Tag: familja

  • Futbolli në zi, ndahet nga jeta trajneri legjendar

    Futbolli në zi, ndahet nga jeta trajneri legjendar

    West Ham United ka njoftuar me dhimbje vdekjen e legjendës së klubit, Billy Bonds MBE, i cili është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.

    Lajmi u bë i ditur të dielën nga familja e tij përmes një deklarate prekëse, e shpërndarë nga klubi.
    “Jemi të thyer zemre të njoftojmë se humbëm babanë tonë të dashur sot,” shkruan familja. “Ai ishte i përkushtuar ndaj familjes dhe një njeri i sjellshëm, besnik, i përkushtuar dhe plot dashuri. Ai e deshi West Hamin dhe tifozët e tij me gjithë zemër. Trashëgimia e tij do të jetojë përgjithmonë.” Familja shtoi se Bonds u nda nga jeta “paqësisht”.
    Klubi londinez e përshkroi Bondsin si “lojtar, trajner dhe menaxher legjendar”, duke shtuar: “Pusho në paqe Billy, udhëheqësi ynë i guximshëm, frymëzues dhe me zemër luani.”
    Edhe Charlton Athletic, klubi i vetëm tjetër në karrierën e tij, shprehu ngushëllimet duke e cilësuar humbjen “tepër të dhimbshme”.
    Billy Bonds konsiderohet gjerësisht si lojtari më i madh në historinë e West Hamit. Ai iu bashkua klubit në vitin 1967 nga Charlton dhe qëndroi për 21 vite, duke regjistruar plot 799 paraqitje – më shumë se çdo futbollist tjetër në historinë e klubit.
    I gjithanshëm si mbrojtës dhe mesfushor, ai drejtoi Hammers drejt dy kupave FA dhe një titulli të Divizionit të Dytë. Pas tërheqjes nga futbolli në moshën 41-vjeçare, Bonds u përfshi në staf dhe u bë menaxher i parë i skuadrës në vitin 1990, duke siguruar një tjetër titull të Divizionit të Dytë dhe rikthimin në elitë. Ai u largua nga klubi në vitin 1994, përpara se të vazhdonte karrierën si trajner te Millwall.
    Pas lajmit, tifozët dhe figurat e futbollit kanë derdhur mesazhe ngushëllimi. Një tifoz shkroi në X: “Legjendë absolute e klubit. Zemra më shkon te familja e tij.” Një tjetër e përshkroi si “Mr. West Ham, i pakrahasueshëm”.
    Ish-sulmuesi Tony Cottee u shpreh i pikëlluar: “Një nga heronjtë e mi në rritje dhe më pas pata privilegjin të luaja me të. Futbollist i jashtëzakonshëm dhe mbi të gjitha njeri i përulur. Do të më mungosh, Bill.”
    Billy Bonds lë pas vajzat e tij, Claire dhe Katie, si dhe mbesat Eloise dhe Elissa.

  • I jepet sot lamtumira këngëtarit të njohur Shpat Kasapi

    I jepet sot lamtumira këngëtarit të njohur Shpat Kasapi

    Këngëtari i njohur nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta më 26 nëntor 2025, do të përcillet diten e sotme për në banesën e fundit.
    Lajmi i dhimbshëm është konfirmuar nga familja e tij, që me pikëllim kanë shpërndarë detajet e ceremonisë mortore. Homazhet për artistin do të zhvillohen sot, duke filluar nga ora 12:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 14:00 në varrezat e qytetit.
    “Me hidhërim të thellë kumtojmë ndarjen nga jeta të birit, bashkëshortit, babait, vëllait dhe mikut tonë të dashur, Shpati ishte një zemër e pastër, një shpirt i gëzueshëm që jetonte me këngë në buzë dhe me dritë në sy. Ai përhapte vetëm dashuri e mirësi, dhe kushdo që e njihte, e ndiente ngrohtësinë e tij. Largimi i tij i papritur na ka thyer zemrat. Do të na mungojë zëri i tij i butë, buzëqeshja e sinqertë dhe prania e tij qetësuese. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar për ne,” thuhet në njoftimin e familjes.
    Familja ka ftuar të gjithë ata që dëshirojnë të nderojnë kujtimin e Shpatit dhe t’i japin lamtumirën e fundit artistit të dashur, të marrin pjesë në ceremoninë mortore.

