Jurgen Klopp ka ndarë mendimet dhe lutjet e tij për tifozët e Liverpool-it që u plagosën, apo u prekën nga skenat tragjike të ndodhura gjatë paradës për festimin e titullit të Premier League. “Reds” po festonin me paradë mbi një autobus të hapur në rrugët e qytetit, kur ndodhi tragjedia. Një makinë përplasi turmën në qendër të qytetit.
Ngjarja ndodhi pas orës 18:00 në “Water Street”, pasi mijëra tifozë kishin dalë për të festuar. Pamje tronditëse treguan rrugë të mbushura me mbeturina, kordonë policie dhe prani të madhe të forcave të rendit, ambulancave e zjarrfikësve.
Makina, pasi kaloi mbi disa njerëz, ndaloi më pas në vendngjarje. Policia arrestoi një burrë britanik të bardhë, 53 vjeç, nga zona e Liverpool-it, duke konfirmuar se nuk ishte akt terrorist. Sipas përditësimeve të fundit, 27 persona janë dërguar në spital, përfshirë 4 fëmijë, ndërsa rreth 20 të tjerë janë trajtuar në vend për plagë më të lehta.
I pranishëm në paradë, ish-trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, e ndjeu të nevojshme të japë një mesazh për të prekurit. “Unë dhe familja ime jemi të shokuar dhe të shkatërruar. Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë të plagosurit e të prekurit, – ka shkruar ai në Instagram. – You’ll never walk alone”.
Tag: familja
-

Liverpool, makina mbi turmë. Klopp: Unë dhe familja jemi të shkatërruar, lutemi për të plagosurit
-

I jepet sot lamtumira regjisorit të njohur Piro Milkani, familja lajmëron orarin e ceremonisë së përcjelljes në banesën e fundit
I jepet sot lamtumira regjisorit të njohur Piro Milkani, familja lajmëron orarin e ceremonisë së përcjelljes në banesën e fundit
Përcillet sot në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës.
Familja e tij përmes një njoftimi bën me dije se ceremonia e varrimit do të bëhet sot (25 maj) në varrezat e Sharrës në Tirane.
Nisja bëhet në orën 13.00, nga Funeral “Alba 2000”, “Rruga e Durrësit, pranë ish-ambasadës Jugosllave.
Pritjet për ngushellim do të jenë në datat 27, 28 dhe 29 Maj, pranë të njëjtës agjensi funerale, në oraret 10.00-13.00 dhe 17.00-20.00.
Pirro Milkani lindi më 7 nëntor 1932 në Korçë dhe studioi në Akademinë e Arteve në Pragë, një nga shkollat më të njohura të kinemasë në Evropën Lindore.
Pas kthimit në Shqipëri, ai u bë një nga pionierët e kinematografisë shqiptare dhe bashkëthemelues i Kinostudios “Shqipëria e Re”.
Gjatë karrierës së tij, Milkani realizoi dhe kontribuoi në mbi 30 filma artistikë dhe dokumentarë. Ndër veprat më të njohura të tij janë filmat: “Njeriu me top”, “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Unë e dua Erën”, dhe “Historiani dhe kameleoni”. Ai njihej për stilin e tij realist, përmes të cilit shpaloste temat sociale, patriotike dhe njerëzore me një gjuhë filmike të veçantë.
Përveç kontributit si regjisor, Milkani ka qenë edhe pedagog dhe drejtues në institucione kulturore, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj të kineastëve shqiptarë. Ka mbajtur edhe poste diplomatike, si atashe kulture në Gjermani.
Vdekja e tij është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare. Trashëgimia e tij do të jetojë përmes filmave që vazhdojnë të frymëzojnë dhe edukojnë edhe sot. -

