Tag: famshme

  • Kleopatra – fundi tragjik i një mbretëreshe që sfidoi historinë

    Kleopatra – fundi tragjik i një mbretëreshe që sfidoi historinë

    Më 12 gusht të vitit 30 p.e.s., në Aleksandrinë e lashtë, përfundoi jeta e një prej figurave më të famshme dhe më të diskutueshme të historisë, Kleopatras së VII, mbretëresha e fundit e Egjiptit Ptolemeik. E njohur për bukurinë, inteligjencën dhe aftësitë e saj politike, ajo u bë simbol i fuqisë femërore, udhëheqjes dhe guximit.

    Pas një jete të mbushur me intriga, aleanca strategjike dhe pasion të ndaluar me dy prej burrave më të fuqishëm të kohës, Jul Çezarin dhe Mark Antonin, Kleopatra u gjend e rrethuar nga fati. Humbja e betejës së Aktiumit dhe vetëvrasja e Mark Antonit shënuan fundin e shpresës për të mbrojtur Egjiptin nga Romakët. E famshme është legjenda sipas së cilës ajo zgjodhi të vdiste duke lejuar një gjarpër helmues ta kafshonte, për të shmangur poshtërimin publik në duart e Oktavianit, transmeton KultPlus.

    Vdekja e Kleopatrës nuk ishte thjesht fundi i një gruaje, ajo shënoi fundin e një epoke. Me të, u shua dinastia ptolemeike dhe Egjipti u shndërrua në provincë romake. Figura e saj mbetet e gjallë jo vetëm në histori, por edhe në art, letërsi e kinematografi, si mishërim i bukurisë, pushtetit dhe tragjedisë.

    Sot, mbi dy mijë vjet më pas, Kleopatra vazhdon të magjepsë botën, një mbretëreshë që i dha historisë një fund po aq dramatik sa edhe jeta që jetoi./KultPlus.com

  • Nga Arkimedi te Pitagora, fakte të panjohura mbi shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave

    Nga Arkimedi te Pitagora, fakte të panjohura mbi shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave

    Ju ndoshta mund t’i njihni emrat e këtyre figurave historike të shkencës, si dhe zbulimet e tyre më të famshme. Por ndoshta mund të mos e dini se ata kanë edhe kontribute të tjera, të cilat kanë ende sot rëndësinë e tyre.

    Arkimedi

    Emri i tij lidhet kryesisht me zbulimin e zhvendosjes së ujit, i njohur si Parimi i Arkimedit: Kur një objekt futet në ujë, ai shtyn (zhvendos) ujin për t’i bërë vend vetes. Kjo zhvendosje ndodh në një vëllim të barabartë me objektin që zhytet. Por njeriu që konsiderohet si nga shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ka zbuluar edhe gjëra të tjera.

    Ai shpiku “Kthetrën e Arkimedit” ose “dorën e hekurt” për të mbrojtur qytetin sicilian të Sirakuzës nga sulmi armik përmes detit. Ai ishte një lloj sistemi i pompimit të ujit që mund të përdoret ende sot. Ndonëse nuk e shpiku ai levën e parë, Arkimedi e avancoi sistemin dhe shkroi për të në të famshmen “Ligji i levës”. Ai llogariti vlerën e saktë më të afërt të numrit Pi, si dhe kuptoi mënyrën për të llogaritur sipërfaqen e një rrethi. Puna e tij çoi në avancimin e fushës së hidrostatikës dhe llogaritjes.

    Galileo

    Galileo Galilei konsiderohet nga shumë njerëz si babai i shkencës moderne, falë kontributit të tij në astronomi, fizikë, kozmologji etj. Edhe pse ishte ai që nuk e shpiku teleskopin, Galilei krijoi një version të përmirësuar, që e rriti shumë zmadhimin. Versioni i tij i krijuar në vitin 1609 ishte aq efektiv saqë çoi në zbulimet e tij më të mëdha.

