Tag: familjen

  • Ish-deputeti socialist Petro Koçi ka ndarë me dhimbje lajmin për ndarjen nga jeta të vëllait të tij, Benit.

    Ish-deputeti socialist Petro Koçi ka ndarë me dhimbje lajmin për ndarjen nga jeta të vëllait të tij, Benit.

    Në një postim prekës në rrjetet sociale, Koçi shkruan:Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    “Beni ynë nuk ja doli dot! Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ndër 5 djem që shtuan familjen që krijuan babai dhe nëna jonë, Beni ishte i dyti. Lindi në Fier, më 13 shkurt 1964. Edhe pse i rritur në kushtet e vështira të një familjeje modeste, ai u shndërrua shpejt në një djalosh energjik e me shpirt sportiv.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    8-vjeçaren e kreu te shkolla ‘Andon Xoxa’, e më pas vijoi studimet në një shkollë teknike për të ndjekur pasionin për fushat teknike dhe elektronike. Punoi disa vite si teknolog në ‘Azotik’, Fier. Dallohej për shpirtin e tij krenar dhe të pastër.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Kur erdhi koha për të krijuar familje, Beni sfidoi paragjykimet e kohës duke u lidhur me shoqen e jetës, Vasilika Gjikopullin, mbesë e të pushkatuarit politik Milto Gjikopulli. Ai i qëndroi besnik dashurisë dhe familjes së tij, duke u bërë baba i dy fëmijëve, Xhinës dhe Vasilit.

    Pas hapjes së kufijve, Beni emigroi në Greqi për të siguruar të ardhura për familjen, ku punoi me përkushtim në punë të vështira. Para disa vitesh u rikthye në Fier, ku vijoi me punë e përkushtim.

    Por shëndeti i lig i bëri pritë. Pas një beteje të gjatë me sëmundjen onkologjike, që zgjati rreth një vit e gjysmë, ai u nda nga jeta duke u gdhirë dita e sotme.

    Jeta vazhdon, por familjes sonë, bashkëshortes e fëmijëve të Benit, e sidomos nënës sonë, do t’u mbetet shpirti i përvëluar.”

    Fieri Web i shpreh ngushëllime familjes Koçi për humbjen e parakohshme të Benit. 🕊️

  • NGA NERSADA MANDIJA – Përse ligji “Për barazinë gjinore” nuk e kërcënon familjen shqiptare- pëkundrazi!

    NGA NERSADA MANDIJA – Përse ligji “Për barazinë gjinore” nuk e kërcënon familjen shqiptare- pëkundrazi!

