Tag: farsa

  • ‘Farsa duhet luftuar’, Berisha/ Falenderoj kandidatët e pavarur për guximin që treguan

    ‘Farsa duhet luftuar’, Berisha/ Falenderoj kandidatët e pavarur për guximin që treguan

    Sali Berisha komentoi sot pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike edhe zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, ku në të pesta bashkitë kandidatët e pavarur që mbështeti opozita humbën përballë rivalëve socialistë.
    Berisha i pyetur nga gazetarët për zgjedhjet, u shpreh se dje u provua ajo që Partia Demokratike kishte deklaruar pas 11 majit, se në farsa elektorale nuk bëhen zgjedhje.
    Ai falënderoi të gjithë kandidatët e pavarur për guximin e treguar, duke sqaruar se PD nuk i bojkotoi zgjedhjet e pjesshme lokale, por mbështeti ata kandidatë, pavarësish farsës së partisë shtet.
    “Falenderoj përzemërsisht kandidatët e pavarur për guximin e treguar dhe kjo faktoi se Shqipëria është në farsë elektorale, diktaturë totalitare dhe Shqipëria po njihet e tillë. Qytetarët dhe të gjithë e panë, ishte vetëm farsë elektorale. Ne nuk ishim në zgjedhje, në ishim në mbështetje të tyre, dhe ky nuk ishte bojkot nga ana jonë, jo. Ne bëmë thirrje për qytetarët që të votonin dhe mbështetëm kandidatët e pavarur”, tha Berisha mes të tjerash.
    Për arsyet pse PD nuk vendosi kandidatët e saj në këto zgjedhje, kreu i selisë blu shpjegoi se ata kishin studiuar veprimet e partisë shtet dhe narkoshtetit, duke konstatuar se ata bëjnë vetëm farsa elektorale, që i kishin denoncuar hapur. Megjithatë ai deklaroi se opozita nuk do dorëzohet në betejën e saj, për të luftuar regjimin.
    “Ishin disa veprime të studiuara mirë se kjo qeveri zgjedhje nuk bën dhe kjo e provoi. Unë mendoj se farsa duhet luftuar, se në farsë nuk ka zgjedhje”, tha ai.
    Kryetari i PD foli edhe për platformën politike para Kryeministrisë me fjalime e protesta për largimin e kryeministrit Edi Rama, zv/kryeministres Belinda Balluku dhe qeverisë së korruptuar.

  • ‘Farsa e 11 majit do të denoncohet në çdo kryeqytet europian!’ Berisha takon zyrtarin e lartë pranë Fondacionit të CDU-së gjermane

    ‘Farsa e 11 majit do të denoncohet në çdo kryeqytet europian!’ Berisha takon zyrtarin e lartë pranë Fondacionit të CDU-së gjermane

    Kryetari i Partisë Demokratike pati sot një takim me Lars Hänsel, drejtor i Departamentit për Europën dhe Amerikën e Veriut pranë Fondacionit gjerman Konrad Adenauer Stiftung (CDU), gjatë të cilit nënvizoi se “farsa zgjedhore e 11 majit” do të denoncohet në çdo kryeqytet europian.

    Gjatë bisedës, kreu i PD falënderoi zotin Hänsel dhe drejtorin e zyrës së KAS për Shqipërinë, Thomas Kunze, për mbështetjen e dhënë në forcimin e kapaciteteve të opozitës, hartimin e programit ekonomik dhe prezantimin e tij para publikut.

    Gjatë takimit Berisha theksoi shqetësimin se qeverinë Rama se ka shndërruar Shqipërinë në një “diktaturë autoritare” ku, ndryshe nga e kaluara totalitare me bazë ideologjike, forca kryesore lëvizëse është krimi dhe droga.

    PD akuzon gjithashtu se reforma në drejtësi po i jep mbrojtje dhe paprekshmëri autorëve të krimit zgjedhor, ndërsa 11 maji u kthye në “farsën më të turpshme të tranzicionit shqiptar”.

