Tag: falsifikuara

  • Arrestohet 21-vjeçarja/ U kap duke lëvizur pa patentë, gjatë kontrollit policia gjen edhe 10 pasaporta të falsifikuara

    Arrestohet 21-vjeçarja/ U kap duke lëvizur pa patentë, gjatë kontrollit policia gjen edhe 10 pasaporta të falsifikuara

    Një 21 vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi u kap duke drejtuar makinën pa patentë. Gjatë kontrolleve të kryera të të resë, Denada Lerakut iu gjetën edhe 10 pasaporta të falsifikuara
    “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen D. L., 21 vjeçe, banuese në Tiranë pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara”, njoftoi sot policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

  • U kap duke drejtuar mjetin pa patentë në Fier, 21-vjeçares i kapen 10 pasaporta të falsifikuara

    U kap duke drejtuar mjetin pa patentë në Fier, 21-vjeçares i kapen 10 pasaporta të falsifikuara

    Policia e Fierit ka arrestura një 21-vjeçare nga Tirana, e cila u kap duke drejtuar makinën pa leje drejtimi.
    Në një njoftim për media, policia bën me dije se gjatë kontrollit, 21-vjeçares iu gjetën dhe sekuestruan edhe 10 pasaporta të falsifikuara.
    “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen D. L., 21 vjeçe, banuese në Tiranë pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara”, njofton policia./vizionplus.tv

  • Policia gjermane shkatërron një rrjet që shiste vepra të falsifikuara nga Picasso, Rembrandt, Modigliani dhe Frida Kahlo

    Policia gjermane shkatërron një rrjet që shiste vepra të falsifikuara nga Picasso, Rembrandt, Modigliani dhe Frida Kahlo

    Policia në Bavari ka sekuestruar dhjetëra vepra arti të falsifikuara, që mbajnë firmat e Pablo Picasso-s, Rembrandt-it dhe Frida Kahlo-s, gjatë një operacioni të gjerë të zhvilluar në Gjermani, Zvicër dhe Lihtenshtajn.

    Sipas autoriteteve bavareze, personi i dyshuar kryesor është një 77-vjeçar gjerman, i cili akuzohet për mashtrim, së bashku me 10 bashkëpunëtorë të tjerë. Njëri prej tyre, një 74-vjeçar gjerman, kishte përgatitur raporte ekspertësh të falsifikuara për të konfirmuar “autenticitetin” e veprave të rreme. Të dy janë liruar me kusht.
    Hetimi nisi pasi i dyshuari kryesor tentoi të shiste dy piktura të prezantuara si origjinale të Picasso-s në tregun e artit. Më vonë, ai u përpoq të shiste edhe veprën “De Staalmeesters” (“Mjeshtrat e Shoqatës së Endësve”) të Rembrandt-it për 120 milionë franga zvicerane (rreth 130 milionë euro), ndonëse origjinali ruhet në Rijksmuseum të Amsterdamit.

    Piktura e rreme ishte në pronësi të një gruaje 84-vjeçare zvicerane.
    Operacioni ndërkombëtar
    Më 15 tetor, policia zhvilloi bastisje të koordinuara në disa vende në Gjermani, Zvicër dhe Lihtenshtajn, duke sekuestruar një numër të madh veprash arti të dyshuara si të falsifikuara, dokumente, pajisje elektronike dhe të dhëna digjitale.
    Sipas policisë bavareze, i dyshuari kryesor kishte tentuar të shiste 19 vepra të tjera të falsifikuara, të atribuara artistëve të njohur botërorë, për shuma që varionin nga 400 mijë deri në 14 milionë euro.
    Ndër veprat e sekuestruara përfshiheshin edhe kopje të pikturave të Frida Kahlo-s, Peter Paul Rubens-it, Amedeo Modigliani-t dhe Juan Miró-s.

    Top Channel

  • Britania e Madhe vendos sanksione ndaj rrjetit kriminal në Kosovë, akuza për falsifikim dokumentesh

    Britania e Madhe vendos sanksione ndaj rrjetit kriminal në Kosovë, akuza për falsifikim dokumentesh

