Tag: familja

  • VIDEO/ Familja dhe miqtë i thonë lamtumirë Ilarias, 22-vjeçarja shqiptare përcillet me lot e dhimbje për në banesën e fundit

    VIDEO/ Familja dhe miqtë i thonë lamtumirë Ilarias, 22-vjeçarja shqiptare përcillet me lot e dhimbje për në banesën e fundit

    I jepet sot lamtumira Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare e cila u vra në Itali nga ish i dashuri i saj filipinez.

    Varrimi do bëhet në orën 14:00 në Terni, ku e reja u rrit dhe jetoi derisa u shpërngul në Romë për të studiuar në Universitetin Sapienza.

    Trupi i pajetë i Ilarias mbërriti në shtëpinë e saj ku iu dha lamtumira mes lotësh nga familjarët dhe të afërmit.

    Jashtë banesës, qindra persona janë mbledhur dhe kanë lënë lule dhe pankarta kundër dhunës.

    “Ilaria në zemrat tonë përgjithmonë”, thuhet në një prej pankartave të vendosura jashtë shtëpisë.

    E reja shqiptare u denoncua e zhdukur nga familja më 25 mars, ndërsa disa ditë më vonë, trupi i saj i pajetë u gjet i hedhur në një zonë të pyllëzuar brenda një valixheje.

    Autor i dyshuar i ngjarjes është ish i dashuri i saj, 23-vjeçari Mark Samson i cili është arrestuar.

    Ai ka pranuar krimin dhe ka rrëfyer se ka vepruar i vetëm.

    Sipas dëshmisë, krimi i rëndë ka ndodhur në mëngjesin e 26 marsit dhe ishte i pa menduar.

    Samson tha se teksa po i çonte mëngjesin Ilarias, e cila e kaloi natën në shtëpinë e tij, i pa në telefon një mesazh nga një djalë. I shtyrë nga xhelozia mori thikën dhe e goditi tre herë në fyt duke e sulmuar nga mbrapa.

    Më pas e futi trupin në një valixhe dhe e fshehu në një zonë të pyllëzuar.

    Në momentin e krimit në shtëpi kanë qenë edhe prindërit e 23-vjeçarit, roli i të cilëve po hetohet ende nga policia./vizionplus.tv

  • Berisha: Gjëja më madhështore në Malësinë e Madhe është familja! Paraqesim një program që nuk është paraqitur në 34 vite

    Berisha: Gjëja më madhështore në Malësinë e Madhe është familja! Paraqesim një program që nuk është paraqitur në 34 vite

    Berisha: Gjëja më madhështore në Malësinë e Madhe është familja! Paraqesim një program që nuk është paraqitur në 34 vite

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar gjatë ditës së sotme kandidatët e “PD-ASHM” në Malësinë e Madhe, duke theksuar angazhimin e forcës opozitare për një Shqipëri të madhështore.

    Ai u shpreh se ky program është një angazhim për të rivendosur vlerat e familjes dhe dinjitetin e shqiptarëve, duke vendosur gjithashtu një theks të veçantë mbi rëndësinë e trashëgimisë historike dhe kulturore të Malësisë së Madhe.

    Berisha theksoi se ky program është i vetmi real dhe i realizueshëm që ka njohur Shqipëria gjatë 34 viteve të fundit, duke garantuar se do të jetë një angazhim i plotë për çdo shqiptar.

