Ka nisur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë procesi i intervistimit të kandidatëve për kreun e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.
Kandidati i parë që po intervistohet është Adnan Xholi, i cili në fjalën e tij tha se Prokuroria e Posaçme ndodhet në një fazë të rëndësishme, në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar. Ai gjithashtu tha se është shumë e rëndësishme mbrojtja e magjistratëve prokurorë ndaj sulmeve të padrejta që i bëhen.
“Secili prej prokurorëve të SPAK është kandidat potencial për të drejtuar atë strukturë, falë rezultateve që ata kanë arritur. Do të mbështes çdo kandidat që do të fitojë, sepse janë familja ime. Më tepër qëndroj me ta, sesa me familjen biologjike”, tha Xholi.
Xholi shtoi se gjatë punës së tij i ka kaluar të gjitha hallkat e punës së prokurorit, ndërsa që prej përfshirjes në SPAK ka qenë pjesë e disa operacioneve për goditjen e grupeve kriminale shqiptare me shtrirje ndërkombëtare.
Tag: familjen
-

“Më shumë qëndroj me ta sesa me familjen biologjike”, Xholi para KLP: Secili prokuror është kandidat potencial
-

Ish-presidenti Moisiu nderohet, ja mesazhi i tij për Shqipërinë
Kancelaria e Republikës vendosi që t’i japë medaljen Ylli i Madh, ish-presidentit Alfred Moisiu.
“Unë ju falënderoj dhe respektoj për këtë medalje. Në moshën time, 96 vjeç, ky vlerësim merr tjetër kuptim për mua, si dëshmi e përpjekjeve për vendin dhe qytetarët. Falënderoj familjen, bashkëpunëtorët, miqtë, që më kanë dhënë forcë e motivim të vazhdueshëm. E konsideroj këtë medalje, si mesazh se vlera, puna dhe integriteti mbeten gjithmonë të çmuara. Në familjen time, dashuria për atdheun kanë qenë motiv i trashëguar. Ju siguroj se do vazhdoj më tej, pavarësisht nga mosha. Gjithmonë do jem në shërbim të kombit tonë”, tha Moisiu. -

Shaka apo tallje për jetën në familjen mbretërore? Princi Harry: Si “Downton Abbey” me intriga, por me më shumë dramë
Princi Harry, Duka i Sussex, ka bërë një koment për jetën në familjen mbretërore gjatë fjalimit në drekën e 65-të të Krishtlindjeve të Këshillit Britaniko-Amerikan të Biznesit, që u mbajt në Santa Monica, Kaliforni.
Ai e krahasoi jetën mbretërore me serialin e njohur britanik Downton Abbey, duke shtuar se “njëra është e mbushur me drama, intriga, darka luksoze dhe martesa me amerikanë, ndërsa tjetra është thjesht një serial televiziv”.
Gjatë fjalimit të tij, Princi Harry foli me humor për vështirësitë dhe përjetimet e jetës në familjen mbretërore.
“Njerëzit ndonjëherë më pyesin nëse të rritesha me familjen mbretërore ishte si ‘Downton Abbey’.
Po, por vetëm njëra nga ato botë është e mbushur me drama, intriga, darka luksoze dhe martesa me amerikanë, ndërsa tjetra është thjesht një serial televiziv”, tha ai, duke shkaktuar të qeshura në audiencë.
Princi Harry gjithashtu diskutoi për jetën e tij në Shtetet e Bashkuara si një shtetas britanik. Ai e përshkroi atë si një përvojë të re, duke thënë se “për mua, të qenit britanik nuk ka të bëjë me qëndrimin tënd, por me atë për të cilën mbështetesh”.Top Channel
-

