Familja Halilaj në fshatin Bicaj të Kukësit hapi dyert e mortit për djalin e tyre, Bekim Halilaj.
Pasditen e së premtes, 29-vjeçarit iu dha lamtumira e fundit në vendlindje, ku u përcoll për në banesën e fundit në varrezat e fshatit.
Në ceremoninë mortore morën pjesë qindra banorë të zonës, bashkëmoshatarë, të afërm dhe qytetarë nga Kukësi, të tronditur nga lajmi i rëndë që mbërriti nga Belgjika.
Bekim Halilaj u gjet i pajetë më 30 shtator në Bruksel, në rrethana ende të paqarta. Ai u gjet i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor, dhe autoritetet belge kanë nisur hetimet, duke shqyrtuar të gjitha pistat, përfshirë edhe mundësinë e përfshirjes së elementëve të krimit të organizuar. Sipas burimeve hetimore, dyshohet se në ngjarje mund të jenë përfshirë deri në katër persona.
Emri i Halilajt ishte përmendur më herët në mediat britanike. Në vitin 2017, ai ishte arrestuar në Angli, ku ndodhej në mënyrë të paligjshme, së bashku me tre shtetas të tjerë shqiptarë, si pjesë e një grupi të dyshuar për trafik kokaine. Për këtë çështje, ai ishte dënuar me shtatë vite burgim.
gijotina.com/
Tag: familja
-

U gjet i varur në Belgjikë/ Familja në Kukës hap dyert e mortit për 29-vjeçarin
-

U gjet i vrarur në një tabelë në Belgjikë/ Familja Halilaj në Kukës hap dyert e mortit për 29-vjeçarin
Familja Halilaj në fshatin Bicaj të Kukësit hapi dyert e mortit për djalin e tyre, Bekim Halilaj.
Pasditen e së premtes, 29-vjeçarit iu dha lamtumira e fundit në vendlindje, ku u përcoll për në banesën e fundit në varrezat e fshatit.
Në ceremoninë mortore morën pjesë qindra banorë të zonës, bashkëmoshatarë, të afërm dhe qytetarë nga Kukësi, të tronditur nga lajmi i rëndë që mbërriti nga Belgjika.
Bekim Halilaj u gjet i pajetë më 30 shtator në Bruksel, në rrethana ende të paqarta. Ai u gjet i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor, dhe autoritetet belge kanë nisur hetimet, duke shqyrtuar të gjitha pistat, përfshirë edhe mundësinë e përfshirjes së elementëve të krimit të organizuar. Sipas burimeve hetimore, dyshohet se në ngjarje mund të jenë përfshirë deri në katër persona.
Emri i Halilajt ishte përmendur më herët në mediat britanike. Në vitin 2017, ai ishte arrestuar në Angli, ku ndodhej në mënyrë të paligjshme, së bashku me tre shtetas të tjerë shqiptarë, si pjesë e një grupi të dyshuar për trafik kokaine. Për këtë çështje, ai ishte dënuar me shtatë vite burgim.Top Channel
-

