Tag: falsifikuara

  • Arrestohet në Indi burri që drejtonte një ambasadë të rreme, kishte edhe makina me targa diplomatike të falsifikuara

    Arrestohet në Indi burri që drejtonte një ambasadë të rreme, kishte edhe makina me targa diplomatike të falsifikuara

    Policia indiane ka arrestuar një burrë të akuzuar për drejtimin e një ambasade të rreme nga një ndërtesë banimi me qira pranë kryeqytetit, New Delhi, dhe ka sekuestruar makina me targa diplomatike të falsifikuara.

    I dyshuari u imitua si ambasador dhe dyshohet se mashtroi njerëz për para duke premtuar punësim jashtë vendit, tha oficeri i lartë i policisë Sushil Ghule i forcës speciale të shtetit Uttar Pradesh në Indinë veriore.

    Sipas policisë, Harshvardhan Jain, 47 vjeç, pretendoi se kishte vepruar si këshilltar ose ambasador për subjekte të tilla si “Seborga” ose “Westarctica”.

    Policia gjeti disa fotografi të manipuluara që e tregonin Jainin me udhëheqës botërorë, si dhe vula të rreme të ministrisë së jashtme të Indisë dhe të gati tre duzina vendeve, tha Ghule.

    Ai tha se Jain dyshohej gjithashtu për pastrim të paligjshëm parash përmes kompanive fiktive jashtë vendit. Ai po përballet gjithashtu me akuza për falsifikim, imitim të identitetit dhe posedim dokumentesh të falsifikuara. 

  • 21-vjeçari falsifikonte karta ID dhe merrte kredi deri në 3400 euro/ Zbardhen 9 raste, arrestohet i riu

    21-vjeçari falsifikonte karta ID dhe merrte kredi deri në 3400 euro/ Zbardhen 9 raste, arrestohet i riu

    Pas disa javësh hetime intensive, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, finalizoi operacionin e koduar “Identiteti”, duke vënë në pranga një 21-vjeçar që mashtronte institucionet financiare përmes dokumenteve të falsifikuara.

    I arrestuari është S. M., 21 vjeç, banues në Tiranë, i cili sipas hetimeve ka falsifikuar karta identiteti, duke përdorur foton e tij me të dhëna personale të shtetasve të tjerë, për të aplikuar e përfituar kredi bankare në shuma nga 1000 deri në 3400 euro. Deri tani janë dokumentuar 9 raste të mashtrimit financiar, përmes kësaj skeme të sofistikuar.

    Gjatë operacionit janë sekuestruar si prova materiale:

    -1 automjet në pronësi të të arrestuarit,

    -Karta identiteti të dyshuara të falsifikuara,

    -2 celularë,

    -20 karta SIM të përdorura në aplikime të ndryshme.

    Policia po vijon hetimet për të zbardhur nëse i riu ka bashkëpunuar me persona të tjerë dhe nëse ka përfituar kredi të tjera me identitete të falsifikuara. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme ligjore.

  • Bënin pasaporta të falsifikuara për SHBA e BE në vlerën 15-20 mijë €/ 2 në pranga

    Bënin pasaporta të falsifikuara për SHBA e BE në vlerën 15-20 mijë €/ 2 në pranga

    Zbulohet një ambient i përshtatur si laborator për falsifikimin e dokumenteve të ndryshme me qëllim dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Sekuestrohen dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme që shërbenin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.
    Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, në Policinë e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin policor të koduar “Identiteti”.
    Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir), njëri prej tyre aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, si pjesëtar i një grupi kriminal për të njëjtën veprimtari, si dhe procedohet penalisht bashkëpunëtori i tyre.
    ‘Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një hetimi 7-mujor të ndjekur me metoda speciale, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Identiteti”.
    Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit Y. B., 65 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, dhe P. B., 45 vjeç (babë e bir), si dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. L., 62 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.
    Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve të ndryshme dhe pasaportave.
    Nga hetimet ka rezultuar se prodhimi i një pasaporte të falsifikuar me shtetësi të huaj arrinte në vlerat nga 15 000 deri në 20 000 euro. Këto pasaporta dyshohet se përdoreshin për kalimin e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian ose SHBA’, thuhet në njoftimin e policisë.
    Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Tentuan të kalojnë me dokumente të falsifikuara, arrestohen dy turq në Rinas

    Tentuan të kalojnë me dokumente të falsifikuara, arrestohen dy turq në Rinas

    Policia kufitare ka arrestuar dy shtats turq ditën e siotme në Rians, pasi tentuan të kalonin me dokumenta të falsifikuara.

