Tag: farsë

  • Reagimi i Ministrit të Jashtëm/ Berisha: Fakton edhe njëherë se shqiptarët u përballën me një farsë elektorale

    Reagimi i Ministrit të Jashtëm/ Berisha: Fakton edhe njëherë se shqiptarët u përballën me një farsë elektorale

    “Narko-ministri i Jashtëm reagoi dje në mënyrën më të papërgjegjshme, duke faktuar pakundërshtueshëm se ai, njëlloj si Altin Troplini, është një ushtar i Edi Ramës, është një avokat i farsës elektorale të 11 majit 2025. Për çdo qytetar shqiptar, unë shtroj pyetjen: një letër misioneve vëzhguese ndërkombëtare vetëm një orë pas publikimit të raportit të tyre, a mund t’i dërgonte ministri i Jashtëm i vendit?
    Një letër atyre misioneve mund t’u dërgonte opozita, por kurrë dhe në asnjë radhë ministri i Jashtëm nuk bëhej dot palë me PS-në veçse duke dëshmuar atë që kanë shkruar misionet e vëzhgimit se në Shqipëri partia dhe shteti ishin një dhe për rrjedhojë nuk mund të ketë zgjedhje por veçse farsë. Pra, letra e ministrit dhe reagimi i tij mbrapa, fakton edhe njëherë se shqiptarët u përballën me një farsë elektorale.
    Ministri vetë, është bashkë me Dumanin, një avokat i këtij krimi të shëmtuar. Unë dënoj me forcën më të madhe këtë deklaratë, reagimin e tij. Sikundër deklaroj edhe përpjekjet e Altin Troplinit për të përdorur ligjin kundër opozitës. Keni parasysh sot se deputeti Asllan Dogjani është në ndjekje absolutisht pa asnjë shkak ligjor. Tani përpiqen, po merren me një problem të zgjedhjeve të vitit 2023 me aktivistin e PD, Shkëlqim Hoxha sepse disa paskan paguar disa bileta për të ardhur dhe votuar në Rrogozhinë. Pra, gjithçka bëhet për të mbuluar farsën,” tha Berisha.

  • Çollaku: Berisha sjell 300-400 mijë vota, por nuk mjaftojnë për rikthim në pushtet

    Çollaku: Berisha sjell 300-400 mijë vota, por nuk mjaftojnë për rikthim në pushtet

    Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku thotë se lufta e brendshme ka masakruar Partinë Demokratike. Për të vetëm Sali Berisha e ka dashur realisht bashkimin dhe kërkoi një ”Foltore të madhe” për të gjithë demokratët. Sakaq theksoi se zgjedhjet e 11 Majit ishin farsë dhe dështimi ishte i parashikuar. Çollaku shton edhe PD nuk ka të ardhme pa një analizë të thellë dhe ndryshim rrënjësor. Për të Berisha sjell 300-400 mijë vota në çdo kohë.
    ”Më 11 Maj dështuam për shumë faktorë. Ka farsë elektorale, ka industri të vjedhjes së votës për të katërtën herë rresht. Ka farsë elektorale, por duhen mbajtur edhe përgjegjësi. PD duhet ta ndalë këtë industri të vjedhjes së zgjedhjeve. Për herë të katërt të vidhen zgjedhjet, do të thotë se ka problem të madh edhe brenda konceptimit të opozitës. Duhet një foltore e madhe e gjithë demokratëve. Duhet të shërohet sëmundja, duhet të ndalen egot dhe të shkojmë tek kriza. Më 11 maj u bë një kompromis, por nuk kishte bashkim.

