Al Nasëri dhe Al Itihadi janë duke u përballur në gjysmëfinale të Superkupës së Arabisë Saudite. Pjesa e parë ka përfunduar në barazim 1-1, ku vendosën golat e Manesë (10′) dhe Bergvijnit (16′). Një meritë e madhe në golin e Al Itihadit shkon për Mario Mitajn.
Pikërisht nga këmba e tij e majtë nis aksioni që u finalizua me sukses nga Bergvijni. Mitaj dha një pasim fantastik në zonë për Diabinë, i cili më pas shërbeu për sulmuesin hollandez të Al Itihadit. /Sport Ekspres/
Tag: fantastik
-

VIDEO/ Pasim fantastik nga Mitaj, goli nis nga këmbët e mbrojtësit shqiptar
-
Dinamo eleminon Hajdukun, Duka: Kualifikim fantastik dhe i merituar, uroj kalimin në grupe
Dinamo është skuadra e vetme e “Abissnet Superiore”-s që vazhdon rrugëtimin në arenën europiane. Ekipi i Ilir Dajës ka bërë mbrëmjen e sotme atë që më pak pritej. “Nëndetësja blu” ka eleminuar një gjigant të futbollit kroat, si Hajduku i Splitit. Armand Duka ka përgëzuar Dinamon për kualifikimin në “play off” të Ligës së Konferencës përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”. Kreu i FSHF-së uron që blutë e kryeqytetit të arrijnë në grupet e Ligës së Konferencës.
“Kualifikim fantastik, urime Dinamo City! Një rezultat fantastik i Dinamo City ndaj Hajduk Split, një kualifikim i merituar në “Air Albania” pas një ndeshjeje plot me emocione që mbaroi me rezultatin 3-1 për skuadrën tonë në shtesë.
Kalimi në play-off të UEFA Conference League tashmë u arrit dhe urojmë shumë që Dinamo City të kualifikohet në grupet e këtij kompeticioni. Keqardhje që Egnatia nuk ia doli të kualifikohej ndaj Olimpija Ljubjana, edhe pse në dy ndeshje u përball denjësisht me kampionen e Sllovenisë”, ka shkruajtur Armand Duka./Sport Ekspres/
-

Suksesi historik i Dinamos ndaj Hajduk, Duka: Kualifikim fantastik, Urime
Reagimi presidentit të FSHF-së Armand Duka pas fitores 3-1 (në shtesë) ndaj emrit të madh të futbollit kroat Hajduk Split.
Kualifikim fantastik, urime Dinamo City!
Një rezultat fantastik i Dinamo City ndaj Hajduk Split, një kualifikim i merituar në “Air Albania” pas një ndeshjeje plot me emocione që mbaroi me rezultatin 3-1 për skuadrën tonë në shtesë.
Kalimi në play-off të UEFA Conference League tashmë u arrit dhe urojmë shumë që Dinamo City të kualifikohet në grupet e këtij kompeticioni.
Keqardhje që Egnatia nuk ia doli të kualifikohej ndaj Olimpija Ljubjana, edhe pse në dy ndeshje u përball denjësisht me kampionen e Sllovenisë./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Loftus-Cheek “shenjtëron” Allegrin: Trajner fantastik, ka krijuar atmosferë prej skuadre të madhe
1 Gusht 2025
13:20
Alfred Lleshi
Sezoni i ri mund të jetë ai i rilindjes për Ruben Loftus-Cheek. Mesfushori anglez, i vendosur menjëherë në qendër të projektit nga Allegri, ka shkëlqyer në miqësoren kundër Liverpool-it, duke gjetur edhe rrjetën në fitoren 4-2 të kuqezinjve: “Duhet të jemi të kujdesshëm, është futboll vere dhe e dimë mirë çfarë ndodh.
Liverpool mbetet një nga skuadrat më të mira në botë dhe është gjithmonë e vështirë ndaj tij. E rëndësishme është që ne luajtëm shumë mirë në një ndeshje shumë të ndërlikuar. Jashtë Champions-it? Mund të na ndihmojë fizikisht. Ne jemi Milani dhe duhet të rikthehemi në kompeticionet europiane sa më shpejt”.
Ashtu si Leao dhe Pulisic, edhe Loftus-Cheek ka fjalë të mëdha për trajnerin: “Allegri ka krijuar një konkurrencë të shëndetshme mes lojtarëve. Çdokush e dëshiron vendin në formacion dhe të gjithë ndiejmë se mund ta fitojmë atë, nëse stërvitemi dhe luajmë mirë. Është një trajner i madh dhe njeri fantastik. Di si të krijojë atmosferë pozitive. Një atmosferë e mirë krijon skuadër të madhe. Si grup po rritemi dhe ndjesitë janë shumë pozitive”. -

