Tag: falje

  • ‘Shpërblim për shkelësit’, Bozdo: Projektligji i amnistisë fiskale nxjerr në pah mungesën e transparencës

    ‘Shpërblim për shkelësit’, Bozdo: Projektligji i amnistisë fiskale nxjerr në pah mungesën e transparencës

    Një projektligj i ri për amnistinë fiskale pritet të falë rreth 2 miliardë euro borxhe të akumuluara nga bizneset ndër vite, një lëvizje që ka ngjallur debate për favorizim të klientelës dhe mungesë transparence. Sipas detajeve, nisma parashikon shuarjen e të gjitha detyrimeve tatimore dhe doganore të krijuara përgjatë një dekade.
    Nga shuma totale prej 2 miliardë eurosh, 1 miliard është borxhi kryesor (principali), ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga gjoba dhe kamatëvonesa të akumuluara. Megjithëse falje të tilla ndodhin edhe në vende të tjera, deputeti i PD Enno Bozdo tha se ato zakonisht shoqërohen me reforma rrënjësore dhe vendosjen e standardeve më të larta për të mos lejuar përsëritjen e situatës.
    Në rastin e Shqipërisë, Bozdo theksoi se një amnisti e tillë po jepet pa asnjë garanci se borxhe të reja nuk do të krijohen sërish, duke qenë se standardet e institucioneve fiskale nuk janë përmirësuar.
    Një nga pikat më alarmante të këtij diskutimi lidhet me një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), i cili ka zbuluar se vetëm gjatë vitit 2023, plot 400 milionë euro taksa kanë mbetur pa u mbledhur nga organet tatimore.
    Kjo shifër marramendëse, e afërt me vlerën e aferës së inceneratorëve, përkon me vitin e zgjedhjeve lokale, duke ngritur dyshime të forta se mosmbledhja e taksave është përdorur si një mjet për manipulim elektoral. Sugjerohet se bizneseve mund t’u jetë toleruar shmangia e detyrimeve në këmbim të mbështetjes politike për partinë në pushtet.
    Në këto kushte, amnistia fiskale shihet jo si një mjet për të ndihmuar ekonominë, por si një mekanizëm që shpërblen shkelësit e përsëritur të ligjit, ndëshkon biznesin e ndershëm që paguan rregullisht taksat dhe thellon pandëshkueshmërinë, duke lënë pa përgjigje pyetjen thelbësore: kujt i shërben në të vërtetë kjo falje multi-miliardëshe?
    Deklarata e plotë:
    “Kur vjen tek ngjarjet që vërtet vlejnë, ne i lëmë gjithmonë në fund të radhës. Por, atëherë çfarë po ndodh? Janë dy projektligje, të cilat janë të kombinuara bashkë edhe pak a shumë ngatërrohen pak me njëra-tjetrën kështu në perceptim publik.
    Në perceptim publik ngatërrohen, por nuk janë e njëjta gjë. Amnisti, çfarë thotë? Borxhet e akumuluara për një periudhë 10 vjeçare plus, që biznesi i detyrohet tatimeve dhe doganes të gjitha këto shuhen me një të rënë të lapsit. Nuk janë pak, janë 2 miliardë euro.
    Janë 2 miliardë euro. Nga të cilat 1 miliard është principali, pra borxhi kryesor është 1 miliard. Pjesa tjetër është gjoba, kamatëvonesa, interesa e të tjera e të tjera, të akumuluara. Por dhe 1 miliard janë, janë goxha shumë.
    Futemi pak në doktrinën e e shuarjes apo të faljes së së borxhit. Gjëra të tilla ndodhin edhe jashtë, siç thotë Elisa, bëhen dhe filma siç thotë Elisa, por në përgjithësi kur ndodhin, sidomos në vende të cilat kanë një lloj stabiliteti, ndodhin njëherë në kaq kohë dhe ndodhin kur  duhet të mbyllet një kapitull për t’u hapur një kapitull tjetër, që është një standart mjaft më i lartë.
    Pra, ti po i fal këto të gjitha, po ti standartin ndoshta e ke më keq, të paktën të institucioneve publike më keq nga ç’e ke pasur 10-15 vjet më pare. Jo ndoshta, por me siguri është më keq e para. Pra ti nuk ke asnjë lloj garancie se nuk do fillojë të akumulohet një borxh tjetër.
    E dyta, vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit,  në gjetjet e veta deklaron që vetëm për vitin 2023, dhe mendoje pak, janë 400 milionë euro të pambledhura nga organet tatimore. Tani mendoni që 2023-shi ishte një vit që ne garonim pra, ishim në fushatë elektorale.
    Po pse nuk kemi çdo vit 400 milionë euro, po kemi vetëm në 2023-shin 400 milionë euro. Ju thanë mbaji këto se s’po t’i quaj, voto Partinë Socialiste, kjo është. Janë 400 milionë euro. Edhe 40 do të ishin shumë, dhe katër ndoshta do të ishin shumë. Po janë 400. Flasim për inceneratorët dhe duket shifër e madhe. Flasim me një të rënë të lapsit, këto janë të pambledhura. Nuk e them unë, e thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit.
    E treta, supozojmë që këto gjë do ta bëjnë dhe me siguri do ta bëjnë. Kërkesa jonë minimale ishte që 3000 kompanitë, të cilat përfitojnë më shumë nga kjo falje, sepse pjesa më e madhe paguan, lë herë pas here edhe pronat personale, i lë kolateral në mënyrë që të ketë mundësi ta paguajë shtetin.
    Dhe ajo tjetra që kërkuam që edhe kjo nuk u pranua, jo vetëm 3000, por gjithsesi në listë duhet të bëhej transparente dhe ata që përfitonin 5 milionë lekë ose më shumë falje, pra 50 mijë euro ose më shumë falje.
    Për të vendosur një limit, një limit të fundit. Dhe ajo tjetra që kërkonim është që në rastin kur, dhe ka shumë raste të tilla, shumë, tani nuk e kuantifikoj dot se s’e kam lexuar të dhënat, por nuk është e parë.
    Kur, një ndërmarrje është në pronësi të një individi apo të një grupi individësh, të cilët kanë pronësi edhe me kompaninë e dytë dhe kompaninë e tretë, për ta bërë, unë dhe ju jemi ortakë bashkë dhe kemi tre kompani, A-në, kompaninë A, kompaninë B, kompaninë C.
    Në qoftë se kompania A ka detyrime ndaj tatimeve dhe doganave, kompania B, kompania C mund të operojnë normalisht dhe bile mund të kenë me fitim të marrin edhe para publike. Ne kërkuam që ne të dy si individë pronarë të përjashtohet nga kjo gjë. Se nuk mundet dot në një kohë shteti të të fali, nga ana tjetër ti prapë të kesh para kur ke mundësi ta paguash shtetin dhe nuk e paguan shtetin, dakord? Kjo dhe kjo. Ky është projektligji i faljes dhe shuarjes. Kuptohet që asnjëra nga këto nuk do eci”