    Vetëm Berisha e donte bashkimin, askush tjetër nuk e donte. Lufta e brendshme e ka masakruar PD-në. Në primare kishte dy lista votimi. Primaret i dolën nga kontrolli Berishës. Shumë demokratë u lanë jashtë primareve. Humbja ishte parashikuar. Nëse e quajmë farsë elektorale, mund të bllokohen mandatet, grupi parlamentar duhet të mbajë qëndrim. Kodi Zgjedhor i fal Ramës 12-13 mandate në tavolinë.
    Kodi Zgjedhor ishte gabim i madh i PD-së. Listat e hapura janë shkatërrim për partitë. Unë jam për sistem maxhoritar. Berisha vuri nenin në statut që kryetari duhet të ikë, edhe nga inati me kundërshtarin, siç e kishin inatin edhe kundërshtarët ndaj Berishës dhe u quajt ‘neni Basha’. Unë mendoj se Berisha do ta zgjidhë vetë këtë problemin e (mos) dorëheqjes. Berisha sjell 300-400 mijë vota në çdo kohë. Por këto vota nuk çojnë në pushtet. Edhe pa Berishën, PD nuk bëhet më mirë. Kush mendon kështu, ka gënjyer veten ose i ke shërbyer një kundërshtari të Berishës”,-tha në ”News 24”.

  • “Dështimi ishte i parashikuar/ Situata politike në vend reagon deputeti: Lufta e brendshme e ka masakruar PD-në

    “Dështimi ishte i parashikuar/ Situata politike në vend reagon deputeti: Lufta e brendshme e ka masakruar PD-në

    Çollaku theksoi se zgjedhjet e 11 majit ishin farsë dhe dështimi ishte i parashikuar. Sipas tij, PD nuk ka të ardhme pa një analizë të thellë dhe ndryshim rrënjësor. Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku, deklaroi në një studio televizive se lufta e brendshme ka masakruar Partinë Demokratike.
    Kreshnik Çollaku:
    Më 11 maj dështuam për shumë faktorë. Ka farsë elektorale, ka industri të vjedhjes së votës për të katërtën herë rresht. Ka farsë elektorale, por duhen mbajtur edhe përgjegjësi. PD duhet ta ndalë këtë industri të vjedhjes së zgjedhjeve. Për herë të katërt të vidhen zgjedhjet, do të thotë se ka problem të madh edhe brenda konceptimit të opozitës. Duhet një foltore e madhe e gjithë demokratëve. Duhet të shërohet sëmundja, duhet të ndalen egot dhe të kihet vëmendja tek kriza. Më 11 maj u bë një kompromis, por nuk kishte bashkim.
    Të gjithë përpiqeshin të mbanin pozicionin e vet. Lufta e brendshme e ka masakruar PD-në. Në primare kishte dy lista votimi. Primaret i dolën nga kontrolli Berishës. Shumë demokratë u lanë jashtë primareve. Humbja ishte parashikuar. Duhet bërë analizë, sepse nuk shoh të ardhme të Partisë Demokratike. Nëse e quajmë farsë elektorale, mund të bllokohen mandatet, grupi parlamentar duhet të mbajë qëndrim. Kodi Zgjedhor i fal Ramës 12-13 mandate në tavolinë. Kodi Zgjedhor ishte gabim i madh i PD-së. Listat e hapura janë shkatërrim për partitë. Unë jam për sistem maxhoritar.  

  • Mendimet ndryshe në PD për riformim, Berisha shmang pyetjet e gazetarëve: Duhet të jemi të bashkuar

    Mendimet ndryshe në PD për riformim, Berisha shmang pyetjet e gazetarëve: Duhet të jemi të bashkuar