    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka shpallur sanksione ndaj disa grupeve kriminale të përfshira në kontrabandën e njerëzve përmes rrugëve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë një rrjet të falsifikimit të dokumenteve me bazë në Kosovë, i njohur si “Rrjeti Krasniqi”.
    Rrjeti “Krasniqi”, me bazë në Kosovë, dyshohet për prodhimin e pasaportave, kartave të identitetit dhe patentë-shoferëve të falsifikuara për më shumë se 50 shtete, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.
    Autoritetet britanike kanë vlerësuar se grupi ka ndihmuar bandat ballkanike të lehtësojnë kalimin e paligjshëm të migrantëve drejt Evropës Perëndimore.
    Në listën e sanksioneve janë përfshirë disa anëtarë të rrjetit, mes tyre Burim Krasniqi (i identifikuar si udhëheqës), Arif dhe Valon Krasniqi, Sami Duriqi, Granit Avdyli, Nexhmije Selmani, Endrit dhe Shkëmbim Ermellahu. Ata janë përfshirë në prodhimin, shpërndarjen dhe sigurimin e pajisjeve për falsifikim të dokumenteve.
    “Në shënjestër sot, me mbështetjen e autoriteteve kosovare, është rrjeti i falsifikimit Krasniqi, një bandë kriminale me bazë në Kosovë që drejtonte një laborator të sofistikuar falsifikimi duke prodhuar dokumente të falsifikuara.”
    “Një grup i krimit të organizuar me bazë në Kosovë, përgjegjës për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara dhe furnizimin e tyre me to bandave kriminale. Grupi krijoi pasaporta, dokumente identifikimi dhe leje drejtimi të falsifikuara për mbi 50 vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, duke përdorur një laborator të sofistikuar falsifikimi.
    Këto përfshijnë:
    Burim Krasniqi, udhëheqës i rrjetit Krasniqi.
    Arif Krasniqi, një ndërmjetës i grupit i cili siguronte klientë për shërbimet e tyre.
    Flamur Krasniqi, një anëtar i grupit të cilit iu gjetën dokumente të falsifikuara.
    Valon Krasniqi, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.
    Sami Duriqi, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.
    Granit Avdyli, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve dhe reklamimin e shërbimeve të grupit.
    Nexhmije Selmani, siguroi ambientet e përdorura nga grupi për falsifikim dokumentesh dhe ishte e përfshirë në sigurimin e pajisjeve për falsifikim.
    Endrit Ermellahu, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.
    Shkëmbim Ermellahu, një anëtar i grupit të cilit iu gjetën dokumente të falsifikuara”, “, thuhet në njoftimin e qeverisë britanike.
    Këto zhvillime lidhen me një rast të zbuluar më parë nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, në janar 2025, kur autoritetet kosovare sekuestruan në Prishtinë një laborator të sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve.
    Në bastisje u gjetën mbi 20 mijë mikroçipa, printerë profesionalë, makina laserike dhe mijëra dokumente të falsifikuara nga 51 shtete të ndryshme.

  • Sekuestrohen 40 mijë euro të falsifikuara, arrestohen dy persona

    Sekuestrohen 40 mijë euro të falsifikuara, arrestohen dy persona

    Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, në orët e mbrëmjes të hënën janë ndaluar dy persona të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i Parasë” .

    Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës, kanë zhvilluar një operacion policor në Prishtinë.

    “Në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës, është ndaluar një veturë në të cilën gjendeshin dy personat e dyshuar, S.T dhe A.Th. Pas kontrollit të ushtruar, janë gjetur dhe sekuestruar para të falsifikuara në valutën euro, në shumën totale prej 40,000.00 (katër dhjetë mijë), të cilat gjatë testimit fillestar kanë rezultuar se janë të falsifikuara”, thuhet në njoftim.

    Hetuesit kanë kryer kontrolle edhe në dy lokacione: në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të banimit të personave të dyshuar.

    Prokuroria Speciale e Kosovës në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.

  • SKEMA/ Si do fuste Rumi lekë falso në qarkullim, biseda me të vëllain: Do gjejmë noi drejtor banke

    SKEMA/ Si do fuste Rumi lekë falso në qarkullim, biseda me të vëllain: Do gjejmë noi drejtor banke

