Tag: familja

  • Sot varroset 15 vjeçarja që humbi jetën tragjikisht mbrëmë, familja jep njoftimin

    Sot varroset 15 vjeçarja që humbi jetën tragjikisht mbrëmë, familja jep njoftimin

    Dje më 27 prill 2025, në moshën 15-vjeçare, ka ndërruar jetë Rahime (Mentor) Geci.
    Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 28 prill 2025, në orën 15:00, në varrezat e lagjes Geci në Llaushë të Skenderajt.
    Familja Geci ka shpreh pikëllimin e thellë për humbjen e më të dashurës së tyre.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Berisha vijon turin në njësinë 11 dhe premton: Rroga minimale në Shqipëri rritet në 500 euro

    Berisha vijon turin në njësinë 11 dhe premton: Rroga minimale në Shqipëri rritet në 500 euro

    Sali Berisha vijon turin e takimeve, ku sot u ndal edhe në degën nr.11 Tiranë, ku paraqiti programin për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Berisha u ndal tek propozimi i fundit i qeverisë për paqen fiskale të cilin e cilësoi parajsë për botën e krimit dhe ndëshkim për qytetarët. ”Dy vite më parë filloi reklamoi me të madhe amnistinë fiskale, kur nuk kishte asnjë synim tjetër veçse të sillte paratë e drogës, të klaneve mafioze, të vinin në Shqipëri dhe të ndërtoheshin kulla siç po ndërtohen”,-u shpreh Berisha.
    Kreu i PD tha se motoja e kësaj partie do të jetë: legalizim dhe pastaj urbanizim, duke siguruar mbështetësit se nuk i harron betejat e tyre për shtëpitë e shembura. ”Çdo shqiptar, çdo pensionist, çdo i papunë, çdo person në ndihmë ekonomike, çdo student me bursë, çdo fëmijë me një prind, do kenë minimumin jetik 200 euro. Rroga minimale në Shqipëri rritet në 500 euro”. Në lidhje me të rinjtë, Berisha tha se beteja është të kthehet kombi në moshën e rinisë, pasi të rinjtë vetëm po ikin.

    ”Ju garantoj se do bëjmë çdo përpjekje që i riu të shkollohet, të punësohet në Shqipëri duke paguar qeveria 1 vit sigurime shoqërore për çdo të ri që punësohet. Gratë dhe vajzat do kenë mbështetje të fuqishme për bizneset e tyre. Ne do bëjmë gjithçka që familja shqiptare të forcohet. Familja shqiptare dhe familja në tërësi, në këto vitet e fundit, iu nënshtruan një agresioni të paparë të ekstremizmit të majtë marksist dhe post-marksist”, tha Berisha.

  • Rrëmbehet familja e lojtarit ekuadorian…

    Rrëmbehet familja e lojtarit ekuadorian…

    Natë e tmerrshme në Ekuador për një lojtar të ligës vendase.

    Këtë të enjte, rreth orës 2:50 të mëngjesit, një grup kriminelësh hynë në shtëpinë e Jackson Rodriguez, mbrojtës i majtë i CS Emelec, aktualisht i 12-ti (nga 16) në Liga Pro pas nëntë ndeshjesh.

    Gruaja dhe djali i tij pesëvjeçar u rrëmbyen, ndërsa lojtari u detyrua të fshihej nën shtratin e tij gjatë sulmit.

    Rodriguez (26), anëtar i ekipit të parë të CS Emelec që nga viti 2020, nuk është futbollisti i parë që luan në kampionatin ekuadorian që është objektiv i sulmeve nga bandat lokale.

    Në fund të vitit 2024, ndërkombëtari ekuadorian Pedro Pablo Perlaza u mbajt rob nga persona të armatosur për tre ditë me një mik, përpara se të lirohej nga policia ekuadoriane.

  • Berisha: Ne jemi parti e vlerave themelore te shqiptarit, familja është në epiqendër të përpjekjes tonë

    Berisha: Ne jemi parti e vlerave themelore te shqiptarit, familja është në epiqendër të përpjekjes tonë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatët e PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në Vorë.

    Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se, PD është një parti konservator, parti e vlerave themelore të shqiptarit dhe prandaj familja është në epiqendër të përpjekjes së saj.

