Tag: falja

  • “Të anulohet falja e gjobave”, GJKKO rrëzon kërkesën e  Aulon Kalasë

    “Të anulohet falja e gjobave”, GJKKO rrëzon kërkesën e Aulon Kalasë

    Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kandidatit demokrat, Aulon Kalaja, për të detyruar SPAK-un, që të nisë një hetim mbi faljen e gjobave.
    Sipas vendimit të dhënë nga gjyqtarja Nertina Kosova, akti i faljes së gjobave nuk përbën shkelje penale dhe për këtë arsye nuk mund të jetë objekt hetimi penal.
    Pas vendimit, Kalaja deklaroi se, megjithëse çështja nuk u trajtua nga SPAK dhe gjykata nuk e njohu të drejtën e tij, ai do të vazhdojë procesin dhe do të drejtohet me rekurs në Gjykatën e Lartë.
    Kandidati demokrat në zgjedhjet e fundit, është ankuar se falja e gjobave u bë nga qeveria, dy ditë përpara 11 Majit, datës së zgjedhjeve. Sipas tij, kjo praktikë përbën krim elektoral.

  • Debat në studio/ Analisti: Pse u falën gjobat dy ditë para zgjedhjeve? Vataj: Nuk ndikuan në rezultat

    Debat në studio/ Analisti: Pse u falën gjobat dy ditë para zgjedhjeve? Vataj: Nuk ndikuan në rezultat

    Falja e gjobave dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit ka krijuar debat në studion e Quo Vadis në Vizion Plus.
    Analisti politik, Adri Nurellari, tha se qytetarët kanë pasur leverdi nga kjo dhe janë ndikuar sa i përket votës.
    Nga ana tjetër, ish-kandidati socialist Mirgit Vataj deklaroi se falja e gjobave nuk u përkthye fare në votë, qytetarët, shtoi ai, nuk janë ndikuar.

    Pjesë nga biseda:
    Vataj: Nuk besoj se falja e gjobave ka ndikuar në rezultat, sepse deri më datë 9 njerëzit e kanë ndarë mendjen se kë do të votojnë.
    Nurellari: I falën gjobat, u kthyen para në xhep, kanë leverdi apo jo?
    Vataj: Nëse unë jam dënuar gjatë gjithë kohës deri më datë 9, cili është impakti? E supozojmë se e bëmë për të fituar votat. Cili është impakti?
    Nurellari: Është shumë e shëmtuar. Ti i ndryshon rregullat e lojës për njerëzit që përpiqen të zbatojnë ligjin, të respektojnë. Nuk është lëmoshë, se bëhet fjalë për ligjin e shtetit. Po ti mate me indikatorë sa përfituan!. Nuk po flasim për pasojat, flasim për aspektin parimor. Çfarë sinjali i jepet njerëzve të ndershëm që bëjnë sakrifica, që mos bëjnë asnjë shkelje, me kosto personale, me sakrifica, kur shikojnë që për arsye elektorale ndryshon rregullat e lojës.
    Vataj: A përkthehet kjo në votë? Ta them unë që jo. Ne duhet të testojmë edhe sistemin. Nuk duhet të vazhdojmë me thashetheme, por të bëjmë akte. Raporti i ODIHR-it është më tepër mbi deklaratat e bëra. Raporti thotë që votimi ka qenë me pjesëmarrje korrekte.
    /vizionplus.tv

  • Trump: Do ta kisha të vështirë të falja Diddy-n pas sulmeve ndaj meje

    Trump: Do ta kisha të vështirë të falja Diddy-n pas sulmeve ndaj meje

    Donald Trump ka thënë se do të kishte “të vështirë” të falte reperin Sean “Diddy” Combs, i cili së fundmi u shpall fajtor për dy akuza për organizim prostitucioni.
    Megjithatë, Trump ka falur në të kaluarën figura të njohura, si NBA Youngboy dhe çiftin Chrisley, por ka theksuar se pas sulmeve që Diddy kishte bërë ndaj tij, falja do të ishte e vështirë.
    Diddy, i cili është ende nën paraburgim dhe po pret dënimin që do të shpallet më 3 tetor, ka kërkuar lirimin e përkohshëm deri në atë datë.
    Edhe pse në të kaluarën Trump dhe Diddy kishin marrëdhënie miqësore, tensionet u rritën kur Trump hyri në politikë. Diddy e kishte kritikuar publikisht Trumpin, duke thënë se “të bardhët si Trump duhet të hiqen” dhe duke e quajtur atë një figurë negative.

