Tag: fanellën

  • E pabesueshme! Ia dha fanellën tifozit, pasi u përjashtua me të kuq. VAR-i anulon gjithçka, skena surreale…. (video)

    E pabesueshme! Ia dha fanellën tifozit, pasi u përjashtua me të kuq. VAR-i anulon gjithçka, skena surreale…. (video)

    22 Shtator 2025

    9:01

    Alfred Lleshi

    Mbrojtësi tunizian Nader Ghandri u bë protagonist i një episodi surreal në ndeshjen Zenit-Akhmat Grozny për Kupën e Rusisë. Në minutën e 73-të, Ghandri shënoi për Akhmat, duke i dhënë shpresë ekipit të tij, por ndeshja përfundoi 2-1 për Zenitin. Në minutat shtesë, ai u përjashtua me karton të kuq dhe, duke shkuar në dhomën e zhveshjes, ia dhuroi fanellën nr.75 një tifozi.
    Pak më vonë, VAR-i ndërhyri dhe kartoni i kuq u zëvendësua me të verdhë, duke e detyruar Ghandri t’ia rimerrte fanellën tifozit për ta vazhduar ndeshjen. Pas fundit të lojës, ia dorëzoi sërish tifozit fanellën, treguar qetësi dhe stil. Ky moment hyri në historinë e Kupës së Rusisë si një nga episodet më të çuditshme.

     
     

  • I doli foto duke shërbyer me fanellën e Man. United, Man. City e përjashton direkt nga puna

    I doli foto duke shërbyer me fanellën e Man. United, Man. City e përjashton direkt nga puna

    15 Shtator 2025

    16:36

    Telesport

    Manchester City fitoi 3-0 në “Etihad Stadium” derbin ndaj Manchester United, por për një nga punonjësit në barin e klubit nuk ishte aspak një ditë e mirë, ajo e djeshmja.
    Një nga punonjësit në barin që ndodhet në stadiumin e Man. City, kishte veshur ditën e djeshme fanellën e Man. United. Foto e tij duke shërbyer me fanellën e rivalit historik u shpërnda me shpejtësi në rrjetin social “X” dhe shkaktoi një reagim të madh nga tifozët e Man. City, të cilët kërkuan direkt largimin e tij nga puna.
    Reagimi i Man. City nuk vonoi dhe përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur pushimin nga puna të punonjësit që mbante veshur fanellën e Man. United gjatë ditës së djeshme në barin e stadiumit “Etihad”.

  • “E kuqja përfundimisht ngjyra jote”, Bayern shpërndan foton e Dua Lipës me fanellën bavareze

    “E kuqja përfundimisht ngjyra jote”, Bayern shpërndan foton e Dua Lipës me fanellën bavareze

    Bayern nuk ka hezituar të shpërndajë një fotografi të këngëtares shqiptare Dua Lipa me fanellën e bavarezëve.
    “E kuqja është përfundimisht ngjyra e jote, Dua Lipa”, shkroi Bayerni në faqen zyrtare të tij në rrjetet sociale, ndërsa postimit iu bashkangjitën edhe dy “emoji”. Postimi mori jo pak por mbi 50 mijë pëlqime. Në publikimin në fjalë, pati shumë komente dhe shpërndarje.

    © BalkanWeb

  • Premtimi i Zhegrovës: “Do i dhuroj fanellën Edi Ramës, tifoz i madh i Juves”

    Premtimi i Zhegrovës: “Do i dhuroj fanellën Edi Ramës, tifoz i madh i Juves”

    11 Shtator 2025

    17:13

    Telesport

    Edon Zhegrova sot u prezantua zyrtarisht si lojtari më i ri i Juventusit. Ai foli me shumë entuziazëm për aventurën e re në Torino dhe bëri një premtim.
    “Jam shumë i lumtur këtu. Unë gjithmonë kam dashur të luaj për një klub të madh si Juventusi,” u shpreh Zhegrova.
    “Kam kaluar një periudhë të vështirë, por ndihem më mirë. Stafi po më ndihmon dhe shumë shpejt do të jem gati, por jo kundër Interit” – shpjegoi ai.
    Në fund, mesfushori ofensiv premtoi se do të dhurojë fanellën e tij për kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë si tifoz të madh të Juventusit.