Fotografi emocionuese: Ushtari i zënë rob ribashkohet me familjen
Pasi kaloi më shumë se pesë vjet në një kamp të Vietnamit të Veriut, nënkolonel Robert L. Stirm ribashkohet me familjen e tij në Travis AFB, 13 mars 1973.
“Burst of Joy” është një fotografi fituese e çmimit “Pulitzer” nga fotografi i Associated Press, Slava “Sal” Veder. Fotografia erdhi për të simbolizuar fundin e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në Luftën e Vietnamit dhe ndjenjën mbizotëruese se personeli ushtarak dhe familjet e tyre mund të fillonin një proces shërimi pas durimit të tmerreve të luftës.
Të burgosurit e luftës të liruar nga kampet e burgut në Vietnamin e Veriut zbarkuan në bazën e Forcave Ajrore Travis në Kaliforni. Edhe pse në bordin e avionit ishin vetëm 20 të burgosur, pothuajse 400 anëtarë të familjes u paraqitën për kthimin në shtëpi.
Veder kujton se: “Ndiej energjinë dhe emocionin e papërpunuar në ajër”. Fotografia përshkruan nënkolonelin e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara.
Robert L. Stirm duke u ribashkuar me familjen e tij, pasi kaloi më shumë se pesë vjet në robëri si rob lufte në Vietnamin e Veriut. Në pjesën qendrore të fotografisë është vajza 15-vjeçare e Stirmit, Lorrie, e cila me emocione përshëndet babanë e saj me krahët e shtrirë, ndërsa pjesa tjetër e familjes i afrohet direkt pas saj.
Pavarësisht paraqitjeve të jashtme, ribashkimi ishte i pakënaqur për Stirmin. Është dëshpëruese të lexosh se tre ditë para se të bëhej fotografia, nënkoloneli Robert L. Stirm mori një letër nga gruaja e tij se ajo dëshironte një divorc./rarehistoricalphotos.com
Përgatiti Aulon Hoxha
ObsrverKult
—————————–
Lexo edhe:
“TRAGJEDIA BUZË DETIT”: NJË INCIDENT I TMERRSHËM QË NDRYSHOI JETËN E NJË ÇIFTI PËRGJITHMONË
-

Versioni i parë nuk qëndron më, ja çfarë zbulohet sot për humbjen e Shpat Kasapit
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, duke ndryshuar versionin që qarkulloi fillimisht në media.
Sipas informacioneve të fundit nga familjarët, raportimi se artisti ndërroi jetë në skenë gjatë një koncerti nuk qëndron.
E vërteta është se Shpati ndodhej në Itali me familjen për një kontroll mjekësor të djalit të tyre, dhe jo për performancë muzikore.
Po na lexojnë mesazhet? Europa po hap derën e mbikëqyrjes digjitale me ChatControlTragjedia ka ndodhur në banesën ku po qëndronin. Mësohet se këngëtari ishte ndjerë keq dhe në momentin që bashkëshortja e tij ka dalë jashtë për vetëm pak minuta, kur është kthyer, e ka gjetur atë pa shenja jete.
Shkaku dyshohet të jetë një atak kardiak fatal, pavarësisht se më herët ai kishte pasur vetëm shqetësime të vogla me zemrën.
Kjo ngjarje bëhet edhe më e dhimbshme nga fakti se historia po përsëritet; raportohet se edhe babai i Shpatit ishte ndarë nga jeta saktësisht në të njëjtën moshë, 40 vjeç, dhe nga e njëjta arsye, duke vulosur një fat tragjik për familjen Kasapi. -

Sporti në zi! Mbyll sytë përgjithmonë trajneri i njohur (Emri + Foto)
Trajneri Inaki Cabaleiro ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak ndërsa ka lënë pas një boshllëk te lojtarët e rinj të akademisë Furcan Hispania Football dhe gjithë komunitetit sportiv.
Një reagim prekës publikoi edhe klubi i Dubait, i themeluar nga ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe i kombëtares spanjolle, Michel Salgado.
“Sot i japim lamtumirën një miku, një shoku skuadre dhe një trajneri, pasioni i të cilit la gjurmë të pashlyeshme te lojtarët tanë dhe në familjen Fursan. Trashëgimia e tij do të mbetet përgjithmonë te çdo fëmijë që ai frymëzoi.”-shkruan Klubi.
Një mesazh emocional në rrjete sociale publikoi edhe vetë Michel Salgado. Sakaq, Slagado premtoi mbështetje të plotë për familjen e Cabaleiros dhe theksoi se pasioni i tij nuk do të harrohet kurrë.
“Mik Iñaki, na theve zemrat. Në një botë ku njerëzit maten me Bitcoin dhe ndjekës, ti e dije se trajnerët janë pasuria jonë më e madhe. Ti ke ndikuar thellë te klubi, te djemtë dhe te familjet e tyre.
Do të kujdesemi për familjen tënde dhe do të sigurohemi që besnikëria jote të jetojë në historinë e klubit tonë. Pusho në paqe, mik.”-shkroi Salgado.Inaki Cabaleiro
-