  • Pse është e rëndësishme të falim?

    Pse është e rëndësishme të falim?

    Ne gjithë jetën bartin barrën e atyre që na kanë lënduar. Dhe pas çdo personi të gabueshëm kjo barrë bëhet gjithnjë e më e madhe, aq e madhe sa që na pengon të jetojmë.

    Mirëpo, ka edhe të tillë që nuk dinë të falin madje edhe atë tillë të cilët nuk e meritojnë, sepse e dinë që:
    Kjo ndihmon të vazhdoni tutje

    Mosfalja, do të thotë të mos i harrosh lëndimet, urrejtjen dhe pakënaqësinë. Kjo do të thotë që të mbash brenda vetes dhembjen. Ne vazhdimisht e sjellim në kokën tonë skenarin e atyre ngjarjeve, të cilat na kanë lënduar. Sërish dhe sërish, në vend që të përqendrohemi në perspektivat më të këndshme.
    Falja, para së gjithash, ju nevojitet juve
    Aty është esenca. Mendojmë që falja u takon personave të tjerë. Që ta heqin barrën nga vetja. Mirëpo, në të vërtetë, falja është e rëndësishme për ju personalisht. Nëse nuk falni nuk do të mundë të vazhdoni tutje.
    Ju falni për t’u çliruar dhe për të mos jetuar në të kaluarën.
    Falja patjetër duhet të jetë për të gjithë
    Jo vetëm për ata të cilët kanë kërkuar falje. Në të kundërtën, ku qëndron kuptimi i faljes? Njerëzit me karakter të fortë ua falin madje edhe atyre, të cilët nuk e meritojnë një gjë të tillë.
    Nëse nuk ndodh falja, zemërimi juaj i ndrydhur do të shprehet në njerëz të tjerë përreth jush dhe do të bëhet traumë dhe kompleks juaji, por edhe mosbesim në njerëz.
    Të falësh do të thotë të çlirohesh
    Vetëm pasi të falësh, ju do të pajtoheni me të kaluarën, që ajo të mos pengojë të ardhmen tuaj. Kur të çliroheni nga e kaluara dhe dhembja, ju do t’u lironi vend emocioneve dhe ndjenjave të reja.
    Të falësh nuk do të thotë që duhet patjetër të jeni miq me ata të cilët ju kanë shkaktuar dhembje. Thjesht, ju e kuptoni që ata kanë lënë gjurmë dhe tani do të jetoni me atë vragë. Nuk do të prisni më nga njeriu, i cili ju ka thyer zemrën, të kthehet dhe çdo gjë të bëhet “ashtu siç ka qenë”. Do të filloni t’i shëroni vragat, pavarësisht nga ajo se a do të mbeten vragat. Vazhdoni të jetoni me vragat tuaja.
    Të falësh nuk është triumf i padrejtësisë
    Fjala është për krijimin e drejtësisë personale, karmës dhe fatit personal. Esenca qëndron aty që sërish të ngriheni në këmbët tuaja dhe të vendosni të mos jeni të palumtur për shkak të së kaluarës.
    Të falësh është kuptimi i asaj që vragat tuaja nuk do të përcaktojnë të ardhmen tuaj. Të falësh nuk do të thotë që jeni dorëzuar. Ajo do të thotë që jeni të gatshëm të mblidhni forcën dhe të vazhdoni tutje.