    Galileo ishte personi i parë në histori që regjistroi vëzhgimet e qiellit duke përdorur teleskopin e tij. Ai zbuloi se Jupiteri kishte disa Hëna; se Rruga e Qumështit nuk ishte thjesht

    një brez drite, por që përbëhet nga yje të veçantë; fazat e Venusit; apo faktin që sipërfaqja e Hënës nuk ishte e lëmuar por kishte kratere dhe male.

    Zbulimet e tij ndihmuan për ta vërtetuar se është Dielli dhe jo Toka qendra e Sistemit Diellor, ndaj ai mbështeti modelin Heliocentrik. Po ashtu Galileos i atribuohet projektimi i orës së parë me lavjerrës.

    Da Vinçi

    Shumëkush e di se Leonardo da Vinci është autori i tablove të famshme “Darka e Fundit” dhe “Mona Liza”. Piktura tjetër e famshme e tij ”Salvatore Mundi”, u rizbulua në mesin e viteve 2000. Origjinaliteti i saj ishte dhe mbetet ende një çështje e diskutueshme.

    Megjithatë ajo vendosi një rekord për veprën më të shtrenjtë të artit në botë, kur u shit për 450 milionë dollarë në vitin 2017. Por ky piktor i Rilindjes kishte aftësi dhe talente të gjera, duke e bërë atë një polimat. Kështu ai ishte arkitekt, hartograf, inxhinier, shpikës dhe skulptor.

    Për shkak se shpikjet e tij u bënë shekuj përpara kohës së tyre, ato nuk u realizuan gjatë jetës së tij. Por disa prej tyre pasqyrohen në botën e sotme. Këtu përfshihen parashuta, kostumi i zhytjes nënujore, mitralozi dhe tanku. Idetë, skicat, shënimet dhe gjetjet e tij ruheshin në fletoret e tij të famshme. Një nga fletoret e tij (i shkruar në vitet 1506-1510) u ble nga Bill Gejts për gati 32 milionë dollarë.

    Fibonaçi

    Leonardo Fibonaçi konsiderohet si matematikani më i madh perëndimor i Mesjetës. Ai është i njohur për “Vargun e Fibonaçit”, kur dy numrat e mëparshëm mblidhen së bashku për të përcaktuar numrin pasardhës në varg. Modeli numerik që zbuloi ai, gjendet shumë në natyrë, si tek pishat, zgjojet e bletëve, lulet, dhe deri dhe uraganët.

    Por ajo që dihet nga pak njerëz, është se ai është autor i futjes së numrave hindu-arab në sistemin evropian. Ai e mësoi sistemin arab, që përdorte numrat nga 0 deri në 9, gjatë kohës që u shkollua në Algjeri. Në atë kohë, Evropa përdorte numrat romakë në sistemin e vet, dhe kishte nevojë për numëratorë për të bërë llogaritjet.

    Ndërsa Fibonaçi e cilësoi më të dobishëm sistemin hindu-arab, italianët dhe Kisha e panë atë me dyshim. Por në fund evropianët u bindën për epërsinë e tij dhe ajo bë metoda e përdorur në mbarë botën. Fibonaçi krijoi gjithashtu shiritin horizontal të përdorur tek thyesat.

    Pitagora

    Pitagora ishte një filozof i lashtë grek, që njihet gjithashtu për kontributin e tij të madh në matematikë:Teorema e Pitagorës, e njohur zakonisht si A2+ B2=C3. Në një trekëndësh kënddrejtë, katrori i hipotenuzës është i barabartë me shumën e katrorëve të dy brinjëve të tjera.

    Pitagora e pa matematikën kudo, edhe tek muzika, dhe ai ishte përgjegjës për zhvillimin e themeleve të akordimit muzikor. Ai zbuloi konceptin që u bë i njohur si sintonizimi harmonik. Ai është shpikësi i mënyrës se si akordohen ende sot instrumentet muzikore.

