Tag: farat

  • Si të rrisni spinaqin e freskët në shtëpi

    Si të rrisni spinaqin e freskët në shtëpi

    Spinaqi është një barishte e familjes botanike goosefoot (këmbë pate) që përfshin barishte dhe bimë të ndryshme, të cilat kanë një aromë specifike, gjethet e të cilave i përngjajnë këmbës së patës.

    Spinaqi është një nga barishtet më të çmuara në kuzhinën e vendit tonë. Vlerat ushqyese e bëjnë spinaqin një super ushqim, jo vetëm në Shqipëri, por edhe kudo tjetër në botë. Të ashtuquajturat ‘super ushqime’ kanë aftësinë të ulin kolesterolin, rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe mbrojnë ndaj radikaleve të lira.
    Spinaqi është i pasur me vitaminë K, folat, vitaminë A, C, dhe beta karoten. Ai përmban gjithashtu sasi domethënëse të hekurit, kalciumit dhe e fundit, por jo nga rëndësia, spinaqi është një antioksidant i shkëlqyer.
    Spinaqi mund të gatuhet në disa mënyra por edhe mund të hahet i gjallë. Për vlerat e lartpërmendura, spinaqi renditet në ushqimet që nuk duhet të mungojnë kurrë në shtëpi. Kjo është një arsye përse spinaqin duhet të mësoni ta rrisni vetë, që mos t’ju mungojë asnjëherë. Spinaqi, për fat të mirë është një barishte që rritet shumë mirë, si në pranverë ashtu edhe në vjeshtë dhe kur të lexoni udhëzimet e AgroWeb.org do ta kuptoni sa e lehtë është përkujdesja ndaj tij.
    Kushtet e duhura për rritjen e spinaqitSpinaqi është perime e stinës së freskët dhe rrjedhimisht mund të tolerojë edhe klimën e ftohtë. Ai ka nevojë për ndriçim të pjesshëm diellor dhe një tokë të pasur me pleh organik dhe të lagësht. Nëse shtoni limon jeshil në plehun e përdorur do të përmirësoni vlerat pehashit për tokën ku do të mbillni.
    Mbjellja e spinaqit
    Spinaqi mund të mbillet direkt në kopshtin tuaj, për sa kohë e keni punuar tokën që në pranverë. Nëse e mbillni vazhdimisht për gjatë disa javëve, do të keni mundësi të shfrytëzoni vlerat e barishtes për një periudhë më të gjatë. Farat e spinaqit duhen mbjellë 1 centimetër nën tokë dhe në një hapësirë prej 5-10 centimetra nga njëra-tjetra, në rreshta në një hapësirë prej 45-60 centimetra.
    Rekomandohet mbjellja e farave të freskëta që gjenden në tregun e fshatarëve dhe jo farat e stinës së shkuar të mbjelljes. Mbillni 15-20 fara në çdo 30 centimetra. Ujitini farat mirë pas mbjelljes. Përdorni pleh organik, ose të pasur me nitrogjen. Kur farat të kenë çelur filiza, mund t’i krasisni që të qëndrojnë të paktën 10 centimetra larg njëri tjetrit. Për ruajtjen e lagështisë, mund t’i rrethoni filizat me gjethe ose pleh shtesë. Në të njëjtën mënyrë, spinaqin mund ta rrisni edhe në vazo, por duhet të siguroheni që ajo të jetë e madhe dhe e gjerë.
    PërkujdesjaSpinaqi ka nevojë për të paktën 25 mililitra ujë në javë. Në mungesë të reshjeve, duhet ta ujisni vetë. Filizat kanë nevojë për hollim të herëpashershëm, por duhet të tregoni kujdes të mos tërhiqni rrënjët, pasi i dëmtoni ato. Spinaqi ka një sistem rrënje shumë të brishtë dhe nuk duhet dëmtuar. Nëse shtoni një shtresë tjetër nitrogjeni çdo 2-3 javë, do të mundësoni që spinaqi të jetë i shëndetshëm, me gjethe të plota me ngjyrë të gjelbër të errët. Mund të kërkoni për dhe’ të pasuruar me nitrogjen në dyqanet e luleve apo farmaci bujqësore.
    MbledhjaSpinaqi kërkon 40-50 ditë për t’u rritur plotësisht. Preferencat janë individuale, ndaj ju mund ta mblidhni në momentin që gjethet kanë arritur përmasat dhe ngjyrën që ju pëlqen. Disa njerëz preferojnë spinaqin gjethevogël, ndërsa disa të tjerë i duan gjethet më të mëdha. Gjethet e brendshme të tufës do të vazhdojnë të rriten dhe ato mund t’i këpusni më vonë.
    Pas këputjes së gjetheve, konsumojini menjëherë që të shfrytëzoni shijen, aromën dhe ushqyesit. Lajini gjethet mirë me ujë të bollshëm. Spinaqi mund të ruhet në frigorifer për disa ditë (por duhet larë dhe tharë fillimisht) nëse nuk keni ndër mend ta konsumoni menjëherë./AgroWeb.org