    Një falënderim shumë të përzemërt dhe mirënjohje të pakufijshme ndaj jush burra, gra, të rinj e të reja të kësaj malësie. Malësi Madhështore do ta quajmë sot ne malësinë e Madhe, sepse në fakt, Zoti, natyra, e ka bërë madhështore. Ky është realiteti.Cilido që e njeh këtë Malësi, mund t’i thotë e madhe, e mirë, por mund t’i thotë dhe Madhështore.I dashur Luçiano, drejtues politik i Qarkut të Shkodrës. Të dashur drejtues të degëve të PD të Malësisë së Madhe, Shkodrës, Vaut të Dejës, Pukës. Të dashur deputetë dhe kandidatë për deputetë të këtij qarku. Është nder i madh shumë të vij sot tek ju për të paraqitur një program të cilin nuk e kam paraqitur kurrë në 34 vite.Një program që ne e kemi quajtur programin e Shqipërisë Madhështore. Pra, duket si diçka e stërmadhe, diçka e lartë, por ju garantoj secilit prej jush dhe çdo shqitpar, që është një program më i miri dhe më realisti që ka njohur Shqipëria dhe shqiptarët.Dhe ju garantoj se, Ramadan Lika dhe Aurel Marku, dhe deputetët e Shkodrës, Vaut të Dejës, Pukës dhe të mbarë Shqipërisë do të jenë garant absolut të zbatimit të këtij programi në çdo nen dhe çdo premtim të tij.Ky program, miqtë e mi, fillon aty ku fillon jeta, dinjiteti, respekti, fillon tek familja.Ne, do të vendosim në piedestal në këtë program familjen shqiptare.Po ta shohësh në shumë anë, kjo Malësi ka patur shumë anë madhështore, historinë e saj me ngritjen e flamurit për herë të parë në trojet shqiptare. Epikën e hotjanëve, e grudasve kundër padrejtësive under Kongresit të Berlinit. Kryengritjen dhe qendresën ndaj pushtimit komunist të burrave të kësaj malësie të udhëhequr nga Prekë Cali.Por cilido që do të njohë në thellësi këtë malësi, dhe lexon e studion për të, do tëgjejë se gjëja më madhështore që ka kjo malësi është familja shqiptare, familja e saj.Një udhëtare shumë e vëmendshme, e cila udhëtoi disa herë në viset e veriut. Ka një përshkrim të një nate që kalon në një familje në Malësi të Madhe. Familje partiarkale, i zoti i shtëpisë 100 vjeç, me një pastërti shembullore, me një mikëpritje dhe harmoni të papërshkruar.I zoti i shtëpisë i thotë të nesërmen: dua të rrish dhe dy netë. Dhe kjo shkruan: nuk arrita do të rri, thotë. Por ndjeva keqardhjen më të madhe që u largova nga ajo familje, e cila ishte një institucion i vërtetë. Ajo foli për një familje, por të tilla kanë qenë familjet shqiptare. Ato janë institucione të vërteta, dhe ne do ta vendosim familjen shqiptare në piedestal.Nuk u ndala rastësisht këtu, se një rrymë, një agresion kundër familjes fryu në mbarë botën. Dhe absolutisht nuk kishte asnjë frymëzim tjetër, vetëm frymëzimin përtej marksist, ekstremist përtej marksist.Ne do qendrojmë, dhe ne i konsiderojmë sa tokësore dhe aq hyjnore familjet dhe vlerat e saj.

  • Detaje tronditëse për ditët e fundit të Val Kilmer

    Detaje tronditëse për ditët e fundit të Val Kilmer

    Aktori legjendar i Hollivudit, Val Kilmer, u shua ditë më parë në moshën 65-vjeçare, i rrethuar nga familja dhe miqtë.
    Vajza e tij konfirmoi se shkaku i vdekjes ishte pneumonia pas një beteje të gjatë me kancerin në fyt.
    Detajet tronditëse të ditëve të fundit të Val Kilmer zbulojnë se shëndeti i tij ishte rrezikuar seriozisht. Sipas burimeve pranë familjes, Kilmer prej vitesh nuk mund të ngrihet nga shtrati për shkak të mungesës së fuqisë fizike prej trajtimit të kancerit. Edhe pse u shërua nga kanceri, trupi i tij thjesht nuk mund ta vazhdonte luftën.
    Shëndeti i tij u përkeqësua ndjeshëm një javë para vdekjes së tij. Miqtë dhe familja u mblodhën në shtratin e tij të spitalit në ditët para se të vdiste.
    Kilmer ishte shtruar në spital në fillim të këtij viti, dhe burimet thonë se vdekja e tij nuk ishte e papritur – ai ishte shumë i dobët në muajt e fundit të jetës së tij.
    Postimi i fundit i Kilmer në Instagram ishte më 22 mars 2025, kur ai ndau një foto të veprës së tij origjinale të artit që ishte në shitje.
    Në përshkrim, ai shkroi: “Ka atë shkëlqimin e vonë të natës. Tone të ftohta me një nxehtësi të ulët, si kur zjarri ftohet, por ju jeni ende zgjuar”.
     Në shkurt, ai postoi një video që besohet se është xhiruar në vitin 2021, në të cilën shfaqet me shaka me një maskë Batman.
    “Ka kaluar një kohë e gjatë,” tha Kilmer me shaka teksa veshi një version bardh e zi të kostumit të tij.
    Ky postim është kthyer në një vend ku fansat lënë përshëndetjet e fundit. /tesheshi.com/

