Partia Demokratike mban sot protestën para Kryeministrisë. Demokratët kanë njoftuar se aksioni opozitar do të jetë i përjavshëm, në formën e një platforme parlamente me podium dhe foltore, ku pritet që deputetë dhe qytetarë të mbajnë fjalime.
Kjo është protesta e parë e PD-së pas zgjedhjeve të 11 majit. Tubimi para kryeministrisë vjen, pasi zv.kryeministrja Belinda Balluku u mor e pandehur nga SPAK. Kreu i PD, Sali Berisha, njoftoi se iniciativa synon të krijojë një hapësirë për opozitën dhe të rikthejë debatin politik, pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat.
Kryedemokrati gjithashtu ka deklaruar se opozita është lejuar të flasë vetem një herë në 9 seancat e zhvilluara në parlament dhe zgjidhja e vetme, sipas tij është protesta para kryeministrisë, ku do mbahen fjalime. Ndërkohë, Kryeministria është “blinduar” me mbrojtëse metalike, si masë për protestaën e sotme.
“Për familjen, për ekonominë dhe për demokracinë”, është ftesa që PD u bën shqiptarëve për tu tubuar sot në orën 18.00 përpara kryeministrisë.
Nën moton ‘Protesto’, PD fton qytetarët që t’u bashkohen demokratëve më 17 nëntor, ora 18.00 përpara kryeministrisë, në atë që e konsiderojnë si ‘folenë’ e krimit dhe korrupsionit, ku ndahen pazaret me aferat më të rënda korruptive, që rëndojnë familjet dhe xhepat e të gjithë shqiptarëve.
Tag: familjen
-

Opozita nis protestat tek kryeministria: Për familjen, ekonominë dhe për demokracinë
-

PL i bashkohet protestës së PD-së para Kryeministrisë, Blushi: Le ta ngremë zërin së bashku!
foto ilustrim: protesta e pd-tedi blushi
TIRANË- Partia e Lirisë ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës së thirrur nga Sali Berisha që do të zhvillohet nesër në orën 18:00 para kryeministrisë. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka njoftuar pjesëmarrjen përmes një postimi në rrjete sociale, ku fton edhe qytetarët e tjerë të marrin pjesë. Sipas Blushit, do t’i bashkohen protestës për të mbrojtur familjen, fëmijët dhe demokracinë.
“Të hënën, më 17 Nëntor, në orën 18:00, bashkohemi të gjithë nc protestë përballë Kryeministrisë!
Për të mbrojtur familjen dhe fëmijët tanë, të cilët sot përballen me ligje çnjerëzore që synojnë të normalizojnë perversitetin, vesin dhe degjenerimin. Për të mbrojtur ekonominë e familjeve shqiptare, të rënduar çdo ditë e më shumë nga kosto të papërballueshme të jetesës dhe nga hajdutëritë e përditshme të Qeverisë.
Për të mbrojtur demokracinë, e cila po kërcënohet më shumë se kurrë nga një regjim që vepron si armik i lirive dhe të drejtave tona. Le ta ngremë zërin së bashku! Le të tregojmë se ky vend ka njerëz të ndershëm dhe patriotë që nuk dorëzohen kurrë!
PROTESTO PËR FAMILJEN, PËR EKONOMINË, PËR DEMOKRACINË” shkruan Tedi Blushi.Pak ditë më parë, Partia Demokratike njoftoi datën dhe orën e protestës para kryeministrisë kundër qeverisë. Protesta do të mbëhet ditën e hënë, më 17 nëntor, ora 18:00./ZËRI
-

‘Ligji i barazisë gjinore’/ Pano me akuza të forta ndaj qeverisë: Antikushtetues! Po na cënon fëmijët
Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, pranë monumentit të heroit kombëtar, Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës organizoi një protestë kundër ndryshimeve ligjore që prekin konceptin e familjes dhe edukimin gjinor në shkolla.
Në fjalën e saj në hyrje të protestës Linda Pano, mbajti duke i drejtuar thirrje direkte Presidentit të Republikës, ambasadorit të Bashkimit Evropian, si dhe duke kritikuar ashpër ligjin e ri.