    Sipas policisë gjatë kontrolleve janë arrestuar një 29 vjeçar dhe një 21 vjeçar, të dy me kombësi turke. Të rinjtë akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.
    Njoftimi:

    Goditet një rast i tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara.
    Arrestohen në flagrancë dy shtetas turq.
    Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Seksionit e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas, gjatë kontrolleve të detajuara të dokumentacionit të shtetasve që hyjnë dhe dalin nga kjo pikë e kalimit kufitar, evidentuan dhe goditën një rast të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente false.
    Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
    H.K., 29 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, të dy me kombësi turke, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.
    Gjatë kontrollit të dokumentacionit në dalje, shtetasi H. K., i cili do të udhëtonte në itinerarin Tiranë–Luton, së bashku me shtetasin A. H., paraqiti një pasaportë greke, për të cilën shërbimet e Policisë Kufitare dyshuan se ishte e falsifikuar. Të dy shtetasit u kaluan në vijë të dytë për kontroll më të detajuar.
    Gjatë kontrollit fizik dhe të bagazheve, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit H. K. një kartë identiteti dhe një leje drejtimi greke, të dyshuara si të falsifikuara. Gjithashtu, edhe pasaporta greke e paraqitur rezultoi e falsifikuar.
    Ndërkohë, në çantën e shpinës së shtetasit A. H., shërbimet e Policisë gjetën një pasaportë turke me të dhënat e shtetasit H. K., e cila, pas ekzaminimit në laborator, rezultoi dokument i rregullt. Në bagazhet e shtetasit A.H., Policia gjeti një pasaportë greke, një kartë identiteti greke dhe një leje drejtimi greke me të dhënat e shtetasit Y. Y., të cilat, pas ekzaminimit paraprak në laborator, rezultuan të falsifikuara.
    Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
    Policia Kufitare Rinas mbetet e angazhuar për garantimin e lëvizjes së lirë të shtetasve, menaxhimin e fluksit gjatë sezonit turistik, si dhe për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie.

  • Në kërkim për fshehje të ardhurash dhe dokumente të falsifikuara, kapet 73-vjeçari në Gjirokastër

    Në kërkim për fshehje të ardhurash dhe dokumente të falsifikuara, kapet 73-vjeçari në Gjirokastër

    Është vënë në pranga një 73-vjeçar, banues në Greqi, i shpallur në kërkim për disa vepra penale. Sipas policë, shqiptari me inicialet me inicialet J. K., ishte shpallur në kërkim më datë 29.05.2025 për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Fshehja e të ardhurave”. Atij i janë sekuestruar 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme, të dyshuara si të falsifikuara.
    Pas kapjes në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj tij. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të çështjes.

  • Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas

    Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas

    Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar dy shtetas turq, pasi tentuan të kalonin me dokumente te falsifikuara greke.
    Mësohet se kanë rënë në pranga shtetasit H.K., 29 vjeç dhe A.H., 21 vjeç.
    Ato janë prezantuar me dokumente identifikimi greke, për të cilat autoritetet dyshuan, duke bërë kështu që të rinjtë të kalonin në vijë të dytë për kontroll më të detajuar.
    Gjatë kontrollit dokumentet e të rinjve kanë rezultuar të falsifikuara.
    “Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Seksionit e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas, gjatë kontrolleve të detajuara të dokumentacionit të shtetasve që hyjnë dhe dalin nga kjo pikë e kalimit kufitar, evidentuan dhe goditën një rast të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente false.
    Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
    H. K., 29 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, të dy me kombësi turke, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.
    Gjatë kontrollit të dokumentacionit në dalje, shtetasi H. K., i cili do të udhëtonte në itinerarin Tiranë–Luton, së bashku me shtetasin A. H., paraqiti një pasaportë greke, për të cilën shërbimet e Policisë Kufitare dyshuan se ishte e falsifikuar. Të dy shtetasit u kaluan në vijë të dytë për kontroll më të detajuar.
    Gjatë kontrollit fizik dhe të bagazheve, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit H. K. një kartë identiteti dhe një leje drejtimi greke, të dyshuara si të falsifikuara. Gjithashtu, edhe pasaporta greke e paraqitur rezultoi e falsifikuar.
    Ndërkohë, në çantën e shpinës së shtetasit A. H., shërbimet e Policisë gjetën një pasaportë turke me të dhënat e shtetasit H. K., e cila, pas ekzaminimit në laborator, rezultoi dokument i rregullt.
    Në bagazhet e shtetasit A.H., Policia gjeti një pasaportë greke, një kartë identiteti greke dhe një leje drejtimi greke me të dhënat e shtetasit Y. Y., të cilat, pas ekzaminimit paraprak në laborator, rezultuan të falsifikuara”, njofton policia.
    Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • Sekuestrimi i 74 mijë eurove në Kakavijë, kapet 73-vjeçari i shpallur në kërkim