  • Vdiq pasi piu shumë ujë sepse e këshilloi mjeku, familja e 59-vjeçarit padit spitalin

    Vdiq pasi piu shumë ujë sepse e këshilloi mjeku, familja e 59-vjeçarit padit spitalin

    Familja e 59-vjeçarit, Sean O’Donnell, i cili vdiq pasi piu shumë ujë, ka ndërmarrë veprime ligjore kundër Spitalit Universitar St Vincent në Dublin.

    Avokatët e familjes i thanë Gjykatës së Lartë në Dublin se ai “vdiq nga helmimi me ujë” pasi u këshillua “të pinte sasi të mëdha uji”.
    Gjendja, e cila njihet edhe si hiponatremia, mund ti marrë jetën rreth 1 në 4 pacientë, sipas studimeve.
    Simptomat përfshijnë nauze ose të vjella, lodhje, dobësi ose ngërçe muskulore, shqetësim ose humor të ulët, dhimbje koke ose konfuzion dhe konvulsione.
    Siç raporton Mirror, në rastin e Sean, 59-vjeçari ka pësuar ënjtje në tru, kriza, arrest kardiak para vdekjes së tij tragjike. Ai kishte shkuar në spital më 20 janar për një procedurë të thjeshtë, për të cilën i ishte bërë anestezi lokale.
    Megjithëse procedura nuk pati komplikime, ai u këshillua të pinte shumë ujë dhe në orën 19:00, ndërroi jetë.

    Top Channel

  • VIDEO – “Kam 2 familje të mrekullueshme”, biznesmeni Gjergj Luca ia merr valles për 8 Marsin…

    VIDEO – “Kam 2 familje të mrekullueshme”, biznesmeni Gjergj Luca ia merr valles për 8 Marsin…

    Shkruan në Facebook biznesmeni i njohur Gjergj Luca: T’ua tregoj sekretin e lumturisë time? Sepse kam dy familje të mrekullueshme: e para familja Luca plot mirësi e shëndet, e dyta familja e madhe Rozafa plot mirësi e bereqet.
    Ndaj sot në festën e 8 marsit përulem me respekt para grave dhe vajzave duararta që i japin vlerë punës. Faleminderit dhe gëzuar!
    

    Continue Reading

  • Kallëzimi i dytë për Berishën në SPAK, familja Haklaj: Pse drejtësia nuk po lëviz ?

    Kallëzimi i dytë për Berishën në SPAK, familja Haklaj: Pse drejtësia nuk po lëviz ?

    Djali i Elez Haklajt një prej vëllezërve të Fatmir Haklajt, që është vrarë gjatë një prite në një ngjarje pa autor ka dërguar një mesah ekskluziv për Report Tv. Mesazhi i tij përmban faktin e kallëzimit të dytë për Berishën në SPAK dhe sipas tyre shteti nuk po lëviz gishtin më të vogël.
    Nga ana tjetër familja Haklaj shprehet se ata janë gjithë ‘sy e vesh të dëgjojnë drejtësinë të shprehet për këtë kallëzim.
    Krejt ka kam shkruar është e vërtetë. Edhe këtu, ku jam unë e kanë nj proverb, që thotë. ‘E vërteta nuk asht mir me e thënë disa herë’., por çka t’kemi shkruar konsideroje siç e thonë, një diamant brut, kurse ju jeni argjendari që punonin, por në fund të fundit mbetet diamant. Ne kemi shkruar ngjarjet puro…Kurse për ata të vdekurit, apo të vrarë, kemi shkruar kohën, pak a shumë, sipas informacioneve që i kanë ardhur babait, dhe janë të vërteta. Pse shteti dhe drejtësia nuk kanë luajtuar as gishtin e vogël për këto vrasje, ne kemi veshët dhe gojën për ti dëgjuar dhe folur. /Shqiptarja.com