Tag: familjar

  • Senigaliezi largohet nga Laçi, motivi familjar…

    Senigaliezi largohet nga Laçi, motivi familjar…

    KF Laçi njofton se për arsye familjare trajneri Stefano Senigagliesi ka paraqitur dorëheqjen. Ekipi i falenderon për punën e shkëlqyer që kanë bërë me ekipin dhe ju uron gjithë të mirat! Te familja BardheZi e kanë gjithmonë derën hapur!

    Grazie Mister Senigagliesi e Lamponi! 🙌

    Vazhdo leximin

  • Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, Karamuço: Kanë telefonuar edhe një familjar të një ish-ministri

    Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, Karamuço: Kanë telefonuar edhe një familjar të një ish-ministri

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka ndarë detaje të lidhura me rastin e vrasjes së biznesmenit italian në vendin e quajtur “Dilan” në fshatin Salari të Tepelenës.
    Në një intervistë në Euronews Albania, Karamuço tha se autori i ngjarjes dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe ka reaguar me sharje.
    Karamuço zbuloi se për ngjarjen është kryer edhe një telefonatë te një familjar i një ish-ministri të Mbrojtjes.
    “Automjetet e grupit të viktimës ishin të pajisura me prozhektorë nate pasi përdoren për gjueti. Në çastin e shkëmbimit, autori dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe ka reaguar me sharje.
    Pas një përplasjeje verbale, ai ka kthyer makinën mbrapsht, ka parakaluar grupin dhe u ka zënë rrugën. Më pas autori ka zbritur nga automjeti, i armatosur me një pushkë gjahu me dylbi.
    Nuk mund të them që ishte snajper, por pushkë sportive për gjueti. Ai filloi t’i ofendonte dhe t’i kërcënonte personat që ndodheshin me biznesmenin italian, madje ka deklaruar:
    “Nuk e dini kush jam unë, jam filani”. Megjithatë, sipas dëshmive fillestare në polici, askush nga grupi nuk e kishte njohur apo mbajtur mend emrin e përmendur.
    Pasi debati ka degjeneruar në përplasje fizike, autori ka hapur zjarr, duke qëlluar në mënyrë të pakontrolluar, pa shënjestruar ndonjë person konkret. Një nga plumbat goditi në këmbë shtetasin italian, duke i dëmtuar aortën e femurit – plagë që i solli vdekjen.
    Personat që ishin me viktimën nuk janë larguar nga vendngjarja, por kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë. Në vendngjarje janë gjetur leckë dhe rrip i vendosur për të ndaluar gjakderdhjen.
    Ata kanë telefonuar edhe një familjar të një ish-ministri të Brendshëm për të kërkuar ndihmën e një helikopteri, por viktima ndërroi jetë para se të mbërrinte ndihma mjekësore”,-tha Karamuço.

  • “PD, biznesi familjar i Berishës”, Mërtiri: Në Kuvend me të njëjtën strategji të dështuar…

    “PD, biznesi familjar i Berishës”, Mërtiri: Në Kuvend me të njëjtën strategji të dështuar…

    Gjatë një interviste në “Tirana Live” në ABC News, analisti Ergys Mërtiri ka komentuar zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike, duke u ndalur te veprimet politike të ish-kryeministrit Sali Berisha.
    Sipas Mërtirit, Berisha po tenton të rikthejë të njëjtin skenar të “mosbindjes civile” të përdorur më parë në parlament, një strategji që ai e cilësoi si të dështuar dhe të drejtuar vetëm për të tërhequr vëmendjen publike.
    Analisti thekson se pas kësaj lëvizjeje fshihet një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për humbjen dhe për të mos dhënë dorëheqjen, siç e kërkon ligji. Sipas tij, Partia Demokratike nuk funksionon më si një forcë politike demokratike, por është kthyer në një “biznes familjar”, ku mungojnë gara dhe zëra alternativë.
    “Berisha do të përdorë të njëjtin skenar që ne e kemi parë në atë që quhej mosbindja civile në parlament. Nuk ishte një mosbindje civile, por një përpjekje për të marrë vëmendjen e opinionit me zhurmë. Berisha kërkon që të kthejë të njëjtin skenar që e ka përdorur dukshëm të dështuar në betejën për votën e lirë. E gjitha është që një justifikim i Berishës, për të mos dhënë dorëheqjen, të cilën ai duhet ta japë me ligj, ndërkohë që duhet të japë edhe llogari për humbjen. Lideri duhet që të mbajë përgjegjësi. Kapja e partisë është aq e madhe, saqë nuk lejon zëra ndryshe, garë brenda PD. PD tashmë nuk është më një parti, por një biznes familjar. Problemi që ka Berisha është besueshmëria”, tha analisti.

