Tag: fashist

  • Trump i pandikuar nga ‘etiketimet’, ja përgjigjia e qetë ndaj Mamdanit pasi guxoi ta quaj ‘fashist’

    Trump i pandikuar nga ‘etiketimet’, ja përgjigjia e qetë ndaj Mamdanit pasi guxoi ta quaj ‘fashist’

    Në një moment që tërhoqi vëmendjen e mediave, presidenti Donald Trump reagoi me humor dhe vetëkontroll ndaj komenteve të mëparshme të kryebashkiakut të zgjedhur të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, i cili e kishte quajtur atë “fashist”.

    Gjatë një konference shtypi, një gazetar e pyeti Mamdanin nëse ai qëndron ende pas kësaj deklarate. Para se Mamdani të përgjigjej, Trump buzëqeshi, e preku lehtë në krah dhe i tha: “Mund të thuash thjesht po-është më e lehtë.” Gjest që u interpretua gjerësisht si një shfaqje e sigurisë dhe gatishmërisë së presidentit për të mos u marrë me retorikën negative.

    Mamdani u përgjigj shkurt: “Në rregull, po,” ndërsa Trump vazhdoi të ruante një ton të qetë dhe të çliruar, gjë që u vlerësua nga analistët si një shembull i aftësisë së tij për të menaxhuar kritikat pa tension.

    Ndërkohë, kryebashkiaku i zgjedhur u shpreh se nuk ishte i shqetësuar nga votimi i sotëm i Dhomës së Përfaqësuesve, i cili denonconte “tmerret e socializmit”- një rezolutë që u mbështet me shumicë dërrmuese. Si një socialist demokrat i vetëshpallur, Mamdani tha se fokusi i tij mbetet tek politika e përditshme në qytet.

    “E di që mund të ketë dallime ideologjike,” tha ai, “por vendi i marrëveshjes është puna për ta bërë qytetin të përballueshëm.”

    Reagimi i Trumpit ndaj kritikave dhe mënyra se si u përball me deklaratat e Mamdanit u shfaqën sot si elementet më qetësuese dhe më pozitive të konferencës, duke sinjalizuar një qasje më të hapur dhe më të moderuar të presidentit në raport me administratën e ardhshme të qytetit.

  • “U burgos nga regjimi fashist i Berishës”/ Homazhet, ish-deputeti Braho: Nanon e kujtoj me nostalgji

    “U burgos nga regjimi fashist i Berishës”/ Homazhet, ish-deputeti Braho: Nanon e kujtoj me nostalgji

    Ish-deputeti i PS, Spartak Braho e kujton me nostalgji rrugën e përbashkët politike me Fatos Nanon, të cilit sot i dha lamtumirën e fundit në Pallatin e Kongreseve. Braho thotë se Nano shkëlqeu si lider politik dhe sot duhet t’i kujtohen qasjet e mira dhe të këqija, ku mes rreshtave nënvizon edhe burgosjen nga regjimi fashist i Berishës, siç ai e cilësoi.
    “E kujtoj me nostalgji. Kemi patur një rrugë politike të përbashkët që në themelimin e PS, si lider politik Fatosi shkëlqeu dhe sot humbja e tij na obligon të vijmë ti bëjmë nderin, ta përkujtojmë, të kujtojmë që qasjet e mira dhe të këqija, veçanërisht burgosjet e tij nga regjimi fashist i Berishës. Është ditë përkujtimi dhe nuk ja vlen të themi edhe ndonjë të metë të Fatosit”, tha Braho.

