Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se i ka vjedhur kredencialet e llogarisë në rrjetet sociale një 23-vjeçareje dhe më pas ka hapur profile të reja, duke përdoruar fotot dhe videot e së resë.
Policia bën me dije se 25-vjeçari është arrestuar në kuadër të operacionit “The ghost”. Ndërsa po ashtu ‘blutë’ bëjnë me dije se kanë sekuestruar edhe dy celularët ku u gjetën aktive llogaritë false në rrjetet sociale.
“Menjëherë pas kallëzimit të një 23-vjeçareje, se një shtetas i kishte vjedhur kredencialet e llogarisë së saj në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot/videot e saj, nga të cilat e kanoste për t’i dhënë para, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me specialistët e Forcës së Posaçme Operacionale, nisën punën për zbardhjen e autorësisë.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “The ghost”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi B. K., 25 vjeç, banues në Burrel. Në 2 celularët që iu sekuestruan të arrestuarit, u gjetën aktive llogaritë false në rrjete sociale”, informoi policia e Tiranës.
Tag: false
-

Bleu në market, me kartëmonedhë 100-euroshe false, arrestohet 36-vjeçari
Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se me një kartëmonedhë false ka blerë produkte në një market. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet S. A., 36 vjeç.
NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kartëmonedhat false”. Bleu në market, me kartëmonedhë 100-euroshe false, identifikohet dhe kapet 36-vjeçari. Në momentin e ndalimit iu gjet edhe një kartëmonedhë tjetër 100-euroshe, gjithashtu e falsifikuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas posedonte dhe kryente blerje me kartëmonedha eurosh të falsifikuara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kartëmonedhat false”.
Në kuadër të operacionit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi S. A., 36 vjeç. Nga verifikimet dyshohet se ky shtetas kishte përdorur kartëmonedha 100 euroshe false për blerje në markete dhe dyqane.
Nga hetimet rezultoi se pak minuta para arrestimit, ai kishte blerë produkte në një market në lagjen nr. 12, me një kartëmonedhë tjetër 100 euroshe të dyshuar të falsifikuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i monedhave”.
-

Arrestohen tre persona/ Tentuan të kalonin kufirin ilegalisht me vulë false dhe kontrabandim të stekave të cigareve
Tre shtetas kanë përfunduar në prangat e Policisë Kufitare në Kapshticë pasi tentuan të kaloni kufirin në kundërshtim me ligjin. Bëhet me dije se tre të arrestuarit kishin vepra penale si për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kalimi i kufirit me pasaportë me vulë false dhe kontrabandimi i stekave të cigareve.
Blutë kanë sekuestruar pasaportën me vulë të dyshuar të falsifikuar dhe stekat me cigare në cilësinë e provës materiale.
Njoftim i Policisë:
PKK Kapshticë/Kontrolleve intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare, për parandalimin e lëvizjes në kundërshtim me ligjin, në kufi.
Si rezultat i kontrolleve, u kapën:-1 shtetas që tentoi të kalonte kufirin ndërkohë që ishte në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve;-1 shtetas që tentoi të kalonte kufirin, me pasaportë me vulë false;-1 shtetase që tentoi të kontrabandonte dhjetëra steka me cigare.
Në vijim të punës intensive të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim, janë kapur në PKK Kapshticë, 3 shtetas që po tentonin të lëviznin në kundërshtim me ligjin. Në vijim të veprimeve:
-u kap në dalje të RSh-së dhe u vu në pranga shtetasi A. T., 37 vjeç, banues në Peqin, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Elbasanit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryen nga DVP Elbasan;
-u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:1-M. K., 36 vjeç, banues në Librazhd, pasi në dalje të RSh-së, gjatë verifikimit të dokumentacionit, në pasaportën e tij u konstatua një vulë e dyshuar e falsifikuar;2-F. D., 47 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit në çantën e saj janë gjetur dhe sekuestruar dhjetëra steka me cigare, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar.
Pasaporta me vulë të dyshuar të falsifikuar dhe stekat me cigare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. -