Pano e nisi fjalimin e saj me një apel dramatik drejtuar Presidentit: “Zoti President, mos u bëj numri shtatëdhjetë e nëntë”, duke iu referuar me sa duket numrit të votave të nevojshme për miratimin e ligjit.
Ajo e cilësoi legjislacionin si “antikushtetues” dhe “antikombëtar”, me argumentin se “një ligj që prek fëmijët, pasurinë më të madhe kombëtare, është ligj antikombëtar”.
Një nga pikat qendrore të kritikës së saj ishte përfshirja e edukimit gjinor të detyrueshëm në kurrikulat shkollore.
Sipas saj, ligji i ri, veçanërisht nenet 10 dhe 33, “seksualizon dhe gjenderizon fëmijët nga mosha katër deri në tetëmbëdhjetë vjeç”, duke e kthyer këtë lëndë nga një lëndë me zgjedhje në një detyrim të mbështetur nga Ministria e Arsimit.
Fjalimi mori një kthesë personale dhe të drejtpërdrejtë kur Pano iu drejtua ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Duke u prezantuar si “shqiptare, grua, tradicionaliste, konservatore dhe inxhiniere”, ajo kundërshtoi një deklaratë që ia atribuoi ambasadorit, se gjoja gratë tradicionale shqiptare nuk mund të bëhen inxhiniere
Deklarata e plotë:
Unë sot dua t’i bëj një apel presidentit. Zoti president, mos u bëj numri shtatëdhjetë e nëntë. Njerëzit ngrenë pyetje, si është e mundur që një familje e tërë ngrihet dhe qëndron për familjen? Ngrihet dhe qëndron në këtë komb, në këtë kohë, kundra errësirës.
Por ku ka më mirë sesa një familje shqiptare të qëndrojë për familjen që është në rrezik? A e dini që ky ligj cënon drejtpërdrejt familjen shqiptare? Është ligj antikushtetues, antikombëtar, sepse një ligj që prek fëmijët, pasurinë më të madhe kombëtare, është ligj antikombëtar.
Mos ma prek familjen. Mos ma prek familjen. Mos ma prek familjen.Ky ligj i seksualizon dhe gjenderizon fëmijët nga mosha katër deri në tetëmbëdhjetë vjeç. Në këtë ligj parashikohet neni tridhjetë e tre, neni dhjetë dhe neni tridhjetë e tre, që e bën me detyrim mësimin e edukimit gjinor nëpër shkolla. Deri tani ka qenë lëndë me zgjedhje. Rekomandimet janë që nga ky moment të bëhet me detyrim dhe mësuesve t’ju thuhet që kjo kurrikul, kjo axhendë ka mbështetjen e Ministrisë së Arsimit. Por nuk ka gjë më të shtrenjtë për shqiptarët se fëmijët, prandaj ne jemi këtu të themi: mos m’i prek fëmijët.
Kam një mesazh për ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato. Mister Gonzato, unë jam Linda Pano, jam shqiptare, jam grua, jam tradicionaliste dhe konservatore, dhe jam dhe inxhiniere. Sepse të kam dëgjuar në emisionet e televizion që ke thënë, një grua shqiptare nuk mund të bëhet inxhiniere sepse nuk e lë tradita. E ke gabim zoti ambasador. Unë jam e kundërta e asaj që ti thua.
Kam dëgjuar që je prekur, sepse shqiptarët kanë menduar që kjo axhendë është axhenda jote personale. Dua të të them që unë kurrë nuk i kam njohur ambasadorët e BE-së në Shqipëri. Por ty të kam njohur, sepse të kam parë në rrugë, në të gjitha paradat e organizatave LGBT ndërsa protestoje bashkë me ta. Të kam parë, që ndërsa ne bënim konventën e familjes, ti ishe me një grup organizatash LGBT në pedonale dhe protestoje. Zoti ambasador, ju the shqiptarëve që e ndave shtratin tënd me ta, sepse e doje që t’i frikësoje.