  • Greqi/ Kthesë e fortë në rastin e 14-vjeçares: Mjekët rrëzojnë versionin e vajzës?

    Greqi/ Kthesë e fortë në rastin e 14-vjeçares: Mjekët rrëzojnë versionin e vajzës?

    Çështja e 14-vjeçares shqiptare në Menidi ka marrë përmasa të reja, pasi e mitura u paraqit të premten në mëngjes në komisariat, duke pretenduar se kishte sjellë me vete fetusin që, sipas saj, kishte humbur pas një dhune të ushtruar nga e ëma. Ajo mbante një gazetë brenda së cilës pretendonte se ndodhej fetusi.
    Sipas mediave greke, pas denoncimit, efektivët grekë u nisën drejt Aspropyrgos, ku arrestuan nënën e vajzës. Më pas, ajo u dërgua në gjykatën e ish-shkollës Evelpidon, ku prokuroria e akuzoi për dëmtime të rënda trupore brenda familjes dhe ndërprerje të paligjshme të shtatzënisë. Çështja është referuar tek hetuesi, ku pritet të jepet dëshmia zyrtare.
    Raporti i parë mjekësor hedh dyshime mbi versionin e së miturës
    Mësohet se mjekët nuk kanë konstatuar shenja që përputhen me dhunën e rëndë të përshkruar nga 14-vjeçarja në dëshminë e saj fillestare. Rezultatet e para kanë ngritur pikëpyetje mbi dinamikën e ngjarjes dhe kanë shtuar paqartësitë rreth asaj që ka ndodhur para se e mitura të paraqitej në polici.
    Familja mohon kategorikisht akuzat!
    Në një intervistë për emisionin Live News, familjarët e vajzës kanë kundërshtuar çdo pretendim për dhunë. Vëllai i saj ka deklaruar se tre muaj më parë 14-vjeçarja ishte larguar papritur nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer, duke thënë vetëm se do të dilte të blinte një sanduiç. Ai theksoi se familja nuk kishte qenë në dijeni të shtatzënisë së saj.
    Sipas tij, kur e ëma kishte tentuar ta vizitonte vajzën, disa persona i kishin dalë përpara, duke krijuar një situatë të tensionuar që më pas përfundoi në polici.
    Edhe i ati ka pohuar se familja e ka kërkuar vajzën për ditë të tëra, madje kishte njoftuar edhe autoritetet. Ai pretendon se nuk ka pasur asnjë konflikt dhe e cilëson raportimin si të pavërtetë. Babai kërkon që gruaja e tij të ekzaminohet mjekësisht për të konstatuar nëse ka ndonjë shenjë dhune.
    Autoritetet greke po përpiqen të rindërtojnë ngjarjen dhe të përcaktojnë nëse deklarimet e së miturës qëndrojnë. Postime të mëparshme të vajzës në rrjete sociale sugjerojnë tensione familjare, por policia ende nuk ka dalë në një përfundim.

  • ”Gjyshja serbe i ka paluar 10 shqiptare”, familja e Sasës: Shprehje e gabuar nën presion emocional

    ”Gjyshja serbe i ka paluar 10 shqiptare”, familja e Sasës: Shprehje e gabuar nën presion emocional

    Showbiz E Premte, 28 Nëntor 2025 15:51
    Familja e Sasa Hodës, banores së ”Big Brother Kosova Vip 4”, ka dalë me një reagim të gjatë publik pas deklaratës që ajo bëri mbrëmë lidhur me gjyshen e saj. Ata synojnë të qartësojnë atë që e përshkruajnë si një keqkuptim të madh, i cili ka lindur nga një fjali e gabuar e thënë nga Sasa në një moment të ngarkuar emocionalisht. Në reagimin e tyre, familjarët nënvizojnë se shprehja që Sasa përdori ishte jo vetëm e pasaktë, por edhe e papranueshme, duke mos përfaqësuar aspak bindjet dhe vlerat e familjes.
    Reagimi i plotë

    Duam të sqarojmë një keqkuptim të rëndë që ka dalë nga një deklaratë e gabuar e bërë prej Sasës mbrëmë, lidhur me gjyshen e saj. Në një moment të papërshtatshëm dhe nën presion emocional ka përdorur një shprehje të pasaktë dhe të papranueshme, e cila nuk reflekton aspak realitetin dhe as vlerat e familjes tonë. E vërteta është se nëna dhe gjyshja jonë, pavarësisht prejardhjes së saj, ka qenë një grua që i ka shërbyer njerëzve me zemër të madhe.