  • ‘Projektligji i amnistisë fiskale nxjerr në pah mungesën e transparencës’, Bozdo: Shpërblim për shkelësit!

    ‘Projektligji i amnistisë fiskale nxjerr në pah mungesën e transparencës’, Bozdo: Shpërblim për shkelësit!

    Një projektligj i ri për amnistinë fiskale pritet të falë rreth 2 miliardë euro borxhe të akumuluara nga bizneset ndër vite, një lëvizje që ka ngjallur debate për favorizim të klientelës dhe mungesë transparence. Sipas detajeve, nisma parashikon shuarjen e të gjitha detyrimeve tatimore dhe doganore të krijuara përgjatë një dekade.

    Nga shuma totale prej 2 miliardë eurosh, 1 miliard është borxhi kryesor (principali), ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga gjoba dhe kamatëvonesa të akumuluara. Megjithëse falje të tilla ndodhin edhe në vende të tjera, deputeti i PD Enno Bozdo nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ tha se ato zakonisht shoqërohen me reforma rrënjësore dhe vendosjen e standardeve më të larta për të mos lejuar përsëritjen e situatës.

    Në rastin e Shqipërisë, Bozdo theksoi se një amnisti e tillë po jepet pa asnjë garanci se borxhe të reja nuk do të krijohen sërish, duke qenë se standardet e institucioneve fiskale nuk janë përmirësuar.

    Një nga pikat më alarmante të këtij diskutimi lidhet me një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), i cili ka zbuluar se vetëm gjatë vitit 2023, plot 400 milionë euro taksa kanë mbetur pa u mbledhur nga organet tatimore.

