Tag: falje

  • Flutura Açka shpërthen ndaj Gaz Bardhit: Spermatozoid i tërbuar!

    Flutura Açka shpërthen ndaj Gaz Bardhit: Spermatozoid i tërbuar!

    Demokratët nuk mund të bashkohen pa një kuvend pajtimi dhe pa i kërkuar falje njëri-tjetrit. Kjo ishte deklarata e deputetes së PD, Flutura Açka. Duke folur në Dritare TV, ajo nuk kurseu ironitë edhe ndaj Gazment Bardhit. “Ne nuk i bashkuam demokratët. Sepse demokratët nuk mund të bashkohen pa një kuvend pajtimi. Së pari duhet kërkuar falje ndaj njëri-tjetrit. Që unë ta shoh Gazment Bardhin në sy dhe t’i zgjas dorën së pari ai duhet të më kërkojë falje për dhunën. Falja është njerëzore, duhet të kërkohet, ndryshe do qëndrojmë në vend. Unë me atë që e njoh tani këtë heroin tim, sepse prapë unë e respektoj, se me pjesën e tij ai është përpjekur të bëjë duk. Megjithëse nuk është sjellje të vërtitesh nëpër parlament, ta them siç e mendoj?
    Si spermatozoid i tërbuar! Jo, kjo nuk shkon, nuk shkon. Ti je deputet zotëri, ti je kryetar grupi ke një armë të fuqishme të zgjosh shqiptarët, t’u kthesh shpresën shqiptarëve. Dhe çfarë bën ti? I shtyn njerëzit të hedhin flakadanë. Ç’është kjo çetë?! Pikërisht atë që nuk duhet të bënin këta, ajo që i jepte kredo socialistëve bënin këta. Kush i shtyn këta? Kush i mëson këta kështu? Kush i mëson këta kështu? Puna e tyre, ndoshta është shkolla, nuk e di!”, u shpreh zonja Açka.

  • “Humbën se janë nivel i ulët”, Kokalari “shpërthen” ndaj Berishës:Kurrë s’i kërkuan falje as demokratëve, as gazetarëve

    “Humbën se janë nivel i ulët”, Kokalari “shpërthen” ndaj Berishës:Kurrë s’i kërkuan falje as demokratëve, as gazetarëve

    Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, ka reaguar lidhur me tensionet dhe përplasjet që u krijuan mes disa eksponentëve të PD-së dhe mbështetësve të tyre me gazetarë, që ishin duke raportuar atë se çfarë po ndodhte në bulevardin ‘Zogu I’ në Tiranë, në një kohë kur më pak se 1 km më tutje po zhvilloheshin punimet e Komunitetit Politik, ku merrnin pjesë liderët europianë.
    Kokalari, nisur incidenteve që ndodhën në protest, shkruan në rrjetin social se përfundimisht PD-ja e Sali Berishës është parti dhune.
    “Përfundimisht PD-ja e Berishës është parti dhune. Me morri shumë kohë ta kuptoja dhe besoja, por ishte e qartë pse Berisha nuk e kancelloi kurrë 8 Janarin. Të gjitha shancet ishin që aty do kishte dhunë, por Berisha atë donte. Naiviteti im që i shpjegoja që dyert e blinduara nuk hapen me ‘locksmith’ të zakonshem dhe shtyllat e çimentove që donin të përdornin për të hapur dyert.
    Atë ditë, përveç demokratëve janë helmuar dhe gazetarët dhe kameramanët që ja kërkonte detyra të rrinin aty dhe të raportonin.
    Sot e kësaj dite, se kam dëgjuar kurrë Berishen apo dhe të tjerë në atë parti ti kërkojnë falje demokratëve që ishin prezent dhe as gazetarëve që nuk i kishin asnjë borxh asnjërës palë.