  • “Strategji e dështuar”/ Situata ‘e nxehtë’ në PD, reagon ashpër analisti: Partia e tij, është kthyer në biznes familjar

    “Strategji e dështuar”/ Situata ‘e nxehtë’ në PD, reagon ashpër analisti: Partia e tij, është kthyer në biznes familjar

    Gjatë një interviste televizive, analisti Ergys Mërtiri ka komentuar zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike, duke u ndalur te veprimet politike të ish-kryeministrit Sali Berisha.
    Sipas Mërtirit, Berisha po tenton të rikthejë të njëjtin skenar të “mosbindjes civile” të përdorur më parë në parlament, një strategji që ai e cilësoi si të dështuar dhe të drejtuar vetëm për të tërhequr vëmendjen publike.
    Analisti thekson se pas kësaj lëvizjeje fshihet një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për humbjen dhe për të mos dhënë dorëheqjen, siç e kërkon ligji. Sipas tij, Partia Demokratike nuk funksionon më si një forcë politike demokratike, por është kthyer në një “biznes familjar”, ku mungojnë gara dhe zëra alternativë.
    Ergys Mërtiri:
    “Berisha do të përdorë të njëjtin skenar që ne e kemi parë në atë që quhej mosbindja civile në parlament. Nuk ishte një mosbindje civile, por një përpjekje për të marrë vëmendjen e opinionit me zhurmë. Berisha kërkon që të kthejë të njëjtin skenar që e ka përdorur dukshëm të dështuar në betejën për votën e lirë.
    E gjitha është që një justifikim i Berishës, për të mos dhënë dorëheqjen, të cilën ai duhet ta japë me ligj, ndërkohë që duhet të japë edhe llogari për humbjen. Lideri duhet që të mbajë përgjegjësi. Kapja e partisë është aq e madhe, saqë nuk lejon zëra ndryshe, garë brenda PD. PD tashmë nuk është më një parti, por një biznes familjar. Problemi që ka Berisha është besueshmëria”.

  • Mungesë uji në mes të verës/ Thahet Lazarati, ankohen banorët: Uji në çezma vjen me orar

    Mungesë uji në mes të verës/ Thahet Lazarati, ankohen banorët: Uji në çezma vjen me orar

    Uji në çezmat e banesave në Lazarat shkon me orar të kufizuar, ndërsa banorët thonë se nuk plotësojnë dot as nevojat për konsum familjar.
    Ndonëse u investua për ndërtimin e një ujësjellësi të ri, që do të siguronte ujë 24 orë për banorët, në Lazarat kjo gjë nuk ka ndodhur.
    Banorët shprehen se sasia e ujit nuk mjafton as për konsum familjar, e jo më për aktivitetet bujqësore apo blegtorale me të cilat jeton shumica e zonës.
    Situata vijon të jetë shqetësuese, ndërsa mungojnë burimet zyrtare për arsyet e mungesës së furnizimit, pavarësisht projektit të përfunduar.

  • Rregulla të reja në ligjin e emigracionit në Gjermani, ndalohet ribashkimi familjar dhe natyralizimi i shpejtë

    Rregulla të reja në ligjin e emigracionit në Gjermani, ndalohet ribashkimi familjar dhe natyralizimi i shpejtë

    Para se të mbushte një muaj në detyrën e tij, Ministri i Brendshëm Alexander Dobrid kishte sjellë tashmë në Parlament dy projektligje të rëndësishme mbi imigracionin.