    “Shqipëria, theksova në takim, është një diktaturë autoritare e cila në dallim nga diktatura totalitare që kemi kaluar dekada më parë nuk ka ideologjinë, por ka drogën si forcë levizëse kryesore që vendos në rrugë, në parlament në qeveri, në gjyktata, prokurori, që vendos kush do jetë në qeveri dhe kush do jetë në parlament etj. Është droga që vendos kush kandidon, kush fiton e kush drejton vendin e agjencitë publike. Janë së paku 28 deputetë që krimi i organizuar ka diktuar në zgjedhjet e 11 majit, ashtu siç dëshmoi në mënyrën më ulëritëse rasti i kartelit të Troplinëve të cilët pas zgjedhjeve, u shpërblyen me leje kullash droge në Durrës. E informova Z. Hänsel se ky realitet është i shtrirë në Durrës, por dhe në Elbasan, Shkodër e kudo në vend, ku krimi elektoral kontrollon territorin me kamera, frikë, korrupsion e licenca kanabisi. Mbështetur nga një reformë drejtësie që në vend të ndëshkimit u jep mbrojtje e paprekshmëri, krimi zgjedhor bëri që 11 maji të kthehej në farsën më të turpshme të tranzicionit shqiptar. E turpshme ashtu si dhe letra dërguar misionit të OSBE/ODHIR fill pas 11 majit, teksa ministri i jashtëm tenton nëpërmjet presionit të zhbëjë gjetjet dhe akuzat e raportit më të zi redaktuar ndonjëherë në këto 30 vite. Një mentalitet kriminal që i karakterizon të gjitha hallkat e qeverisë Rama, që nga Kryeministri, Ministri e deri tek patronazhisti më i ulët.Duke kërkuar dhe ndihmën e partnerëve tanë perëndimor si KAS, Partia Demokratike do të vijojë fuqimisht betejën për transparencë e denoncim në nivel ndërkombëtar, në mënyrë që farsa zgjedhore e 11 majit të refuzohet nga çdo partner e aleat i demokracisë shqiptare” shkruan Berisha në postim. 

    Në takim morën pjesë gjithashtu dhe Deputeti i Partisë Demokratike Z.Tomorr Alizoti, dhe Z.Akil Kraja, Drejtor i Fondacionit të PD për Liri dhe Demokraci.

  • Berisha nuk pranon “nenin Basha”: U bë për rastet kur ka zgjedhje dhe jo farsa elektorale

    Berisha nuk pranon “nenin Basha”: U bë për rastet kur ka zgjedhje dhe jo farsa elektorale

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përsëriti sot se nuk do i njihte zgjedhjet e 11 majit, pasi ishin farsë elektorale.
    Berisha akuzoi edhe kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi për heshtjen në lidhje me zhdukjen e mbi 300 kutive të votimit me materiale zgjedhore, për të cilat PD kishte kërkuar informacion zyrtar me shkresë, por nuk kishte marrë përgjigje.

    Ai tha se ishin marrë nga persona të paautorizuar, kurse kryekomisioneri po heshtte dhe i drejtoi pyetje publike.
    Në konferencën për mediat, Berisha u pyet edhe për të ashtuquajturin “neni Basha”, por kreu i PD-së u përgjigj se ai nen ishte bërë për rastet kur zhvilloheshin zgjedhje dhe jo farsa elektorale.  Ndërkohë që edhe në zgjedhjet e kaluara vetë Basha pretendoi farsë elektorale më 2021, por Berisha i kërkoi dorëheqjen sipas statutit, teksa tani nuk po e zbaton vetë.
    “Jemi në kushtet e një farse të pashembullt elektorale në 32 vite. Kemi arritur të dokumentojmë dhe do dokumentojmë çdo ditë për shqiptarët dhe partnerët tanë farsën e shëmtuar, pastaj fjalën do e marrë populli dhe demokratët. Ai nen ka të bëjë me momentin kur bëhen zgjedhje, jo për farsa elektorale. Nuk mund të përdoren farsa për mekanizma antidemokratike. Statuti është në rregull, nuk ka nevojë për momentin për ndonjë ndryshim. Por sigurisht pasi të finalizojmë denoncimin në Shqipëri e botë të farsës elektorale, PD do bëjë analizë të plotë të të gjitha problemeve, që të modernizohet dhe hapet gjithnjë më shumë”, tha Berisha.