    Kjo shifër marramendëse, e afërt me vlerën e aferës së inceneratorëve, përkon me vitin e zgjedhjeve lokale, duke ngritur dyshime të forta se mosmbledhja e taksave është përdorur si një mjet për manipulim elektoral. Sugjerohet se bizneseve mund t’u jetë toleruar shmangia e detyrimeve në këmbim të mbështetjes politike për partinë në pushtet.

    Në këto kushte, amnistia fiskale shihet jo si një mjet për të ndihmuar ekonominë, por si një mekanizëm që shpërblen shkelësit e përsëritur të ligjit, ndëshkon biznesin e ndershëm që paguan rregullisht taksat dhe thellon pandëshkueshmërinë, duke lënë pa përgjigje pyetjen thelbësore: kujt i shërben në të vërtetë kjo falje multi-miliardëshe?

    Deklarata e plotë:

    “Kur vjen tek ngjarjet që vërtet vlejnë, ne i lëmë gjithmonë në fund të radhës. Por, atëherë çfarë po ndodh? Janë dy projektligje, të cilat janë të kombinuara bashkë edhe pak a shumë ngatërrohen pak me njëra-tjetrën kështu në perceptim publik.

    Në perceptim publik ngatërrohen, por nuk janë e njëjta gjë. Amnisti, çfarë thotë? Borxhet e akumuluara për një periudhë 10 vjeçare plus, që biznesi i detyrohet tatimeve dhe doganes të gjitha këto shuhen me një të rënë të lapsit. Nuk janë pak, janë 2 miliardë euro.

    Janë 2 miliardë euro. Nga të cilat 1 miliard është principali, pra borxhi kryesor është 1 miliard. Pjesa tjetër është gjoba, kamatëvonesa, interesa e të tjera e të tjera, të akumuluara. Por dhe 1 miliard janë, janë goxha shumë.

    Futemi pak në doktrinën e e shuarjes apo të faljes së së borxhit. Gjëra të tilla ndodhin edhe jashtë, siç thotë Elisa, bëhen dhe filma siç thotë Elisa, por në përgjithësi kur ndodhin, sidomos në vende të cilat kanë një lloj stabiliteti, ndodhin njëherë në kaq kohë dhe ndodhin kur  duhet të mbyllet një kapitull për t’u hapur një kapitull tjetër, që është një standart mjaft më i lartë.

    Pra, ti po i fal këto të gjitha, po ti standartin ndoshta e ke më keq, të paktën të institucioneve publike më keq nga ç’e ke pasur 10-15 vjet më pare. Jo ndoshta, por me siguri është më keq e para. Pra ti nuk ke asnjë lloj garancie se nuk do fillojë të akumulohet një borxh tjetër.

    E dyta, vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit,  në gjetjet e veta deklaron që vetëm për vitin 2023, dhe mendoje pak, janë 400 milionë euro të pambledhura nga organet tatimore. Tani mendoni që 2023-shi ishte një vit që ne garonim pra, ishim në fushatë elektorale.

    Po pse nuk kemi çdo vit 400 milionë euro, po kemi vetëm në 2023-shin 400 milionë euro. Ju thanë mbaji këto se s’po t’i quaj, voto Partinë Socialiste, kjo është. Janë 400 milionë euro. Edhe 40 do të ishin shumë, dhe katër ndoshta do të ishin shumë. Po janë 400. Flasim për inceneratorët dhe duket shifër e madhe. Flasim me një të rënë të lapsit, këto janë të pambledhura. Nuk e them unë, e thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit.

    E treta, supozojmë që këto gjë do ta bëjnë dhe me siguri do ta bëjnë. Kërkesa jonë minimale ishte që 3000 kompanitë, të cilat përfitojnë më shumë nga kjo falje, sepse pjesa më e madhe paguan, lë herë pas here edhe pronat personale, i lë kolateral në mënyrë që të ketë mundësi ta paguajë shtetin.

    Dhe ajo tjetra që kërkuam që edhe kjo nuk u pranua, jo vetëm 3000, por gjithsesi në listë duhet të bëhej transparente dhe ata që përfitonin 5 milionë lekë ose më shumë falje, pra 50 mijë euro ose më shumë falje.

    Për të vendosur një limit, një limit të fundit. Dhe ajo tjetra që kërkonim është që në rastin kur, dhe ka shumë raste të tilla, shumë, tani nuk e kuantifikoj dot se s’e kam lexuar të dhënat, por nuk është e parë.

