Tag: familja

  • I biri u gjet i pajetë në humnerë, familja Çokaj kallëzim në AMP për 4 efektivë që raportuan rastin si aksident

    I biri u gjet i pajetë në humnerë, familja Çokaj kallëzim në AMP për 4 efektivë që raportuan rastin si aksident

    Familja Çokaj ka bërë një kallëzim në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore për 4 punonjës të policisë Malësi e Madhe lidhur me Mirel Çokaj që u gjet i pajetë në një humnerë në fshatin malor Kozhnje.

    Familjarët kanë dyshime të forta se Mirel Çokaj është vrarë nga bashkëpunëtorët e tij me të cilët kishte një parcelë droge që më pas policia e asgjësoi. Ngjarja ndodhi më 18 shtator ndërsa trupi i pajetë u nxor nga humnera një ditë më pas nga Forcat e Ushtrisë që erdhën me një helikopter.

    Katër efektivët janë denoncuar nga familja Çokaj për shkak se sipas tyre nuk kanë kryer procedurat hetimore dhe kanë dyshime se kanë shpërdoruar detyrën duke mos vepruar siç duhet për mbledhjen e provave dhe hetimin e kësaj ngjarje të rëndë.

    Policia e Malësisë së Madhe dhe më pas drejtoria vendore e Shkodrës e kanë raportuar si ngjarje aksidentale fillimisht por familja që në momentet e para ka dyshuar se Mirel Çokaj është vrarë dhe nuk ka rrëshqitur në mal siç u pretendua në fillim.

    Ndërkohë prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes” duke mos pushuar e çështjen që policia e referoi si aksidentale

    Organi i akuzës ka ngritur dyshimet e veta pas denoncim të familjarëve dhe është duke marrë në pyetje të gjitha palët si dhe duke mbledhur të gjjtha provat e mundshme për të vërtetuar se a kemi të bëjmë me një vrasje apo jo.

    Nëna dhe motra e viktimës bashkë me një kushëri të tyre në SHBA, ish oficer policie edhe publikisht kanë deklaruar se janë të bindur për një vrasje të Mirel Çokaj nga bashkëpunëtorët e tij në parcelën e drogës dhe kërkojnë me ngulm që kjo çështje të zbardhet plotësisht dhe sipas tyre të marrin drejtësi dhe autorët të dënohen.

    Familjarët pretendojnë se e kanë vrarë për të mos i dhënë hisen që i takonte duke qenë se bimët narkotike ishin në prag të korrjes dhe thuajse gati për t’u shitur.

    Tashmë përveç denoncimit në prokurori familja Çokaj ka ndërmarrë edhe këtë hap tjetër duke bërë një kallëzim në AMP për 4 punonjësit e policisë të Malësisë së Madhe, dy oficerë krimesh dhe dy të tjerë trupë shërbimi të komisariatit atje. Kallëzimi është dërguar me postë nga familjarët tek AMP.

    AMP do ta shqyrtojë këtë rast për të parë nëse ka patur shkelje të procedurave hetimore apo abuzim dhe shpërdorim detyre nga ana e 4 efektivëve.