“Gianni Agnelli do ta kishte pranuar vendimin e Calciopoli, por pasaporta false e Recoba…”
19 Shtator 2025
11:18
Alfred Lleshi
Evelina Christillin, ish-anëtare e UEFA dhe FIFA-s, tifoze e njohur e Juventusit, tha për “Gazzetta dello Sport”: “Si do ta kishte përjetuar Gianni Agnelli çështjen ‘Calciopoli’? Besoj se do të kishte vepruar si John Elkann, të cilin e zgjodhi si pasardhës të familjes.
Më 2006, gjatë gjyqit sportiv, avokati Zaccone, mbrojtës i Juventusit, tha se rënia në Serie B me penalizim do të ishte një dënim i pranueshëm, kjo ka kuptim. Mendoj se edhe Avokati do të kishte bërë të njëjtën gjë”.
Disa fjalë edhe për “mëkatet” e Moggi: “Nga pikëpamja e tij ka të drejtë, shumë tifozë janë me të dhe nuk mund të thuhet që në vendet e tjera nuk ka ndodhur asgjë. Mendoj për shembull për pasaportën false të Recoba tek Interi…” -

Flutura Açka: Berisha të largohet, PD duhet të reformohet! Protestat dhe mitingjet false..
Deputetja e PD Flutura Açka, tha se protestat dhe mitingjet e Partisë Demokratike ishin false dhe se PD-në nuk e dërguan askund. Deputetja demokrate shtoi se PD ka humbur shumë dhe është vonë.
Ajo tha në një intervistënë News24, se Berisha duhet të largohet si kryetar dhe PD duhet të reformohet nga baza.
“PD ka humbur lidhjet me bazën. Unë shpesh herë u thosha që kur do ikim në Gramsh a në këtë qytet, sepse është punë. Unë kam shkuar vetë sepse e ndjeja. Grupi në parti në Elbasan janë thuajse inekzistent.
PD është kthyer në një parti fushatash, sepse partia është përditë. Struktura janë lodhur me mitingje e protesta false. Demokratët duan që t’i çojmë në fitore. Nëse nuk jemi koshient që dhe kemi humbur, atëherë nuk jemi me këmbë në tokë.
PD nuk ka punë me atë që ndodh me PS. Partia është në funksion vetëm të lidershipit dhe jo të anëtarëve. PD ka nevojë për reformim.
Berisha duhet të largohet si kryetar. Sali Berisha mund të qëndrojë në PD, por partia të hyjë në reformim të thellë. Humbësit të mbajnë përgjegjësi. Berisha duhet të shkëpusë PD-në nga halli personal.
Në PD kishte dhe larje të hesapeve personale. Ta marrësh vesh nga socialistët se je larguar nga partia është e shëmtuar. Kjo është e vështirë të rikuperohet pa një ndjesë. Nëse ka ndjesë, do kthehesha për kontribut në PD, patjetër. Por, gjëra që prekin njerëzoren nuk mund të kapërcehen kaq lehtë”, tha deputetja.
-

Furnizoi makinën me karburant duke paguar me kartëmonedhë false, pranga 25-vjeçarit
Pagoi me kartëmonedhë false furnizimin e automjetit me karburant vihet në pranga 25-vjeçari në Korçë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga punonjësi i një pike karburanti, se një shtetas që kishte furnizuar automjetin, me karburant, kishte paguar me një kartëmonedhë të dyshuar të falsifikuar, kanë kryer veprimet hetimore dhe si rezultat kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të rastit, shtetasin: K. B., 25 vjeç, banues në Korçë.
“Gjatë kontrollit fizik ndaj 25-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, si dhe 4 pasaporta të tij, të cilat 25-vjeçari i kishte deklaruar të humbura”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave apo i formularëve”.