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet disa herë nga gazetarët e pranishëm për mendimet ndryshe brenda PD-së, analizën e zgjedhjeve, reformimin e saj dhe fraksionet e mundshme, duke i rikujtuar edhe Rithemelimin me të cilin u rikthye në PD për të fituar zgjedhjet e 11 majit.
    Por si gjithnjë, ai nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë, duke pretenduar se zgjedhjet ishin në farsë dhe se PD ishte parti e lirisë dhe mendimit. Ai u shpreh se zgjedhjet nuk ishin të lira, por nuk ishte kundër mendimeve ndryshe në parti që kërkonin reformimin, duke vënë theksin te diversiteti.
    “Partia Demokratike është parti e të drejtave dhe lirisë së mendimit. Partia duhet të jetë e bashkuar në parimet dhe vlerat që e bashkojnë. Duhet të pranojë diversitetin. Por ajo që mendoj unë, që është e qartë si drita e diellit, 11 maji 2025 ishte farsë elektorale. Ata që s’e kanë të qartë kanë mungesë të kulturës elektorale”, tha ai.
    Kurse ‘faturën’ e humbjes së zgjedhjeve ia la ‘makinës elektorale shtetërore’, duke thënë se u harxhuian 1,5 mld euro nga qeveria para dhe gjatë fushatës.
    “U harxhuan 1,5 miliardë euro për zgjedhjet, nga gjobat, grantet, koncesionet, lejet, bonusi për pensione, miliona metra katrorë sipërfaqe ndërtimi, qindra-mijëra legalizime, qindra miliona rrënjë kanabisi. Zgjedhjet janë një farsë dhe farsat janë tipike dukuri e narkodiktaturave dhe juntave ushtarake”, tha ai mes të tjerash.

  • “Foltore 2” pas humbjes në 11 Maj, Berisha: Jemi parti e lirisë, por ata që nuk i cilësojnë zgjedhjet farsë, kanë mungesë kulture elektorale

    “Foltore 2” pas humbjes në 11 Maj, Berisha: Jemi parti e lirisë, por ata që nuk i cilësojnë zgjedhjet farsë, kanë mungesë kulture elektorale

    Kundërshtarët e Sali Berishës në PD kanë paralajmëruar një “Foltore 2” pas humbjes në 11 Maj, por kjo duket se nuk e shqetëson aspak liderin e opozitës.

    I pyetur në konferencën e sotme për shtyp mbi këtë lëvizje të atyre që mbetën jashtë listave e për rrjedhojë jashtë Parlamentit që do të rinisë në shtator, Berisha thotë se për të thelbi i lirisë është zgjedhja.
    “PD është parti e lirisë, e të drejtave të njeriut. Nuk ka asnjë impresion, as kufizim ndaj askujt. Po shkohet drejt finalizimit të farsës elektorale dhe do të vazhdojë me vendosmëri të madhe në ndriccimin e saj në Shqipëri dhe në botë. Natyrisht do të analizojë edhe punën e saj dhe përmirësimin. Ccdo anëtar, secili demokrat e ka shumë të qartë se për Sali Berishën thelbi i lirisë është zgjedhja. Është një koncept i ekzistencialistëve, por që mua më duket koncepti më i drejtë për liri”, thotë Berisha.
    Por teksa shprehet i hapur ndaj thirrjeve për një lëvizje kundër tij në PD, Berisha i vendos edhe kufirin atyre që duan të ndërmarrin “Foltoren numër 2”.
    Sipas tij, së pari të pakënaqurit brenda partisë duhet që fillimisht të cilësojnë farsë 11 majin.
    “Partia duhet të jetë e bashkuar në parimet dhe vlerat që mbron. Duhet të pranojë diversitetin, por ajo që është e qartë se drita e diellit është se 11 maji ishte farsë elektorale. Ata që nuk e kanë të qartë, kanë mungesë të kulturës elektorale dhe duhet të ndalen dhe ta analizojnë. Nëse Këshilli i Europës rekomandon që në Shqipëri të ndahet partia nga shteti, për të gjithë njerëzit që njohin sistemet totalitare, e kanë të qartë që ata nuk zhvillojnë zgjedhje, por farsa”, thotë Berisha.

    Top Channel

  • Berisha dredhon për fraksionet brenda PD-së: Partia duhet të jetë e bashkuar në diversitet, por 11 maji ishte farsë elektorale!

    Berisha dredhon për fraksionet brenda PD-së: Partia duhet të jetë e bashkuar në diversitet, por 11 maji ishte farsë elektorale!