    Rrumi i Shijakut

    TIRANE- Një tjetër veprimtari në të cilën ishte përfshirë Rrumi i Shijakut ishte edhe futja në treg e parave false. Në një bisedë me të vëllain e tij, Vullnet Muçën, ai i thotë se për këtë do të përdorin bankat e nivelit të dytë dhe miqësinë me drejtorët e bankave. Në bisedë flitet edhe për një person të panjohur si “Daja në Rinas” që është personi që ka monedhat dhe kërkon 20% të vlerës së tyre.
    BISEDA MES TYRE NË DOSJE:
    Aleksandër Laho dhe Vullnet Muça, dyshohen se kanë kryer edhe aktivitetin kriminal të falsifikimit të monedhave pasi në bisedën e datës 14 shtator 2020, në orën 18:51, kanë biseduar për kartmonedha të falsifikuara, leku dhe euro, foto të cilave Vullneti ia dërgon Aleksandrit në vijim të bisedës.
    Personi që i ka paratë e falsifikuara është identifikuar si “daja në Rinas” i cili ka kërkuar 20% të vlerës së shumës që do të marrin.
    Gjithashtu, në bisedë është diskutuar edhe për mënyrën e hedhjes në qarkullim të kartmonedhave ku një prej rrugëve të përmendura ishte futja e parave të falsifikuara në bankat e nivelit të dytë duke shfrytëzuar ndonjë drejtor të bankës.
    Aleksandri ka shkruar:
    “Co nanji ke daja në Rinas… se i ka bo ato leku!… i ka me shpi… i ahopim njeher si i ka bo… se mi nisi me foto… dhe nanji t’ka ni ka shku ai robi që i ka bo është ke shpia atij aty… do i fusim me nai bank aty… po mundem.”
    Vullneti i përgjigjet:
    “Po do 20 përqind… apo ke fol ti… Ke fol me nanji njeri?”
    Aleksandri shkruan:
    “Co ose gonin ose tosin ke daja t’mar t’i shifni.”/ZËRI

  • Dogana ndalon mallra të falsifikuara me logo të markave të famshme

    Dogana ndalon mallra të falsifikuara me logo të markave të famshme

    Dogana në Kapshticë ka kapur dhe ndaluar një sasi të madhe mallrash të dyshuar si falsifikime të markave të njohura ndërkombëtare.

    Kontrolli u bë gjatë inspektimit të një automjeti që po kalonte në këtë pikë kufitare, ku u zbuluan veshje dhe aksesorë që mbanin logo të markave të tilla si Nike, Lacoste, Prada, Hugo Boss, dhe shumë të tjera.

    Këto mallra dyshohet se shkelin pronësinë intelektuale, pasi nuk janë produkte origjinale dhe mund të dëmtojnë konsumatorët dhe bizneset që operojnë në mënyrë të ndershme.

    Ky operacion vjen pas dy ndalimeve të ngjashme gjatë ditëve të fundit në të njëjtën pikë doganore, ku u sekuestruan edhe mallra me logo të markave si Adidas, Vans, dhe Massimo Dutti.

    Dogana shqiptare thekson se do të vazhdojë me kontrolle të tilla për të mbrojtur tregun dhe për të siguruar që konsumatorët të mos bien pre e produkteve të falsifikuara.

  • ‘Thes’ me para të falsifikuara/ Arrestohet ‘bankomati’ i mafies shqiptare, gjatë operacionit…

    ‘Thes’ me para të falsifikuara/ Arrestohet ‘bankomati’ i mafies shqiptare, gjatë operacionit…

    Ministri i Brendshëm i Ekuadorit njoftoi arrestimin e një biznesmeni të huaj në këtë vend me dyshimet se është i lidhur me mafien shqiptare. Biznesmeni italian Panfilo C, i njohur edhe si Benny Colonico njihet edhe si ‘bankomati’ i mafies shqiptare, pasi e ndihmon atë në pastrimin e parave në shuma të mëdha.
    Këtë herë, gjatë një kontrolli në banesën e tij u gjet një sasi e madhe parash të falsifikuara. Ministri i Brendshëm, John Reimberg tha se biznesmeni është vendosur nën arrest në pritje të procesit gjyqësor.
    Benny Colonico është një personazh kontrovers në Ekuador. Në qershor të vitit 2023, ai u rrëmbye nga një restorant që kishte në pronësi në qytetin e Guajakilit.
    Gjatë operacionit për lirimin e tij u vra një nga kriminelët. Ndërkohë më herët, në janar të vitit 2023, ai u përfshi në një shkëmbim zjarri para një qendre tregtare. Biznesmeni është përfolur edhe për një lidhje me prezantuesen televizive Carolina Jaume. Madje ka pasur akuza se ai e ka përndjekur atë.
    Arrestimi i biznesmenit italian cilësohet si shumë i rëndësishëm për të kuptuar se si funksionon mafia shqiptare, e cila trafikon tonelata me kokainë nga Ekuadori në drejtim të Europës.

     

  • FOTO/ Arrestohet ‘bankomati’ i mafies shqiptare, i gjendet një ‘thes’ me para të falsifikuara

    FOTO/ Arrestohet ‘bankomati’ i mafies shqiptare, i gjendet një ‘thes’ me para të falsifikuara

    Ministri i Brendshëm i Ekuadorit njoftoi arrestimin e një biznesmeni të huaj në këtë vend me dyshimet se është i lidhur me mafien shqiptare.

