Tag: familja

  • Bashkëjetesë me vdekjen/ Familja në Gaza jeton me bombën në shtëpi, mund të shpërthejë në çdo moment…

    Bashkëjetesë me vdekjen/ Familja në Gaza jeton me bombën në shtëpi, mund të shpërthejë në çdo moment…

    Nuk ka një vend tjetër se ku të shkojë, e për këtë arsye, një familje në Gaza ka zgjedhur të ndajë shtëpinë me bombën që ka zënë vend aty, e që mund të shpërthejë në çdo moment.

    Bomba e madhe e ngulur në mur i ka bërë pjesëtarët e familjes Al-Hatto të jetojnë në frikë dhe pasiguri të vazhdueshme. Ata thonë se e gjetën bombën kur u kthyen në banesën e tyre të dëmtuar rëndë pas shpalljes së fundit të armëpushimit.
    Bomba, e tipit Mark 84 (MK-84), është një predhë me rënie të lirë e aftë të rrafshojë blloqe të tëra ndërtesash.
    “Shtëpia ime është shkatërruar. Jam i frikësuar sepse kam fëmijë. Mund të shpërthejë në çdo moment dhe të shkatërrojë shtëpinë tonë dhe të gjithë lagjen”, tha pronari i shtëpisë Muin al-Hatto.
    Ai arriti të pastronte një pjesë të vogël të katit të sipërm në mënyrë që familja të mund të qëndronte përkohësisht atje, ndërsa kati me bombën është plotësisht i paarritshëm.
    Muin ka kontaktuar vazhdimisht shërbimet përkatëse me një kërkesë për të hequr bombën, por deri më tani nuk ka marrë asnjë ndihmë.
    “Jam i rraskapitur dhe po më mbaron koha. Po i kërkoj kujtdo që mund të vijë dhe ta largojë këtë bombë. Po jetoj me frikë”, tha ai.
    Familja e tij ishte detyruar të ikte disa herë nga bombardimet, por të gjitha vendet ku ata u strehuan, u goditën gjithashtu.
    Edhe fqinji i tij Hani al-Safedi paralajmëron se një shpërthim do të kishte pasoja katastrofike. Nëse shpërthen, e gjithë zona bëhet rrafsh me token thotë ai për bombën e kthyer tashmë në simbolin e dëshpërimit të banorëve të Gazës, për të cilët normaliteti duket një ëndërr e largët.

    Top Channel

  • “E dija që do ta mbronte familja”, Lala reagon ashpër: Pamela Qirko njeh çdo sekret të drejtësisë shqiptare

    “E dija që do ta mbronte familja”, Lala reagon ashpër: Pamela Qirko njeh çdo sekret të drejtësisë shqiptare

    Klodiana Lala e pyetur në një emision televiziv në lidhje me zgjedhjen e ministres së Infrastrukturës për tu shoqëruar në SPAK nga motra e saj Pamela Qirko, juriste dhe ish-kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gazetarja Klodiana Lala e ka quajtur një zgjidhje interesante.
    “Ajo është motra që di shumë cka për njerëzit e drejtësisë pasi ka hetuar prokurorët e posacëm. E dija që do të kishte një person nga familja që do ta mbronte nga ana ligjore. Dosja e Ballukut është një ndër dosjet më voluminoze në SPAK”, tha Lala.
    Klodiana Lala: Pamela Qirko, motra e Ballukut është regjistruar vetëm ditën e djeshme (30 tetor) në QKR si person fizik dhe mund të ushtrojë pa asnjë problem ligjor cështjen e avokatisë.
    Unë e kuptoj se ajo po përpiqet të ndalë rrjedhjen e dosjes dhe të kontrolloj gjithcka mund të dalë në publik. Ajo është motra që di shumë cka për njerëzit e drejtësisë pasi ka hetuar prokurorët e posacëm. E dija që do të kishte një person nga familja që do ta mbronte nga ana ligjore. Dosja e Ballukut është një ndër dosjet më voluminoze në SPAK.