  • “Milani? Po të mos isha 100% i përgatitur, do t’ju flisja nga spitali. Nuk ishte faji im që…”

    “Milani? Po të mos isha 100% i përgatitur, do t’ju flisja nga spitali. Nuk ishte faji im që…”

    3 Shtator 2025

    14:56

    Alfred Lleshi

    Victor Boniface ka nisur zyrtarisht aventurën e tij te Werder Bremen. Sulmuesi nigerian, i ardhur nga Bayer Leverkusen, foli për largimin nga klubi gjerman, fanellën numër 44 dhe gjendjen e tij fizike: “Bundesliga gjithmonë më ka pëlqyer, doja të qëndroja në Gjermani, kështu që ishte e lehtë të thoja po”.
    Për gjendjen e tij fizike: “Kush flet për formën time? Nëse nuk do të isha 100%, do të isha në spital dhe nuk mund të flisja këtu sot”. Për moskalimin e provave mjekësore te Milani: “Nuk varej nga unë, ata vendosën të mos vazhdonim më tej. Kam mentalitet të fortë; gjithçka është mirë, vijoj përpara”.
    Te Bremen do të mbajë fanellën numër 44, një zgjedhje simbolike: “22 është speciale për mua, sepse humba nënën time atë ditë. E dyfishova”. Boniface nuk vendos objektiva personale: “Që nga fëmijëria dua të kujtohem si dikush i lumtur në fushë. Nuk mendoj për çmime personale, por nëse vijnë, aq më mirë”.

  • Guindo te Dinamo, Kola lë ‘keq’ Tiranën

    Guindo te Dinamo, Kola lë ‘keq’ Tiranën

    Dinamo Siti skuadra që po shkëlqen në Europë ka zyrtarizuar sulmuesin nga Mali, Saliu Guindo. Ndërkaq te Tirana një lajm i keq. Mbrojtësi shtatlartë i qëndres Edison Kola mësohet se ka pësuar një dëmtim dhe se do t’i mungojë bardhebluve për disa javë.

    Njoftimi i Dinamos:

    Saliou Guindo është përforcimi i radhës për skuadrën tonë. Futbollisti 28-vjeçar ka bërë prezantimin me fanellën e Dinamo City dhe është vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.

    Pas Bernard Berishës, presidenti Adrian Bardhi bën një tjetër goditje, duke kompletuar sulmin blu me një element të rëndësishëm.

    Guindo e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar, pasi është aktivizuar me disa skuadra, së fundi me Egnatian. Ai ka pasur po ashtu edhe disa eksperienca në kampionate të tjera të huaja.

    Mirë se vjen dhe suksese me fanellën blu, Saliou Guindo!

    Vazhdo leximin

  • “Shembulli që sakrifikon gjithçka për fanellën dhe shokët”, Dinamo zyrtarizon largimin e Zabërgjës: Dera do të jetë gjithnjë e hapur për ty

    “Shembulli që sakrifikon gjithçka për fanellën dhe shokët”, Dinamo zyrtarizon largimin e Zabërgjës: Dera do të jetë gjithnjë e hapur për ty

    Ndeshja e mbrëmshme kundër Hajdukut të Splitit ishte e fundit për Zabërgjën me fanellën e Dinamos. Klubi dinamovit ka zyrtarizuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” se lojtari do të vazhdojë karrierën e tij në Ukrainë. Dinamoja ka falenderuar Zabërgjën për gjithë kontributin e dhënë me fanellën blu.
    “Faleminderit Baton Zabërgja! Ndeshja kundër Hajdukut në “Air Albania” ishte e fundit për Baton Zabërgjën me fanellën e Dinamo City, para transferimit në Ukrainë. Dhe “Zabi” luajti siç di vetë, duke vënë “firmën” e tij në suksesin e madh të Dinamos.
    Klubi blu dhe veçanërisht presidenti Adrian Bardhi e falënderojnë lojtarin për përkushtimin e jashtëzakonshëm profesional. Shembulli më i mirë i futbollistit që sakrifikon gjithçka për fanellën dhe shokët e ekipit. I dha shumë Dinamos dhe mori po aq shumë prej saj.Suksese me skuadrën e re në Ukrainë! Do të mbetesh gjithmonë një dinamovit, dera për ty do të jetë gjithmonë e hapur. Faleminderit Baton Zabërgja! Faleminderit kampion”, ka njoftuar klubi Dinamo./Sport Ekspres/

  • Milani zyrtarizon mbrojtësin e ri, kontratë 5-vjeçare. Athekame zgjedh fanellën me numrin 24

    Milani zyrtarizon mbrojtësin e ri, kontratë 5-vjeçare. Athekame zgjedh fanellën me numrin 24