    Kryetari i Partisë Demokratike u pyet disa herë nga gazetarët e pranishëm për mendimet ndryshe brenda PD-së, analizën e zgjedhjeve, reformimin e saj dhe fraksionet e mundshme, duke i rikujtuar edhe Rithemelimin me të cilin u rikthye në PD për të fituar zgjedhjet e 11 majit.
    Por si gjithnjë, ai nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë, duke pretenduar se zgjedhjet ishin në farsë dhe se PD ishte parti e lirisë dhe mendimit. Ai u shpreh se zgjedhjet nuk ishin të lira, por nuk ishte kundër mendimeve ndryshe në parti që kërkonin reformimin, duke vënë theksin te diversiteti.
    “Partia Demokratike është parti e të drejtave dhe lirisë së mendimit. Partia duhet të jetë e bashkuar në parimet dhe vlerat që e bashkojnë. Duhet të pranojë diversitetin. Por ajo që mendoj unë, që është e qartë si drita e diellit, 11 maji 2025 ishte farsë elektorale. Ata që s’e kanë të qartë kanë mungesë të kulturës elektorale”, tha ai.
    Kurse ‘faturën’ e humbjes së zgjedhjeve ia la ‘makinës elektorale shtetërore’, duke thënë se u harxhuian 1,5 mld euro nga qeveria para dhe gjatë fushatës.
    “U harxhuan 1,5 miliardë euro për zgjedhjet, nga gjobat, grantet, koncesionet, lejet, bonusi për pensione, miliona metra katrorë sipërfaqe ndërtimi, qindra-mijëra legalizime, qindra miliona rrënjë kanabisi. Zgjedhjet janë një farsë dhe farsat janë tipike dukuri e narkodiktaturave dhe juntave ushtarake”, tha ai mes të tjerash.

  • ‘Jemi parti e lirisë’/ Berisha: Ata që nuk i cilësojnë zgjedhjet farsë, kanë mungesë kulture elektorale

    ‘Jemi parti e lirisë’/ Berisha: Ata që nuk i cilësojnë zgjedhjet farsë, kanë mungesë kulture elektorale

    Kundërshtarët e Sali Berishës në PD kanë paralajmëruar një “Foltore 2” pas humbjes në 11 Maj, por kjo duket se nuk e shqetëson aspak liderin e opozitës.

    I pyetur në konferencën e sotme për shtyp mbi këtë lëvizje të atyre që mbetën jashtë listave e për rrjedhojë jashtë Parlamentit që do të rinisë në shtator, Berisha thotë se për të thelbi i lirisë është zgjedhja.
    “PD është parti e lirisë, e të drejtave të njeriut. Nuk ka asnjë impresion, as kufizim ndaj askujt. Po shkohet drejt finalizimit të farsës elektorale dhe do të vazhdojë me vendosmëri të madhe në ndriccimin e saj në Shqipëri dhe në botë. Natyrisht do të analizojë edhe punën e saj dhe përmirësimin. Ccdo anëtar, secili demokrat e ka shumë të qartë se për Sali Berishën thelbi i lirisë është zgjedhja. Është një koncept i ekzistencialistëve, por që mua më duket koncepti më i drejtë për liri”, thotë Berisha.
    Por teksa shprehet i hapur ndaj thirrjeve për një lëvizje kundër tij në PD, Berisha i vendos edhe kufirin atyre që duan të ndërmarrin “Foltoren numër 2”.
    Sipas tij, së pari të pakënaqurit brenda partisë duhet që fillimisht të cilësojnë farsë 11 majin.
    “Partia duhet të jetë e bashkuar në parimet dhe vlerat që mbron. Duhet të pranojë diversitetin, por ajo që është e qartë se drita e diellit është se 11 maji ishte farsë elektorale. Ata që nuk e kanë të qartë, kanë mungesë të kulturës elektorale dhe duhet të ndalen dhe ta analizojnë. Nëse Këshilli i Europës rekomandon që në Shqipëri të ndahet partia nga shteti, për të gjithë njerëzit që njohin sistemet totalitare, e kanë të qartë që ata nuk zhvillojnë zgjedhje, por farsa”, thotë Berisha.