Xabi Alonso lëvdon Garcia: Fantastik, gjendet në vendin e duhur dhe momentin e duhur
Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, foli për mediat pas fitores 1-0 kundër Juventusit, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 finale të Botërorit për Klube, e zhvilluar në SHBA. Në prononcimin e tij për DAZN, Alonso u shpreh i kënaqur me fitoren dhe kalimin e turit:
“Jemi shumë të kënaqur me rezultatin, me paraqitjen dhe me faktin që arritëm të kalojmë turin. Nuk ishte një ndeshje e lehtë, e dinim që Juventusi do të na vendoste në vështirësi dhe ashtu ndodhi në 15 minutat e para, kur na u desh të përshtateshim dhe të merrnim masat. E pashë që na mungonte kompaktësia në mesfushë dhe i kërkova skuadrës të qëndronte më e bashkuar në qendër dhe të kërkonte hapësira në krahë, aty ku mund t’i bënim keq Juventusit. Jam i lumtur që djemtë e zbatuan mirë planin taktik dhe arritëm ta menaxhonim avantazhin”.Për Gonzalo Garcia, autorin e golit vendimtar: “Fantastik. Ka instinktin e vërtetë të një sulmuesi. Ishte aty ku duhej të ishte, në vendin e duhur në momentin e duhur. Nuk është vetëm çështje fati, është diçka që e ka brenda, një ndjesi e veçantë për të parashikuar ku do të shkojë topi. Ka merita të mëdha për fitoren tonë sonte”.
Për gjendjen e Kylian Mbappé: “Nuk ishte në formën e tij më të mirë sonte, nuk ishte 100%. Vendosëm të mos e rrezikonim më shumë sesa duhej. Kylian e di sa i rëndësishëm është për ne dhe jam i bindur që do të rikuperohet plotësisht për ndeshjet e ardhshme. Na pret një përballje e fortë në çerekfinale, do të kemi nevojë për të në formën më të mirë”.
Alonso përfundoi duke falënderuar tifozët madrilenë që kishin udhëtuar për të mbështetur skuadrën në SHBA dhe theksoi se skuadra e tij ka potencial të madh për t’i shkuar deri në fund kompeticionit. -

Guardiola konfirmon shitjen e yllit të skuadrës: Është lojtar fantastik, meriton të luajë më shumë
18 Qershor 2025
11:52
Telesport
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, në prag të debutimit të “citizens” në Botërorin për klube, ka konfirmuar se anësori-sulmues Jack Grealish do të largohet nga ekipi këtë verë.
Kjo konfirmohet edhe nga fakti se 29-vjeçari nuk është grumbulluar për këtë turne që po zhvillohet në Amerikë. “Jack është një lojtar fantastik, ai meriton të luajë më shumë”, tha Guardiola.
“Në dy sezonet e fundit ai nuk e ka bërë shumë këtë gjë me ne, por tani duhet të kthehet në fushë. Të luajë me vazhdimësi”, shtoi më tej trajneri spanjoll.
Në fund, Pep Guardiola komentoi: “Jack duhet të ketë flutura në stomak duke menduar të luajë çdo tre ditë dhe të tregojë sërish të gjitha cilësitë e tij”. -

Komedia me humor verbues dhe me një kast fantastik aktorësh në datat 17,18,19,20 qershor në Teatrin Kombëtar
Një punonjës hoteli i përfshirë në intrigat skizofrenike të një psikiatri, me një sekretare të zhveshur e të fshehur pas perdes së krevatit, zonjë elegante e mbytur në alkool dhe përqafime të paligjshme, profesor i psikiatrisë me fantazi surreale që prish rrjedhën e ngjarjeve dhe polici që hyn në hapësirën e tyre…
Dhe e gjithë kjo në një mjegull të krijuar nga puroja e Çurçillit… Orton sjell pasionet, pritshmëritë romantike, fotot rozë, epshet e nxehta, rastet e shpërdorimit të pushtetit, thurjen e marrëdhënieve të çuditshme dhe komplekse të gjashtë njerëzve në një hiperrealitet, përmes një humori që e shoqëron shfaqjen gjatë gjithë kohës. -