    Pitagora ishte një figurë me shumë ndikim dhe kishte shumë ndjekës. Ai themeloi një bashkësi filozofike në Kroton, ku jetuan dhe shumë nga ithtarët e tij. Komuniteti përfshinte edhe filozofet gra, gjë që nuk ishte e zakonshme për kohën./bota.al/

  • Rruga e famshme Via Egnatia me dy pikat e saj fillestare Durrësin dhe Vlorën dhe rëndësia e saj historike!

    Rruga e famshme Via Egnatia me dy pikat e saj fillestare Durrësin dhe Vlorën dhe rëndësia e saj historike!

    Jahja Drancolli

    Rruga e famshme Via Egnatia, në kohët e lashta kishte lidhur Romën dhe Kostandinopojën, dy kryeqytetet e Perandorisë Romake. Ajo rrugë, që të çonte nga brigjet e Adriatikut të Ilirisë në kryeqytetin e ardhshëm osman të Stambollit (e caktuar zyrtarisht Ḳosṭanṭiniyye në monedhat osmane), ishte shtrirja horizontale e Via Appia, e cila shkonte vertikalisht nga Roma në Brindisi në Italinë jugore. Portat e Durrësit dhe të Vlorës në Ilirinë e lashtë, përkatësisht të Arbërisë mesjetare, ishin dy qendra të Adriatikut Juglindor ku fillonte Via Egnatia, një nga rrugët më të rëndësishme të Europës Juglindore!

    Pikërisht përmes kësaj rruge Sulltan Mehmeti II (1451-1481) ëndërroi të rinovonte Perandorinë e lashtë Romake duke ribashkuar dy kryeqytetet e saj të mëparshme. Për më tepër, humanisti venecian Niccolò Sagundino, pasi takoi pushtuesin 21-vjeçar të Kostandinopojës (1453) gjatë negociatave të paqes venedikase atë vit, raportoi se sundimtari i ri besonte se kalimi i detit Adriatik nga Durrësi në Brindizi nuk do të paraqiste asnjë vështirësi. Prandaj ai ishte i vendosur të bëhej sundues i Romës dhe i Italisë!

    148Xhevdet Sahatxhija, Bajri Luljeta and 146 others

    3 comments

  • Rruga e famshme Via Egnatia me dy pikat e saj fillestare Durrësin dhe Vlorën dhe rëndësia e saj historike!

    Rruga e famshme Via Egnatia me dy pikat e saj fillestare Durrësin dhe Vlorën dhe rëndësia e saj historike!

    Jahja Drancolli

    Rruga e famshme Via Egnatia, në kohët e lashta kishte lidhur Romën dhe Kostandinopojën, dy kryeqytetet e Perandorisë Romake. Ajo rrugë, që të çonte nga brigjet e Adriatikut të Ilirisë në kryeqytetin e ardhshëm osman të Stambollit (e caktuar zyrtarisht Ḳosṭanṭiniyye në monedhat osmane), ishte shtrirja horizontale e Via Appia, e cila shkonte vertikalisht nga Roma në Brindisi në Italinë jugore. Portat e Durrësit dhe të Vlorës në Ilirinë e lashtë, përkatësisht të Arbërisë mesjetare, ishin dy qendra të Adriatikut Juglindor ku fillonte Via Egnatia, një nga rrugët më të rëndësishme të Europës Juglindore!

    Pikërisht përmes kësaj rruge Sulltan Mehmeti II (1451-1481) ëndërroi të rinovonte Perandorinë e lashtë Romake duke ribashkuar dy kryeqytetet e saj të mëparshme. Për më tepër, humanisti venedikas Niccolò Sagundino, pasi takoi pushtuesin 21-vjeçar të Kostandinopojës (1453) gjatë negociatave të paqes venedikase atë vit, raportoi se sundimtari i ri besonte se kalimi i detit Adriatik nga Durrësi në Brindizi nuk do të paraqiste asnjë vështirësi. Prandaj ai ishte i vendosur të bëhej sundues i Romës dhe i Italisë!