Sot i jepet lamtumira regjisorit të njohur Piro Milkani, familja njofton orën e ceremonisë
Përcillet sot në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës.
Familja e tij përmes një njoftimi bën me dije se ceremonia e varrimit do të bëhet sot (25 maj) në varrezat e Sharrës në Tirane.
Nisja bëhet në orën 13.00, nga Funeral “Alba 2000”, “Rruga e Durrësit, pranë ish-ambasadës Jugosllave.
Pritjet për ngushellim do të jenë në datat 27, 28 dhe 29 Maj, pranë të njëjtës agjensi funerale, në oraret 10.00-13.00 dhe 17.00-20.00.
Pirro Milkani lindi më 7 nëntor 1932 në Korçë dhe studioi në Akademinë e Arteve në Pragë, një nga shkollat më të njohura të kinemasë në Evropën Lindore.
Pas kthimit në Shqipëri, ai u bë një nga pionierët e kinematografisë shqiptare dhe bashkëthemelues i Kinostudios “Shqipëria e Re”.
Gjatë karrierës së tij, Milkani realizoi dhe kontribuoi në mbi 30 filma artistikë dhe dokumentarë. Ndër veprat më të njohura të tij janë filmat: “Njeriu me top”, “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Unë e dua Erën”, dhe “Historiani dhe kameleoni”. Ai njihej për stilin e tij realist, përmes të cilit shpaloste temat sociale, patriotike dhe njerëzore me një gjuhë filmike të veçantë.
Përveç kontributit si regjisor, Milkani ka qenë edhe pedagog dhe drejtues në institucione kulturore, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj të kineastëve shqiptarë. Ka mbajtur edhe poste diplomatike, si atashe kulture në Gjermani.
Vdekja e tij është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare. Trashëgimia e tij do të jetojë përmes filmave që vazhdojnë të frymëzojnë dhe edukojnë edhe sot.
-

Një ditë para votimit, Piro Dhima shfaqet me familjen: Më kanë mbështetur prej ditës së parë!
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Gjirokastër, Piro Dhima, ka publikuar sot një foto me familjen e tij. Dhima thotë se familja e tij e ka mbështetur në këtë rrugëtim prej ditës së parë.
“E shtuna e dashur gjirokastrite sot është e veçantë, jo thjesht se respektojmë kohën e zgjedhësve për reflektim, por edhe sepse pas javësh intensive komunikimi dhe plot emocion me njerëzit fantastik të Qarkut tonë, pak kohë e gjeta edhe për familjen time të vogël❤️ që pa u ndjerë, por me zemër e me shpirt, më ka mbështetur fort që në ditën e parë të këtij angazhimi publik, sepse edhe familja e vogël beson fort te familja ime e madhe politike“, shkruan Dhima. -

Familja Boçi kundër deklaratës së PD/ Bashkëshortja e deputetit: Konflikti jo banal, por politik
Deklarata kondradiktore ndërmjet PD së Elbasanit dhe familjes së deputetit demokrat, Luçiano Boçi, në lidhje me përleshjen në mitingun e PD, ku i plagosuri mbeti djali i tyre. Blerina Boçi, bashkëshortja e deputetit, ka reaguar në rrjetet sociale, teksa e ka cilësuar politik konfliktin ku u përfshi.
Në këtë mënyrë, Blerina Boçi hedh poshtë deklaratën e PD në Elbasan, sipas së cilës, konflikti ishte banal. Ndërkaq, djali i deputetit të PD, Luçiano Boçi, vijon të jetë i shtruar në spital. Ai ndodhet në gjendje të stabilizuar, por ka hematoma. Deri më tani, familja Boçi nuk ka kryer kallëzim penal. Paraprakisht dyshohet se sherri ka nisur pasi njëri nga kandidatët e PD ka takuar personat që ishin me djalin e Boçit, gjë që ka revoltuar këtë të fundit dhe ka degraduar në përplasje fizike. -