    Kur, një ndërmarrje është në pronësi të një individi apo të një grupi individësh, të cilët kanë pronësi edhe me kompaninë e dytë dhe kompaninë e tretë, për ta bërë, unë dhe ju jemi ortakë bashkë dhe kemi tre kompani, A-në, kompaninë A, kompaninë B, kompaninë C.

    Në qoftë se kompania A ka detyrime ndaj tatimeve dhe doganave, kompania B, kompania C mund të operojnë normalisht dhe bile mund të kenë me fitim të marrin edhe para publike. Ne kërkuam që ne të dy si individë pronarë të përjashtohet nga kjo gjë. Se nuk mundet dot në një kohë shteti të të fali, nga ana tjetër ti prapë të kesh para kur ke mundësi ta paguash shtetin dhe nuk e paguan shtetin, dakord? Kjo dhe kjo. Ky është projektligji i faljes dhe shuarjes. Kuptohet që asnjëra nga këto nuk do eci”

  • A do të largohet Netanyahu? Kryeministri jep përgjigjen e prerë

    A do të largohet Netanyahu? Kryeministri jep përgjigjen e prerë

    Bota E Diel, 7 Dhjetor 2025 19:16
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi sot se nuk do të tërhiqej nga politika në rast se do të falej nga presidenti i vendit për akuzat e korrupsionit me të cilat përballet prej vitesh.
    I pyetur nga një gazetar nëse planifikonte të tërhiqej nga jeta politike nëse do t’i jepej një falje presidenciale, Netanyahu iu përgjigj shkurt: “Jo”.

    “Ata janë shumë të shqetësuar për të ardhmen time. Ata duan të sigurohen që… janë të shqetësuar për të ardhmen time”, shtoi Netanyahu me një ton paksa humoristik gjatë një interviste të përbashkët me kancelarin gjerman, Friedrich Merz.

    “Epo, edhe votuesit janë të tillë dhe ata do të vendosin, natyrisht, por ne kemi detyra të mëdha për të përmbushur”, theksoi kryeministri izraelit.

    Ideja për falje presidenciale u hodh javën e kaluar, kur Netanyahu i kërkoi zyrtarisht Presidentit Isaac Herzog që ta falë, raporton Times of Israel.
    Netanyahu përballet me një akuzë për ryshfet dhe tre akuza për mashtrim dhe shkelje të besimit, të cilat lidhen me manipulimin e shtypit dhe pranimin e dhuratave të paligjshme në këmbim të favoreve qeveritare. Ai mohon çdo shkelje dhe i quan akuzat të sajuara si pjesë e një përpjekjeje për grusht shteti politik nga ana e policisë dhe prokurorëve.
    Akuzat u ngritën në nëntor të vitit 2019, ndërsa gjyqi filloi në maj të 2020-ës pas vitesh hetimesh. Gjatë gjithë procesit, opozita ka kërkuar që Netanyahu të japë dorëheqjen për shkak të akuzave. Analistët paralajmërojnë se, nëse kryeministri vazhdon të qëndrojë në detyrë, gjyqi mund të zvarritet për disa vite të tjera.
    Presidenti Herzog ka deklaruar se do të marrë vendimin për falje presidenciale duke konsideruar “vetëm të mirën e vendit”, një proces që mund të zgjasë javë ose muaj.

  • Vrasësi i Shinzo Abe kërkon falje: I shkaktova familjes vuajtje, nuk kam asnjë justifikim

    Vrasësi i Shinzo Abe kërkon falje: I shkaktova familjes vuajtje, nuk kam asnjë justifikim