  • E tradhtoi me shefin, Kristin Cabot është bashkëshortja e trashëgimtarit miliarder në Amerikë

    E tradhtoi me shefin, Kristin Cabot është bashkëshortja e trashëgimtarit miliarder në Amerikë

    Një moment i shkurtër dhe i sikletshëm gjatë një koncerti të Coldplay në Foxborough, Massachusetts, është shndërruar në një skandal që përfshin liderët e industrisë së teknologjisë, pasurinë gjenerative dhe kufijtë e paqartë personal-profesional.

    Në qendër të polemikave janë Kristin Cabot, drejtuese e burimeve njerëzore në firmën teknologjike Astronomer, dhe shefi i saj i atëhershëm, CEO Andy Byron.
    Gjithçka ndodhi kur kamera e famshme e puthjeve (“kiss cam”) i kapi të dy në një përqafim të afërt, ndonëse të martuar me persona të tjerë. Përpjekjet e tyre për t’u fshehur ishin të kota, pasi videoja u bë virale brenda pak orësh dhe shpërtheu polemika në rrjet.

    Sipas mediave amerikane, Kristin është aktualisht e martuar me Andrew Cabot, trashëgimtar i gjeneratës së gjashtë të kompanisë së famshme të rumit Privateer Rum dhe pjesëtar i njërës prej familjeve më të pasura dhe aristokrate të Bostonit. Familja Cabot, e njohur si pjesë e elitës historike “Boston Brahmin”, ka luajtur një rol vendimtar në jetën ekonomike dhe shoqërore të New England për më shumë se 10 breza. Në fakt, kaq elitare është kjo familje, saqë sipas një thënieje të famshme lokale: “Lowell-ët flasin vetëm me Cabot-ët, dhe Cabot-ët flasin vetëm me Zotin.”

    Pasuria e familjes, e cila nisi që në shekullin XVIII me tregtinë e rumit, është trashëguar brez pas brezi dhe, sipas një artikulli të New York Times të vitit 1972, ishte vlerësuar në 200 milionë dollarë – shifër që sot kap vlerën e rreth 15,4 miliardë dollarëve. Megjithëse e errësuar nga akuza për përfshirje në tregtinë e skllevërve dhe të opiumit në shekujt e kaluar, familja Cabot është njohur gjithashtu për kontributet e mëdha filantropike ndaj universiteteve si Harvard, MIT dhe Norwich.
    Nuk dihet me saktësi kur Kristin dhe Andrew Cabot u martuan, por sipas New York Post, është martesa e dytë për të dy. Divorci i parë i Kristin është finalizuar në vitin 2022. Në profilin e saj tashmë të fshirë në LinkedIn, ajo shënohej si anëtare e bordit këshillues të kompanisë Privateer Rum që nga viti 2020.
    Çifti ka blerë së fundmi një rezidencë luksoze me vlerë 2.2 milionë dollarë në bregdetin e New Hampshire – por tani, pas skandalit të fundit, mbetet për t’u parë se si do të evoluojë situata për çiftin që është bërë titull kryesor në mediat amerikane.
    /vizionplus.tv
     

  • Luledielli i Van Gogh: Simbolika e fshehtë pas një prej pikturave më të famshme në botë

    Luledielli i Van Gogh: Simbolika e fshehtë pas një prej pikturave më të famshme në botë

    Pikturat me lulediell të Vincent van Gogh janë ndër veprat më të njohura të artit botëror, por përtej bukurisë së tyre vizuale, ato mbartin një simbolikë të thellë dhe shpeshherë të fshehur. A ishin lulediellit thjesht një zgjedhje estetike apo një pasqyrim i gjendjes emocionale të artistit?

