Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se për të zgjedhur drejtuesin e partisë, do të ketë një garë të hapur.
I pyetur në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha u shpreh se do të jetë një nga kandidatët, por se gara do të jetë e hapur.
Sali Berisha: Cilido që lexon raportin paraprak të OSBE- ODHIR kupton që zgjedhjet janë farsë, nuk kam nevojë ta vërtetoj unë. Raporti thotë që janë zhvilluar në kushte të pabarabarta, që këtu janë farsë.Çdo deputet anëtar i kësaj partie është i lirë të shprehë çdo gjë. Interpretimi i nenit të Statutit duhet të jetë i saktë, pasi flitet për zgjedhje jo për farsa. Duhet të jetë anëtarësia e PD që do të vendosë.Do të ketë një garë për kreun e PD, do të jetë e hapur.
Tag: farsë
-

Do largohet nga drejtimi i PD? Berisha ‘thyen’ heshtjen: Ja çfarë do ndodhë në 2026
-

‘Betejë në parlament dhe kudo’/ Noka: Mazhoranca e dalë nga një farsë zgjedhore. Rama qeveris sipas karteleve
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka u shpreh se opozita do ndjekë çdo rrugë për të kundërshtuar qeverinë. Sipas tij, qeveria është jolegjitime.
I ftuar në News24, Noka shtoi se duhet që lëvizja politike duhet të kthehet në popullore.
Noka: Qeveria është kapur nga krimi në Elbasan, Durrës dhe qytete të tjera. Kryeministri qeveris sipas vullnetit të karteleve. Kryeministri është peng në duart e karteleve të drogës. Ka vetëm një rrugë, të kthejmë lëvizjet politike në lëvizje popullore. Ne sot këtë po bëjmë, po ngremë kauza për të ngritur popullin.
Opozita ka argumentuar dhe dokumentuar çdo gjë nga farsa zgjedhore. Falë punës së PD, shqiptarët dhe ndërkombëtarët e kanë të qartë se zgjedhjet ishin farsë. Mazhoranca ka dalë nga një farsë zgjedhore. Ne do bëjmë betejë në parlament e kudo.
-

‘Neo-otomanizëm dhe farsë zgjedhjesh’, Gjekmarkaj: Rama po dhunon opozitën dhe Kushtetutën
Një sesion sfidash dhe betejash, po aq sa paradoksal e ka cilësuar deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj këtë sesion të ri parlamentar. Në një kohë kur opozita i cilëson farsë zgjedhjet e 11 majit, zgjedh të shkojë në Kuvend për të shfrytëzuar çdo mundësi komunikimi me qytetarët, por edhe me ndërkombëtarët. Në intervistë të dhënë së fundmi, Gjekmarkaj ngriti akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij ka krijuar një realitet neo-otoman.
“Ky është sesion sfidash e betejash për opozitën. E di që duket paradoksale, jemi në parlament dhe nuk njohim 11 majin. Në vend të zgjedhjeve patëm një farsë në çdo aspekt. E tha raporti i OSBE që partia dhe shteti janë një. Zgjedhje të manipuluara e fasadë që ne do ti denoncojmë dhe nuk do të reshtim ta bëjmë sërish. Jemi në parlament edhe për këtë dhe për të shfrytëzuar çdo hapësirë të mbetur për të komunikuar me shqiptarët e ndërkombëtarët. Paraditen në parlament nuk e ndaja dot që jemi në realitet neo-otoman apo neo-komunist? Jemi në realitet paradoksal dhe e ndjeja në çdo minutë e orë që isha në parlament”, tha ai.
Gjekmarkaj shkon më tej me akuzat ndaj kreut të qeverisë duke shtuar se ai po tenton të opozitën dhe Kushtetutën.
“Flitet për Europën, kapituj e parime dhe sjellja është ose neo-otomane ose neo-komuniste për të zhdukur dhe mbyllur gojën opozitës, për të kthyer kushtetutën dhe pastaj rregullorja e kuvendit e dhunuar nga socialistët duke ndryshuar krejt strukturën për të zvogëluar opozitën”.
Sjelljen e opozitës në Kuvend e shikon si pasojë të sjelljes së mazhorancës. “Nuk janë fajet tona që historia përsëritet. Duhet të ishte histori progresi, jo honesh ngjitjesh e rëniesh. Ne jemi në moment rënie, kemi ceduar te zgjedhjet ,liria ekonomike e media jemi në regres”./A2CNN
-

