Tag: falsifikim

  • Trafikonin emigrantë/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK dhe kalon për gjykim grupin me 32 anëtarë

    Trafikonin emigrantë/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK dhe kalon për gjykim grupin me 32 anëtarë

    GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen për 32 të pandehur, të cilët akuzohen për trafik emigrantësh, falsifikim dokumentesh dhe grup kriminal.
    Bëhet fjalë për shtetasit: Njazi Ademaj, Ylli Brahimaj, Rrezart Domi, Osman Luca, Artur Mici, Arsen Caka, Jugert Gashi, Emiljan Marashi, Robert Gjika, Roland Islamaj, Xhelal Krasniqi, Fitim Rama, Gridi Elezi, Maksim Domi, Dritan Cena, Redi Salaj, Behar Nuhiallari, Behar Rexha, Deila Qama, Arnold Shahu, Ylli Çaushaj, Artid Shtylla, Murat Gjuniku, Bardhyl Imeri, Bajram Xhaja, Besnik Lumaj, Altin Neli, Fatmir Stankova, Arben Rushiti, Leonardo Lama, Xhelil Alla, Perlat Canaj dhe Amarildo Luca.
    Sipas SPAK, këta persona akuzohen se gjatë viteve 2022-2024 kanë mundësuar kalimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë në rrugë tokësore, ajrore dhe detare drejt Mbretërisë së Bashkuar, SHBA dhe Kanadasë.
    Pasi siguronin dokumente të falsifikuara, anëtarët e grupeve gjenin ndërmjetësit për t’i dërguar shqiptarët drejt këtyre vendeve, kundrejt një pagese të caktuar. Transportimin e dokumenteve dhe personave e kryenin përmes agjencive “Domi Travel” dhe “Boris Travel”, të cilët bashkëpunonin me njëri-tjetrin.
    Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, falsifikim dokumentesh, grup të strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale, kultivim narkotikësh, prodhim dhe shitje narkotikësh si dhe shpërdorim detyre.

  • “Më ra te veshi”, u fut në burg me akuza të montuara e firmën e vajzës 10-vjeçare

    “Më ra te veshi”, u fut në burg me akuza të montuara e firmën e vajzës 10-vjeçare

    Disa ditë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi një rast shumë te ndjeshëm në fshatin Gizavesh të Librazhdit. Një burrë me aftësi të kufizuara, Dritan Buzra, u arrestua me akuzën për dhunë në familje.
    Pas investigimit të “Stop”, u zbulua se gjithçka mund të ishte një akuzë e montuar nga një oficer policie.
    Sipas dokumenteve të siguruara, oficeri i policisë gjyqësore Eduard Laçi dyshohet, se ka falsifikuar procedurat, duke vënë të firmosë vajzën 10-vjeçare të familjes. Ky veprim ka ndikuar në ndalimin e padrejtë të Dritan Buzrës.
    Pas publikimit të rastit, Agjencia e Mbikqyrjes Policorereagoi, duke dërguar materialet në Prokurorinë e Elbasanit për hetim ndaj oficerit për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

    Nga ana tjetër, Endeta Dental Clinic dhe stomatologu Din Tarja ofruan ndihmë për familjen Buzra me 10 milionë lekë të vjetra për rregullimin e shtëpisë dhe një rrogë mujore prej 500 eurosh në muaj për një vit.
    Bashkia Librazhd u angazhua gjithashtu për rregullimin dhe lyerjen e banesës. “Stop” në bashkëpunim me Studion Juridike “Jurisprudenca” dhe avokatin Arben Llangozi,hapën një proces në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar rishikimin e arrestimit. Një akt-ekspertim kriminalistik, i kryer nga eksperti Vladimir Ikonomi, ka konfirmuar dyshimet për falsifikim të firmave.

