Tag: fantastik

  • Götze: E kam adhuruar qysh fëmijë, Barça luan gjithmonë futboll fantastik

    Götze: E kam adhuruar qysh fëmijë, Barça luan gjithmonë futboll fantastik

    9 Dhjetor 2025

    8:13

    Alfred Lleshi

    Barcelona do të përballet këtë të martë me Eintracht Frankfurtin në Champions League. Para ndeshjes ka folur Mario Götze, i cili vlerësoi blaugranat: “Barça ka qenë gjithmonë një ekip i rëndësishëm në fëmijërinë time, sepse ka luajtur gjithmonë futboll fantastik dhe kjo mbetet në kujtesë. Është një klub shumë i mirë, luan futboll fantastik, një futboll që të pëlqen ta shikosh”.
    Për përballjen në “Camp Nou”: “Kam ardhur një herë këtu dhe ka shkuar shumë mirë, por ka qenë shumë vite më parë. Si zakonisht, do të jetë një ndeshje e vështirë. Duhet të jemi 100%, të punojmë shumë dhe të vuajmë. Është një mundësi unike”.
    Për marrëdhënien me Flick: “E njoh Hansi prej kohësh, edhe nga kombëtarja. E vlerësoj shumë mënyrën si luan, shumë ofensive. I festoj arritjet e tij, por kjo për ne është ndeshje shumë e rëndësishme dhe do të bëjmë gjithçka që ai të mos ketë sukses”.
    Duke iu referuar vitit 2022, shtoi: “Çdo ndeshje është e re dhe nis nga zero; është e vështirë të nxirren përfundime nga e kaluara. Ishte një përvojë unike”.

  • Barça “arratiset” në krye, përmbys Atletico-n 3-1, feston Flick: Ishim fantastik (VIDEO)

    Barça “arratiset” në krye, përmbys Atletico-n 3-1, feston Flick: Ishim fantastik (VIDEO)

    Lotët e Flick me sa duket bëjnë efekt, me djemtë e tij që reagojnë dhe sigurojnë një fitore të madhe përballë Atletico Madrid, një sukses 3-1 me përmbysje që i lejon të arratisen në krye në kuotën e 37 pikëve, për momentin +4 në raport me Real Madrid. Në “Camp Nou”, Atletico Madrid i kapi “mat” në minutën e 19-të, me një kundërsulm të shpejtë, ku pozicioni jashtë lojë i Flick nuk funksionoi.
    Baena me një finalizim plot klas dërgoi topin në rrjetë, por u desh pak kohë për të festuar plotësisht pasi gjyqtari i takimit u detyrua të rishikonte aksionin në VAR. Të shtyrë nga tifozët, Barça reagoi shpejt dhe në minutën e 26-të, Pedri futi një top fantastik në zonë për Raphinha, me brazilianin që tundi rrjetën duke barazuar shifrat në 1-1. Pak minuta më vonë, Dani Olmo fitoi një 11-metërsh për faull në zonë, por nga pika e bardhë Robert Lewandowski gjuajti aq kaq sa e dërgoi topin në tribunë, për fat Hansi Flick as që e mori mundimin të shihte ekzekutimin e polakut.

    Në fraksionin e dytë, Barcelona mori kontrollin total të lojë dhe në minutën e 64-ët, Dani Olmo me një veprim shumë të bukur në zonë përmbysi rezultatin në 2-1 duke bërë që tifozët në “Camp” Nou të shpërthenin në festë. Goli i tretë dhe i qetësisë erdhi vonë, në minutën e 96-të, me Ferran Torres që mbylli llogaritë me Atletico Madrid.

    Hansi Flick, trajneri i Barçës shijon këtë sukses ndaj Atletico-s: “Mendoj se paraqitja jonë ishte e një tjetër niveli. Luajtëm kundër një ekipi të shkëlqyer, luftuan së bashku, dhe kjo ishte e qartë, ishim fantastik. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e djemve”, u shpreh Flick. Nuk e bën dramë këtë humbje Diego Simeone: “Jam shumë i qetë, i lumtur me atë që dhanë djemtë. Kjo paraqitje do të na lejojë të përmirësohemi, tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës kundër Bilbaos, do të jetë e vështirë”, u shpreh Simeone.