    Qeveria e re gjermane lëviz shpejt drejt rregulloreve të rrepta të azilit, siç kishte paralajmëruar, me qëllimin e qartë për të dërguar një mesazh se politika e vendit po ngurtësohet.
    Ky projektligj ka të bëjë me kufizimin e rasteve kur do të lejohet ribashkimi familjar i refugjatëve, ndërsa i dyti synon heqjen e të ashtuquajturit natyralizim “turbo” për raste të veçanta dhe vetëm pas tre vitesh qëndrimi në vend.
    “Sot është një ditë vendimtare në kauzën e reduktimit të migracionit të parregullt dhe luftimit të mbingarkesës së sistemeve të integrimit,” tha Dobrid. “Qëllimi ynë është të zvogëlojmë faktorët që veprojnë si faktorë tërheqës, të sjellim më shumë rend në procesin e migrimit, duke respektuar njëkohësisht parimin e humanitetit.”
    Mungesa e një zgjidhjeje për problemin e imigracionit ka kontribuar ndjeshëm në polarizimin social, siç argumentoi ministri, dhe është koha për të marrë masa.
    Ribashkimi familjar ka të bëjë me njerëzit me të ashtuquajturin status të mbrojtjes plotësuese. Këta janë refugjatë që nuk u jepet azil ose mbrojtje si refugjatë në Gjermani, por megjithatë lejohen të qëndrojnë, sepse përballen me persekutim politik, tortura ose dënim me vdekje në vendet e tyre të origjinës.
    Sipas projektligjit, në fund të marsit, pothuajse 390,000 persona me mbrojtje plotësuese jetonin në Gjermani. Që nga gushti i vitit 2018, 1,000 personave në muaj u është dhënë leja e hyrjes në vend si të afërm të personave me këtë status mbrojtjeje, pra rreth 12,000 në vit.
    Një total prej 229,751 personash kërkuan azil për herë të parë në Gjermani vitin e kaluar. Ribashkimi familjar më parë ishte i kufizuar vetëm për të afërmit e ngushtë – përkatësisht bashkëshortët, partnerët e regjistruar dhe fëmijët e mitur. Personat me mbrojtje plotësuese nuk do të lejohen më të sjellin anëtarët e familjes në Gjermani për dy vjet. Rastet e vështirësive ekstreme përjashtohen, megjithatë projektligji nuk përcakton saktësisht se çfarë përbëjnë këto raste.
    Ndryshimi në legjislacion kritikohet nga të Gjelbrit dhe Partia e Majtë (Die Linke). Amnesty International, në ndërhyrjen e saj, e quajti atë një kufizim të mëtejshëm të të drejtave të refugjatëve. Sophie Seit, një eksperte për politikën e azilit në Gjermani, tha: “Për shumicën e njerëzve, është e vështirë të imagjinohet të jetosh i ndarë pa dëshirë nga familja e ngushtë – domethënë fëmijët, bashkëshortët ose partnerët, prindërit dhe vëllezërit e motrat – për muaj ose edhe vite. Për shumë refugjatë në Gjermani dhe familjet e tyre, ky është pikërisht realiteti.”
    Organizata thekson se “kufizimet në ribashkimin familjar për ata që kanë marrë mbrojtje plotësuese – shpesh refugjatë të luftës civile, për shembull nga Siria – mungesa e mundësisë për të sjellë vëllezërit e motrat në Gjermani dhe fakti që procedurat e ribashkimit familjar në praktikë zgjasin me vite, përbëjnë një shkelje të rëndësishme të së drejtës për një familje.” Qëndrime të ngjashme kanë shprehur edhe organizata të tjera, si Pro Asyl, si dhe Këshilli i Pavarur për Migrim dhe Integrim.
    Përveç kësaj, qeveria gjermane dëshiron gjithashtu të shfuqizojë natyralizimin e përshpejtuar që ishte vendosur pas tre vitesh qëndrimi në vend për emigrantët veçanërisht të integruar mirë, i cili ishte miratuar nga koalicioni i mëparshëm trepartiak. Këto të ashtuquajtura “natyralizime turbo” ishin tashmë një gjemb në këmbë për demokratët e krishterë kur ata ishin në opozitë, dhe heqja e tyre ishte një premtim fushate.