  • Falsifikim dokumentesh në AMP, dy policë ndihmuan punësimin e Muçi Shaljanit

    Falsifikim dokumentesh në AMP, dy policë ndihmuan punësimin e Muçi Shaljanit

    Në vijim të hetimeve mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ndaluar dy punonjës të Policisë së Shtetit, të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.
    Të ndaluarit janë Nënkomisar B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve, dhe Inspektor A.Z., me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë.
    Sipas njoftimit zyrtar, dy punonjësit dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar një Vërtetim Besueshmërie për shtetasin M.Sh., pa pasqyruar të dhëna që përbëjnë shkak për cenimin e kushteve të sigurisë.Këto mangësi, sipas AMP-së, përbëjnë shkelje të ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe rregullave që normojnë veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese.Si pasojë, M.Sh. është punësuar në mënyrë të parregullt pranë vetë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
    Nga veprimet paraprake, AMP ka konstatuar shkelje të procedurave ligjore në procesin e rekrutimit të këtij shtetasi.Në përfundim të verifikimeve, praktika dokumentare është dërguar në formën e kallëzimit penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vijimin e hetimeve dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore të personave të përfshirë.
    Hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha procedurat dhe për të zbuluar përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë rast.

  • Ishte dënuar me 7 vite burg për korrupsion dhe falsifikim identiteti, Trump i jep amnisti ish-kongresmenti republikan, George Santos

    Ishte dënuar me 7 vite burg për korrupsion dhe falsifikim identiteti, Trump i jep amnisti ish-kongresmenti republikan, George Santos

    Ish-kongresmeni republikan, George Santos, i cili u dënua me shtatë vjet burg për krime financiare, po lirohet nga burgu pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump ndërhyri dhe njoftoi një ulje të dënimit të tij.

    “George Santos ishte një ‘mashtrues’ në disa mënyra, por ka shumë mashtrues në vendin tonë që nuk duhet të vuajnë shtatë vjet burg”, shkroi Trump në një postim në platformën Truth Social.
    “Prandaj, sapo kam nënshkruar një ulje të dënimit, duke e liruar George Santos MENJËHERË”, theksoi ai.
    I akuzuar për falsifikim identiteti dhe keqpërdorim të fondeve të donatorëve gjatë fushatës së tij zgjedhore të vitit 2022, ish-kongresmeni 37-vjeçar u deklarua fajtor dhe u dënua në prill. Ai u dërgua në burg në korrik.

    THANK YOU President Trump for releasing George Santos!!
    He was unfairly treated and put in solitary confinement, which is torture!! https://t.co/q1tYNfv4hh pic.twitter.com/z2YRDmvwKB
    — Rep. Marjorie Taylor Greene🇺🇸 (@RepMTG) October 17, 2025

    Para se të përballej me drejtësinë, George Santos u bë i famshëm kur New York Times filloi të ekspozonte, në një seri artikujsh pas zgjedhjes së tij në Kongres, gënjeshtrat në CV-në dhe fushatën e tij.
    Mjaft i panjohur në nivel lokal, Santos e bazoi të gjithë imazhin e tij në gënjeshtra dhe ekzagjerime në lidhje me arsimimin e tij, fenë e tij, përvojën e tij profesionale dhe pasurinë e tij. Shpesh me syze dielli të mëdha, arrogant, shumë aktiv në rrjetet sociale, ai e paraqiti veten si bir emigrantësh nga Brazili dhe nip i të mbijetuarve të Holokaustit që po jetonte “ëndrrën amerikane”.
    Por shumë nga detajet e përmendura në CV-në e tij rezultuan të ishin gënjeshtra, falë zbulimeve nga New York Times. Ai nuk kishte një diplomë nga Kolegji Baruch në New York, as nuk kishte punuar në bankat Citigroup dhe Goldman Sachs.
    Lidhja e denjë për roman, midis trillimit dhe realitetit, ka bërë krahasime me “The Great Gatsby “. Ai pretendoi se ishte viktimë e një “gjuetie shtrigash” dhe nuk iu përgjigj thirrjeve që ai të jepte dorëheqjen për muaj të tërë.
    Shfrytëzimet e tij në një moment pushuan së argëtuari Kongresin, veçanërisht pas publikimit të një raporti nga Komiteti i Etikës së Dhomës së Përfaqësuesve, i cili theksoi se ai kishte shkaktuar dëme serioze në imazhin e institucionit.
    Ndër të tjera, ai deklaroi se ish-kongresmeni kishte shpenzuar në mënyrë të pamatur para që i kishte keqpërdorur për të blerë mallra luksoze Ferragamo, për të luajtur bixhoz në kazino, për të marrë injeksione Botox dhe për të paguar për platformën e videove seksuale OnlyFans.
    Në dhjetor 2023, në një shfaqje të rrallë konsensusi, demokratët dhe republikanët votuan për ta përjashtuar atë nga Dhoma e Përfaqësuesve.