  • Reuters: Familja Hysa pastronte paratë përmes kazinove për kartelin Sinaloa

    Reuters: Familja Hysa pastronte paratë përmes kazinove për kartelin Sinaloa

    Reuters: Familja Hysa pastronte paratë përmes kazinove për kartelin Sinaloa
    Reuters
    Thesari amerikan vendosi sanksione ndaj anëtarëve të familjes Hysa në Meksikë, duke i akuzuar ata se kanë përdorur rrjetin e tyre të gjerë të kazinove dhe restoranteve si mbulesë për pastrimin e parave të karteleve të fuqishme të Sinaloas
    Në atë që Departamenti i Thesarit e përshkroi si një veprim të koordinuar me qeverinë e Meksikës, u sanksionuan gjashtë anëtarë të familjes Hysa dhe një person tjetër, bashkë me bizneset e tyre në Meksikë, Kanada dhe Poloni.
    Thesari amerikan ndërmori gjithashtu hapa për të shkëputur nga sistemi financiar amerikan kazinotë që dyshohet se familja përdorte si fasadë në Meksikë.
    Familja Hysa, me origjinë nga Shqipëria, në të kaluarën ka mohuar publikisht çdo lidhje me krimin e organizuar.
    “Shtetet e Bashkuara dhe Meksika po bashkëpunojnë për të luftuar pastrimin e parave në sektorin e lojërave të fatit në Meksikë,” tha Zëvendëssekretari i Thesarit amerikan, John K. Hurley. “Mesazhi ynë për ata që mbështesin kartelet është i qartë: do të jeni përgjegjës.”Autoritetet amerikane thonë se Luftar Hysa, i cili jeton mes Meksikës dhe Kanadasë, së bashku me disa të afërm të tij, kanë bashkëpunuar me një person të paidentifikuar në Shtetet e Bashkuara për të transportuar sasi të mëdha parash nga Meksika drejt SHBA-së.
    Njoftimi i Thesarit amerikan erdhi një ditë pasi autoritetet meksikane njoftuan pezullimin e operacioneve në 13 kazino, të dyshuara për skema pastrimi parash që përfshinin miliona dollarë të transferuar jashtë vendit. Nuk është ende e qartë nëse dy operacionet janë të lidhura mes tyre.
    Qeveria meksikane nuk bëri publik emrat e kazinove të mbyllura, por kompania Grupo Salinas, e kontrolluar nga magnati Ricardo Salinas, deklaroi se operonte dy prej kazinove të goditura dhe mohoi çdo shkelje ligjore.
    Kujtojmë se në tetor 2020 Luftar Hysa takoi Ramën në zyrë të marrë licensë për kazino në Shqipëri.

  • Uashingtoni godet njeriun e Ramës/ “Reuters” zbardh dosjen: Familja Hysa pastronte paratë e kartelit “Sinaloa” përmes..

    Uashingtoni godet njeriun e Ramës/ “Reuters” zbardh dosjen: Familja Hysa pastronte paratë e kartelit “Sinaloa” përmes..

    Thesari amerikan vendosi sanksione ndaj anëtarëve të familjes Hysa në Meksikë, duke i akuzuar ata se kanë përdorur rrjetin e tyre të gjerë të kazinove dhe restoranteve si mbulesë për pastrimin e parave të karteleve të fuqishme të Sinaloas.
    Në atë që Departamenti i Thesarit e përshkroi si një veprim të koordinuar me qeverinë e Meksikës, u sanksionuan gjashtë anëtarë të familjes Hysa dhe një person tjetër, bashkë me bizneset e tyre në Meksikë, Kanada dhe Poloni.
    Thesari amerikan ndërmori gjithashtu hapa për të shkëputur nga sistemi financiar amerikan kazinotë që dyshohet se familja përdorte si fasadë në Meksikë.
    Familja Hysa, me origjinë nga Shqipëria, në të kaluarën ka mohuar publikisht çdo lidhje me krimin e organizuar.
    “Shtetet e Bashkuara dhe Meksika po bashkëpunojnë për të luftuar pastrimin e parave në sektorin e lojërave të fatit në Meksikë,” tha Zëvendëssekretari i Thesarit amerikan, John K. Hurley. “Mesazhi ynë për ata që mbështesin kartelet është i qartë: do të jeni përgjegjës.”
    Autoritetet amerikane thonë se Luftar Hysa, i cili jeton mes Meksikës dhe Kanadasë, së bashku me disa të afërm të tij, kanë bashkëpunuar me një person të paidentifikuar në Shtetet e Bashkuara për të transportuar sasi të mëdha parash nga Meksika drejt SHBA-së.
    Njoftimi i Thesarit amerikan erdhi një ditë pasi autoritetet meksikane njoftuan pezullimin e operacioneve në 13 kazino, të dyshuara për skema pastrimi parash që përfshinin miliona dollarë të transferuar jashtë vendit. Nuk është ende e qartë nëse dy operacionet janë të lidhura mes tyre.
    Qeveria meksikane nuk bëri publik emrat e kazinove të mbyllura, por kompania Grupo Salinas, e kontrolluar nga magnati Ricardo Salinas, deklaroi se operonte dy prej kazinove të goditura dhe mohoi çdo shkelje ligjore.
    Kujtojmë se në tetor 2020 Luftar Hysa takoi Ramën në zyrë të marrë licensë për kazino në Shqipëri.