  • Si të Mbillni Karafilat me Aromën Fantastike në Ballkonin Tuaj

    Si të Mbillni Karafilat me Aromën Fantastike në Ballkonin Tuaj

    Njëra nga lulet më të njohura dhe më të përhapura në vendin tonë janë karafilët, që kanë zbukuruar prej shumë kohësh bahçet, kopshtet dhe ballkonet e shqiptarëve.

    Emri shkencor i karafilave është Dianthus ka prejardhje nga greqishtja,e lashtë “Dios” perëndi dhe “anthos”- lule, që do të thotë “Lulja e Perëndisë”.
    Karafilët janë shumëngjyrësh, të kuq, të bardhë, të verdhë, ngjyrë vjollce apo edhe me lara. Në botë ekzistojnë rreth 300 lloje të karafilëve të përhapura gjithandej dhe Shqipëria është një vend që ofron kushte ideale për këto lule të mrekullueshme.
    AgroWeb.org ju sjell dy mënyra të thjeshta për ta mbjellë karafilin në kopshtin ose në vazot e shtëpisë tuaj.
    Mbjellja me fara
    Farat e karafilit gjenden në dyqanet e luleve ose në farmacitë bujqësore. Mbillni farat në sezonin e pranverës.
    Për rezultatet më të mira, sigurohuni që toka të mos jetë shumë e lagur. Fara duhet të mbillen 30 cm larg njëra tjetrës. Ju mund të përdorni fare lehtë vazo të gjata drejtkëndëshe në ballkonet tuaja.
    Futini farat në tokë dhe mbulojini me gjysëm centimetri tokë. Spërkatini farat herë pas here me ujë për të siguruar lagështi. Farërat duhet të mbijnë në 2-3 javë.
    Mbjellja nga degëzat e karafilit
    Pritini degëzat e karafilave nga bima të lulëzuara dhe të shëndetshme. Në mënyrë ideale, degëza duhet të ketë 2-3 gonxhe karafili. Këputeni degëzën menjëherë nën një nyje të kërcellit.
    Pritini gjethet nga gjysma e poshtme e degëzave të karafilit që ushqimi i tokës të shkojë tek rrënjët pa pengesa.  Mbushni një vazo të gjatë me rërë të trashë.
    Ujiteni me kujdes. Zhytini degëzat në gjysëm thellësie brenda në rërë. Ju duhet të prisni dhe këpusni çdo gjethe që prek në rërë.
    Vendoseni enën në një vend ku do të marrë rrezet e diellit, madje edhe indirekt. Përdorni një shishe ujitëse me spruco çdo ditë për të mbajtur rërën me lagështi.
    Përdorni një lugë për të liruar degëzat nga rëra një muaj pas rritjes së rrënjëve. Zhvendoseni në një vazo me dhe’ të pasuruar me pleh organik ose një vend me diell në kopsht.
    Këshilla
    Mos e ujisni më tepër se duhet bimën tuaj. Me përjashtim të klimës jashtëzakonisht të thatë, një ose dy herë në javë duhet të jetë e mjaftueshme.
    Sigurohuni që të ketë qarkullim të mirë të ajrit rreth degëve të bimëve tuaja të karafilave. Karafila duhet të marrin 4-5 orë rrezet e diellit në ditë.
    Kujdes
    Mos i prashisni bimët tuaja të karafilave. Gjithmonë sigurohuni që të lani bimën dhe të kujdeseni për atë që të japë lulet e saj të bukura. Mos harroni të hiqni dhe shkulni bimët e egra të rritura në mes të bimëve, si dhe barërat e këqia./AgroWeb.org

  • Çfarë Duhet të Dini për Mbjelljet nga Fara

    Çfarë Duhet të Dini për Mbjelljet nga Fara

    Fillimi i mbarë, gjysma e punës. Përpara se të mbillni farat, kushtojini pak kohë optimizimit të kushteve të mbirjes.
    Farat duhet të nxiten që të mbijnë. Disa mund të kërkojnë edhe trajtim paraprak me ngrohje, ftohje ose ujë. Disa të tjera mbijnë në errësirë dhe jo në dritë.