Tumori po i rrezikon jetën, të shpëtojmë Kristianin 17-vjeçar që t’i buzëqesh rinisë!
Familja Bregu është duke kaluar një periudhë sfiduese, pasi djali familjes, 17-vjeçari Kristian Bregu po lufton për jetën pas një diagnoze të rëndë. Pas javëve të shumta të vuajtjeve nga dhimbje koke, marrje mendsh dhe lodhje, mjekët zbuluan një tumor të rrezikshëm në tru, i cili ka shkaktuar hidrocefali.
Kristiani u operua për të lehtësuar presionin mbi tru, por ndërhyrja e mëtejshme është jetike për shpëtimin e jetës së tij. Mjekët kanë konfirmuar se ai ka nevojë për një operacion neurokirurgjik të specializuar që mund të kryhet vetëm në një nga spitalet e Evropës, në Hanover, Gjermani.Shpëtimi për Kristianin është gjetur, por veç kësaj dhe Zotit, i riu ka nevojë edhe për ndihmën e të gjithë shqiptarëve. Shpenzimet e ndërhyrjes janë të majme dhe familje e 17-vjeccarit nuk arrin t’i përballojë, ndaj shpresa e vetme e tyre që Kristiani të rikthehet në normalitet jeni ju shqiptarë.
Kushdo ka mundësi të kontribuojë në linkun e GOFUNDME
Përballë kësaj situate dramatike, familja Bregu kërkon mbështetje nga të gjithë ata që mund të kontribuojnë në shpëtimin e jetës së Kristianit. Kostoja e operacionit dhe trajtimit është 75,000 €, një shumë e konsiderueshme që familja Bregu nuk mund ta përballojë vetë.
Familja Bregu apelon për ndihmën tuaj, e cila mund të jetë çelësi i shpëtimit të një jete të re, të mbushur me ëndrra dhe mundësi. Çdo kontribut, pa marrë parasysh shumën, është i vlefshëm dhe ndihmon që Kristian të ketë mundësinë për të luftuar dhe për të pasur një të ardhme të ndritur.
Operacioni është planifikuar për datën 6 tetor 2025, dhe vetëm me kontributin e të gjithëve ne mund të realizohet ky trajtim i domosdoshëm. Ju lutemi, dhuroni gjithçka mundeni, shpërndani këtë apel me miqtë dhe familjen tuaj, dhe bëni lutje për Kristianin dhe familjen e tij. -

11 vite pa Doriana Hakën/ Vdiq dy javë pasi lindi djalin, familja e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës shpërthejnë në gjyq: Dori im do drejtësi
Familja e Doriana Hakës, bashkëshortes së portierit të njohur Alban Hoxha, vijon betejën për drejtësi edhe pas 11 vitesh nga humbja e saj tragjike, vetëm dy javë pas lindjes së djalit të tyre.
Në një seancë të fundit gjyqësore, nëna e Dorianës, Hamide Haka, shpërtheu në lot para trupit gjykues.
“Kanë kaluar 11 vite dhe ende presim drejtësi. Në seancë pati ballafaqim mes ekspertëve dhe zgjati shumë. Nuk durova më dhe fola me revoltë. Jam një nënë që kam humbur vajzën, shpresoj që gjyqtarët ta dëgjojnë zemrën time. Dori im do drejtësi. Fëmija i saj rritet pa nënë. Dua vetëm drejtësi, asgjë më shumë”, tha ajo.
Babai i Dorianës, Enver Haka, thotë se vonesat janë të pajustifikuara. Ai thotë se ndonëse kanë kaluar tre vite që çështja ndodhet në Apel, vendimi ende nuk është dhënë.
“Jam lodhur nëpër gjykata prej më shumë se një dekade. Më shtyjnë seancat pa fund. Tre vjet në Apel dhe ende nuk ka një vendim. Unë kërkoj vetëm drejtësi, do ta kërkoj deri ditën që të mbyll sytë. S’ka paqe për ne pa të vërtetën”, thotë ai.Top Channel
-

Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
Është gjetur në Tiranë 15-vjeçari Mateo Kalemi, i cili ishte shpallur i zhdukur prej më shumë se 7 orësh nga familja e tij në Gjirokastër.
Burime pranë familjes bëjnë me dije se adoleshenti ndodhet në prani të një psikologeje, së bashku me vëllain e tij, dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ende nuk dihen detaje rreth mënyrës se si ka mbërritur në Tiranë, por familja është njoftuar dhe ka marrë konfirmimin për vendndodhjen e tij.Top Channel
-

“Kam lindur në mes të Tiranës”, Monika Kryemadhi thyen heshtjen: Ja e vërteta e pasurisë time
Ish-deputetja e LSI, Monika Kryemadhi, i ka cilësuar një “gjueti shtrigash” akuzat e ngritura ndaj saj dhe ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta, ndërsa ka sqaruar edhe se nga i buron pasuria.
E ftuar në një emision televiziv, Kryemadhi theksoi se nuk ka asnjë provë konkrete për pretendimet që janë bërë ndaj saj, ndërsa ironizoi disa prej tyre si “absurde dhe të pavërtetuara”.
“Gjithçka është një gjueti shtrigash. PD në një anë, nuk them që nuk ka sulmuar LSI-në dhe Ilir Metën. PS po ashtu. Por perceptimi publik iu bashkua një fletërrufeje. Asnjë prej akuzave ndaj meje nuk ekziston. Një artikull thoshte që kam miniera në Afrikë. I gjetën minierat në Afrikë këta?”, deklaroi ajo, ndërsa shtoi se procedimi ndaj saj nga SPAK ka nisur mbi bazën e një padie të dorëzuar nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Kryemadhi foli edhe për pasurinë e saj dhe të familjes, duke theksuar se çdo e ardhur është e dokumentuar dhe e deklaruar, ndërsa tha se pasuria më e madhe e saj është familja.
“Familja është pasuria ime më e madhe. Pasuria nuk janë paratë, për mua është familja. Se mund të kesh paratë, por të shtyp makina sa del në rrugë. Unë nuk jam e pasur, por nuk jam as e varfër. Nga buron pasuria ime? Të ardhurat. Monika Kryemadhi ka lidhur në mes të të Tiranës, te pallatet Shallvare, në kate të pare”, tha ajo.
Ajo u ndal edhe tek blerja e apartamentit në zonën e Bllokut, për të cilin SPAK ka ngritur dyshime për pastrim parash.
“Shtëpia në Bllok është blerë me kredi bankare 200 mijë euro dhe 200 mijë euro të tjera nga fitimi i apartamentit në Qerret. E gjitha është e deklaruar”, tha ajo.
Monika Kryemadhi: Gjithçka është një gjueti shtrigash. PD në një anë, nuk them që nuk ka sulmuar LSI-në dhe Ilir Metën. PS po ashtu. Por perceptimi publik iu bashkua një fletërrufeje. Asnjë prej akuzave ndaj meje nuk ekziston. Një artikull thoshte që kam miniera në Afrikë. I gjetën minierat në Afrikë këta? Akuzuan se kam bërë operacione plastike 280 mijë euro. I gjetën?….
Familja është pasuria ime më e madhe. Pasuria nuk janë paratë, për mua është familja. Se mund të kesh paratë, por të shtyp makina sa del në rrugë. Unë nuk jam e pasur, por nuk jam as e varfër. Nga buron pasuria ime? Të ardhurat. Monika Kryemadhi ka lidhur në mes të të Tiranës, te pallatet Shallvare, në kate të pare… Nuk po merrem me 91-91, duke pasur parasysh origjinën e mamasë sime, nga Dibra, me kushërinj, kur u hapën kufijtë i erdhën nga Amerika nga ishin nga nuk ishin.Po e nis nga 1995, pallati në Shallvare, në kat të parë, ishte 3 dhoma një gazhinë, kam dhe një kontratë qiraje të asaj kohe me një komani turke, Gintash. Nuk kishte pallate private, kontrata është tre vjeçare, ka qenë 500 dollarë. Ka qenë kontrata tjetër me 1 milion e gjys në muaj. 2001-2006 është prape kontratë tjetër qiraje, me 2.5 milionë lekë, aq ka qenë dhënë me qira. Kemi qenë bashkëpronar me mamanë. Nga këto kontrata, familja ime ka pasur të ardhura 200 mijë dollarë, nga 1995-2006.
Në 2002 kemi blerë një apartament në Qerret të deklaruar, e kemi shitur në 2006. SPAK thotë se nuk e kemi deklaruar. Është blerë 60 mijë dollarë, është shitur 300 mijë dollarë, është ajo vlerësim zhvlerësim që flasin sot. 200 dhe 300 bëjnë 500 mijë dollarë.
Blerja e shtëpisë në Bllok që SPAK pretendon se kemi bërë pastrim parash, unë mamaja ime dhe Ilir Meta, është blerë 200 mijë euro me kredi bankare dhe 200 mijë euro nga 300 mijëshja kjo. Është e gjitha e deklaruar…. -

Familja ka humbur kontaktet, kërkohet ndihmë për gjetjen e 15-vjeçarit
Kronikë E Martë, 30 Shtator 2025 21:39
Mateo Kalemi, 15-vjeç nga Gjirokastra është shpallur i zhdukur nga familjarët prej më shumë se 7 orësh. Lajmi është bërë publik nga familjarët e tij, të cilët i janë drejtuar mediave për ndihmë, duke apeluar tek çdo qytetar që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e adoleshentit.
Në momentin e fundit që është parë, ka qenë i veshur tërësisht me të zeza dhe me atlete ngjyrë gri. Sipas dëshmive të familjarëve, ai është parë për herë të fundit rreth orës 12:30 pranë agjencisë në urën e lumit, duke kërkuar të niset drejt Tiranës. Për shkak se nuk kishte para për biletën, dyshohet se mund të jetë nisur me ndonjë mjet rastësor.
“Kushdo që mund të ketë informacion, ju lutem të kontaktojë menjëherë në numrat 0698178649 ose 0698571981. Prindërit janë jashtëzakonisht të shqetësuar, ju lutemi ndihmoni”. -

Vdekja e gruas së Alban Hoxhës pas lindjes së djalit, familja: Kemi 11 vite rresht që presim drejtësi!
Familja e Doriana Hakës, bashkëshortes së portierit Alban Hoxha, vazhdon të kërkojë drejtësi për vdekjen tragjike të saj, e cila ndodhi në nëntor të vitit 2014, vetëm dy javë pas lindjes së fëmijës së saj të parë. Në një seancë gjyqësore të fundit, me dhimbje dhe lot në sy, Hamide Haka, nëna e Dorianës, shprehu indinjatën e saj për zvarritjen e procesit gjyqësor, i cili ka zgjatur tashmë më shumë se një dekadë. Ajo kërkoi një drejtësi të vonuar, por të merituar, duke theksuar se fëmija i Dorianës, i cili po rritet pa nënën e tij, meriton drejtësi.
Edhe babai i të ndjerës, Enver Haka, shprehu zhgënjimin e familjes për shtyrjen e pafundme të çështjes, duke theksuar se janë 11 vite që bredhin nëpër gjykata pa marrë asnjë vendim të prerë. Ai theksoi se nuk do të ndalen derisa të marrë drejtësinë që e meriton vajza e tij, duke u fokusuar te gjykata dhe vendimi që do të marrë trupa gjykuese.
Avokati i familjes, Bashkim Sulstarova, shprehu besimin se gjykata do të analizojë provat dhe do të japë një vendim të drejtë dhe të bazuar në ligj. Familja Haka konsideron vdekjen e Doriana Hakës si pasojë e neglizhencës mjekësore dhe kërkon zbardhjen e plotë të rastit, si dhe përgjegjësi për ata që janë të përfshirë. -

Ndërroi jetë pas lindjes së djalit, familja e Dorianës: Kemi 11 vite rresht që presim drejtësi
Kronikë E Martë, 30 Shtator 2025 14:48
Familja e Doriana Hakës, e cila humbi jetën 11 më parë pasi solli në jetë djalin nga martesa me futbollistin Alban Hoxha, kërkojnë drejtësi për vdekjen e së bijës. ”Kemi 11 vite rresht që presim drejtësi pati një ballafaqim mes ekspertëve pyetje përgjigje, zgjati pak gjatë dhe u revoltova dhe fola në seancë të gjyqit, shpresoj që gjyqtarët ta marrin parasysh, më djeg shpirti, më dhemb zemra. Shpresoj tek një drejtësi e vonuar por jo e harruar. Dori im do drejtësi, një fëmijë që rritet pa nënë do drejtësi, ju lutem gjyqtar më shikoni, kam të drejtë prandaj kam kërkuar të merrem me gjykatat jo gjë tjetër, thjesht dua drejtësi, drejtësi pa fund”,- tha Hamide Haka.
Enveri, babai i të Dorianës deklaron se gjykatat po e zvarrisin prej vitesh çështjen, porse ai nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi. Ndërsa avokati i familjes Haka, Bashkim Sulstarova deklaroi për News 24 se trupa gjykuese në Apel dëgjoi ekspertët dhe se pret një vendim të drejtë.
”Kam 11 vite që robtohem nëpër gjykata, nuk di si ta shpjegoj. Presim nga gjykata e apelit të na jepet një drejtësi që nuk po na jepet, po na sorollatin, shty seanca, po bëhet 3 vjet tek Gjykata e Apelit. Dua vetëm drejtësi dhe nuk do ti ndahem këmba këmbës derisa të kem jetën, derisa të mbyll sytë, nuk e fal kështu, drejtësi vetëm drejtësi asgjë tjetër shikoj nga gjykata hap sytë vetëm nga gjyqtarët si po japin vendimin se 11 vite”,-u shpreh Enver Haka. -

Merreshin me mashtrime, trafikim droge dhe prostitucion në Mianmar, gjykata kineze dënon me vdekje 11 anëtarë të familjes mafioze
Një gjykatë kineze ka dënuar me vdekje 11 anëtarë të një familjeje famëkeqe mafioze që drejtonte qendra mashtrimi në Mianmar.
BBC raporton se familja Ming, 39 anëtarë të së cilës u shpallën fajtorë për aktivitete kriminale, u dënuan me burgim të gjatë. Ata që nuk u dënuan me vdekje morën burgim shumëvjeçar.
Familja Ming ishte një nga katër mafiat më famëkeqe të Mianmarit, që vepronte nga qyteti i qetë provincial i Laukai, pranë kufirit kinez.
Në qytet, ata drejtonin disa operacione trafikimi droge, prostitucioni, lojërave të fatit të paligjshme dhe mashtrimit online, duke synuar viktima nga e gjithë bota.
Mianmari më në fund mori masa të ashpra, duke arrestuar disa anëtarë të këtyre organizatave kriminale në vitin 2023 dhe duke i dorëzuar ato tek autoritetet kineze.
Miliarda euro fitime dhe vdekje të punëtorëve në qendrat e mashtrimit
Gjykata zbuloi se që nga viti 2015, familja Ming dhe grupe të tjera kriminale ishin përfshirë në aktivitete kriminale, duke përfshirë mashtrimet në telekomunikacion, kazinotë e paligjshme, trafikimin e drogës dhe prostitucionin.
Sipas gjykatës, aktivitetet e tyre të lojërave të fatit dhe mashtrimit kishin sjellë më shumë se 10 miliardë juanë (11.9 miliardë euro). Gjykata gjithashtu zbuloi se familja Ming dhe grupe të tjera kriminale ishin përgjegjëse për vdekjen e disa punëtorëve në qendrat e mashtrimit, përfshirë vrasjen e punëtorëve në një incident për t’i penguar ata të ktheheshin në Kinë.
Ming Xueshang, patriarku i familjes, thuhet se kreu vetëvrasje, ndërsa anëtarë të tjerë të familjes u dorëzuan autoriteteve kineze.
Çfarë janë qendrat e mashtrimit?
Qendrat e mashtrimit u krijuan fillimisht për të “shfrytëzuar” kërkesën për lojëra fati, e cila është e paligjshme në Kinë dhe shumë vende të tjera fqinje.
Megjithatë, kazinotë në Laukaeng janë evoluar në një vitrinë fitimprurëse për pastrim parash, trafik droge dhe trafikim të jakave të bardha.
Përveç kësaj, qendrat e mashtrimit kanë çuar në më shumë se 100,000 të huaj, shumë prej tyre kinezë, që jetojnë si të burgosur, punojnë orë të gjata dhe kryejnë mashtrime të shumta online që synojnë viktimat në të gjithë botën.
Familja Ming dikur ishte një nga më të fuqishmet në shtetin Shan të Myanmarit dhe drejtonte qendra mashtrimi në Laukkai, duke punësuar të paktën 10,000 punëtorë.
Më famëkeqi ishte një kompleks i njohur si Villa Tigri i Përkulur, ku punëtorët rriheshin dhe torturoheshin rregullisht. Mijëra njerëz që punonin në qendrat e mashtrimit u dorëzuan gjithashtu në policinë kineze.Top Channel