Filmi “Adolescence” në Netflix është përqafuar nga publiku i gjerë pasi secili prej nesh gjen një copëz të vetvetes në shoqërinë modern ku jetojmë.
E ne shqiptarët e kemi ende të freskët ngjarjen tragjike ku humbi jetën 14-vjeçcari Martin Cani.
Një adoleshent u vra dhe një tjetër është në burg, e një tjetër bashkëmoshatar i tyre që u plagos, vuan pasojat e një traume të rëndë.
Pesë muaj nga ngjarja e dhimbshme secili prej nesh reflekton mbi ngjarjet e atij filmi, ndikimi i rrjeteve sociale që shtyn të rinjtë të ndihen të pavlerësuar apo të paaftë për tu përshtatur, konflikte që nisin nga rrjetet sociale, që lindin në shoqërinë e shkollës e që përfundojnë në ngjarje tragjike si ajo e Martinit.
Mbrëmjen e sotme në studion e Top Story ishte e pranishme nëna e Martinit, e cili me zërin që i dridhej u shpreh se familja e autorit nuk i kanë kërkuar ende një falje.
Ajo tha se kërkon që autori të marrë dënimin e merituar dhe të mbajnë përgjegjësi të gjitha hallkat që nuk parandaluan këtë tragjedi.
“Familja e Marios nuk na kanë kërkuar falje, me gjithë atë dhimbje që na ra, që të thonë si të bëjmë që na ra në kjo fatkeqësi, se ai e ka në jetë fëmijën e tij, ndërsa unë jo, dhe kërkojnë dhe ulje dënimi.
Duhet të vihen disa rregulla. Nuk na është ofruar asnjë ndihmë, asnjë psikolog.
Besoj se mes atyre fëmijëve është pakujdesia te shkolla, sepse nëse në shkollë zihen dy fëmijë, patjetër duhet njoftuar prindi. Të më kishin marrë në telefon mua unë isha aq e ndërgjegjshme që të mos kërkoja llogari dhe do e mbaja peshën vete.
Dua të marrë gjithsesi atë që meriton. Se të mos jetë kështu, unë nuk vij këtu”, tha nëna e Martinin me zërin që i dridhej.
Tag: falje
-

Nëna e Martin Canit flet e përlotur: Ende s’na kanë kërkuar falje! Dua dënim për përgjegjësit…
-

“Adolescence” një pasqyrë e tragjedisë së Martin Canit, nëna e tij: Ende s’na kanë kërkuar falje! Dua dënim për përgjegjësit
Florina Cani
TIRANË- Filmi “Adolescence” në Netflix është përqafuar nga publiku i gjerë pasi secili prej nesh gjen një copëz të vetvetes në shoqërinë modern ku jetojmë. E ne shqiptarët e kemi ende të freskët ngjarjen tragjike ku humbi jetën 14-vjeçcari Martin Cani.
Një adoleshent u vra dhe një tjetër është në burg, e një tjetër bashkëmoshatar i tyre që u plagos, vuan pasojat e një traume të rëndë.
Pesë muaj nga ngjarja e dhimbshme secili prej nesh reflekton mbi ngjarjet e atij filmi, ndikimi i rrjeteve sociale që shtyn të rinjtë të ndihen të pavlerësuar apo të paaftë për tu përshtatur, konflikte që nisin nga rrjetet sociale, që lindin në shoqërinë e shkollës e që përfundojnë në ngjarje tragjike si ajo e Martinit.
Mbrëmjen e sotme në studion e Top Story ishte e pranishme nëna e Martinit, e cili me zërin që i dridhej u shpreh se familja e autorit nuk i kanë kërkuar ende një falje.
Ajo tha se kërkon që autori të marrë dënimin e merituar dhe të mbajnë përgjegjësi të gjitha hallkat që nuk parandaluan këtë tragjedi.
“Familja e Marios nuk na kanë kërkuar falje, me gjithë atë dhimbje që na ra, që të thonë si të bëjmë që na ra në kjo fatkeqësi, se ai e ka në jetë fëmijën e tij, ndërsa unë jo, dhe kërkojnë dhe ulje dënimi.
Duhet të vihen disa rregulla. Nuk na është ofruar asnjë ndihmë, asnjë psikolog. Besoj se mes atyre fëmijëve është pakujdesia te shkolla, sepse nëse në shkollë zihen dy fëmijë, patjetër duhet njoftuar prindi. Të më kishin marrë në telefon mua unë isha aq e ndërgjegjshme që të mos kërkoja llogari dhe do e mbaja peshën vete.
Dua të marrë gjithsesi atë që meriton. Se të mos jetë kështu, unë nuk vij këtu”, tha nëna e Martinin me zërin që i dridhej./Top Channel -

