Tag: falje

  • “Duhet të na kërkosh falje…”/ Mediat ruse i bëjnë jehonë ironisë të Ramës me Macron për “gafën” e Trump

    “Duhet të na kërkosh falje…”/ Mediat ruse i bëjnë jehonë ironisë të Ramës me Macron për “gafën” e Trump

    Mediat ruse i kanë dhënë jehonë batutës së Ramës me presidentin Macron dhe presidentin e Azerbajxhanit Aljev.
    RT ka postuar videon ku Rama bën shaka me Macron dhe tallet me pretendimin e Donald Trump, se ky i fundit i dha fund konfliktit mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë.

    Rama i tha Macron, se duhej të kishte uruar atë dhe Aljev pasi më në fund bën paqe. Për këtë Rama i tha Macron të kërkonte falje se nuk i ka uruar ende.
    Tre liderët u panë në Komunitetin Politik Evropian që po zhvillohet në Kopenhagen të Danimarkës.
    Trump ka ngatërruar disa herë Shqipërinë me Armeninë, pasi kjo e fundit ka patur konflikte me Azerbajxhanin dhe liderët e dy vendeve ishin dhe në Shtëpinë e Bardhë.

  • “Zbutet” Benjamin Netanyahu? I kërkon falje Katarit për sulmin në Doha

    “Zbutet” Benjamin Netanyahu? I kërkon falje Katarit për sulmin në Doha

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar falje ndaj Katarit për një sulm ajror që ndodhi në kryeqytetin Doha, gjatë kohës që ai ndodhej në Shtëpinë e Bardhë, kanë bërë me dije burime izraelite për CNN. 
    Një tjetër burim i afërt me zhvillimet konfirmoi se Netanyahu ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin e Katarit, gjatë së cilës i ka shprehur keqardhjen për incidentin, që ndodhi brenda territorit të Katarit. 
    Burimi izraelit theksoi se Netanyahu nuk kërkoi ndjesë për objektivin që ishte Hamasi, por për faktin që Izraeli kishte ndërmarrë veprim ushtarak brenda kufijve të Katarit, duke shkelur sovranitetin e vendit. Në një intervistë të dhënë të dielën, Netanyahu deklaroi se objektiv ka qenë Hamasi. “Objektivi ynë ishte Hamasi, asgjë më shumë. Besoj se mund të arrijmë një mirëkuptim për këtë çështje”. 
    Sipas të njëjtit burim, kjo ndjesë ishte pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë për të bindur Katarin të ushtrojë presion mbi Hamasin, që të pranojë planin 21-pikësh të propozuar nga administrata Trump, për t’i dhënë fund konfliktit. 
    Biseda telefonike mes dy liderëve u raportua për herë të parë nga Axios. Po ashtu, Netanyahu ka kërkuar falje edhe për vrasjen e një civili gjatë sulmit – bëhet fjalë për një roje sigurie nga Katari, që ndodhej në ndërtesën e goditur. 
    Kjo është hera e parë që raportohet publikisht për një komunikim të drejtpërdrejtë mes liderëve të Izraelit dhe Katarit. Megjithatë, të dyja palët kanë pasur kontakte të fshehta dhe ndërmjetësime diplomatike për shumë vite. 
    Telefonata ndodhi teksa Netanyahu zhvillonte një takim zyrtar me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku diskutuan planin amerikan për ndalimin e luftimeve. Katari luan një rol kyç si ndërmjetës, pasi ka marrëdhënie komunikimi me të tri palët – Hamasin, Izraelin dhe SHBA-të. 

  • Xabi Alonso i kërkon falje yllit të ekipit pas humbjes në derbin e Madridit

    Xabi Alonso i kërkon falje yllit të ekipit pas humbjes në derbin e Madridit

    28 Shtator 2025

    15:52

    Telesport

    Real Madrid pësoi dje humbjen e parë të sezonit dhe që ishte një humbje shumë e hidhur, 5-2 në derbin e qytetit ndaj Atletico Madridit. Lojtari më i mirë në fushë për “Los Blancos” ishte Arda Guler, i cili dha asist në golin e parë për ekipin e tij dhe shënoi vetë golin e dytë që i dha avantazhin e përkohshëm Real Madridit.
    Në mënyrë të habitshme, në minutën e 60-të, Xabi Alonso vendosi të largojë nga fusha Arda Guler për Franco Mastantuono. Mediat spanjolle raportojnë se trajneri bask i ka kërkuar falje Arda Guler pas ndeshjes dhe ka pranuar që gaboi me largimin e tij nga fusha.
    “Ndoshta bëra një gabim dhe nuk duhej të të kisha hequr”, mësohet t’i këtë thënë Alonso yllit të ri turk. Pavarësisht se luajti 60 minuta, Arda Guler u vlerësua me notën 7.6, më i miri te Real Madrid.
    Ndryshe nga sezoni i kaluar ku nuk bënte pjesë në formacionin titullar të Carlo Ancelotti-t, me ardhjen e Xabi Alonso-s, Arda Guler ka fituar vendin e titullarit dhe mbi të gjitha ka bërë super paraqitje deri tani.

