Tag: familjarëve

  • “Gjakun e lajmë me gjak”/ Shqiptarët sulmojnë italianin që vrau grabitësin shqiptar, kryhet autopsia, trupi u dorëzohet familjarëve.

    “Gjakun e lajmë me gjak”/ Shqiptarët sulmojnë italianin që vrau grabitësin shqiptar, kryhet autopsia, trupi u dorëzohet familjarëve.

    Rivaldo Rusi

    ITALI- “Gjaku shpaguhet me gjak,”-këto janë disa nga kërcënimet që i janë dërguar 60-vjeçarit Aurelio Valiante, biznesmenit nga Centola që qëlloi hajdutët në shtëpinë e tij, duke vrarë shqiptarin Rivaldo Rusi dhe plagosi Xhulijan Kurtin. Grabitësi i tretë që u fut në banesën e tij shpëtoi paq, por nuk është gjetur sot e kësaj dite. Kërcënimet u postuan në TikTok nga përdoruesit shqiptarë. Sipas mediave italiane, mesazhet janë plot urrejtje dhe etje për hakmarrje.
    Mesazhet janë pasojë e asaj që ndodhi në terren. Pak ditë më parë, rreth 30 shqiptarë, disa familjarë të viktimës, shkuan në shtëpinë e tij për të marrë hak. Për këtë arsye, burri dhe familja e tij janë transferuar në një vend të mbrojtur për të shmangur vetëgjyqësinë. Por ndërkohë të reja ka edhe nga hetimet. Autopsia e sotme, e urdhëruar nga Prokuroria e Vallo della Lucania, u krye nga mjeku ligjor Francesco Lombardo. Rezultatet, pasi të dorëzohen, do të shërbejnë për të sqaruar më mirë dinamikën e incidentit dhe për të hedhur dritë mbi goditjet që rezultuan fatale për Rusin. Vendimtare do të jenë pozicionet e të shtënave, pasi nëse plumbat janë marrë në pjesën para të trupit, italiani mund të mbrohet se ka vepruar për vetëmbrojtje.
    Tashmë që autopsia ka përfunduar, kufoma e të ndjerit i ka kaluar familjarëve.
    Ndërkohë, hetimi i hapur nga Zyra e Prokurorit Publik të Vallo della Lucania vazhdon me zhvillime të reja. Tre persona janë nën hetim: Aurelio Valiante, 58 vjeç, i cili dyshohet se qëlloi; vëllai i tij Marco Valiante, 50 vjeç, i akuzuar se e ka ndihmuar të fshehë trupin në një fuçi vere që më pas është braktisur në fshat; dhe Xhuliajn Kurtit, 27 vjeç, shqiptar banues në Acerra, një nga bashkëpunëtorët e Rusit, aktualisht i shtruar në gjendje të rëndë në spitalin Cardarelli në Napoli./ZËRI
     

  • Drejtori ekzekutiv i Boeing i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave: Mbështes hetimin e plotë të ngjarjes!

    Drejtori ekzekutiv i Boeing i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave: Mbështes hetimin e plotë të ngjarjes!

    Drejtori ekzekutiv i Boeing i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, pas aksidentit tragjik të ndodhur sot me mbi 200 të vdekur.

    “Ngushëllimet tona më të thella u shkojnë familjarëve të pasagjerëve dhe ekuipazhit në bordin e fluturimit 171 të Air India, si dhe të gjithë të prekurve në Ahmedabad”,-u shpreh Kelly Ortberg.
    Ortberg thotë se foli me Kryetarin e Air India, N. Chandrasekaran, “për të ofruar mbështetje të plotë” dhe përsërit se Boeing do të mbështesë një hetim të udhëhequr nga Byroja e Hetimit të Aksidenteve të Avionëve të Indisë.
    Aeroplan i Air India me 242 pasagjerë që udhëtonte për në Londër u rrëzua menjëherë pas ngritjes në Ahmedabad, në Indinë perëndimore. Shefi i policisë lokale i tha BBC-së se janë gjetur 204 trupa, ndërkohë që nuk dihet se sa prej këtyre viktimave ishin në aeroplan ose ishin në tokë kur aeroplani u rrëzua.

