Tag: falësh

  • Ismail Kadare: Të falësh, nuk do të thotë të harrosh…

    Ismail Kadare: Të falësh, nuk do të thotë të harrosh…

    ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:Mund të jetë e padrejtë, por ndonjëherë ajo çka ndodh brenda pak ditësh, ose edhe në një ditë të vetme, mund të ndryshojë rrjedhën e një jetë të tërë./ Khaled Hosein

    Eleganca është e lindur, dhe nuk ka të bëjë aspak me të qenit e veshur mirë. /Diana Vreeland

    Mund t’i humbasësh të gjitha në jetë, por jo dhe ëndrrat. /Abraham Lincoln

    Lehtë na mashtrojnë ata që i duam./Moliere

    Mos e harro, njerëzit kanë nevojë për të qeshur ndonjëherë më shumë sesa për ushqim./Anna Fellows Johnston

    Do ta kërkosh gjithnjë, është e kotë ta mohosh! Dhe në mes të njerëzve do ta ndjesh nevojën ta takosh si herën e parë që e ke parë. Dhe si herën e fundit, kur e humbe…/Fabio Volo

    Ai që ka frikë nga jeta nuk ka gjak dashurie. /Petro Marko

    Jeta e një beqari është një mëngjes i shijshëm, një drekë bajate dhe një darkë e mjerë. /Francis Bacon

    Të falësh, nuk do të thotë të harrosh./Ismail Kadare

    Njeriu që nuk ka vuajtur, nuk di të falë. /Tomazeu

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NËNË TEREZA: DASHURIA ËSHTË E VETMJA PËRGJIGJE PËR VETMINË…

  • “E di që s’do ma falësh këtë bombë”/ Si Rama ia ngriu buzëqeshjen në fytyrë Manastirliut në Asamblenë e PS (FOTO VIRALE)

    “E di që s’do ma falësh këtë bombë”/ Si Rama ia ngriu buzëqeshjen në fytyrë Manastirliut në Asamblenë e PS (FOTO VIRALE)

    Kryesocialistri Edi Rama e kishte ruajtur ekskluzivitetin e kabinetit të tij të katërt, por surpriza ishte “emergjenca në drejtimin e bashkisë së Tiranës”- siç e quajti ai.

    Në nisje të asamblesë, një foto e shkrepur nga LSA, tregon ministren e arsimit Ogerta Manastirliu, e ulur krah Ramës dhe e buzëqeshur, ndoshta pa e ditur se nuk do ishte më pjesë e kabinetit.
    Ajo u propozua nga kreu i ekzekutivit për drejtimin e bashkisë së Tiranës.Në foton e dytë, shkrepur fill pas lajmërimit të papritur nga Rama, Manastirliu, duket në shok, dhe për këtë, udhëheqësi i socialistëve i kërkoi falje, duke konfirmuar kështu se askush nuk ishte në dijeni për këtë lëvizje.
    “E di që nuk do ma falësh kollaj këtë bombë të paralajmëruar tha Rama”, dhe pas kësaj Manastirliu u kap nga kamera e përlotur, por sërish e shokuar.
    “E dashur Ogerta, e di që nuk do ma falësh kollaj për një kohë më të gjatë kësaj here këtë bombë të palajmëruar, por Shqipëria ka nevojë për Tiranën si treni për lokomotivën dhe Tirana ka nevojë për PS për servisjen e vetë. Prandaj PS nuk ka më çfarë pret për ta rivënë lokomotivën në lëvizje në ritmin e saj më të lartë, duke vënë makinistin e duhur. Nuk kemi ku kërkojmë një person më të përshtatshëm për t’i kërkuar Tiranës mbështetjen. Është radha jote e dashur Ogerta ta udhëheqësh Tiranën me ambicien, qetësinë që të ka karakterizon në të gjitha detyrat sfiduese, ku ke spikatur deri më tani. Detyra jonë është të mbështesim për të marrë votëbesimin e merituar nga qyteti, siç morën falë teje një mandat më shumë në zgjedhjet e 11 Majit në Bashkinë Tiranë”-iu drejtua Rama Manastirliut.

  • FOTOLAJM/ “E di që s’do ma falësh këtë bombë”, buzëqeshja dhe “shok-u” i Manastirliut në Asamblenë e PS, nga ministre në kryebashkiake e Tiranës

    FOTOLAJM/ “E di që s’do ma falësh këtë bombë”, buzëqeshja dhe “shok-u” i Manastirliut në Asamblenë e PS, nga ministre në kryebashkiake e Tiranës

    Kryesocialistri Edi Rama e kishte ruajtur ekskluzivitetin e kabinetit të tij të katërt, por surpriza ishte “emergjenca në drejtimin e bashkisë së Tiranës”- siç e quajti ai.