    Ka tash sa ditë që flitet shumë për projektligjin (tashmë ligj) “Për Barazinë Gjinore”, shpesh me emocione dhe interpretime të pasakta që e kanë paraqitur si një nismë që “rrezikon familjen” apo “ndryshon vlerat tradicionale”. Kjo më bani shumë kureshtare se çka paska kaq kërcënuese në këtë document dhe e hapa ta lexoj. Konstatoj se, ky ligj është një përpjekje për të sjellë në një dokument të vetëm të gjitha standardet ndërkombëtare dhe direktivat e Bashkimit Evropian që garantojnë barazinë mes grave dhe burrave, duke harmonizuar ligjet ekzistuese dhe duke vendosur bazën për politika më të drejta dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri.
    Keqkuptimet kryesore kanë lindur nga interpretimi jashtë kontekstit i disa termave dhe parashikimeve që janë pjesë e këtij ligji. Për shembull, përkufizimi i “gjinisë” si një koncept gjithëpërfshirës është parë gabimisht si një përpjekje për të mohuar dallimin biologjik mes burrave dhe grave. Në fakt, ligji nuk ndryshon asgjë në këtë drejtim, ai thjesht garanton që askush të mos diskriminohet për shkak të identitetit apo shprehjes së tij gjinore, një standard tashmë i njohur në shumicën e vendeve evropiane dhe i kërkuar nga konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
    Një tjetër pikë që ka krijuar reagime është përdorimi i termit “gjuhë me ndjeshmëri gjinore”. Kjo nuk ka të bëjë me ndryshimin e gjuhës shqipe apo me detyrime në jetën private të njerëzve, por me përdorimin e formave të barabarta gjinore në dokumente zyrtare, tekste, diploma apo shpallje pune, pra që gjuha e administratës të reflektojë respekt të njëjtë për gratë dhe burrat.
    Edhe përfshirja e termave si “orientim seksual”, “identitet gjinor” apo “karakteristika të seksit” është keqinterpretuar si nxitje e një ideologjie të caktuar. Në realitet, këto terma ekzistojnë në ligjin shqiptar që nga viti 2010, në Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, dhe shërbejnë vetëm për të ndaluar trajtimin e padrejtë ndaj kujtdo, jo për të “promovuar” ndonjë mënyrë jetese apo për të ndikuar në arsim apo familje.
    Edhe kuotat gjinore, që parashikojnë një përfaqësim prej 30 deri në 50 për qind për secilën gjini në vendimmarrje, janë shpallur gabimisht si “favorizim” i një gjinie ndaj tjetrës. Në fakt, këto janë masa të përkohshme affirmative, një instrument ligjor që ndihmon të korrigjohet një pabarazi e vjetër në pozitat publike dhe politike, i cili pushon së zbatuari sapo arrihet barazia faktike.
    Në mënyrë të ngjashme, koncepti i “buxhetimit të përgjigjshëm gjinor” është keqkuptuar si një fond për “ideologjinë gjinore”. Në të vërtetë, ai është një mekanizëm ekonomik që përdoret në të gjitha vendet e BE-së për të kuptuar se si fondet publike ndikojnë ndryshe te burrat dhe gratë, për shembull në fushat e arsimit, shëndetësisë apo transportit.
    Së fundi, interpretimi se ky ligj “cënon familjen” nuk ka asnjë mbështetje në tekstin e tij. Asnjë nen nuk prek Kodin e Familjes, përkufizimin e martesës, të prindërimit apo të të drejtave familjare. Përkundrazi, ligji përfshin masa mbrojtëse për prindërit e rinj, për nënat shtatzëna dhe për familjet që kujdesen për persona me aftësi të kufizuara.
    Ky projektligj nuk synon të ndryshojë vlerat morale të shoqërisë, por të garantojë që çdo qytetare dhe qytetar, pavarësisht gjinisë apo përkatësisë së tij, të ketë mundësi të barabarta për të jetuar me dinjitet, për të punuar, për t’u përfaqësuar dhe për t’u mbrojtur nga çdo formë diskriminimi. Në vend që të shihet si kërcënim, duhet parë si një hap i rëndësishëm drejt një shoqërie më të drejtë, që njeh dhe respekton dinjitetin e secilit individ. /Nga Nersada MANDIJA, publikuar në Facebook/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • “Po u ndave, do të vras familjen”/ Vrau kunetërit, si e kërcënonte gruan autori

    “Po u ndave, do të vras familjen”/ Vrau kunetërit, si e kërcënonte gruan autori

    vendngjarje-Driton dhe Naim Morina

    KOSOVË- Detaje të reja janë mësuar nga krimi i rëndë një ditë më parë në Kosovë, ku Astrit Isufi vrau me armë zjarri dy vëllezërit e gruas, Driton dhe Naim Morina. Mediat kosovare bëjnë me dije se autori është nuk emër i panjohur për autoritetet, pasi rezulton i dënuar nga Gjykata e Prishtinës për dhunë në familje.
    Sipas dosjes së Gjykatës së Prishtinës, më 30 mars të këtij viti, rreth orës 15:00, autori kishte rrahur gruan e tij, madje e kishte kërcënuar që nëse ndahet nga ai do t’i vriste familjen. Por, kjo nuk ishte hera e parë. Ai e kishte dhunuar dhe kërcënuar gruan e tij vazhdimisht. 
    “Ti nuk guxon me u nda prej meje, se kam me ta vra familjen, kam me t’i faruar krejt”, citohet ti ketë thënë ai.
    Astrit Isufi ishte dënuar me rreth 5 muaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës ndërsa Gjykata e Apelit, i la dënimin me 3 muaj burg dhe e gjobiti me 300 euro. 

    Ditën e enjte, në fshatin Golluboc të Malishevës, Astrit Isufi vrau para shtëpisë së tyre dy vëllezër, (kunetërit e tij) Driton dhe Naim Morina. Sherri që përfundoi në tragjedi duket ka nisur pas një konfrontimi verbal që ai ka pasur me viktimat. Isufi kishte shkuar të merrte gruan e tij e cila ishte për ngushëllime në shtëpinë e vëllezërve, pas vdekjes së babait të saj.

    Fillimisht, autori kishte ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa të premten policia ka arritur ta arrestojë atë. Isufi ishte fshehur në një godinë të pabanuar, deri në momentin e arrestimit nga policia./ZËRI

  • Dhimbje në futbollin amerikan: Mbrojtësi i Dallas Cowboys i jep fund jetës

    Dhimbje në futbollin amerikan: Mbrojtësi i Dallas Cowboys i jep fund jetës

    Botën e futbollit amerikan e ka tronditur lajmi i ndarjes së papritur nga jeta i lojtarit të Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland. Mbrojtësi 24-vjeçar i dha fund jetës së tij në Frisco të Texasit, duke lënë pas familjen, të fejuarën Catalina dhe shokët e skuadrës në dhimbje të thellë.
    Skuadra e Dallas Cowboys përmes një komunikate zyrtare e përshkroi Kneeland si një shok të dashur dhe theksoi se mendimet dhe lutjet e tyre shkojnë për familjen e tij. “Me shumë trishtim Dallas Cowboys njofton se Marshawn humbi jetën në mënyrë tragjike,” thuhet në njoftim.
    Kneeland ishte zgjedhja nr.56 në raundin e dytë të Draftit të 2024 dhe sapo kishte shënuar touchdown-in e tij të parë në NFL në ndeshjen e fundit të Cowboys, të humbur ndaj Arizona Cardinals. Sipas policisë së Dallasit, ai u gjet i vdekur tre orë pas një aksidenti rrugor, pas të cilit kishte dërguar mesazhe lamtumire për familjen dhe shokët. Autoritetet tentuan të kontaktojnë me të përmes telefonit, mesazheve dhe madje përdorën edhe dron për ta lokalizuar.
    Ngjarja ka lënë një gjurmë të rëndë në komunitetin sportiv. Në homazh, skuadra e Denver Broncos mbajti një minutë heshtje gjatë ndeshjes ndaj Las Vegas Raiders, e cila përfundoi me fitore 10-7, duke nderuar kujtimin e Kneeland dhe duke treguar se sporti mund të bashkojë njerëzit edhe në momente tragjike.

  • Miratimi i ligjit për “Barazinë Gjinore” në Kuvend, deputetja e PS-së: Reforma të thella ligjore…

    Miratimi i ligjit për “Barazinë Gjinore” në Kuvend, deputetja e PS-së: Reforma të thella ligjore…

    Deputetes së Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka sqaruar ditën e sotme miratimin e ligjit për “Barazinë Gjinore” nga Kuvendi, si qëndron e vërteta.

    “Ligji për Barazinë Gjinore i miratuar dje nga Parlamenti Shqiptar, synon të transformojë në realitet parimin kushtetues të barazisë mes grave dhe burrave në çdo fushë të jetës.
    Për shkak të gjuhës së urrejtjes dje në Parlament, është e rëndësishme të adresojmë debatet pa thelb që ky ligj ka shkaktuar, të cilat i i kemi dëgjuar në komisone dhe i dëgjuam edhe dje në seancën plenare dhe ishte e qartë se shumë kolegë kishin më shumë kohë për rrjetet sociale sesa për leximin e projektligjit.
    Janë shprehur shqetësime për terminologjinë e përdorur, duke pretenduar se ligji “kërcënon familjen tradicionale dhe shton numrin e gjinive”.
    Në realitet, ky ligj nuk shton asnjë realitet të ri ligjor. Ai nuk krijon kurrsesi gjini të reja, vetëm synon të garantojë barazi reale midis dy gjinive që janë burrë dhe grua.
    Nëse dikush do të donte të prezantonte gjini të reja në shoqërinë shqiptare do të duheshin reforma të thella ligjore, duke nisur nga ndërhyrjet në Ligjin “Për Gjendjen Civile” apo duke miratuar një kuadër specifik ligjor për njohjen e identiteteve të reja gjinore.
    Është pretenduar se ligji “kërcënon familjen tradicionale dhe shton numrin e gjinive”.
    Le të jemi të qartë: narrativa që “po legalizohen 70 gjini në Shqipëri” është një gënjeshtër e qëllimshme, e përsëritur aq shumë sa disa filluan ta besonin. Në realitet, ky ligj nuk shton asnjë realitet të ri ligjor.
    Ai nuk krijon kurrësesi gjini të reja, vetëm synon të garantojë barazi reale midis dy gjinive që janë burrë dhe grua.Koncepti i “përkatësisë së shumëfishtë” që referohet në ligj nënkupton diskriminimin e shtuar që mund të përjetohet për shkak të moshës, origjinës etnike, vendbanimit rural, aftësive të kufizuara apo statusit socio-ekonomik.
    Ky koncept, nuk lidhet me konceptin “perkatesi e shumëfishtë gjinore” siç është pretenduar gabimisht.Mjafton një kërkim në tekstin e projektligjit dhe do kuptohet se togfjalëshi “Përkatësia e shumëfishtë gjinore” nuk ekziston.
    “Përkatësia e shumëfishtë” është koncept ligjor që do të thotë se një person mund të përjetojë diskriminim bazuar në më shumë se një shkak.
    Për shembull, si grua dhe rome dhe si grua me aftësi të kufizuara, si baba i vetëm dhe emigrant, ose si vajzë e re nga zonat rurale. Në realitetin shqiptar, këto ndërthurje janë të zakonshme dhe të dukshme dhe këto realitete nuk mund të injorohen nga ligji kryesor kombëtar që pretendon të adresojë efektivisht barazinë gjinore. Pa njohjen e konceptit të përkatësisë së shumëfishtë, këto raste komplekse bëhen juridikisht të padukshme.
    Kemi degjuar gjatë kësaj periudhe se projektligji detyron përdorimin e “gjuhës gjithëpërfshirëse gjinore”, duke zëvendësuar termat “nënë” dhe “baba” me shprehje neutrale si “prind 1” dhe “prind 2”. As unë dhe as kolegët e mi të Partisë Socialiste nuk do votonin kurre per nje ligj qe nuk do na jepte mundesine qe femijet mos na therrasin nënë dhe baba dhe termat prindi 1 dhe prindi 2 në ligj janë vetëm një gënjeshtër e shpikur nga ata që nuk e kanë lexuar projektligjin, por besojnë çdo gjë që lexojnë në rrjetet sociale.
    Koncepti “Gjini” i marrë nga Konventa e Stambollit, e nenshkruar dhe ratifikuar nga ky Parlament kur opozita e sotme ishte ne pushtet, nuk flet per shume gjini.
    Me lejoni ta citoj sic eshte ne projektligj meqe shumica e narratives eshte ngritur nga njerez qe s’e kane lexuar fare projektligjin, por vetem besojne narrativen e rrjeteve sociale se duan te na shkaterrojne familjen.
    Gjini nënkupton rolet e ndërtuara në kontekstin social, sjelljet, aktivitetet dhe atributet që një shoqëri e caktuar i konsideron të përshtatshme për gratë dhe burrat;