  • Dorëzohet Strakosha, Harry Kane ndëshkon Shqipërinë (video)

    Dorëzohet Strakosha, Harry Kane ndëshkon Shqipërinë (video)

    Duhej të kalonin 74 minuta që të zhbllokohej rezultati në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Anglisë dhe për fatin tonë të keq janë anglezët që shënuan me të zakonshmin Harry Kane. Sulmuesi anglez shënoi me kokë pas topit të ardhur nga një goditjeje këndi dhe ishte komplet i harruar dhe i lënë i lirë nga kuqezinjtë. SHIKOGOLIN
    Shqipëria e nis mjaft mirë pjesën e dytë, pas një aksioni të shpejtë, Bajrami apson ën rkah te Balliu, ky i fundit e dërgon topin brenda në zonë, Laçi tenton të shenojë me finte.
    Në minutën e 50-të, Arbër Hoxha tenton të gjejë rrjetën nga distanca, por goditja e tij grushtohet nga Henderson.
    Një minutë më pas kundërsulm fantastik i kuqezinjve, Bajrmasi asiston për Arbër Hoxhën, por goditja e tij ishte shumë e lehtë, edhe pse ishe në një pozicion fantastik për të shënuar.
    Në minutën e 57-të, Eberechi Eze kishte një mundësi të mirë për të shënuar, por Strakosha tregohet fantastik me pritjen e tij. Në minutën e 60-të, Anglia i afrohet golit, por goditja e Bellingham shkon mbi portë.
    Në minutën e 67-të, tjetër mundësi e mirë për Shqipërinë, por goditja e Bajramit përfundon larg kuadratit.
    Një minutë më pas, Henderson ka një kontakt me Laçin jashtë zone, por arbitri vazhdon lojën normalisht pavarësisht protestave të kuqezinjve.

  • Maresca vlerëson lojtarin: Është fantastik, bashkë me Rodri janë dy mesfushorët më të mirë mbrojtës

    Maresca vlerëson lojtarin: Është fantastik, bashkë me Rodri janë dy mesfushorët më të mirë mbrojtës

    Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka vlerësuar Moises Caicedo si një lojtar fantastik, me mesfushorin që pritet të shpërblehet për performancat e tij të jashtëzakonshme për klubin këtë sezon.
    “Sky Sports News” ka zbuluar se kushtet e kontratës së Caicedo mund të përshtaten për të reflektuar statusin e tij si një mesfushor i klasit botëror. Chelsea e ka 24-vjeçarin nën kontratë deri në vitin 2033, por atij mund t’i ofrohet një rritje page bazuar në performancat e tij në 12 muajt e fundit.
    Duke folur për podkastin “One on One”, Maresca tha për Caicedo: “Ai po bën mirë. Ai po përparon, po përmirësohet çdo ditë. Ai është mendjehapur, dëshiron të mësojë dhe po i ndihmon shokët e tij të ekipit në çdo ndeshje”.
    Më tej, italiani shtoi: “Në golin që shënuam kundër Tottenham, ai po bënte presion brenda zonës sepse kjo është mënyra se si përpiqemi të bëjmë presion. Presing i lartë, reagimi ynë i menjëhershëm ndaj humbjes së topit. Ai po luan në mënyrë fantastike”.
    I pyetur nëse Caicedo është mesfushori më i mirë në Premier League, Maresca u përgjigj: “Në këtë moment, ai dhe Rodri janë dy mesfushorët më të mirë mbrojtës.”

  • Moment fantastik në karrierën e tij/ Sulmuesi i Kombëtares, shpallet ‘Lojtari i Muajit’ në Kroaci

    Moment fantastik në karrierën e tij/ Sulmuesi i Kombëtares, shpallet ‘Lojtari i Muajit’ në Kroaci

    Arbër Hoxha po kalon një moment fantastik në karrierën e tij. Sulmuesi i Kombëtares ka arritur të kthehet në protagonist si te Dinamo Zagrebi, ashtu edhe te Kombëtarja ku vetëm pak ditë më parë, shënoi golin e parë si kuqezi.
    Sulmuesi i krahut ka marrë një tjetër shpërblim pas golit me kuqezinjtë, duke u shpallur lojtari më i mirë i muajit në Kroaci.
    Hoxha ka luajtur 9 ndeshje këtë sezon duke shënuar 2 gola dhe duke asistuar 2 të tjerë në kampionatin kroat, ndërkohë që ka marrë edhe vlerësime maksimale.
    Anësori kuqezi, ka një vlerësim me notën 7 në këto 9 javë të para të kampionatit, duke u kthyer ndër lojtarët më të vlerësuar në Kroaci.

  • Po kthehet Armando Broja! Një lajm fantastik vjen për shqiptarin nga Anglia, tani do të luajë titullar

    Po kthehet Armando Broja! Një lajm fantastik vjen për shqiptarin nga Anglia, tani do të luajë titullar

    Armando Broja po kthehet! Në ndeshjen e djeshme kundër Jordanisë, Broja gjeti golin që i kishte munguar prej shumë kohësh. Megjithatë sinjalin më të mirë të Brojës që ne presim e dha në asistin për Nedim Bajramin duke bërë shpërthimet në krahë si dikur kur luante te Southampton.
    Një lajm fantastik po vjen për shqiptarin nga Anglia. Sulmuesi i Burnley, Foster, është dëmtuar dhe ka lënë grumbullimin e Kombëtares. Kështu Broja pritet të jetë titullar në ndeshjen e radhës të Burnley kundër Leeds dhe me golin e shënuar dje, me shumë gjasa, do të shpërthejë edhe në Premier League. /Sport Ekspres/