    Top Channel

  • Ishte dënuar me 7 vite burg për korrupsion dhe falsifikim identiteti, Trump amniston ish-kongresmenin republikan

    Ishte dënuar me 7 vite burg për korrupsion dhe falsifikim identiteti, Trump amniston ish-kongresmenin republikan

    Ish-kongresmeni republikan, George Santos, i cili u dënua me shtatë vjet burg për krime financiare, po lirohet nga burgu pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump ndërhyri dhe njoftoi një ulje të dënimit të tij.

    “George Santos ishte një ‘mashtrues’ në disa mënyra, por ka shumë mashtrues në vendin tonë që nuk duhet të vuajnë shtatë vjet burg”, shkroi Trump në një postim në platformën Truth Social.

    “Prandaj, sapo kam nënshkruar një ulje të dënimit, duke e liruar George Santos MENJËHERË”, theksoi ai.

    I akuzuar për falsifikim identiteti dhe keqpërdorim të fondeve të donatorëve gjatë fushatës së tij zgjedhore të vitit 2022, ish-kongresmeni 37-vjeçar u deklarua fajtor dhe u dënua në prill. Ai u dërgua në burg në korrik.

    Para se të përballej me drejtësinë, George Santos u bë i famshëm kur New York Times filloi të ekspozonte, në një seri artikujsh pas zgjedhjes së tij në Kongres, gënjeshtrat në CV-në dhe fushatën e tij.

    Mjaft i panjohur në nivel lokal, Santos e bazoi të gjithë imazhin e tij në gënjeshtra dhe ekzagjerime në lidhje me arsimimin e tij, fenë e tij, përvojën e tij profesionale dhe pasurinë e tij. Shpesh me syze dielli të mëdha, arrogant, shumë aktiv në rrjetet sociale, ai e paraqiti veten si bir emigrantësh nga Brazili dhe nip i të mbijetuarve të Holokaustit që po jetonte “ëndrrën amerikane”.

    Por shumë nga detajet e përmendura në CV-në e tij rezultuan të ishin gënjeshtra, falë zbulimeve nga New York Times. Ai nuk kishte një diplomë nga Kolegji Baruch në New York, as nuk kishte punuar në bankat Citigroup dhe Goldman Sachs.

    Lidhja e denjë për roman, midis trillimit dhe realitetit, ka bërë krahasime me “The Great Gatsby “. Ai pretendoi se ishte viktimë e një “gjuetie shtrigash” dhe nuk iu përgjigj thirrjeve që ai të jepte dorëheqjen për muaj të tërë.

    Shfrytëzimet e tij në një moment pushuan së argëtuari Kongresin, veçanërisht pas publikimit të një raporti nga Komiteti i Etikës së Dhomës së Përfaqësuesve, i cili theksoi se ai kishte shkaktuar dëme serioze në imazhin e institucionit.

    Ndër të tjera, ai deklaroi se ish-kongresmeni kishte shpenzuar në mënyrë të pamatur para që i kishte keqpërdorur për të blerë mallra luksoze Ferragamo, për të luajtur bixhoz në kazino, për të marrë injeksione Botox dhe për të paguar për platformën e videove seksuale OnlyFans.