    Në projektligj nuk përdoret termi “gjuhë gjithëpërfshirëse gjinore”, por flitet për gjuhë me ndjeshmëri gjinore, e cila nuk përfaqëson asgjë më tepër sesa korrektësi gramatikore në terma, qe koleget e mia në vendimarrje mos te nenshkruajne me termin Minister, por te nenshkruajne me termin Ministre. Mos te perdorim termin drejtor, por drejtore kur drejtuesja e institucionit eshte nje grua, e keshtu me rradhe.
    Jane permendur disa here nga kolege te opozites ne komisione shembuj nga disa vende europiane. Është e vërtetë që 2-3 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, kanë miratuar apo propozuar ndryshime kushtetuese që kufizojnë konceptin e gjinisë vetëm në “dy sekse biologjike”.
    Por, këto nuk janë shembuj për t’u ndjekur nga një vend që aspiron të bëhet pjesë e BE-së, pasi janë shkelje të parimeve themelore të së drejtës së Bashkimit Evropian.
    Ashtu sic eshte e vertete se Komisioni Evropian ka hapur procedura shkeljeje ndaj disa prej këtyre shteteve dhe ka paralajmëruar sanksione financiare sipas nenit 260 të Traktatit për Funksionimin e BE-së.
    Nëse shtetet refuzojnë të korrigjojnë shkeljet, ato rrezikojnë gjoba ditore, pezullim të fondeve të BE-së, apo përjashtim nga programet e bashkëpunimit.
    Pra, nuk kemi të bëjmë me “shembuj të mirë” que duhen ndjekur, por me shkelje që po diskutohen në gjykatat evropiane si cenim i parimeve themelore të së drejtës evropiane.Realiteti që Injorohet
    Ndërkohë që disa shpikën probleme imagjinare, le të flasim për problemet reale që ky ligj adresson:
    Çdo ditë në Shqipëri 7 gra raportojnë dhunë në familje. Vetëm në 6 muajt e parë të 2025-ës, janë regjistruar 1,260 denoncime—një alarm social që duket se disa kolegë preferojnë ta injorojnë në emër të “familjes tradicionale”.​
    Gratë në Shqipëri paguhen 4.5% deri në 17.4% më pak se burrat për të njëjtën punë. Për çdo 100 lekë që fiton një burrë, një grua fiton vetëm 82.6 lekë sipas disa studimeve.​
    31% e grave dhe vajzave nuk kërkojnë punë sepse janë të dedikuara detyrave shtëpiake, krahasuar me vetëm 2% të burrave.
    Kjo është “familja tradicionale” që disa duan ta mbrojnë—ku gruaja mbetet në shtëpi, e pa paguar dhe e pa mundësi.
    Në përfundim, ky projektligj nuk është një eksperiment social, por përmbushje e detyrimeve kushtetuese dhe ndërkombëtare. Ai nuk kërcënon familjen, por e përforcon atë duke krijuar mundësi të barabarta për të gjithë anëtarët e saj.
    Nuk krijon privilegje, por korrigjon padrejtësi historike. Nuk imponon ideologji të huaja, por zbaton vlera universale të të drejtave të njeriut që Shqipëria ka nënshkruar dhe ratifikuar.
    Nuk ecën përpara shoqëria shqiptare kur në emër të familjes, do që ta kthesh gruan në rolin e saj tradicional që të mos shkoj në punë, por të kujdeset për familjen.
    Shoqëria ecën përpara kur burrë e grua janë partnerë, e paguhen njësoj për të njëjtën punë, e trajtohen me dinjitet pa u ndarë në qytetarë të dorës së parë dhe qytetarë të dorës së dytë.
    Dhe të gjithë ata që vazhdojnë të shpërndajnë dezinformim dhe të nxisin urrejtje, le ta dinë: historia nuk do t’i mbajë mend si mbrojtës të familjes, por si pengues të progresit.
    Ndërkohë që ne do të vazhdojmë përpara, duke ndërtuar një Shqipëri ku çdo qytetar—burrë apo grua—ka të njëjtat mundësi, të njëjtat të drejta, dhe të njëjtin respekt.
    Kjo është Shqipëria që ne po ndërtojmë. Dhe kjo është Shqipëria që do të hyjë në Bashkimin Evropian—jo me diskriminim dhe pabarazi, por me drejtësi dhe dinjitet për të gjithë“, tha Luarasi.

