GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-partneres së Safet Bajrit, Eria Ago e cila ka bërë kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë. Kujtojmë se rreth dy javë më parë Gjykata e Posaçme vendosi të zgjasë afatin e hetimeve për Eria Agon, ish-partneren e Safet Bajrit, me kërkesë të SPAK. Eria Ago, e cila ndodhet pas hekurave, dyshohet nga prokurorët e posaçëm se ka përkrahur autorët e vrasjes së Fatbardh Licit, duke i larguar nga vendi i krimit.
Për krimin në pranga kanë rënë Safet Bajri, i njohur si i forti i Dobraçit, Behar Bajri dhe krahu i djathtë i klanit kriminal Bajri, Astmer Bilali. Sipas SPAK, Fatbardh Lici u vra për shkak të përplasjes mes grupeve. Viktima është xhaxhai i Ibrahim Licit, kundërshtarit të përbetuar të Bajrave, që ndodhet në kërkim ndërkombëtar. Sipas dosjes hetimore të SPAK, dyshohet se pas vrasjes së Fatbardh Licit, Eria Ago ka marrë me makinë dhe ka sjellë në Tiranë, Astmer Bilalin, ndërsa Safet Bajri ka qëndruar në Shkodër.
“Vrasja e shtetasit Fatbardh Lici ka ndodhur rreth orës 07:00 dhe biseda zhvillohet 20 minuta pas vrasjes, kohë në të cilën rezulton se mjeti tip ‘Benz’ me targë AA 989 TE, që shfaqet në vendin e ngjarjes, po drejtohej nga shtetasja E.A. Nga kjo telefonatë kuptohet që shtetasi Astmer Bilali është nën shoqërinë e shtetasit Safet (Bajri) Rustemi dhe bisedon me të dashurën e Safetit. Nga kjo telefonatë kuptohet gjithashtu që personat nën hetim janë në shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe se mjeti tjetër përdoret nga E.A”, thuhet në dosjen hetimore.
Po ashtu, sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Shkodrës, e cila ka hetuar fillimisht vrasjen dhe më pas SPAK, rezulton se pasi ka ardhur në Tiranë, Astmer Bilali ka komunikuar me shtetasin Denis Brajoviqin, ku i ka bërë me dije se automjetin dyshohet se ia ka lënë tek shtetasi Pëllumb Gjoka.
Ai ka komunikuar edhe me personin nën hetim Behar Bajri, të cilit i ka kërkuar që të zbriste dhe t’i linte çelësat dhe më pas është larguar në drejtim të Vlorës.
“Pasi personat kanë kryer vrasjen, personi nën hetim Safet Rustemi ka qëndruar në Shkodër, ndërsa personi në hetim Astmer Bilali është larguar menjëherë për në Tiranë së bashku me shtetasen E.A. Pasi ka arritur në Tiranë, ai i ka kërkuar rojes së parkimit në zonën e ish-kinemës ‘Partizani’ dhe ka komunikuar me shtetasin Denis Brajoviqin, ku i ka bërë me dije se automjetin ia ka lënë dyshohet tek shtetasi Pëllumb Gjoka. Ai ka komunikuar edhe me personin nën hetim Behar Bajri, të cilit i ka kërkuar që të zbriste dhe t’i linte çelësat. Më pas ai është larguar në drejtim të Vlorës.
Këto rrethana rezultojnë të provuara nga komunikimet e shumta telefonike të kryera ndërmjet personave nën hetim, si dhe nga komunikimet e kryera nga personi nën hetim Astmer Bilali me shtetasen E.A., si dhe nga tabulatet telefonike, pamjet filmike dhe vendndodhjet e personave nën hetim,” thuhet në dosjen hetimore.
Kujtojmë se Safet Bajri u arrestua me urdhër të SPAK më 21 shkurt 2025. Bajri dhe anëtarët e grupit të tij janë të dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit, vëllai i Mustafa Licit, ky i fundit babai i Ibrahim Licit dhe Hamza Licit, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash më 10 gusht të vitit 2018 në Kiras të Shkodrës.
Tag: fatbardh
-