  • “Partizani”/ Malltezi: Sot ka filluar farsa, Rama duhej të ishte i pandehur

    “Partizani”/ Malltezi: Sot ka filluar farsa, Rama duhej të ishte i pandehur

    Pas shtyrjes së seancës gjyqësore për çështjen “Dosja Partizani”, Jamarbër Malltezi ka dhënë një deklaratë për mediat.
    Gjatë fjalës së tij, ai e cilësoi procesin si një farsë të shtetit e cila ka nisur ditën e sotme.
    Ndërkohë për mosparaqitjen e Berishës në seancë, ka theksuar se njoftimi për të ka ardhur të premten, sipas kodit të procedurës duhet të vinte para 10 ditësh.
    ”Ne jemi të gatshëm të përballemi në çfarëdo lloj dite. Sot ka filluar farsa, ne do vazhdojmë.
    Njoftimi për zotin ka ardhur të premten, sipas kodit të procedurës duhet të vinte para 10 ditësh.
    Që nga kjo ne shohim se shteti po bën farsa, sepse shteti, policia e kishte njoftimin që para dy javësh, por solli ta sillte para dy ditësh. Policia ka gënjyer dhe e ka sjellë të premten”, tha Malltezi.

  • ‘Rama, Maduro i Europës’, Berisha: Farsa elektorale, çështje kryesore në Asamblenë e Këshillit të Europës

    ‘Rama, Maduro i Europës’, Berisha: Farsa elektorale, çështje kryesore në Asamblenë e Këshillit të Europës

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë me gazetarët ka komentuar sërish zgjedhjet e 11 majit, ose siç ai i quan ‘farsa elektorale. Duke folur para gezetarëve, Lideri i opozitës u shpreh se farsa elektorale është çështje kryesore edhe në Asamblenë e Këshillit të Europës.
    Kryedemokrati përmendi edhe artikullin e medias ameriaken Fox News, ku kryeministri Edi Rama krahasohej me narkodiktatorin e Venezuelës, Nikola Maduro, me emrin ‘Ramaduro’. Sipas tij kjo farsë damkosi përfundimisht edhe kryeministrin Edi Rama si Maduron e Europës.
    “Kjo farsë damkosi përfundimisht Edi Ramën si Maduron e Europës. Ajo çka mediat e mëdha shqiptare censurojnë me fanatizëm është pikërisht fakti se editoriali i rrjetit më të madh televiziv të SHBA, Fox News, po ripublikohet në një zhvillim shumë të veçantë nga mediat e tjera më të mëdha të këtij vendi dhe më influente, siç është e pavarura RealClearPolitics.
    Pra, lajmet në këto dy media më të mëdha dhe më influence në SHBA, pas aksionit historik të presidentit Donald Trump me të cilin këputi Nyjën Gordiane dhe shkatërroi impiantet bërthamore të Iranit, të ajatollahëve, mund të them se lajmi i dytë më i qarkulluar është Ramaduro. Ribotimi, ripublikimi nga RealClearPolitics, media e pavarur shumë e fuqishme, është qëndrimi më i merituar ndaj Edi Ramës.
    Farsa nuk kapërdihet. Ka tre ditë që në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, farsa elektorale është çështje kryesore. Në seanca plenare dhe në mbledhje të grupeve dhe të komisioneve. Ndaj dhe me këtë rast dua të përgëzoj përfaqësuesen e opozitës, zonjën Vokshi për qëndrimet e saj në mbrojtje të votës së lirë të shqiptarëve në tempullin e demokracisë. Mos harroni se Këshilli i Europës është institucioni që ka dy shtylla kryesore, zgjedhjet e lira dhe shtetin ligjor,” tha Berisha.

  • Rinumërimi e nxori blof, Berisha ndryshon akuzat: Përveç trenit bullgar, kanë ndërruar edhe kutitë

    Rinumërimi e nxori blof, Berisha ndryshon akuzat: Përveç trenit bullgar, kanë ndërruar edhe kutitë

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur mesditen e sotme (27 qershor), një konferencë për shtyp nga ambientet e selisë blu.
    Fillimisht, Berisha u shpreh se ‘farsa elektorale’ që Partia Demokratike denoncon, ka bërë jehonë në Këshillin Evropian, e është një temë kryesore për grupet parlamentare dhe komisionet e unionit.
    “Farsa nuk kapërdihet. Ka tre ditë në asamblenë parlamentare të KiE, farsa elektorale është çështje kryesore. Në seanca plenare e në mbledhje të grupeve parlamentare e komisioneve”, tha ai.
    Sakaq, kryedemokrati denoncon se përveç metodës “treni bullgar”, është përdorur dhe ajo e mbushjes dhe zëvendësimit së kutive të votimit.
    “Ngjallin dyshime shumë të forta se përveç trenit bullgar, është përdorur dhe mbushja e zëvendësimi i kutive të votimit”, tha Berisha.