  • Falja e Bajramit mes rrënojave të xhamive të Gazës, palestinezët: Të palëkundur në provën e vullnetit ndaj Zotit

    Falja e Bajramit mes rrënojave të xhamive të Gazës, palestinezët: Të palëkundur në provën e vullnetit ndaj Zotit

    Bota E Premte, 6 Qershor 2025 17:27

    Mes mbetjeve të një xhamie të rrënuar nga bombardimet izraelite, besimtarët palestinezë në Khan Junus falën namazin e Kurban Bajramit. Besimi te Zoti mposhti jo veç frikën nga rreziku i qëndrimit mes këtyre rrënojave, së bashku me fëmijët e tyre. Të shumtë ishin besimtarët pjesëmarrës në faljen e mëngjesit në xhaminë Al-Aksa të Jeruzalemit, territori i së cilës është bërë shpesh arenë përleshjesh mes tyre dhe hebrenjve.
     

  • Falja e Kurban Bajramit jo në Sheshin “Skënderbej”, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, KMSH publikon agjendën

    Falja e Kurban Bajramit jo në Sheshin “Skënderbej”, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, KMSH publikon agjendën

    Falja e Kurban Bajramit këtë vit nuk do të bëhet në Sheshin Skënderbej, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Vendi u bë publik nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, që gjithashtu publikoi agjendën e ditës së premte. Edhe herë të tjera, Bajramet janë falur në bulevard, në rastet kur ka qenë e pamundur organizimi në Sheshin “Skënderbej”.

    Programi i plotë i faljes së Kurban Bajramit:

    05:45 – Hapja e programit, z. Ejup Lila

    05:50 – Lexim Kurani, Hafiz Enes Hyka

    05:55 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu

    06:05 – Ligjëratë nga nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica

    06:15 – Falja e namazit të bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu

    06:20 – Hutbeja e Bajramit nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj

    Festa e Kurban Bajramit është një nga festat më të rëndësishme për myslimanët. Ajo simbolizon sakrificën dhe bindjen ndaj Zotit, duke u bazuar në historinë e profetit Ibrahim i cili ishte gati tw flijonte djalin e tij për hir të zotit. Gjatë kësaj dite besimtarët falin namazin e Bajramit në mëngjes dhe bëjnë kurban, zakonisht një dele, lopë apo dash. Mishi i kurbanit shpërndahet një pjesë për familjen, një për të afërmit dhe një për të varfrit. Festa është gjithashtu kohë për falje, vizita familjare dhe ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.

  • KMSH publikon agjendën: Falja e Kurban Bajramit jo në Sheshin “Skënderbej”, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

    KMSH publikon agjendën: Falja e Kurban Bajramit jo në Sheshin “Skënderbej”, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

    Falja e Kurban Bajramit këtë vit nuk do të bëhet në Sheshin Skënderbej, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Vendi u bë publik nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, që gjithashtu publikoi agjendën e ditës së premte.
    Edhe herë të tjera, Bajramet janë falur në bulevard, në rastet kur ka qenë e pamundur organizimi në Sheshin “Skënderbej”.
    Programi i plotë i faljes së Kurban Bajramit:
    05:45 – Hapja e programit, z. Ejup Lila
    05:50 – Lexim Kurani, Hafiz Enes Hyka
    05:55 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
    05:05 – Ligjëratë nga nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica
    06:15 – Falja e namazit të bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu
    06:20 – Hutbeja e Bajramit nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj
    Festa e Kurban Bajramit është një nga festat më të rëndësishme për myslimanët. Ajo simbolizon sakrificën dhe bindjen ndaj Zotit, duke u bazuar në historinë e profetit Ibrahim i cili ishte gati tw flijonte djalin e tij për hir të zotit.
    Gjatë kësaj dite besimtarët falin namazin e Bajramit në mëngjes dhe bëjnë kurban, zakonisht një dele, lopë apo dash. Mishi i kurbanit shpërndahet një pjesë për familjen, një për të afërmit dhe një për të varfrit. Festa është gjithashtu kohë për falje, vizita familjare dhe ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.