    Në dhjetor 2023, në një shfaqje të rrallë konsensusi, demokratët dhe republikanët votuan për ta përjashtuar atë nga Dhoma e Përfaqësuesve.

  • Apeli ul dënimin për ish-drejtorin e Kadastrës Gjirokastër

    Apeli ul dënimin për ish-drejtorin e Kadastrës Gjirokastër

    Ulje dënimi për ish-drejtorin e Kadastrës në Gjirokastër, Florian Taçi, Apeli vendos 4 vite burg për falsifikim dhe mashtrim
    Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka dhënë vendimin përfundimtar për ish-drejtorin e Kadastrës në Gjirokastër, Florian Taçi, i shpallur fajtor për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim. Apeli ka ulur dënimin nga 6 në 4 vite burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar, Taçi do të vuajë 2.8 vite heqje lirie.
    Vendimi erdhi pas pranimit të fajësisë nga ana e Taçit dhe kërkesës për gjykim të shkurtuar, ndërsa në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak, çka e lë me më shumë se 1 vit e gjysmë për të vuajtur në burg të sigurisë së zakonshme. Pritet që prokuroria të lëshojë urdhrin e ekzekutimit të dënimit në ditët në vijim.
    Së bashku me Taçin, në këtë dosje u dënua edhe ish-vartësi i tij, Alban Memisha, me 4 vite burg, të cilat pas gjykimit të shkurtuar i reduktohen në 2.5 vite. Ndërkohë, Julian Nakuçi, një tjetër i përfshirë në çështje, është shpallur i pafajshëm dhe lirohet nga të gjitha akuzat.
    Taçi dhe Memisha u arrestuan në flagrancë në shkurt 2024. Akuza ndaj Taçit përfshijnë falsifikim dokumentesh, mashtrim dhe shpërdorim detyre. Ai u la fillimisht në arrest shtëpiak nga Apeli në mars të këtij viti, ndërsa tashmë do të përfundojë pjesën e mbetur të dënimit në burg.

  • Falsifikim dhe mashtrim financiar/ 21-vjeçari kapet duke aplikuar për kredi me karta të rrema

    Falsifikim dhe mashtrim financiar/ 21-vjeçari kapet duke aplikuar për kredi me karta të rrema

    Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të koduar “Identiteti”, pas disa javësh hetimesh mbi një rast mashtrimi dhe falsifikimi të dokumenteve. Në pranga ka rënë S. M., 21 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe mashtrim përmes përfitimit të kredive bankare.
    Sipas hetimeve të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, 21-vjeçari falsifikonte karta identiteti, duke përdorur fotografinë e tij dhe të dhënat personale të qytetarëve të tjerë. Më pas, me këto karta të falsifikuara, ai aplikonte për kredi në institucione të ndryshme financiare.
    Policia ka dokumentuar nëntë raste të përfitimit të kredive në shuma që variojnë nga 1000 deri në 3400 euro.
    Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
    -1 automjet,
    -karta identiteti të dyshuara të falsifikuara,
    -2 telefona celularë,
    -20 karta SIM.
    Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme ligjore.

  • Laborator për falsifikim dokumentesh pas dollapit të rrobave, çelësi “magjik” hapte derën, çmimi i një pasaporte arrinte 20 mijë euro

    Laborator për falsifikim dokumentesh pas dollapit të rrobave, çelësi “magjik” hapte derën, çmimi i një pasaporte arrinte 20 mijë euro

    Zbulohen detaje të reja në lidhje me laboratorin e  sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve zyrtare, operacion i zhvilluar nga strukturat e Antitrafiqeve në Tiranë.

    Dy persona, babë e bir, Ylli dhe Pjerin Brahimaj, janë arrestuar në flagrancë, pasi në banesën e tyre në zonën e Tufinës, në rrugën “Myslym Keta”, kishin ndërtuar një dhomë të fshehtë të pajisur me të gjitha mjetet për prodhimin e pasaportave, kartave të identitetit, patentave dhe certifikatave të pronësisë, të gjitha false.Lexo edhe :Related Posts
    Sipas burimeve nga policia, hyrja në dhomën e fshehtë ishte e maskuar brenda një dollapi rrobash dhe funksiononte përmes një mekanizmi inteligjent: një çelës dritash i zakonshëm dhe një prizë, ku duhej futur një karikues celulari për të aktivizuar hapjen e derës.

    Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se autoritetet shpërthyen derën pasi nuk ishin në dijeni të sistemit.
    Hetimet zbuluan se Ylli Brahimaj ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, i vendosur nga SPAK për të njëjtat vepra penale.
    Megjithatë, ai kishte vijuar aktivitetin kriminal nga brenda banesës.
    Në kuadër të hetimeve, është marrë në pyetje edhe një 62-vjeçar, pronar i një studioje grafike jo shumë larg banesës së Brahimajve, i cili dyshohet se bashkëpunonte me ta në përpunimin e fotove dhe formularëve për falsifikim.
    Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një sasi të madhe dokumentesh false, kryesisht greke, italiane dhe amerikane, si dhe para të dyshuara si të falsifikuara. Zbulimi i këtij laboratori përbën një provë kyçe për hetimet që po zhvillon SPAK ndaj këtij grupi.
    Sipas hetimeve, pasaportat e falsifikuara, me shtetësi të huaj, shiteshin nga 15 000 deri në 20 000 euro dhe përdoreshin për të kaluar ilegalisht drejt vendeve të BE-së apo edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse dokumentet janë përdorur jashtë vendit apo janë pjesë e një rrjeti më të gjerë falsifikimi ndërkombëtar./vizionplus.tv

  • “Vendimi u firmos para se të jepej”,Gjokutaj reagon për arrestin e Berishës: Dosjet ndaj Saliut dhe Belerit u fabrikuan

    “Vendimi u firmos para se të jepej”,Gjokutaj reagon për arrestin e Berishës: Dosjet ndaj Saliut dhe Belerit u fabrikuan

    Avokati Genci Gjokutaj ka hedhur akuza të rënda ndaj sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar rastin ‘Berisha’ si një provë e gjallë e dështimit të reformës në drejtësi. Në një studio televizive, Gjokutaj tha se gjyqtarja Irena Gjoka, e cila miratoi masën e arrestit pa kaluar në Kuvend dhe rrëzoi çdo kërkesë të mbrojtjes, është tashmë nën procedim penal për falsifikim formularësh, por kjo ka ndodhur vetëm pasi ajo “mbaroi punë me opozitën”.
    Genci Gjokutaj: Shiko çfarë ndodh. Ne me këtë çështje kemi dokumentuar jo vetëm shkelje, por kemi bërë autopsinë e reformës në drejtësi. Çfarë ka ndodhur? Kjo e filloi, ju e dini, që e çoi direkt në arrest pa e çuar në Kuvend, masën e zotit Berisha. Dhe kjo ka pranuar 100% kërkesat e prokurorit dhe ka rrëzuar 100% kërkesat tona në hetim paraprak. Dhe ne kemi kërkuar përjashtimin dhe ne kemi denoncuar këtë që këta pasi mbaroi punë me Berishën ajo, pasi mbaroi punë me Fredi Belerin, pasi mbaroi punë me të gjithë, sot kanë njoftuar që kanë filluar procedim penal ndaj Irena Gjokës për falsifikim formularësh.
    Por që të fillosh për falsifikim vulash dhe formularësh, ti duhet të validosh vendimin e dënimit, sepse ai vendim dënimi e ka bërë falsifikatore në Shqipëri. Ne i kemi marrë me apostile edhe SPAK-u vetë me apostile punon. Dhe ata duhet të bëjnë urgjentisht letër-porosinë tani. Ta marrin në çdo lloj forme të duan.Çfarë ndodhi? E keni parë atë shkresën që kam bërë publike unë që në datë 20 konceptohet dhe bëhet urdhri për vendimin që do jepej më datë 21.
    Arbej Kraja bën shkresën më datë 20 dhe ia çon Met Rrumbullakut për ekzekutim, ndërkohë që vendimi është dhënë të nesërmen dhe brenda trupit të një shkrese është data kur është bërë shkresa dhe data e vendimit që është një ditë mbrapa. Kjo është prova e afërmendëshit. Por nuk ka provë… është një detaj i vogël që tregon të gjithë.
    KLGJ-së, i çojmë në dhjetor të 2023 dhe i themi: Ka në databasen e KLD-së… Po thotë, me vendim të kryetarit të KLD-së, është shkarkuar për paaftësi në punë, Irena Gjoka.
    Më datë 21 ja bën Kuvendi kërkesën. Mirëpo, kur erdhi puna tek Kuvendi, i njëjti firmëtar, e njëjta KLGJ thotë se nuk kemi në database të dhëna.
    Pse? Sepse e kuptuan që do të plaste në Parlament kjo dhe do të fillonte procedura parlamentare. E kuptoni… I njëjti person firmos, njëherë jep referencë, e më mbrapa nuk ka database thotë.
    Është i kapur apo nuk është i kapur Këshilli i Lartë Gjyqësor?

