Tag: fanellë

  • Rama merr dhuratë një fanellë me numrin 5: Me hyrjen në BE, ndryshojnë menjëherë edhe pagat

    Rama merr dhuratë një fanellë me numrin 5: Me hyrjen në BE, ndryshojnë menjëherë edhe pagat

    Kryeministri Edi Rama vizitoi paraditen e sotme një kompani veshjesh sportive në Kashar, ku mori dhe një dhuratë të veçantë, një fanellë në të cilën ishte stampuar “Shqipëri” dhe “Rama”, shoqëruar me numrin 5.
    Rama foli për rëndësinë e hyrjes në BE dhe ndikimin që do të ketë në sipërmarrjet dhe punonjësit shqiptarë.

    “Sipërmarrësit shqiptarë në shumë investuan shumë më tepër për godinat e makinat sesa menduan për punëtorët. Sot ka kthesë të rëndësishme edhe për faktin se e kanë kuptuar se nuk shkon dot më përpara me shfrytëzimin e krahut të punës. Duhet që krahun e punës ta motivosh dhe ta mirëmbash, kështu që në këtë aspekt është e vërtetë impresionuese dhe mbresëlënëse kjo që ndodh këtu“, u shpreh Rama.
    Sipas tij, me hyrjen në BE, rrit më shumë kapacitetet dhe fitimet e kompanive, por gjithashtu edhe mbështetjen financiare të punonjësve.
    “Ka disa degë ne disa vende të BE-së dhe me strategjinë për ta kthyer Shqipërinë në një hapësirë ku të mbledhë të gjithë produktet nga vendet e tjera për t’i çuar në Evropën Perëndimore na jep provë të qartë të avantazhit që ka Shqipëria, strategjik, që po mundohemi ta mbështesim me infrastrukturë, rrugë e hekurudha ndërkohë që hapi tjetër i futjes në BE do ta bëjë më të lehtë për kompaninë si kompani evropiane që të rrisë kapacitetet, fitimet dhe padiskutim detyrimisht edhe mbështetjen financiare tuajën. Të gjithë punonjësit e Shqipërisë duhet ta dinë se momenti i hyrjes në BE ndryshon menjëherë edhe pagat se bëhet më e lehtë për këdo që të shkojë edhe të thotë nuk ma bën mua pagën kaq, po shkoj ta marr për shembull në Irlandë“, u shpreh Rama ndër të tjera.

  • “BE s’ka fanellë partiake shqiptare”, rruga drejt anëtarësimit, Rama në “Sy m’Sy”: Shqipëria gati, por do ishte fatale për vendin çdo lëkundje në 11 maj

    “BE s’ka fanellë partiake shqiptare”, rruga drejt anëtarësimit, Rama në “Sy m’Sy”: Shqipëria gati, por do ishte fatale për vendin çdo lëkundje në 11 maj

    Si çdo të martë, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur live pyetjeve të adresuara në platformat sociale.

    Në nisje Rama u ndal te një pyetje që lidhej me integrimin e vendit në BE.
    “Negociatat janë bisedime për të gjitha aspektet e organizimit shtetëror, për të gjithë sektorët, ku ne duhet të adaptojmë gjithë organizmin legjislativ të BE. Bëhet fjalë për çerek milionë faqe që ka filluar puna prej vitesh, por ka më shumë akoma për të përkthyer dhe për të çuar në miratim.
    Nga ana tjetër behët fjalë për të garantuar në proces një performancë pozitive. BE nuk bën as lojëra as komente në FB, nuk merr pjesë në votime në Shqipëri, s’ka fanellë partiake shqiptare, por ka një mekanizëm për monitorim të ecurisë së punëve në një vend që pretendon të bëhet anëtar. Nuk do ta dijë fare për partitë, por është i ftohtë dhe shikon punën dhe rezultate.
    Fakti është që Shqipëria po bëhet një vend i gatshëm për t’u futur në BE”, tha Rama duke shtuar se vota në 11 maj duhet të shkojë te PS sepse këto negociata nuk kanë kohë që të shtyhen, sepse sipas tij nëse shtyhen porta mund të mbyllet.
    “Do ishte fatale për vendin çdo lëkundje në 11 maj”, tha ai.

    Top Channel

  • “BE s’ka fanellë partiake shqiptare”, rruga drejt anëtarësimit, Rama në “Sy më sy”: Shqipëria gati, por do ishte fatale për vendin çdo lëkundje në 11 maj

    “BE s’ka fanellë partiake shqiptare”, rruga drejt anëtarësimit, Rama në “Sy më sy”: Shqipëria gati, por do ishte fatale për vendin çdo lëkundje në 11 maj