Tag: falen

  • Falen gjobat e 10 viteve të fundit, të vendosura nga Policia dhe disa inspektorate

    Falen gjobat e 10 viteve të fundit, të vendosura nga Policia dhe disa inspektorate

    SHQIPËRI- Falen të gjitha gjobat e vendosura përgjatë 10 viteve të fundit  dhe të pambledhura deri në 15 janar të këtij viti.

    Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë dhe bëhet fjalë për gjoba, të cilat janë vendosur nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024.

    Vendimi i marrë përfshin të gjitha masat administrative të vendosura  për ndërtime pa leje, parkim të gabuar apo tejkalim shpejtësie.

    Po ashtu parashikohet të falen gjobat e vendosura nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Fshirja e detyrimeve prek edhe të penalizuarit në muajt e pandemisë Covid-19.

    Në vendim parashikohet që strukturat përgjegjëse në nivel qendror dhe rajonal, sipas ndarjes së tyre të përgjegjësive, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi përgatisin listat e individëve dhe/ose personave fizikë apo juridikë, ndaj të cilëve nga struktura përkatëse është vendosur masë administrative, e cila rezulton e paekzekutuar.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Nëse Qytetarët nuk do e gjejnë emrin në listë mund të kërkojnë pranë institucioneve përkatëse që të përfshihen në të.

    Procesi i heqjes/fshirjes nga lista e subjekteve të debitorëve, sipas këtij vendimi, përfundon brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e tij

  • Nga gjobat te taksat, Berisha “hap thesin” pas zgjedhjeve: Do i falim të gjitha…

    Nga gjobat te taksat, Berisha “hap thesin” pas zgjedhjeve: Do i falim të gjitha…

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të premte një takim elektoral në Fushë-Krujë, ku prezantoi kandidatët e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për Qarkun Durrës në zgjedhjet e 11 majit. Kryedemokrati bëri një sërë premtimesh para qytetarëve.
    “Qeveria shqiptare ka vendosur 100 ditët e para të firmosë listën e rimbursimit të barnave që rimburson qeveria italiane. Nuk do të ketë më nevojë të kërkoni ilaçe tek njerëzit tuaj, jo dhe jo. Ilaçet do ti merrni falas me listë, sipas listës që i marrin italianët sot. Energjia zbret në 7 lek. Tarifat ujit do të përgjysmohen. Hiqen një seri taksash absurde, antikushtetuese, që këta grabitçarë kanë vendosur mbi ju. Miq, unë jam këtu për tu dhënë fjalën se falen 100%, gjoba dhe kamat vonesat e IKMT-së për familjet. Falen dhe kthehen mbrapsht të gjitha detyrimet dhe taksat e profesioneve të lira. Falen taksat dhe tarifat vendore për bizneset e vogla dhe për individët, që në një verifikim të thjeshtë nuk kanë mundësi pagese, ose që kanë të ardhura sa minimumi jetik, apo llogari të bllokuara për shkak të taksave dhe tatimeve. Falen kamatëvonesat dhe detyrimet tek të gjithë debitorët që janë nga tatimi mbi të ardhurat, në Shqipëri. Falet taksa e pronës për familjarët që nuk kanë pasur mundësi ta paguajnë. Falet taksa e pronës për bizneset pronën e tyre dhe jo me qira. Falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat e KESH-it dhe ujit. Falen të gjitha gjobat e policëve bashkiak rryshfetxhinj dhe gjobëvënës mbi ju, asnjë mos paguani. Pjesëtohet me 3, taksa e pastrimit për qytetarët dhe bizneset. Hiqet taksa e reklamës për bizneset e vogla, hiqet tarifa e tabelës për këto biznese dhe të mëdhatë nga zero gjer në 4 metër. Ndryshon taksa e pronës për bizneset e vogla që ushtrojnë aktivitetin në pronën e tyre, 5 vitet e para të biznesit. Thjeshtohen në maksimum lejet e ndërtimit për banesat individuale në zonat urbane dhe rurale. Hiqet taksa e ndikimit në infrastrukturë për banesat individuale, familjare, banesë e parë. Rishikim i taksës së pronës familjare në apartamentet. Hiqet taksa mbi pronën e emigrantëve shqiptarë, në mënyrë që ti ftojmë të vijnë, ta dinë që ne i presim ata dhe nuk i gjobisim. Ju bëj thirrje biznesit të vogël, të mesëm, të madh, asnjë taksë të vendosur nga 1 janari gjer sot, nga agjentët e tatimeve etj., mos paguani sepse ka qenë vetëm taksë elektorale. Nuk do njihet asnjëherë”,-tha Berisha.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Balliu në Yzberisht: Gjobat për ujin dhe energjinë falen, çmimet do të ulen