  • Floresha Prengu, 35 vjeçe, e zhdukur nga Trento, është në kërkim. Familja: Na ndihmoni, nuk kemi lajme

    Floresha Prengu, 35 vjeçe, e zhdukur nga Trento, është në kërkim. Familja: Na ndihmoni, nuk kemi lajme

    Ishte mëngjesi i 22 tetorit kur Floresha Prengu , një 35-vjeçare me origjinë shqiptare dhe nënë e dy vajzave, u pa për herë të fundit. Ajo ishte në qendër të Trentos, por më pas u zhduk .

    Familja e saj kontaktoi menjëherë policinë dhe publikun, duke i kërkuar atyre të telefononin 112 nëse e shihnin. Ditët e fundit, një kërkim i gjerë ishte urdhëruar në kryeqytet , me përdorimin e patrullave të lumit, zjarrfikësve vullnetarë përgjatë lumit Adige dhe një helikopteri për kontrolle ajrore, por deri më tani kjo nuk ka dhënë ndonjë rezultat konkret . Kërkimi tani po vazhdon përtej kufijve të Trentinos, pasi të gjitha prefekturat italiane janë informuar për zhdukjen e saj.

    po merr vëmendje të gjerë në median shqiptare, me agjencinë e lajmeve Joq që raporton për apelin e familjes: “Le ta ndihmojmë Floreshën të kthehet në shtëpi tek vajzat e saj”.

     

  • “Messi dhe familja e tij janë shumë, shumë të zemëruar me Laportën”

    “Messi dhe familja e tij janë shumë, shumë të zemëruar me Laportën”

    27 Tetor 2025

    8:58

    Alfred Lleshi

    Jordi Mestre, ish-zv.president i Barcelonës (2015–2019), komentoi marrëdhënien mes Leo Messi dhe Joan Laporta, si dhe largimin e Neymar nga klubi. Në një intervistë për “Sports360”, Mestre tha se marrëdhënia mes Messi dhe Laporta nuk është aspak e mirë dhe se rrallë ndonjë lojtar do të ketë ndikim të tillë te Barça si ish-numri 10 argjentinas. Ai sugjeroi madje që një tribunë e rinovuar e “Spotify Camp Nou” të quhet “Leo Messi”.
    Mestre theksoi ndikimin e jashtëzakonshëm të Messit, jo vetëm sportiv, por edhe ekonomik: “Çdo gjë që bëjmë për Leo Messi do të jetë pak. Ai solli kaq shumë për klubin… Tregjet me dhe pa të ishin krejt të ndryshme. Lojtarë të mëdhenj vinin për të luajtur pranë tij. Kjo një ditë u ndal… E di nga persona të tretë që Messi dhe familja e tij janë shumë, shumë të zemëruar me Laporta”.
    Ai theksoi se nderimet për Messin duhet të shkojë përtej një ndeshjeje lamtumire futbolli: “Personalisht do të bëja diçka historike, p.sh. që tribuna e stadiumit të rinovuar të quhet Leo Messi, emri i tij të trashëgohet brez pas brezi”.

  • Si u internua “Mamica e Skënderbeut” pa i lënë mundësi të shihej për herë të fundit me babanë i cili i vdiq…

    Si u internua “Mamica e Skënderbeut” pa i lënë mundësi të shihej për herë të fundit me babanë i cili i vdiq…

    Adivije Alibali është gruaja që luajti rolin e Mamicës, motra e Gjergjit në filmin “Skënderbeu”.

    Përpos filmit “Skënderbeu”, Adivije Alibali ishte edhe pjesëtare e Ansamblit të Këngës dhe Valles deri në vitin 1974, kur regjimi e internoi bashkë me familjen e saj në një fshat të Gjirokastrës.

    I biri i artistes, Agron Alibali tregoi, kohë më parë, për gazetaren Rudina Xhunga, historinë e nënës së tij, si u internua Mamica e Skënderbeut pa i dhënë mundësi të ndahej me babanë para vdekjes.

     “Në vitet 1970 familja ime u internua për arsye politike. Në 1974-ën dy xhaxhallarët e mi u arrestuan dhe u dënuan për propagandë. Familja ime e ndihmoi shumë luftën ishte aktiviste shumë e fortë, kundër pushtimit.