    Top Channel

  • Noka: Deputetët socialistë çnderuan familjen shqiptare, BE nuk mund të imponojë ligje të tilla për shtetet kandidate

    Noka: Deputetët socialistë çnderuan familjen shqiptare, BE nuk mund të imponojë ligje të tilla për shtetet kandidate

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook pas votimit pro të projekt/ligjit për barazi gjinore mbrëmjen e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë. 

    Noka shprehet se deputetët që dje votuan pro këtij projekt/ligji çnderuan familjen shqiptare dhe zgjedhësit e tyre ndërsa theksoi se BE nuk i detyron shtetet anëtare, e jo pale t’u imponohet shteteve kandidate, të kalojnë ligje të tilla. 

    Postimi i plotë:

    Deputetët socialistë që votuan ligjit dje çnderuan familjen #shqiptare dhe zgjedhësit e tyre. Ata deputetë përfaqësojnë vetëm veten e tyre. 

    BE nuk i detyron shtetet anëtare e jo pale t’u imponohet shteteve kandidate të kalojnë ligje të tilla. Ky ligj i ashtuquajtur i Barazisë Gjinore, në të vërtetë përçudnon të drejtat e grave. 

    🇸🇰 Sllovakia për shembull, që është shtet anëtar i #BE, më 26 shtator të këtij viti, miratoi në parlament një ndryshim kushtetues, ku përcaktohet se shteti sllovak njeh vetëm dy gjini, mashkullin dhe femrën dhe se ka detyrimin të mbrojë “vlerat kulturore dhe etike” që pasqyrohen në kushtetutë. 

    Servilizmi i pështirë i disa palloshëve të gjatë e të shkurtër ndaj ndonjë diplomati të huaj nuk e përfaqëson mendimin tonë shoqëror dhe vlerat tona kombëtar, ku në themel të tyre qëndron krenare familja shqiptare

  • Noka: Ndërsa SHBA njeh vetëm dy gjini, “Rilindja Sorosiste” rrënoi familjen shqiptare

    Noka: Ndërsa SHBA njeh vetëm dy gjini, “Rilindja Sorosiste” rrënoi familjen shqiptare

    Deputeti i PD, Flamur Noka, në një postim në rrjetet sociale shkruan se ndërkohë që Rilindja Sorosiste e Shqipërisë, me orientimin e Aleksit dhe veglave të tij në Tiranë, votonte për të shpërbërë familjen shqiptare, Gjykata Supreme e SHBA-së konfirmoi se ekzistojnë vetëm dy gjini.
    Sipas Nokës, dje, sekti i pamoral i Rilindjes vendosi të zbatojë planin e rrënimit të institucionit të familjes.
    Deputeti shprehet se turp është për ata që ngritën kartonin 🟩 dhe po ashtu për ata që heshtin përpara kësaj veprimi që ai e konsideron një “mynxyre”.
    Postimi i tij vjen si një apel për mbrojtjen e vlerave tradicionale të familjes dhe një kritikë e ashpër ndaj qeverisjes aktuale.
    Postimi i plotë:
    Ndërkohë që Rilindja Sorosiste e Shqipërisë, me orientimin e vetë Aleksit dhe veglave të tij në #Tiranë, votonte për të shpërbërë familjen #shqiptare, në #SHBA, në busullën e orientimit të Botës së Lirë, Gjykata Supreme vendosi se KA VETËM DY GJINI.
    Dje, sekti i pamoral i Rilindjes vendosi në zbatim planin e rrënimit të institucionit të familjes. Turp kush ngriti kartonin [🟩] dhe turp kush hesht përpara kësaj mynxyre!

