tiranë në lidhje me faktin e shpalljes në kërkim të Ali M.Hysa, i shpallur në kërkim më datë 28 Shkurt 2020 nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bazë të urdhrit të Prokurorisë Përmet dhe këtë të dhënë sekrete Bistri, e ndau me të hetuarin, biznesmenin e lojërave të fatit Pëllumb Gjoka.

    Bistri i shkruan në “Sky”Pëllumb Gjokës duke i dërguar fillimisht foton e Ali Hysës e më tej i thotë:

    “…E njeh këtë? I ka dalë urdhri për paketim, por mos i thuaj njeriu, ta dish për vete se mendova se e ke shok, ndaj të thashë. Qëndra e kërkon…”.

    Sipas dosjes, Oltion Bistri dyshohet se ka konsumuar edhe elementët e veprës penale “Zbulimi i akteve, ose të dhënave sekrete”, pasi për shkak të detyrës së tij ai erdhi në dijeni të dokumentit të titulluar “FATI I LOJRAVE”.

    Dokumenti mban datën 20 shkurt 2020 dhe është miratuar nga Drejtori i Policisë, pranë Drejtorisë së Tiranës, Rebani Jaupi, i cili është klasifikuar si sekret.

    Bistri, pasi është vënë në dijeni të këtij plani, ka vënë në dijeni të hetuarin Pëllumb Gjokën me qëllim që ky i fundit të merrte masa që të mos zbuloheshin pajisjet e lojërave të fatit.

    Ali Hysa

  • Vëllezërit Hysa të sanksionuar nga SHBA/ Media kanadeze: Transferta të dyshimta miliona dollarëshe drejt Shqipërisë

    Vëllezërit Hysa të sanksionuar nga SHBA/ Media kanadeze: Transferta të dyshimta miliona dollarëshe drejt Shqipërisë

