Tag: fanellën

  • Barça prezanton fanellën e katërt, është kujtim shumë i hidhur për madrilenët

    Barça prezanton fanellën e katërt, është kujtim shumë i hidhur për madrilenët

    20 Nëntor 2025

    8:03

    Alfred Lleshi

    Java e risive te Barcelona vazhdon. Pas njoftimit zyrtar për rikthimin në “Spotify Camp Nou” këtë të shtunë kundër Athletic, klubi ka prezantuar fanellën e re të katërt, e cila del në shitje pikërisisht në 20-vjetorin e fitores historike 3-0 në “Bernabéu”, me Ronaldinho si protagonist absolut.
    Atë ndeshje shënuan Eto’o dhe më pas Ronaldinho (me dopietë), çka solli momentin ikonik kur tifozët e Real Madridit e duartrokitën brazilianin. Fanella përmban detaje simbolike: në brendësi të jakës janë numrat 14, 58 dhe 77, minutat e golave. Pantallonat e shkurtëra rikrijojnë modelin e asaj ndeshjeje, me ngjyrë grana dhe një vijë blu anësore.
    Fanella është tashmë në shitje në faqen dhe dyqanin zyrtar të klubit katalanas. Ajo është prezantuar nga lojtarë si Rashford, Balde, Bernaol, Roony, si edhe Aitana, Alexia dhe Ona Batlle, duke sjellë nostalgji për tifozët blaugrana dhe kujtime të pakëndshme për madrilenët.

  • Bellingham shkëmben fanellën me Asllanin në pushim, tifozët anglezë “nuk e falin”

    Bellingham shkëmben fanellën me Asllanin në pushim, tifozët anglezë “nuk e falin”

    Jude Bellingham u kthye në protagonist të rrjeteve sociale mbrëmjen e së dielës, pasi kamera e kapën duke shkëmbyer fanellën me mesfushorin e Shqipërisë, Kristjan Asllani, në pushimin e ndeshjes eliminatore të Botërorit në Tiranë. Mesfushori i Real Madridit u pa duke ndërruar bluzat me Asllanin teksa skuadrat po largoheshin drejt tunelit, një veprim që zakonisht ndodh pas përfundimit të ndeshjes.
    Ky moment shkaktoi reagime të menjëhershme nga tifozët, të cilët e panë ndërrimin e fanellave gjatë pjesës së parë si të pazakontë për një ndeshje zyrtare. “Bellingham po ndërron fanellën në pushim??? Këtë e bën në fund të ndeshjes!”, shkroi një tifoz i revoltuar. Ndërkohë një tjetër komentoi: “Është ndeshje ndërkombëtare, çfarë po bën?!”.
    Shpejt reagimet u kthyen në humor. Një përdorues postoi imazhin e trajnerit të Nottingham Forest, Sean Dyche, me mbishkrimin e famshëm “utter woke nonsense”, një meme e përdorur shpesh në debatet për futbollin modern. Të tjerë shpërndanë foton ikonike të Roy Keane me shikimin e tij të zemëruar, duke ironizuar situatën: “Bellingham shkëmben fanella në pushim…”.
    Pavarësisht zhurmës online, episodi nuk e zbehu fitoren e Anglisë, që në Tirane kërkonte të mbyllte grupin me 100% fitore, pasi e kishte siguruar prej kohësh vendin e parë në Grupin F. Shqipëria, nga ana tjetër, kishte prerë biletën për “play-off” pas triumfit kundër Andorrës disa ditë më parë.
    Bellingham u rikthye titullar në këtë sfidë, pasi ndaj Serbisë kishte nisur nga stoli. Megjithatë, në fund të mbrëmjes, ai u komentua më shumë për një moment jashtë fushe sesa për lojën e tij.