    15 Gusht 2025

    12:04

    Alfred Lleshi

    Një lojtar i ri në krahun e djathtë për Milanin e Max Allegrit. Pas vizitave mjekësore dhe nënshkrimit të kontratës, kuqezinjtë kanë zyrtarizuar transferimin e Zachary Athekame, mbrojtësit të kërkuar me ngulm nga “Djalli” gjatë javëve të fundit. Lojtari i lindur më 2004, që vjen si transferim i përhershëm nga Young Boys, ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare dhe do të veshë fanellën numër 24.
    Ja komunikata zyrtare e klubit kuqezinj me këtë rast: “AC Milan njofton se ka siguruar shërbimet sportive të futbollistit Zachary Christopher Athekame nga BSC Young Boys, transferim i përhershëm. Mbrojtësi zviceran ka nënshkruar kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2030.
    I lindur në Vanløse (Danimarkë) më 13 dhjetor 2004, Zachary u rrit në sektorët e rinj të futbollit zviceran, mes Servette dhe Meyrin. Më 2022 kaloi te Neuchâtel Xamax, ku debutoi në futbollin profesionist dhe regjistroi 51 paraqitje e 2 gola, para se të transferohej te Young Boys, klub me të cilin regjistroi 47 paraqitje dhe 1 gol. Mbrojtësi, pjesë edhe e kombëtares zvicerane U-21, do të mbajë fanellën kuqezi numër 24”.

  • Jashari prezantohet te Milani: Më ka frymëzuar Pirlo, jam tifoz me këtë ekip qysh fëmijë

    Jashari prezantohet te Milani: Më ka frymëzuar Pirlo, jam tifoz me këtë ekip qysh fëmijë

    Pas negociatave të gjata, Ardon Jashari dhe Milani janë takuar në të njëjtën anë të historisë. Mesfushori shqiptaro-zviceran ka debutuar tashmë në miqësore, por gjithmonë ka dëshiruar ta veshë fanellën kuqezi. Klubi e prezantoi zyrtarisht para mediave: “Të luash për këtë klub sjell presion të jashtëzakonshëm, por është normale të jetë kështu. Do të punoj shumë për ta shpërblyer besimin. De Ketelaere? E vetmja gjë që kemi të përbashkët është klubi prej nga vijmë”.
    Kuqezi pas negociatave të gjata: “Të gjithë e dinë që ka qenë një ‘telenovelë’ e gjatë, por qysh nga kontaktet e para me Igli Tare u bë i qartë vullneti im për ta hedhur këtë hap. E dija se do të ishte negociatë e vështirë, pasi isha i rëndësishëm për Brugge dhe nuk do të më lironin lehtë. Tare më bëri të kuptoj se do të tentonte gjithçka për të më sjellë te Milani. Edhe vetë isha tejet i vendosur, pasi ia kisha dhënë fjalën Tares dhe Ibrahimovic”.
    Përshtypjet për klubin kuqezi: “Jam këtu prej pak kohësh, por nga dita e parë më dha ndjesinë e ekuilibrit të duhur midis profesionalizmit brenda dhe jashtë fushës. Ka harmoni në dhomën e zhveshjes, por më pas në fushë të gjithë e dinë se vetëm fitorja ka rëndësi”.
    Debutimi i tij në Dublin la mbresa te trajneri Allegri: “E falënderoj publikisht për ato fjalë. Nuk ishte e lehtë, sepse nuk kisha luajtur ndeshje për dy muaj, por në fushë ndjeva liri të bëja lojën time dhe të ndërtoja aksione të mira, edhe pse pas vetëm dy ditësh këtu nuk ishte e thjeshtë”.