    Në kohë të vështira të luftës, ajo ka ndihmuar shumë familje në nevojë, ka ndarë bukë, ka ofruar strehë dhe mbështetje, dhe është e njohur nga i gjithë qyteti për humanizmin e saj. Asnjëherë nuk ka bërë ndonjë veprim që cenon dinjitetin apo jetën e kujtdo, përkundrazi ka qenë një shembull i vlerave njerëzore.

    Deklarata e Sasës është keqkuptuar dhe kjo po shihet nga opinionet e qytetarëve dhe po tentojnë të prekin zemrat e shumë njerëzve duke i dhënë kahje tjetër deklaratës saj.Përgjegjësia jonë është të vendosim të vërtetën në vend dhe të mos lejojmë që një fjali e gabuar të njollosë reputacionin e një gruaje që ka bërë vetëm mirë dhe për këtë mund të flasin njerëzit që e kanë njohur. Kurse humanizmi i saj është përcjellë edhe te Sasa të cilën poashtu njerëzit e njohin shumë mirë.
    Shprehja ”paloj 10 shqiptare” ka qenë e thënë në kuptimin se gjyshja jonë ka pasur vlera sa dhjetë shqiptare, e jo në ndonjë kuptim tjetër të gabuar. Shpresojmë që ky sqarim të heq çdo keqkuptim dhe të rikthej respektin për figurën e saj, ashtu siç ajo realisht e ka merituar. Me respekt familja e Sasës.

  • Familja e Bruce Willis do të dhurojë trurin e aktorit për kërkime shkencore, pas ndarjes së tij nga jeta

    Familja e Bruce Willis do të dhurojë trurin e aktorit për kërkime shkencore, pas ndarjes së tij nga jeta

    Emma Heming-Willis ka treguar se si familja po përgatitet për sfidat e rënda që sjell sëmundja e Bruce Willis.
    Aktori i njohur, 70 vjeç, u diagnostikua tre vite më parë me demencë frontotemporale, një çrregullim që prek kujtesën, komunikimin dhe aftësitë njohëse. Aktualisht ai ndodhet në një qendër të specializuar, ku merr kujdes të vazhdueshëm mjekësor, 24 orë në ditë.
    Emma shpjegoi se ka planifikuar me kujdes çdo hap, në mënyrë që familja të përballojë më lehtë momentet më të vështira.
    Ajo tha se kjo qasje u mundëson të fokusohen tek mbështetja emocionale e njëri-tjetrit, pa u humbur në detaje praktike kur situata bëhet e rëndë. Njëkohësisht, ajo po i udhëzon vajzat e tyre, Mabel 13 vjeçe dhe Evelyn 11 vjeçe, që të kuptojnë dhe t’i përshtaten gradualisht ndryshimeve në shëndetin e babait.
    Familja njoftoi se, pas ndarjes nga jeta, truri i Bruce Willis do t’i dhurohet kërkimeve shkencore. Emma e përshkroi këtë vendim si “emocionalisht të dhimbshëm, por shkencërisht të domosdoshëm për të kuptuar demencën frontotemporale”. Synimi është të ndihmohet kërkimi mjekësor dhe shkencor për një sëmundje që ka prekur kaq thellë jetën e tyre.
    Rumer Willis, vajza e madhe e aktorit, ndau një përditësim në Instagram, duke shpjeguar se nuk është e thjeshtë t’u përgjigjesh pyetjeve për gjendjen e tij. “Askush që vuan nga FTD nuk është vërtet mirë. Por babai po ia del, në mënyrën e tij, për dikë që jeton me këtë sëmundje”, u shpreh ajo.

    Rumer Willis gives heartbreaking update on dad Bruce’s dementia battle: ‘Not doing great’ https://t.co/E62Zw0WG8e pic.twitter.com/7ZB5zJ9RmB
    — New York Post (@nypost) November 21, 2025

    Rumer shtoi se fraza të zakonshme si “ai është mirë” nuk përputhen me realitetin. Në një postim tjetër ajo shkroi: “Jam e lumtur dhe mirënjohëse që ende mund ta përqafoj. Edhe nëse nuk më njeh, ai e ndjen dashurinë që i jap dhe unë e ndiej përgjigjen e tij.”
    Familja e Bruce Willis vazhdon ta përballojë së bashku këtë sfidë të rëndë, duke u përqendruar te dashuria, kujdesi dhe rritja e ndërgjegjësimit për demencën frontotemporale.