  • “Zidane i ri” shënon në një Botëror: “Që nga dita që lindi e mbulova me fanellën e Real Madridit”

    “Zidane i ri” shënon në një Botëror: “Që nga dita që lindi e mbulova me fanellën e Real Madridit”

    13 Nëntor 2025

    10:11

    Alfred Lleshi

    Gati 20 vite më vonë, një Zidane tjetër shkëlqeu në një Botëror. Nuk bëhet fjalë për Zinedine Zidane, por për Zidane Antonio Yáñez (lindur në New Jersey, 26 janar 2008). Sulmues i New York City, me baba kilian dhe nënë portorikane, ka përfaqësuar tri kombëtare, por përfundimisht zgjodhi Kilin, duke mbajtur fanellën me numrin 10 dhe lënë gjurmën e tij në Botërorin U-17.
    ‘Zidane i La Roja’ goditi traversën me një ‘vaselinë’ në barazimin 1-1 ndaj Ugandës, shënoi një gol dhe shkaktoi përjashtimin e Sahil Deo në fitoren 2-1 kundër Kanadasë. Megjithatë, Kili përfundoi i fundit i Grupit K me barazim të katërfishtë ndaj Francës, Kanadasë dhe Ugandës. Një gol më shumë do ta çonte në 16-she, ose madje si lider grupi.
    Kurioziteti i kësaj historie? Emri i tij është një “homazh” ndaj Zinedine Zidane, siç pranoi babai i tij, Claudio: “Që nga dita që lindi e mbulova me fanellën e Real Madridit me emrin Zidane. Ai gjithashtu është madridist dhe e ndjek ekipin e bardhë gjithmonë”. Sikurse duket, një Zidane i ri është tashmë në futboll.
     

  • Dua Lipa pozon me fanellën e Argjentinës, bën tifo për River Plate në “Superclásico”

    Dua Lipa pozon me fanellën e Argjentinës, bën tifo për River Plate në “Superclásico”

    10 Nëntor 2025

    10:41

    Alfred Lleshi

    Të dielën e 9 nëntorit u luajt “Superclásico” e Argjentinës, që përballi River Plate dhe Boca Juniors në “La Bombonera”. Bota ndahet mes “xeneizes” dhe “millonarios”, teksa edhe Dua Lipa është pjesë e kësaj ndarjeje.

    Artistja e madhe me origjinë shqiptare, e cila ndodhet në turneun e saj “Radical Optimism”, është fotografuar me fanellën e njërit prej këtyre klubeve para ndeshjes, duke treguar mbështetjen për këtë skuadër kundër rivalit të përjetshëm. River Plate ka qenë zgjedhja e yllit shqiptaro-britanik. Klubi publikoi dy fotografi të saj me fanellën dhe diçiturën “Dua Lipa me ngjyrat më të bukura”.

    “E shoqëruar nga zv.kryetari Ignacio Villarroel, ylli i muzikës pozoi me Manto Sagrado pas koncerteve të saj në shtëpinë tonë”, – shkruan klubi i njohur argjentinas. Kjo ndodhi pas dy koncerteve të jashtëzakonshme në Buenos Aires, në stadiumin “Monumental”, shtëpia e River Plate. Ajo vetë ka postuar disa foto, duke shkruar: “2 NETË NË RIVER PLATE!!! BËJ VRAPIM NË KËTË STADIUM!!!!!! TË DUA ÇDO MOMENT”.

  • Goli i parë me fanellën e Sandërlendit/ Granit Xhaka e bën “sefte” me skuadrën e re në Premier Ligë

    Goli i parë me fanellën e Sandërlendit/ Granit Xhaka e bën “sefte” me skuadrën e re në Premier Ligë

    Sandërlendi mbeti i pamposhtur në Premier Ligë në “Stadium of Light” këtë sezon, pasi arriti të marrë një barazim 1-1 ndaj Evertonit, që tani ka fituar vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
    Heroi i bardhekuqve ishte mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhak, i cili është edhe kapiten i Sandërlendit.
    Miqtë kaluan të parët në avantazh me Ndiaje në minutën e 15-të, teksa baraspesha erdhi në minutën e 46-të me Granit Xhakën.
    Enzo Le Fi ia pasoi topin liderit shqiptar, goditja e të cilit nga skaji i zonës u devijua nga Xhejms Tarkovski dhe përfundoi në rrjetë pasi preku pjesën e poshtme të traversës.
    Ky ishte goli i parë në 10 ndeshje për Xhakën me fanellën e Sandërlendit.