  • Ngjarje tronditëse në shtëpinë e Sterling, futbollisti përballet me bandën e grabitësve

    Ngjarje tronditëse në shtëpinë e Sterling, futbollisti përballet me bandën e grabitësve

    12 Nëntor 2025

    9:49

    Alfred Lleshi

    Sipas “The Sun”, Raheem Sterling është përballur drejtpërdrejt me grabitës të armatosur me thika, të cilët hynë në banesën e tij ndërsa familja ndodhej brenda. Ylli i Chelsea po priste të ndiqte ndeshjen kundër Wolves, të shtunën në mbrëmje, kur dëgjoi një grup personash me maska që hynë në katin e sipërm të shtëpisë së tij.
    Duke vepruar me instinkt të menjëhershëm, Sterling siguroi fillimisht partneren Paige Milian dhe dy fëmijët e tyre, Thiago (8 vjeç) dhe Thai Cruz (6 vjeç), përpara se të ngjitej lart për t’u përballur me grabitësit.
    Fatmirësisht, pas përballjes, banda u largua pa marrë asgjë, ndërsa familja e futbollistit nuk pësoi lëndime. Autoritetet britanike po hetojnë ngjarjen dhe po punojnë për identifikimin e autorëve keqbërës, të cilët falë guximit të futbollistit anglez dolën duarbosh kësaj here.

  • Transgjinorja për shoqatën LGBT: Arrestojini! Reklamojnë të drejtat e njeriut, por vjedhin

    Transgjinorja për shoqatën LGBT: Arrestojini! Reklamojnë të drejtat e njeriut, por vjedhin

    Transgjinorja Luana Myrto ka hedhur akuza të rënda ndaj shoqatës së komunitetit LGBT, duke pretenduar se organizata nuk e mbajti premtimin për ta ndihmuar të vazhdonte shkollën dhe se e la në kushte të vështira.
    E ftuar në emisionin “RevieW”, Myrto rrëfeu se fillimisht i ishte premtuar ndihmë financiare dhe vend në një strehë, por sipas saj, situata përfundoi në mashtrime, presione psikologjike e kërcënime.
    Ajo tha se për shkak të mungesës së mbështetjes, rrezikoi të përfundojë drejt prostitucionit, para se të regjistrohej në një shoqatë tjetër që i ofroi ndihmë.
    Ajo pretendon se ishte futur në disa situata të rrezikshme dhe se është detyruar të bëjë deklarata të ndryshme për shkak të presionit.
    Sipas saj, videot e publikuara në rrjete sociale dhe disa ngjarje të tjera kanë nxitur edhe kërcënime ndaj familjes së saj.
    Luana pretendon se disa anëtarë të komunitetit kanë vepruar me qëllime përfitimi financiar, duke përmendur se premtime për blerje telefonash apo ndihma të tjera nuk janë përmbushur.
    “Nga diçka që mund të kishte qenë ndihmë, u bë mashtrim. Më lanë drejt prostitucionit”, tha ajo, teksa shtoi se disa persona “duhet të jenë pas hekurave”.
    Deklarata e plotë:
    Më morën nga familja LGBT! Kam qenë me 10-ta në shkollë. Unë doja të vazhdoja shkollën dhe më premtuan që do vazhdoja shkollën dhe më morën në ccuan te kjo streha e LGB nën moshë. Familja ime nuk e mundësonte dot shkollimin tim sepse ishin të varfër.
    LGBT më premtuan se do më ndihmonin, pasi isha e varfër. Më çuan te streha e LGBT-së.. Isha 14 vjecc, më nxorrën te e diela shqiptare me Dalina Buzin, e cila nuk iu përmabjt kontratës, që nuk firmosi asnjë prind. Unë kam kërkuar që video në youtubë të hiqet, por nuk ështe hequr. Dhe unë kam marrë kërcënime nga familja, se ti na flliqe ne do të vrasim, sepse më detyruan të gënjeja, të mashtroja sikur babi më rrihte.
    Dhe unë si fëmijë i papjekur me dëshirën për të qenë,, se na premtonin do blejmë telefon, gjëra kshu, asigjë, as rroba të përdorura nuk na jepshin, sa që mora vetë vullnetin dhe u transferova në një shoqatë tjetër aman të vazhdoja shkollën, se më lanë drejt prostotucionti, sicc kanë bërë me shumicën.
    Këto njerëz duhet të jenë pas hekurave, sepse na reklamojnë të drejtat e njeriut, ndërkohë kanë vjedhur.