  • Familja e Neymarit blen markën “Pelé” për rreth 18 milionë dollarë

    Familja e Neymarit blen markën “Pelé” për rreth 18 milionë dollarë

    23 Nëntor 2025

    9:28

    Alfred Lleshi

    “NR Sports”, kompania e Neymar da Silva Santos (babai i Neymarit), ka blerë markën “Pelé”. Sipas gazetarëve brazilianë Pedro Lopes Guimar dhe Danilo Lavieri të UOL, negociatat kanë qenë të thjeshta, pasi marka ishte përdorur shumë pak që pas vdekjes së Pelés më 29 dhjetor 2022.
    Blerja përfshin të drejtat mbi emrin dhe imazhin e legjendës braziliane, licencimin e produkteve, arkivat historike dhe asetet e tjera. “NR Sports” ka rinovuar gjithashtu tribunën VIP që Pelé përdorte në “Vila Belmiro”, e cila tani vizitohet nga familja e tij.
    Janë ndërruar të gjitha ulëset, është ndërtuar një tualet i ri, është vendosur xham i ri dhe ajër i kondicionuar, me shpenzimet të mbuluara plotësisht nga kompania e familjes “Neymar”. Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht, marrëveshja thuhet se është mbyllur për rreth 18 milionë dollarë. Njoftimi pritet të bëhet më 19 dhjetor, në përvjetorin e golit të 100-të të Pelés.

  • Familja që jeton e izoluar humbet kujdestarinë e tre fëmijëve pas ndërhyrjes së autoriteteve italiane

    Familja që jeton e izoluar humbet kujdestarinë e tre fëmijëve pas ndërhyrjes së autoriteteve italiane

    Tre fëmijët e Nathan Trevallion dhe Catherine Birmingham janë vendosur nën kujdesin e shërbimeve sociale italiane, pas një vendimi nga gjykata e të miturve në L’Aquila.

    Fëmijët, një vajzë 8-vjeçare dhe vëllezërit e saj binjakë 6-vjeçarë, u larguan nga shtëpia e izoluar e familjes në rajonin e Abruzzos në Italinë qendrore të enjten në mbrëmje (21/11).
    Fëmijët u dërguan në një qendër strehimi në Vasto, një qytet në bregdetin e Adriatikut. Autoritetet lejuan nënën e tyre të bashkohej me ta, me kusht që të jetonte në një banesë të veçantë, pas ndërmjetësimit midis avokatit të familjes dhe punonjësve socialë.

    🇮🇹 Nathan Trevallion and his family live ‘off-grid’ in an Italian farmhouse but social services accuse the couple of ‘parental negligence’
    The Italian authorities are threatening to take the children away and place them in care
    Watch and read the full story ⬇️… pic.twitter.com/xh41zl7V9C
    — The Telegraph (@Telegraph) November 14, 2025

    Stili i izoluar i jetesës së familjesNathan Trevallon, një ish-kuzhinier nga Bristoli dhe gruaja e tij australiane, Catherine Birmingham, jetonin me tre fëmijët e tyre në një shtëpi ferme të rrënuar që e kishin blerë në vitin 2021 në rajonin e Abrucos, me qëllim që të jetonin jashtë rrjetit elektrik. Ata rrisin kafshë të ndryshme dhe mbijetojnë kryesisht me fruta dhe perime që i kultivojnë vetë.