  • Ish-deputeti Braho: Nanon e kujtoj me nostalgji, u burgos nga regjimi fashist i Berishës

    Ish-deputeti Braho: Nanon e kujtoj me nostalgji, u burgos nga regjimi fashist i Berishës

    Ish-deputeti i PS, Spartak Braho e kujton me nostalgji rrugën e përbashkët politike me Fatos Nanon, të cilit sot i dha lamtumirën e fundit në Pallatin e Kongreseve. Braho thotë se Nano shkëlqeu si lider politik dhe sot duhet t’i kujtohen qasjet e mira dhe të këqija, ku mes rreshtave nënvizon edhe burgosjen nga regjimi fashist i Berishës, siç ai e cilësoi. 
    “E kujtoj me nostalgji. Kemi patur një rrugë politike të përbashkët që në themelimin e PS, si lider politik Fatosi shkëlqeu dhe sot humbja e tij na obligon të vijmë ti bëjmë nderin, ta përkujtojmë, të kujtojmë që qasjet e mira dhe të këqija, veçanërisht burgosjet e tij nga regjimi fashist i Berishës. Është ditë përkujtimi dhe nuk ja vlen të themi edhe ndonjë të metë të Fatosit”, tha Braho. 

  • VIDEO/ Tërbohet prokurori i Sorosit: Donald Trump është fashist

    VIDEO/ Tërbohet prokurori i Sorosit: Donald Trump është fashist

    Nga Christopher Tremoglie, WASHINGTON EXAMINER

    Prokurori i Qarkut të Filadelfias, Larry Krasner, përfaqëson gjithçka të gabuar me politikanët demokratë. Që prej zgjedhjes së tij në vitin 2017, krimet e dhunshme janë rritur ndjeshëm në qytet, me Filadelfian që vendosi një rekord vrasjesh në vitin 2021 dhe pothuajse theu rekorde të tjera në 2020 dhe 2022.

    Edhe vjedhjet e makinave arritën nivele rekord në fillim të kësaj dekade nën drejtimin e Krasner. Ai është një ideolog radikal që ka zbatuar politika të drejtësisë penale që kanë mbajtur kriminelët jashtë burgut dhe në rrugë, duke e bërë qytetin më të rrezikshëm për qytetarët e pafajshëm të Filadelfias.

    Megjithatë, qasja e tij jodemokratike dhe e papranueshme ndaj mendimeve ndryshe dhe kundërshtarëve politikë ngre shqetësime serioze.

    Merrni si shembull ndërveprimin e muajit të kaluar mes prokurorit të qarkut dhe Frank Scales, një aktivist republikan 22-vjeçar që kundërshtonte politikat e Krasner, që u bë viral në një video.

    Gjatë shkëmbimit, prokurori i Filadelfias duket se i kapi telefonin Scales, i cili po e përdorte për të regjistruar videon. Më pas, e quajti “anti-amerikan”, i tha të lexonte ‘Mein Kampf’ dhe e pyeti: “A nuk je ushqyer me gji?”

    Këto janë fjalët dhe veprimet e një zyrtari të zgjedhur demokrat, i cili pretendon se shkurtesa e titullit të tij, “DA” (District Attorney – Prokuror i Qarkut), do të thotë “mbrojtës i demokracisë”.

    “Larry Krasner shfaqi agresion si verbal, ashtu edhe fizik ndaj meje,” – tha Scales. “Ky lloj ngacmimi fëmijëror nuk është aspak i habitshëm, duke pasur parasysh se ai ka një histori ndjekjeje me dashakeqësi”.

    Për Scales, kjo nuk është hera e parë që përballet me probleme të tilla nga prokurori i qytetit.

    “Krasner më kapi telefonin, gjë që ishte e papranueshme dhe mund të përbëjë sulm të thjeshtë,” shtoi ai. “Krasner gjithashtu na shkeli të drejtat civile duke mos na lejuar të hynim në takimin e tij publik në kishën ‘Mother Bethel’, të cilin ai e organizoi në cilësinë e Prokurorit të Qarkut. Në veçanti, këshilltari i tij për çështjet LGBTQ na bllokoi fizikisht hyrjen dhe na kërcënoi me fjalë. Interesante është se Krasner konfirmoi vetë gjatë debatit tonë në park se ishte ai personalisht që na ndaloi të hynim në atë takim. Ne po e ndjekim çështjen me organet e rendit”.

    Videoja është padyshim tronditëse, por përfaqëson hipokrizinë dhe arrogancën e “aristokratëve” të majtë si ky prokuror i financuar nga Soros. Dhe, si shumë zyrtarë të tjerë të majtë ekstremë që po dëmtojnë vendin sot, Krasner me ngulm e quan presidentin Donald Trump “fashist”.

