Tag: familja

  • Gjikondi: Berisha dhe familja e tij po zvarrisin qëllimisht çështjen “Partizani”, gjë që mund të djegë afatet

    Gjikondi: Berisha dhe familja e tij po zvarrisin qëllimisht çështjen “Partizani”, gjë që mund të djegë afatet

    Juristja Brisida Gjikondi tha për ‘Real Story’ se Berisha dhe familja e tij po zvarrisin qëllimisht dosjen “Partizani”. Më tej, Gjikondi tha se kjo zvarritje shtyn dhe afatet dhe është skandaloze. Gjikondi u ndal tek dosja Veliaj duke thënë se personaliteti i tij politik bëri që të afrohej më tepër afati i arrestimit.
    “Të gjitha stilet që po përdor familja Berisha, ja ulin shumë personalitetin politik sic hiqet Berisha, do të ishte mirë të përballej dhe besoj do e coj pas zgjedhjeve këtë cështje duke e zvarritur.
    Këtu e ka bërë Dritan Dajti, Shullazi është stil i njohur. Dumani tha se ka një ngërc me GJKKO dhe bën që kjo zvarritje të djegi dhe afatet dhe është vërtetë skandaloze. Unë mendoj që personaliteti i Veliajt me drejtësinë bëri që të afrohej afati i arrestimit të tij, ishte një subjekt që mund të cënonte provat.
    Ka raste të tilla ku autoriteti i një institucioni të drejtësisë dëmtohet nga personazhe si Veliaj. SPAK ka një tërheqje dhe shoh personazhe që janë thirrur nga SPAK. Zonja Bushka nuk më la shije të mirë, e cila është e hetuar nga SPAK ishte një nga personazhet më entuziast në kërcim. Janë provuar lidhjet e saj me SPAK dhe institucione të drejtësisë. Promovimi i personazheve nga e majta që kanë cështje me SPAK ka qenë një arakiri i panevojshëm”, tha Gikondi.

  • I vuri flakën rezidencës së guvernatorit, teksa ai dhe familja e tij ishin në gjumë, arrestohet autori i dyshuar

    I vuri flakën rezidencës së guvernatorit, teksa ai dhe familja e tij ishin në gjumë, arrestohet autori i dyshuar

    Rezidenca e guvernatorit të Pensilvanisë, Josh Shapiro u përfshi nga flakët, teksa ai dhe familja e tij ishin duke fjetur.

    Në lidhje me ngjarjen është arrestuar një burrë nga Harrisburg. Guvernatori, gruaja e tij Lori Shapiro, katër fëmijët e tyre, dy qen dhe një familje tjetër u detyruan të evakuohen nga shtëpia, e cila u dëmtua ndjeshëm nga zjarri. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
    Cody Balmer, 38 vjeç, u arrestua në lidhje me zjarrvënien e supozuar, e cila ndodhi disa orë pasi Shapiro dhe familja e tij shtruan një darkë për Pashkën.
    Balmeri do të akuzohet nga prokurorët për tentativë vrasje, terrorizëm, zjarrvënie të rëndë dhe sulm të rëndë ndaj një personi të regjistruar.
    Shapiro, 51 vjeç, u zgjodh guvernator i Pensilvanisë në vitin 2022 pasi kaloi gjashtë vjet si prokuror i përgjithshëm i shtetit.
    Ai njihet si një demokrat i shquar. CNN shkruan se ai ishte një nga disa kandidatët e emëruar si një kandidat i mundshëm për ish-zëvendëspresidenten Kamala Harris gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Po ashtu ai është paraqitur si një kandidat i mundshëm presidencial për zgjedhjet e vitit 2028.
     

    Top Channel

  • “Dhuna nuk ka vend”, familja e Gjestit bën thirrje për drejtësi

    “Dhuna nuk ka vend”, familja e Gjestit bën thirrje për drejtësi

    Showbiz E Diel, 13 Prill 2025 18:41
    Pas ngjarjeve të rënda që tronditën publikun mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP, familja e Gjestit ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Instagram.
    Në këtë postim, ata shprehen të tronditur dhe të lënduar thellësisht nga episodi i dhunës fizike ndaj Gjestit, duke e cilësuar atë si të papranueshëm dhe të padrejtë.