    Koha e mbjelljes mund të ndryshojë sipas bimës. Disa fara mbijnë më shpejt në verë e disa të tjera në pranverë.
    Ajo që duam të themi është se ia vlen që të mësoni rreth kërkesave të bimës suaj.
    Në këtë blog do t’ju japim një sërë rekomandimesh që do të bëjnë të mundur mbirjen e suksesshme nga farat.
    Këshilla përgatitjeje

    Përdorni fara me cilësi të mirë: jo më të vjetra se 2 vjet, që vijnë nga një burim i mirë dhe që janë të përshtatshme për kopshtin ose serën tuaj.
    Mbillni në kohën e duhur: lexoni informacionin në pjesën e pasme të qeseve për këshilla rreth kohës së mbjelljes. Disa fara kanë nevojë të mbijnë në ambiente të brendshme dhe nuk duhet të transferohen jashtë derisa temperatura të jetë rritur mjaftueshëm.
    Zgjidhni ambientin e duhur të rritjes. Pjesa më e madhe e farave nuk mbijnë në dhé vazosh ose kopshti. Shembuj të ambientit të duhur të kultivimit janë: metoda e letrës së kuzhinës, sfungjeri izolues, sfungjeri për rrënjët, përzierje vermikuliti, perliti dhe myshk toke etj.
    Përdorni shtrat të përshtatshëm farash, prej rreth 7 centimetra të thellë. Gjithashtu, sigurohuni që ato të kenë vrima për kullim.

    Këshilla mbjelljeje

    Njomni ambientin e kultivimit, por bëni kujdes që të mos e teproni.
    Kontrolloni nëse farat duhet të lagen përpara mbjelljes. A duhen lagur? Atëherë vendosini në një enë dhe shtoni pak ujë (në temperaturë dhome, uji nuk duhet të jetë shumë i ftohtë). Lërini nga 3 deri në 24 orë, derdhni ujin dhe thajini duke i prekur p.sh. me letër kuzhine. Opsion tjetër është edhe lagia me përforcuesin organik X-Seed për mbirjen e bimëve, sepse kjo bën të mundur që farat të mbijnë më shpejt. Pas lagies, sigurohuni që t’i mbillni farat menjëherë.
    Lini hapësirë mes farave dhe mësoni se sa thellë duhen mbjellë.
    Vendoseni shtratin e farave në vendin më të mirë të mundshëm. Disa fara kërkojnë diell, disa të tjera jo. Gjithashtu, sigurohuni që zona përreth të ketë temperaturën e duhur për mbirje të suksesshme.
    Bëni kujdes ndaj ujitjes së tepërt, por sigurohuni gjithashtu që po i jepni ujë mjaftueshëm. Veprimi më i mirë është që ta mbuloni shtratin e farave me qese mbështjellëse, sepse kjo do të ruajë lagështinë dhe temperaturën. Ngrijeni qesen përditë për ta ujitur. Kjo do të parandalojë dehidratimin e farave.

    Këshilla për kujdesin ndaj bimës

    Kur të çelë sythi i parë, sigurohuni që të ketë dritë dielli të mjaftueshme dhe ta mbani temperaturën rreth 20°C.
    Mbajini filizat të lagur.
    Pas mbirjes, hiqni disa filiza. Kjo do të përforcojë filizat e mbetur.

    Mbirja e farave me X-Seed
    X-Seed është një përforcues biologjik bimësh për hortikulturë. Ai bën të mundur mbirjen më të shpejtë të bimëve si domatja, specat, patëllxhanët, kastravecët dhe lakra. X-Seed është gjithashtu shumë i përshtatshëm për rritjen e luleve. Ky përforcues bimësh është testuar nga Universiteti i Shkencave Bujqësore dhe Veterinare në Bukuresht. Rezultatet e testit treguan që:

    Bimët u rezistojnë më mirë kërpudhave.
    Bimët kanë gjasa më të ulëta të preken nga sëmundjet (e rrënjëve).
    Farat mbijnë tri herë më shpejt sesa pa X-Seed. Pa X-Seed, patëllxhanët thuhet se rriten deri në 3 milimetra për 8 ditë. Me përforcuesin e bimëve, ata rriten deri në 41 milimetra – një dallim i madh.
    Rritja e rrënjëve është më e shpejtë, duke mundësuar përthithje më të shpejtë të ushqyesve nga bima./Bacoline.al