Tag: farsë

  • Berisha: Edhe ndërkombëtarët pranuan se zgjedhjet ishin një farsë! Nuk do pranojmë kurrë një mandat mbi krimin

    Berisha: Edhe ndërkombëtarët pranuan se zgjedhjet ishin një farsë! Nuk do pranojmë kurrë një mandat mbi krimin

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur me drejtuesit politikë të qarqeve, u shpreh se, edhe ndërkombëtarët e kanë pranuar se, zgjedhjet ishin farsë.

    Berisha u shpreh se, se një parlament me mandat mbi krimin, nuk do të pranohet kurrë.

    ‘Po ne kurrë, mandat mbi krimin nuk pranojmë se do ishte tradhtia më e madhe ndaj këtij kombi dhe ndaj këtij vendi.

    Vëzhguesit, ambasadori Zanieri, përfaqësuesi i Parlamentit Europian, koordinatori Gahler, përfaqësues të tjerë, i thanë fjalët e tyre. Edhe dy komisionerët, me gjuhë diplomatike, de facto pranuan plotësisht se në zgjedhje u ndesh shteti elektoral me partinë politike, por që në këto moment, zgjedhjet janë një farsë elektorale’, theksoi gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha.

    Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

    Kemi bërë gjithçka për një proces të ndershëm zgjedhor.

    E keni dëgjuar, dhe prapë u kërkoj ju, që gjer momentin e fundit, ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin.

    Ne jemi parti e shtetit ligjor, nuk tërhiqemi.

    Po ne kurrë, mandat mbi krimin nuk pranojmë se do ishte tradhtia më e madhe ndaj këtij kombi dhe ndaj këtij vendi.

    Cilido që mendon se ne nuk kemi të drejtë, e ftojmë të njihet me dokumentet.

    Cilido që mendon se opozita, më tha mua një majtist i pakorrigjueshëm në Strasburg, ti tha po kërkon të deligjitimosh Edi Ramën. Ky ishte një mik i Ilir Metës ky i majti.

    Kur i tregova unë zvarritjen dhe goditjen e Ilir Metës, i thashë po ti e ke mik këtë, po ky deligjitimon veten.

    Cilido që mendon se mund t’u shesë krimin elektoral shqiptarëve për legjitimitet, gjysmë milionë shqiptarë do kërkojnë drejtësi për procesin zgjedhor.

    Atë që bënë me votën e diasporës, është edhe më e shëmtuar.

    Të parambushura nga një dorë, nga një penë, nga një kuti.

    Çfarë del aty është jashtë çdo lloj imagjinate.

    Vota 90 përqind si në Korenë e Veriut për PS-në. Etj, etj.

    Pra, misioni është sot më jetik se kurrë dhe ne do ta përmbushim misionin tonë.

    Unë kam besim të madh se qëndrimi ndaj këtyre zgjedhjeve, si i shqiptarëve, ashtu edhe i komunitetit ndërkombëtar, do të bazohet në vlerësimin e parimeve ndërkombëtare dhe kodit zgjedhor të Shqipërisë.

    Vëzhguesit, ambasadori Zanieri, përfaqësuesi i Parlamentit Europian, koordinatori Gahler, përfaqësues të tjerë, i thanë fjalët e tyre. Edhe dy komisionerët, me gjuhë diplomatike, de facto pranuan plotësisht se në zgjedhje u ndesh shteti elektoral me partinë politike, por që në këto moment, zgjedhjet janë një farsë elektorale.

     

     

  • “E gjitha farsë”, Erandi për “shakanë” e Ganiut: Skenar i dobët i Albës

    “E gjitha farsë”, Erandi për “shakanë” e Ganiut: Skenar i dobët i Albës

    Erandi ka qenë shumë i tensionuar për gjithçka ndodhi me Albën, duke e cilësuar një aktrim të dobët të fermerës.
    Ai tha se i gjithë debati që po ndodh sonte nuk ëhstë i vërtetë, por është një farsë.
    Sipas tij ajo që ndodhi me Albën ishte vetëm shaka, nuk ishte asgjë tjetër.

    Pjesë nga debati:
    Erand: Nuk mund të jap asnjë përgjigje. E ndiej veten të fyer për këtë farsë që ka ndodhur atje. Kemi një dru të shtrembër brenda që nuk do të bëhet njeri. Kemi një skenar të dobët. Nuk jap asnjë mendin deri sa nuk thuhet e vërteta.
    Luana: Cila është e vërteta?
    Erand: E vërteta është që kur duam të bëjmë shaka bëjmë, e tjetra thua se bëjmë përdhunim. Kush është hapësira private që ka ajo vajzë.
    Alba: Krevati është hapësira ime.
    Erand: Ndalo Mi.
    Luana: Nuk ka rëndësi Erand, jo është gjithmonë jo.

  • Rama: Programi i madhështisë, një farsë e madhe. Ne i kemi bërë qartë llogaritë

    Rama: Programi i madhështisë, një farsë e madhe. Ne i kemi bërë qartë llogaritë

    Teksa i përgjigjej ndjekësve në “Sy m’Sy”, kryeministri Edi Rama bëri një krahasim mes programit zgjedhor të PS-së dhe opozitës.
    Ai u shpreh se ka një ndryshim të madh, pasi premtimet elektorale të socialistëve do të realizohen gjatë mandatit të katërt, nëse votat e 11 majit i shpallin fitues.
    “Ka një ndryshim shumë të madh, ato që thotë këneta programi i madhështisë përveçse është një farsë e madhe po ka një falsitet total brenda tij, sepse thotë që më 12 maj zgjedhjet do të bëhen realitet, ne nuk themi kështu ne themi në “Shqipërinë 2030” do të arrihen këto.
    Nuk do të ndodhi kjo më 12 maj, do të ndodhë brenda mandatit, flasim për pensionet, do të ndodhi në “Shqipërinë 2030”, gradualisht, i kemi bërë qartë llogaritë duke pasur parasysh edhe BE. Si mund të besojnë njerëzit në kënetë, por nuk ndodh”, tha Rama.

  • “Si mund të besojnë njerëzit në kënetë”/ Rama ironizon PD-në: Programi i Madhështisë është një farsë e madhe

    “Si mund të besojnë njerëzit në kënetë”/ Rama ironizon PD-në: Programi i Madhështisë është një farsë e madhe

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur ‘farsë të madhe’ programim e Partisë Demokratike, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ai theksoi se qytetarët nuk i besojnë më Partisë Demokratike. Sipas tij, premtimet e tyre për paga dhe pensione janë një falsitet total dhe nuk bazohen në logjikën ekonomike.
    “Ka një ndryshim shumë të madh. Ato që thotë kënata, programi i madhështisë, përveç se është një farsë e madhe, ka një falsitet total brenda tij se thotë se më 12 maj të gjitha do të bëhen realitet, ne nuk themi kështu. Ne nuk themi kështu, por ne themi se në Shqipërinë 2030 do të arrihen këto parlamentar, nuk themi se në 12 maj do të bëhet realitet minimumi jetik 200 euro. Nuk e themi këtu, se nuk do të ndodhi kjo më 12 maj dhe do të ndodhë brenda mandatit dhe flasim për pensionet. Do të ndodhë në Shqipërinë 2030. Kemi bërë llogaritë shumë qartë llogaritë. Si mund të besojnë njerëzit në kënetë? Kjo nuk ndodh”, tha ai.