    Sekuestrimi i 74 mijë eurove në Kakavijë, kapet 73-vjeçari i shpallur në kërkim

    Policia e Gjirokastrës ka ndaluar 73-vjeçarin J. K., banues në Greqi, i shpallur më herët në kërkim, pasi në autobusin e agjencisë së tij të udhëtimit u tentua të kaloheshin nga Shqipëria drejt Greqisë, nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, një shumë prej 74 240 eurosh dhe 15 dokumente të ndryshme, të dyshuara si të falsifikuara.
    Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më datë 29 maj 2025, ndërsa 73-vjeçari ishte shpallur në kërkim me dyshimin për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Fshehja e të ardhurave”, ndërsa policia sekuestroi asokohe shumën e parave dhe dokumentet e dyshuara të falsifikuara.
    Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku është regjistruar procedimi penal për këtë shtetas.
    Policia njofton se ndaj tij do të vijojnë procedurat përkatëse nga autoritetet kompetente.
    Çfarë ndodhi më 29 maj 2025 në Kakavijë?
    Policia ndërmori një kontroll të imtësishëm në pikën kufitare të Kakavijës, në dalje të Shqipërisë, ndaj një autobusi të një agjencie udhëtimi, drejtuar nga shtetasi A. L., 32 vjeç.
    Me ndihmën e qenit të Policisë, në mjet u zbuluan 3 zarfe me 74 240 euro të padeklaruara dhe 15 dokumente të dyshuara të falsifikuara (përfshirë karta identiteti dhe leje qëndrimi të vendeve të BE-së).
    Si rezultat:
    U arrestuan në flagrancë:
    L., 32 vjeç, drejtuesi i autobusitGj., 41 vjeç, punonjës i agjencisëU shpall në kërkim pronari i agjencisë, J. K.
    Shoferi i dytë i autobusit u procedua penalisht në gjendje të lirë
    U sekuestruan:
    74 240 euro
    15 dokumente të dyshuara si të falsifikuara
    4 celularë të dyshuar si të përfshirë në veprimtarinë kriminale
    Njoftimi i Policisë i ditës së shtunë për ndalimin e 73-vjeçarit J.K
    “Në vijim të informacionit të dhënë më datë 29.05.2025, për shpalljen në kërkim të shtetasit J. K., 73 vjeç, banues në Greqi, për veprat penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’, kryer në bashkëpunim dhe ‘Fshehja e të ardhurave’, ku janë sekuestruar 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara, iu bëjmë me dije se, ditën e djeshme, në hyrje të RSH-së, shërbimet e PKK Kakavijë kanë kapur shtetasin J. K. Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për këtë shtetas,” thuhet në njoftimin e Policisë.

  • Tentuan të kalojnë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara, arrestohen në Qafë Thanë tre shtetas nga Sri Lanka

    Tentuan të kalojnë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara, arrestohen në Qafë Thanë tre shtetas nga Sri Lanka

    Tre shtetas nga Sri Lanka janë ndaluar në Pikën Kufitare të Qafë Thanës, pasi u kapën në tentativë për të kaluar kufirin me dokumente që dyshohet se janë të falsifikuara.

    Ata posedonin leje qëndrimi të lëshuara në Itali, për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
    Pas kontrolleve të kryera dhe verifikimeve të mëtejshme, shtetasit N. L., 57 vjeç, A. K., 51 vjeç, dhe K. W., 36 vjeç, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. Dokumentet e dyshuara janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
    Ndërkohë, në një rast tjetër, në fshatin Goricë të Pogradecit, u kap një tjetër shtetas shqiptar, M. B., 37 vjeç, nga Grabovica, ndërsa tentonte të kalonte ilegalisht kufirin shtetëror. Për të ka nisur një procedim penal për veprën “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
    Autoritetet vijojnë kontrollet për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme dhe garantimin e sigurisë në pikat kufitare.