  • “Nuk po shpresoj për falje presidenciale nga Macron”, Sarkozy pas dënimit 5-vjeçar: Nuk mund të falem për diçka që nuk e kam bërë

    “Nuk po shpresoj për falje presidenciale nga Macron”, Sarkozy pas dënimit 5-vjeçar: Nuk mund të falem për diçka që nuk e kam bërë

    Nicolas Sarkozy ka thënë se nuk ka “asnjë shpresë” për të marrë një falje presidenciale pas dënimi pesëvjeçar me burg që iu dha para disa ditësh dhe në një intervistë që do të publikohet të dielën, ish-presidenti francez thotë se synon që “ndershmëria” e tij të njihet.

    Rasti i financimit të paligjshëm të fushatës zgjedhore të Sarkozy-së nga Libia e Muammar Gaddafit, e cila ka preokupuar jetën politike dhe shoqërore franceze për vite me radhë, përfundoi të enjten me Gjykatën Penale të Parisit që e shpalli ish-presidentin fajtor për konspiracion kriminal nga viti 2005 deri në vitin 2007 dhe e dënoi atë me pesë vjet burg.
    Ai u gjobit gjithashtu me 100,000 euro, u ndalua nga posti politik për pesë vjet dhe u skualifikua nga kandidimi në zgjedhje për pesë vjet. Gjykata, megjithatë, e liroi atë nga akuzat e tjera për korrupsion, të tilla si përvetësimi i fondeve publike libiane, ryshfeti pasiv dhe financimi i paligjshëm i fushatës zgjedhore.
    Kur u pyet nga Journal du Dimanche nëse priste një falje nga Presidenti Emmanuel Macron, Sarkozy u përgjigj: “Në asnjë rrethanë”.
    “Për të marrë një falje, duhet ta pranosh dënimin tënd dhe për këtë arsye të pranosh fajin tënd. Unë kurrë nuk do ta pranoj fajin tim për diçka që nuk e kam bërë. Do të luftoj deri në frymën time të fundit që ndershmëria ime të njihet”, tha ish-presidenti francez, i cili në përfundim tha “Do të fitoj”.
    Një falje vlen vetëm për një vendim përfundimtar dhe të zbatueshëm dhe për këtë arsye nuk është një mundësi për momentin, pasi Sarkozi e ka apeluar vendimin e gjykatës.
    Në këtë intervistë të gjatë, ai citoi presidentin e Gjykatës së Drejtësisë në lidhje me dokumentin e publikuar nga faqja e internetit e lajmeve Mediapart në vitin 2012 që nisi procedurat ligjore, një shënim i shkruar në arabisht në lidhje me një marrëveshje për të mbështetur fushatën zgjedhore të kandidatit presidencial. Sipas gjyqtarit, “skenari më i mundshëm është që ky dokument të jetë një falsifikim”.
    “Nëse ka falsifikim, kjo do të thotë se ka pasur falsifikues, njerëz që manipuluan dhe për këtë arsye është një komplot. Në një botë normale, e gjithë aktakuza duhet të kishte rënë. Por gjykata bëri pikërisht të kundërtën”, tha ish-presidenti.
    I pyetur në lidhje me vendimin kundër tij, me një dënim me burg që ishte menjëherë i zbatueshëm, pa pezullim të ekzekutimit, ish-presidenti tha se kishte pritur “çdo gjë, por jo këtë”.
    “Janë shkelur të gjitha kufijtë e sundimit të ligjit”, tha ai.
    Sipas një burimi pranë çështjes, Sarkozi është thirrur në gjykatë më 13 tetor për të përcaktuar datën e burgosjes së tij. Një burim gjyqësor i tha AFP-së se ish-kreu i shtetit do të burgoset “relativisht shpejt” pas thirrjes së tij.

    Top Channel

  • Kryeministrja daneze i kërkon falje banorëve të Groenlandës për kontracepsionin e detyruar

    Kryeministrja daneze i kërkon falje banorëve të Groenlandës për kontracepsionin e detyruar

    Kryeministrja Daneze kërkon falje për kontracepsionin e detyruar ndaj grave në Groenlandë.

    Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka kërkuar falje publike për një nga kapitujt më të errët të historisë daneze në lidhje me Groenlandën – programin e kontracepsionit të detyruar që ka prekur mijëra gra dhe vajza adoleshente, shpeshherë pa pëlqimin e tyre.

    Shumë nga viktimat, të veshura me të zeza, shpërthyen në lot gjatë ceremonisë së mbajtur në Qendrën Kulturore Nuuk, ndërsa dëgjonin në heshtje kryeministren daneze.

    “Sot, mund t’ju them vetëm një gjë: Më vjen keq për padrejtësinë që pësuat sepse ishit grenlandezë. Më vjen keq për atë që ju mor dhe për dhimbjen që ju shkaktoi, në emër të Danimarkës. Më vjen keq”, tha Frederiksen.

    Një nga viktimat, 66-vjeçarja Kirstine Bertelsen, i tha AFP-së se ceremonia i kishte lejuar asaj “të vazhdonte jetën e saj pa urrejtje, zemërim dhe negativitet që ta mundonin”.

    Duke ardhur nga Danimarka për këtë ngjarje, 66-vjeçarja tha se mori pjesë për “arsye egoiste, për të parë dhe dëgjuar një falje për dy shtatzënitë ektopike që pati, qëndrimet e gjata në spital, operacionet dhe heqjen e një tubi fallopian”, shpjegoi ajo.

    Fushata e kontracepsionit të detyruar filloi në fund të viteve 1960 dhe zgjati deri në vitin 1992 me qëllim kufizimin e shkallës së lindjeve në Groenlandë.

    Deri në fund të viteve 1970, të paktën 4,070 gra ishin pajisur me një pajisje intrauterine, ose një në dy groenlandezë në moshë riprodhuese, sipas një studimi të paraqitur në fillim të shtatorit. Në shumicën dërrmuese të rasteve, kjo u bë pa pëlqimin e tyre, madje edhe në rastet që përfshinin të mitur.

    Megjithatë, në një fjalim para Frederiksen, kryeministri i Groenlandës Jens Frederik Nielsen, u distancua nga deklaratat e saj.

    “Kjo falje nuk nënkuptojnë se ne pranojmë atë që ndodhi. Ne jemi këtu sot sepse nuk e pranojmë atë që ndodhi”, tha Nielsen.

    Në fund të gushtit, kryeministrja daneze bëri ​​një kërkesë faljeje për viktimat, duke përmbushur një kërkesë që gratë kishin bërë prej vitesh. Të hënën, Frederiksen njoftoi krijimin e një “fondi pajtimi” për të kompensuar gratë dhe banorët e tjerë të Groenlandës që janë diskriminuar për shkak të origjinës së tyre.

  • Dosja “Plumbi i artë”/ “Duhet të kërkosh falje”, debate dhe përplasje në seancën gjyqësore mes Dumanit dhe Alibejt

    Dosja “Plumbi i artë”/ “Duhet të kërkosh falje”, debate dhe përplasje në seancën gjyqësore mes Dumanit dhe Alibejt

    Seanca gjyqësore e çështjes”Plumbi i artë” është shoqëruar me debate dhe përplasje mes dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej.

    Ky i fundi është duke ju përgjigjur pyetjeve që i bëhen nga avokatët dhe ka rrëfyer për takimin e tij të parë me Nuredin Dumanin, Alibej tregoi detajet që i kishte treguar i pari mbi “masakrën e Bradasheshit”.
    “Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij të ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatër mbetje me vëllain e tij“, tha Alibej, çka solli reagim të menjëhershëm të Dumanit.
    “Me leje zonja kryetare”, tha Dumani duke u çuar në këmbë dhe drejtuar gishtin ndaj të penduarit Alibej, kjo është mashtrim. “Duhet të kërkosh falje për këtë!“.
    Tensioni u ndërpre nga ndërhyrja e gjykatës, që urdhëroi punonjësit e sigurisë të zhvendosnin Dumanin në një kënd ku të kishte më pak kontakt viziv me Alibejn.