Shqiptarët nuk frikësohen. As nuk trimërohen nga shtrati yt zoti ambasador. Shqiptarët i tremb ideja që familja tradicionale është duke përjetuar varfëri ekstreme ekonomike, është duke përjetuar moskujdes shëndetësor, është duke përjetuar dhunë në familje, divorc dhe të gjithë hallet e tjera. Dhe ju zoti ambasador nuk dolët asnjëherë në krah të saj. Për këtë tremben shqiptarët dhe jo prej shtratit tënd.
Nëse mendoni që ligji që sapo kaloi në parlament, zoti Gonzato, do t’i japë më shumë të drejta komunitetit transgjinor, e keni gabim.
Të dashur vëllezër dhe motra, ndërsa shqiptarët protestojnë dhe vuajnë në Shqipëri, komuniteti transgjinor në Evropë feston. Unë do t’ju lexoj vetëm një pjesë të shkurtër të një prej gazetave të tyre që quhet Transgenders in Europe.
Ata shkruajnë: “Pavarësisht jardhës së panikut moral që çuan në këtë moment dhe të nxitur nga lëvizjet antigjinore dhe të amplifikuara në mediat kombëtare, shoqëria civile mbeti e bashkuar dhe pa lëkundur për të siguruar që dispozitat gjithëpërfshirëse në ligj të mbesnin. Ndryshimi i propozuar i ligjit në regjistrin civil për të njohur ligjërisht vetëm dy gjini të barabarta në seksin biologjik është hedhur poshtë nga Partia Socialiste.
Ligji i ri për barazinë gjinore përmban referenca të qarta për orientimin seksual, identitetin gjinor dhe shprehjen gjinore, duke treguar një angazhim për të mbrojtur komunitetet trans nga diskriminimin.”
Për organizatat wokiste-leftiste që janë investuar për këtë ligj, unë kam një mesazh. Dhe mesazhi është: lotët e nënës së Ersidit ose Luanës, 15 vjeçar, i vendosur sipas saj në një dhomë me dy meshkuj gej që kryenin marrëdhënie seksuale në sy të saj. Lotët e nënës, lotët e tharë të nënës të djalit në kushtet e institucioneve të bashkisë ku mësuesja tutore i mësonte se si të lyhej dhe të bënte make-up, dhe e mësonte që prindërit e tij ishin të këqinj. Ai kishte nevojë t’i denonconte prindërit e tij, sepse ajo do t’i gjente prindër të tjerë adoptues jashtë Shqipërisë.
Ato lot, zonja dhe zotërinj të organizatave wokiste-leftiste dhe oligarkë të këtyre organizatave, do ta çajnë qiellin dhe do të ngjiten lart si lutje dhe nuk do të kthehen poshtë pa marrë përgjigje.
Ndërsa Pashko Vasa shkruan: O moj Shqipni, e mjera Shqipni… President, mos u bëj shtatëdhjetë e nënti. Dëgjoje zërin e popullit, dëgjoje zërin e shqiptarëve”
-

‘Mos ma prek familjen’, Shqiptarët protestojnë më 15 nëntor, ora 10:30, në Sheshin Skënderbej
Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës ka njoftuar organizimin e një marshimi proteste me moton “Mos ma prek familjen”, që do të zhvillohet të shtunën, më 15 nëntor, në orën 10:30, në Sheshin Skënderbej, për të marshuar më pas drejt Presidencës. Sipas organizatorëve, ky marshim ka për qëllim mbrojtjen e vlerave familjare, jetës dhe lirisë, duke kërkuar që institucionet të respektojnë rolin tradicional të familjes në shoqëri.
Në thirrjen publike të bërë nga Koalicioni, qytetarët ftohen të bashkohen në një “Marshim për Jetën, për Lirinë, Familjen dhe Atdheun”. Organizatorët theksojnë se ky tubim është një reagim ndaj ndryshimeve të fundit ligjore që, sipas tyre, rrezikojnë identitetin kulturor dhe moral të familjes shqiptare. Kjo protestë vjen menjëherë pas miratimit në Kuvend të projektligjit për barazinë gjinore.