  • Përplasja me BE, Sali Berisha nuk tërhiqet: PD do bëjë çdo gjë për anulimin e ligjit, edhe referendum

    Përplasja me BE, Sali Berisha nuk tërhiqet: PD do bëjë çdo gjë për anulimin e ligjit, edhe referendum

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp ditën e djeshme, iu kthye ligjit për barazinë gjinore. Berisha vijon kritikat ndaj ligjit për barazinë gjinore që u miratua dje në Kuvend dhe që solli edhe sulmet e tij ndaj ambasadorit të BE, Silvio Gonzato dhe tha se PD do bëjë gjithçka për anulimin e këtij ligji, që sipas tij u miratua në pabesi nga PS, pasi mbyllën seancën.
    “Duhet të rikthehem edhe njëherë te ligji që i vuri kazmën në themel shtyllës më kryesore të ekzistencës së kombit shqiptar, që është familja. E them këtu, e përsëris, e thashë edhe dje në Parlament, është familja dhe mbi të gjitha familja shqiptare ajo që ka mbartur ekzistencën e këtij kombi, mbijetesën e tij në kushtet më të jashtëzakonshme. Në të njëjtën ditë kur Gjykata Supreme e SHBA, 9 vite pas gjykimit të Gjykatës Supreme të Francës, sanksionon dy gjini, mashkull, femër dhe përjashton njohjen e çdo gjinie tjetër, në Parlamentin e dhunës, të votës së vjedhur, votohet ligji në të cilin gjinia zëvendësohet me përkatësinë e shumëfishtë gjinore. Zëvendësohet me identitetin gjinor me diversitet të gjerë.
    E gjitha kjo kalon pa debat në pabesi, në kundërshtim me marrëveshjen e arritur po dje paradite që ligji të afrohet dhe debati të zhvillohet jo pas orës 1 të natës, por në një kohë kur qytetarët mund ta ndiqnin. Dhe ata e votuan, por kur e kuptuan se ata nuk mund të mbronin para shqiptarëve ligjin që shkonfiguronte shtyllën kryesore të ekzistencës së kombit, familjen, vendosën ta votojnë pa debat, morën pushim gjersa i mblodhën në të katër anët deputetët që nuk i kishin dhe realizuan votimin siç e patë mbrëmë”, deklaroi Berisha.

  • Thesari legjendar i Habsburgëve gjendet në Kanada, del në dritë diamanti 137 karatësh

    Thesari legjendar i Habsburgëve gjendet në Kanada, del në dritë diamanti 137 karatësh

    Në vitin 1918, teksa Luftës së Parë Botërore po i afrohej fundit, Çarlsi I – Perandori i Austro-Hungarisë dhe anëtar i dinastisë së Habsburgëve – e kuptoi se fundi i perandorisë ishte i pashmangshëm.

    Në vitin 1918, ndërsa Lufta e Parë Botërore po i afrohej fundit, Çharlsi I – Perandori i Austro-Hungarisë dhe anëtar i dinastisë së Habsburgëve – e kuptoi se fundi i perandorisë ishte i pashmangshëm.

    Nipi i Franz Ferdinandit, vrasja e të cilit ndezi konfliktin botëror, Çharlsi e kuptoi se rreziku nga bolshevikët dhe anarkistët po rritej çdo ditë. Për të mbrojtur xhevahiret që familja Habsburg i kishte zotëruar për shekuj, ai vendosi t’i zhvendoste ato në Zvicër.

    Ndër to ndodhej një diamant i rrallë prej 137 karatësh, në formë dardhe dhe me ngjyrë të verdhë. Ky diamant, që dikur i përkiste familjes Medici – sundimtarëve të Firences – kishte një vlerë të jashtëzakonshme historike dhe artistike. Pas internimit të familjes perandorake në Zvicër, besohej se diamanti ishte zhdukur pa gjurmë, duke marrë një dimension legjendar.

    Diamanti 137 karatësh del në dritë pas më shumë se një shekulli

    Për dekada, qarkulluan thashetheme se diamanti ishte vjedhur ose ishte rishitur në tregun e zi. Shumë filma dhe romane, si “Të Papërsosurit”, u frymëzuan nga kjo zhdukje misterioze. Por historia e vërtetë, e zbuluar së fundmi nga pasardhësit e Çharlsit I, treguan se diamanti nuk ishte humbur kurrë.

    Që nga Lufta e Dytë Botërore, familja Habsburg e kishte ruajtur diamantin dhe bizhuteritë e tjera në një kasafortë banke në Kanada. Tre të afërm të familjes ftuan muajin e kaluar gazetarët e The New York Times për ta parë nga afër këtë thesar.