    Gjatë periudhës pas luftës, familja jonë ishte pjesë e Shqipërisë së re. Dhe pastaj u morën masa represive nga regjimi për shkak të qëndrimeve liberale të babait tim dhe arsye të tjera.

    Në vitin 1975 familja ime pësoi një goditje të madhe nga sistemi. Gjëja më e tmerrshme ishte që e pësoi mamaja ime. Ajo ishte artiste e skenës, luajti në filmin e Skënderbeut, në rolin e Mamicës. Ishte në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore.

    Atë e nxorën në pension të parakohshëm. Ishte vetëm 42 vjeçe. Në tetor të 1975 na internuan. Mamicën e filmit Skënderbeu e internojnë familjarisht në Labovë të Zhapës. Imagjino çfarë kalvari ka kaluar ajo nënë.

    Ne u futëm menjëherë në punë, ajo na gatuante, përkujdesej për ne. Ia prenë atë pension të parakohshëm që vetë ia dhanë sepse thoshin është internuar për arsye armiqësorë.

    Pastaj nuk ia dhanë deri sa filloi demokracia. I kujtoj ato ditë që ktheheshim nga puna dhe ajo na priste me buzëqeshje të ngrohtë edhe në momente të vështira.

    Gjatë dimrit natën e kalonim me këngë. Mamaja këndonte ne e shoqëronim. Pra dramën e jetës së saj e kaluam me këngë. Në 1977-ën vdes gjyshi, i ati i mamasë. Unë isha në Tiranë. Mamasë i çuan telegram përmes të cilit i thanë se i ati ishte shumë sëmurë, jo se kishte vdekur.

    Sapo e mësoi shkoi për leje në degë, më pas hipi në autobus, pastaj në tren që vinte në orën 5 në Tiranë. Nuk e harroj përqafimin me të te stacioni trenit kur m’u desh t’i thosha që erdhi vonë.

    Po ju tregoj dhe një histori tjetër. Meqë unë isha me biografi të keqe nuk do më dilte shkolla e larta dhe bëra shërbim ushtarak në Porto Palermo. Në tremujorin e parë të stërvitjes sollën në kinematë verore filmin “Skënderbeu”.

    Unë, bashkë me ushtarët e tjerë po shihja mamanë time në film. Ia kishin hequr edhe emrin në prezantimin e filmit. Ishte emocion i madh për mua të shihja nënën time në film. Një shoku im i ngushtë më thotë:

    -“Ore sa e mirë ajo aktorja sovjetike, Mamica!”

    “Ylli do të them diçka, por do e mbash sekret”, i thashë.

    -“Ajo është mamaja ime.”

    -Çfarë thua?”, më tha i habitur.

    Sot nëna ime jeton në Tiranë, në shtëpinë tonë. Ajo është e vetmja artiste gjallë nga filmi i Skënderbeut. Një film që ka bërë epokë.

    Që ka fituar dy çmime në Festivalin e Kanës në 1954-ën. Edhe Fan Noli, autori i historisë së Skënderbeut e pa dy herë filmin kur u dha në Boston.

    Ne nuk duam ta kujtojmë fare atë periudhën kur ishim në internim. Por na mbajti gjallë uniteti i familjes. Fakti që kishe një familje që të donte, të mbështeste.

    Nuk flas vetëm për familjen e ngushtë. Dhe familja e gjerë në Tiranë dhe Shkodër që na mbështetën dhe nuk na e kthyen kurrizin kurrë”, tregoi zoti Alibali.

    Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/ dritare.net

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PETRELA, FSHATI ME KALANË QË E KOMANDONTE MOTRA E SKËNDERBEUT

    Në rrugën nga Tirana drejt Elbasanit, vetëm 12 km nga kryeqyteti, në një kodër të bukur mbi luginën e lumit Erzen ndodhet fshati i vogël, Petrela. Petrela dhe zona e saj ka një natyrë të bukur me male, kodra, fusha e lugina, me bimësi të pasur, me burime natyrore. Petrelën e përmend Ana Komnena në shek. XI si Petrula. E përmend edhe A. Boue në veprën e tij. Barleti, në shek. XV e quan “qytet të papushtueshëm”, qytet të vogël, të rrethuar me mure rrethues.

