Tag: familjen

  • Eldian Cepeli, kandidati socialist që synon Parlamentin: Momenti kur ndahet e ardhmja e shumëkërkuar në familjen Europiane

    Eldian Cepeli, kandidati socialist që synon Parlamentin: Momenti kur ndahet e ardhmja e shumëkërkuar në familjen Europiane

    Në garën e 11 majit, për herë të parë si kandidat për deputet është edhe Eldian Cepeli. Ai është i pozicionuar në listën e hapur të PS-së në Kavajë. Me profesion Laburant Dentar, kandidati për deputet është në këtë sfidë pas një rrugëtimi të gjatë në biznes, si kontribues në shoqëri sikurse edhe shprehet.
    ”Si një djalë nga Kavaja, i rritur mes jush dhe i edukuar me vlera të nderit dhe punës siç ne e kemi parim, por edhe si një person që kam kontribuar në zhvillimin e komunitetit përmes biznesit, angazhimi im është i qartë: të jem një zë i pareshtur dhe i fortë për çdo qytetar të Kavajës”,-shkruan Cepeli.

    Babai i dy djemëve, kandidati socialist tregon se pjesë e garës është bërë edhe nga kontrata që qeverisja aktuale premton. Pasaporta për në BE. Për të është momenti kur ndahet e ardhmja e shumëkërkuar në familjen Europiane dhe e shkuara e rrezikshme e kthimit prapa.
    ”Është momenti kur ndahet e ardhmja e shumëkërkuar në familjen Europiane dhe e shkuara e rrezikshme e kthimit prapa. Është momenti kur e ardhmja e fëmijëve të këtij vendi varet nga vota; ose me Europën dhe progresin, ose me kthimin pas në një epokë regresi”.
    Postimi i plotë
    Unë kam hyrë në këtë betejë sepse vendi është në një moment për të cilin historia do na gjykojë. Është momenti kur ndahet e ardhmja e shumëkërkuar në familjen Europiane dhe e shkuara e rrezikshme e kthimit prapa. Është momenti kur e ardhmja e fëmijëve të këtij vendi varet nga vota; ose me Europën dhe progresin, ose me kthimin pas në një epokë regresi.
    Si një djalë nga Kavaja, i rritur mes jush dhe i edukuar me vlera të nderit dhe punës siç ne e kemi parim, por edhe si një person që kam kontribuar në zhvillimin e komunitetit përmes biznesit, angazhimi im është i qartë: të jem një zë i pareshtur dhe i fortë për çdo qytetar të Kavajës. Zëri i çdo djali e vajze që ka ëndrra për një të ardhme më të mirë, i çdo familje që kërkon më shumë mundësi dhe siguri, i çdo qytetari që dëshiron një Kavajë më të zhvilluar.
    Unë si djali i këtij qyteti që familjarisht kemi dhënë kaq shumë për Kavajën tonë, zotohem që do të jem gjithmonë pranë jush dhe do të angazhohem maksimalisht për t’iu përmbushur ju nevojat dhe pritshmëritë, siç me krenari e them që familja ime e ka bërë gjithmonë. Unë nuk do të tradhëtoj kurrë besimin tuaj e as trashëgiminë e familjes time.

  • “Mbulohet” nga flakët makina në Sarandë, momente paniku për drejtuesin e mjetit dhe familjen e tij

    “Mbulohet” nga flakët makina në Sarandë, momente paniku për drejtuesin e mjetit dhe familjen e tij

    Një makinë tip Benz Mercedes ka marrë flakë në rrugën nacionale Jorgucat-Sarandë rreth orës 18:30 Ngjarja ka ndodhur në Qafën e Muzinës.

    Drejtuesi i mjetit, Kristaq Thoma nga Saranda udhëtonte me familjen bashkëshorten dhe një fëmijë.
    Ata kanë dalë menjëherë nga automjeti pasi ka vënë re që mjeti u nxeh.
    Menjëherë më pas automjeti ka shpërthyer në flakë dhe është djegur plotësisht. Fatmirësisht të gjithë anëtarët e familjes Thoma kanë shpëtuar pa lëndime.
    Policia që mbërriti në vendngjarje ka nisur një hetim për shkaqet e që mund të kenë nxitur zjarrin e që paraprakisht dyshohet se kanë të bëjnë me gjendjen teknike të mjetit.

    Top Channel