Tag: falje

  • U kap mat me kolegen në koncert/ CEO i ‘Astronomer’: I kërkoj falje gruas, ky nuk është njeriu që dua të jem

    U kap mat me kolegen në koncert/ CEO i ‘Astronomer’: I kërkoj falje gruas, ky nuk është njeriu që dua të jem

    SHBA- Andy Byron, CEO i kompanisë së teknologjisë “Astronomer”, ka reaguar pas pamjeve virale, ku u shfaq në ekranin gjigant të skenës nga koncerti i Coldplay në New York në shoqërinë e koleges së tij, njëherësh e dashura. Dyshja u kapën duke u përqafuar dhe sapo e kuptuan se po shfaqeshin drejtpërdrejt, me siklet u përpoqën t’i shmangnin kamerës, por ishte tepër vonë. Pas valës së kritikave dhe videove virale në rrjet, Byron publikoi një deklaratë ku i kërkon ndjesë “gruas, familjes dhe ekipit”.
    “Dua të kërkoj sinqerisht falje ndaj gruas time, familjes sime dhe ekipit në Astronomer. Ju meritoni më mirë nga unë si partner, si baba dhe si lider”, shkruan ai.
    “Ky nuk është njeriu që dua të jem, as mënyra si dua të përfaqësoj kompaninë që ndihmova të ndërtoja. Po marr kohë për të reflektuar, për të marrë përgjegjësi dhe për të kuptuar hapat e ardhshëm, si personalisht ashtu edhe profesionalisht. Shpresoj që të gjithë të mendojmë më thellë për ndikimin që ka shndërrimi i jetës së dikujt tjetër në spektakël,”-shprehet ai në deklaratën e tij.

    Byron, i cili ka qenë Drejtor Ekzekutiv i firmës teknologjike Astronomer me seli në Cincinnati për më shumë se dy vjet, më parë ka mbajtur pozicione të larta në kompani të tilla si Lacework, Cybereason, Fuze, BMC Software, BladeLogic dhe VeriCenter. Ai studioi në Kolegjin Providence, sipas profilit të tij në LinkedIn. Astronomer është krijuesi i Astro, një platformë orkestrimi dhe vëzhgimi të dhënash e mundësuar nga Apache Airflow. Kompania vlerësohet në më shumë se 1.3 miliardë dollarë. Ekipi i saj drejtues përbëhet nga tetë anëtarë, përfshirë Byron dhe Cabot./ZËRI

  • Gjermanët kërkojnë falje në Borovë! Përkujtohet vrasja e 107 banorëve, 82 vite më parë nga ushtria naziste

    Gjermanët kërkojnë falje në Borovë! Përkujtohet vrasja e 107 banorëve, 82 vite më parë nga ushtria naziste

    82 vite më parë do të shënohej masakra e pare dhe me e madhja e nazistëve gjermanë kundër popullsisë civile shqiptare.

    Njëri nga divizionet gjermane dogji fshatin Borovë të Kolonjës duke vrarë 107 veta mes të cilëve shumë gra dhe fëmijë. Në këtë 82 vjetor të masakrës së Borovës, gjermani Ulrich Chilian tregon se kjo është e disata herë për të në Borovë, pasi ndjen të kërkojë falje edhe në emër të popullit të tij
    “Vij nga Gjermania është hera ime e 4-ët në Borovë, është faji i gjermanëve për këtë që ka ndodhur dhe në kujtim të viktimave vij për ti nderuar. Përpiqem të kërkoj falje në emër të popullit gjerman edhe pse është e vështirë, por tani ne jemi miq dhe do jemi miq përgjithmonë“, u shpreh Chilian.
    Kryetari i bashkisë Kolonjë Erion Isai bën krahasimin e kësaj masakre me atë çka po përballet bota sot, ku për jetën e njeriut vendos njeriu dhe jo Zoti.
    Viktimat e masakrës së Borovës kanë marrë titullin Dëshmorë të Atdheut ndërsa çdo 6 korrik, familjarë dhe zyrtarë përkujtojnë këtë masakër.