    Biznesmeni italian Panfilo C, i njohur edhe si Benny Colonico njihet edhe si ‘bankomati’ i mafies shqiptare, pasi e ndihmon atë në pastrimin e parave në shuma të mëdha.

    Këtë herë, gjatë një kontrolli në banesën e tij u gjet një sasi e madhe parash të falsifikuara.

    Ministri i Brendshëm, John Reimberg tha se biznesmeni është vendosur nën arrest në pritje të procesit gjyqësor.

    Benny Colonico është një personazh kontrovers në Ekuador. Në qershor të vitit 2023, ai u rrëmbye nga një restorant që kishte në pronësi në qytetin e Guajakilit.

    Gjatë operacionit për lirimin e tij u vra një nga kriminelët.

    Ndërkohë më herët, në janar të vitit 2023, ai u përfshi në një shkëmbim zjarri para një qendre tregtare.

    Biznesmeni është përfolur edhe për një lidhje me prezantuesen televizive Carolina Jaume. Madje ka pasur akuza se ai e ka përndjekur atë.

    Arrestimi i biznesmenit italian cilësohet si shumë i rëndësishëm për të kuptuar se si funksionon mafia shqiptare, e cila trafikon tonelata me kokainë nga Ekuadori në drejtim të Europës.

  • Investigimi i RTL: Turq dhe shqiptarë falsifikojnë certifikatat e mbrojtjes së gjuhës gjermane

    Investigimi i RTL: Turq dhe shqiptarë falsifikojnë certifikatat e mbrojtjes së gjuhës gjermane

     

    Në Gjermani, TikTok u përdor për të promovuar biznesin e certifikatave të falsifikuara të shtetësisë.

    Përmes videove të shoqëruara me muzikë arabe, turke dhe shqipe, llogari të shumta reklamuan shërbimet e tyre, duke pretenduar se mund të certifikonin të gjitha nivelet e gjuhëve të BE-së (nga A1 në C2) ‘pa kurse dhe pa një provim përfundimtar’. Në sfond të videove, grumbuj certifikatash.

    Një hetim nga rrjeti televiziv gjerman RTL ka hedhur dritë mbi bizneset e akuzuara për shitjen e certifikatave të falsifikuara të gjuhës gjermane për të përshpejtuar procedurat e shtetësisë ose të ribashkimit familjar.

    Konkretisht, çmimet për certifikatën e lakmuar të nivelit B1 dhe testin socio-politik ‘Të jetosh në Gjermani’ variojnë nga 750 deri në 2,700 euro. Disa llogari madje reklamojnë zbritje për miqtë ose familjen që ju referojnë.

    Janë gjithashtu në dispozicion produkte të tjera, të tilla si patenta e drejtimit ose certifikatat e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë për përshtatshmërinë për punë sigurie. Sigurisht, janë në dispozicion edhe paketa të plota.

    Siç është rindërtuar nga hetimi i transmetuesit gjerman, videot në fjalë janë parë mijëra herë dhe janë komentuar nga qindra përdorues. Postimet individuale kanë marrë mbi një milion shikime. ‘Vëlla, të duhet një B1, sa kushton?’ është një nga mesazhet. Komunikimi shpesh bëhet në arabisht, turqisht ose shqip.

    Situata thuhet se ka dalë jashtë kontrollit për autoritetet: raste të dokumenteve të falsifikuara janë regjistruar tashmë, por sipas raportimeve, shumë prej tyre kanë mbetur të pazbuluara.

    ‘Madje mund të kishim marrë një certifikatë për një grua fiktive afgane që jetonte jashtë vendit’, dëshmoi gazetarja investigative Liv von Boetticher. Gazetarët organizuan takime me shitësit në tre qytete të mëdha: mjaftoi një shkëmbim i shkurtër në TikTok, i ndjekur nga një bisedë në WhatsApp.

    Pagesa bëhet vetëm në momentin e dorëzimit dhe cilësia e certifikatave duhet të verifikohet në vend: ‘Kanë kaluar më pak se katër ose pesë ditë midis porosisë dhe dorëzimit ‘, shtoi eksperti.

    Detaje shqetësuese, duke pasur parasysh se këto certifikata janë gjithashtu të nevojshme për të marrë një leje qëndrimi sipas të drejtës së qëndrimit për mundësi, e cila për këtë arsye ka të bëjë me një numër shumë më të lartë të atyre që janë pa dokumentacionin përkatës.