    “Pamjet e dhunës fizike ndaj Gjestit ishin të vështira për t’u parë, dhe akoma më të vështira për t’u përjetuar si njerëz që e njohim, e duam dhe e dimë sa zemërmirë dhe i pastër është,” thuhet në postim.
    Familja thekson se askush nuk meriton të dhunohet, as brenda një loje e as jashtë saj, duke përmendur se Gjesti ka hyrë në këtë format me respekt, edukatë dhe një zemër plot mirësi.
    Krenarë që zgjodhi të mos reagojë me dhunë. Sepse dhuna nuk mund dhe nuk duhet të jetë kurrë pjesë e asnjë formati, asnjë loje, asnjë shoqërie që pretendon të jetë e shëndetshme,” përfundon reagimi, duke falënderuar të gjithë ata që kanë shprehur mbështetje për Gjestin në këto momente të vështira.

  • Incidenti në Big Brother, reagon për herë të parë familja e Gjestit

    Incidenti në Big Brother, reagon për herë të parë familja e Gjestit

    Një akt i papranueshëm dhune ndodhi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të mbrëmjes së djeshme në formatin Big Brother Albania, ku një prej konkurrentëve të eliminuar, Jozefin Marku, sulmoi fizikisht Besart Kelmendin, i njohur si Gjesti.
    Pas kësaj ngjarjeje të paprecedentë, ka reaguar familja e Gjestit. Motra e këngëtarit, Blerina Kelmendi, ka postuar një ‘story’ në Instagram ku falënderon të gjithë për përkrahjen dhe dashurinë e treguar ndaj vëllait të saj.

    “Në pa mundësi për t’i kthyer krejt mesazhet e dërguara për aktin fizik ndaj Gjestit, ju jemi mirënjohës ne si familje për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që e keni tregu për të”-ka shkruar Blerina.

    Edhe pasi mori ndihmën mjekësore, u kthye në gjendje të stabilizuar në shtëpinë e Big Brother, ndërsa dha këtë reagim: “Desha që babait e nënës ti them mos u shqetësoni, E pata ndihmën mjekësore.
    Loja është lojë, nuk jemi këtu për tu rrahur. Të isha jashtë nuk e kisha falur, por jemi këtu. Erdha këtu dua ta mbyll siç kam ardhur. Kam ardhur për të bërë lojë”.

  • “Nuk ka LaCivita që e shpëton”, Evi Kokalari: Berishën do ta shkatërroj! Ai do dergjet në qeli, familja do zhduket nga politika

    “Nuk ka LaCivita që e shpëton”, Evi Kokalari: Berishën do ta shkatërroj! Ai do dergjet në qeli, familja do zhduket nga politika

    Aktivistja Evi Kokalari ka shpërthyer fort në akuza dhe sulme ndaj Sali Berishës. Ajo ka reaguar ndaj atyre qe kritikojnë dhe që e akuzojnë se e ka personale me Berishën.
    Në një status në rrjetet sociale, ajo është e bindur se Berisha do përfundojë në qeli dhe familja e tij do zhduket nga politika. Sipas saj, çfarë turpi për LaCivitën të ulet dy karrige larg LSI.
    Evi Kokalari: Idiotëve të dobishëm që vazhdojnë thonë se kjo është personale;
    Personale duhet ta ketë çdo demokrat që është gënjyer që në 1990, dhe e gjithë Shqipëria që ia morën peng demokracinë në momentin më të brishtë që si popull patëm pas rënies së komunizmit.
    Prandaj – idiotëve të dobishëm ju them: sot jam më e vendosur se kurrë që Berisha do të shkojë në shtëpi (a burg) dhe e gjithë familja do të zhduket nga politika, dhe vendi do të dalë nga moçali ku vegjetoni ju që flisni si injorantë, sepse vetëm injorantët nuk arrijnë të kuptojnë se në çfarë moçali e keni kthyer Shqipërinë.
    S’ka Paul Manafort & Chris LaCivita që ta shpëtojë Berishën, dhe s’ka Jared Kushner a Ivanka Trump që do ta mbrojë Edi Ramën në të ardhmen. Ju që s’kuptoni që këta janë në Shqipëri për para dhe s’duan t’ia dinë për ju – vështirë të kuptoni detajet e tjera.
    Imagjinoni çfarë turpi për LaCivitën të ulet dy karrige larg LSI – Lëvizjes SOCIALISTE për Integrim. Turp që ndot aq emër sa bëri nga Donald Trump.
    Fundjavë të mbarë. Beteja e radhës sapo ka filluar.
    Qëllim – shkatërrimi i Sali Berishës dhe i budallenjve që e ndjekin! Kur të bjerë Berisha, do të bini të gjithë – si loja e dominos.

  • Berisha prezanton programin e PD: Do kemi Ministrinë e Familjes! Kryefamiljaret dhe shtepiaket do shpërblehen

    Berisha prezanton programin e PD: Do kemi Ministrinë e Familjes! Kryefamiljaret dhe shtepiaket do shpërblehen

    Një ditë pas çeljes zyrtare të fushatës zgjedhore, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar sot me shpalosjen e programit për koalicionin e krijuar “Aleanca për Shqipërinë Madheshtore”, nga Pallati i Kongreseve.Berisha tha se nëse vjen në qeverisje pas zgjedhjeve të 11 Majit, do krijohet Ministria e Familjes. Ai premtoi se për të gjitha nënat që janë bërë kryefamiljare, do të kenë mbështetjen e kësaj qeverisje, po kështu dhe në bizneset e tyre.
    Ai gjithashtu premtoi dhe minimum jetik prej 200 euro për fëmijët e tyre.Një premtim pati dhe për të gjitha gratë e papunësuara në sektore, por që qëndrojnë pranë familjes në shtëpi, teksa tha se dhe ato do shpërblehen nga Partia Demokratike nëse vjen në qeverisje.
    Pjesë nga fjala e Berishës:
    “Familja shqiptare ka qenë e mbetet faktori themelor i ekzistencës së kombit shqiptar, së solidaritetit, njerezisë, edukimit, te shqiptarëve.
    Familja shqiptare njohu keto kohë nje agresion që nuk e kishte përjetuar kurrë. Që erdhi nga ekstremi i majtë i George Soros, padrinos së Edi Ramës. Në shkolla kopshte, fëmijëve u mësohej të shuanin nga gjuha e tyre fjalën nënë e baba. Pridnërit i emertonin me numra.
    Po bëhej gjithcka që të shfaroseshin vlerat e saj.
    Për ne, familja është sa hyjnore aq tokësore. Vlerat e saj janë të paprekshme. Do bëjmë gjithçka për solidaritetin, për rimëkëmbjen, për mirëqenien e saj.
    Qeveria jonë do ketë ministrinë e familjes, e cila do zbatojë politikat më të avancuara të mbështetjes së familje shqiptare. Familja do mbështetet në bonuese për fëmijen e parë, fëmijën e dytë. Koha solli që sot me qindra e mijëra familje janë me nëna kryefamiljare. Unë u garantoj se qeveria e ardhshme do bëjë gjithka për të lehtësuar për të zgjidhur çdo mungesë e problem që ato kanë.
    Fëmijët e tyre do kenë 200 euro minimum jetik.
    Qeveria do bëjë gjithcka për ato, për suksesin e bizneseve të tyre.
    Epiqendra e programit të PD është nëna.
    Ndaj zotohemi se me vendosmerinë më të madhe do të ftoj së bashku me ju të rrëzojmë murin dhunues e të drejtave të njeriut. Këtë mur që bën diferencën midis nënës dhe babait. Garantoj gratë e vajzat se do bëj gjithcka për suksesin e tyre. Se bizneset e tyre do mbështetet me linja të vecanta. Se ato që quhen shtepiake do shpërblehen për punën e tyre që bëjnë”, tha Berisha.

  • Këndon këngën e fushatës së PS/ Noizy e thotë troç: Vetëm Rama ma mbush syrin! Dikur familja ime ishte me demokratët por…

    Këndon këngën e fushatës së PS/ Noizy e thotë troç: Vetëm Rama ma mbush syrin! Dikur familja ime ishte me demokratët por…