  • Qeveria fal gjobat e 10 viteve të fundit, ja kush përfiton

    Qeveria fal gjobat e 10 viteve të fundit, ja kush përfiton

    Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim që fal një sërë gjobash dhe masash administrative të vendosura ndër vite ndaj qytetarëve dhe bizneseve.
    Vendimi i miratuar këtë të premte parashikon shfuqizimin e të gjitha masave administrative të paekzekutuara që janë vendosur gjatë periudhës 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024.
    Falja përfshin gjoba të vendosura nga një sërë institucionesh publike, përfshirë Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake, Inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.
    Të gjitha këto institucione janë të detyruara të hartojnë dhe dërgojnë brenda 30 ditëve listat e gjobave të paekzekutuara përkatëse pranë drejtorive të taksave, me qëllim heqjen e tyre nga sistemi.
    Gjobat që do të falen përfshijnë, ndër të tjera, masat administrative të vendosura ndaj qytetarëve për shkelje të masave kufizuese gjatë pandemisë së COVID-19, si dhe gjoba të dhëna për ndërtime apo ndërhyrje pa leje për qëllime banimi apo bujqësie në zonat rurale.
    Po ashtu përfitojnë nga falja edhe subjektet që ushtrojnë aktivitet bujqësor apo blegtoral në këto zona.
    Sipas vendimit, falen edhe gjobat e Policisë për parkime të gabuara apo shpejtësi tej normave të lejuara.
    Falja e gjobave pritet të prekë mijëra familje, pasi sipas relacionit që shoqëroi nismën në Kuvend, vetëm në një vit janë vendosur 1,492 masa për tipologji ndërtimesh pa leje si shtëpi, mure rrethues, çati apo magazina.
    Nëse pas këtij afati ndonjë qytetar apo subjekt rezulton ende me gjoba që përfshihen në këtë falje, ai ka të drejtë të paraqesë kërkesë për fshirje dhe, nëse kjo kërkesë refuzohet, mund të ankimojë vendimin në gjykatë.

  • Falja e gjobave, PD reagon pas vendimit të qeverisë: Shkel Kodin zgjedhor dhe barazinë në garë

    Falja e gjobave, PD reagon pas vendimit të qeverisë: Shkel Kodin zgjedhor dhe barazinë në garë

    Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të sotëm të Këshillit të Minsitrave për faljen e gjobave.
    Në reagimin e PD ky vendim shkel Kodin Zgjedhor dhe barazinë në garë, pasi falja e gjobave bëhet vetëm dy ditë para zgjedhjeve.Lexo edhe :Related Posts
    Reagimi i PD:

    Në shkelje të Kodit Zgjedhor dhe të barazisë në garë, në ditën e fundit të fushatës, Kryeministri në ikje ka firmosur një amnisti të gjerë, duke shkelur arbitrarisht, në mënyrën më anti-europiane të mundshme, ligjin dhe rregullat e garës.
    I njëjti që i terrorizoi për 12 vjet me taksa, gjoba dhe përndjekje, tani bën si i mëshirshëm. Nuk ka asnjë pikë dhembshurie në zemrën e tij, por vetëm oreks për të prishur garën, për të ndryshuar vullnetin e zgjedhësve, për të bërë hile, duke përdorur makinerinë e shtetit në ndihmë të partisë.
    Ka bërë të njëjtën gjë para dy vjetësh kur, në mes të fushatës, u dha bonus 670 mijë pensionistëve. KQZ në atë rast bëri një interpretim lukashenkian, duke thënë se, në zgjedhje lokale i lejohej, por jo në të përgjithshme. Tani ligji shkelet në zgjedhje të përgjithshme.
    Çfarë ka për të thënë z. Celibashi?!
    Po SPAK dhe Prokuroria, që kanë ngritur task-forca për manipulimin e zgjedhjeve, çfarë kanë për të thënë për këtë megashkelje?
    Partia Demokratike e ka në programin e saj elektoral amnistinë e gjobave dhe të faturave të papaguara, por për shtresat në nevojë, për të pamundurit, jo për abuzuesit.
    Premtimi ynë qëndron, por asnjëherë në shkelje të ligjit, dhe në prishje të barazisë në zgjedhje.
    Me këtë veprim Edi Rama shpërfill hapur rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe rezolutën e PPE, e cila e kushtëzon integrimin e vendit me respektimin e ligjeve dhe rregullave të demokracisë.
    Edi Rama është një gjobvënës: që nga 20 përqindëshi i lejeve si kryebashkiak, dhe deri te qindra milionat e incineratorëve. Me paraqitjen e rrejshme si gjobëfalës në vitin e 12-të të pushtetit, nuk gënjen askënd.