  • Pse Sali Berisha s’do e japë kurrë dorëheqjen!

    Pse Sali Berisha s’do e japë kurrë dorëheqjen!

    Osmani ishte krejt në rregull, spo keqinterpretonte asgjë, sepse statuti ashtu thotë; nëse partia nuk rezulton fituese, kryetari largohet. Ishte Berisha ai i cili po manipulonte. Mundej ta kishte shkruar në statut “kur zgjedhjet janë farsë, kryetari nuk largohet” dhe ishim të qartë. Mirëpo ka dashur t’i mashtrojë njerëzit; meqenëse shumë vetë në seli e kanë ditur mirë që zgjedhjet do të humben, ai ka shkruar në statut se do të largohet, gjoja si garanci demokratike. Ndërsa tani nuk e zbaton garancinë që ka dhënë dhe, askush ska guxim tia kërkojë, sepse i shpall tradhëtarë. Po qëndron aty përmes kërcënimit se po guxuat të flisni, mund tiu linçoj e diskretitoj.
    Farsa
    Farsa është mbulesa për të mbuluar paaftësinë për të fituar në secilat palë zgjedhje, sido që ato të bëhet, edhe sikur të kemi zgjedhje me standarde të Danimarkës, ai dhe ajo strukturë nuk munden të fitojnë. Farsa mbulon mungesën e organizimit që ata e dinë se e kanë, kur flet me ta privatisht ta pranojnë se kanë kaos, jo organizim. Farsa është për të mbuluar përfaqësimin mediatik skandaloz me personazhe antipatike dhe komike, ku njëra thotë do iu vëmë tritolin, tjetri thotë do iu hamë të gjallë, të tjerët gjuajnë me shishe e hedhin kapsolla, të tjerët flasin budalliqe. Nga parti e mendimit dhe besueshmërisë njerëzore që duhej të ishte, janë kthyer në grup parapolitik si ai i Ramazan Kadirov në Çeçeni ku në themel kanë “bërjen si të fortë”. Shqiptarët nuk shohin te ata, politikanët e të nesërmes, shohin politikanë vegjetues të së shkuarës; askush nuk i sheh dhe nuk projekton siguri që me ata politikanë, nesër do të kemi njëlloj ardhmërie politike si parti e si vend.
    Mbi të gjitha, farsa është për të mbuluar të vërtetën se pëlqyeshmëria e Sali Berishës është në kuota turpëruese. Si rrjedhojë e gjithë struktura vuan mungesën e pëlqyeshmërisë popullore e nuk arrin ta bashkojë rreth vetes “popullin opozitar”. Nuk është në parametra konkuruese politikisht. Nuk plotëson kushtet për të qenë konkuruese.
    Pse merreni me Berishën, nuk merreni me Ramën?
    Me ketë fjali mendojnë se i kapin “mat” kritikuesit, pra iu duket vetja të zgjuar, sikur kanë prodhuar diçka gozhduese për kritikët. Në fakt kjo fjali përfaqëson pikërisht mentalitetin mjeran i cili pamundëson të jenë të pëlqyer e simpatikë në popull. Në vend që të përballej me kritikën, ta sfidonte kritikën dhe ta mposhtte me epërsi argumenti, duke mos pasur epërsi argumenti, çdo kritikë e shpall sikur prodhohet nga shërbëtorët e armikut. Rrjedhimisht, duke pranuar se çdo kritikë prodhohet nga armiku, damkos partinë e vet si parti mjeranësh e gojkyçurish të cilët nuk kanë kapacitet për të prodhuar mendim kritik. Në çdo shoqëri demokratike edhe partia në pushtet edhe partia në opozitë i nënshtrohen gjykimit, kritikës, opinionit, kontestimit.
    Ata që merren me Sali Berishën dhe i kërkojnë dorëheqje janë pikërisht ata që duan të largojnë Edi Ramën, janë ata që duan të ndërtohet një alternativë opozitare konkuruese, janë ata që duan të ndërtojnë një “armë” politike kundër Edi Ramës. Dhe Berisha është bërë bllokues dhe pengesë për ndërtimin e “armës opozitare”. Sepse ai ka personalizuar një parti e cila ka lindur në Tiranë si lëvizje anti-komuniste e demokratike, ka futur në oborrin e saj një korpus jeniçerësh të gatshëm për të vrarë cilindo që kërkon ndryshim.
    Kushdo që është socialist dhe me Edi Ramën, ska asnjë arsye për të kërkuar largimin e Sali Berishës, sepse duke personalizuar partinë e duke e kthyer në pronë private, duke dëbuar qindra e mijëra demokratë, duke pamundësuar përfaqësimin e mijëra opozitarëve, duke e mbajtur partinë vegjetuese e jo konkuruese, Berisha është kthyer në garanci dhe siguri për Edi Ramën. Ky është fakt, fakt i cili po vërtetohet e do të vërtetohet sa herë të mbahen zgjedhje.
    Sytë përtokë
    Isuf Kalo, mjeku i Enver Hoxhës, shprehet në një intervistë se Ramizi me Nexhmijen ishin njerëz pa vizion, ata nuk mundeshin të kishin vizion politik, pasi ata gjatë gjithë rrugëtimit të tyre i kishin mbajtur sytë përtokë duke u kujdesur të mos shkelnin në dërrasë të kalbur. Duke mbajtur sytë përtokë ata nuk mundeshin të shikonin horizontin e të krijonin vizion.
    Ata deputetë të cilët me 5 shtator 2023 shkuan e iu bashkuan Sali Berishës, shkuan e morën nga ilegal dhe e legalizuan, shkuan e nxorrën nga gropa ku ra në zgjedhjet e 2023, a kishin vizion për të parë se çfarë do të ndodhte pas zgjedhjeve të 2025, apo shkuan me sy përtokë? A kishin hallin për ta bërë PD-në konkuruese apo kishin hallin e mandateve vetjake?
    Nëse kishin hallin e ruajtjes së PD-së dhe mosshkatërrimin e saj, po sot, a kanë të njejtin hall? Si mendojnë ata, duke e çimentuar dhe pronësuar partinë tek një individ, Berisha, a kanë PD më konkuruese apo kanë PD e cila shkon drejt shkatërrimit? Nëse e kanë më konkuruese, shumë mirë, mbyllet këtu diskutimi. Por nëse mendojnë se PD e personalizuar dhe në ketë gjendje që është ka gjasa të shkojë drejt shkatërrimit, a do të ngrihen për ta shpëtuar si në 2023 kur iu bashkuan Berishës për të mos lejuar shkatërrimin e PD?
    Apo sytë përtokë si Nexhi me Ramizin?