Koalicioni Pro Familjes dhe Jetës argumenton se projektligji “ndryshon me dhunë nocionet e burrit dhe gruas”, duke mos respektuar parimet e bazuara në kulturën dhe traditën kombëtare. Sipas tyre, edhe pse disa përkufizime në nenin 4, që përcaktojnë qartë se gjinia është “burrë ose grua”, janë miratuar dhe ndryshuar, këto nuk janë reflektuar në nenet e tjera të ligjit, çka krijon paqartësi dhe rrezik për deformimin e vlerave familjare. -

Gimbo tregon për herë të parë sesi është Gjesti
Showbiz E Martë, 11 Nëntor 2025 21:50
Gimbo i njohur gjerësisht si DJ dhe miku i ngushtë i Gjestit, ka dhënë një intervistë të sinqertë për Shpend Lipën, ku ka folur për rrugëtimin e tij, marrëdhënien me Gjestin dhe momentet e vështira që kanë kaluar së fundmi. Një nga momentet më të ndjera të intervistës ishte kur ai foli për periudhën e vështirë pas ndarjes së papritur nga jeta të Eldionit, vëllait të Gjestit. Gimbo e përshkroi atë si një moment tronditës.
“Për mu u kanë një bam. Ishalla Zoti e mëshiron ata dhe ngushëllime për familjen. Faleminderit krejt njerëzve që kanë qenë pjesëmarrës. Faleminderit shumë prej krejtve. Ua kthefshim në gëzim”, u shpreh ai duke falënderuar publikisht njerëzit për mbështetjen.
Duke qenë se është një nga njerëzit më të afërt të Gjestit, Gimbo zbuloi edhe se si po e përballon miku i tij këtë periudhë pas tragjedisë. “Momentalisht nuk është keq. Mirë është. Kështu muj me thënë. Po rri me familjen ma shumë, kaq”, përfundoi Gimbo. -

‘Beni ynë nuk ia doli dot’/ Ish-deputeti i PS-së humb vëllain, postimi prekës: Lufta me diagnozën…
Është ndarë në moshën 61-vjeçare vëllai i ish-deputetit Petro Koçi. Në një reagim prekës në rrjetet sociale, ish-deputeti shkruan se vëllai i tij Beni, ishte “djalosh energjik dhe me shpirt sportiv”.
Ai ka ndërruar jetë për shkak të problemeve me shëndetin nga një diagnozë onkologjike.
“Beni ynë nuk ja doli dot! Ndër 5 djem qe shtuan familjen qe krijuan babai dhe nena jone, Beni ishte i dyti. Lindi ne Fier, ne 13 Shkurt 1964.
Edhe se i rritur ne kushtet e vetëkuptueshme të një familjeje ne vështirësi ai shpejt u shndërrua në një djalosh energjik dhe me shpirt sportiv.
8-vjecaren e kreu te Shkolla Andon Xoxa e me pas vijoi në një shkolle teknike për të plotësuar etjen dhe pasionin për fushat teknike dhe elektronike. Punoi disa vjet si teknolog ne Azotik, Fier. Dallohej për një shpirt krenar e te pastër. Ndërsa mbërriti ne moshën e duhur për te krijuar familje e sfidoi shoqerine dhe mentalitetin e kohës duke u lidhur krenarisht me shoqen e jetës, Vasilika Gjikopullin, mbese e te pushkatuarit politik Milto Gjiokopulli. Beni nuk iu dorëzua as presionit shoqëror e as atij familjar, duke i mbetur besnik zgjedhjes se tij shpirtërore.
Familja e re lindi dy femijet Xhinen dhe Vasilin. Hapja e kufijve solli dhe ikjen e Benit si emigrant drejt Greqisë. Per te siguruar familjen beri pune te vështira e te mundimshme. Para disa vitesh u kthye ne qytetin e lindjes Fier. Me duar te arta e shpirt punetor te palodhur vijoi te udheheqe familjen e tij fierake.Por shëndeti i lig i beri prite te pabese. Lufta me diagnozën onkologjike vijoi thuajse një vit e gjysem dhe përfundoi duke u gdhire dita e sotme.
