Tag: fatih

  • Arratia në Shqipëri i dështoi, gjendet i vdekur në burg “mbreti” i kriptomonedhave

    Arratia në Shqipëri i dështoi, gjendet i vdekur në burg “mbreti” i kriptomonedhave

    Faruk Fatih Özer, themeluesi i bursës së kriptomonedhave Thodex, i cili u arrestua në Shqipëri më 30 gusht 2022 në Shqipëri, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet turke, është gjetur i pajetë në burg.
    Sipas mediave turke, bosi i kriptomonedhave, i cili u ekstradua në Turqi në prill të vitit 2023, u gjet i varur në qelinë e tij në burgun e sigurisë së lartë në Tekirdağ.
    Gjatë kontrolleve të kryera nga zyrtarët e burgut, u raportua se Özer ishte varur në banjën e qelisë së tij ku qëndronte vetëm dhe nuk mundi të shpëtohej pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve mjekësore.
    Trupi i Özer u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa zyra e Kryeprokurorit Publik të Tekirdağ nisi një hetim për incidentin.
    Faruk Fatih Özer, i cili sipas mediave turke merrte mbështetje të rregullt nga njësia e mbështetjes psikologjike në burg, u arratis nga Turqia në vitin 2021 dhe u kap në Shqipëri.
    Özer po gjykohej për mashtrim të shumë personave dhe përballej me një dënim me burg prej 11,190 vitesh e 6 muajsh në total për “krijimin, drejtimin dhe anëtarësimin në një organizatë kriminale”, “mashtrim të rënduar” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

  • U arrestua në Shqipëri, bosi turk i kriptomonedhave gjendet i vdekur në qeli

    U arrestua në Shqipëri, bosi turk i kriptomonedhave gjendet i vdekur në qeli

    Kronikë E Shtunë, 1 Nëntor 2025 13:49
    “Mbreti” i kriptomonedhave të falimentuar “Thodex”, Faruk Fatih Özer është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun e Tekirdagut, në perëndim të Turqisë.
    Lajmi u konfirmua nga transmetuesi shtetëror TRT, sipas të cilit po zhvillohet një hetim për të zbuluar shkaqet e vdekjes. Sipas burimeve të para, autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që Ozer të ketë kryer vetëvrasje, ndërsa pritet që autopsia të sqarojë rrethanat e plota të ngjarjes, raporton Bloomberg.

    Faruk Fatih Özer u arrestua më 30 Gusht të vitit 2022 në vendin tonë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Turqi, ku u ekstradua në Prill vitit 2023.

    Themeluesi i Thodex u dënua në vitin 2023 me 11 mijë e 196 vite burg për veprat penale pastrim parash, mashtrim dhe themelim të një organizate kriminale. Prokurorët kishte kërkuar dënimin e tij me 40.562 vjet burg.

    Faruk Fatih Özer konsiderohej si norganizatori i një prej skandaleve më të mëdha financiare në historinë e Turqisë, pasi mijëra investitorë humbën paratë e tyre pas kolapsit të bursës së kriptomonedhave Thodex. Ai akuzohej për mashtrim të 391 mijë qytetarëve, nëpërmjet kriptomonedhave, mashtrim me dëm ekonomik 2 miliardë dollarë.