    Një komb i fortë, mund të jetë një komb që ka familje të fortë. Familja është e fortë kur ka moralin e fortë, kur ka mirëqenien.

    Natyrisht, unë nuk jam këtu gjykatës, as polic morali, por disa vlera janë të përbashkëta për çdo shqiptar dhe unë kam besim se respekti reciprok i burrit ndaj gruas, dhe i gruas ndaj burrit, dashuria midis anëtarëve të familjes për njëri-tjetrin janë morali më i lartë i njeriut dhe i shoqërisë’, theksoi Berisha.

    Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

    Të dashur, qytetare dhe qytetarë, banorë të Vorës, Kasharit, Prezës, Domjes, Bërxullës, Gjokajt, Marikajt, Balaqit, ju përshëndes shumë përzemërsisht. Shpreh mirënjohjen më të pakufishme për praninë tuaj sot këtu. Sikundër, përshëndes nga zemra drejtuesit politikë të fushatës, znj. Albana Vokshi dhe Klevis Balliu.

    Kandidatët për deputetë të kësaj zone Myslym Murrizi dhe Sali Shehu.

    Të dashur miq, Aleanca për Shqipërinë Madhështore vjen sot para jush si aleanca më e fuqishme e krijuar që nga 1990 gjer sot.

    Ajo vjen tek ju me një program, me një projekt, me të cilin kërkon të krijojë një mundësi të re për secilin prej jush. Kërkon të ndikojë në mirëqenien tuaj, sigurinë tuaj, në të ardhmen e fëmijëve tuaj, në të ardhmen e Vorës dhe të Shqipërisë.

    Miq, ne jemi parti e traditave më të mira. Partitë konservatore nuk janë parti ideologjike, ato janë parti të vlerave themelore të njeriut dhe të shoqërisë njerëzore. Pra, jemi parti e vlerave themelore te shqiptarit dhe të Shqipërisë.

    Në këtë kontekst, në shoqërinë tonë për kombin tonë, sikundër në çdo komb të qytetëruar, themeli i të gjitha themeleve është familja.

    Ndaj dhe ne, vijmë para jush me një projekt, me të cilin zotohemi se, familja shqiptare, familja në Vorë, Kashar, Domje, Bërxullë, Prezë, Marikaj, Gjikaj, Balaq, kudo, do të jetë në epiqendër të përpjekjes sonë për ta mbështetur atë.

    Një komb i fortë, mund të jetë një komb që ka familje të fortë. Familja është e fortë kur ka moralin e fortë, kur ka mirëqenien.

    Natyrisht, unë nuk jam këtu gjykatës, as polic morali, por disa vlera janë të përbashkëta për çdo shqiptar dhe unë kam besim se respekti reciprok i burrit ndaj gruas, dhe i gruas ndaj burrit, dashuria midis anëtarëve të familjes për njëri-tjetrin janë morali më i lartë i njeriut dhe i shoqërisë.

    Kam besim të madh se, asnjë grua, asnjë nënë, asnjë motër, cila do qoftë, nuk do donte dhe nuk do të pranonte t’i shahet djali, bashkëshorti, prindi.

    Pra, kjo fushatë vulgare e Edi Ramës që kërkon të zhvlerësojë familjen dhe vlerat e saj, ka një qëllim. Jo vetëm trego ato koncepte që ka ai për familjen, por ka një qëllim, të spostojë vëmendjen tuaj nga problemet e vërteta të familjes shqiptare. Nga problemet që, familjet shqiptare presin të zgjidhen nga forcat politike, presin nga këto forca të paraqesin para tyre projektin çfarë do të bëjnë ato për konsolidimin e familjes.

    Familja shqiptare nuk ka nevojë të dëgjojë se, burri qenka kështu, apo qenka ashtu. Ajo ka nevojë të madhe shumë të mbështetet ekonomikisht, që pensionistin që ka në varësi, të mos ta ketë barrë. Po ai, të marrë 200 euro minimumi, dhe me ato 200 euro të përballojë më normalisht jetën e tij.

    Kjo familje, ka nevojë të madhe që, vajza dhe djali i saj, të mos marrin rrugët e dheut, sepse sofra nuk i mban më, por përkundrazi ata të shkollohen, të gjejnë punë, të punësohen, të ndihmohen për strehimin, të ndërtojnë në vendin e tyre ëndrrën e bukur rinore.