    Pastaj dhuna vazhdoi në Parlament. Tashti që humbën pikërisht se janë ky nivel i ulët, i kthehen gazetarëve, meshkuj dhe femra, duke i sulur dhe protestuesit që me të drejtë janë të mërzitur nga kjo humbje e thellë.
    Jam pa fjalë, dhe uroj që demokratët e ndershëm të PD-së së rithemelimit të reagojnë dhe t’ju kërkojnë falje gazetareve për çfarë ndodhi sot.
    Nuk e meritojnë”, shkruan Kokalari.

  • “PD e Berishës është parti dhune”, Kokalari: Humbën se janë nivel i ulët! Të kërkohet falje për çdo akt

    “PD e Berishës është parti dhune”, Kokalari: Humbën se janë nivel i ulët! Të kërkohet falje për çdo akt

    Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, ka reaguar lidhur me tensionet dhe përplasjet që u krijuan mes disa eksponentëve të PD-së dhe mbështetësve të tyre me gazetarë, që ishin duke raportuar atë se çfarë po ndodhte në bulevardin ‘Zogu I’ në Tiranë, në një kohë kur më pak se 1 km më tutje po zhvilloheshin punimet e Komunitetit Politik, ku merrnin pjesë liderët europianë.
    Kokalari, nisur incidenteve që ndodhën në protest, shkruan në rrjetin social se përfundimisht PD-ja e Sali Berishës është parti dhune.
    “Përfundimisht PD-ja e Berishës është parti dhune. Me morri shumë kohë ta kuptoja dhe besoja, por ishte e qartë pse Berisha nuk e kancelloi kurrë 8 Janarin. Të gjitha shancet ishin që aty do kishte dhunë, por Berisha atë donte. Naiviteti im që i shpjegoja që dyert e blinduara nuk hapen me ‘locksmith’ të zakonshem dhe shtyllat e çimentove që donin të përdornin për të hapur dyert.
    Atë ditë, përveç demokratëve janë helmuar dhe gazetarët dhe kameramanët që ja kërkonte detyra të rrinin aty dhe të raportonin.
    Sot e kësaj dite, se kam dëgjuar kurrë Berishen apo dhe të tjerë në atë parti ti kërkojnë falje demokratëve që ishin prezent dhe as gazetarëve që nuk i kishin asnjë borxh asnjërës palë.
    Pastaj dhuna vazhdoi në Parlament. Tashti që humbën pikërisht se janë ky nivel i ulët, i kthehen gazetarëve, meshkuj dhe femra, duke i sulur dhe protestuesit që me të drejtë janë të mërzitur nga kjo humbje e thellë.
    Jam pa fjalë, dhe uroj që demokratët e ndershëm të PD-së së rithemelimit të reagojnë dhe t’ju kërkojnë falje gazetareve për çfarë ndodhi sot.
    Nuk e meritojnë”, shkruan Kokalari.

  • “Kërkojmë falje për zhgënjimin që ju krijuam”, humbja me Egnatian për titullin, Vllaznia reagon në rrjete sociale

    “Kërkojmë falje për zhgënjimin që ju krijuam”, humbja me Egnatian për titullin, Vllaznia reagon në rrjete sociale

    U munduam të bëjmë më të mirën në finalen e madhe, por nuk ia dolëm. Megjithatë tifozët kuqeblu e fituan finalen e tyre. Ashtu si përherë, të jashtëzakonshëm në mbështetjen e Vllaznisë së tyre të zemrës, edhe mbrëmë e treguan veten.
    Ajo që mund të bëjmë në këto momente është t’u kërkojmë falje për zhgënjimin që ju krijuam. /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të KF Vllaznia/

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • “Kërkojmë falje”! Vllaznia reagon pas humbjes me Egnatian: Tifozët tanë e fituan finalen

    “Kërkojmë falje”! Vllaznia reagon pas humbjes me Egnatian: Tifozët tanë e fituan finalen

    Vllaznia ka humbur ndaj Egnatias në shifrat 0-4 në finalen e Final Four. Shkodranët nuk kanë mundur dot të thyejnë “mallkimin” dhe kohën e gjatë pa trofe, pavarësisht një mbështetje të jashtëzakonshme që morën në Air Albania. Nëpërmjet një reagimi të fundit, klubi i Vllaznisë, i kërkon falje tifozëve.
    “U munduam të bëjmë më të mirën në finalen e madhe, por nuk ia dolëm. Megjithatë tifozët kuqeblu e fituan finalen e tyre. Ashtu si përherë, të jashtëzakonshëm në mbështetjen e Vllaznisë së tyre të zemrës, edhe mbrëmë e treguan veten. Ajo që mund të bëjmë në këto momente është t’u kërkojmë falje për zhgënjimin që ju krijuam’, shkruan faqja e Vllaznisë. /Sport Ekspres/

  • Tension mes Big Mamas, Nur dhe Albës, fermeret përplasen mes tyre

    Tension mes Big Mamas, Nur dhe Albës, fermeret përplasen mes tyre

    Marrdhënia e tensionuar brenda Fermë mes Albës përballë Nur dhe Big Mamës është reflektuar edhe në spektaklin e kësaj të premteje në Vizion Plus.
    Moderatorja Luana Vjollca ju bëri thirrje vajzave që të tregojnë më shumë qetësi dhe të jenë më të kujdesshme në fjalorin që përdorin por dhe në mardhënie me njëra-tjetrën.
    Big Mama dhe Nur pavarësisht ngritjes së zërit i kanë kërkaur falje publikut dhe familjes, por jo Albës.

    Pjesë nga biseda:
    Luana: Goca do ju lutesha të ndaloni me këtë lloj sjelljeje.
    Big Mama: Gjëja e parë që dua të them dua të drejtohem deri te nëna ime, e cila është njeriu më i shenjtë në jetën time. Asnjëherë në jetën time nëna ime kurrë se ka përdorur fjalë banale. Dua t’i kërkoj falje nënës time, pastaj publikisht shqiptar, më vjen turp prej vetes time që ndikohem prej provokimeve të Albës. Këtë javë kam qenë shumë e rënduar nga ikja e Ronit. Kërkoj falje për këtë, e di që na ndjekin familjarë. Nuk është gjë e bukur të na shohin në telvizor. Edhe njëherë ju kërkoj falje për fjalorin tim, por më mirë një gojë e pistë se një shpirt i pistë. Sa për situatën me Albën jam përpjekur në çdo mënyrë të rregulloj marrdhënien. Jam munduar ta marr me të mirë, ti flas, ta këshilloj, e kam parë që ky njeri nuk bëhet, ka avazhduar me provokimet, se e di që jam njeri emocional. E ka arritur këtë qëllim, hallall i qoftë. Mendimet e mia për Albën nuk ndryshojnë, më mirë një zemër e bardhë si unë se sa një shprt i ligë për Albën. Gjithçka që kam thënë rreth Albës, ajo vetë e ka sjellë.
    Alba: Më ke ofenduar familjen.
    Big Mama: Nuk ta kam ofentduar familjen, thjeshtë të kam thënë mendo për familjen. Ishalla nuk turpërohen për veprimet që ke bërë. Nuk je shembull i mirë i asnjë femre e asnjë njeriu.
    Luana: Besoj se është e rëndësishme që secili nga ju të tregojë personalitetin e vet dhe shembullin e vet, të askujt tjetër, të mos paragjykojë asnjërin.
    Big Mama: Alba mos më provoko.
    Alba: Sa i përket njërëzillëkut, të gjithë i kemi patur marrdhëniet tona, pavarësisht si jemi në lojë. Në asnjë moment muhabet e shëndetit, familjes apo ushqimet asnjërit nuk ia kam përmendur. Sidomos edhe nga informacionet nga  jashtë që merrni apo hidhni supozime se kush është mroali im jashtë, sado informacione që mund të kemi unë për ju, kurrë s’kam për ta bërë, këtë gjë që keni bërë kundrejt meje. Nëse bini pre e një provokimi nga ana ime për një situatë konkrete, çfarë duhet të bëj unë kur më bëni këto gjëra  ndaj meje. Nuk e mendoni se edhe unë jam njeri, edhe unë lëndohem. Përderi sa ruaj këtë gjakftohtësi mendoni se nuk kam shpirt brenda, nuk duhet të mendoni dhe të reflektioni.
    Big Mama: Situata vetë i ke krijuar.
    Alba: Këshillat që jepni dhe argumentit që jepni se Alba është fals edhe këshilla bie poshtë.
    Big Mama: Pse kërkon këshilla prej meje
    Alba: Nuk kam kërkuar kurrë këshilla.
    Nur: Ju kërkoj falje njerëzve që më njohin.
    Alba: Mos gënje.
    Nur: Alba kjo je ti, vetëm ndërpret.
    Alba: Unë ndërpres, por nuk gënjej.

  • Paqe fiskale apo qokë elektorale?! Bizneset 1,6 mld euro borxh ndaj shtetit

    Paqe fiskale apo qokë elektorale?! Bizneset 1,6 mld euro borxh ndaj shtetit

    Në një takim me biznese nga Elbasani në kulmin e fushatës zgjedhore kryeministri Edi Rama prezantoi papritur një nismë të re: “Paqja Fiskale”, një paketë lehtësuese që përfshin falje masive borxhesh dhe rishikim të detyrimeve tatimore.
    “Një plan paqeje fiskale, i frymëzuar nga parimet e Romës së Lashtë”, e cilësoi Rama këtë lëvizje pak javë para zgjedhjeve. “Kemi menduar një plan (…) të përdorur herë pas here në forma të ndryshme, një plan paqeje fiskale” deklaroi më tej ai.
    Paketa nuk është pjesë e programit politik “Shqipëria 2030”, por qeveria argumenton se ajo do të sjellë më pak stres për bizneset, më pak kontrolle dhe më shumë qartësi.
    Tre shtyllat kryesore të Paqes Fiskale:

    Tatim i Dakordësuar mbi Fitimin
    Rishikim i Pasqyrave Financiare
    Falje e Detyrimeve dhe Kamatë Vonesave

    Nisma parashikon fshirjen e plotë të borxheve tatimore më të vjetra se 10 vite, nëse janë ende të pashlyera. Për detyrimet nga 5-10 vite parashikohet fshirje 50% e borxhit, nëse biznesi e paguan menjëherë. Ndërsa bizneset që nuk kanë mundësi për shlyerje të menjëhershme, do të ketë një marrëveshje 12 mujore dhe falja do të jetë në masën 25%. Nuk përfshihen këtu detyrimet për sigurimet shoqërore.
    Po ashtu, paketa propozon edhe rishikimin e deklaratave të mëparshme të tatim fitimit.Bizneseve u jepet e drejta që të rishikojnë deklaratat tatimore për 5 vitet e fundit pa gjoba e kamatvonesa (legjislacioni aktual e lejon për 3 vjet) por duke paguar tatim fitimi prej 5% për çdo diferencë fitimi që krijohet nga rishikimi.
    Sa është borxhi që bizneset kanë ndaj shtetit? 
    Bizneset shqiptare i detyrohen shtetit 162.5 miliardë lekë, ose 1.6 miliardë euro, borxhe të papaguara në tatime dhe dogana.
    Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe tatimi mbi fitimin janë taksat kryesore që bizneset nuk kanë paguar ndër vite. Të dhënat zyrtare tregojnë se 84.7% e borxhit është me vjetërsi mbi 2 vite. Ndërsa detyrimet e pashlyera në kohë prej më shumë se 5 vitesh zënë 64.4% të totalit.

    84.7% e këtij borxhi është më i vjetër se 2 vite.
    64.4% i përket periudhës mbi 5 vite.

    Dekadën e fundit, stoku i borxhit të biznesit është rritur vit pas viti, përjashtim bën vetëm 2017-ta.

    Ish drejtori i tatimeve, Artur Papajani thotë se fshirja e borxheve nuk është privilegj, por ndëshkim.
    “Fshirja masive e borxheve tatimore, nuk është privilegj për borxhlinjtë! Ajo është ndëshkim e dekurajim, për mijëra tatimpagues që gjithmonë kanë qenë korrektë, me përmbushjen tatimore”, argumenton Papajani për Faktoje.al.
    Ndërsa, audituesi ligjor Julian Saraçi e cilëson nismën si kapitullimin e shtetit përballë informalitetit.
    “Paqja fiskale është një akt i përsëritur dorëzimi ndaj informalitetit që është toleruar për vite. Kjo nismë nuk është marrëveshje, është kapitullim”.
    Nëse bizneset kanë borxhe të pashlyera për më shumë se 10 vite, kjo nënkupton se administrata ka dështuar ta mbledhë këtë borxh në kohë- thekson Saraçi.
    “Pra, nuk kemi vetëm një falje, por edhe një shpëlarje faji institucional. Ndaj, mendoj që më shumë se paqe, duhet të kryhet një hetim i thelluar pse është krijuar e parashkruar ky borxh dhe pse nuk janë marrë masat për mbledhjen e tij”
    Borxhi i bizneseve ndaj shtetit do të ishte edhe më i madh, por qeveritë herë pas here kanë miratuar amnisti fiskale, duke falur miliarda lekë borxhe të sipërmarrësve në vend.
    Qokat fiskale prag zgjedhjesh 
    Ky nuk është rasti i parë që falen borxhe në periudha parazgjedhore. Që nga viti 2009, janë ndërmarrë të paktën 6 masa me karakter amnistues, të cilat përkojnë me zgjedhje vendore apo parlamentare.

    Burimi: Qendra ALTAX
    Në 2009 teksa shqiptarët do t’i drejtoheshin kutive të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, qeveria e asaj kohe propozoi legalizimin e kapitalit të padeklaruar. Në vitet 2011-2014 u falën gjoba dhe detyrime të vjetra për tu pasuar më vonë në 2019 me faljen e borxheve të energjisë. Po ashtu, në vitet 2023-2024 qeveria ringjalli projektligjin për amnistinë fiskale pavarësisht se kishte kundër të gjithë institucionet ndërkombëtare si FMN, BB dhe Bashkimin Evropian.
    “Ky model nuk është rastësi, por një strategji e përsëritur elektorale, ku shteti përdor politikën fiskale si mjet për të blerë tolerancën në vend që të ndërtojë disipilinën fiskale” – ALTAX
    Ekspertët e qendrës ALTAX argumentojnë se ky model duhet të ndalet urgjentisht pasi pasojat do të jenë rënda.
    “Do të rritet informaliteti sepse tatimpaguesit do priren të mos paguajnë me shpresë për një ‘falje tjetër’. Po ashtu, do dëmtohet barazia fiskale, sepse shteti i të ‘falurve’ nuk mund të jetë kurrë i drejtë si dhe do të forcohet klientelizmi sepse falja fiskale po ndodh gjithnjë para kutive të votimit” – ALTAX
    A është kjo paqe, apo thjesht një qokë parazgjedhore që nxit padrejtësinë dhe dëmton sipërmarrësit korrektë? Kjo është pyetja që ngrihet sot, teksa ligji zbutet në kohë fushate.
    /Faktoje.al/

  • Raporte tronditëse në Harvard! Kreu i universitetit kërkon falje pas akuzave për antisemitizëm dhe islamofobi

    Raporte tronditëse në Harvard! Kreu i universitetit kërkon falje pas akuzave për antisemitizëm dhe islamofobi

    Presidenti i Universitetit të Harvardit, Dr. Alan Garber, ka kërkuar falje publike pas publikimit të dy raporteve të brendshme që zbulojnë raste shqetësuese të paragjykimeve antisemite dhe anti-muslimane në kampus.