    Top Channel

  • “Politika e migrimit ka ndryshuar”, Gjermania do kufizojë ribashkimin familjar

    “Politika e migrimit ka ndryshuar”, Gjermania do kufizojë ribashkimin familjar

    Foto ilustruese

    BERLIN- Ministri i Brendshëm gjerman, Dobrindt planifikon të pezullojë ribashkimin familjar për disa refugjatë për dy vjet. Dobrindti shtoi se duhet të bëhet e qartë se politika e migrimit në Gjermani ka ndryshuar.
    Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt (CSU) planifikon t’ia paraqesë kabinetit të mërkurën projektligj për të kufizuar ribashkimin familjar për disa kategori refugjatësh. Ministria e Brendshme i konfirmoi agjencisë gjermane të lajmeve dpa (Deutsche Presse-Agentur) një informacion për këtë çështje të botuar nga gazeta Bild am Sonntag.
    Siç është rënë dakord në marrëveshjen e koalicionit qeveritar mes CDU/CSU dhe SPD, refugjatët me status të kufizuar nuk do të lejohen për dy vjet të sjellin në Gjermani pjesëtarët e familjes së tyre. Përjashtohen rastet jashtëzakonisht të rënda.
    Aktualisht, në kuadër të ribashkimit familjar, çdo muaj janë lejuar të vijnë në Gjermani 1000 pjesëtarë të familjeve të refugjatëve, edhe kur këta refugjatë nuk kanë pasur qëndrim të përhershëm në Gjermani, por një status mbrojtjeje plotësues (subsidiar). Kjo mbrojtje zbatohet kur një person nuk pranohet si refugjat, por përballet me rrezik serioz në vendin e tij të origjinës. Dobrindti shtoi se duhet të bëhet e qartë se politika e migrimit në Gjermani ka ndryshuar.
    “Deri tani, në Gjermani janë pranuar 1000 vetë në muaj. Tani kjo merr fund”, i tha Dobrindti gazetës Bild.
    “Ne duhet t’i zvogëlojmë ndjeshëm faktorët tërheqës drejt Gjermanisë. Në këtë mënyrë, ne demonstrojmë gjithashtu se politika e migrimit në Gjermani ka ndryshuar.”
    Ribashkimi familjar i mundur që nga viti 2018
    Ribashkimi familjar për refugjatët pa status azili ishte pezulluar midis marsit 2016 dhe korrikut 2018 nga koalicioni midis konservatorëve (CDU/CSU) dhe Socialdemokratëve (SPD). Arsyeja e dhënë në atë kohë ishte shmangia e mbingarkesës në pritje dhe në integrim. Që nga gushti 2018, një numër prej 1000 personash në muaj janë lejuar të hyjnë në Gjermani si pjesëtarë të familjeve të personave me këtë status mbrojtjeje.
    Protestë nga organizatat joqeveritare
    Marrëveshja e koalicionit e vitit 2021 midis SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së në fakt përcaktonte që ribashkimi familjar do të ishte i mundur përsëri pa kufizime për njerëzit në këtë grup. Megjithatë, ky plan nuk u zbatua kurrë. Më shumë se 30 organizata joqeveritare i kanë bërë thirrje qeverisë federale të braktisë planet për të kufizuar ribashkimin familjar për refugjatët dhe në vend të kësaj ta zgjerojë atë./DW

  • Jo më bashkim familjar? Ministri gjerman bën gati projektligjin, preken emigrantët

    Jo më bashkim familjar? Ministri gjerman bën gati projektligjin, preken emigrantët

    Ministri i Brendshëm gjerman, Dobrindt planifikon të pezullojë ribashkimin familjar për disa refugjatë për dy vjet. Dobrindti shtoi se duhet të bëhet e qartë se politika e migrimit në Gjermani ka ndryshuar.
    Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt (CSU) planifikon t’ia paraqesë kabinetit të mërkurën projektligj për të kufizuar ribashkimin familjar për disa kategori refugjatësh. Ministria e Brendshme i konfirmoi agjencisë gjermane të lajmeve dpa (Deutsche Presse-Agentur) një informacion për këtë çështje të botuar nga gazeta Bild am Sonntag. Siç është rënë dakord në marrëveshjen e koalicionit qeveritar mes CDU/CSU dhe SPD, refugjatët me status të kufizuar nuk do të lejohen për dy vjet të sjellin në Gjermani pjesëtarët e familjes së tyre. Përjashtohen rastet jashtëzakonisht të rënda.
    Aktualisht, në kuadër të ribashkimit familjar, çdo muaj janë lejuar të vijnë në Gjermani 1000 pjesëtarë të familjeve të refugjatëve, edhe kur këta refugjatë nuk kanë pasur qëndrim të përhershëm në Gjermani, por një status mbrojtjeje plotësues (subsidiar). Kjo mbrojtje zbatohet kur një person nuk pranohet si refugjat, por përballet me rrezik serioz në vendin e tij të origjinës. Dobrindti shtoi se duhet të bëhet e qartë se politika e migrimit në Gjermani ka ndryshuar.
    “Deri tani, në Gjermani janë pranuar 1000 vetë në muaj. Tani kjo merr fund”, i tha Dobrindti gazetës Bild. “Ne duhet t’i zvogëlojmë ndjeshëm faktorët tërheqës drejt Gjermanisë. Në këtë mënyrë, ne demonstrojmë gjithashtu se politika e migrimit në Gjermani ka ndryshuar.”
    Ribashkimi familjar i mundur që nga viti 2018
    Ribashkimi familjar për refugjatët pa status azili ishte pezulluar midis marsit 2016 dhe korrikut 2018 nga koalicioni midis konservatorëve (CDU/CSU) dhe Socialdemokratëve (SPD). Arsyeja e dhënë në atë kohë ishte shmangia e mbingarkesës në pritje dhe në integrim. Që nga gushti 2018, një numër prej 1000 personash në muaj janë lejuar të hyjnë në Gjermani si pjesëtarë të familjeve të personave me këtë status mbrojtjeje.
    Protestë nga organizatat joqeveritare
    Marrëveshja e koalicionit e vitit 2021 midis SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së në fakt përcaktonte që ribashkimi familjar do të ishte i mundur përsëri pa kufizime për njerëzit në këtë grup. Megjithatë, ky plan nuk u zbatua kurrë. Më shumë se 30 organizata joqeveritare i kanë bërë thirrje qeverisë federale të braktisë planet për të kufizuar ribashkimin familjar për refugjatët dhe në vend të kësaj ta zgjerojë atë.