    Tetsuya Yamagami, i akuzuari për vrasjen e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, ka kërkuar për herë të parë falje nga familja e tij.
    Në seancën e së enjtes, 04.12.2025, Yamagami, i cili më parë pranoi fajin për vrasje, tha se ndihet “thellësisht i keqardhur” ndaj bashkëshortes së Abe, Akie.
    Abe u qëllua me armë të bërë vetë gjatë një tubimi politik në qytetin perëndimor të Nara më 8 korrik 2022 dhe vdiq të njëjtën ditë, duke shkaktuar tronditje ndërkombëtare. Ai njihej për politikën e tij të ashpër të jashtme dhe strategjinë ekonomike të njohur si “Abenomics”.
    “U kam shkaktuar familjes tre vjet e gjysmë vuajtje. Nuk kam asnjë justifikim”, tha Yamagami në gjykatë, sipas mediave lokale.
    Ai tha para hetuesve se kishte sulmuar Abe sepse e bënte përgjegjës për mbështetjen e tij ndaj Kishës së Unifikimit, e cila, sipas Yamagamit, kishte falimentuar nënën dhe familjen e tij.
    Akuzat e tij çuan në hetime ndaj Kishës së Unifikimit, e cila filloi në Korenë e Jugut dhe njihet për ceremonitë masive të martesave. Në mars të këtij viti, një gjykatë në Tokio urdhëroi shuarjen e Kishës, një vendim që organizata tha se do ta sfidojë “deri në fund”.
    Kisha e Unifikimit ka qenë e kontestuar edhe para vrasjes së Abe, për mësimin se martesa është qendrore për shpëtimin shpirtëror. Gjysmëgjyshi i Abe, Nobusuke Kishi, i cili gjithashtu ka qenë kryeministër, ishte i afërt me Kishën për natyrën e saj anti-komuniste, dhe Abe kishte folur në ngjarje të lidhura me grupin.
    Gjatë një seance muajin e kaluar, prokurorët lexuan një deklaratë të bashkëshortes së Abe, e cila shkroi “humbja e një bashkëshorti nuk do të lehtësohet.”

  • Luciano Pavaroti “i zhytur” në akull, e veja e tij zemërohet, kryebashkiaku kërkon falje

    Luciano Pavaroti “i zhytur” në akull, e veja e tij zemërohet, kryebashkiaku kërkon falje

    Kryebashkiaku i qytezës së Pesaro në Itali i ka kërkuar falje familjes së Luciano Pavaroit, pasi vendosi një statujë të tenorit të famshëm brenda një piste akulli për Krishtlindje. 
    E veja e këngëtarit, Nicoletta Mantovani, tha për mediat lokale se ishte “e zemëruar dhe e mërzitur” me atë që e quajti tallje ndaj bashkëshortit të saj të ndjerë. Pista e përkohshme e akullit u ndërtua në qendër të sheshit të qytetit, duke e lënë statujën e Pavarotit të zhytur deri në gjunjë në akull dhe të rrethuar nga xham plastik. 
    Në përgjigje, kryebashkiaku Andrea Biancani tha se nuk kishte ndërmend të ofendonte askënd dhe pranoi se këshilli i tij kishte “bërë një gabim”. 

  • Netanyahu kërkon falje pa pranuar fajin, rritet presioni mbi Herzog. Po Trump çfarë roli ka?

    Netanyahu kërkon falje pa pranuar fajin, rritet presioni mbi Herzog. Po Trump çfarë roli ka?

