Tag: fatal

  • Zbulohen detaje të tjera për aksidentin e Jota: “Nuk ishte vetëm shpejtësia, por sipërfaqja…”

    Zbulohen detaje të tjera për aksidentin e Jota: “Nuk ishte vetëm shpejtësia, por sipërfaqja…”

    8 Korrik 2025

    16:36

    Telesport

    Zbulohen detaje të reja për aksidentin fatal të Diogo Jota dhe vëllait të tij në autostradën A-62 pranë Zamorës, me pasojë vdekjen e të dyve.
    Në Spanjë raportojnë se Jota po lëvizte një shpejtësi shumë më të lartë se ajo e lejuara. Tashmë është konfirmuar zyrtarisht se Jota ishte shoferi i automjetit.
    Një gomë e makinës ka shpërthyer dhe kjo mund të ketë shkaktuar daljen nga rruga dhe shpërthimin e makinës. Gjithsesi, ka ende dyshime për disa “pista” të tjera.
    Eksperti i sigurisë rrugore, Javier Lopez Delgado, ka ngritur shqetësimet e tij për sipërfaqen e rrugës, duke theksuar se në të njëjtin vend kishte ndodhur një tjetër aksident thuajse fatal disa ditë më parë.
    Sipas tij, nëse makina do të udhëtonte me rreth 80 km/h, pasojat mund të mos kishin qenë fatale.

  • Aksident fatal në Kukës/ Mjeti del nga rruga, humb jetën shoferi

    Aksident fatal në Kukës/ Mjeti del nga rruga, humb jetën shoferi

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • VIDEO – Aksidenti fatal në Kryebushat, vajza e mitur që mbijetoi me nënën e vëllain, dërgohet tek Trauma…

    VIDEO – Aksidenti fatal në Kryebushat, vajza e mitur që mbijetoi me nënën e vëllain, dërgohet tek Trauma…

    Nëna 32- vjeçare dhe një nga fëmijët e saj të mitur- djali, të përfshirë në aksidentin fatal të së premtes në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, janë jashtë rrezikut për jetën. Ata kanë lënë mjediset e Spitalit Rajonal të Shkodrës mbrëmjen e së premtes. Ndërkohë, fëmija tjetër i mitur- vajzë, i përfshirë në aksident, është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
    Në aksidentin fatal, në vendin e quajtur Kryebushat, humbi jetën kryefamiljari Gjin Bzhangaj, 37 vjeç. Ai ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku u dërgua pas aksidentit.
    
    Sipas policisë, dyshohet se një shtetas 42- vjeçar ka humbur kontrollin e një kamioni që po drejtonte. Fillimisht, është përplasur me një automjet të drejtuar nga një 63 vjeçar. Përplasja me mjetin e tretë, të drejtuar nga viktima, i cili udhëtonte me familjen e tij, ka rezultuar fatale.
    37- vjeçari Gjin Bzhangaj, mori dëmtime të shumta dhe, megjithëse u dërgua në spital, nuk mundi ti rezistojë plagëve. Në spital përfunduan edhe tre pjestarët e tjerë të familjes, nëna 32- vjeçare dhe dy fëmijët e mitur, në makinë në momentin e aksidentit. Policia raportoi se janë jashtë rrezikut për jetën teksa këtë të shtunë, mësohet se një nga fëmijët e mitur, vajza është dërguar në Spitalin e Traumës.
    Ndërkohë, menjëherë pas aksidentit, policia në vendngjarje, ka nisur punën për rindërtimin e rrethanave të aksidentit, për të përcaktuar edhe përgjegjësinë për secilin të përfshirë në ngjarje. Ndërkohë, më e dëmtuara, është familja Bzhangaj nga zona e bashkisë së Vau Dejësit. /ShkodraWeb/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Aksident fatal në Prrenjas! Makina përplas për vdekje 70-vjeçaren

    Aksident fatal në Prrenjas! Makina përplas për vdekje 70-vjeçaren

    Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot rreth orës 12:10 në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”.
    Dyshohet se automjeti i drejtuar nga shtetasi P. K., 62 vjeç, ka përplasur shtetasen F. M., rreth 70 vjeçe, e cila ishte duke ecur në këmbë.
    Për shkak të plagëve të marra, 70-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.
    Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
    Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Protesta në mbështetje të Palestinës në Tiranë: Rama bëri gabim fatal

    Protesta në mbështetje të Palestinës në Tiranë: Rama bëri gabim fatal

    Një grup shoqatash kryesisht të besimtarëve myslimanë protestuan këtë të premte para godinës së Parlamentit. Kjo për të kundërshtuar qëndrimin që ka mbajtur Shqipëria për atë që po ndodh në Rripin e Gazës.
    Protesta u thirr pas dekorimit të kryeministrit Edi Rama me medaljen presidenciale të nderit të Izraelit, nga Forumi Mysliman i Shqipërisë, nën sloganin “Jo në emrin tim – Tubim për Palestinën”. Sipas tyre dekorimi nuk bëhet në emër të shqiptarëve, por në emër të mbrojtjes që kryeministri i ka bërë gjenocidit Gaza.

    “Rama bëri një gabim fatal që ka shkuar në Izrael, ia ka ulur vlerat vetes”, tha Luljeta Kazazi. “Nuk duhet të përkrahë kryeministri jonë këtë krim të shëmtuar që po bën Izraeli”.
    Rama u vlerësua me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga presidenti i Izraelit, Isaac Herzog. Gjatë marrjes së çmimit Rama tha se ky është një nderim për shembullin që shqiptarët i dhanë botës duke mos dorëzuar asnjë hebre, si edhe tolerancën fetare dhe etnike.