    Media ndërkombëtare La Presse raporton se Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP) po heton dyshimet se karteli meksikan Sinaloa po pastron para përmes një kazinoje në Kahnawake, në jug të Montrealit, ku dyshohet se është infiltruar një rrjet ndërkombëtar pastrimi parash. Në qendër të hetimeve ndodhet biznesmeni me origjinë shqiptare, Luftar Hysa, i cili sipas dokumenteve të siguruara nga RCMP, dyshohet se ka krijuar lidhje me fraksionin e udhëhequr nga “El Mayo” dhe se po përdor industrinë e lojërave të fatit për të qarkulluar fondet e kartelit në Kanada, Meksikë dhe Europë.
    Sipas La Presse, autoritetet kanadeze kanë siguruar prova të shumta financiare dhe sinjalizime të dërguara nga agjencia federale FINTRAC, të cilat tregojnë qarkullimin e dhjetëra milionë dollarëve përmes kompanive të lidhura me Hysën, duke përfshirë restorantin “Mirela” dhe biznese të tjera të regjistruara në Kanada dhe Shqipëri. Një sërë transfertash të dyshimta nga Meksika, shpenzime të menjëhershme të shumave të mëdha dhe lidhje me projekte të pasurive të paluajtshme dhe kazinove janë ndër elementet kyç që kanë ngritur dyshimet e hetuesve.
    La Presse shkruan gjithashtu se autoritetet shqiptare i janë drejtuar Kanadasë për ndihmë hetimore, duke pretenduar se Hysa dhe familjarët e tij janë pjesë e një grupi kriminal që operon në disa shtete, ndërsa kazinotë dhe bizneset e tyre përdoren si mbulesë për pastrimin e të ardhurave nga aktivitetet e kartelit. Ndërkohë, vetë Hysa ka mohuar publikisht çdo lidhje me krimin e organizuar, por nuk ka pranuar të komentojë mbi hetimet e fundit.
    ARTIKULLI I PLOTË:
    Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP) dyshon se karteli Sinaloa, një nga organizatat kriminale më të fuqishme në botë, po pastron paratë e tij të pista përmes një kazinoje në Kahnawake, në jug të Montrealit. Sipas informacionit të marrë nga La Presse, forcat policore nga tre vende po hetojnë aktualisht një pastrues parash të dyshuar të kartelit i cili është infiltruar në industrinë e lojërave të fatit në rezervatin Mohawk.
    “Është koha për të fituar në Pallatin Magjik”, shkruan reklama. E vendosur në Rrugën 132, në zemër të Kahnawake, vetëm pak minuta larg Montrealit, salla e lojërave të fatit nuk ka asgjë për t’u pasur zili nga institucionet e tjera të këtij lloji: një tabelë e ndritshme e dukshme nga një distancë e mirë, një parking i madh falas, një restorant luksoz, pije freskuese falas për lojtarët, roje sigurie dhe staf i vëmendshëm.
    Edhe pse Loto-Québec përsërit shpesh se industria e lojërave të fatit privat në territorin indigjen është e paligjshme, klientët vazhdojnë të vijnë. Kur La Presse e vizitoi së fundmi, në mes të ditës, vendi ishte plot me lojtarë entuziastë nga disa qytete përreth, të gjithë të etur të uleshin në njërën nga 400 makinat e videolotarisë, të teknologjisë së fundit. Një përzgjedhje pothuajse aq e gjerë sa ajo e kazinosë Mont-Tremblant, për krahasim.
    E vetmja veçori e pazakontë: mbishkrimet në disa nga makinat e lojërave të fatit të Pallatit Magjik janë në spanjisht. Pak njerëz e dinë këtë, por institucioni mban lidhje të ngushta me Meksikën nëpërmjet përfshirjes së një manjati meksikan të kazinove me seli në ishullin e Montrealit: Luftar Hysa.
    Aleanca me “El Mayo”
    Hysa, një biznesmen i lindur në Shqipëri, bëri bujë në Meksikë në shtator 2022 për shkak të lidhjeve të tij të dyshuara me krimin e organizuar: dy gazeta rivale, El Universal dhe më pas Milenio, cituan burime të sigurisë federale meksikane të thoshin se ai kishte bërë një marrëveshje për të pastruar para për kartelin Sinaloa.
    El Universal pretendon se, sipas shërbimeve të inteligjencës qeveritare, marrëveshja u bë midis familjes Hysa dhe Ismael Zambada Garcia, i njohur ndryshe si “El Mayo”, kreu i një fraksioni të kartelit, me qëllim riinvestimin e të ardhurave nga trafikimi i drogës në ekonominë ligjore përmes projekteve të pasurive të paluajtshme ose turizmit.

  • Përmbytjet në disa qytete të Shqipërise/ Berisha: Qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit

    Përmbytjet në disa qytete të Shqipërise/ Berisha: Qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit

    Kreu i PD, Sali Berisha, ka dënuar qeverinë për qëndrimin që po mban ndaj qytetarëve në lidhje me motin e keq.
    Berisha tha se qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit.
    “Qindra dhe qindra familje në rrethet Lezhë, Kurbin, Mat, Dukagjin, Shkodër, janë në mëshirën e fatit. Kanë përjetuar tmerre nga vërshimet e papërmbajtura të lumenjve, ujërave dhe narkoqeveria e tëra është në narkozë. Asnjë ndihmë, asnjë mbështetje.
    Njerëz të lënë në mëshirën e natyrës dhe të Zotit vetë. Këto shtrëngata u njoftuan nga stacionet meteorologjike më serioze të paktën një javë para.

     
    Por në mënyrë absolute, pushteti i drogës dhe krimit në Tiranë dhe degët e tij në rrethe, nuk kanë marrë asnjë masë. Deputetë të PD ndodhen në terren dhe po ndjekin me shqetësim të madh situatën.
    Ata përveç solidaritetit nuk kanë mjete të tjera. Ajo që quhet Mbrojtje Civile, ajo është inekzistente. Pra, qytetarët të lënë në mëshirën e fatit. Dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve, të cilët po përjetojnë tmerret e përmbytjeve të papritura.
    Natyrisht një qeveri, e ngërthyer nga superskandalet, nuk ka asnjë lloj preokupimi tjetër veçse si të fshehë gjurmët e krimeve që ka kryer, vjedhjeve që ka kryer.”, tha Berisha.