Akuzohet se largoi nga vendi krimit vrasësit e Fatbardh Licit, GJKKO shqyrton kërkesën e ish-partneres së Safet Bajrit
-

Dyshohet e përfshirë në atentatin ndaj Fatbardh Licit/ Ish-partnerja e Safet Bajrit, kërkon zëvendësim të masës së sigurisë
Eria Ago, ish-partnerja e Safet Bajrit ka bërë kërkesë për zëvendësmin e masës së sigurisë që është në fuqi ndaj saj. Pritet që kjo kërkesë të shqyrtohet sot nga GJKKO.
Ajo dyshohet se ka dijeni dhe ka ndihmuar në vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në lagjen Kiras në vitin 2018, shumë pranë banesës së tij.
Ago, akuzohet nga SPAK për përkrahje të autorit të krimit dhe është vendosur në pranga që më datë 26 shkurt dhe aktualisht ndodhet në burgun e grave në Pogradec.
-

Dyshohet se “përkrahu” autorët në ekzekutimin e Fatbardh Licit, ish-parnterja e Safet Bajrit kërkon të dalë nga burgu
eria ago-safet bajri
TIRANË- Eria Ago, ish-partnerja e Safet Bajrit, ka bërë kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burh” që është në fuqi ndaj saj. Kërkesa e saj pritet që të shqyrtohet sot nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Ago dyshohet se ka dijeni dhe ka ndihmuar në vrasjen e Fatbardh Licit, ndërsa sipas prokurorëve të posaçëm ajo ka pasur një rol kyç në ngjarjen e vitit 2018. Ajo dyshohet se përkrahur autorët e krimit si dhe ka ndihmuar për tu larguar nga vendi i ngjarjes një prej autorëve të përfshirë.
E dashura e Safet Bajrit, Eria Ago ka mohuar akuzat e ngritura ndaj saj, duke thënë se nuk ka dijeni në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10 gusht 2018 në Shkodër, ku u vra Fatbardh Lici. Ago ka deklaruar se gjatë kohës që ka ndodhur ngjarja, vrasja e Fatbardh Lici, ka qenë në Tiranë dhe se nuk ka qenë në Shkodër, si dhe se nuk e ka përdorur asnjëherë makinën e shtetasit Astmer Bilali.
Miirëpo, sipas dosjes së SPAK siguruar nga ZËRI, rezulton e kundërta. Eria Ago akuzohet se ka transportuar nga Shkodra në Tiranë, Asmer Bilalin. Më 10 gusht të vitit 2018, Eria ka qenë në timonin e mjetit dhe ka ndihmuar në arratisjen e Astmer Bilalit, duke e sjellë nga Shkodra në Tiranë.
Ish-missi Ago është arrestuar më datë 26 shkurt, pasi Prokuroria e Posaçme e akuzon për “përkrahje të autorëve të krimit”, vetëm 5 ditë pas partnerit të saj, Safet Bajri, i cili u arrestua më 17 shkurt 2025.Të akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit janë Safet Bajri, kushëriri i tij Behar Bajri dhe Astmer Bilali, këto të fundit janë të arrestuar dhe në kuadër të një tjetër dosje penale.
Për të tre rëndojnë veprat penale: “vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës F.L, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”./ZËRI -