  • Gjykata hedh poshtë aktakuzën kundër tetë të pandehurve për falsifikim dokumentesh dhe shpëlarje parash

    Gjykata hedh poshtë aktakuzën kundër tetë të pandehurve për falsifikim dokumentesh dhe shpëlarje parash

    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka hedhur poshtë në mungesë të provave një aktakuzë për falsifikim dokumentesh dhe shpëlarje parash kundër Ekrem Llukës, Korab Llukës, Klodian Allajbeut, Igli Larashit dhe Edlira Malajt, si dhe tri kompanive, American Hospital Kosova, Medbrand KS dhe Qendra Kardiale e Kosovës.
    Prokurorët i akuzonin ata se kishin shpëlarë para përmes një skeme të falsifikimit të dokumenteve dhe prezantimit të dokumenteve të rrjeshme në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), me përfitime në vlerë mbi 3 milionë euro, raporton Betimi për Drejtësi.
    Prokurorët dyshonin se – Ekrem Lluka, pronar i Qendrës Kardiale të Kosovës bashkë me Korab Llukën, Klodian Allajbeu aksionar dhe përfaqësues ligjor i American Hospital Kosova me Igli Larashin, drejtor ekzekutiv në atë Spital, si dhe pronarja e Medbrand KS, Edlira Malaj – të gjitha këto veprime i kishin bërë “pasi e kishin kuptuar se po hetoheshin” nga ATK-ja dhe prokurorët.
    Ata ishin deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat.
    Gjykata tha të hënën se për pikën e parë e aktakuzës për falsifikim të dokumenteve ka arritur afati i parashkrimit, ndërsa për pikën e dytë shpëlarje të parave nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën në fjalë.
    Prokuroria ka kohë 10 ditë për t’u ankuar ndaj këtij vendimi.
    Prokuroria e ngriti aktakuzën ndaj tyre në dhjetor 2024, dhe gjykata tha se pas pranimit të aktakuzës e kishte bërë kontrollin zyrtar të saj, dhe më 21 janar e kishte urdhëruar prokurorin që të plotësojë aktakuzën në afat prej 30 ditësh.
    Më pas, prokurori i rastit Dren Paca më 28 janar ka paraqitur kërkesë për përjashtimin e gjykatësit Vesel Ismaili nga gjykimi i rastit, e cila kërkesë më 13 shkurt nuk u pranua nga kryetarja e Gjykatës, Albina Shabani-Rama.
    Më pas, prokurori Paca më 19 shkurt paraqiti në Gjykatë aktakuzën e përmirësuar dhe Gjykata kishte caktuar më 20 mars mbajtjen e shqyrtimit fillestar, ku të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.
    Pas kësaj, të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre i kundërshtuan provat dhe kërkuan që aktakuza të hidhet poshtë.
    Gjykata: Nuk ka dëshmi për falsifikim dokumenteshSipas aktakuzës, të panedehurit dyshoheshin për kontrata të falsifikuara, përmes të cilave ata dyshohet se kishin përfituar në mënyrë të kundërligjshme, e të cila “para i kanë shpëlarë duke blerë prona brenda dhe jashtë Kosovës”.