Prej 3 majit nën dhé, ky është i riu Ardit Beshiri, familja apel institucioneve për gjetjen e tij
I riu në foto është Ardit Beshiri, i zhdukur prej ditës së shtunë, 3 maj.
Ardit Beshiri
Siç njoftoi policia ditën e shtunë rreth orës 14:00, në qafën e Burrelit, në fabrikën e pasurimit të kromit, e marrë me qira nga një shoqëri kineze, Beshiri, po punonte me një automjet fadromë për gërryerjen e një rezervuari, kur u shemb një masiv dheu dhe, për pasojë, e zuri poshtë bashkë me mjetin e punës.Prej 3 ditësh vijojnë kërkimet në zonë, por ende pa rezultat.
Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipe të shumta nga AKSEM, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, si dhe banorë e familjarë të Beshirit, që vijojnë kërkimet në një terren të vështirë malor, ku sasia e madhe e materialit të rrëshqitur është zhvendosur disa kilometra më larg.
Familjarët kanë bërë apel për shtimin e forcave në operacionin e kërkimit, ndërsa shpresat për gjetjen e tij po veniten me kalimin e orëve.
Ditën e djeshme, babai Nerim Beshiri u bëri apel institucionev që të shtojnë kërkimet me metoda të specializuara pasi kërkimet në këmbë janë të paefektshme për shkak të terrenit të thepisur malor dhe materialit që është shpërndarë kudo. Nerimi kërkon që të ketë një shenjë të djalit në mënyrë që të ketë mundësinë ku ta kujtojë.
“Kërkoj ndihmë nga shteti, t’i gjej njërin gisht dhe ta çoj te shtëpia, te familja se nuk ka gjë më të madhe në botë të humbësh djalin. I bëj thirrje shtetit të sjellin aparatura, qen të specializuar, mjete, të gjej djalin e ta çoj te shtëpia, të di ku të hedh një tufë lule. Ka tre ditë që vijmë kërkojmë këtu me lopatë, nuk ka asnjë lloj mjeti. Po patët mundësi, ndihmoni si shtet”, tha ai me lot në sy. -

Berisha tek familja e vjetër Kazani në Tiranë: Çështja e pronës, një mision. Nuk do tërhiqemi
Sali Berisha zgjodhi këtë të premte pasdite një familje tiranase në kryeqytet, për t’u dhënë garancinë jo vetëm atyre, por të gjithë qytetarëve, se PD-ja nuk tërhiqet derisa të përmbushë misionin e zgjidhjes së çështjes së pronësisë, një mision të domosdoshëm për paqen dhe drejtësinë.
Gjatë bashkëbisedimit me familjen Kazani, ai tha se prona është bazë e ndërtimit të prosperitetit të një familjeje dhe shoqërie. ”Familja ka vlera të përjetshme, ndaj dhe ne kemi në piedestal familjen. Ne besojme se prona është bazë e ndërtimit të prosperitetit të një familje, shoqërie.Pavarësisht se nuk ka arritur gjatë viteve të qeverisjes qëllimet e saj, PD nuk tërhiqet gjersa të përmbushë këtë mision dhe e konsideron zgjidhjen e çështjen e zgjidhjes së pronësisë një mision të sajin, të domosdoshëm për paqen, drejtësinë për moralin e një shoqërie”,-tha Berisha.
-

Familja bën kallëzim në polici/ 51-vjeçarja humb kontaktet, nisin kërkimet në…
Familjarët bëjnë kallëzim në polici, për 51-vjeçaren nga fshati Kalis i Kukësit e cila ka humbur kontaktet me ta. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive, si dhe monitorimin e zonës me dronë me qëllim gjetjen e saj.
Kanë qenë vetë të afërmit e saj, të cilët kanë bërë kallëzim në Policinë e Kukësit. -

Rama për Berishën: Edhe familja e Presidentit Trump e përgënjeshtroi
Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj disa pretendimeve të shpërndara nga Partia Demokratike. Ai i cilësoi si “marrëzitë e bufit” akuzat që lidhen me një takim të supozuar mes tij dhe Donald Trump Jr., një ngjarje që sipas PD-së ishte organizuar me ndihmën e Richard Grenell.
Rama tha se këto lajme të rreme, të përhapura nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike, ishin aq të pabaza sa që detyruan vetë Trump Jr. dhe Grenell të dalin publikisht për t’i përgënjeshtruar.“E dëgjuat vetë se deri ku ka shkuar absurdi, zëdhënësi i ‘bufit’ tha që unë paskam dështuar të shkoj në Beograd për të takuar Vuçiçin, dhe që gjoja aty do të bëja sikur takoja rastësisht djalin e Trumpit në ndonjë cep të kuzhinës,” tha Rama me ironi. “Arritëm në pikën që edhe familja e një presidenti amerikan të detyrohet të reagojë ndaj këtyre shpifjeve. E kuptoni në çfarë niveli është zhytur opozita, nën udhëheqjen e një njeriu që flet përçartë në moshën 80 e kusur?”, tha Rama.
-

“Atij i pëlqejnë burrat”, Ylli tronditet nga letra e gruas: Shkaku i ndarjes është vjehrra dhe vjehrri, donin të më poshtëronin
Një tjetër histori tronditëse dhe dramatike është treguar këtë të hënë në spektaklin Ferma VIP 2. Gjatë javës Ylli tregoi se ai jashtë ka qenë i martuar por tashmë ka nisur procesin e divorcit.
Deklaratë kjo e cila nuk i ka pëlqyer aspak gruas së tij, e cila ka dhënë një tjetër version të ngjarjes.
Ajo me anë të një letre në redaksinë e Ferma VIP 2 sqaron se me Yllin ka bashkëjetuar vetëm 2 javë, dhe se janë martuar vetëm në gjendje civile dhe se nuk ka patur dasëm mes tyre.Nga ana tjetër letërshkruesja pretendon se arsyeja që Ylli ka kërkusr divorcin është se atij i pëlqejnë burrat dhe se këtë e ka të vërtetuar në disa raste.
Sa i përket këtyre akuzave, Ylli i ka cilësuar sulme të ulëta. Ai rrëfeu një tjetër version të historisë, ku sipas tij shkaku i vërtetë i ndarjes janë prindërit e nuses.
Ai tregoi se ata donin që ta kishin Yllin nën urdhrat e tyre si dhëndurët e tjerë, por kjo nuk mund të lejohej nga ana e tij, ndërsa shtoi se gjatë kohës që qendroi në familje e tyre është ofenduar nga familja.
Pjesë nga biseda:
Luana: A ke ndonjë ide pse të kam thërritur këtu?
Ylli: Për rrëfimin.
Luana: Jo, të kam thërritur për diçka që i përket jetës personale. A je ti i martuar?
Ylli: Si a jam i martuar?
Luana: A je i martuar jashtë?
Ylli: Po me gjendje civile po.
Luana: Personi me të cilin je i martuar dhe do të shfaq mesazhin e saj.
Mesazhi për Yllin: Unë jam personi të cilin Yllin po e përmend vazhdimisht. Ylli është mashtrues. Unë jam ish e fejuara e Yllit. Akoma kemi kurorë, akoma nuk kemi divorc.
Ylli: Unë nuk e besoj këtë mesazh. Pavarësisht gjërave që ne kemi në jetë, unë jam në gjykatë duke bërë divorcin.
Luana: Çfarë do të thotë se besoj këtë mesazh.
Ylli: Nuk e besoj se nuk pash foton e saj.
Luana: Unë nuk ka të drejtë të bëj publike foton, por më beso se është 100% e konfirmuar.
Ylli: Atë person se kam përmenduar asnjëherë. Unë kam qenë i fejaur, por jo i martuar. Por me kurorë kam qenë i martuar. Bashkëjetesa jonë ka qenë vetëmn 3 javë. Unë e quaj veten të divorcuar, por jemi në procedurë e sipër. Unë e kam kusht nga familja e saj që mos e përmend asnjëherë atë, babai i vet më ka thënë që të mos e përmend asnjëherë.
Luana: Për këtë arsye që ti përmende është pretendimi i vajzës në fjalës.
Vijimi mesazhit: Kam qenë në një lidhje me këtë person për 8 vite. Periudhë e gjatë që ndërtohej mbi dashuri dhe plane. Në 2022 vendosëm të fejohemi, në vitin 2023 u martuam. Gjatë gjithë kësaj kohe ai jetonte në Kosovë unë në Gjermani. Në 2024 ai erdhi në Gjermani për 2 javë. Këtë mundësi ja dha babai im. Gjatë kësaj kohe, fillova të kem dyshime se ai ishte më i interesuar burra se për gra. Kam prova. Fatkeqësisht pas një konflikti mes nesh ai u largua papritur. Unë kam bërë përpjekje të vazhdueshme për të komunikuar, por ai na ka bllokuar. Aktualisht jemi ende të amrtuar, nuk ka snjë proces në zhvillim. Prindërit tanë janë takuar, dhe kanë biseduar duke u dakordësuar që të diskutohen vetëm kur të jemi në Kosovë. Kjo situatë më ka lënduar thellë. Ai po e përdor historinë tonë për të përfituar nga kjo histori. I kërkoj të ndalë menjëherë.
Ylli: Nuk jam i prekur aspak ng kjo që ka thënë. Është shumë e vërtetë se disa fjalë që ajo i ka thënë se ne njihemi që nga viti 2013-të. Sa i përket pëlqimeve të mia ëpr burra, është e shpikur nga ajo dhe familja e saj. Unë ika nga ajo familja pasi sa isha në Kosovë kemi patur marrdhënie të mira. Nëse do kisha patur pëlqim për burra do isha ndarë me kohë,. Ne jemi ndarë për shkak të familjes së saj. Realiti i historisë është se ishim mirë sa isha në Kosovë, kemi patur lidhje të mrië sëbashku, kam patur respektim maksimal ndaj familjes së saj, e dinë të gjithë njerëzit sa i kam dashur familjen e saj. Unë kam shkuar atje në mars të viti 2023, kam shkuar në 15 mars. I ndieri gjyshi im i cili nuk jeton më, ka qenë personi që më tha ki kujdes kur të shkosh. Unë se dëgjova, shkova atje. Kemi qendruar bashkë. Më kanë pritur shumë mirë. Për 1 javë që më kanë pritur ka qenë shumë e mrië, por gjatë gjithë kohës kanë patur tendenca dnaj meje, kan folur për divorcin e familjes time, kanë folur për të. Unë nuk kam patur asnjë mundësi të kisha bisedë serioze me të fejuarën time duke nisur nga nëna e saj, nga motrat e veta. Ajo ka lënë familjen e saj të ishin kundër meje. Unë në Kosovë jam marrë vesh që nuk dua as dasëm, asgjë tjetër. Ne e kemi bërë fejesën sa kemi qenë në Kosovë. Vendosëm që të shkoj në Gjermani sa të bëjmë një dasëm të vogël. I kamë thënë po vij atje të punoj që t’i blejë vello e fustane. Sakrifikova me lënë punën dhe të vazhdoj. Diviorci jonë është shkak i familjes së vet. Unë në një moment flas me të, ajo ka një djalë motre që unë e kam dash shumë, dhe në një moment i them budall, dhe më thotë me një fjalë që thuaje dhe njëherë, dhe nëna e saj i tha gjuaj me gotë dhe ajo më gjuajti, dhe unë u çova dhe i kam gjuajtur në shpullë. Familja e saj nuk më lejoi të jetoja me atë bashkë. Babai i saj më gjeti një banesë, dhe ajo qau shumë se më tha nuk dua që ti të dilje në banesë. Familjes së vet i kam thënë që unë kur të jem me atë dua të mos ndërhyjë njeri, dua të pajtohem kur duam ne.
Luana: Përmblidhe.
Ylli: Unë i kam dhënë fund për shkak të familjes së saj. Ata kanë përdorur fjalë denigruese dhe ofenduese. Ata mua nuk më bënë dot si dhëndurët e tjerë që bënin çfarë thoshte vjehrri dhe vjehrra. I përshëndes dhe ata se ja kam kaluar mirë. Divorci saj është familja e vet. Unë nuk i kthehem asaj çfarë kam bërë. Më vjen keq që ika pa dhënë sqarim. Për sa kohë ajo nuk më kërkoi sqarim, nuk kam pse t’i jap sqarim.