Rol te vrasja e Fatbardh Licit, GJKKO i zgjat ditët e burgut ish-të dashurës së Safet Bajrit
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me 3 muaj të tjerë masën e sigurisë “arrest në burg” për Eria Agon, ish-të dashurën e Safet Bajrit. 31-vjeçarja po hetohet nga SPAK për përfshirje në vrasjen e Fatbardh Liçit në vitin 2018 në Shkodër, krim për të cilin SPAK akuzon Safet dhe Behar Bajrin, si edhe Astmer Bilalin.
Ago qëndron në paraburgim prej muajit shkurt të këtij viti, si e dyshuar për “përkrahje të autorit të krimit”. Prokuroria e Posaçme ka ngritur dyshime se ajo ka larguar nga Shkodra Astmer Bilalin pas ekzekutimit të Liçit, përmes një mjeti tip “Mercedes”, që është fiksuar nga një kamerë sigurie në qytetin verior.
Në përfundim të afatit 6-mujor të paraburgimit, SPAK ka kërkuar zgjatje në kohë për shkak të mospërfundimit të veprimeve hetimore, kërkesë që ka bindur gjykatën. Sipas vendimit të gjyqtarit të posaçëm Erion Çela, afati i paraburgimit për Agon është shtyrë deri më 26 nëntor 2025.
Gjatë seancës gjyqësore, përmes avokatit Erion Kullolli, Ago ka kërkuar lirim nga qelia. Avokati ka pretenduar se nuk provohet që klientja e tij të ketë qenë në Shkodër ditën e vrasjes së Fatbardh Liçit, e aq më pak të ketë pasur dijeni për ndonjë veprim të paligjshëm të të njohurve të saj.
Eria Ago, e njohur si modele dhe fituese e një konkursi bukurie, u prangos pak ditë pas arrestimit të Safet Bajrit. Sipas SPAK, ditën e vrasjes së Fatbardh Liçit, Ago ka udhëtuar nga Tirana drejt Shkodrës në shoqërinë e Safet Bajrit dhe Astmer Bilalit. Pas krimit, Safet Rustemi (Bajri) ka qëndruar në Shkodër, ndërsa Astmer Bilali dyshohet se është larguar drejt kryeqytetit bashkë me Eria Agon.
-

Akuzohet se largoi nga vendi i krimit vrasësit e Fatbardh Licit, GJKKO zgjat hetimet për ish-partneren e Safet Bajrit
Eria Ago dhe Safet Bajri
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur zgjatjen e afatit hetimor me 3 muaj për Eria Ago, ish-partnerja e Safet Bajrit, pasi sipas prokurorëve të posaçëm ajo ka pasur një rol kyç në vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në Kiras, Shkodër. Eria Ago dyshohet se përkrahur autorët e krimit si dhe ka ndihmuar për tu larguar nga vendi i ngjarjes një prej autorëve të përfshirë.
E dashura e Safet Bajrit, Eria Ago ka mohuar akuzat e ngritura ndaj saj, duke thënë se nuk ka dijeni në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10 gusht 2018 në Shkodër, ku u vra Fatbardh Lici. Ago ka deklaruar se gjatë kohës që ka ndodhur ngjarja, vrasja e Fatbardh Lici, ka qenë në Tiranë dhe se nuk ka qenë në Shkodër, si dhe se nuk e ka përdorur asnjëherë makinën e shtetasit Astmer Bilali.
Miirëpo, sipas dosjes së SPAK siguruar nga ZËRI, rezulton e kundërta. Eria Ago akuzohet se ka transportuar nga Shkodra në Tiranë, Asmer Bilalin. Më 10 gusht të vitit 2018, Eria ka qenë në timonin e mjetit dhe ka ndihmuar në arratisjen e Astmer Bilalit, duke e sjellë nga Shkodra në Tiranë.Ish-missi Ago është arrestuar më datë 26 shkurt, pasi Prokuroria e Posaçme e akuzon për “përkrahje të autorëve të krimit”, ndërkohë që më 21 shkurt të këtij viti Safet Bajri u arrestua nga SPAK, me akuzën se në bashkëpunim me Asmer Bilalin dhe kushëririn e tij të parë Behar Bajrin, se kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e Licit, vëllait të Mustafa Licit dhe xhaxhait të Ibrahim, Muhamet dhe Hamza Licit.
Vrasja e Fatbardh Licit ndodhi më 10 Gusht 2018 teksa ai ishte duke pirë kafe në një lokal në lagjen Kiras në Shkodër. Dy persona iu afruan, njëri prej tyre doli nga makina tip “Mercedez Benz” duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të Fatbardh Licit. Fatbardh Lici është xhaxhai i Muhamet, Ibrahim dhe të ndjerit Hamza Lici, i cili u vra pak muaj më parë në hyrje të lagjes Dobraç, zonë e njohur si territor i Bajrave.Të akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit janë Safet Bajri, kushëriri i tij Behar Bajri dhe Astmer Bilali, këto të fundit janë të arrestuar dhe në kuadër të një tjetër dosje penale.
Për të tre rëndojnë veprat penale: “vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës F.L, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”./ZËRI -

Vrasja e Fatbardh Licit, Safet Bajri rekurs në Gjykatën e Lartë
Safet Bajri ka kërkuar në Gjykatën e Lartë revokimin e masës së sigurisë ndaj tij për vrasjen e Fatbardh Licit.
Po ashtu, nëpërmjet avokatit të tij, Sokol Tahiraj, Bajri thotë se ka një konflikt kompetence, pasi gjykimi i takon Gjykatës së Shkodrës.
“Parashtrojmë përpara kësaj Gjykate faktin se për ngjarje të ngjashme konkretisht për procedimin nr.602018 që është përfshirë dhe shtetasi Safet Rustemi si i dyshuar për vepra penale të ndryshme, është vendosur nga Gjykata e lartë me vendimin nr.00-2020-5 datë 30.04.2020 se Gjykatë Kompetente do jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër pasi siç është arsyetuar dhe nga organi i prokurorisë që kishte paraqitur rekursin nuk ndodhemi përpara një grupi të strukturuar dhe faktin që dy personat e hetuar në këtë gjykim kanë lidhje familjare gjini e afërt nuk i bën ato një grup të strukturuar dhe komunikimet që kanë pasur siç rezultojnë në përgjimet telefonike janë për arsye se janë familjarë me njëri-tjetrin dhe në asnjë moment nuk kanë diskutuar apo planifikuar asnjë vrasje apo vepër tjetër që mund të krijojë dyshime se bëhet fjalë për një grup të strukturuar.
Për këtë arsye në këto momente procedural ngremë pretendime mbi kompetencën dhe kërkojmë që çështja të mos hetohet si grup i strukturuar”, thuhet në kërkesën e avokatit të Bajrit.
Kujtojmë se Safet Bajri ndodhet në arrest me burg pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila i rrëzoi kërkesën për lirim. -

Vrasja e Fatbardh Licit! Safet Bajri, Astmer Bilali e Behar Bajri kërkojnë lirinë, Gjykata e Lartë i lë në burg
Astmer Bilali, Behar Bajri dhe Safet Bajri
TIRANË-Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri, të cilët akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2018 në Shkodër.
Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali kanë paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së, që i la në burg. Por Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën për liri.
“Gjykata e Lartë vendosi: Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personat nën hetim Behar Bajri, Safet Rustemi dhe Astmer Bilali kundër vendimit nr. 20 (87-2025- 93), datë 20.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar’,-thuhet në njoftim.
Më 24 shkurt Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Asmer Bilalin. Për të tre rëndojnë veprat penale:”vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës F.L, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Sipas SPAK, motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre. Kështu për të marrë hak, Bajrajt dhe Bilalit.
Vrasja e Fatbardh Licit ndodhi më 10 Gusht 2018 teksa ai ishte duke pirë kafe në një lokal në lagjen Kiras në Shkodër. Dy persona iu afruan, njëri prej tyre doli nga makina tip “Mercedez Benz” duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të Fatbardh Licit. Fatbardh Lici është xhaxhai i Muhamet, Ibrahim dhe të ndjerit Hamza Lici, i cili u vra pak muaj më parë në hyrje të lagjes Dobraç, zonë e njohur si territor i Bajrave./ZËRI -

“Regjimi është në fakt tango”/ Flet ish-kandidati i PD: Berishës i pëlqen pushteti
Kadilli kritikoi drejtuesit e PD-së, duke theksuar se humbja nuk mund të justifikohet me parregullsitë zgjedhore. Ai tha se rikthimi i Sali Berishës ka dëmtuar të ardhmen e PD-së dhe e përshkroi marrëdhënien politike mes Ramës dhe Berishës si një “tango”, që mban në këmbë një regjim.
Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit dhe situatën aktuale brenda PD-së, i ftuar sot gjatë një interviste televizive.
Fatbardh Kadilli:
Ish-kandidat për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli: Nuk mendoja se PS do kalonte 80 mandate. Partitë e vogla i penalizoi sistemi dhe bënë gabime elektorale. Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte surprizë. Ka shumë zgjedhje që përsëritet e njëjta garë. Janë pesë palë zgjedhje, ku është e njëjta situatë. Për sa kohë, zgjedhjet menaxhohen nga njerëz politikë, problemet do jenë të pranishme. Zgjedhjet nuk duhet të menaxhohen nga njerëz partiakë. Njerëzit politikë mbrojnë vendin e punës. Ka parregullsi, por kjo nuk justifikon humbjen e PD. Parregullsitë s’mund të jenë justifikim për humbjen katastrofike të Partisë Demokratike.
Përgjegjësitë janë sipas hierarkisë, gjithë ekipi drejtues i PD duhet të mbajë përgjegjësi. E kemi thënë shumë vetë që nuk ndërtohet ekip fitues me në krye Sali Berishën. Ne kemi thënë të vërtetën, ndërsa këta ngrohin kolltukun e deputetit. I kam shpallur luftë politike modelit të Berishës dhe të Bashës. Janë në gjendje moraliteti më të rëndë se të Partisë së Punës. Rikthimi i Berishës e vrau të ardhmen e PD-së. Në PD njerëzit u shanë me njëri-tjetrin dhe tani janë bashkë, nuk e di sa i sinqertë është ky bashkim. Berisha e di të vërtetën, por i pëlqen pushteti. Regjimi është në fakt një tango mes Berishës dhe dhe Ramës. -

“Ankimimet i bëjnë nder procesit”/ Reagon ish-deputeti i PD: Partia Demokratike, është testi i së vërtetës
Ish deputeti i PD Fatbardh Kadilli i ftuar në një studio televizive tha se ankimimet i bëjnë nder procesit dhe se një grup synon që përmes ankimimeve të mbajë në betejë partinë dhe qëllimi është të arrihet shtatori.
Fatbardh Kadilli:
“Tjetër gjë është ata që ndjejnë presionin e abuzimit dhe tjetër strategjia që ankimet e bëjnë pis procesit. Unë mendoj që ankimet i bëjnë nder procesit. Synimi për ta mbajtur në betëj partinë, ku në betejë funskion ligji ushtarak, ky është qëllimi që të arrijë shtatori. Në shtator do djegim karriget.” -

Safet Bajri dhe Astmer Bilali rekurs në Gjykatën e Lartë, kundërshtojnë ‘arrestin me burg’
Safet Bajri dhe Astmer Bilali i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs për masën e sigurisë “arrest në burg” në Gjykatën e Lartë, që u caktua ndaj tyre në muajin shkurt nga Gjykata e Posaçme dhe që u la në fuqi edhe nga Apeli i Posaçëm Antikorrupsion.
Gjykata e Posaçme miratoi masën “arrest në burg” ndaj të dyve, si dhe ndaj Behar Bajrit, si persona që dyshohet se morën pjesë në vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2018.
Ndaj tyre SPAK ka ngritur akuzën “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës Fatbardh Lici, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.Organi i akuzës ka dyshime që këta tre persona kanë planifikuar, organizuar dhe kanë kryer më 10.08.2018, në qytetin e Shkodrës, vrasjen me armë zjarri të shtetasit Fatbardh Lici, i afërm i shtetasit Ibrahim Lici.
Për këtë ngjarje është vënë në pranga edhe ish-e dashura e Safet Bajrit, Eria Ago.