  • Jo më bashkim familjar në Gjermani? Ministri i Brendshëm gjerman bën gati projektligjin, preken emigrantët

    Jo më bashkim familjar në Gjermani? Ministri i Brendshëm gjerman bën gati projektligjin, preken emigrantët

  • E mbajti të fshehtë për më shumë se 3 dekada… Mariska Hargitay zbulon sekretin tronditës familjar

    E mbajti të fshehtë për më shumë se 3 dekada… Mariska Hargitay zbulon sekretin tronditës familjar

    Aktroja e njohur Mariska Hargitay ka “hapur zemrën” dhe foli hapur rreth një sekreti tronditës familjar që e ka mbajtur për më shumë se 30 vjet.
    Ylli i “Law & Order: Special Victims Unit” zbuloi se Mickey Hargitay, të cilin shumë e kanë njohur si babain e saj, nuk është prindi i saj biologjik dhe se këngëtari italian Nelson Sardelli është babai i saj i vërtetë.
    “Ai ishte gjithçka për mua, idhulli im. Ai më donte shumë dhe e dija këtë. Unë dija dhe diçka tjetër, thjesht nuk dija asgjë…”, tha ajo për Vanity Fair për rritjen e saj me Mickey-n.

    Dëshira për të zbuluar të vertetën e atësisë së saj, e çoi tek fakti tronditës së po jetojne “një jetë të gënjeshtërt”.
    Nëna e aktores Jayne Mansfield, kërkoi divorcin nga Mickey në vitin 1963. Shoqja e ndjerë e Playboy më pas nisi një romancë të publikuar gjerësisht me këngëtarin dhe shpejt e gjeti veten shtatzënë me Mariska Hargitay.
    Muaj para se të sillte në jetë aktoren në vitin 1964, Mansfield u pajtua me Mickey-n. Fituesja e çmimit Golden Globe, 61 vjeç, tha se zbuloi të vërtetën për babain e saj të vërtetë kur pa një fotografi të Nelson Sardelli.

    “Mu duk sikur tavani më ra në kokë. E gjithë qenia ime u shpërbë”, kujtoi ajo në dokumentarin, i cili do të jetë gati për transmetim në HBO Max më 27 Qershor.

    Megjithatë, babai i saj, Mickey, e mohoi historinë kur ajo u përball me të. Në moshën 30-vjeçare, aktorja shkoi të shihte Sardellin, tani 90 vjeç, në një koncert në Atlantic City ku u përball me të vërtetën.
    Megjithatë, aktorja sot nënë e 3 fëmijëve 2 prej të cilëve të adoptuar, thotë me këmbëngulje se ka një “detyrim” besnikërie ndaj  Mickey Hargitay, babait që e rriti dhe edukoi.

    “U rrita aty ku duhej të rritesha dhe e di që të gjithë bënë zgjedhjen më të mirë për mua”, tha ajo. “Unë jam vajza e Mickey Hargitay”, përfundoi Mariska Hargitay.