  • A do e zbatojë ‘nenin’ e dorëheqjes? Berisha: Statuti bën fjalë për zgjedhje, jo për farsë

    A do e zbatojë ‘nenin’ e dorëheqjes? Berisha: Statuti bën fjalë për zgjedhje, jo për farsë

    Kreu e demokratëve, Sali Berisha ka komentuar zgjedhjet e pjesshme në disa bashki të vendit, kryetarët e të cilave dhanë dorëheqje për t’u bërë deputetët. Berisha tha se zgjedhjet e pjesshme lokale pritet të jenë një tjetër farsë, pasi sipas tij me kryeministrin aktual, nuk ka zgjedhje. “Do të zhvillohet farsa e radhës. Ne themi që do të zhvillohet farsa e radhës. Me Edi Ramën ka vetëm farsë, kjo është e vërteta”, tha Berisha.
    Ai është pyetur nga gazetarët nëse do ta zbatojë statutin e PD, në pikën e dorëheqjes së kryetarit në rast të humbjes së garës elektorale. Berisha u shpreh se statute i PD bën fjalë për rastet kur zgjedhjet realizohen të lira dhe jo kur ato janë një farsë. “Statuti bën fjalë për zgjedhje, jo për farsë. Të lutem mos e keqinterpreto statutin.
    Nëqoftëse statuti do shkruante për farsë dhe unë mund të jap dokumente origjinale që dëshmojnë se vetëdijen e Sali Berishës për farsën, pra nëse unë do kisha shkrojtur farsë, unë jam dakord me ty, por nuk kam shkruar farsë, por zgjedhje.
    Jo farsë, farsa është kryesorja. Farsa. Sepse unë mund të nxjerr dokumente në të cilat me qartësi të madhe kam folur për farsa gjatë këtyre viteve. Pra nuk është se i mungonte fjalorit tim politik nocioni farsë. Nuk mund të më mungonte, kurrsesi”, u shpreh Berisha.