Incident i rëndë në pistë: Atletja godet kundërshtaren me shkop në kokë (VIDEO)
Një incident i pabesueshëm ka shënuar një garë stafetë 4×200 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur një atlete adoleshente sulmoi kundërshtaren e saj, duke e goditur me shkop në kokë, sepse ajo e kishte kaluar në kthesën e mëparshme.
Ngjarja ndodhi gjatë një gare në Ligën e Shkollës së Lartë të Virxhini.as dhe ka shkaktuar bujë.
Atletja që u sulmua, Kaylen Tucker nga shkolla e mesme Brookville, pësoi një tronditje dhe një frakturë të mundshme të kafkës, përpos tronditjes së sulmit të beftë.
“Ende nuk mund ta besoj, jam në shok. Unë jam ende duke e përpunuar atë, nuk mund ta besoj se çfarë ndodhi,”- tha Tucker në një intervistë të transmetuar nga ABC13.Autorja, një atlete në shkollën e mesme IC Norcom, nuk kërkoi falje për aktin e saj të dhunshëm dhe u skualifikua menjëherë nga gara. Sipas televizionit amerikan ABC, prindërit e atletes sulmuese dhe shkolla e saj më në fund kontaktuan familjen e Tucker për të kërkuar falje, pas protestave që pasuan. Mirëpo mungesa e reagimit të menjëhershëm nga aktorja dhe stafi i saj i trajnerëve ka lënë një shije të hidhur.
Videoja e sulmit po bën xhiron e botës, duke ngjallur reagime për seriozitetin dhe provokimin e ngjarjes.
Nëna e Tucker, Tamarow, shprehu zemërimin e saj: “Jo falje. As nga trajnerët, as nga sportistët, asgjë. “Edhe sikur të ishte një aksident, që nuk besoj se ishte, nuk kishte asnjë reagim”. -

“Unë dhe familja ime po flinim me paranoja”/ Ballafaqimi mes Gjestit dhe Eglit
Egli dhe Gjesti kaluan një darkë së bashku në suitën e vendosur në shtëpi, për t’u ballafaquar me njëri-tjetrin.
Gjatë bisedimit që patën, banorja i tregoi se çfarë përjetoi nga Gjesti, me këtë të fundit që i kërkoi dhe falje.
Në Prime-n e së martës, ky ballafaqim u pasqyrua kështu nga banorët.
Egli: Ndjeva nota pendese. Ndoshta shumë gjëra bëhen prej lojës dhe nuk e vë në dyshim. Zgjedh të besoj që po, ka dhe variantin që ka nota sinqeriteti në pendesën e tij, që thotë se e vret pendesa. Për më tepër, nuk mendoj se është as rasti i parë e as rasti i fundit që për atë egon mashkullore, të thotë që në fund të ditës se nuk ka asgjë. Gjesti nuk ka moshën e Laertit le të themi, jo moshën e tim ati. Gaboi. Por nuk dua të jetojmë me pengje. Ndoshta nesër nuk mund të zgjohemi nga gjumi. Nuk dua të pendohem.
Gjesti: Nuk e besoj që është e vërtetë ato që më thonë. Nuk e kam bërë vetëm këtë sukses, por që dhe Egli ka ndikim në këtë. Kemi arritur të kemi një komunikim të mirë. Falje kam kërkuar. Nuk e kam kuptuar atë që kam thënë. Dhe unë kam vepruar me kokën time -

“Unë dhe familja ime po flinim me paranoja”/ Ballafaqimi mes Gjestit dhe Eglit, çfarë ndodhi gjatë darkës së tyre në suit?
Egli dhe Gjesti kaluan një darkë së bashku në suitën e vendosur në shtëpi, për t’u ballafaquar me njëri-tjetrin.
Gjatë bisedimit që patën, banorja i tregoi se çfarë përjetoi nga Gjesti, me këtë të fundit që i kërkoi dhe falje.
Në Prime-n e së martës, ky ballafaqim u pasqyrua kështu nga banorët:
Egli: Ndjeva nota pendese. Ndoshta shumë gjëra bëhen prej lojës dhe nuk e vë në dyshim. Zgjedh të besoj që po, ka dhe variantin që ka nota sinqeriteti në pendesën e tij, që thotë se e vret pendesa. Për më tepër, nuk mendoj se është as rasti i parë e as rasti i fundit që për atë egon mashkullore, të thotë që në fund të ditës se nuk ka asgjë. Gjesti nuk ka moshën e Laertit le të themi, jo moshën e tim ati. Gaboi. Por nuk dua të jetojmë me pengje. Ndoshta nesër nuk mund të zgjohemi nga gjumi. Nuk dua të pendohem.
Gjesti Nuk e besoj që është e vërtetë ato që më thonë. Nuk e kam bërë vetëm këtë sukses, por që dhe Egli ka ndikim në këtë. Kemi arritur të kemi një komunikim të mirë. Falje kam kërkuar. Nuk e kam kuptuar atë që kam thënë. Dhe unë kam vepruar me kokën time.
-

Gjesti sqarohet me Eglin: Për çdo gjë të kërkoj falje! S’kam luajtur me ty
Egli dhe Gjesti kanë sqaruar raportin mes tyre edhe në Prime-n e kësaj të marte.
Egli komentoi darkën me Gjestin, ku theksoi se ndjeu nota pendese në faljen që kërkoi banori. Ndërsa këngëtari vuri në dukje se nuk ka luajtur me Eglin.“Pavarësisht zhgënjimit që kam pësuar brenda, se di pse vazhdoj të besoj se brenda Gjestit nuk është djalë kaq i keq. Ndjeva nota pendese. Ndoshta shumë gjëra mund të bëhen për pjesë të lojës. Zgjedh të besoj që ka edhe variantin që ka nota sinqeriteti në pendesën e tij. Mendoj që nuk është as rasti i parë dhe as i fundit që për egon mashkullore mund të kalojë kohë me këtë vajzë dhe në vajzë mund të thotë ’ në fund të ditës u kënaqëm dhe nuk jam i dashuruar me ty’, ndodh rëndom. Jam vajzë që beson në shanse të dyta. Gaboi, okej, nuk e kam harruar ndjesinë që kam përjetuar, por nuk dua të jetoj me pengje”, tha Egli.
Ndërsa Gjesti u shpreh “Sot para Prime-t, ka ardhur një dron dhe pamë ca dorëshkrim. 8 bilionë klikime dhe deshta me thonë që nuk i kam bërë unë veç ato sukses, po i kam bërë bashkë me të.
Unë kam kajt kur e kam pa. Falje kam kërkuar për senet e mia. Kam vepruar në kokën tem. Për çdo sen i kërkoj falje. Shyqyr e këna falë njëri-tjetrin. Gabime kam pasur, keqkuptime kam pas, por lojë kurrë skam pas. S’du me luajt me Eglin”.