    Besnikët e Netanyahut janë tashmë të gatshëm për betejë.
    Ministrja e Mjedisit, Idit Silman, nga Likud, shkon deri aty sa të thotë se nëse kryeministri izraelit nuk merr faljen, Presidenti amerikan Donald Trump mund të ndërhyjë për të sanksionuar gjyqtarët dhe prokurorët izraelitë.
    Ndërkohë, ministri ekstremist i Sigurisë, Itamar Ben Gvir, pohon se “Bibi” është futur në kurth nga një sistem gjyqësor i korruptuar dhe se vetëm falja mund të rikthejë paqen në vend.
    Kjo është edhe teza e vetë Netanyahu-t, i cili kërkon mëshirë por nuk pranon faj, duke e paraqitur faljen si një çlirim për gjithë shtetin, sepse vetëm ai, sipas tij, mund ta udhëheqë Izraelin drejt pajtimit kombëtar.
    Ka shumë gjasa që edhe për këtë ai të ketë folur dje me aleatin e tij Trump gjatë telefonatës, pasi ai ka qenë prej kohësh mbështetës i faljes për Netanyahu-n, duke e quajtur procesin ndaj tij një kurth politik.
    Përballë gjithë kësaj presioni, presidenti izraelit Isaac Herzog përpiqet të mbajë qëndrim të palëkundur. Në shqyrtimin e kërkesës për falje, ai ka deklaruar se “do të konsiderojë vetëm të mirën e shtetit dhe të shoqërisë izraelite”. “Një gjë është e qartë, gjuha e dhunshme nuk më ndikon, përkundrazi”, shtoi ai me bindje.
    “Por pozita e tij mbetet shumë e ndërlikuar. Një falje pa kushte, pa pranim fajësie dhe madje me procesin ende në zhvillim, do të ishte e para në historinë e drejtësisë izraelite, duke përforcuar “në thelb pretendimin e Netanyahu-t se nuk ka asnjë përgjegjësi për krimet e dyshuara, as për 7 tetorin, dhe sigurisht do të copëtonte opinionin publik”, shkruan analisti Shalom Yerushalmi.
    Netanyahu është kryeministri i parë në historinë e Izraelit që përballet me tre procese penale dhe i pari që kërkon falje pa pritur përfundimin e gjykimit. Ish-kryeministri Olmert, i akuzuar po ashtu për korrupsion dhe i dënuar më pas, u largua nga politika dhe bëri 16 muaj burg.
    Kreu i Partisë Demokratike, Yair Golan, thotë se kërkesa e Netanyahu-t “nuk është një kërkesë faljeje, por një kërkesë për anulim të procesit, dhe kjo nuk është e ligjshme”. Të tjerë zëra të opozitës kërkojnë që, nëse jepet falja, ajo të kushtëzohet me tërheqjen e Netanyahu-t nga politika dhe me pranimin e fajit, dy kushte që kryeministri i ka refuzuar kategorikisht.
    Dje, 1 dhjetor, Netanyahu u kthye në gjykatë për t’u mbrojtur nga akuzat për korrupsion, por avokati i tij kërkoi anulimin e seancës “për shkak të angazhimeve politike dhe të sigurisë”.
    Nga ana tjetër, “Bibi” gëzon mbështetjen e presidentit amerikan, të paktën për çështjen e faljes gjyqësore.
    Pas telefonatës mes tyre, zyra e shtypit të qeverisë izraelite njoftoi se Netanyahu është ftuar në Shtëpinë e Bardhë dhe se vizita do të zhvillohet shumë shpejt. Të dy liderët diskutuan “rëndësinë e çmontimit të kapaciteteve ushtarake të Hamasit dhe zgjerimin e marrëveshjeve të paqes”.
    Por, para bisedës telefonike, toni i Trump nuk ka qenë aspak i butë. Ajo që aktualisht krijon pak tension mes dy miqve është Siria: presidenti amerikan nuk e fsheh simpatinë e tij politike për al Sharaa, të cilin tani e cilëson “njeri të fortë”, dhe i ka kërkuar Netanyahu-t të mos ndërhyjë në punët e Damaskut, duke pasur parasysh sulmet e vazhdueshme të IDF në jug të vendit.
    “Është shumë e rëndësishme që Izraeli të mbajë dialog të fortë dhe të sinqertë me Sirinë”, shkroi Trump në rrjetin e tij social, “dhe të mos ndodhë asgjë që mund të pengojë evolucionin e Sirisë drejt një shteti të begatë”.
    Artikull i La Repubblica, shkruar nga Gabriella Colarusso, përshtatur në shqip

  • Hetimet për korrupsion, Netanyahu paraqitet në gjykatë pas kërkesës për falje

    Hetimet për korrupsion, Netanyahu paraqitet në gjykatë pas kërkesës për falje

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit këtë të hënë, 1 dhjetor, në gjykatë, për herë të parë që prej dorëzimit të kërkesës së tij për falje drejtuar presidentit të Izraelit, një kërkesë e cila ka marrë mbështetje nga aleatët e tij si dhe nga presidenti amerikan Donald Trump.
    Seanca u mbajt në Tel Aviv, ku dhjetëra protestues u mblodhën jashtë sallës së gjyqit. Disa prej tyre, të veshur me kostume portokalli të stilit të burgut, bënin thirrje që Netanyahu të dënohet dhe të shkojë në burg.
    Kërkesa për falje ka shkaktuar reagime të forta politike. Opozita izraelite e ka kundërshtuar ashpër, duke deklaruar se çdo falje duhet të shoqërohet me largimin e Netanyahut nga politika dhe pranim të fajit. Të tjerë kanë kërkuar që kryeministri të thërrasë zgjedhje të reja kombëtare para se të kërkojë një falje presidenciale.
    Netanyahu, kryeministri me mandatin më të gjatë në historinë e Izraelit, u padit në vitin 2019 për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit, pas një hetimi disa­vjeçar. Gjyqi i tij nisi në vitin 2020 dhe ka vijuar prej atëherë, ndërsa ai ka mohuar kategorikisht akuzat.
    Në letrën drejtuar Presidentit Isaac Herzog, e publikuar të dielën, avokatët e Netanyahut argumentuan se paraqitjet e vazhdueshme në gjykatë po e pengojnë kryeministrin të qeverisë siç duhet. Ata pretenduan se një falje presidenciale “do t’i shërbente edhe interesit kombëtar”, ndërsa theksuan se Netanyahu beson se, nëse procedurat do të shkonin deri në fund, ai do të shpallej i pafajshëm.