    Reperi Noizy ka reaguar për herë të parë pasi u shfaq krah Edi Ramës, për të kënduar këngën zyrtare të fushatës së PS-së.
    Në një postim në InstaStory, ai është shprehur se familja e tij ka qenë me PD-në, por reperi shton se ka pasur eksperienca të këqija nga demokratët.
    Noizy u shpreh se “nuk ia mbush askush syrin veç Edi Ramës”, teksa shtoi se vota e tij do të shkojë për PS-në.
    “Shiko, po e them një herë e mirë se çfarë mendoj dhe besoj. Familja ime dikur ishte me PD-në. Mirëpo unë personalisht kam kujtime dhe eksperienca jo të këndshme nga ajo periudhë më kujton një rrëmujë, një errësirë dhe as nuk dua ta imagjinoj të jetoj asnjë ditë si ajo kohë.
    Me të thënë të drejtën, unë as nuk i shoh programet e partive. Sepse për mua, kushdo ta fitojë, unë prapë i njëjti jam dhe i njëjti do të mbetem: ai që fle i fundit dhe zgjohet i pari, ai që fle më pak se 5 orë gjumë gati çdo ditë, ai që shkon në punë pa orar, për të arritur atje ku asnjë artist rap shqiptar s’ka arritur kurrë.
    Unë shoh individët kush drejton cilën parti dhe kush janë ministrat e deputetët e secilës parti. Dhe a mund t’u besoj unë këtyre individëve t’u jap votën time për vitet e ardhshme? Deri tani, me të thënë të drejtën, s’ma mbush syrin askush përveç Ramës.
    Këta dy të rinjtë që dolën në protestë përballë bashkisë, ja nisën duke u kapur me grushta mes vete, nuk u habita, të them të drejtën. E sa i përket këtyre të tjerëve, as që bëhet fjalë. Sepse unë dua ndryshim, por ndryshimi s’ka kuptim nëse s’ka përmirësim.
    Nuk e kemi luksin të rrimë në vend, e lëre më të shkojmë mbrapa. Kështu që, deri kur dikush të ma mbushë mendjen, unë votoj publikisht PS-në”, ka shkruar Noizy.
    “Himni” i fushatës së Partisë Socialiste do të jetë kënga “Tungjatjeta” e reperit Noizy”.

  • “Familja ime dikur ishte me PD-në”/ Performoi këngën e zyrtare të fushatës së PS, Noizy: Nuk shoh programet e partive, vetëm Rama ma mbush syrin

    “Familja ime dikur ishte me PD-në”/ Performoi këngën e zyrtare të fushatës së PS, Noizy: Nuk shoh programet e partive, vetëm Rama ma mbush syrin

    Reperi Noizy, i cili performoi këngën e zyrtare të fushatës së PS, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kryeministrin Edi Rama, ndërsa theksoi se vota e tij do të shkojë për këtë forcë politike.
    Postimi i Noizyt:
    “Shiko, po e them një herë e mirë se çfarë mendoj dhe besoj. Familja ime dikur ishte me PD. Mirëpo unë personalisht kam kujtime dhe eksperienca jo të këndshme nga ajo periudhë më kujton një rrëmujë, një errësirë dhe as nuk dua ta imagjinoj të jetoj asnjë ditë si ajo kohë.
    Me të thënë të drejtën, unë as nuk i shoh programet e partive. Sepse për mua, kushdo ta fitojë, unë prapë i njëjti jam dhe i njëjti do të mbetem: ai që fle i fundit dhe zgjohet i pari, ai që fle më pak se 5 orë gjumë gati çdo ditë, ai që shkon në punë pa orar, për të arritur atje ku asnjë artist rap shqiptar s’ka arritur kurrë.
    Unë shoh individët kush drejton cilën parti dhe kush janë ministrat e deputetët e secilës parti. Dhe a mund t’u besoj unë këtyre individëve t’u jap votën time për vitet e ardhshme? Deri tani, me të thënë të drejtën, s’ma mbush syrin askush përveç Ramës.
    Këta dy të rinjtë që dolën në protestë përballë bashkisë, ja nisën duke u kopur me grushta mes vete nuk u habita, të them të drejtën. E sa i përket këtyre të tjerëve, as që bëhet fjalë. Sepse unë dua ndryshim, por ndryshimi s’ka kuptim nëse s’ka përmirësim.
    Nuk e kemi luksin të rrimë në vend, e lëre më të shkojmë mbrapa. Kështu që, deri kur dikush të ma mbushë mendjen, unë votoj publikisht PS.”

     

  • Familja prej 5 anëtarësh dhe piloti 36-vjeçar vdiqën, helikopteri që u rrëzua në Hudson kishte pasur probleme mekanike disa muaj para

    Familja prej 5 anëtarësh dhe piloti 36-vjeçar vdiqën, helikopteri që u rrëzua në Hudson kishte pasur probleme mekanike disa muaj para

    Helikopteri që u rrëzua në lumin Hudson kishte pasur probleme mekanike disa muaj përpara.
    Familja prej pesë anëtarësh e CEO-s të Siemens në Spanjë, Agustin Escobar, gruaja e tij dhe tre fëmijët vdiqën pas rrëzimit të helikopterit. Edhe piloti 36-vjeçar humbi jetën gjithashtu.
    Sipas të dhënave të Administratës Federale të Aviacionit, helikopteri, në pronësi dhe operim nga New York Helicopter, kishte pasur probleme mekanike që nga shtatori i kaluar.