    Top Channel

  • Jorge Luis Borges: Mos u hakmerrni, thjesht harroni…

    Jorge Luis Borges: Mos u hakmerrni, thjesht harroni…

    Jorge Luis Borges

    Nga Jorge Luis Borges

    «Unë nuk flas për falje apo hakmarrje. Ajo që bëj është shumë më pak komplekse se kjo.

    Njerëzit që më lëndojnë ose më zhgënjejnë pushojnë së ekzistuari për mua dhe nuk dua të di më kurrë për ta. Pra, flas për harresë.

    Ta harrosh është e vetmja hakmarrje dhe e vetmja falje»

    Në shqip: Bajram Karabolli

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    JORGE LUIS BORGES: SHUMË VITE E KISHA PRITUR DHE MË NË FUND E TAKOVA ARMIKUN TIM…

  • “Nuk kanë kërkuar ende një falje publike”/ Kuçana e mllefosur me Bardhin: Nuk mund të pranoj që të zaptojnë partinë

    “Nuk kanë kërkuar ende një falje publike”/ Kuçana e mllefosur me Bardhin: Nuk mund të pranoj që të zaptojnë partinë

    Në Partinë Demokratike ka paknaqësi për zgjedhjen e Gazment Bardhit si kryetar të grupit parlamentar. Një ditë më parë ishte deputeti Bujar Leskaj i cili e quajti këtë vendim “një gabim të rëndë” nga ana e Berishës.
    Sipas kandidates së PD në zgjedhjet e 11 majit, Ilirjana Kuçana, ky është mendimi i demokratëve në bazë, jo vetëm i disa personave në organet drejtuese të partisë.
    “Kishte shumë emra që kanë qenë pranë demokratëve, kanë qenë edhe në Rithemelim, është shumë e rëndësishme kjo pjesë. Patjetër që duhet të bashkojmë demokratët, e kam thënë gjithmonë. Por jo kurrsesi t’i gradojmë e t’i japim pozicione… Ky është shqetësim që më vjen nga demokratët, jo nga Ilirjana”, tha Kuçana.
    E pyetur pse Gazmend Bardhi nuk është figurë përbashkuese, Kuçana u përgjigj:
    “Mendoj se duhet të kemi një moral, një koherencë politike. Sepse nëse shkojmë para demokratëve dhe u vendosim ata që ishin, s’kemi bërë asgjë. Ne i pranuam fillimisht kur erdhën, pa garë, i graduam. Nuk kanë kërkuar një falje publike akoma demokratëve, e meritojnë. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar kam qenë mbështetëse e këtij përbashkimi, por kurrsesi nuk mund të pranoj që të zaptojnë partinë dhe nga ana tjetër të shkojnë kundër dëshirës së demokratëve”.

  • Kuçana e mllefosur me Bardhin: Pa garë u graduan dhe nuk i kërkuan falje demokrateve!

    Kuçana e mllefosur me Bardhin: Pa garë u graduan dhe nuk i kërkuan falje demokrateve!

    Në Partinë Demokratike ka paknaqësi për zgjedhjen e Gazment Bardhit si kryetar të grupit parlamentar. Një ditë më parë ishte deputeti Bujar Leskaj i cili e quajti këtë vendim “një gabim të rëndë” nga ana e Berishës.
    Sipas kandidates së PD në zgjedhjet e 11 majit, Ilirjana Kuçana, ky është mendimi i demokratëve në bazë, jo vetëm i disa personave në organet drejtuese të partisë.
    “Kishte shumë emra që kanë qenë pranë demokratëve, kanë qenë edhe në Rithemelim, është shumë e rëndësishme kjo pjesë. Patjetër që duhet të bashkojmë demokratët, e kam thënë gjithmonë. Por jo kurrsesi t’i gradojmë e t’i japim pozicione… Ky është shqetësim që më vjen nga demokratët, jo nga Ilirjana”, tha Kuçana në një bisedë në Ditarin e mesditës me Bruna Çifligun në A2 CNN.
    E pyetur pse Gazmend Bardhi nuk është figurë përbashkuese, Kuçana u përgjigj: “Mendoj se duhet të kemi një moral, një koherencë politike. Sepse nëse shkojmë para demokratëve dhe u vendosim ata që ishin, s’kemi bërë asgjë. Ne i pranuam fillimisht kur erdhën, pa garë, i graduam. Nuk kanë kërkuar një falje publike akoma demokratëve, e meritojnë. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar kam qenë mbështetëse e këtij përbashkimi, por kurrsesi nuk mund të pranoj që të zaptojnë partinë dhe nga ana tjetër të shkojnë kundër dëshirës së demokratëve”.