    Karl von Habsburg-Lothringen, nipi i Çharlsit I, tregoi se sekreti ishte mbajtur për shkak të dëshirës së Perandoreshës Zita, bashkëshortes së Çharlsit. Sipas tij, Zita ua kishte zbuluar vendndodhjen e diamantit vetëm dy djemve të saj, Robertit dhe Rodolfos, duke u kërkuar që ta mbanin sekret për 100 vjet pas vdekjes së Çharlsit në vitin 1922. Para se të ndërronin jetë, ata ua kaluan informacionin bijve të tyre.

    “Sa më pak njerëz që dinë për të, aq më e madhe është siguria,” – tha von Habsburg-Lothringen, duke shtuar se vetëm kohët e fundit kishte mësuar për ekzistencën e këtyre xhevahireve nga dy kushërinjtë e tij.

    Tani që premtimi shekullor është mbajtur, familja dëshiron që diamanti dhe bizhuteritë e tjera të ekspozohen në Kanada, si shenjë mirënjohjeje për vendin që strehoi Perandoreshën Zita dhe fëmijët e saj.

    “Duhet të jetë pjesë e një fondi besimi këtu në Kanada,” – tha von Habsburg-Lothringen. “Duhet të vihet në ekspozitë që njerëzit të mund t’i shohin këto pjesë të historisë.”

    Në një takim të fundit, familja u mblodh në bankën ku ruhet thesari. Karl von Habsburg-Lothringen hapi valixhen e vjetër, hoqi me kujdes letrën e verdhë që mbështillte bizhuteritë dhe zbuloi diamantin që ende shkëlqente si dikur. Për shumicën prej tyre, ishte herë e parë që e shihnin me sytë e tyre.

    Sipas The New York Times, ekspertët konfirmuan autenticitetin e diamantit, përfshirë Christoph Kochert, pasardhës i argjendarëve të dikurshëm të oborrit perandorak austriak.

    “Dizajni i prerjes përputhet pothuajse saktësisht me përshkrimet në burimet historike,” – tha ai.

    Koleksioni përfshin edhe bizhuteri të tjera mbretërore. Diamanti dikur zbukuronte kurorën e Francis Stefanit, gjatë kurorëzimit të tij si Perandor i Shenjtë Romak në vitin 1745.

    Historiani Richard Bassett nga Universiteti i Kembrixhit e përshkroi këtë zbulim si “një dritare të rrallë në historinë e dinastisë më të madhe të Evropës moderne”, duke shtuar se “historia e Evropës Qendrore sillet rreth Habsburgëve”.

    Pas vdekjes së Çharlsit I nga pneumonia në Madeira, ku familja ishte zhvendosur nga Zvicra, Perandoresha Zita dhe fëmijët u larguan në Spanjë, më pas në Belgjikë në vitin 1929. Kur nazistët aneksuan Austrinë në vitin 1938, djali i saj kundërshtoi publikisht pushtimin dhe ofroi ndihmën e tij për Republikën Austriake.

    Në vitin 1940, familja u detyrua të ikte në Shtetet e Bashkuara, me Zitën që mbante xhevahiret në një valixhe të vogël. Më vonë, ata u vendosën në Kanada, në provincën e Kebekut.

    “Gjyshja ime ndihej shumë e sigurt – më në fund mundi të merrte frymë,” – kujton Karl von Habsburg-Lothringen. “Në atë fazë, valixhja e vogël shkoi në kasafortë banke… dhe aty mbeti për dekada.”

  • 17 ditë pa asnjë gjurmë të Florjan Tabakut, familja në ankth: Kërkimet janë ndërprerë!

    17 ditë pa asnjë gjurmë të Florjan Tabakut, familja në ankth: Kërkimet janë ndërprerë!

    Kanë kaluar plot 17 ditë nga zhdukja e 26-vjeçarit Florjan Tabaku, por ende asnjë gjurmë e tij. I riu nga Tropoja, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është me aftësi të kufizuara, humbi kontaktet me familjen më 21 tetor, ndërsa ndodhej në zonën Qafë-Morinë–Gjakovë për të mbledhur gështenja.
    Që prej asaj dite, familja e tij jeton në ankth, duke kërkuar çdo mundësi për ta gjetur. Kërkimet, të zhvilluara fillimisht në të dy anët e kufirit Shqipëri–Kosovë, janë ndërprerë prej ditësh, megjithëse ende nuk ka prova që Florjani të mos jetë në zonën malore.
    “Në mal janë ndërprerë kërkimet, edhe pse nuk na kanë siguruar që nuk është në mal,” – tha vëllai i tij.
    “Kanë kërkuar në të dyja anët, por më shumë mundësi është në territorin e Kosovës. Vetëm rajonet e policisë janë të njoftuara, nëse e shohin të lajmërohet. Me sa dimë, nuk po bëjnë kërkime të tjera,” – shtoi ai me dhimbje.
    Familja apelon për ndihmë nga qytetarët në të dyja anët e kufirit, që nëse dikush e ka parë ose ka ndonjë informacion.
    Florjani është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhe çdo ditë që kalon, shpresa e familjes për ta gjetur të gjallë po venitet, ndërsa ata luten që ai të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.
     