  • E kërkon Barcelona, Fisnik Asllani i shënon një supergol portierit shqiptar në Bundesligë (video)

    E kërkon Barcelona, Fisnik Asllani i shënon një supergol portierit shqiptar në Bundesligë (video)

    25 Tetor 2025

    17:22

    Telesport

    Fisnik Asllani ka shënuar golin e pestë në sezonin e tij të parë në Bundesligë, me fanellën e Hoffenheim. Sulmuesi dardanas me formën dhe nivelin e treguar deri tani konsiderohet si një nga zbulimet e mëdha të këtij sezoni të ri.
    Hoffenheim fitoi 3-0 ndaj Heidenheim për javën e tetë në Bundesligë, serinë e golave e hapi pikërisht Fisnik Asllani në minutën e 18-të. Pas një topi të marrë nga Andrej Kramaric, Asllani dërgoi me një goditje klasi topin në portën e mbrojtur nga një tjetër shqiptar i Bundesligës, si Diant Ramaj.
    Hoffenhem fitoi me shifrat 3-1, duke u renditur në vendin e 7-të me 13 pikë. Përveç Asllanit, titullarë ishin edhe dy yjet e tjerë të Kosovës, mbrojtësi Albian Hajdari dhe mesfushori Leon Avdullahu.
    Kujtojmë që javën e fundit është përfolur shumë për një interesim të Barcelonës për Fisnik Asllanit. Sulmuesi 23-vjeçar e ka shprehur publikisht dëshirën për të veshur fanellën e katalanasve dhe ëndrra e tij mund të bëhet realitet shumë shpejt.
    SHIKOGOLINEASLLANIT

  • Babai i Huijsen flet hapur: Dean dhe talente të tjera të Juventusit u larguan nga ky drejtor

    Babai i Huijsen flet hapur: Dean dhe talente të tjera të Juventusit u larguan nga ky drejtor

    Ndeshja e Ligës së Kampionëve, të mërkurën mbrëma, vjen në një moment shumë delikat për Juventusin. Një përballje që mund t’i thellojë edhe më shumë vështirësitë e bardhezinjve ose, në të kundërt, t’i japë Tudorit frymëmarrje pas periudhës negative. Në anën tjetër të fushës, me fanellën e Real Madridit do të jetë Dean Huijsen, ish-mbrojtësi i Next Gen të Juves, i cili tani po fiton terren si lider i mbrojtjes së “Los Blancos”.
    Në prag të ndeshjes, ka folur babai i Huijsen, duke kujtuar me mall periudhën torineze, por edhe kritikuar ish-drejtorin sportiv Cristiano Giuntoli: “E kujtoj me shumë kënaqësi kohën e Dean te Next Gen, ishte një projekt shumë i bukur, i ndërtuar mirë nga Tognozzi, Cherubini dhe Manna. I vetmi problem ishte drejtori (Giuntoli), që i shiti të gjithë talentet para se ata të kishin mundësinë të shfaqeshin me fanellën e Juventusit. Mendoj se ky nuk ishte qëllimi fillestar i projektit”.
    I pyetur nëse me drejtuesit e rinj dhe trajnerin aktual, Dean do të ishte ende lojtar i Juventusit, ai u përgjigj: “Do t’ju përgjigjem me një pyetje: a do ta kishte shitur drejtuesi i re Dean për 15 milionë euro? Pastaj, varet edhe nga trajneri, cilin lojtar do të kishte preferuar ai. Nuk më takon mua të gjykoj për këtë”.

  • Spektakël kuqezi, nga golat e shkëlqyer te rekordi i Hysajt, Shqipëria është “zjarr” pas Serbisë

    Spektakël kuqezi, nga golat e shkëlqyer te rekordi i Hysajt, Shqipëria është “zjarr” pas Serbisë

    Triumfi historik ndaj Serbisë bën me krah legjionarët kuqezi. Në “Air Albania”, ndaj Jordanisë zhvilluan një miqësore spektakolare, gjithçka shkoi në mënyrë perfektë, gola shumë të bukur, lojtarë që debutuan për herë të parë, Hysaj që vendos një rekord historik, praktikisht Sylvinho dhe të gjithë mbyllën një tetor të shkëlqyer duke ndezur edhe një herë ambientin rreth ekipit përfaqësues.
    Ashtu siç pritej, Sylvinho bëri një rotacion thuajse të plotë, duke hedhur një fazë ofensive ndryshe, me Dakun në qendër i mbështetur nga dyshja Asani-Hoxha, por dhe një mesfushë të re ku Asllanit-Shehut iu bashku përpara edhe Bajrami. Pas një përgjumje në mbrojtje që solli golin e avantazhit të Jordanisë, në fundin e pjesës së parë, Bajrami gatoi golin e barazimit duke detyruar miqtë të devijonin në portën e tyre.