    Seria e famshme “Lulediellit” është realizuar gjatë qëndrimit të Van Gogh në Arles të Francës, në vitin 1888. Fillimisht, artisti i pikturoi këto lule për të dekoruar shtëpinë ku do të priste mikun e tij, Paul Gauguin. Por për Van Gogh, luledielli ishte shumë më tepër sesa një element zbukurues.

    Simbol i dritës, shpresës dhe rilindjes, luledielli përfaqësonte për Van Gogh dëshirën e tij për paqe mendore dhe rilindje shpirtërore në një periudhë të trazuar të jetës. Ngjyra e artë dhe forma e hapur e lules u kthyen për të në metaforë të ngrohtësisë, miqësisë dhe përkushtimit ndaj artit.

    Sipas historianëve të artit, Van Gogh i përdori lulediellët edhe si një simbol të vetvetes, të ndjeshëm, por gjithmonë të kthyer drejt dritës, pavarësisht vuajtjeve dhe errësirës shpirtërore që e shoqëronin.

    Ndërsa për publikun e sotëm pikturat e tij mbeten kryevepra të pakontestueshme, për vetë artistin ato ishin një mënyrë për të shprehur atë që nuk mund të thuhej me fjalë: një përpjekje për të ndriçuar errësirën që kishte brenda vetes.

    Pra, nëse keni menduar ndonjëherë se pse Van Gogh zgjodhi pikërisht lulediellin si motiv të përsëritur, përgjigjja ndodhet në ndjenjat e tij më intime: një ethetike për jetë, dritë dhe dashuri, edhe në momentet më të errëta.

  • ‘Dua të bëhem e famshme’/ Tragjedi në SHBA: 19-vjeçarja humb jetën nga sfida ‘Dusting’ në rrjet

    ‘Dua të bëhem e famshme’/ Tragjedi në SHBA: 19-vjeçarja humb jetën nga sfida ‘Dusting’ në rrjet

    Një ngjarje tragjike ka tronditur Arizonën e Shteteve të Bashkuara, ku një vajzë 19-vjeçare, Rena O’Rourke, ka humbur jetën si pasojë e pjesëmarrjes në një sfidë të rrezikshme që po qarkullon në internet, e njohur si “dusting”.

    Kjo sfidë virale i nxit të rinjtë të regjistrojnë veten teksa thithin gaz nga spërkatës për pastrimin e tastierave kompjuterike, me qëllimin për të përjetuar një ndjesi të përkohshme euforie. Por efektet janë jashtëzakonisht të rrezikshme për shëndetin dhe jetën.

    Pas thithjes së gazit, Rena pësoi arrest kardiak dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku qëndroi për një javë në njësinë e kujdesit intensiv. Fatkeqësisht, mjekët konstatuan se ajo ishte në gjendje të pakthyeshme – kishte pësuar vdekje të trurit. Si shkak i vdekjes u konstatua sindroma e vdekjes së papritur nga thithja e kimikateve.

    Babai i saj, Aaron O’Rourke, shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e vajzës së tij, duke kujtuar fjalët e saj të përsëritura:

    “Gjithmonë thoshte: ‘Do të bëhem e famshme, babi. Do të bëhem e famshme’. Dhe fatkeqësisht, kjo ndodhi në mënyrën më tragjike të mundshme.”

    Një mjek në një spital të Arizonës shpjegoi për New York Post se gjatë sfidës “dusting”, përdoruesi përjeton një ndjesi si dehje, por gazrat kimikë zëvendësojnë oksigjenin në mushkëri dhe në trup, duke shkaktuar dëme të menjëhershme dhe fatale në shumë raste.

    Problemi thelbësor? Ky lloj gazi mund të blihet lirisht, pa ndonjë identifikim apo kufizim moshe.

    Prindërit e Renës i bënë një thirrje publike të gjithë familjeve:

    “Mos i besoni aq shumë. Kontrolloni dhomat e tyre. Mund të duket e frikshme, por ndonjëherë, kjo mund t’ua shpëtojë jetën.”