  • Berisha nxjerr pamjet e reja nga “farsa e 11 majit”: Shqiptarët do ngrihen për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore

    Berisha nxjerr pamjet e reja nga “farsa e 11 majit”: Shqiptarët do ngrihen për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një tjetër konferencë me gazetarët ka bërë publike një tjetër video që iu paraqit Grupit Parlamentar të PPE-ve në Këshillin e Europës, kusipas tij,  vërtetohet farsa elektorale e 11 majit. ‘Grupi parlamentar i PPE-së në Këshillin e Europës, u njoh sot me një video shokuese nga farsa e 11 majit’, theksoi Berisha gjatë konferencës me gazetarët në selinë blu.
    ‘Zonja Albana Vokshi, e pranishme në grupin parlamentar të Partisë Popullore, paraqiti që në mëngjes një video shokuese, shokuese për audiencën, e cila tregoi se pse zgjedhjet në Shqipëri, ishin një farsë e tipit të Zimbabve të 30 viteve më parë. Edhe njëherë e them, pamjet e paraqitura në tempullin, në grupin parlamentar të Partisë Popullore, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ishin shokuese për audiencën’, u shpreh Berisha.
    Berisha tha se qytetarët shqiptarë duhet të ngrihen për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore.
    ‘Nuk mundet kurrë ndërgjegjja e një njeriu të pranojë këtë farsë. Natyrisht përgjigja dhe zgjidhja është vetëm tek shqiptarët, në dorën e tyre. Do të tolerojnë ata një poshtërim të tillë, do të tolerojnë ata një qeveri legjitimiteti i të cilës nuk ekziston, pushteti i të cilës bazohet në një farsë të turpshme elektorale apo do të ngrihen ata për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore, si njerëz të qytetëruar. Unë besoj tek e dyta dhe këtu qëndron Partia Demokratike e cila kurrë nuk do ti pranojë këto zgjedhje’, nënvizoi kryedemokrati.
    I pyetur nga gazetarët se, ku ishin komisionerët e PD-së gjatë manipulimit të zgjedhjeve në 11 maj, kreu i PD-së theksoi se farsa zgjedhore e 11 majit, ku kandidatët e mbështetur nga bandat, si Sara Mile në Elbasan dhe Arken Balla në Durrës, nuk i ka dhënë shumë mundësi kominsionerëve që të reagojnë, kundrejt shkeljeve flagrante dhe skandaloze në procesin e votimit.
    ‘Aty ku Sara Mile, Arkend Balla, shkojnë me hanxharët e Troplinëve dhe Suel Çelës, komisionerit i ngelet shumë pak hapësirë. Pra këtu është problemi. Problemi është se zgjedhjet zhvillohen në kushtet e një terrori të paparë politik. E një terrori të paparë të karteleve të drogës dhe organizatave më të rrezikshme kriminale’, deklaroi Berisha.
    Kreu i partisë Demokratike u shpreh se patronazhistët nuk mund të administrojnë zgjedhjet, ashtu sikurse bënë më 11 maj. Ai shtoi  se ka disa propozime që duhen parë e studiuar.
    Gjatë konferencës, Berisha theksoi se farsa e 11 majit do të jetë objekt i një serie veprimesh ndërkombëtare. Ai njoftoi se prova të forta për manipulimet zgjedhore do të dërgohen në institucione të rëndësishme, duke përfshirë Kongresin dhe Senatin amerikan, parlamentet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, si dhe organizatat ndërkombëtare. Sipas tij, edhe pse raporti përfundimtar nuk është mbyllur ende, këto prova janë tashmë të njohura dhe diskutohet në nivele zyrtare ndërkombëtare.
    Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se qeveria, nëpërmjet kërcënimeve dhe shantazheve i kërkonte vëzhguesve në zgjedhjet e 11 majit, të tregonin se ku i kishin faktet për raportin paraprak.
    ‘Siç e keni marrë vesh ju, kam denoncuar këtu përpjekjet e jashtëzakonshme të Edi Ramës, presionet turpshme ndaj vëzhguesve, për të ndryshuar qëndrimin. Unë besoj se ato presione nuk do të kenë efekt dhe kam besim në integritetin e vëzhguesve ndërkombëtar. Ka një përpjekje të qeverisë, e cila me kërcënime me shantazhe u thoshte, ku i keni faktet që keni shkrojtur, këto e ato dhe ka një përpjekje tonën për të bërë transparencën me fakte e dokumente’, theksoi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët.

  • Farsa zgjedhore/ Berisha paralajmëron protesta

    Farsa zgjedhore/ Berisha paralajmëron protesta

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona