Tag: fallacit

  • Letra prekëse e Oriana Fallacit: Kam frikë…

    Letra prekëse e Oriana Fallacit: Kam frikë…

    Ndërmjet Oriana Fallacit dhe Alekos Panagulis ka ekzistuar një nga dashuritë më të bukura ndonjëherë. Dashuria e të dyve është përshkruar më së miri në letrat që kanë ndarë me njëri-tjetrin.

    Ja çfarë i shkruan gazetarja Fallaci poetit grek në një nga letrat e saj. Me siguri do t’ju emocionojë shumë.

    “I dashur Alekos,Kam kaq shumë dëshirë të të shkruaj dhe nuk di nga t’ia nis. Kam kaq shumë gjëra për të të thënë dhe nuk di si t’i them. Jam kaq konfuze, kaq e trembur. Unë nuk dua t’i besoj mrekullive. Dua t’i besoj vetëm logjikës dhe kaq. Dhe logjika më shtyn të kem frikë. Për ty, për mua. Kam frikë për ty, teksa mendoj se jam një grua kaq e vështirë, kaq ndryshe nga gratë e tjera…

    Kam frikë edhe për veten, kur mendoj se ende nuk ke krijuar kontaktet e duhura me botën dhe kur ”të zhytesh” totalisht tek bota, do të më harrosh. Rrugët janë të mbushura plot me gra më të reja e më të bukura se unë. Dhe një mendim më është fiksuar si makth, mendimi se kur të shohësh një grua më të bukur se unë, do të zbresësh nga makina dhe do të ulërasësh: “Një minutë! Një minutë! Ajo vajzë është e bukur. Është më e bukur se ti!”. Ndoshta mund të jesh i dehur, e di, por të dehurit thonë gjithmonë të vërtetën”. /bota.al

    ____________________

    Lexo edhe:

    ORIANA FALLACI: PRITMË… UNË TË KAM PRITUR SHUMË…

    ObserverKult

  • Mesazhi i Oriana Fallacit për çdo gazetar/ “Mos shkruani kurrë gënjeshtra për para…”

    Mesazhi i Oriana Fallacit për çdo gazetar/ “Mos shkruani kurrë gënjeshtra për para…”

    Oriana Fallaci, në rrëfimin për fillimet e saja në gazetari, ka folur edhe për etikën e punës dhe parimet e saja, të cilat i ka ndjekur gjithmonë.

    Nga Oriana Fallaci

    “Më dhanë si detyrë të shkruaja për tubimin e një lideri, për të cilin duhet të keni parasysh, kisha një antipati të thellë, madje më tepër akoma, ndieja neveri. Ajo ishte diçka, sigurisht, që unë nuk do ta shkruaja.E skandalizuar i thashë drejtorit se unë nuk kisha për të shkruar kurrë gënjeshtra. Ai më tha se gazetarët ishin të detyruar të shkruanin gjërat, për të cilat paguheshin. Më tha madje: “Nuk duhet pështyrë në pjatën ku ushqehesh”.Iu përgjigja se në atë pjatë mund të ushqehej ai, dhe se para se të shkruaja gënjeshtra, më mirë preferoja të vdisja urie. Sigurisht që ai më hoqi nga puna, por askush, asnjëherë, nuk më ka bërë të shkruajë ndonjë fjali për të fituar para. Gjithçka që kam shkruar në jetën time, nuk ka pasur kurrë të bëjë me paratë”.

    ObserverKult

    ————————

    Lexo edhe:

    LETRA E ORIANA FALLACIT PËR TË DASHURIN E SAJ: MË PRIT… EDHE UNË TË KAM PRITUR PA FUND…