  • Berisha në Vorë: Ne jemi parti e vlerave themelore te shqiptarit

    Berisha në Vorë: Ne jemi parti e vlerave themelore te shqiptarit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në vazhdën e takimeve elektorale, ndodhet pasditen e sotme në Vorë ku po prezanton kandidatët për zgjedhjet e 11 Majit.Në fjalën e tij, kryedemokrati u shpreh se PD është një parti konservator, parti e vlerave themelore të njeriut.Berisha ndau me qytetarët disa pika nga programi i Partisë Demokratike lidhur me familjen shqiptare. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Të dashur miq, Aleanca për Shqipërinë Madhështore vjen sot para jush si aleanca më e fuqishme e krijuar që nga 1990 gjer sot. Ajo vjen tek ju me një program, me një projekt, me të cilin kërkon të krijojë një mundësi të re për secilin prej jush. Kërkon të ndikojë në mirëqenien tuaj, sigurinë tuaj, në të ardhmen e fëmijëve tuaj, në të ardhmen e Vorës dhe të Shqipërisë. Miq, ne jemi parti e traditave më të mira. Partitë konservatore nuk janë parti ideologjike, ato janë parti të vlerave themelore të njeriut dhe të shoqërisë njerëzore. Pra, jemi parti e vlerave themelore te shqiptarit dhe të Shqipërisë. Në këtë kontekst, në shoqërinë tonë për kombin tonë, sikundër në çdo komb të qytetëruar, themeli i të gjitha themeleve është familja. Ndaj dhe ne, vijmë para jush me një projekt, me të cilin zotohemi se, familja shqiptare, familja në Vorë, Kashar, Domje, Bërxullë, Prezë, Marikaj, Gjikaj, Balaq, kudo, do të jetë në epiqendër të përpjekjes sonë për ta mbështetur atë. Një komb i fortë, mund të jetë një komb që ka familje të fortë. Familja është e fortë kur ka moralin e fortë, kur ka mirëqenien. Natyrisht, unë nuk jam këtu gjykatës, as polic morali, por disa vlera janë të përbashkëta për çdo shqiptar dhe unë kam besim se respekti reciprok i burrit ndaj gruas, dhe i gruas ndaj burrit, dashuria midis anëtarëve të familjes për njëri-tjetrin janë morali më i lartë i njeriut dhe i shoqërisë. Kam besim të madh se, asnjë grua, asnjë nënë, asnjë motër, cila do qoftë, nuk do donte dhe nuk do të pranonte t’i shahet djali, bashkëshorti, prindi. Pra, kjo fushatë vulgare e Edi Ramës që kërkon të zhvlerësojë familjen dhe vlerat e saj, ka një qëllim. Jo vetëm trego ato koncepte që ka ai për familjen, por ka një qëllim, të spostojë vëmendjen tuaj nga problemet e vërteta të familjes shqiptare. Nga problemet që, familjet shqiptare presin të zgjidhen nga forcat politike, presin nga këto forca të paraqesin para tyre projektin çfarë do të bëjnë ato për konsolidimin e familjes. Familja shqiptare nuk ka nevojë të dëgjojë se, burri qenka kështu, apo qenka ashtu. Ajo ka nevojë të madhe shumë të mbështetet ekonomikisht, që pensionistin që ka në varësi, të mos ta ketë barrë. Po ai, të marrë 200 euro minimumi, dhe me ato 200 euro të përballojë më normalisht jetën e tij. Kjo familje, ka nevojë të madhe që, vajza dhe djali i saj, të mos marrin rrugët e dheut, sepse sofra nuk i mban më, por përkundrazi ata të shkollohen, të gjejnë punë, të punësohen, të ndihmohen për strehimin, të ndërtojnë në vendin e tyre ëndrrën e bukur rinore.