    Por, gjykata tha se nga rrethanat e përshkruara në aktakuzë, “nuk bëhet fjalë për falsifikim të dokumenteve për faktin se të gjitha: kontrata, ankes-kontrata, marrëveshjet, fletëdërgesat, debit note, etj; janë të nënshkruara nga persona përkatës dhe nuk ka ndërhyrje në to”.
    Pa këto elemente, Gjykata theksoi se nuk ka vepër penale të falsifikimit, dhe se mbrojtësit kanë pretenduar me të drejtë se nuk elemente të veprës penale të falsifikimit të dokument nga veprimet e të akuzuarve.
    Gjykata ka gjetur tutje se Prokuroria ka cenuar parimin thelbësor në të drejtën penale duke mos e aplikuar ligjin që ka qenë në fuqi kur të akuzuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale të falsifikimit të dokumentit, për çka janë ngarkuar.
    Kjo pasi, që të akuzuarit Prokuroria Speciale i ngarkon për falsifikim të dokumentit përgjatë vitit 2014 dhe 2015 kur në fuqi ishte Kodi Penal i vitit 2012, e që Prokuroria veprimet i ka cilësuar me Kodin Penal të vitit 2019, që është më i ashpër.
    Gjithnjë sipas gjykatës, për faktin se nuk ka vepër penale të falsifikimit të dokumentit, nuk mund të ekzistojë rrjedhimisht as vepra penale e shpëlarjes së parave.
    Po ashtu, Gjykata ka gjetur se për disa nga veprat penale është arritur parashkrimi i ndjekjes penale bazuar në Kodin Penal të vitit 2012.
    Në vendim thuhet se veprat penale pretendohet të jenë kryer gjatë vitit 2014 (pikat I, II dhe III të aktakuzës) dhe 2015 (pikat IV dhe V të aktakuzës), e që dënimi për to del të jetë mbi 1 vit deri 3 vite burgim, e që aktvendimi për fillim të hetimeve mban datën 12 tetor 2022, që do të thotë se është arritur parashkrimi i ndjekjes penale, sepse kanë kaluar 7 respektivisht 8 vite nga kryerja e veprave penale.
    Më tej, në vendim thuhet se Prokuroria pretendon se me dokumentet e falsifikuara, të akuzuarit kanë fituar para, të cilat pastaj i kanë shpëlarë, por nuk ka dhënë sqarime se nga kush janë fituar, kush është i dëmtuar, të pandehurit veç e veç sa para i kanë fituar nga veprat penale, ku e kanë burimin këto para, ku i kanë pastruar, cilën pronë e kanë blerë me ato para e ku janë ato prona.
    “Nuk është e mundur të fitosh para me dokumente të falsifikuara pa e dëmtuar askënd- logjikisht dhe objektivisht kjo është e pamundur”, thuhet në vendim.
    Gjykata ka theksuar në vendim se Prokuroria Speciale nuk ka përmendur asnjë xhirollogari konkrete, asnjë transfer të realizuar nga paratë e supozuara si të pista.
    Kurse, thuhet se i është propozuar gjykatës konfiskim i disa pronave pa u identifikuar ku ndodhen ato dhe pa argumente se me cilat prova ka vërtetuar se këto prona, transfere parash apo xhirollogari janë produkt i falsifikimit të dokumenteve. REL/