    Të dhënat tregojnë se helikopteri ishte ndërtuar në vitin 2004 dhe kishte regjistruar tashmë 12,728 orë fluturimi kur duhej të riparohej.
    Një hetim po vijon për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi rënien e helikopterit në lumë.

    🇺🇸 Un Bell 206L-4 LongRanger IV s’est écrasé dans l’Hudson River (NYC).
    Agustín Escobar, Merce Camprubi Montal et leurs 3 enfants sont décédés, ainsi que le pilote.
    Escobar était PDG de l’infrastructure ferroviaire chez #Siemens Mobility et ex-président de la branche espagnole. https://t.co/sA0jWlY2Pq pic.twitter.com/RBt4iLU9F3
    — Hendricus G Loos (@XIII77IIIX) April 12, 2025

    Pamjet e tmerrshme kapën helikopterin duke u rrëzuar.
    Helikopteri u ngrit nga Downtown Skyport i Manhatanit rreth orës 13:50, me ekzekutivin e Siemens, Agustin Escober, gruan e tij, Mercè Camprubí Montal, dhe tre fëmijët e tyre të vegjël, Augustin, 10, Mercedes, 8 dhe Victor, 4 vjeç.
    Familja, me origjinë nga Barcelona, ​​Spanjë, kishte si pilot Sean Johnson, 36 vjeç, një veteran i Navy SEAL.
    Helikopteri u rrëzua rreth 25 minuta pas ngritjes. Kjo nuk është hera e parë që një helikopter i kësaj kompanie rrëzohet.
    Një helikopter Bell 206 me katër turistë suedezë u rrëzua në lumin Hudson kur avioni humbi fuqinë në qershor 2013. Piloti dhe katër anëtarë të familjes mbijetuan mrekullisht./vizionplus.tv

  • Koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim’, Edlira Devolli: Të ardhmen e Shqipërisë nuk e ndërton as propaganda as klientelizmi, por familja dhe arsimi

    Koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim’, Edlira Devolli: Të ardhmen e Shqipërisë nuk e ndërton as propaganda as klientelizmi, por familja dhe arsimi

    Edlira Devolli, kandidate e Koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim” ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale.
    Devolli, teksa kërkon votën e shqiptarëve për garën e 11 majit, ka propozuar edhe një paketë masash ku përfshin kredi të buta dhe grante për një periudhë 10-vjeçare.
    Reagimi i plotë:

    Për të pasur një komb të fortë dhe një shoqëri të zhvilluar duhet nisur nga themeli, familja dhe arsimi.
    Ne jemi për politika horizontale dhe të shumfishta në ndihmë të familjes.
    Për çiftet e reja të cilët kanë probleme me strehimin Djathtas Per Zhvillim ka propozuar një paketë masash ku përfshin kredi të buta dhe grante për një periudhë 10-vjeçare.
    Numri i lindjeve ka rënë, popullsia po plaket dhe shumë familje e kanë të pamundur të kenë një fëmijë të dytë. Ne gjykojmë se ka ardhur koha ku shteti të marr përgjegjësitë për rritjen e fëmijës së dytë, duke dhënë një pagë mujore që nga lindja deri në moshën 18 vjeç.
    Krijimi i vendeve të punës të kualifikuara dhe të mirëpaguara për brezin e ri, që përfundon studimet universitare dhe profesionale.
    Ne besojmë te kujdesi, respekti dhe dinjiteti i të moshuarve. Ne jemi për pension minimal 30 000 lekë në muaj. Për të moshuarit e pamundur shërbim ambulator në shtëpi.
    Ne besojmë te edukimi i fëmijëve!
    Sistemi arsimor shqiptar ka rrëshkitur poshtë e më poshtë në klasifikimet ndërkombëtare, ndaj duhet një reformë e thellë në të gjithë komponentët e tij duke filluar nga tekstet mësimore, në kualifikimin e mësuesve dhe pedagogëve dhe në infrastrukturën shkollore e universitare.