Jeta vazhdon, por familjes tone, bashkëshortes e femijeve te Benit e sidomos nenës tone qe me humbjen e Benit, pas humbjes se vëllait tone te vogël Arjanit vetëm 26 vjec ne 1998 en, do u mbetet shpirti i perveluar”-shkruan Petro Koçi. -

Ndërron jetë vëllai i Petro Koçit, ish-deputeti: Beni ynë nuk ia doli dot!
Është ndarë në moshën 61-vjeçare vëllai i ish-deputetit Petro Koçi. Në një reagim prekës në rrjetet sociale, ish-deputeti shkruan se vëllai i tij Beni, ishte “djalosh energjik dhe me shpirt sportiv”.
Ai ka ndërruar jetë për shkak të problemeve me shëndetin nga një diagnozë onkologjike.
“Beni ynë nuk ja doli dot! Ndër 5 djem qe shtuan familjen qe krijuan babai dhe nena jone, Beni ishte i dyti. Lindi ne Fier, ne 13 Shkurt 1964.
Edhe se i rritur ne kushtet e vetëkuptueshme të një familjeje ne vështirësi ai shpejt u shndërrua në një djalosh energjik dhe me shpirt sportiv.
8-vjecaren e kreu te Shkolla Andon Xoxa e me pas vijoi në një shkolle teknike për të plotësuar etjen dhe pasionin për fushat teknike dhe elektronike. Punoi disa vjet si teknolog ne Azotik, Fier. Dallohej për një shpirt krenar e te pastër. Ndërsa mbërriti ne moshën e duhur për te krijuar familje e sfidoi shoqerine dhe mentalitetin e kohës duke u lidhur krenarisht me shoqen e jetës, Vasilika Gjikopullin, mbese e te pushkatuarit politik Milto Gjiokopulli. Beni nuk iu dorëzua as presionit shoqëror e as atij familjar, duke i mbetur besnik zgjedhjes se tij shpirtërore.
Familja e re lindi dy femijet Xhinen dhe Vasilin. Hapja e kufijve solli dhe ikjen e Benit si emigrant drejt Greqisë. Per te siguruar familjen beri pune te vështira e te mundimshme. Para disa vitesh u kthye ne qytetin e lindjes Fier. Me duar te arta e shpirt punetor te palodhur vijoi te udheheqe familjen e tij fierake.Por shëndeti i lig i beri prite te pabese. Lufta me diagnozën onkologjike vijoi thuajse një vit e gjysem dhe përfundoi duke u gdhire dita e sotme.
Jeta vazhdon, por familjes tone, bashkëshortes e femijeve te Benit e sidomos nenës tone qe me humbjen e Benit, pas humbjes se vëllait tone te vogël Arjanit vetëm 26 vjec ne 1998 en, do u mbetet shpirti i perveluar”-shkruan Petro Koçi.Top Channel
-

“Beni ynë nuk ia doli dot…”, ndërron jetë vëllai i ish-deputetit, Petro Koçi
petro koço-vëllai i tij, Beni
TIRANË- Vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Petro Koçi, është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm. Lajmin e bëri të ditur ish-deputeti përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa shkruan se familjes së tyre do t’u mbetet shpirti i përvëluar. Koçi shkruan se vëllai i tij, Beni, ndërroi jetë për shkak të problemeve me shëndetin, pas një lufte thuajse 1 vit e gjysmë me kancerin.