    Nga Berat LuzhaPetrela është e njohur për kalanë e saj historike. Kalaja trekëndore e Petrelës, me perimetër të mureve rreth 100 metra, e ngritur në një kodër 400 metra të lartë e majë një shkëmbi gjigant, qëndron hijerëndë dhe krenare mbi fshat. 

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • “Familja e di se është futur në grackë”, gazetari: Policia kërkoi prova për Martinajn te vila e Avdylajve

    “Familja e di se është futur në grackë”, gazetari: Policia kërkoi prova për Martinajn te vila e Avdylajve

    Gazetari Ferdinand Dervishi, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për ta shpallur të zhdukur, u shpreh se familja e di që ai është futur në grackë. Sipas tij është e sigurtë që policia ka bërë kontroll në vilën e Avdylajve, ndërsa policia shkencore ka kërkuar për prova të Martinajt aty.
    “Emri i Aldo Avdylajt lidhet me faktin se policia edhe pse me vonesë se familjarët e njoftuan policinë më 11 gusht, por ai u zhduk 1-2 ditë më parë.
    Policia arriti te vila e Avdylajt me vonesë, 1-3 javë pas ngjarjes. Lidhja me Avdylajt bëhet se policia aty ka bërë hetime, nëse është kapur dhe zhdukur Ervis Martinajt. Fabula është e thjeshtë: atë e marrin në telefon dhe i thonë se kemi kapur një nga kundërshtarët e tu. Atij po ia prisnin  krahët, i kishin vrarë djalin e xhaxhait. Një nga vepimet e bërë nga policia ishte kontroll te vila e Avdylajve se informacioni ka qenë se është thirur në atë vilë. Policia shkencore ka kërkuar edhe ndonjë qime dhe gjurmë ADN-je me lupë, ka patur informacion që ai është zhdukur aty.
    Familja e di se është futur në grackë”- tha Dervishi.

  • “Familja e di se është futur në grackë”, Dervishi: Policia kërkoi prova për Vis Martinajn te vila e..

    “Familja e di se është futur në grackë”, Dervishi: Policia kërkoi prova për Vis Martinajn te vila e..

    Gazetari Ferdinand Dervishi, duke komentuar kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për ta shpallur të zhdukur, u shpreh se familja e di që ai është futur në grackë.
    Sipas tij është e sigurt që policia ka bërë kontroll në vilën e Avdylajve, ndërsa policia shkencore ka kërkuar për prova të Martinajt aty.
    “Emri i Aldo Avdylajt lidhet me faktin se policia edhe pse me vonesë se familjarët e njoftuan policinë më 11 gusht, por ai u zhduk 1-2 ditë më parë.
    Policia arriti te vila e Avdylajt me vonesë, 1-3 javë pas ngjarjes. Lidhja me Avdylajt bëhet se policia aty ka bërë hetime, nëse është kapur dhe zhdukur Ervis Martinajt. Fabula është e thjeshtë: atë e marrin në telefon dhe i thonë se kemi kapur një nga kundërshtarët e tu. Atij po ia prisnin krahët, i kishin vrarë djalin e xhaxhait. Një nga veprimet e bërë nga policia ishte kontroll te vila e Avdylajve se informacioni ka qenë se është thirrur në atë vilë. Policia shkencore ka kërkuar edhe ndonjë qime dhe gjurmë ADN-je me lupë, ka patur informacion që ai është zhdukur aty. Familja e di se është futur në grackë”, tha Dervishi.