    Shtëpia e tyre, e cila është gjashtë milje larg fshatit më të afërt, nuk ka qasje në energji elektrike ose ujë të rrjedhshëm. Familja përdor energji diellore për të gjeneruar energji elektrike dhe një pus për ujë.
    Në shtator 2024, autoritetet u thirrën në fermë pasi familja shfaqi simptoma të helmimit nga kërpudhat që kishin ngrënë. Trevallion dhe Birmingham pohojnë se fëmijët janë të shëndetshëm dhe se nuk ka prova abuzimi, megjithatë, prokurorët vendas kanë argumentuar se fëmijët janë në rrezik për shkak të stilit të tyre të jetesës së izoluar dhe mungesës së kujdesit shëndetësor.
    Familja, sipas autoriteteve, nuk ka qasje në kujdes të duhur mjekësor dhe fëmijët shkollohen në shtëpi.Catherine Birmingham, duke folur për mediat, tha se policia “e frikësoi dhe e ngacmoi” familjen e saj, duke i kërcënuar se do t’ua merrte fëmijët dhe duke i detyruar të largoheshin nga shtëpia tri herë. “Ata panë që ne jetonim të izoluar dhe e përshkruan shtëpinë tonë si një vend të rrënuar. Fëmijët ishin të traumatizuar psikologjikisht”, tha ajo për Telegraph.
    Avokati i familjes theksoi se fëmijët janë “absolutisht të shëndetshëm” dhe në gjendje më të mirë fizike si shumica e fëmijëve. “Nuk ka shenja abuzimi”, tha ai.
    Mbështetje nga rrjetet socialeRasti i tyre ka marrë një vëmendje të gjerë mediatike në Itali, me më shumë se 33,000 njerëz që kanë nënshkruar një peticion online duke kërkuar që autoritetet të lejojnë familjen të vazhdojë të jetojë jashtë rrjetit elektrik, në një mjedis të izoluar.
    “Njerëz të mirë që nuk kanë bërë asgjë të gabuar, por janë në rrezik të shtypen nga sistemi, i cili persekuton padrejtësisht këtë familje të mrekullueshme dhe kërcënon t’ua marrë fëmijët!” thuhet në peticion. Në një deklaratë për gjykatën, Nathan Trevallion dhe Catherine Birmingham thanë: “Ne e kemi ndryshuar me vetëdije jetën tonë për t’u siguruar fëmijëve tanë prindër që mund të jenë me ta në shtëpi, ushqim të pastër, ajër dhe ujë, si dhe një mjedis që jo vetëm është i dobishëm për zhvillimin e tyre mendor dhe fizik, por, më e rëndësishmja, u ofron atyre një lidhje. ”

    Top Channel

  • Familja e Elijonës reagon ashpër: Ajo nuk po trajtohet më si lojtare, por si shënjestër

    Familja e Elijonës reagon ashpër: Ajo nuk po trajtohet më si lojtare, por si shënjestër

    Tensionet në Big Brother VIP Kosova janë thelluar, ndërsa që në ditët e para të qëndrimit të saj brenda shtëpisë, 18-vjeçarja Elijona Binakaj është përfshirë në një sërë situatash të sikletshme dhe të debatueshme. Pamjet e transmetuara së fundmi tregojnë momente ku Elijona është vënë nën presion të fortë nga disa banore, sidomos Benita dhe Alba, të cilat janë parë duke e kufizuar lirinë e saj të veprimit dhe duke ushtruar presion psikologjik.
    Ndërsa situata po përshkallëzohet, familja e Elijonës ka publikuar një deklaratë të fortë ku shpreh shqetësim për mirëqenien e vajzës së tyre brenda programit.
    Sipas tyre, ajo çfarë po ndodh nuk mund të fshihet pas konceptit të “lojës”, pasi sjelljet e përsëritura ndaj Elijonës e tejkalojnë këtë kufi. Familja Binakaj i ka bërë thirrje Vëllait të Madh që të ndërhyjë menjëherë për të ndaluar provokimet dhe sjelljet që mund të rrezikojnë stabilitetin emocional të një vajze kaq të re.
    Reagimi i plotë
    Gjatë orëve të fundit kemi ndjekur me shqetësim të madh disa situata të transmetuara nga shtëpia e Big Brother, ku Eliona është vendosur nën presion psikologjik dhe sjellje të papranueshme nga disa banorë. Në veçanti, veprimet që përfshijnë intimidim, heshtje të detyruar ose veprime fizike penguese ndaj saj, janë të papranueshme për ne si familje.
    Ne kërkojmë me urgjencë që produksioni të ndërhyjë menjëherë, të vlerësojë situatën me seriozitet dhe të marrë masat e nevojshme për të garantuar mirëqenien, sigurinë dhe të drejtën e Elionës për të qëndruar në një ambient të shëndetshëm e të drejtë.
    Eliona është aty për të konkurruar, jo për t’u përballur me forma presioni apo provokime që tejkalojnë kufijtë e lojës. Kërkojmë transparencë dhe reagim të menjëhershëm.Faleminderit të gjithëve që tregoni kujdes dhe mbështetje.”