Lamine “FANTASTIK” Yamal vazhdon të luajë playstation në fushë (VIDEO)
15 Maj 2025
22:48
Telesport
Tjetër gol, i njëjti stil, ktheu nga e majta mate mirë, kalibroje aq sa duhet, me pikatore dhe më pas topi që “përqafon” rrjetën në trekendësh. E kanë provuar shumë, duke nisur nga Franca në Europian, por me radhë Real, Inter e shumë skuadra të tjera. Djaloshi magjik e ka bërë dhe sonte në La Liga, në derbin ndaj Espanyol, duke shënuar golin e parë të ndeshjes, teksa tani kontributi i tij është +40 gola asist.
VIDEO E GOLIT -

Çelja e sezonit turistik në Himarë/ Rama: Sezoni do të jetë fantastik
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së sezonit turistik në qytetin e Himarës, ku shprehu optimizëm për një sezon të suksesshëm. Ai theksoi se Himara ka tërhequr tashmë vizitorë nga e gjithë bota dhe se qyteti është në rrugën e duhur për të arritur rezultate të mëdha.
Gjatë fjalës së tij, Rama nënvizoi se projektet për zhvillimin e Himarës do të vazhdojnë pa ndërprerje, duke e siguruar përparimin e qytetit. Ai theksoi se ky transformim është rrënjësor dhe se energjia pozitive që mbizotëron tani në Himarë është rezultat i punës së palodhur dhe angazhimit të bashkisë.“Himara ka kaluar një transformim të thellë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për përmirësimin e mëtejshëm. E gjithë atmosfera që mbizotëron këtu është e qetë dhe e mbushur me energji pozitive. Projektet janë në proces dhe po marrin jetë falë vullnetit dhe iniciativës së bashkisë. Jam i bindur se sezoni turistik do të jetë fantastik”, tha Rama.
-

“Efkaristo poli”/ Rama batuta me Tavon: Jam i bindur që sezoni do jetë fantastik!
Pas Sarandës, kryeministri Edi Rama u ndal në Himarë për të zhvilluar një takim me banorët e këtij qyteti.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se do të bëhen investime të reja në bashkinë e Himarës, për një transformim të qytetit dhe zonave përreth.
Ndërsa për çeljen e sezonit turistik, Rama tha se është i bindur që do të jetë fantastik.
“Falënderoj kryetarin e bashkisë së Korfuzit. Banda frymore e Korfuzit që u paraqit këtu, na vuri në pozitë, duhet të kemi dhe ne në qarqet tona më të mëdha. Vangjeli nuk ma mëson greqishten se ka hall se nuk më duhet më si përkthyer, uroj të më përkthejë si duhet.
Gjëja më e mirë që ka ndodhur këtu në këtë territor është që ka rënë një qetësi dhe ndihet një energji pozitive, të mbarojë dhe fushata dhe të fokusohemi te punët që duhet të bëjmë në këtë territor.
Të shtyjmë përpara dhe për investime, kemi folur me Vangjelin dhe për një qendër të Himarës, sepse nuk e ka një të tillë, kemi folur dhe për një parkim nëntokësorë, kemi folur për Borshin, Dhërmiu do jetë komplet tjetër falë punës së kujdesshme që kanë bërë Mirela dhe Vangjeli. Dua të përshëndes dhe turistët e huaj, pashë shumë turistë të huaj rrugës kur po vija.
Jam i bindur që sezoni do jetë fantastik. Vangjel të falënderoj dhe për një gjë tjetër, që më në fund e hapa, e preka guidën turistike të Himarës. Efkaristo para poli, deri këtu jam unë, di dhe një sagapo por nuk po ta them ty, sagapo poli Korfu, number one the best, Athina…. Korfu the king, Athina princ”, tha Rama me humor.