    Top Channel

  • Neuer: Donnarumma kërkoi falje vetëm pasi ia kërkova unë, e dinte se do e dëmtonte Musialën

    Neuer: Donnarumma kërkoi falje vetëm pasi ia kërkova unë, e dinte se do e dëmtonte Musialën

    6 Korrik 2025

    13:13

    Telesport

    Bayern jo vetëm që humbi ndeshjen me PSG në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube, por edhe lojtarin më të rëndësishëm në skuadër, Musiala.
    Gjatë një përpjekjeje për të marrë topin në zonën e rreptësisë, mesfushori ofensiv gjerman u rrëzua nga portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma, me pasojë thyerjen e këmbës. Musiala do të mungojë deri në nëntor.
    Manuel Neuer u shpreh i tërbuar me mënyrën si veproi Donnarumma në atë moment.
    “Nuk mund të sillesh ashtu. Është një veprim vërtet i pamatur. Ai lëvizi, edhe pse e dinte se do ta lëndonte lojtarin tonë. Pas incidentit, i thashë të shkonte të pyeste nëse Musiala ishte mirë. Është çështje respekti të shkosh te kundërshtari yt, t’i kërkosh falje dhe t’i urosh shërim të shpejtë. Ai e bëri vetëm pasi i thashë unë”, deklaroi kapiteni i Bayern.

  • Post-protesta/ Vuçiç: Ata nuk janë Zoti! Do ketë shumë arrestime, nuk ka më falje!

    Post-protesta/ Vuçiç: Ata nuk janë Zoti! Do ketë shumë arrestime, nuk ka më falje!

    Aleksandër Vuçiç

    BEOGRAD- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç iu drejtua publikut pas protestave të mbrëmshme. Në një konferencë për mediat, Vuçiç tha nuk do të nënshkruajë falje ndaj protestuesëve, duke u shprehur se të gjithë ata janë “paralajmëruar 500 herë” që të mos tubojnë me dhunë. Në fjalimin e tij drejtuar publikut, Vuçiç tha se do të ketë shumë arrestime të tjera për shkak të sulmeve që sipas tij janë bërë gjatë forcave të rendit nga studentët që bllokuan fakultetet. 
    ” Ata u sollën si emisarë të Zotit që mund të bëjnë çfarë të duan. Ajo që ndodhi dje është një thirrje e drejtpërdrejtë për konflikt civil. Zoti e di sa njerëz mund të kishin vdekur mbrëmë. Jo vetëm të rinjtë krenarë dhe arrogantë morën pjesë në atë politikë të papërgjegjshme, por edhe të moshuarit që u rebeluan kundër tyre për shkak të interesave të tyre personale. Kërkoj nga prokuroritë të bëjnë punën e tyre, të mos sillen si të paaftë dhe naivë. Po vjen koha e përgjegjësisë. Nuk do të nënshkruaj falje. Nuk e di se çfarë mendojnë. A mendojnë vërtetë se janë më të fortë se shteti? Nuk ka askush më të fortë se shteti. E përgëzoj policinë për sjelljen e tyre profesionale, për qasjen dhe qetësinë e tyre patriotike, dhe për përdorimin e forcës minimale. Një profesionalizëm i tillë, me një nivel kaq të ulët ndërhyrjeje, nuk është parë askund në Evropë. Ky nuk është fundi, njerëzit po identifikohen, kjo është ajo mbi të cilën po punon BIA (Inteligjenca Serbe),”- tha Vuçiç.
    Në fund, ai shtoi se është i lumtur që protesta e djeshme përfundoi pa viktima, ndërsa theksoi se ishte një mrekulli që nuk kishte asnjë të vdekur.