  • ‘Vrau veten, pastaj armën e futi në sirtar’, familja e 34-vjeçarit shqiptar kërkon drejtësi: E ekzekutuan

    ‘Vrau veten, pastaj armën e futi në sirtar’, familja e 34-vjeçarit shqiptar kërkon drejtësi: E ekzekutuan

    Kanë kaluar dy vite që kur Klaudio Myrtaj u gjet i vdekur në një garazh në Vernante të Italisë. 34-vjeçari shqiptar, i vendosur prej vitesh në Itali, ishte i njohur në fshatin e vogël në Val Vermenagna dhe qarkulluan dhe vdekja e tij solli shumë reagime.

    Fillimisht u fol për një vrasje dhe nuk u përjashtua as mundësia e një krimi të lidhur me drogën apo ndonjë krim pasioni.

    Por për Prokurorinë, e cila kërkoi mbylljen e çështjes, veprimi i Klaudios ishte vetëvrasje.

    Mediat italiane shkruajnë sot se familja Myrtaj ka qenë kundër këtij rindërtimi për dy vjet dhe gjyqtari i hetimeve paraprake ende nuk e ka thënë fjalën e tij përfundimtare. Ai mund të urdhërojë prokurorin të kryejë hetime të mëtejshme ose të konfirmojë mbylljen e çështjes.

    Nga autopsia rezultoi se ai kishte një plagë plumbi në bark, nga një pistoletë kalibri .22.

    Në këto dy vjet, pavarësisht kërkesës së prokurorit që çështja të mbyllet dhe duke përjashtuar kështu mundësinë e vrasjes, familja e 34-vjeçarit, si dhe e dashura e tij, nuk e pranojnë këtë pistë.

    Askush nuk e beson që Klaudio, i cili mbahet mend nga të gjithë si një njeri me humor që e donte jetën, i sjellshëm dhe punëtor, vendosi t’i jepte fund gjithçkaje. Arsyeja? Ajo pistoleta e kalibrit .22 nuk u gjet menjëherë në vendngjarje.

    “Do të ishte i vetmi rast vetëvrasjeje në të cilin nuk u gjet arma”, pohon avokati Alessandro Parola  avokati që përfaqëson ish-partneren e viktimës.

    Dhe në fakt, ajo armë u gjet vetëm pak ditë më vonë, në një sirtar në punishten e një të moshuari, ku Klaudio punonte herë pas here.

    Megjithatë, zejtari i moshuar nuk e raportoi kurrë posedimin e armës, por pas situatës, ai u detyrua të pranonte se ‘po, kam pasur një armë’.

    Megjithatë, diçka nuk shkon si për Parolën ashtu edhe për Federico Frenin, i cili, duke përfaqësuar familjen Myrtaj, paraqiti një kundërshtim ndaj kërkesës së Prokurorisë së Cuneos për të pushuar çështjen, e cila përjashtoi hipotezën e vrasjes.

    Pra, ajo që është e sigurt është se arma është lëvizur. Por pse? Dhe nga kush? pyesin avokatët, shkruajnë mediat italiane.

    Hipoteza e Prokurorisë është se kushdo që e ka lëvizur atë, ka pasur frikë. Kishte frikë se mos hetohej për vrasje. Kishte frikë nga pasojat e mundshme. Por sërish, nuk janë lëshuar kurrë urdhër-arreste apo urdhër-ndalimi dhe askush nuk është nën hetim për vdekjen e Klaudios.

    Megjithatë, avokatët besojnë se kushdo që e zhvendosi atë kishte një motiv, dhe ai motiv mund të lidhet pikërisht me vrasjen e tij.

    Vendosja e saj përsëri në sirtar disa ditë më vonë do të kishte qenë një mënyrë për të mashtruar hetuesit dhe për ta bërë të dukej si vetëvrasje.

    Ndërkohë familja vijon ‘luftën’ me autoritetet për t’i shkuar deri në fund kësaj historie, dhe për të zbuluar të vërtetën për vdekjen misterioze të djalit të tyre.