Berisha: Ftoj kryesinë që të mos njohim këto zgjedhje. Njohja e tyre do e bënte PD-në bashkëautore në një farsë, më e shëmtuara në 32 vite
Lideri i Partisë Demokratike ftoi sot kryesinë e PD-së të mos njohin farsën elektorale të 11 majit. ‘Njohja e tyre do e bënte PD-në bashkëautore në një farsë, më të shëmtuarën në 32 vite’ tha Berisha duke nënvizuar se PD ka dokumentuar veprimtarinë e partisë shtet për të vjedhur këto vota.
Pjesë nga fjala e Berishës
Në këtë material ka një dokumentim të plotë të veprimtarisë së partisë shtet.
Përdorimit të të gjitha resurseve.
Ka një dokumentim të plotë të shëmtisë të paparë të ditës së votimit.
Në qindra e qindra video, dokumentohet se si kontrollohej në mënyrën më banditeske vota, votimi dhe vullneti i qytetarëve nga policia politike socialiste, administrata, komisionerët, vëzhguesit e me radhë.Një vend të veçantë zënë analiza e videove të ditës së votimit. Ajo ishte një ditë krimi të vërtetë, ku nuk u la përpjekje pa bërë që të kontrollohet numri më i madh i mundshëm i qytetarëve dhe vota e tyre.Vota dy tre herë, gjëra të zakonshme.Vota familjare u tejkalua. Tani i kontrollonin njerëz të panjohur, kjo nuk kishte ndodhur.
Por është e dokumentuar falë punës që kanë bërë drejtuesit, që kanë bërë përfaqësuesit tanë, grupi i punës ka bërë një punë shumë të mirë në këtë drejtim.
Kjo analizë gjeti se janë ndërruar kuti votimi. U zhdukën me datën 14 prill 350 kuti votimi pa asnjë dokument, pa asnjë procesverbal. Një mirënjohje të thellë ndaj atij punonjësi të përgjegjshëm, një njeri i thjeshtë, por me instinktin e njeriut të ndershëm, i ndoqi banditët gjer në strofullën e tyre.
Dhe gjeti se të gjitha shkuan në pallatin e Pilo Kerrit. Famozit Pilo Kerri.Çfarë na treguan ne ditën e votimit analiza e materialeve zgjedhore?Kuti që nuk kishin asnjë firmë të komisionerëve, kuti të firmosura vetëm nga komisioneri socialist. Kuti që kishin diskordanca të mëdha. Kuti të ndërruara pra.
Na treguan kuti të ardhura nga diaspora me rezultate 93 përqind për partinë e krimit. Kuti me rezultate 91 përqind për partinë e krimit.
Pra, shkoi gjer në forma të tilla groteske manipulimi.Përveç këtyre është mbajtur një kontakt online me të gjitha grupet e vëzhguesve. U janë dërguar të gjitha këto gjetje, sepse një nga çështjet që u thoshte me kërcënim narkodiktatori, gjejini ku i keni këto fakte që i keni shkruar këto. U thoshte vëzhguesve ku i keni faktet. Faktet janë aq të zeza sa nuk mund të mbulohen me asgjë.
Unë mendoj se gjithë kjo punë e bërë ishte një detyrim absolut dhe unë vlerësoj shumë të gjithë ata që u angazhuan në këtë. Albanën që e drejtoi atë grup. Ishte detyrim i yni absolut ndaj demokratëve dhe shqiptarëve si kushti më themelor i qëndrimit të përgjegjshëm nga ana jonë.E kundërta do të ishte tradhti ndaj tyre. Do ishte tradhti e vërtetë. Do ishte bashkëautorësi në krimin monstruoz, në farsën elektorale. Po kjo nuk mund të ndodhte.
Duke pasur parasysh këto qindra dhe mijëra dokumente që faktojnë në mënyrën më të plotë shkatërrimin apo kthimin e procesit zgjedhor në farsë elektorale nga kreu i organizatës kriminale Edi Rama, unë ftoj kryesinë që të mos njohim këto zgjedhje.
Njohja e këtyre zgjedhjeve do e bënte PD-në bashkëautore në një farsë, më e shëmtuara në 32 vite. -