  • Berisha: Familja e fortë është themeli i arritjeve tona, kushti i mirëqenies dhe i të ardhmes tonë

    Berisha: Familja e fortë është themeli i arritjeve tona, kushti i mirëqenies dhe i të ardhmes tonë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi kandidatët e opozitës së Qarkut Korçë për zgjedhjet e 11 majit, në një takim madhështor, ku mijëra qytetarë e pritën me entuziazëm dhe brohoritje.
    Në fjalën e tij, Berisha theksoi se ‘një familje e fortë është themeli i të gjitha arritjeve tona, është kushti i mirëqenies dhe i të ardhmes tonë’.
    Berisha: Të dashur, qytetar dhe qytetare të Korçës, Pogradecit, Devollit dhe Kolonjës.

    Përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për këtë pritje entuziaste, për këtë atmosferë të elektrizuar, të njerëzve të lirë, të mbledhur këtu, në një mision të madh të jetës së tyre, në misionin e shpëtimit të Korçës, Pogradecit, Devollit dhe Kolonjës nga ky regjim, nga kjo e keqe që ka shkretuar këto treva të bekuara më shumë se çdo pushtues, më shumë se çdo fatkeqësi natyrore në tërë historinë tonë kombëtare.

    Koalicioni për Shqipërinë Madhështore ka një projekt për çdo korçare dhe korçar, për çdo shqiptare dhe shqiptar. Ky projekt është Korça, Pogradeci, Devolli dhe Kolonja në zenitin e kohës së tyre, në madhështinë e potencialeve të tyre, në madhështinë e shpirtit të qytetarëve të kësaj treve, të cilët në beteja të tyre për liri, në beteja të tyre për dije, në betejën e tyre për punë dhe mirëqënie qëndrojnë në kurorën e kombit shqiptar, qëndrojnë në kurorën e qytetërimit shqiptar dhe evropian.
    Korça dhe korçarë, sot përjetojnë një kohë të cilën ata kurrë nuk e meritojnë.
    Korça, korçarë dhe mbarë shqiptarët në 12 vite të këtij regjimi njohën shkretëtimin më të madh në historinë e tyre kombëtare, por njohën edhe një nga periudhat më të zeza të varfërimit që një vend ka njohur në histori.
    Por Korça dhe korçarët janë gjithashtu potenciali më i madh për madhështinë e Korçës dhe Shqipërisë.
    Miqtë e mi!
    Me këtë projekt ne do bëjmë gjithçka, do ti shpallim luftë me zero tolerancë varfërisë ekstreme dhe mjerimit në Korçë dhe Shqipëri.
    Ne besojmë se asnjë korçare dhe asnjë korçar, se asnjë shqiptare dhe asnjë shqiptar nuk duhet kurrë më të ndjejë dhimbjen e skamjes.
    Nuk duhet kurrë më ti nënshtrohet sëmundjeve.
    Nuk duhet kurrë më të mendojë vend tjetër për ëndërrën e tij përveç Korçës, Pogradecit, Devollit, Ersekës dhe Shqipërisë.
    Në këtë përpjekje ne i adresohemi më së pari asaj që është vlera jonë hyjnor, asaj që lamë mëkuar dhe rritur brez pas brezi, burrat dhe gratë më të shquara të Korçës dhe Shqipërisë, luftëtarët më të vendosur, njerëzit më punëtor, familjes korçare, familjes shqiptare.
    Ne besojmë se një familje e fortë është themeli i të gjitha arritjeve tona, se një familje e fortë është kushti i mirëqënies sonë, është kushti i moralit tonë, është kushti i të ardhmes sonë në Korçë dhe Shqipëri.
    Ndaj dhe ne duke vendosur pensionin minimal 200 euro, minimumin jetik 200 euro, duke vendosur pagën minimale 500 euro, duke vendosur kartën e konsumatorit, duke vendosur bonuset për fëmijë e parë, të dytë, për të tretin shpenzime të plota nga lindja gjer në 23 vjeç, ne japim, i krijojmë kushte që çdo familje të jetë në paqe, të mbrohësojë veten me punën, mundin dhe djersën e saj.
    Familja është tempulli i formimit, i edukimit, i moralit, i virtytit, për çdo shqiptar, për çdo korçar.
    Njerëz të lirë, korçare dhe korçarë të lirë, mos harroni kurrë se konservator do të thotë tradicional, se tradicional do të thotë besim tek familja, besim tek familja, besim tek familja.