Postimi i plotë:
Beni yne nuk ja doli dot!Nder 5 djem qe shtuan familjen qe krijuan babai dhe nena jone, Beni ishte i dyti. Lindi ne Fier, ne 13 Shkurt 1964.Edhe se i rritur ne kushtet e vetekuptueshme te nje familjeje ne veshtiresi ai shpejt u shnderrua ne nje djalosh energjik dhe me shpirt sportiv.8 vjecaren e kreu te Shkolla Andon Xoxa e me pas vijoi ne nje shkolle teknike per te plotesuar etjen dhe pasionin per fushat teknike dhe elektronike. Punoi disa vjet si teknolog ne Azotik, Fier. Dallohej per nje shpirt krenar e te paster. Ndersa mberriti ne moshen e duhur per te krijuar familje e sfidoi shoqerine dhe mentalitetin e kohes duke u lidhur krenarisht me shoqen e jetes, Vasilika Gjikopullin, mbese e te pushkatuarit politik Milto Gjiokopulli. Beni nuk iu dorezua as presionit shoqeror e as atij familjar, duke i mbetur besnik zgjedhjes se tij shpirterore.Familja e re lindi dy femijet Xhinen dhe Vasilin. Hapja e kufijve solli dhe ikjen e Benit si emigrant drejt Greqise. Per te siguruar familjen beri pune te veshtira e te mundimshme. Para disa vitesh u kthye ne qytetin e lindjes Fier.Me duar te arta e shpirt punetor te palodhur vijoi te udheheqe familjen e tij fierake.Por shendeti i lig i beri prite te pabese. Lufta me diagnozen onkologjike vijoi thuajse nje vit e gjysem dhe perfundoi duke u gdhire dita e sotme.Jeta vazhdon, por familjes tone, bashkeshortes e femijeve te Benit e sidomos nenes tone qe me humbjen e Benit, pas humbjes se vellait tone te vogel Arjanit vetem 26 vjec ne 1998 en, do u mbetet shpirti i perveluar! -

Ndërron jetë vëllai i ish-deputetit socialist, Petro Koçi
Kronikë E Shtunë, 8 Nëntor 2025 12:59
Është ndarë në moshën 61-vjeçare vëllai i ish-deputetit Petro Koçi. Në një reagim prekës në rrjetet sociale, ish-deputeti shkruan se vëllai i tij, Beni, ishte “djalosh energjik dhe me shpirt sportiv”.
Ai ka ndërruar jetë për shkak të problemeve me shëndetin nga një diagnozë onkologjike.Postimi i plotë
Beni ynë nuk ia doli dot!
Ndër 5 djem që shtuan familjen që krijuan babai dhe nëna jonë, Beni ishte i dyti. Lindi në Fier, në 13 shkurt 1964.
Edhe se i rritur në kushtet e vetëkuptueshme të një familjeje në vështirësi, ai shpejt u shndërrua në një djalosh energjik dhe me shpirt sportiv.
8-vjeçaren e kreu te Shkolla Andon Xoxa e më pas vijoi në një shkollë teknike për të plotësuar etjen dhe pasionin për fushat teknike dhe elektronike. Punoi disa vjet si teknolog në Azotik, Fier. Dallohej për një shpirt krenar e të paster. Ndërsa mbërriti në moshën e duhur për të krijuar familje e sfidoi shoqerinë dhe mentalitetin e kohës duke u lidhur krenarisht me shoqen e jetës, Vasilika Gjikopullin, mbesë e të pushkatuarit politik Milto Gjikopulli. Beni nuk iu dorëzua as presionit shoqëror e as atij familjar, duke i mbetur besnik zgjedhjes së tij shpirtërore.
Familja e re lindi dy femijet Xhinën dhe Vasilin. Hapja e kufijve solli dhe ikjen e Benit si emigrant drejt Greqisë. Për të siguruar familjen bëri punë të vështira e te mundimshme. Para disa vitesh u kthye në qytetin e lindjes Fier.
Me duar të arta e shpirt punëtor te palodhur vijoi të udhëheqë familjen e tij fierake.
Por shëndeti i lig i bëri pritë të pabesë. Lufta me diagnozën onkologjike vijoi thuajse nje vit e gjysëm dhe përfundoi duke u gdhirë dita e sotme.
Jeta vazhdon, por familjes tonë, bashkëshortes e femijëve të Benit e sidomos nënës tonë që me humbjen e Benit, pas humbjes së vellait tonë te vogël Arjanit, vetëm 26 vjeç në 1998-ën, do u mbetet shpirti i përvëluar!