  • Humbja e thellë në 11 maj, Berisha: Situata në PD është në rregull, s’ka nevojë për ndryshime

    Humbja e thellë në 11 maj, Berisha: Situata në PD është në rregull, s’ka nevojë për ndryshime

    Shumë demokratë dhe zyrtarë të kësaj force politike kanë kërkuar ndryshim të kupolës drejtuese të PD-së pas humbjes në zgjedhjet e 11 Majit, por duket se Sali Berisha nuk është i këtij mendimi.
    I pyetur nga gazetarët, Berisha tha se për momentin situata në PD është në rregull dhe sipas tij, nuk ka nevojë për ndryshime, ku fillimisht duhet të përqëndrohen te denoncimi i farsës elektorale.
    “Tani, statuti është në rregull, nuk ka nevojë për momentin për ndonjë ndryshim. Sigurisht që pasi të finalizojmë denoncimin në Shqipëri dhe botë të farsës elektorale, PD do bëjë një analizë të plotë të të gjitha problemeve në mënyrë që të modernizohet dhe të hapet gjithnjë e më shumë.” – deklaroi Berisha.
    I pyetur nëse a do ta zbatojë nenin “Basha” të statutit dhe të japë dorëheqjen, Berisha sërish tha se ato nuk ishin zgjedhjet, por farsë elektorale.
    “Unë deklaroj? Po më thuaj ti që flet që nuk janë farsë. Atë e ka marrë vesh e gjithë bota që janë farsë. A e more vesh që në raportin që u miratua në Këshillin e Europës nga delegacioni që vëzhgoi zgjedhjet, rekomandimi thotë në Shqipëri të ndahet partia nga shteti.
    Tani, për çdo njeri që ka minimumin e njohurive elektorale, ky rekomandim do të thotë se zgjedhjet janë zhvilluar në kushtet e partisë shtet dhe se në kushtet e partisë shtet nuk ka zgjedhje, por ka farsë.. ..
    Tani, siç e shihni jemi në kushtet e një farse të pashembullt elektorale në 32 vite. Besoj se kemi arritur të dokumentojmë dhe po dokumentojmë çdo ditë për shqiptarët dhe institucionet ndërkombëtare dhe partnerët tanë farsën e shëmtuar. Pastaj fjalën do e marrë populli opozitar dhe demokratët. Kjo është…
    Ajo është një çështje që ka të bëjë, ai nen ka të bëjë kur zhvillohen zgjedhje dhe jo kur zhvillohet farsë elektorale.
    Në kuptimin që farsat nuk mund të përdoren për mekanizma antiopozitë në një kohë kur ato janë mekanizma thelbësorë antidemokratike. Besoj se e ke të qartë, janë për përmbysjen e sistemit demokratik.” – tha Berisha.