  • “Familja e BE i bën llogaritë si Gjirokastra”, Rama takim me pensionistët: Me marrjen e fondeve nga unioni do rriten…

    “Familja e BE i bën llogaritë si Gjirokastra”, Rama takim me pensionistët: Me marrjen e fondeve nga unioni do rriten…

    Nga takimi me pensionistët në Gjirokastër, kryesocialisti Edi Rama tha se me futjen në Bashkimin Europian do rriten fondet dhe do ndryshojë skema e pensioneve.

    “Futemi në një familje që llogaritjet janë si në Gjirokastër. Çdo qindarkë llogaritet. Duke qenë se në hymë te vendet përfitues të asaj familjeje, se aty janë kontribuuesit dhe përfituesit.
    Aty do mund të bëjmë një politik më agresive në favor të pensionistëve se do kemi një buxhet ekstra. Shqipëria kur ne kemi marrë detyrën ishte një vend që e shikon me bezdi.
    Sot jemi atje të pragu i derës na shikojnë me respekt, na vlerësojnë dhe besojnë. Kemi marrë prej tyre 1 miliard e kusur euro mbështetje në gjithë këto vitë, në momentin kur të hyjmë do jepen çdo vit”-u shpreh Rama.

    Top Channel

  • Berisha paralajmëron Ramën: Larg duart nga fëmijët dhe familja shqiptare!

    Berisha paralajmëron Ramën: Larg duart nga fëmijët dhe familja shqiptare!

    Berisha paralajmëron Ramën: Larg duart nga fëmijët dhe familja shqiptare!Gjatë fjalës së mbajtur në Kukës, kryetari i PD-së Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën në lidhje me fjalorin e këtij të fundit me fëmijët gjatë ditës së sotme në Spille.

    Berisha paralajmëroi Edi Ramën që të mbajë duart larg nga familja shqiptare.

    Ai tha se, njëherë thotë se burrat janë kështu e ashtu, duke harruar se burrat janë baballarët e fëmijëve të atyre zonjave, janë shoku i jetës së tyre, janë bashkëjetesa, janë harmonia. Herën tjetër bërtet, ajo që është e ndarë, ajo na duhet më shumë ne. Turp i madh shumë!

    Herën e tretë nxjerr fëmijët përpara dhe në një propagandë absolutisht të dënueshme, 100 përqind të dënueshme, u thotë kontrolloni në Google videot e tij nudo. Mburret me to.

    “Miqtë e mi, jam këtu në emër të tuaj për t’u përcjellë një mesazh vëllazëror të gjithë emigrantëve, të gjithë bijave dhe bijve të Kukësit, Hasit dhe Tropojës në emigracion, asnjë votë për këtë armik të kombit.

    Unë e di se ka punonjës administrate që u luten, u stërluten, fotografoni votën, ma dërgo se ma kërkon shefi. Asnjë fotografi mos bëni, qëndroni njerëz të lirë, votoni për Kukësin, për Hasin, për Tropojën.

    Votoni për vlerat që përjetoni në vendet tuaja.

    Mos votoni Pashiqin e shqiptarëve.

    Se ata që u kërkojnë ju votën për të mbrojtur vendin e punës, ata kryejnë një gabim të madh shumë.

    Ju mos u bëni bashkëfajtorë me ta.

    Ju votoni të lirë.

    Votoni për Kukësin, Hasin, Tropojën, Shqipërinë.

    Votoni për kombin dhe jo armikun e kombit.

    Miqtë e mi, ky program është programi që bazohet tek djepi, aty ku kemi lindur, jemi rritur, jemi edukuar, tek familja shqiptare, familja kuksiane, hasjane, tropojane, që është shenjtëri në vetvete.

    Që mëkon tek fëmija dashurinë për vendin, respektin për prindin, respektin për njeriun.

    Ne do bëjmë gjithçka që këtë familje ta forcojmë, ta mbështesim, ta ndihmojmë.

    Do bëjmë gjithçka që autoriteti i saj të bëhet gjithnjë e më i madh, fuqia e saj edukuese të jetë edhe më e madhe.

    Do bëjmë gjithçka që nëna shqiptare, vigane, të ketë mbështetjen më të fuqishme në mënyrë të të rrisë fëmijët e saj pa mundime.