  • ‘Game Over’ në Vlorë/ Goditet aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, arrestohen pronari dhe administratori

    ‘Game Over’ në Vlorë/ Goditet aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, arrestohen pronari dhe administratori

    Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Game Over” në qytetin e Vlorës, ku u godit një rast i organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit në një lokal.

    Pronari dhe administratori u arrestuan në flagrancë, ndërsa u sekuestruan pajisje kompjuterike, çipsa pokeri dhe një përforcues metalik grushti, në kuadër të kontrolleve intensive për parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme.
    Njoftimi i policisë
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over”, goditet një rast i organizimit të paligjshëm i lojërave të fatit në një lokal, në qytetin e Vlorës.
    Arrestohen në flagrancë pronari dhe administratori i lokalit, të cilët organizonin lojëra fati me kompjutera dhe çipsa pokeri.
    Sekuestrohen 7 pajisje kompjuterike, një valixhe me çipsa dhe një përforcues metalik grushti.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe në kuadër të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Game Over”.
    Gjatë operacionit të zhvilluar, në lagjen “24 Maji”, në ambientet e një lokali në pronësi të shtetasit A. L., 32 vjeç, u konstatua se zhvillohej aktivitet i kundërligjshëm i organizimit të lojërave të fatit.
    Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit:* A. L., 32 vjeç, pronar i ambientit;* S. T., 42 vjeç, administrator i lokalit.
    Gjatë kontrollit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 pajisje kompjuterike të përdorura për lojëra fati, 1 valixhe me çipsa pokeri dhe 1 përforcues metalik grushti.
    Gjithashtu, gjatë verifikimeve rezultoi se shtetasi A. L. ishte shpallur në kërkim nga DVP Berat, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
    Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Vlorë – Goditet aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, dy të arrestuar në operacionin “Game Over”

    Vlorë – Goditet aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, dy të arrestuar në operacionin “Game Over”

    Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Game Over”, duke goditur një rast të organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit në një lokal të qytetit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në kuadër të kontrolleve intensive për parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ndërhynë në një lokal në lagjen “24 Maji”, ku konstatuan zhvillimin e lojërave të fatit me kompjutera dhe çipsa pokeri. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Si rezultat, u arrestuan në flagrancë:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    A. L., 32 vjeç, pronar i ambientit;

    S. T., 42 vjeç, administrator i lokalit.

    Gjatë kontrollit, u sekuestruan 7 pajisje kompjuterike, një valixhe me çipsa pokeri dhe një përforcues metalik grushti.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se pronari i lokalit, A. L., ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për vijimin e veprimeve të mëtejshme hetimore.

  • “Game Over”, arrestohen pronari dhe administratori i lokalit të lojërave të fatit në Vlorë

    “Game Over”, arrestohen pronari dhe administratori i lokalit të lojërave të fatit në Vlorë

    Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Game Over” në qytetin e Vlorës, ku u godit një rast i organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit në një lokal.
    Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin.
    Gjatë kontrollit të kryer në lagjen “24 Maji”, në ambientet e një lokali në pronësi të A. L., 32 vjeç, u konstatua zhvillimi i aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.
    Në njoftimin e policisë thuhet se në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë:
    -A. L., 32 vjeç, pronar i ambientit;
    -S. T., 42 vjeç, administrator i lokalit.
    Gjatë kontrollit, policia sekuestruar: 7 pajisje kompjuterike të përdorura për lojëra fati, 1 valixhe me çipsa pokeri, si dhe 1 përforcues metalik grushti.
    Policia njofton gjithashtu se shtetasi A. L. ishte shpallur në kërkim nga DVP Berat, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

  • Siguria publike në mëshirë të fatit, pasojat që lanë plumbat gjatë atentatit ku mbeti i vrarë Gilmando Dani

    Siguria publike në mëshirë të fatit, pasojat që lanë plumbat gjatë atentatit ku mbeti i vrarë Gilmando Dani

    Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Rinas, ku mbeti i vrarë shtetasi Gilmando Dani, ndërsa u plagos një agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

    Burime ekskluzive për Syri TV kanë siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku duken qartë pasojat e atentatit të përgjakshëm. Sipas të dhënave të para, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku kallashnikov në drejtim të automjetit ku ndodheshin Dani dhe agjenti i AMP-së.