    Qysh i vogël tifoz i Milanit, shumë i impresionuar nga Pirlo: “Gjithmonë e kam thënë se Prilon e ndiqja me vëmendje. Kemi edhe një histori të ngjashme, sepse edhe unë, në fillim të karrierës, kam luajtur si trekuartist, tani kam një pozicion më të thellë. Natyrisht nuk mund të bëj krahasime të tjera, por Pirlo ka qenë një frymëzim i madh për stilin tim të lojës”.
    Në mesfushë, Jashari do të luajë me Luka Modric, fitues i “Topit të Artë”: “Të gjithë e dinë sa kampionë e kanë veshur këtë fanellë gjatë historisë së klubit. Është e jashtëzakonshme të luash me një lojtar me kaq eksperiencë dhe padyshim që të ndihmon. Do përpiqem ta shijoj këtë eksperiencë duke u rritur pranë tij”.
    Mezi po e pret debutimin në “San Siro” me fanellën e Milanit: “Kur isha i vogël kam ardhur disa herë në këtë stadium. Gjithmonë kam ëndërruar të bëhesha profesionist, jam rritur duke bërë tifo për Milanin. Ta vesh këtë fanellë është e jashtëzakonshme, nuk di t’i gjej fjalët e duhura”.
    Në kontekstin taktik të Allegrit, ai mund të luajë në disa pozicione: “Trajneri do të vendosë si dhe ku do më aktivizojë. Në futbollin modern, sidomos në mesfushë, ka shumë rotacione dhe duhet të përshtatesh me situata të ndryshme. Nga ana ime nuk ka problem, kam luajtur si regjisor dhe trekuartist, e di çfarë duhet bërë në pozicione të ndryshme. Mendoj se do ta ndihmoj skuadrën në të dyja fazat, duke kontribuar në ndërtim dhe në mbrojtje me vendosmërinë time. Mospësimi i golave është prioritet. Kam mësuar shumë edhe nga Xhaka në kombëtare. Kemi origjinë të përbashkët dhe jemi rritur me këtë zjarr për të dhënë gjithmonë maksimumin”.

    Për mundësinë e kalimit tek Interi dhe rëndësinë e derbit: “Gjithmonë kam dashur të vija te Milani dhe sapo u krijua mundësia, nuk desha të dëgjoja klub tjetër. Edhe sikur të kishte skuadra të tjera italiane të interesuara, nuk do të ndryshonte zgjedhja ime. Derbi e di sa i rëndësishëm është, por duhet ta çojmë këtë skuadër aty ku i takon”.
    Futbolli italian është i njohur për aspektin taktik, sidomos në mesfushë: “Sigurisht, është një nivel tjetër loje, më fizik sesa në Belgjikë, edhe pse atje futbolli po rritet shumë. Të luaj në Serie A është një tjetër ëndërr e imja, që po realizohet. Gjithmonë kam dashur ta bëja këtë me fanellën e Milanit dhe mezi pres ta shoh nivelin e kampionatit. Sigurisht do të përjetoj emocione të ndryshme krahasuar me Belgjikën apo Zvicrën”.
    Në ardhjen e tij te Milani ka pasur rol të rëndësishëm edhe Zlatan Ibrahimovic: “Ishte një negociatë e mrekullueshme për mua me Milanin, sepse gjithmonë jam trajtuar shumë mirë. Me Ibra kam folur për Milanin, pritshmëritë dhe tifozët. Gjatë këtyre javëve pritjeje, Tare dhe Ibra më dhanë besim se në fund marrëveshja do të realizohej. Ndjeva besimin e tyre që nga fillimi”.

  • Neymar shënon dopietë dhe i dërgon mesazh Ancelottit: Kombëtarja? Jam i gatshëm…

    Neymar shënon dopietë dhe i dërgon mesazh Ancelottit: Kombëtarja? Jam i gatshëm…

    5 Gusht 2025

    12:27

    Alfred Lleshi

    Periudha e errët tek Al-Hilal duket se ka mbetur pas. Neymar është rikthyer të luajë dhe të shënojë me fanellën e Santos, duke qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij mbrëmë ndaj Juventude, me rezultatin 3-1. Goli dhe festimi i tij treguan një lehtësim të madh dhe japin shpresë për të ardhme më të ndritur.
    Pas ndeshjes, ai foli për mediat: “Jam i lumtur që luajta një ndeshje të mirë dhe fituam sërish, kjo është gjëja më e rëndësishme. Të gjithë e njohin stilin tim”.
    I pyetur për një rikthim të mundshëm në kombëtaren braziliane, Neymar u shpreh i qartë: “Jam i gatshëm, ndjehem gjithmonë mirë. Tani iu takon atyre të vendosin”.
    Në shtator do të zhvillohen ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës dhe Neymar i ka dërguar një sinjal të fortë trajnerit Carlo Ancelotti.
    Vetë Ancelotti, në ditën e prezantimit të tij si trajner i ri i Brazilit, kishte deklaruar për Neymar: “Duhet të përgatitet mirë dhe ka kohë ta bëjë. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne në rrugën drejt Botërorit”.
    Një tjetër kapitull duket gati të shkruhet në historinë e Neymarit me fanellën e “Seleção”.