    Në nisje të asamblesë, një foto e shkrepur nga LSA, tregon ministren e arsimit Ogerta Manastirliu, e ulur krah Ramës dhe e buzëqeshur, ndoshta pa e ditur se nuk do ishte më pjesë e kabinetit.
    Asaj iu besua nga kreu i ekzekutivit, drejtimi i bashkisë së Tiranës, duke zëvëndësuar Erion Veliajn.Në foton e dytë, shkrepur fill pas lajmërimit të papritur nga Rama, Manastirliu, duket në shok, dhe për këtë, udhëheqësi i socialistëve i kërkoi falje, duke konfirmuar kështu se askush nuk ishte në dijeni për këtë lëvizje.
    “E di që nuk do ma falësh kollaj këtë bombë të paralajmëruar tha Rama”, dhe pas kësaj Manastirliu u kap nga kamera e përlotur, por sërish e shokuar.
    “E dashur Ogerta, e di që nuk do ma falësh kollaj për një kohë më të gjatë kësaj here këtë bombë të palajmëruar, por Shqipëria ka nevojë për Tiranën si treni për lokomotivën dhe Tirana ka nevojë për PS për servisjen e vetë. Prandaj PS nuk ka më çfarë pret për ta rivënë lokomotivën në lëvizje në ritmin e saj më të lartë, duke vënë makinistin e duhur. Nuk kemi ku kërkojmë një person më të përshtatshëm për t’i kërkuar Tiranës mbështetjen. Është radha jote e dashur Ogerta ta udhëheqësh Tiranën me ambicien, qetësinë që të ka karakterizon në të gjitha detyrat sfiduese, ku ke spikatur deri më tani. Detyra jonë është të mbështesim për të marrë votëbesimin e merituar nga qyteti, siç morën falë teje një mandat më shumë në zgjedhjet e 11 Majit në Bashkinë Tiranë”-iu drejtua Rama Manastirliut.

    Top Channel

  • Ja pse duhet të falni dhe të mos mbani inat…

    Ja pse duhet të falni dhe të mos mbani inat…

    Tema e mësimit ishte inati dhe mësuesi na kishte porositur që të sillnim nga një trastë me patate. Në orën e mësimit na tha që secili të shkruante në çdo patate emrin e atij që kishte inat.

    Pra, nëse kishim inat dhjetë persona, do të shkruanim emrat e tyre në dhjetë kokrra patateje. Pastaj na tha që t’i fusnim në trastë patatet me emrat e shkruar.

    Më në fund, na dha detyrë që trastën me ato patate, gjatë një jave, ta mbanim në krah kudo që të ndodheshim apo të shkonim. Kuptohet që trasta sa më shumë patate të kishte aq më e rëndë ishte.

    Me kohë patatet do të fillonin të prisheshin. Ta mbaje përditë në krah atë trastë, duke mos e harruar asnjë çast, do të thoshte të lije pas dore gjërat e tjera më të rëndësishme.

    Për pasojë, prania dhe pesha e asaj traste, veç bezdisë fizike, të shkaktonte edhe një mundim shpirtëror. Pra, secili prej nesh mbante në krah këtë peshë ndjenje.

    Sigurisht, ushtrimi që na bëri mësuesi është një metaforë.

    Të mos e flakësh tutje, aty për aty, inatin e çastit, por ta ruash brenda vetes, do të thotë ta dënosh veten, duke mbajtur në krah një peshë të kotë e të mundimshme. Veç kësaj, kur e ruan inatin, të shtohet stresi, gjumin e bën të prishur dhe mendjen e ke kuturu.

    Nëse e flak tutje inatin, do të thotë se fal. Dhe kur fal, e ushqen shpirtin me paqe e qetësi. Nëse bën të kundërtën, vendin e faljes e zë inati, ky helm që, pikë-pikë, ta mbush shpirtin me vrer. Shpesh mendojmë se falja është një dhuratë për tjetrin, por, në të vërtetë, përfitues jemi ne vetë. Falja është një shprehje dashurie.

    Falja na çliron nga ngërçet që na hidhërojnë shpirtin dhe na sëmurin trupin.

    Të falësh nuk do të thotë të mos i japësh rëndësi asaj që ndodhi, pra, s’do të thotë se ke rënë në ujdi me atë që të lëndoi. Por ke braktisur ato mendime negative që do të të shkaktonin mërzi e dhimbje.

    Nëse inati është e vetmja gjë që të lidhë me të tjerët, je i prangosur.

    Shpesh herë, personi, të cilin duhet të falësh për gjërat që nuk ishin ashtu siç i mendoje, je ti vetë.

    Pyete veten: Me kë je mërzitur? Kë nuk mund të falësh? Po ti vetë, a je i pagabueshëm? Po ty, a duhet të të falin për gabimet që bën?

    Që të të falin, duhet të falësh. Mos harro se me kutin që ti mat, do të të matin edhe ty.

    Çlirohu nga kjo peshë dhe do të jesh më i lirë e më i lehtë për të ecur përpara.

    (anonime arabe/ E solli në shqip Bajram Karabolli)

    *Titulli i origjinalit: “Pesha e inatit”

    ObserverKult

    lexo edhe:

    BISLIM AHMETAJ: S’MUJ ME T’DASHTË MA

    Poezi nga Bislim Ahmetaj

    Një mëngjesGushtiE mora në telefonTë dashurën timeDhe pa i thanë hala “Mgjes”Ju luta me përgjërimIk shpejt te pema ky u pamë për herë të parë.Aty do t’i gjeshTë varura të gjitha puthjet tonaAto në buzë,Në sy, në rranza të veshëve,Në qafë,E deri te majat e thojve të kamës.Po t’lutem

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult