Tag: falsifikuara

  • Dogana ndalon mallra të dyshuara si të falsifikuara në terminalin Prishtina 3

    Dogana ndalon mallra të dyshuara si të falsifikuara në terminalin Prishtina 3

    Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar mallra të cilat dyshohen se kanë shkelur të drejtat e pronësisë intelektuare[DPI] në terminalin doganor Prishtina 3.
    Në njoftim thuhet se mallrat për verifikim janë pantallona ose farmerka me marka të falsifikuara si DSQUARED2, TOMMY HILFIGER, DIESEL, GUCCI dhe MONCLER.
    ” Më datë 22.04.2025, në terminalin doganor Prishtina 3, gjatë një ekzaminimi fizik të një dërgese, oficerët doganorë kanë hasur mallra për të cilat dyshohet se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI).
    Gjatë kontrollit janë ndaluar për verifikim mallrat në vijim:
    Pantallona (farmerka) me marka të dyshuara si të falsifikuara:
    DSQUARED2, TOMMY HILFIGER, DIESEL, GUCCI dhe MONCLER.
    Veprimet e mëtejme do të ndërmerren në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe procedurat doganore në fuqi. Dogana mbetet e përkushtuar në luftimin e falsifikimit dhe mbrojtjen e konsumatorëve dhe bizneseve të ligjshme”, thuhet në njoftim.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • BSH: Ulet sasia e kartëmonedhave të falsifikuara

    BSH: Ulet sasia e kartëmonedhave të falsifikuara

    Koeficienti i kartëmonedhave të falsifikuara për 1 milion kartëmonedha në qarkullim vijon të ulet ndjeshëm, duke zbritur në 1 për vitin 2024, nga 1.3 në vitin 2023. Ky tregues preku nivelin më të ulët historik në vitin 2024, duke dëshmuar sigurinë e lartë të kartëmonedhës sonë, e veçanërisht të serisë së re.Referuar raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë, vitin që lamë pas janë sekuestruar 156 copë kartëmonedha kombëtare të falsifikuara në qarkullim, kundrejt 195 prerjeve në vitin 2023, si dhe 50 copë monedha metalike.
    Sa i përket shpërndarjes të kartëmonedhave të falsifikuara sipas prerjeve, peshën kryesore e mbajnë prerjet 1000 Lekë dhe 2000 Lekë, të ndjekura nga prerja 5000 Lekë. Monedha metalike me prerje 50 lekë vijon të jetë e vetmja monedhë e falsifikuar, por në sasi të ulët dhe të papërfillshme.Numri më i madh i kartëmonedhave false i takon serisë së vjetër me 133 copë, të cilat zinin 85% të totalit, në dallim nga seria e re, e cila ka një cilësi të lartë dhe elemente të forta sigurie.
    Banka e Shqipërisë thotë se nga ana teknike kartëmonedhat e falsifikuara janë riprodhime të thjeshta me pajisje digjitale. Ato nuk arrijnë të falsifikojnë vetëm ngjyrat, por tentohet të imitohen edhe elementet e sigurisë që gjithsesi nuk u shpëtojnë makinave lexuese./ Tv Klan

  • Bie sasia e kartëmonedhave të falsifikuara! BSH: U sekuestruan 156 copë, prerjet e reja rritën sigurinë

    Bie sasia e kartëmonedhave të falsifikuara! BSH: U sekuestruan 156 copë, prerjet e reja rritën sigurinë

    Koeficienti i kartëmonedhave të falsifikuara për 1 milion kartëmonedha në qarkullim vijon të ulet ndjeshëm, duke zbritur në 1 për vitin 2024, nga 1.3 në vitin 2023. Ky tregues preku nivelin më të ulët historik në vitin 2024, duke dëshmuar sigurinë e lartë të kartëmonedhës sonë, e veçanërisht të serisë së re.
    Referuar raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë, vitin që lamë pas janë sekuestruar 156 copë kartëmonedha kombëtare të falsifikuara në qarkullim, kundrejt 195 prerjeve në vitin 2023, si dhe 50 copë monedha metalike.
    Sa i përket shpërndarjes të kartëmonedhave të falsifikuara sipas prerjeve, peshën kryesore e mbajnë prerjet 1000 Lekë dhe 2000 Lekë, të ndjekura nga prerja 5000 Lekë. Monedha metalike me prerje 50 lekë vijon të jetë e vetmja monedhë e falsifikuar, por në sasi të ulët dhe të papërfillshme.
    Numri më i madh i kartëmonedhave false i takon serisë së vjetër me 133 copë, të cilat zinin 85% të totalit, në dallim nga seria e re, e cila ka një cilësi të lartë dhe elemente të forta sigurie.
    Banka e Shqipërisë thotë se nga ana teknike kartëmonedhat e falsifikuara janë riprodhime të thjeshta me pajisje digjitale. Ato nuk arrijnë të falsifikojnë vetëm ngjyrat, por tentohet të imitohen edhe elementet e sigurisë që gjithsesi nuk u shpëtojnë makinave lexuese.

  • Leku i pamundur të falsifikohet, BSH: Rastet të rralla, prerjet e reja rriten sigurinë

    Leku i pamundur të falsifikohet, BSH: Rastet të rralla, prerjet e reja rriten sigurinë

    Të falsifikosh lekun po bëhet e pamundur! Prerjet e reja të hedhura në qarkullim me elementë shtesë të sigurisë po gati pamundësojnë përpjekjet e grupeve kriminale për “të prodhuar imitime të tyre”. Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se vitin e shkuar pati vetëm 156 kartmonedha të falsifikuara për çdo 1 milionë copë në qarkullim. Në vitin 2020 ky tregues ishte 1 mijë e 183 kartmonedha të falsifikuara për të zbritur në 812 në 2021-shin dhe 343 në 2022-shin.
    “Është i njohur fakti që Banka e Shqipërisë ka përmirësuar sigurinë e kartëmonedhave me risi për të gjitha prerjet. Janë futur elemente që janë të vështira për t’u falsifikuar. Për prerjet 200-she apo 10.000-she nuk kemi asnjë rast falsifikimi”, tha Aranit Bajri, përgjegjës i Qendrës Kombëtare të Analizës në Bankën Qendrore.
    Sa i përket shpërndarjes të kartëmonedhave të falsifikuara sipas prerjeve, peshën kryesore e mbajnë prerjet 1000 lekë dhe 2000 lekë, të ndjekura nga prerja 5000 lekë. Monedha metalike me prerje 50 lekë vijon të jetë e vetmja monedhë e falsifikuar, por në sasi të ulët dhe të papërfillshme.
    “Në një kartëmonedhe ka tre nivele sigurie: niveli i parë i sigurisë për publikun është shiriti prej filigrani, ku tregohet portreti, vlera e kartëmonedhës. Një element tjetër është filli i sigurisë që ndryshon ngjyrën në bazë të këndit të shikimit. Në këndin djathtas është edhe libri me penë, i cili ndryshon ngjyrën gjatë animit. Përveç kësaj, edhe natyra e vetë letrës është e një përbërjeje 100 për qind pambuku, e përforcuar me printime të ngritura që ndihen edhe me dorë nga personat me aftësi të kufizuar shikimi”, theksoi Aranit Bajri.
    Numri më i madh i kartëmonedhave false vitin e shkuar i takon serisë së vjetër me 133 copë, të cilat zinin 85 për qind të totalit, në dallim nga seria e re, e cila ka një cilësi të lartë dhe elemente të forta sigurie.