    Raportet përmbajnë dëshmi nga studentë të cilët ndiheshin të përjashtuar, të stigmatizuar dhe të detyruar të fshihnin identitetin e tyre fetar ose kulturor në një nga universitetet më prestigjioze në botë.
    “Kërkoj falje për momentet kur nuk arritëm të përmbushnim pritshmëritë tona për një komunitet të drejtë dhe gjithëpërfshirës,” tha Dr. Garber në një deklaratë publike të martën, ku pranoi se Harvardi kishte dështuar të mbronte disa prej anëtarëve të tij.
    Dr. Garber, i cili është hebre, ka treguar gjithashtu përjetimin e tij personal me antisemitizmin brenda kampusit, duke theksuar se kjo përvojë i ka dhënë atij “një kuptim të thellë për dhimbjen dhe ndjeshmërinë që kërkohet në drejtimin e një komuniteti të tillë të larmishëm”.
    Raportet u hartuan nga dy task-forca të krijuara pas protestave të forta pro-palestineze dhe pro-izraelite të vitit të kaluar, të nxitura nga lufta Izrael-Gaza. Në raport u evidentua se tensionet politike dhe fetare kishin thelluar ndasitë mes studentëve dhe stafeve akademike.
     

    Top Channel

  • VIDEO/ Goditi me bërryl kundërshtarin dhe doli nga loja me të kuq, lojtari i Juventusit: Jëlldizi na kërkoi falje në dhomën e zhveshjes

    VIDEO/ Goditi me bërryl kundërshtarin dhe doli nga loja me të kuq, lojtari i Juventusit: Jëlldizi na kërkoi falje në dhomën e zhveshjes

    Juventusi ka marrë një fitore 2-0 kundër Moncës, por e ka përfunduar ndeshjen e 10 lojtarë. Kenan Jëlldizi doli nga fusha e lojës me karton të kuq në fund të pjesës së parë. Sulmuesi i Juventusit kreu një gjest antisportiv, teksa godit me bërryl lojtarin kundërshtar.
    Një veprim që nuk mund t’i shpëtonte sistemit VAR dhe kartonit të kuq. Ndërkohë, Niko Gonzalezi ka deklaruar pas përfundimit të ndeshjes, se talenti turk u pendua për gjestin e tij dhe se i kërkoi falje shokëve të skuadrës në dhomën e zhveshjes./Sport Ekspres/

  • Rudiger reagon pas gafës që bëri me arbitrin: “Pas 111 minutash nuk isha në gjendje…”

    Rudiger reagon pas gafës që bëri me arbitrin: “Pas 111 minutash nuk isha në gjendje…”

    27 Prill 2025

    12:14

    Telesport

    Mbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger, u detyrua të linte fushën në finalen e Kupës së Mbretit, i dënuar me karton të kuq në fund të ndeshjes.
    Pas ndeshjes, ai kërkoi falje, sepse gjermani tentoi të sulmonte gjyqtarin në sekondat e fundit të humbjes 3-2, kur ishte në stol.
    “Nuk ka asnjë arsyetim për sjelljen time mbrëmë. Më vjen shumë keq për këtë. Luajtëm shumë mirë në pjesën e dytë dhe në shtesa. Për të ardhur keq që humbëm”.
    “Pas 111 minutash nuk isha në gjendje të ndihmoja ekipin dhe në fund gabova. I kërkoj falje gjyqtarit dhe të gjithëve që i kam zhgënjyer”, ka shkruar gjermani në Instagram.