  • Tentuan të ngjiteshin në katedralen e famshme të Këlnit, Policia ndalon 6 alpinistë

    Tentuan të ngjiteshin në katedralen e famshme të Këlnit, Policia ndalon 6 alpinistë

    Policia gjermane në Këln arrestoi të dielën pesë francezë dhe një grua belge, që ishin përpjekur të ngjiteshin në katedralen e famshme të qytetit.

    Policia tha se ata u informuan nga rojet private të sigurisë së kishës, të cilët panë alpinistët e rinj me fenerë në kamerat e tyre të vëzhgimit në mes të natës.

    Oficerët e policisë me pajisje të rebelimit rrethuan katedralen dhe një helikopter fluturoi mbi kupolën veriore, derisa pesë alpinistët u ndaluan brenda shkallëve të kullës. Autoritetet thanë se burrat ishin të moshës midis 18 dhe 27 vjeç, gruaja ishte 26 vjeç. Identiteti i tyre nuk u zbulua, në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë.

    Policia sekuestroi një aparat fotografik, një celular dhe një çelës brave. Gjatë kontrollit të tyre në ndërtesë, ata zbuluan disa dyer që me sa duket ishin thyer dhe çanta shpine me pajisje për ngjitje.

    Katedralja me dy kube është një atraksion turistik dhe një nga vendet më të vjetra, më të rëndësishme të pelegrinazhit katolik të Evropës Veriore. Konsiderohet si shtëpia më e famshme e adhurimit në Gjermani./ AP.

  • Pse 1 Prilli është Dita e Gënjeshtrave? Historia dhe rrengjet më të famshme

    Pse 1 Prilli është Dita e Gënjeshtrave? Historia dhe rrengjet më të famshme

    Të gjithë e dimë se data 1 prill njihet në shumë vende të botës si Dita e Gënjeshtrave. Por çfarë historie ka kjo ditë dhe cila është prejardhja e saj?
    Dikur, 1 prilli festohej si dita e Vitit të Ri, por me ndyshimin e kalendarit nga Julian në Gregorian, në 1582 nga Papa Gregory XIII, dita e Vitit të Ri u vendos më 1 janar. Megjithatë, disa njerëz vazhdonin të gënjenin veten dhe e festonin këtë ditë më 1 prill, ndërsa të tjerët talleshin me ta.
    Profesori Joseph Boskin e shpjegonte dikur kështu këtë ditë:

    1 Prilli e ka prejardhjen gjatë periudhës së sundimit të Kostantinit, kur një shakaxhi i quajtur Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë. Kostantini e mori me të qeshur këtë deklaratë dhe e lejoi Kugel-in të bëhej perandor për një ditë, në datën 1 prill, të cilën Kugeli e shpalli ditën e gënjeshtrave.
    Ky shpjegim u publikua në vitin 1983 nga “Associated Press”, por doli një problem akoma më i madh! E gjithë historia ishte trilluar nga profesori Boskin për të bërë një shaka për 1 prillin.
    “Associated Press” iu desh disa kohë që ta kuptonte që kjo ishte gënjeshtër dhe t’i kërkonte falje lexuesve.
    Sot 1 prilli festohet në Europë si Dita e Gënjeshtrave dhe njerëzit bëjnë rrengje dhe shaka me njëri-tjetrin.
    Gënjeshtra më të famshme të 1 Prillit:
    Në 1957, mijëra shikues të “BBC” besuan një raport të publikuar nga gjiganti i informimit, sipas të cilit shkencëtarët kishin zbuluar në Zvicër pemë që prodhonin makarona.
    Në vitin 2012 Louis Tomlinson, anëtar i grupit muzikor “One Direction”, gënjeu fansat, duke i thënë se do të bëhej baba.
    Gjithashtu, një grua amerikane që u arrestua nga policia, pasi deklaroi se kishte vrarë burrin e saj./vizionplus.tv