  • Izrael: Akuzat për korrupsion, Netanyahu i kërkon presidentit falje

    Izrael: Akuzat për korrupsion, Netanyahu i kërkon presidentit falje

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i paraqiti presidentit izraelit një kërkesë zyrtare për falje në lidhje me rastet e tij të gjata të korrupsionit. Herzog thotë se do ta ‘shqyrtojë sinqerisht kërkesën’. Asnjë falje apo pranim faji nga kryeministri. Opozita thotë se kjo do të dëmtonte sundimin e ligjit.

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka kërkuar presidentit të Izraelit që t’i japë falje në mes të gjyqit të tij të gjatë për korrupsion.
    Në një deklaratë të lëshuar të dielën, zyra e kryeministrit konfirmoi se Netanyahu e kishte paraqitur zyrtarisht kërkesën për falje në departamentin ligjor të Zyrës së Presidentit. Presidenca e përshkroi atë si një “kërkesë të jashtëzakonshme” me “implikime të rëndësishme”, duke shtuar se Presidenti Isaac Herzog do ta “shqyrtonte me kujdes dhe sinqeritet”.

    Në letrën e tij të shkurtër, njëfaqëshe, Netanyahu nuk pranon fajësinë për asnjë shkelje. Në vend të kësaj, ai pranon një “përgjegjësi të gjerë publike dhe etike” për tensionin që rrethon procedurat në vazhdim.

    Netanyahu është kryeministri i parë izraelit në detyrë që përballet me gjyq, i akuzuar për mashtrim, shkelje të besimit dhe pranim ryshfeti në tre raste të ndara që përfshijnë shkëmbime të dyshuara favoresh politike me bashkëpunëtorë të pasur. Ai nuk është dënuar për asnjë krim.

  • Gjyqi për korrupsion,Netanyahu kërkon falje nga presidenti: E dikton interesi publik

    Gjyqi për korrupsion,Netanyahu kërkon falje nga presidenti: E dikton interesi publik

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paraqitur zyrtarisht një kërkesë për falje në procesin e tij të gjatë për korrupsion, duke e argumentuar si një veprim të domosdoshëm “në interesin publik”.
    Letra drejtuar presidentit Isaac Herzog u depozitua të enjten dhe u bë publike të dielën. Në të, Netanyahu thotë se gjyqi i tij është shndërruar në “qendër të një polemike të ashpër” dhe se mban “përgjegjësi të gjerë publike”, për shkak të ndikimit të çështjes në vend.
    Ai thekson se personalisht është i interesuar të provojë pafajësinë në gjykatë, por sipas tij “interesi publik kërkon të veprohet ndryshe”. Kërkesa nuk përmban asnjë pranim faji dhe as ndonjë angazhim për të ardhmen e tij politike, ndërkohë që Netanyahu ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit publik.
    Zyra e presidentit Herzog konfirmoi marrjen e kërkesës, duke deklaruar se ai “do ta shqyrtojë me kujdes dhe përgjegjësi të plotë”, pasi vetëm kreu i shtetit ka të drejtë të japë falje.
    Kërkesa për falje përbën një kthesë të fortë për Netanyahu-n, i cili më herët kishte deklaruar se akuzat do të rrëzoheshin dhe se ai do të provonte pafajësinë në gjykatë.
    Në letër, ai shkruan se Izraeli po përballet me “sfida të mëdha të sigurisë dhe mundësi diplomatike”, duke shtuar se synon “të shërojë përçarjet, të arrijë unitet kombëtar dhe të rikthejë besimin e publikut në institucionet e shtetit”.
    Ndërkohë, disa javë më parë, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar gjithashtu faljen e Netanyahu-t, duke e quajtur atë “një kryeministër të vendosur në kohë lufte” dhe duke e vlerësuar për rolin e tij në drejtimin e Izraelit.

  • Gjyqi për korrupsion, Netanyahu kërkon falje nga presidenti Herzog: E dikton interesi publik

    Gjyqi për korrupsion, Netanyahu kërkon falje nga presidenti Herzog: E dikton interesi publik