    Top Channel

  • “Kisha sistemin TIMS, kontrolloja gjithçka”, Erion Alibej: Nuk e harrova Suel Çelën! Pas vrasjes së familjarëve humba besimin tek institucionet e drejtësisë

    “Kisha sistemin TIMS, kontrolloja gjithçka”, Erion Alibej: Nuk e harrova Suel Çelën! Pas vrasjes së familjarëve humba besimin tek institucionet e drejtësisë

    “Informatorin tim më të besuar kam pasur Ardian Çollakun, tani është i ndjerë”, rrëfeu sot i penduari i drejtësisë Erion Alibej, i cili po dëshmon ë GJKKO në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”.

    Më 29 dhjetor 2018, në një atentat mafioz u ekzekutuan familjarët e Alibejt. Viktima mbetën Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk, Erdal Durunay.
    Në këtë moment, Alibej rrëfen se vendosi të hakmerrej për vrasjen e familjarëve të tij. Sipas dëshmisë së siguruar nga gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, Alibej ka pasur qasje në sistemin TIMS dhe kontrollonte hyrjet dhe daljet e të gjithë personave që dëshironte.

    Ai tregon se pas vrasjes së familjarëve e humbi besimin tek institucionet e drejtësisë në Elbasan dhe shton se po kërkonte vetë për autorët e “masakrës së Bradasheshit” duke bërë hetuesim gjyqtarin dhe prokurorin.
    Alibej: Ardian Çollaku donte të lidhte kontakte. Prej tij unë kam marrë vesh për herë të parë se kush ishte Dashnor Dumani. Ai më tregoi se vëllai i tij kishte grabitur një kambist në lagjen Kala. Unë kisha sistemin TIMS që kontrolloja gjithçka doja. Të gjithë këta emrat nisa t’i identifiko j. I kisha me foto dhe gjithë hyrje-daljet e tyre. Të gjithë, nga Çopjat, Qosja, Dumani.
    Po grumbulloja shumë informacion. Jo se po harroja Suel Çelën. Ai kujtonte se më kishte lënë në gjumë, por unë nuk kam fjetur asnjëherë të vetme. Madje, mendoj se unë e kam lënë Suel Çelën në gjumë. Unë po humbja besimin tek institucionet e drejtësisë në Elbasan.
    Mësoj se Abedin Mama ka bërë një takim në Elbasan me Ardi Veliun dhe Tonin Vocajn. Kjo mu përputh edhe me ndërrimin e drejtorëve. E mora si informacion. Ndërkohë kërkoja për ekzekutorët e familjarëve të mi. E kam bërë vetë hetuesin, prokurorin, gjyqtarin. I kam vënë në dispozicion drejtësisë të gjitha informacionet e mia.
    Pasi jam vetëdorëzuar, i pari që kam informuar ka qenë Leonard Palushi. Në paraburgim me vjen prokurori, që më akuzonte për Xhoni Rustën, Ridvan Suka. I tregova gjithë çfarë dija, pasi ai kishte edhe hetimin e vrasjes së familjarëve të mi. Unë nuk doja t’i hyja luftës, pasi kisha shumë familje që i kishin të gjithë sytë tek unë./vizionplus.tv

  • “Vendos dorën në Kuran që nuk e fal gjakun e vëllait tim”, dëshmia e Erion Alibejt: Dumani më tregoi ekzekutorët e familjarëve të mi

    “Vendos dorën në Kuran që nuk e fal gjakun e vëllait tim”, dëshmia e Erion Alibejt: Dumani më tregoi ekzekutorët e familjarëve të mi

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej në seancën e shqyrtimit të  dosjes “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme.