    Do subvencionojmë çdo fëmijë, të parin me 70 euro, të dytin me 60 euro, të tretin nga lindja gjer 23 vjeç 100 përqind nga shteti.

    Do bëjmë gjithçka për t’i mbështetur nënat dhe motrat tona në biznese, për t’i mbështetur në suksesin e biznesit, fermës apo veprimtarisë së tyre.

    Ne si komb të gjithë madhështinë në radhë të parë e kemi tek nënat, ndaj dhe ata që kërkonin zhdukjen tonë, kërkonin të zhduknin nënën shqiptare.

    Edi Rama, gabon rëndë. Si një përçarës, si një njeri pa vlera, si ai i zënë në faj dhe që është i pashpresë, sillet nga një takim në tjetër me një fjalor të padenjë, një burrec dy metra i gjatë.

    Njëherë thotë se burrat janë kështu e ashtu, duke harruar se burrat janë baballarët e fëmijëve të atyre zonjave, janë shoku i jetës së tyre, janë bashkëjetesa, janë harmonia.

    Herën tjetër bërtet, ajo që është e ndarë, ajo na duhet më shumë ne.

    Turp i madh shumë!

    Po si mund të flasësh ti se na duhet ajo dhe kjo? Çfarë janë ato dhe këto që t’u dashkan ty, i pafytyrë. Me një gjuhë të tillë flet…

    Herën e tretë nxjerr fëmijët përpara dhe në një propagandë absolutisht të dënueshme, 100 përqind të dënueshme, u thotë kontrolloni në Google videot e tij nudo. Mburret me to.

    Të dashur miq, këto nuk janë rastësi. Jo, jo.

    Këto janë botëkuptim i atyre të cilët vërshuan jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, kundër familjes dhe vlerave të saj.

    Është botëkuptimi i atyre të cilët thanë se ka ikur koha të quajmë nënën, nënë dhe babën, babë.

    Është botëkuptimi i atyre të cilët prunë në parlament ligjin për të krijuar fermat e grave dhe për të lindur fëmijët e askujt.

    Është botëkuptimi i njerëzve që kanë humbur të gjitha normat morale të njerëzve normalë.

    Por, Edi Rama, këto nuk do kalojnë kurrë tek Shqipëria dhe shqiptarët.

    Ti me atë gjindjen tënde mund të bësh ç’të duash, nuk dua të them se çfarë meriton, por me familjen shqiptare mos luaj se nuk loz dot kurrë.

    Me fëmijët shqiptarë mos luaj.

    Larg duart nga propaganda e turpshme që është e dënueshme në çdo vend të botës.

    Asnjë votë nuk do marrësh ti me këto që bën, përkundrazi, ndëshkim, ndëshkim, ndëshkim”, u shpreh Berisha.

  • “Mora leje për ta publikuar”/ Rama sqaron foton me zarfin e votës së diasporës: Ja çfarë më tha djali që e dërgoi

    “Mora leje për ta publikuar”/ Rama sqaron foton me zarfin e votës së diasporës: Ja çfarë më tha djali që e dërgoi

    Kryeministri Edi Rama ka sqaruar në rubrikën e tij “Sy m’sy”, në Facebook, një pyetje të një ndjekësi, i cili i tha nëse kishte marrë leje për ta publikuar foton e familjes nga diaspora që kishte marrë zarfin e votimit. Rama iu përgjigj se sigurisht kishte marrë leje nga familja për ta publikuar foton, dhe shtoi se ajo i kishte mbërritur në telefonin e tij nga vetë kryefamiljari.
    “Foto më erdhi në telefon dhe natyrisht që mora leje nga familja për ta publikuar. Me shumë kënaqësi, bashkëshorti më tha: ‘Mund ta bëni si të doni dhe ta përdorni si të doni.’
    “Besoj se disa gjëra i di edhe unë, por ajo që ka rëndësi është që tani jemi në fazën e realizimit të një angazhimi të hershëm që kam marrë para jush për të mundësuar votën e emigrantëve, votën e shqiptarëve të Europës dhe të botës. Dhe realizimi po ndodh tani. Zarfi i KQZ po shpërndahet kudo, dhe sa kam parë, procedura është e thjeshtë dhe standarde,” – tha Rama.