  • Projektligji për barazinë gjinore, Meta: Godet në ADN familjen shqiptare, kush voton pro është kundër kombit

    Projektligji për barazinë gjinore, Meta: Godet në ADN familjen shqiptare, kush voton pro është kundër kombit

    Projektligji “Për Barazinë Gjinore”, i cili ka nxitur shumë polemika pritet të votohet sot në Kuvend.
    Edhe pse mazhoranca sqaroi se ka vetëm burrë e grua dhe se përkatësia e shumëfishtë nënkupton statuset sociale, ish presidenti Ilir Meta, thotë se kush voton sot në errësirë pro këtij ligji voton kundër Familjes dhe Kombit Shqiptar.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se ky projektligj godet në ADN familjen shqiptare dhe vlerat e shenjta të saj, si dhe kombin tonë, identitetin, traditat, historinë e kulturën.
    Postimi i plotë:
    Aleatët e errësirës kanë vendosur të fusin sonte për miratim në Kuvend, në orët e vona, ligjin anti-Familje dhe anti-Atdhe të “barazisë gjinore”, që godet në ADN familjen shqiptare dhe vlerat e shenjta të saj, si dhe kombin tonë, identitetin, traditat, historinë e kulturën.
    Miratimi i këtij ligji të zi, të kundërshtuar nga të gjitha komunitetet fetare, në fakt është detyrim-përcaktim që “Rilindja” ka ndaj qarqeve mafioze ndërkombëtare që duan të shkatërrojnë Shqipërinë.
    Është avancim i një anxhende antikombëtare të këtij Sekti, që në vazhdën e shpopullimit dhe shndërrimit të Atdheut në fermë të surogacisë, kërkon të shpërbëjë edhe me ligj familjen shqiptare.
    Kush voton sot në errësirë pro këtij ligji voton kundër Familjes dhe Kombit Shqiptar!

  • Protestë para Kuvendit kundër projektligjit për barazinë gjinore: Po shkatërroni familjen tradicionale

    Protestë para Kuvendit kundër projektligjit për barazinë gjinore: Po shkatërroni familjen tradicionale

    Ndërsa në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet diskutimi për projektligjin “Për barazinë gjinore”, jashtë ambienteve të tij është mbajtur një protestë nga qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kundërshtojnë disa nene të këtij projektligji.
    Protestuesit pretendojnë se disa formulime të ligjit “shkatërrojnë familjen tradicionale” dhe “njohin më shumë se dy gjini, mashkull dhe femër”.
    Me pankarta në duar “Ka vetëm dy gjini: mashkull dhe femër”, qytetarët kërkuan që projektligji të mos miratohet në formën aktuale.
    “Ky projektligj është gjenocid për fëmijën, është gjenocid ndaj qytetarëve. Nuk ka gjini fluide, ka vetëm dy gjini dhe nuk ekziston asgjë përtej burrit dhe gruas”, tha pastroi Akil Pano.
    Sipas qytetarëve në disa nene të projektligjit është përdorur togfjalëshi “gjinia gjithëpërfshirëse”, të cilin ata kërkojnë që Kuvendi ta ndryshojë duke përcaktuar qartë se në ligj njihen vetëm dy gjini.
    Ndërkohë, mazhoranca ka sqaruar në komisione se ky projektligj lidhet vetëm me barazinë mes burrit dhe gruas në nivel përfaqësim dhe kundër diskriminimit në jetën publike dhe sociale dhe se nuk ka lidhje me njohjen e gjinive fluide dhe nuk prek familjen tradicionale.

  • “Ky ligj shkatërron familjen”/ Berisha flet para Kuvendit kundër projektligjit për barazinë gjinore

    “Ky ligj shkatërron familjen”/ Berisha flet para Kuvendit kundër projektligjit për barazinë gjinore

    Sali Berisha: Kjo shkon në shkatërrimin e familjes si themeli i një shoqërie. Ky ligj i bazuar fund e krye me ideologjinë e ekstremit të majtë, përmbys kushtetutën e vendit, kodet e vendit, trashëgiminë pozitive mijëra vjeçare dhe penalizon e ndëshkon të gjithë ata të cilët duhet të mbrojnë familjen dhe vlerat e saj.
    Penalizon ligjet, kushtetutën, nenet e familjes. Nenet e lirisë së mendimit dhe shprehjes së tij. Në emër të përafrimit me direktivat europiane që është mashtrim i madh, ligji çon drejt totalitarizmit. Është identik me atë ligj që shpalli Shqipërinë shtet ateist.

    Top Channel