Emri/ E moshuara në Devoll humb kontaktet me familjen, vijon puna për kërkimin e saj
Në fshatin Proger të Devollit, një grua e moshuar ka humbur kontaktet me familjen, duke ngritur alarmin tek të afërmit dhe autoritetet lokale.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e moshuara vuan nga probleme të shëndetit mendor, çka ka shtuar shqetësimin për gjendjen e saj. Bëhet fjalë për shtetasen Flora Hoxha, 76 vjeçe.
Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë, të mbështetura edhe nga efektivë të ushtrisë, kanë nisur kërkimet në zonë për të gjetur gruan e zhdukur. Kontrolli po kryhet në terren dhe në zonat përreth fshatit, ndërsa vijon grumbullimi i informacionit nga banorët lokalë.
Autoritetet bëjnë apel që kushdo që ka informacion të ndihmojë në gjetjen sa më të shpejtë të së moshuarës. Kërkimet vijojnë.Top Channel
-

I gjithë fshati në ujë/ Devoll, humb kontaktin me familjen e moshuara në Progër
Një e moshuar ka humbur kontaktet me familjen në fshatin Progër. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se e moshuara vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Prej momentit të njoftimit në polici, këta të fundit së bashku me forca të ushtrisë, kanë dalë në kërkim të gruas të moshuar. Kujtojmë se i gjithë fshati është në ujë për shkak të motit të keq. -

Humbi jetën pas një aksidenti në punë në Itali, komuniteti nis fushatë ndihme për familjen e Artur Deliut
Artur Deliu është identifikuar si punëtori 39-vjeçar shqiptar që humbi jetën dy ditë më parë në një aksident në punë në qytetin e Pozallos, në Itali. Aksidenti ndodhi të hënën pasdite, në zonën qendrore të Corso Vittorio Veneto, ku Deliu po kryente punime kur u godit fatalisht nga një strukturë metalike.
Familja e tij ndodhej në Itali për të siguruar trajtim mjekësor për njërën prej vajzave, çka e bën situatën edhe më të rëndë për ta.
Pas ngjarjes, komuniteti lokal është mobilizuar për të mbështetur financiarisht familjen e Deliut. Është hapur një fushatë mbledhjeje fondesh, e cila po zhvillohet në disa pika të ndryshme:
-Planetmovie (Pozzallo, Ispica, Rosolini)
-Daniela Cartoleria Blanco Distefano (Pozzallo)
-Euroalimentari, Modica – Via Resistenza Partigiana, 41
Fushata synon të ndihmojë familjen e viktimës, e cila përballon të njëjtën kohë dhimbjen e humbjes dhe vështirësi të mëdha ekonomike.
Hetimet mbi shkaqet e aksidentit vijojnë nga autoritetet italiane.
-

Ja sesi është transformuar shtëpia e ‘Home Alone’ që rriti një brez të tërë fëmijësh
E mbani mend familjen McCallister? “Home Alone” është seria e filmave që ka rritur breza fëmijësh, të cilët para ekranit kanë ndjekur me kërshëri bëmat e Kevinit.
Në vitin 1990 kur filmi i parë i serisë u transmetua nën logon e “20th Century Fox”, shtëpia që akomodonte familjen e madhe prej pesëmbëdhjetë pjestarësh, u kthye menjëherë në një strehë të ngrohtë për të gjithë shikuesit. Nga shkallët e mëdha të hollit, e deri tek bodrumi apo dhomat ku Marv dhe Harry bënin përpjekjet e vazhdueshme por pa sukses për të hyrë, çdo kënd mbart kujtime.
Shtëpia është ndërtuar në vitin 1921, në “671 Lincoln Avenue, Winnetka, Illinois”. Ka një hapësirë të brendshme mesatarisht 850 metra katror dhe 2160 metra katror truall të jashtëm. Planimetria është e ndarë në pesë dhoma gjumi, gjashtë tualete dhe dy ambjente ndenjieje të përbashkëta, të cilave me rinovimin e vitin 2018 iu shtuan një dhomë kinema dhe një sporti. Prona më e famshme e Krishtlindjeve doli në shitje në Maj 2024 për shifrën 5.25 milion dollarë dhe të fundit përditësim në lidhje me të, e ka bërë “Architectural Digest” më 21 Janar të 2025, kur ajo iu shit një familjeje për 5.5 milion dollarë.
Shtëpia mbetet një ndër pikat më të rëndësishme dhe më simbolike të interesit për turistët, ndaj është e pamundur të ndalosh vizitat rreth terrenit të saj apo fotot që shkrepen me dashamirësinë për të ruajtur privatësinë e familjes që tashmë e ka në pronësi.