    Top Channel

  • Fletë votimi të falsifikuara në Peqin/ PD kërkon hetim ndërkombëtar për ‘trenin bullgar’

    Fletë votimi të falsifikuara në Peqin/ PD kërkon hetim ndërkombëtar për ‘trenin bullgar’

    fletët e votimit

    ELBASAN-Partia Demokratike ka kërkuar një hetim ndërkombëtar në lidhje me materialet zgjedhore të sekuestruara në Peqin. Dervish Beqirit iu gjetën dhe sekuestruan 10 fletë votimi, të paplotësuara, të dyshuara të falsifikuara, si dhe një listë emërore e zgjedhësve. Rasti u denoncua një ditë para arrestimit nga kryedemokrati Sali Berisha, i cili tha se në Elbasan është përdorur ‘skema e trenit bullgar’.
    Në një deklaratë nga selia blu, deputeti i ardhshëm i PD, Blendi Himçi tha se materialet përputhen me formatin zyrtar të fletëve dhe listave të votimit të shpërndara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Opozita kërkon që ekspertiza mbi materialet e sekuestruara të bëhet nga ekspertë ndërkombëtarë të pavarur, jo nga strukturat që janë tërësisht të politizuara dhe të kapura nga pushteti, siç i konsiderojnë ata.
    DEKLARATA:
    Dua të denoncoj sot, me shqetësim dhe indinjatë, përpjekjen e turpshme të Policisë së Shtetit për të fshehur një nga rastet më të rënda të krimit elektoral në këtë fushatë, në fshatin Pekisht. Si kandidatë dhe përfaqesues të Partisë demokratike në qarkun e Elbasanit, e konsiderojmë të pavërtetë dhe keqdashëse çdo aludim apo pretendim të Policisë se materialet zgjedhore të zbuluara në lokalin e kryeplakut të fshatit Pekisht janë të falsifikuara. Materialet përputhen me formatin zyrtar të fletëve dhe listave të votimit të shpërndara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
    Së dyti, për të garantuar transparencë të plotë, kërkojmë që ekspertiza mbi materialet e sekuestruara të bëhet nga ekspertë ndërkombëtarë të pavarur, jo nga strukturat që janë tërësisht të politizuara dhe të kapura nga pushteti.
    Së treti, e cilësojmë deklaratën e Policisë së Shtetit, si një farsë të mirëorganizuar që ka për qëllim të zbehë rëndësinë e ngjarjes dhe të mbulojë provat e krimit elektoral të ndodhur në Pekisht. Kjo sjellje konfirmon se Policia e Shtetit nuk është neutrale, dhe po përdoret për të mbrojtur interesat e qeverisë.
    Ngjarja e Pekishtit është një dëshmi e qartë e tentativave për të blerë votën dhe për të deformuar vullnetin e qytetarëve. Ne do të ndjekim çdo hap ligjor e institucional për të nxjerrë të vërtetën në dritë dhe për të mbrojtur procesin zgjedhor. Ata që e gatuan dhe e mbajnë në këmbë këtë farsë elektorale do të përgjigjen. Detyra jonë është ta bëjmë publike këtë farsë dhe ta shtyjmë drejtësinë dhe faktorin ndërkombëtar të flasë dhe të veprojë.

  • Policia greke godet rrjetin që kontrabandonte emigrantë, sekuestrohen 3,700 pasaporta të falsifikuara, mes tyre shqiptare! 23 arrestime (VIDEO)

    Policia greke godet rrjetin që kontrabandonte emigrantë, sekuestrohen 3,700 pasaporta të falsifikuara, mes tyre shqiptare! 23 arrestime (VIDEO)

    Policia greke ka goditur një rrjet që kontrabandonte emigrantë  të paligjshëm dhe ka arrestuar 23 persona, në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
    Nga hetimi i deritanishëm, i cili është në vazhdim, janë sekuestruar 3,700 dokumente të falsifikuara nga vende të ndryshme dhe afërsisht 50,000 euro. Janë identifikuar gjithashtu 556 transferime migrantësh.

    Sipas informacioneve, shumica e të arrestuarve janë sirianë dhe egjiptianë.
    Siç tregohet në videon e publikuar nga ELAS, gjatë bastisjeve në apartamente, oficerët e policisë gjetën çanta me pasaporta të falsifikuara (mes tyre pasaporta shqiptare), sirtarë plot me pulla dhe zarfe me para.
    Në kuadër të operacionit të koduar “Cerberus”, u arrestua edhe kreu i bandës, i cili kishte ngritur një laborator të madh në një apartament në Peristeri.
    Sipas informacioneve, rrjeti ishte i përfshirë në më shumë se 500 raste të kontrabandës së paligjshme të migrantëve, duke zhvilluar katër laboratorë falsifikimi dokumentesh me përfitimin e paligjshëm të vlerësuar në të paktën 4 milionë euro./vizionplus.tv