  • Apeli uli dënimin për Axel Hoxhajn, familja e viktimës akuza drejtësisë: Beteja jonë nis tani!

    Apeli uli dënimin për Axel Hoxhajn, familja e viktimës akuza drejtësisë: Beteja jonë nis tani!

    Dy ditë më parë Gjykata e Apelit të Tiranës dënoi me 12 vite burg të riun Axel Hoxhaj duke zbritur 6 vite nga vendimi i Shkallës së Parë që e dënoi me 18 vite heqje lirie për vrasjen e 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi.
    Ky vendim shkaktoi tensione në gjyq dhe nuk u pranua nga familjarët e të ndjerit Stiven Toshkëzi. Në një intervistë për A2CNN nëna e të ndjerit tregon se çfarë ndodhi në sallën e gjyqit.
    Po ashtu familja e 20-vjeçarit hedh akuza ndaj sistemit të drejtësisë se kanë manipuluar të vërtetën dhe se po fshehin edhe dy autorët e tjerë Arbër Muratajn, djalin e Admir Muratajt dhe Ensi Mazen.
    Nëna e të ndjerit akuzon edhe prokurorin Albert Demirneli se ka manipuluar ngjarjen. Fakt që vërtetohet edhe në dosjen hetimore ku në konkluzionet perfundimtare prokurori thotë që nxjerrja e mjetit prerës është bërë nga viktima dhe ky i fundit ka sulmuar i pari Akselin. Ndërkohë që Aksel Hoxhaj ka pohuar vetë në gjyq që thika ishte e tij dhe e mbante sepse hapte kutiat e kremit te dyqani i babait. Po ashtu sipas ekspertit të videos Akseli ka sulmuar i pari.
    Familja e Stiven Toshkëzit akuzon babain e Ensi Mazes për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë për të amnistuar autorët e vrasjes.
    Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 Prill 2023, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”, në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”. Axel Hoxhaj dhe Ensi Maze kishin patur konflikt me Stiven Toshkëzin pasi ky i fundit ishte konfliktuar fizikisht me mikun e tyre Arbër Murataj.
    Më 18 prill dy të rinjtë Axel Hoxhaj dhe Ensi Maze kanë pritur sapo viktima të mbaronte punën dhe e kanë goditur me thikë, e cila fatkeqësisht rezultoi fatale për të riun.

  • Apeli uli dënimin për Hoxhajn, familja e viktimës: Beteja jonë nis tani

    Apeli uli dënimin për Hoxhajn, familja e viktimës: Beteja jonë nis tani

    Gjykata e Apelit të Tiranës dënoi me 12 vite burg të riun Axel Hoxhaj duke zbritur 6 vite nga vendimi i Shkallës së Parë që e dënoi me 18 vite heqje lirie për vrasjen e 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi. Ky vendim shkaktoi tensione në gjyq dhe nuk u pranua nga familjarët e të ndjerit Stiven Toshkëzi. Nëna e të ndjerit tregon se çfarë ndodhi në sallën e gjyqit. Po ashtu familja e 20-vjeçarit hedh akuza ndaj sistemit të drejtësisë se kanë manipuluar të vërtetën dhe se po fshehin edhe dy autorët e tjerë Arbër Muratajn, djalin e Admir Muratajt dhe Ensi Mazen.
    Nëna e të ndjerit akuzon edhe prokurorin Albert Demirneli se ka manipuluar ngjarjen. Fakt që vërtetohet edhe në dosjen hetimore ku në konkluzionet përfundimtare prokurori thotë që nxjerrja e mjetit prerës është bërë nga viktima dhe ky i fundit ka sulmuar i pari Akselin. Aksel Hoxhaj ka pohuar vetë në gjyq që thika ishte e tij dhe e mbante sepse hapte kutitë e kremit te dyqani i babait. Po ashtu sipas ekspertit të videos Akseli ka sulmuar i pari.
    Familja e Stiven Toshkëzit akuzon babain e Ensi Mazes për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë për të amnistuar autorët e vrasjes. Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 Prill 2023, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”, në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”. Axel Hoxhaj dhe Ensi Maze kishin patur konflikt me Stiven Toshkëzin pasi ky i fundit ishte konfliktuar fizikisht me mikun e tyre Arbër Murataj.