    Plumbat e shumtë kanë përshkuar zonën, duke goditur edhe bizneset përreth dhe rrezikuar jetën e qytetarëve të thjeshtë që ndodheshin aty pranë. Në pamjet e siguruara shihen xhama të thyer, mure të dëmtuara nga breshëritë e armëve, duke dëshmuar për rrezikun që u është kanosur kalimtarëve dhe punonjësve të zonës.

    Ngjarja ngre sërish pyetje serioze për nivelin e sigurisë publike, në një kohë kur atentatet e tilla zhvillohen në mes të ditës dhe në zona të banuara, duke e lënë rendin publik në mëshirë të fatit.

    Autoritetet janë vënë në kërkim të autorëve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij atentati tronditës.

  • Punësoi të miturin si kamerier dhe organizues të lojërave të fatit, pranga pronarit të lokalit në zonën e Kombinatit

    Punësoi të miturin si kamerier dhe organizues të lojërave të fatit, pranga pronarit të lokalit në zonën e Kombinatit

    Një 37-vjeçar është arrestuar në zonën e Kombinatit, pasi kishte punësuar ilegalisht në lokalin e tij një të mitur.

    I mituri, i cili është nën hetim, ishte punësuar si kamerier dhe po ashtu shërbente si organizues të lojërave të fatit.
    Në kuadër të operacionit “The Game” u sekuestruan 2 celularë dhe 1 kompjuter, nëpërmjet të cilëve luheshin lojërat.
    Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas kishte përshtatur lokalin e tij, në “Kombinat”, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “The game”.
    Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar.
    Nga verifikimet rezultoi se i mituri ishte punësuar ilegalisht, si kamerier, në lokalin në pronësi të shtetasit A. L.. Gjithashtu, i mituri vinte baste sportive dhe organizonte lojëra fati të tjera, për llogari të pronarit të subjektit.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Mafia shqiptare mes grupeve që pastrojnë para përmes lojërave të fatit në Itali

    Mafia shqiptare mes grupeve që pastrojnë para përmes lojërave të fatit në Itali

    Të paktën 18 milionë italianë kanë provuar fatin me lojërat e fatit gjatë vitit të fundit, me shpresën për të ndryshuar jetën përmes videopokerëve, makinave “slot”, biletave “gërvisht e fito” apo sallave të bingos.

    Në Itali, numri i lojtarëve patologjikë arrin në 1.5 milionë vetë – pra 3% e popullsisë madhore – ndërsa 1.4 milionë të tjerë janë në rrezik të moderuar (2.8%). Në total, 2.9 milionë persona janë të përfshirë drejtpërdrejt në varësinë nga lojërat e fatit.

    Por për çdo lojtar, shtatë persona të tjerë preken — kryesisht anëtarë të familjes së tij. Në total, rreth 20.4 milionë njerëz, ose 40% e popullsisë italiane, janë të prekur indirekt. 

    Në një krahasim me “pirjen pasive të duhanit”, Italia ka sot katër qytetarë në dhjetë që mund të quhen “viktima të lojërave të fatit”. Humbja e cilësisë së jetës për këto familje vlerësohet në 7.6 pikë përqindje.

    Dhe kur flitet për para”, mafiet hyjnë në lojë — dhe fitojnë. Nga analizat e Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Drejtorisë Hetimore Antimafia, të publikuara midis viteve 2010 dhe 2024, rezulton se 147 klane mafioze kanë vepruar në sektorin e lojërave të fatit, ligjërisht apo në mënyrë të paligjshme, me hetime të hapura nga 25 prokurori antimafia.