  • Shqipëria nuk e diskuton Jordaninë, fitore bindëse e kuqezinjve (video)

    Shqipëria nuk e diskuton Jordaninë, fitore bindëse e kuqezinjve (video)

    Pas fitores historike 0-1 në Leskovac ndaj Serbisë, Shqipëria fiton 4-2 ndaj Jordanisë në “Air Albania”, në një ndeshje miqësore. Ndeshja nis me një përplasje kokë më kokë mes Dakut dhe Al Hourani, por për fat të mirë nuk ka asgjë shqetësuese për të dy lojtarët, të cilët vijojnë ndeshjen normalisht.
    Në minutën e 4-të, Asllani kroson në zonë nga goditja e dënimit, topi devijohet nga një lojtar i Jordanisë, por portieri i tyre tregohet i vëmendshëm. Në minutën e 10-të, Asani jep një pasim spektakolar për Dakun, por sulmuesi kuqezi nuk e mbërrin dot në kohë.
    Në minutën e 18-të, Jordania pati shansin e artë për të kaluar në avantazh pas një topi të kthyer mbrapsht nga Balliu, por Dajsinani tregohet fantastik dhe ndal goditjen e Al-Tamari.
    Në minutën e 27-të, Jordania kalon në avantazh, duke përfituar nga një mungesë vëmendjeje e kuqezinjve. Al Rashdan shënon me kokë pas topi të një ardhur nga goditja e këndit. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 40-të, kuqezinjtë barazuan shifrat me golin e Nedim Bajrami. Fantazisti kuqezi pasi mori një top të bukur në krah, kaloi në mënyrë fantastike kundërshtarin dhe asistoi në zonë për Dakun, por para sulmuesit kuqezi, ishte mbrojtësi jordanez që shënoi autogol. SHIKOGOLIN
    Pjesa e parë, 1-1. Pjesa e dytë nis me tre zëvendësime nga Sylvinho, debutojnë Klinsman Cake dhe Nazmi Gripshi. në lojë edhe Ylber Ramadani. Largohen Asani, Shehu dhe Gjimshiti. Në minutën e 52-të, Bajrami kishte një mundësi të mirë për të gjetur golin nga goditja e dënimit, por topi përplaset në murin mbrojtës.
    Në minutën e 61-të, del Daku, futet Broja. 4 minuta më vonë, pas një topi të mrekullueshëm të Asllanit, Broja shmanget bukur dhe kalon me klas portierin jordanez dhe dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 75-të, ishte Arbër Hoxha që shënoi një gol fantastik nga distanca, duke i çuar shifrat në 3-1. Pas mori një top në krah, Arbër Hoxha kalon kundërshtarin pa problem dhe dërgon topin në rrjetë me një goditje spektakolare. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 78-të, del Balliu dhe futet Elseid Hysaj. I gjithë stadiumi në këmbë për shkodranin, i cili ka qenë fantastik në ndeshjet e fundit. Elseid Hysaj me ndeshjen e sotme, bëhet futbollisti me më shumë paraqitje me fanellën e Shqipërisë, 94. Në minutën e 80-të, Nedim Bajrami shënon golin e katërt. Pas një asisti fantastik të Brojës, Bajrami e kishte të lehtë të dërgontë topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Në minutat e fundit, Jordania shënoi edhe golin e dytë. Rezultati përfundimtar, Shqipëri-Jordani 4-2. Tani kuqezinjtë do të rikthehen në fushë në mes të nëntorit, në dy ndeshjet e fundit kualifikuese, atë në transfertë ndaj Andorrës dhe ndaj Anglisë në “Air Albania”.

  • Hojlund: De Bruyne është fantastik, një nga më të mirët me të cilët kam luajtur

    Hojlund: De Bruyne është fantastik, një nga më të mirët me të cilët kam luajtur

    7 Tetor 2025

    11:08

    Telesport

    Rikthimi në Serie A ka risjellë edhe buzëqeshjen te sulmuesi Rasmus Hojlund, që po ndihmon Napoli të mbrojë titullin kampion dhe jo vetëm. Te skuadra e drejtuar nga trajneri Conte ka ardhur edhe Kevin De Bruyne, që duket se po përshtatet mirë me Italinë.
    Ai që vlerëson mesfushorin belg është pikërisht sulmues danez, që thur lavde. “De Bruyne është një lojtar fantastik, ndoshta një nga më të mirët për të luajtur futboll. Thjesht duhet të vrapoj në hapësirë ​​dhe e di që ai do ta çojë topin atje”, deklaroi Hojlund.
    Danezi, që në kombëtare luan me një tjetër kampion si Haaland, është krahasuar me patriotin e tij, por ai qëndron me këmbë në tokë. “E vlerësoj këtë kompliment, por Erling është një nga sulmuesit më të mirë në botë tani për tani”, tha lojtari që erdhi nga Manchester United.
    “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Më është dashur të mësoj shumë gjëra të reja duke ardhur në këtë ekip. Nuk e kam gjetur ende vendin tim, por jam vërtet i lumtur me këtë grup. Mendoj se ata po më ndihmojnë çdo ditë. Një trajner si Conte është pikërisht ajo që më duhet tani në karrierën time. U takuam në kohën e duhur“, tha Hojlund.