  • Çfarë ndodhi? Klodiana Lala paralajmëron Blushin: Do të padis në gjyq për…

    Çfarë ndodhi? Klodiana Lala paralajmëron Blushin: Do të padis në gjyq për…

    Gazetarja Klodiana Lala ka paralajmëruar Tedi Blushin se do ta hedhë në gjyq për deklaratat e tij në lidhje me të dhe familjen e saj.
    “Do shkojë në gjyq me mua Tedi Blushi duhet të kërkojë falje publike. Ajo që bëri është shumë e rëndë për familjen time”, tha Lala, e ftuar në një studio televizive.
    Tedi Blushi akuzoi gazetaren se ka inskenuar një akt kriminal në emër të familjes së saj për të përfituar azil në Angli.
    Pas kësaj akuze ka ardhur dhe paralajmërimi i gazetares se nëse nuk kërkon falje publike, do ta çojë në gjyq.
     
     

  • Vrasja e 20-vjeçarit Grei Bihuci në Fier/ Autori pranon krimin dhe kërkon falje, dënohet me 12 vite burg! Lirohet vëllai i mitur bashkëpunëtor në krim

    Vrasja e 20-vjeçarit Grei Bihuci në Fier/ Autori pranon krimin dhe kërkon falje, dënohet me 12 vite burg! Lirohet vëllai i mitur bashkëpunëtor në krim

    Autorët e vrasjes së 20-vjeçarit Grei Bihuci në 11 mars të vitit 2024 në qendër të qytetit të Fierit, u shpallën fajtorë në seancën e sotme gjyqësore.

    Mesditën e sotme janë paraqitur të gjitha palët pasi është dhënë edhe vendimi. Sipas burimeve zyrtare nga gjykata e shkallës së parë të juridiksionit Fier seanca gjyqësore është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.
    Trupi gjykues përbëhej nga kryetar Genci Busho dhe anëtarë Vladimir Cjapi dhe Elira Hroni. Prokuror i çështjes ka qenë Petrit Vukaj, ndërsa dy autorët e akuzuar për vrasje mbroheshin nga avokati Ervis Goxhaj.
    Pasi u lexuan faktet në dosje dhe dëshmitë e dhëna në prokurori, Petrit Vukaj ka kërkuar shpalljen fajtor të të akuzuarve ku për Florian Mukën ka kërkuar 25 vjet burg dhe për të miturin KM (kushëriri i Florianit) 12 vjet burg.
    Mbrojtja nga ana e saj e përfaqësuar nga avokat Ervis Goxhaj ka pohuar para trupit gjykues se Floriani e ka pranuar vrasjen por ka thënë se e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes. Ndërsa i mituri K.M. 16 vjeç, vëllai i autorit të ngjarjes, ka pohuar se ai ka qenë prezent kur ka ndodhur sherri dhe është kryer vrasja, por vetë nuk ka kryer asnjë veprim. Dy të akuzuarit kanë kërkuar falje dhe kanë shprehur pendesë për veprimet e kryera.
    Akuza ishte vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim sipas nenit 78/1, për Florian Mukën u kërkua 25 vjet burg, por meqenëse e ka pranuar vrasjen, ka kërkuar falje u dënua me 12 vjet burg në bazë të nenit 76, dhe për të miturin 12 vjet, por për moskallëzim krimi u dënua me 1 vit burg gjë që e ka kryer në paraburgim dhe është lënë i lirë.
    Si ndodhi ngjarja?
    19-vjeçari u qëllua me thikë nga Florjan Muka 19 vjeç dhe K. Muka, 17 vjeç në qendër të Fierit, të cilët janë kushërinj të parë.
    Dyshohet se sherri mes tyre nisi në rrjete sociale dhe më pas degradoi në përleshje fizike.
    Shoku i viktimës Olti Serjanaj 20 vjeç, i cili ndërhyri për ta shpëtuar, mbeti i plagosur. Viktima studionte në degën TIK dhe pasditeve punonte kamarier në një lokal pranë vendit të ngjarjes.

    Top Channel

  • “Ik bashkë me kuajt e tu”, Topi mesazh Berishës: Jam gati t’i bashkohen PD-së nëse kërkon falje për 2008-ën

    “Ik bashkë me kuajt e tu”, Topi mesazh Berishës: Jam gati t’i bashkohen PD-së nëse kërkon falje për 2008-ën

    Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka kritikuar ashpër kryedemokratin Sali Berisha dhe kupolën drejtuese të PD-së, pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.
    Në një intervistë për emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli, Topi tha se Berisha duhet të largohet sëbashku me eksponentë të tjerë të PD-së, që sipas tij, janë të stërkonsumuar.
    Ai tha gjithashtu se nëse deputetët e PD-së në shtator do të kërkojnë falje për ndryshimet zgjedhore të vitit 2008, ai është gati t’i bashkohet Partisë Demokratike, sëbashku me shumë eksponentë të tjerë.
    “Nuk e kundërshtoj unë këtë tezë, që arbitrimi është në favor të Ramës. Problemi është që ti futesh në lojë me këtë arbitër. Edhe kujt po ja kërkon këtë, ma kërkon mua që vetëm flas? Ti je në parlament, ti je në komisionin bipartizan për reformën zgjedhore.
    Për arbitrin unë e kam të qartë situatën, por na thuaj ti sa minuta futesh për të luajtur në lojë? Sa? Të ka ardhur momenti, ke qenë lojtar, dil bëhu trajner tani. Duhet ndërruar ekipi, duhet ndërruar trajneri, duhet ndërruar filozofia. PD duhet të bëjë një ezaurim të plotë të forcës së djathtë politike, që mund të bëjë një ndryshim epokal. Pra kuajtë duhen ndërruar.
    Pra merr krahasimin në çdo lloj fushe, ju e shihni, kur loja është e fortë, sot ndërrohen nga 5 lojtarë. Ne vazhdojmë të luajmë me njerëz të stër-konsumuar. Në Parlament në shtator kërkoni falje për kodin zgjedhor të 2008. Të jeni të sigurt që do iu bashkohen shumë zëra, përfshi edhe mua”, tha mes të tjerash Topi.

  • Verstappen është një 1 pikë larg skualifikimit, kërkon falje për incidentin: Bëra një veprim të gabuar

    Verstappen është një 1 pikë larg skualifikimit, kërkon falje për incidentin: Bëra një veprim të gabuar

    4 Qershor 2025

    12:09

    Telesport

    Pas një gare plot tension dhe polemika në fundin e saj, Max Verstappen më në fund bëri atë që e bën rrallë publikisht: Të pranojë një gabim. Në profilin e tij zyrtar në Instagram, 4 herë kampioni i botës në Formula 1 pranoi përgjegjësinë e tij për aksidentin e shkaktuar ndaj George Russell.
    Holandezi mori një dënim prej 10 sekondash në garë dhe iu hoqën 3 pikë nga superliçensa e tij. Kjo ka bërë që ai të jetë vetëm një pikë larg skualifikimit me një garë në rast se gabon sërish. “Në Barcelonë patëm një strategji emocionuese dhe një garë të mirë, derisa doli makina e sigurisë”, tha Verstappen.
    “Zgjedhja jonë e gomave për fundin dhe disa lëvizje pas rinisjes pas makinës së sigurisë nxitën zhgënjimin tim, duke çuar në një manovër që nuk ishte e drejtë dhe nuk duhej të kishte ndodhur. Unë gjithmonë jap gjithçka për ekipin dhe emocionet mund të jenë të larta. Së bashku fitojmë, së bashku humbim. Shihemi në Montreal”, tha Verstappen.
    Ajo që ndoshta mungon në këtë falje është një lloj falje publike për pilotin e Mercedes, George Russell, i cili nuk përmendet kurrë në post dhe që në rrethana u bë viktima e pafajshme e zemërimit të Verstappen. Kush e di nëse mes të dyve, të paktën privatisht, ka pasur një lloj sqarimi.

  • Profesori i gjermanishtes kërcënoi me jetë vajzën e Melonit: Kërkoj falje, por…

    Profesori i gjermanishtes kërcënoi me jetë vajzën e Melonit: Kërkoj falje, por…

    Një profesor i gjuhës gjermane është autori i kërcënimit të vajzës së kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, ku pas këtij veprimi edhe pse ka kërkuar falje, ai thotë se nuk tërhiqet nga idetë e tij politike.
    “Ishte një gjest idiot, një postim i shkruar në mënyrë impulsive. Kërkoj ndjesë për përmbajtjen: nuk duhet uruar kurrë vdekja, aq më pak për një fëmijë. Por nuk tërhiqem nga idetë e mia politike – nuk ndiej se ky qeveri më përfaqëson”, ka deklaruar profesori i gjermanishtes, në një intervistë për Roma Online, pas polemikave të forta që shpërthyen pas një postimi të tij në rrjetet sociale ku uronte që vajza e kryeministres Giorgia Meloni të kishte të njëjtin fat si Martina Carbonaro, 14-vjeçarja e vrarë në Afragola nga ish-i dashuri i saj.
    “E kuptoj rëndësinë e asaj që kam bërë. Në klasë nuk kam bërë kurrë politikë. Nxënësit më duan, urrej çdo formë dhune, dua kafshët dhe bëj vullnetarizëm. Ishte një gabim”, tha ai.
    Ai tregoi se pas publikimit të postimit ka marrë kërcënime me vdekje, fyerje dhe hedhje domatesh në dritaret e banesës së tij, duke shtuar se ka kaluar denoncim në Policinë Postare.
    “E fshiva postimin, jo nga frika, por sepse e kuptova vetë që ishte i gabuar.”
    Ndërsa kundërshtoi idenë se një mësues duhet të jetë në përputhje me bindjet e qeverisë për të merituar rolin e tij, ai u shpreh se ishte një shpërthim emocional pas lajmeve që Italia po dërgonte armë në Izrael.
    “U zgjova në mëngjes dhe thashë: ‘Çfarë kam shkruar!’ U pendova menjëherë.” Postimi i tij i fshirë më vonë i referohej drejtpërdrejt vajzës së Melonit, duke e krahasuar me viktimën e krimit të rëndë në Afragola.

  • Amorim kërkon falje dhe bën premtimin: E pata thënë se na pret stuhia, ditë të mira do të vijnë

    Amorim kërkon falje dhe bën premtimin: E pata thënë se na pret stuhia, ditë të mira do të vijnë

    Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, pas fitores 2-0 kundër Aston Villa në ndeshjen e fundit në Premier League, iu drejtua tifozëve në “Old Trafford” dhe kërkoi falje për këtë sezon zhgënjyes.
    “Së pari dua të kërkoj falje për këtë sezon. E di që jeni shumë i zhgënjyer me mua dhe me ekipin. Së dyti, dua të them faleminderit. Ne jemi shumë mirënjohës për mbështetjen tuaj gjatë sezonit. E di që ishte shumë e vështirë në shumë ndeshje”, tha Amorim.
    Më te, trajneri portugez që drejton “djajtë e kuq” që nga mesi i sezonit, shtoi: “Tani ne duhet të bëjmë një zgjedhje. Të mos ngecim në të shkuarën sepse ky sezon është në të kaluarën, ka mbaruar”.
    “Ne luftojmë me njëri-tjetrin ose qëndrojmë së bashku dhe ecim përpara. Gjashtë muaj më parë thashë se po vjen stuhia. Sot, pas këtij sezoni të fatkeqësive dua t’ju them se ditët e mira po vijnë”, shtoi Ruben Amorim.
    “Nëse ka një klub në botë që ka dëshmuar në të kaluarën se mund të kapërcejë çdo situatë apo fatkeqësi ai është klubi ynë, është klubi i futbollit Manchester United. Faleminderit shumë, shihemi sezonin e ardhshëm“, përfundoi Amorim.