  • Shuhet familja në Itali, u gjetën të vdekur brenda në shtëpi, dyshohet se…

    Shuhet familja në Itali, u gjetën të vdekur brenda në shtëpi, dyshohet se…

    Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Canaro, në provincën e Rovigos në Itali. Një familje e tërë, për të cilën nuk ishte marrë asnjë lajm prej disa ditësh, u gjet e vdekur në shtëpinë e tyre.
    Zjarrfikësit ndërhynë rreth orës 23:00 pas kërkesës së karabinierëve dhe alarmit të ngritur nga disa kolegë të kryefamiljarit 51-vjeçar, i cili nuk ishte paraqitur në punë për njëfarë kohe.
    Ekipi i policisë së Rovigos gjeti trupat e pajetë të një babai, një nëne 47-vjeçare dhe vajzës së tyre 27-vjeçare brend anë shtëpi. Gjatë inspektimit, oficerët, të pajisur me pajisje zbulimi gazi, zbuluan rrjedhje monoksidi karboni nga kaldaja.
    Familja moldave kishte jetuar në Itali prej njëzet vjetësh. Ata u gjetën në shtretërit e tyre pa shenja dhune, dhe macja e tyre u gjet gjithashtu e ngordhur.
    Autoritetet kanë filluar hetimet për të konfirmuar shkaqet e vdekjes, ndërsa komuniteti vendas mbetet i tronditur nga incidenti.

  • Fatos Nano, në gjendje të rëndë shëndetësore/ Reagon familja e ish-kryeministrit: Kërkojnë në këto momente vetëm..

    Fatos Nano, në gjendje të rëndë shëndetësore/ Reagon familja e ish-kryeministrit: Kërkojnë në këto momente vetëm..

    Ish-kryeministrit i vendit, Fatos Nano ndodhet në gjendje të rënduar, i hospitalizuar në një spital privat në Tiranë.
    Sipas mjekëve Nano ndodhet prej disa ditësh i shtruar në spital, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator.
    “Aktualisht pacienti konsiderohet në gjendje shumë të rendë, me prognozë të rezervuar”, njofton spitali.Ndërkohë familja, miqtë dhe ish-bashkëpunëtorët e tij të afërt kërkojnë në këto momente vetëm qetësi dhe janë të rezervuar për komente në media.

  • Fier – Familja Gremaj në Petovë mes varfërisë dhe pasigurisë: Kryefamiljari kërkon ndihmë për një banesë të vogël për fëmijët

    Fier – Familja Gremaj në Petovë mes varfërisë dhe pasigurisë: Kryefamiljari kërkon ndihmë për një banesë të vogël për fëmijët

    VIDEO

    Në fshatin Petov të Fierit, jeta e familjes Gremaj zhvillohet mes mjerimit dhe pasigurisë. Në një dhomë të vetme me mure të çara dhe tavan të rrënuar, ku çdo shi e kthen në një vend të pabanueshëm, familja me katër fëmijë të mitur përpiqet të mbijetojë çdo ditë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Gazment Gremaj, 35 vjeç, kryefamiljari, deri pak kohë më parë punonte në serat e zonës për të siguruar ushqimin e përditshëm. Por pas një konflikti pronësie me të vëllain, ai ndodhet në arrest shtëpie, gjë që ka rënduar më tej gjendjen e familjes. Ndërkohë, bashkëshortja e tij, që kujdeset për fëmijën njëvjeçar, nuk mund të punojë, duke e lënë familjen në një gjendje të dëshpëruar ekonomike. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Përveç kërkesës për rishikimin e masës së dënimit, Gazmenti apelon për ndihmë në ndërtimin e një banese të vogël në tokën e tij, që ndodhet në anën tjetër të rrugës. Ai shprehet se me të ardhurat e pakta që siguron nga puna sezonale, mezi arrin të plotësojë nevojat bazë për ushqim, e jo më të ndërtojë një strehë të sigurt për fëmijët.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Në këtë situatë të vështirë, familja Gremaj kërkon ndihmën e institucioneve dhe të qytetarëve, për të mos kaluar një tjetër dimër nën çatinë e rrënuar.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Mes zërave të lodhur, është djali 10-vjeçar ai që i jep historisë një prekje të dhimbshme:

    “Kur të rritem edhe pak, do të punoj në një furrë buke që t’u sjell bukë motrës dhe vëllezërve.”

    Një thirrje e ndjerë për solidaritet dhe ndihmë, që duhet të dëgjohet nga të gjithë.