    Raporti i organizatës Libera sjell një panoramë të plotë të fenomenit. Vetëm në vitin 2024, të ardhurat nga lojërat e fatit ligjore arritën në 157 miliardë e 453 milionë euro, me një rritje prej 6.59% krahasuar me vitin 2023.

    Studimi tregon gjithashtu një shpërthim të lojërave online. Në vitin 2024 ishin aktive gati 16 milionë llogari, nga vetëm 11 milionë në vitin 2020.

    Në hetimet mbi lojërat e fatit janë përfshirë 16 rajone italiane, ku janë evidentuar klane mafioze që përfitojnë nga ky biznes. Në “tryezën e gjelbër” vazhdojnë të luajnë dhe fitojnë familjet e njohura mafioze: Casalesi të Bidognetti-t, Mallardo, Santapaola, Condello, Mancuso, Labate, Lo Piccolo, Capriati.

    Në nivel rajonal, Kampania kryeson me 40 klane, e ndjekur nga Kalabria me 39 dhe Sicilia me 38. Më pas vjen Lacio me 24 grupe kriminale dhe Pulja me 22. Në Italinë e Veriut, spikasin Liguaria dhe Piemonte me nga 9 klane secila. Libera thekson se ky aktivitet kriminal nuk është vetëm fenomen italian, por përfshin edhe mafinë kineze, shqiptare dhe turke.

    “Ky raport – komenton Luigi Ciotti, president kombëtar i Libera-s – na jep imazhin e një vendi në ekuilibër të brishtë: nga njëra anë dëshira për përmirësim dhe mirëqenie, nga ana tjetër një mekanizëm që, ligjor apo i paligjshëm, vazhdon të përfitojë nga jeta e njerëzve. Harrohet se pas çdo makine slot, çdo bilete ‘gërvisht e fito’ apo platforme online, fshihen njerëz në vështirësi: adoleshentë që luajnë fshehurazi, të moshuar që humbasin pensionin, familje që shkatërrohen në heshtje. Duhet të çmaskojmë këtë mashtrim.”

    Në rajonin Marke, nga analiza e raporteve të Drejtorisë Kombëtare Antimafia (DNA) dhe Drejtorisë Hetimore Antimafia (DIA), të publikuara midis viteve 2010 dhe 2024, rezulton se mafia shqiptare ka qenë e përfshirë në këtë lojë, raportom Ansa, përcjell Syri.net. Një operacion i tillë është zhvilluar në vitin 2022 edhe në Ankona.

    Megjithatë, vëmendja ndaj rajonit mbetet e lartë, pasi raporti më i fundit i DIA-s për vitin 2024 thekson praninë e degëve të lidhura me organizata të tipit ’ndrangheta, të cilat kanë interesa në pastrimin e parave.

    Në rajonin Marche, gjatë vitit 2024 janë shpenzuar më shumë se 3.8 miliardë euro në lojëra fati — që do të thotë rreth 2,574 euro për çdo banor në vit.

    Në veçanti, rreth 1.6 miliardë euro janë humbur në lojëra fizike (si slot-machine dhe bingo), ndërsa mbi 2.2 miliardë euro janë shpenzuar në lojëra online.

  • Lokali në Korçë i kthyer në pikë lojërash fati, arrestohet pronari 25-vjeçar

    Lokali në Korçë i kthyer në pikë lojërash fati, arrestohet pronari 25-vjeçar

    Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet e cila shërbente si pikë e lojërave të fatit.
    Për pasojë, është vënë në pranga pronari i ambientit 25 vjeç si dhe janë sekuestruar pajisjet që shërbejnë për vendosjen e lojërave të fatit dhe një shumë lekësh e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari.
    Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një lokal në lagjen nr. 16, dyshohej se viheshin baste sportive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E. J., 25 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati”.
    Në lokalin që kishte në përdorim 25-vjeçari, u gjetën pajisje elektronike që shërbejnë për vendosjen e lojërave të fatit, disa bileta dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.