  • Mbappe fantastik, Reali fiton me “manita”. Atalanta bën përmbysjen e madhe (video)

    Mbappe fantastik, Reali fiton me “manita”. Atalanta bën përmbysjen e madhe (video)

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për sot për në Champions League. Në Kazakhstan, Real Madrid ka fituar 0-3 në transfertë ndaj debutuesve të këtij sezoni, Kairat Almaty.
    Në minutën e 24-të, Franco Mastantuono, pengohet në zonë nga portieri vendas, Kalmyrza, arbitri drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Kylian Mbappe tregohet i saktë nga 11-metrat dhe kalon madrilenët në avantazh.
    Pjesa e parë mbyllet 0-1 për madrilenët. Në fillim të pjesës së dytë, Mbappe dyfishon shifrat pas një topi të gjatë të marrë nga Thibaut Courtois dhe duke zënë në befasi vendasit, francezi dërgon topin në rrjetë.
    Në minutën e 73-të, Rodrygo i sapo futur në fushë bën gjithçka bukur dhe pasi kalon me radhë disa mbrojtës, pason për Arda Guler, ky i fundit me një prekje të lehtë asiston për Mbappe, francezi shënon hat-trick.
    Në minutën e 82-të, Eduardo Camavinga, pasi kishte vetë një minutë në fushë dhe falë një kombinimi fantastik me Rodryog-n, mesfushori francez shënon me kokë. Në fund fare pati kohë edhe për golin e pestë nga Brahim Diaz. Real Madrid fiton 0-5 dhe kryeson me 6 pikë të plota pas dy ndeshjeve të para.
    SHIKOGOLAT
    Në “Bergamo”, Atalanta ka fituar me përmbysje 2-1 ndaj Club Brugge. Belgët gjetën avantazhin në minutën e 38-të, ku Christos Tzolis shënoi me një goditje shumë të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas një topi të humbur nga kapiteni, Marten de Roon. Përmbysja e bergamaskëve erdhi në 15 minutat e fundit. Në minutën e 75-të, Pasalic pengohet në zonë nga portieri kundërshtar, Lazar Samardzic nuk gabon nga 11-metrat. Në minutën e 86-të, Samardzic kroson nga këndi, Mario Pasalic dërgoi me kokë topin në rrjetë. Atalanta fiton 2-1 dhe merr fitoren e parë për këtë sezon në Champions League.
    SHIKOGOLAT

  • Flick “driblon” dëmtimet me peshë: Kemi grup fantastik lojtarësh, do të përshtatemi

    Flick “driblon” dëmtimet me peshë: Kemi grup fantastik lojtarësh, do të përshtatemi

    27 Shtator 2025

    13:30

    Alfred Lleshi

    Barcelona do të presë të dielën Real Sociedad në Montjuïc. Skuadra e Hansi Flick vjen me mungesa të reja, Joan Garcia dhe Raphinha. Gjermani pranoi situatën: “Është pjesë e punës sime si trajner, por më pëlqen, është sfidë. Kemi një ekip fantastik. Nuk është normale për ne, por dëmtimet ndodhin. Po analizojmë çdo situatë për të gjetur shkaqet dhe përshtatemi”.
    Atlético–Real Madrid: “Do ta shoh derbin. Është një pasdite e mirë për të parë dy ekipe fantastike”. Fokusi te PSG: “Ne gjithmonë jemi të përqendruar te ndeshja e radhës. Tani është Real Sociedad. Kemi 4 fitore dhe duam t’i vazhdojmë. Nuk ka rëndësi kush mungon, fokusi është tek ata që janë gati”. Lamine Yamal: “Nesër do të ketë disa minuta, patjetër. Sa i përket kombëtares, kjo është puna e trajnerit të Spanjës, jo e imja”.
    Për portën e Barcelonës: “Sigurisht nuk na pëlqen të mos e kemi Joan Garcia. Ka bërë një punë të shkëlqyer, por këto gjëra ndodhin. Tani kthehet Tek. Në pjesën e dytë të sezonit të kaluar fituam pothuajse të gjitha ndeshjet dhe tre trofe me të. Është një portier dhe person fantastik, nuk kam asnjë dyshim”.