  • Berisha: Po dokumentojmë farsën elektorale, pastaj fjalën do ta marrë populli

    Berisha: Po dokumentojmë farsën elektorale, pastaj fjalën do ta marrë populli

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se forca politike që ai drejton po denoncon farsën elektorale të 11 majit, siç e quajti ai dhe se populli opozitar do të thotë fjalën e tij.
    Duke folur në një konferencë për mediat, Berisha tha se rekomandimi i dhënë nga Këshilli i Europës “do të thotë se zgjedhjet janë zhvilluar në kushtet e partisë shtet dhe se në kushtet e partisë shtet nuk ka zgjedhje, por ka farsë”.
    “Unë deklaroj? Po më thuaj ti që flet që nuk janë farsë. Atë e ka marrë vesh e gjithë bota që janë farsë. A e more vesh që në raportin që u miratua në Këshillin e Europës nga delegacioni që vëzhgoi zgjedhjet, rekomandimi thotë në Shqipëri të ndahet partia nga shteti. Tani, për çdo njeri që ka minimumin e njohurive elektorale, ky rekomandim do të thotë se zgjedhjet janë zhvilluar në kushtet e partisë shtet dhe se në kushtet e partisë shtet nuk ka zgjedhje, por ka farsë.. ..Tani, siç e shihni jemi në kushtet e një farse të pashembullt elektorale në 32 vite”, u shpreh Berisha.
    Ai theksoi se Partia Demokratike ka dokumentuar dhe po dokumenton ‘krimet elektorale’ dhe më pas demokratët do të thonë fjalën e tyre, duke lënë të kuptohet se opozita do t’u rikthehet protestave.
    “Besoj se kemi arritur të dokumentojmë dhe po dokumentojmë çdo ditë për shqiptarët dhe institucionet ndërkombëtare dhe partnerët tanë farsën e shëmtuar. Pastaj fjalën do e marrë populli opozitar dhe demokratët. Kjo është… Ajo është një çështje që ka të bëjë, ai nen ka të bëjë kur zhvillohen zgjedhje dhe jo kur zhvillohet farsë elektorale. Në kuptimin që farsat nuk mund të përdoren për mekanizma antiopozitë në një kohë kur ato janë mekanizma thelbësorë antidemokratike. Besoj se e ke të qartë, janë për përmbysjen e sistemit demokratik”, tha me tej Berisha.

  • “Procesi në Hagë, farsë e ndyrë juridike,” avokati Beqiri: Krerët e UÇK-së po gjykohen mbi bazën e shpifjes

    “Procesi në Hagë, farsë e ndyrë juridike,” avokati Beqiri: Krerët e UÇK-së po gjykohen mbi bazën e shpifjes

    Haga nuk i hap rrugë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Trupi gjykues i Gjykatës Speciale e rrëzoi parashtrimin e përbashkët të mbrojtjes së Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit për t’i hequr nga aktakuza të gjitha ngjarjet që sipas mbrojtjes nuk kane ndodhur gjate periudhës së konfliktit të armatosur.
    Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, tha se heqja e periudhës para fundit të majit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999 do ta fragmentonte rastin. 12 qershori ka qenë afati i fundit kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi kanë mundur të dorëzojnë mocionin për rrëzimin e akuzave. Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së e ka konsideruar rastin e prokurorisë të dobët si dhe ka deklaruar se presin rezultat pozitiv në fund të këtij procesi gjyqësor, edhe pse diçka e tillë nuk ndodhi.
    Avokati i njohur, Idajet Beqiri, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News u shpreh se gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka motive të pastra politike dhe se nuk ka asnjë provë që i bën ata përgjegjës për krime lufte. Sipas tij, ish-krerët e UÇK-së po gjykohen mbi shpifje dhe intriga, që janë fabrikuar nga shërbimi sekret serb.
    “Është një gjyq për motive politike. Ata bënë një luftë të drejtë dhe luftuan për çlirimin e Kosovës dhe ia arritën. Ata që ndihmuan shumë dhe ishin fakte nga më të rëndësishmet, sepse ishin pushkët e UÇK, që e çuan NATO të futej në Kosovë dhe ta çlironte atë.
    Futja e NATO ishte rrjedhojë e UÇK-së. Vendimi i sotëm jo vetëm është një farsë, por është një farsë e ndyrë juridike. Kanë dalë prova dhe fakte që kanë rrëzuar akuzat. Ata po gjykohen mbi shpifjen dhe intrigat e shërbimit serb. Ata [serbët] duan të shfajësohen duke pretenduar se ato janë viktimat dhe jo agresorët”, theksoi ai.
    Avokati u shpreh se qëndrimin i kryeministrit Albin Kurti ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i dyshimtë. Sipas tij, kjo qeveri duhet të bënte gjithçka për të liruar njerëzit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse nuk ka asnjë provë që i bën ata fajtorë për krime lufte.
    “Qeveria Kurti, sa i përket qëndrimit që po mban me krerët e UÇK dhe luftën, po mban qëndrim të dyshimtë dhe nuk i ka hije”, tha ai.