    Gjatë dëshmisë ai tregon një nga bisedat e tij me të penduarin tjetër të drejtësisë, Nuredin Dumanin, ku shprehet se i tregoi ekzekutorët e familjarëve të tij.
    Alibej: Ditën që jam liruar kam takuar Arjan Spahiut. Kam qenë përdorues i rregullt, fillimisht me ENCHROCHAT pastaj SKYECC.
    I kam kontaktuar Arjan Spahiun,  i thashë jam në Shqipëri. Nuredin Dumani kishte kërkuar të takohej me mua. Kishte dëgjuar që unë jepja 100 mijë euro për dikë qe mund të vrasë Talo Çelën dhe 200 mijë nëse ma sjell të gjallë.
    Kisha dy makina, për të cilat nuk dinte askush veç familjes. Dërgoj Arjanin të shkojë të merrte Nuredinin. Për të dija gjithçka, grupin që rrethohej.
    Takoj Nuredinin në të njëjtin pallat ku jetoja unë, në katin e 7, ku jetonin kushërinjtë e mi.
    E kam bërë takimin 2 orë e 48 minuta, e them këtë se e kam incizuar takimin. E lashë atë te fliste. Isha i sëmurë shumë rëndë, sidomos atë natë.
    Po më shpjegonte, se çfarë kërkon ti nga Talo Çela. Më thotë edhe për Festim Qolin, por unë nuk e njihja. Ma përmendi si njeri që kishte bërë plane me të.
    Më tregon ekzekutorët e familjarëve të mi. Fill pas kësaj, më thotë kush janë ekzekutorët e dy njerëzve të mi të afërt, Klevi dhe Aldo Baho … dhe me pas edhe djalit të dajës tim, 25 vjeç, 6 muaj më pas.
    Më shpjegon se kishte kërkuar takim me mua, por gjithmonë ma zvarriste takimin.
    Nga të gjitha informacionet e mia, ia vura në dispozicion. I kisha zbardhur të gjitha ça kishin ndodhur me vrasjet e familjarëve të mi.
    I tregoj foton e vëllait të tij, Dashnor Dumanit që kishte kryer atentatin ndërsa Talo Çela ishte shofer.
    Më tha që nuk besonte se ishte vëllai i tij, madje më tha që ka probleme me vëllain.  Unë i thashë qëndro besnik, unë vendos dorën në Kuran që nuk e fal gjakun e vëllait tim.
    Ka qenë dhe Dorjan Shkoza më tha që gjuajti nga ana tjetër. Nuk e njihja, ai ma tha për herë të parë.
    Unë kam problemet e mia me ta. Nuk më interesojnë fare, unë jam vrasës me pagesë. Problemin unë i thashë që e kisha me Talo Çelën. Më intereson vetëm ai.
    Unë i thashë që dua edhe vëllezërit Çopja, se e dija që ishin porositës të vrasjes së vëllait tim dhe Mikel Kamami. Ai më tha i bëjmë të gjitha.
    E pyeta çfarë do nga unë. Unë për çdo vrasje marr gjysmat e lekëve përpara. E pashë që nuk kishte telefon të enkriptuar. I thashë Arjanit, ky s’paska telefon të inkriptuar. Mbaja dhe telefona të tjerë. Kisha përshtatur një Iphone 6 me SKY dhe e pajisa me të.

    Top Channel

  • I arrestuar në Itali për vrasje dhe trafik droge, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e shqiptarit me tre mbiemra

    I arrestuar në Itali për vrasje dhe trafik droge, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e shqiptarit me tre mbiemra

    Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi nw inicialet V.D. alias E.D. alias E.D. dhe familjarëve të tij. Ai është arrestuar në Itali për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë si dhe “Trafikim të Narkotikëve”.
    Pasuritë e sekuestruara janë një apartament dhe dy llogari bankare, të cilat nuk mund të justifikohen nga të ardhura të ligjshme të tij dhe familjarëve. Kjo pasuri e luajtshme dyshohet se është fituar nga shtetasi V.D., si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitetin “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
    NJOFTIMI I PROKURORISË:
    Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit V.D. alias E.D. alias E.D. dhe familjarëve të tij, i arrestuar në Itali për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë si dhe “Trafikim të Narkotikëve”.
    Në kuadër të procedimit pasuror nr.03, të datës 17.04.2025, u arrit në përfundimin se vlera e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në emër të shtetasit V.D. dhe familjarëve të tij, më konkretisht një apartament dhe dy llogari bankare, nuk mund të justifikohen nga të ardhurat e tyre të ligjshme. Kjo pasuri e luajtshme dyshohet se është fituar nga shtetasi V.D., si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitetin “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
    Për këtë shtetas është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Më datë 12.10.2005, është bërë anullimi i kërkimit pasi është arrestuar në Itali.
    Nga hetimet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë arriti në përfundimin se pasuria e pajustifikuar është drejtpërdrejt në pronësi dhe zotërim të plotë të shtetasit V.D. alias E.D. dhe nënës së tij.
    Për sa më sipër, bazuar ne nenet 3 deri ne 7, 11, 12, 14 dhe 15 e vijues të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar”, u kërkua dhe u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:
    1. Pasuria e Paluajtshme apartament Nr 214/342+1-46, zk 3866, vol 76, fq 62 , Tiranë;
    2. Llogaria bankare me gjendje aktuale 1,097,636.86 lekë; si dhe
    3. Llogaria bankare me gjendje aktuale 1.601.434.50 lekë

  • Skandal në Prrenjas/ Ndalohet për dy ditë varrosja e një gruaje egjiptiane: Nuk është autoktone!

    Skandal në Prrenjas/ Ndalohet për dy ditë varrosja e një gruaje egjiptiane: Nuk është autoktone!

    Një ngjarje e paprecedentë që ka shkaktuar tronditje dhe reagime të shumta në opinionin publik është regjistruar këtë javë në fshatin Katjel në Njësinë Administrative Rrajcë në Bashkinë e Prrenjasit.
    Për dy ditë me radhë, familjarëve të një gruaje nga komuniteti egjiptian nuk iu lejua varrosja e saj në varrezat e fshatit për shkak të një vendimi të pleqësisë dhe një pjese të komunitetit që e konsideronin familjen e të ndjerës  “jo autoktone”.
    News 24 raporton se e ndjera Sofie Doda, 63 vjeç, nënë e katër fëmijëve, ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë këtë fillimjavë. Por për familjen e saj, dhimbja për humbjen e njeriut të dashur u shoqërua me një dramë të rëndë sociale dhe njerëzore. Pavarësisht se familja Doda jetonte prej dhjetëra  vitesh në fshatin Katjel, pjesëtarët e pleqësisë së fshatit dhe disa banorë të tjerë refuzuan hapur që ajo të varrosej në varrezat lokale.
    Sipas dëshmitarëve, refuzimi u mbështet në arsyetimin absurd se familja nuk ishte “autoktone” dhe rrjedhimisht “nuk kishte të drejtë varri në varrezat e fshatit”. Kjo sjellje e denjë vetëm për kohë të errëta, solli një reagim të menjëhershëm të familjarëve dhe të komunitetit të gjerë, por edhe përpjekje të dëshpëruara për të gjetur një zgjidhje.
    Ngjarja mori përmasa edhe më dramatike, kur familjarëve nuk iu lejua të varrosnin të ndjerën as në pjesën e varrezave të njohura si “të komunitetit egjiptian”, një zonë brenda fshatit ku tradicionalisht janë varrosur pjesëtarë të këtij komuniteti.E ndodhur përballë një situate të pashembullt, familja e të ndjerës, e cila jeton në kushte të vështira ekonomike, kërkoi ndihmë nga të njohur dhe sipërmarrës në qytetin e Prrenjasit.

  • Bardhi:Policia ka ushtruar presion ndaj familjarëve të kandidates për deputete të PD

    Bardhi:Policia ka ushtruar presion ndaj familjarëve të kandidates për deputete të PD

    Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka hedhur akuza se policia e shtetit ka ushtruar presion ndaj familjarëve të kandidates për deputete të PD, Silva Hasaj.
    Përmes një reagimi në rrjete sociale, Bardhi theksoi se urdhërat jepen nga kryeministri Edi Rama dhe Belinda Balluku.
    Bardhi i ka bërë thirrje OSBE/ODIHR dhe çdo institucioni ndërkombëtar të monitorojë nga afër sjelljen e Policisë së Shtetit në zgjedhje.
    Reagimi i Gazment Bardhit:
    Dënoj me forcë çdo akt presioni dhe intimidimi që Policia e Shtetit, nën ndikimin e drejtpërdrejtë politik, ka ushtruar ndaj familjarëve të kandidates për deputete të PD, znj. Silva Hasaj.
    Këto veprime përfaqësojnë një përshkallëzim të rrezikshëm të përpjekjeve për të frikësuar qytetarët dhe për të deformuar vullnetin e lirë të tyre përmes shantazhit dhe dhunës institucionale.
    Kjo është një shfaqje e qartë e kapjes së shtetit, ku organet e rendit, në vend që të jenë në shërbim të ligjit dhe qytetarëve, përdoren si instrumente të pushtetit për të goditur kundërshtarët politikë. Tentativa për të shkrirë bashkë Policinë e Shtetit, politikën dhe krimin e organizuar, është një rrezik serioz për demokracinë dhe stabilitetin e vendit.
    Ky akt i përsëritur i përfshirjes së Policisë së Shtetit në këtë fushatë zgjedhore në qarkun Fier, garantoj se nuk do të mbeten pa pasoja. Edi Rama dhe Belinda Balluku, që i urdhërojnë dhe ata që i zbatojnë do të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin dhe asnjë përpjekje për të frikësuar opozitën nuk do të ketë sukses.
    I bëjmë thirrje OSBE/ODIHR dhe çdo institucioni ndërkombëtar të monitorojë nga afër sjelljen e Policisë së Shtetit në  zgjedhje dhe çdo përpjekje për të minuar standardet demokratike në një proces zgjedhor.

  • “Presion ndaj familjarëve të kandidates së PD-së”/ Paralajmëron Bardhi: Urdhërat nga Balluku, s’do të mbeten pa pasoja

    “Presion ndaj familjarëve të kandidates së PD-së”/ Paralajmëron Bardhi: Urdhërat nga Balluku, s’do të mbeten pa pasoja

    Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka hedhur akuza se po ushtrohet presion ndaj familjarëve të kandidates për deputete të PD, Silva Hasaj.
    “Dënoj me forcë çdo akt presioni dhe intimidimi që Policia e Shtetit, nën ndikimin e drejtpërdrejtë politik, ka ushtruar ndaj familjarëve të kandidates për deputete të PD, znj. Silva Hasaj”, u shpreh ai.
    Bardhi theksoi se urdhërat jepen nga Belinda Balluku, por theksoi se nuk do të mbeten pa pasoja.
    Reagimi i Gazment Bardhit:
    Dënoj me forcë çdo akt presioni dhe intimidimi që Policia e Shtetit, nën ndikimin e drejtpërdrejtë politik, ka ushtruar ndaj familjarëve të kandidates për deputete të PD, znj. Silva Hasaj. Këto veprime përfaqësojnë një përshkallëzim të rrezikshëm të përpjekjeve për të frikësuar qytetarët dhe për të deformuar vullnetin e lirë të tyre përmes shantazhit dhe dhunës institucionale.
    Kjo është një shfaqje e qartë e kapjes së shtetit, ku organet e rendit, në vend që të jenë në shërbim të ligjit dhe qytetarëve, përdoren si instrumente të pushtetit për të goditur kundërshtarët politikë. Tentativa për të shkrirë bashkë Policinë e Shtetit, politikën dhe krimin e organizuar, është një rrezik serioz për demokracinë dhe stabilitetin e vendit.
    Ky akt i përsëritur i përfshirjes së Policisë së Shtetit në këtë fushatë zgjedhore në qarkun Fier, garantoj se nuk do të mbeten pa pasoja. Edi Rama dhe Belinda Balluku, që i urdhërojnë dhe ata që i zbatojnë do të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin dhe asnjë përpjekje për të frikësuar opozitën nuk do të ketë sukses. I bëjmë thirrje OSBE/ODIHR dhe çdo institucioni ndërkombëtar të monitorojë nga afër sjelljen e Policisë së Shtetit në zgjedhje dhe çdo përpjekje për të minuar standardet demokratike në një proces zgjedhor.