A do të jetë PD në Parlament? Berisha zbulon vendimin: Do të shfrytëzojmë të gjitha…
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi sot në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, se opozita do të futet në Parlament gjatë legjislaturës së re, e cila nis më datë 12 shtator,por theksoi se zgjedhjet janë një farsë elektorale të manipuluar nga kryeministri Rama.
Berisha tha se kërkon që Kryesia e PD-së të mos njohë rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, duke e cilësuar procesin si një kthim në farsë elektorale, e cila sipas tij është e organizuar nga “organizata kriminale” e drejtuar nga kryeministri Rama.
“Duke pasur parasysh qindra e mijëra dokumente që faktojnë manipulimin e zgjedhjeve, unë ftoj Kryesinë që mos të njohë këto zgjedhje,” tha Berisha, duke shtuar se njohja e tyre do të bënte PD-në bashkautore në këtë farsë më të keqe në 32 vitet e fundit.
Megjithatë, ai theksoi se bojkotimi i Parlamentit nuk është një opsion i mirë, dhe se opozita duhet të përballet me regjimin e cilësuar prej tij si “narkodiktaturë” me energji dhe forma të reja.
“Beteja jonë kërkon energji të reja, forca dhe forma të reja. Nuk është variant të mos futemi në Parlament, kjo nuk është më mirë,” tha Berisha.
Kreu i PD-së bëri thirrje për një ribrendim të strategjisë opozitare dhe për një qëndrim të ri në luftën kundër pushtetit aktual.
Berisha: Njohja e këtyre zgjedhjeve do të bënte PD bashkautore në një farsë më e shëmtuara në 32 vite, duke kërkuar këtë nga Kryesia, unë di se ka një debat të marrin , të marrin ajo pjesë në parlament. Ja u them ju personalisht unë mendoj se në këtë diktaturë ne nuk duhet të lëmë asnjë hapësirë bosh nga e cila të mos luftojmë kundër saj.
Dhe nëse ka një gjë themelore që kërkohet nga secili prej nesh , kërkohet qëndrimi si do ndryshojmë ne në raport me narkodiktaturën dhe organizatën kriminale që ka uzurpuar pushtetin. Cili do të jetë qëndrimi ynë i ri. Asnjeri s’kemi bërë sa ka mund. Tani kërkohet ribrendim, kërkohet ndryshim para këtij mali të farsën elektorale. Beteja jonë kërkon energji të reja, forca dhe forma të reja. Nuk është një variant të mos futemi në parlament, jo nuk është më mirë. -

Disfata në Bolivi, shpë*then presidenti i CBF: Një farsë e vërtetë, kur luan 11 kundër 14…
10 Shtator 2025
11:07
Alfred Lleshi
Carlo Ancelottit regjistroi humbjen e parë në pankinën braziliane, 1-0 ndaj Bolivisë, në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Botërorin 2026. Episodi vendimtar ishte një penallti e diskutueshme, e dhënë nga arbitri Garay pas ndërhyrjes së VAR-it, e shndërruar në gol nga Miguelito.
Presidenti i Federatës Braziliane, Samir Xaud, kritikoi ashpër jo vetëm arbitrin, por edhe policinë e pritësit e topave anash fushës: “Ishte trishtim ajo që ndodhi. Erdhëm për të luajtur futboll, por nga mbërritja pamë anti-futboll. Në lartësinë prej 4.000 metrash, luajtëm kundër arbitrimit, policisë dhe pritësve të topave, që hiqnin apo fusnin topa pa rregull. Një farsë e vërtetë”.
Ai shtoi: “Ky nuk është futbolli që presim në nivel botëror apo në Amerikën e Jugut. Kur luan kundër 14 lojtarëve, gjithçka bëhet më e vështirë. Shpresoj që Conmebol të ndërmarrë masa, gjithçka është e regjistruar”. Presidenti raportoi edhe trajtimin e dhunshëm nga policia ndaj skuadrës e stafit, duke shprehur indinjatën e tij të plotë. -

“Vota e diasporës, histori suksesi”/ Berisha i përgjigjet Celibashit: Deklaratë e gatshme nga zyra e qeverisë
Kryetari i Parisë Demokratike Sali Berisha i ka quajtur “qesharake” deklaratat e kreut të KQZ-së Ilirian Celibashi lidhur me zgjedhjet e 11 majit dhe votën e diasporës.
Berisha këmbëngul se zgjedhjet ishin farsë elektorale.
–Z. Berisha zgjedhjet e 11 majit që ju i cilësoni si farsë, sot z.Celinash i cilësoi zi zgjedhje që i shkojnë për shtat një vendi që kandidon në BE, ndërsa votën e diasporës si histori suksesi, si e komentoni këtë deklaratë?
“Natyrisht këta janë, të gjithë flasin çfarë thotë zyra e Edi Ramës. Këta i marrin të gatshme nga zyra e Ramës dhe i lexojnë. Si Ilirjani, ashtu dhe Bajrami, edhe të gjithë me radhë. Këtu ka vetëm një zyrë shtypi dhe ajo zyrë shtypi është vetëm e Edi Ramës.
Nuk ka deklaratë me qesharake.
Zgjedhjet ishin një farsë e vërtetë elektorale dhe ne kemi faktuar me qindra mijëra fakte se, në këto zgjedhje u shkelmuan standardet më elementare të zgjedhjeve të drejta, standardet ndërkombëtare dhe ligjet e vendit”-u përgjigj Berisha.Top Channel
-

Berisha refuzon drejtimin e seancës: Parlamenti jo legjitim, Rama mbron interesat e karteleve të drogës
Në prag të mbledhjes së Kuvendit të ri dhe miratimit të qeverisë “Rama 4”, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se për opozitën ky Kuvend është jo legjitim pasi 11 maji ishte farsë elektorale.
Gjatë një konference me gazetarët, Berisha deklaroi se emrat e përveçëm të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama nuk kanë ndonjë rëndësi, pasi për opozitën Rama nuk ka mandat për të qeverisur vendin.
“A ka legjitimitet Edi Rama të krijojë qeveri me farsë elektorale, unë të them kurrë. Kurrë nuk ka legjitimitet, mbasi pseudomazhoranca e tij përfaqëson mbi të gjitha interesat e Edi Ramës, karteleve të drogës, partisë-shtet në të cilën nuk ka zgjedhje normale. Pra këtu nuk është çështja e personave, këtu është çështja e themelit. Këto zgjedhje ishin një farsë e vërtetë elektorale”, tha Berisha.Berisha sqaroi se nuk do të pranojë të drejtojë seancën e parë të Kuvendit, pasi nuk e njeh legjitimitetin e këtij Parlamenti.
“Një parlament jo legjitim, nuk mund ta hap kurrë, kurrë. Nuk mund t’i bëj vendit tim unë një antishërbim të tillë. Harroje. Po të ishte legjitim, me kënaqësi do ta bëja, do ta kisha pasur kënaqësi, por ky është një parlament jo legjitim. Nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë, sipas të gjitha dokumenteve kombëtare dhe ndërkombëtare”, tha ai.
Sipas rregullores seanca e parë drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë. Pas Sali Berishës, deputeti më i vjetër është Tritan Shehu, nëse edhe ai refuzon ta bëjë këtë, atëherë drejtimin e merr socialisti Vasil Llajo. -

‘11 maji, farsë elektorale’, Berisha vijon me akuzat 3 muaj pas zgjedhjeve: Rama, parti- shtet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu rikthye përsëri ditën e sotme tezës së farsës elektorale të 11 majit.
Për të justifikuar pretendimet politike, ai shfaqi disa të dhëna që tha se ishin marrë nga sistemi elektoral i partisë shtet në qarkun e Fierit. Ai hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për krimin elektoral0
“Sistemi i patronazhistëve, i ndërtuar nga kreu i organizatës kriminale Edi Rama. Zgjedhjet janë farsë, farsë dhe vetëm farsë. Vendosën pabarazi ekstreme në fushën e betejës, përdorimin e të gjitha resurseve shtetërore nga partia shtet në garën elektorale. Sistemi i patronazhimit i denoncuar në mënyrë të hapur dhe të përsëritur nga vëzhguesit ndërkombëtarë, bie në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, Kodin Elektoral, konventat ndërkombëtare, direktivat e Këshillit të Europës dhe Venecias”, tha Berisha mes të tjerave para gazetarëve në konferencë.
Më tej, për të justifikuar humbjen historike të PD-së më 11 maj, tha se institucionet shtetërore u shndërruan në institucione dhe operatorë elektoralë nëpërmjet punonjësve dhe zyrave qendrore dhe vendore.
“U shndërruan institucionet shtetërore në elektorale dhe të punonjësve në operatorë elektoralë. Disa të dhëna nga qarku i Fierit me sistemin elektoral që ka funksionuar në çdo qark, por lap-topi i belindës ishte më i aksesueshëm. Këtu janë të dhënat e transformimit të punonjësve dhe institucioneve të qarkut në institucione dhe operatorë elektoralë”, tha kreu i selisë blu, teksa lexoi edhe një raport të gjatë për shkeljet e pretenduara, të përgatitur nga PD-ja.