    Sylvinho nuk i ndali ndryshimet edhe në fraksionin e dytë ku u dhuroi debutimin me fanellën kuqezi dy lojtarëve, Gripshi dhe Klisman Cake. Në fushë nga minuta e 61-të zbriti edhe Broja. “Bomberi” kuqezi mori një assist me telekomandë nga Asllani duke finalizuar plot klas, një gol shumë i bukur që çliron sulmuesin kuqezi. Një super gol realizoi edhe Arbër Hoxha, me sulmuesin që me një predhë të vërtetë shënoni golin e tij të parë me fanellën kuqezi.
    Shqipëria e kthehu në show pjesën e mbetur të këtij takimi, me Brojën që ftoi Bajramin që të kompletonte pokerin kuqezi. Sfidë historike edhe për Elseid Hysaj i cili shndërrohet në lojtarin me më shumë ndeshje me fanellën kuqezi, 94 ndeshje, si askush tjetër më parë. Goli i Jordanisë në fund vlen thjesht për statistika, kjo ishte një ndeshje fantastike ku të gjithë e shijuan pafund.
    ()
    © BalkanWeb

  • Saka para ndeshjes në Letoni: Dua që edhe në kombëtare të tregoj vlerat që shpreh tek Arsenal

    Saka para ndeshjes në Letoni: Dua që edhe në kombëtare të tregoj vlerat që shpreh tek Arsenal

    Anësori i Anglisë, Bukayo Saka, e di se duhet ta sjellë formën e tij të klubit edhe në skenën ndërkombëtare, fakti për të cilin edhe trajneri i “3 luanëve” Thomas Tuchel, është dakord.
    24-vjeçari, sezoni i të cilit u ndërpre nga një dëmtim, u rikthye në skuadrën e Tuchel për fitoren 3-0 në miqësoren kundër Uellsit në “Wembley” dhe e shënoi këtë rast me një gol mahnitës.
    Kjo e bëri atë lojtarin më të mirë të Arsenal me fanellën e Anglisë me 13 gola, megjithëse Tuchel tha me shaka se duhet të jenë 30, jo 13. Saka ka qenë një nga yjet e Premier League gjatë sezoneve të fundit, por e di se duhet të bëjë më shumë me fanellën e Anglisë.
    “Kam humbur shumë ndeshje të Anglisë, veçanërisht nën drejtimin e Tuchel dhe nuk kisha shënuar për një kohë të gjatë. Kështu që, të kthehem dhe ta çoj topin në rrjetë është një ndjenjë e veçantë“, tha Saka në prag të ndeshjes që Anglia do të luajë të martën në Letoni.
    “Mënyra se si luaj për Arsenal, dua ta çoj në Angli dhe të luaj më mirë në ndeshje dhe të jem më efektiv. Ky është gjithmonë plani im. Kthimi në kombëtare është një ndjenjë vërtet e këndshme dhe të kesh atë mundësi për të veshur përsëri fanellën dhe për të shënuar është një ndjenjë e mrekullueshme”, tha Saka.

  • VIDEO/ Dy gola nga Jasir Asani, futbollisti i Shqipërisë kthehet në idhull për tifozët e Esteghalit

    VIDEO/ Dy gola nga Jasir Asani, futbollisti i Shqipërisë kthehet në idhull për tifozët e Esteghalit

    Jasir Asani ka shënuar golat e parë me fanellën e Esteghal. Futbollisti shqiptar është transferuar nga Gëangju te Esteghal në merkaton e kaluar dhe dje është shënuar për herë të parë me fanellën e re.
    Fillimisht në pjesën e parë, Jasir Asani ka realizuar golin e parë me një lëvizje të bukur duke gjetur cepin e rrjetës. Ndërkohë në pjesën e dytë, Asani ka realizuar edhe golin e dytë në barazimin 2-2 ndaj Paykan, por këtë herë nga penalltia duke dërguar portierin në krahë tjetër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/