    Philly DA Larry Krasner confronted in park. Just listen to what he had to say 👀.–@ScottPresler @BigTrialBlog @DonaldJTrumpJr @TonyBrunoShow @DomShow1210 @DaveSunday_ @KevinPosobiec @LarryKrasnerDA @Duganforda @KeeleyFox29 @FeatStinky @BrianHartPR @MarkFusetti @PhillyCrimeUpd pic.twitter.com/Tzqyo9Bmdm— SurgePhilly (@Surge_Philly) September 26, 2025

    “Donald Trump është fashist,” thotë Krasner në fillim të videos.

    “Si mund të jetë Donald Trump fashist?” e pyeti Scales në përgjigje.

    “Frank, a të kërkova të vije këtu të më bezdisje ndërsa po pija kafenë në park?” iu kthye Krasner. “A të kërkova ta bëje këtë?”

    Larry Krasner, nëpunësi publik “i jashtëzakonshëm”, njeriu i popullit, “mbrojtësi i demokracisë”, nuk duhet të shqetësohet nga qytetarët që përfaqëson kur është duke pirë kafe. Ndoshta duhet ta ndryshojë titullin e tij nga “mbrojtës i demokracisë” në “aristokrat i pandershëm”.

    Ndërsa Scales vazhdoi ta pyeste, Krasner filloi të bërtiste, duke e quajtur “anti-amerikan”.

    “Ti je anti-amerikan, Frank!” bërtiti Krasner, ndërkohë që Scales po debatonte me një zyrtar të zgjedhur – gjë që, ironikisht, është ndër aktet më tipike amerikane që mund të bëjë një qytetar.

    “Je anti-amerikan! Je kundër Amerikës!”

    “Jam banor i qytetit që kujdesem për sigurinë publike. Pse po më quan anti-amerikan?”, e pyeti Scales.

    “Sepse ti mbështet njerëz që mbështesin urrejtjen,” u përgjigj Krasner. “Ti nuk e kupton çfarë do të thotë të jesh fashist. Ajo që bënë njerëz si Adolf Hitleri, mënyra si përhapën urrejtje – është diçka që, sinqerisht, njerëzit që ti admiron e bëjnë, dhe kjo na afron me atë”.

    Më vonë gjatë debatit, Krasner i kapi telefonin Scales dhe e injoroi me përbuzje kur ky i tha të mos e prekte kamerën.

    “Por Frank, po të them diçka,” – tha Krasner, ndërsa ia kapi telefonin. “Frank, vazhdo të gënjesh,” – shtoi ai.

    “Ej, pse po prek kamerën time?” – reagoi Scales. “Mos e prek kamerën time”.

    “Oh, tmerr, e preka kamerën tënde,” – u përgjigj Krasner me sarkazëm.

    Në një moment tjetër të debatit, Krasner i sugjeroi Scales “ta lërë Mein Kampf-in dhe të lexojë ndonjë libër të vërtetë për Luftën e Dytë Botërore”. Pastaj shtoi komentin tallës se “nuk ishte ushqyer me gji”.

    “Nëse Larry Krasner nuk është në gjendje të zhvillojë një bisedë me një qytetar që ka mendime të ndryshme politike, si mund të veprojë si një prokuror i drejtë dhe i paanshëm?” më tha Scales. “Më keq akoma, ai ka një histori ndjekjesh me motive dashakeqe. Nëse je republikan në Filadelfia, ti dhe familja jote mund të bëheni objektiv i Larry Krasner. Ne duhet ta heqim këtë njeri nga pushteti përpara se të vazhdojë të dëmtojë njerëzit”.

    Pra, në Filadelfia, prokurori i qarkut – “mbrojtësi i demokracisë”, “njeriu i popullit”, “mbronësi i të drejtave të qytetarëve” – tregoi se nuk toleron fjalën e lirë dhe debatin, dy shtyllat themelore të demokracisë, dhe mendon se është e pranueshme të kapësh pronën e tjetrit kur të mërzit. Është një mentalitet toksik, i përhapur gjerësisht tek politikanët liberalë të kohëve të sotme.