    Zgjedhjet e 11 majit/ Balliu në Yzberisht: Gjobat për ujin dhe energjinë falen, çmimet do të ulen

    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, Klevis Balliu ka takuar qytetarët në Yzberisht.
    Balliu ka thënë se do të falen gjobat për ujin dhe energjinë për pensionistët, nënat kryefamiljare, të papunët, biznesin e vogël, punonjësit me rroga të vogla dhe familjet me ndihmë ekonomike.
    Ai ka theksuar se çmimi i energjisë do të ulet në 7 lekë, çmimi i naftës do të ulet me 35% deri në 40%. Gjithashtu ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë numrin 1 për Shqipërinë Madhështore që të bëhet realitet largimi i Edi Ramës.

  • “Gjobat e vendosura me arbitraritet do të falen”, Berisha takim me bizneset e vogla: Energjinë do ta paguani 6 lekë

    “Gjobat e vendosura me arbitraritet do të falen”, Berisha takim me bizneset e vogla: Energjinë do ta paguani 6 lekë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar takime me drejtues të bizneseve të vogla tek ish-Uzina ‘Dinamo’.

    Gjatë bisedës me tregtarët e bizneseve të vogla, ai ka premtuar se nëse do të fitojë zgjedhjet e 11 majit do t’u mundësojë atyre pagesën e energjisë elektrike me 6 lek.
    “Çfarë kemi ne për biznesin e vogël. Do ta blini energjinë me 6 lek. Tarifat e ujit do të përgjysmohen. Taksat e shumta që vendos bashkia mbi ju, tarifat nuk do të jenë kurrë më shumë se 1% e xhiros.
    Sot i keni 8 apo dhe 10% të xhiros. Jo nuk do jenë. Gjobat do të falen. Gjobat e vendosura me arbitraritet nga këta plaçkitës do të falen.
    Ne e konsiderojmë të një rëndësie shumë të madhe, suksesin e biznesit të vogël. Suksesi juaj është mëkëmbje për ju, është punësim për shoqërinë dhe shtetin shqiptar”, tha ai.

    Top Channel

  • Berisha shpalos programin te bizneset e Njësisë 8: Gjobat e vendosura me arbitraritet do të falen. Përgjysmohet tarifa e ujit!

    Berisha shpalos programin te bizneset e Njësisë 8: Gjobat e vendosura me arbitraritet do të falen. Përgjysmohet tarifa e ujit!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takime të shumta me qytetarët, dhe tregtarët e bizneseve të vogla tek ish-Uzina ‘Dinamo’.

    Gjatë bisedës me tregtarët e bizneseve të vogla, kryedemokrati Sali Berisha u ka shpjeguar atyre programin e ‘PD-Shqipëria Madhështore’ për biznesin e vogël dhe lehtësirat që do të ju krijojë qeverisja pas fitores në 11 maj.

    Sali Berisha: Çfarë kemi ne për biznesin e vogël. Do ta blini energjinë me 6 lek. Tarifat e ujit do të përgjysmohen. Taksat e shumta që vendos bashkia mbi ju, tarifat nuk do të jenë kurrë më shumë se 1% e xhiros. Sot i keni 8 apo dhe 10% të xhiros. Jo nuk do jenë. Gjobat do të falen. Gjobat e vendosura me arbitraritet nga këta plaçkitës do të falen.

    Ne e konsiderojmë të një rëndësie shumë të madhe, suksesin e biznesit të vogël. Suksesi juaj është mëkëmbje për ju, është punësim për shoqërinë dhe shtetin shqiptar’, tha kryedemokrati Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e banorët e degës 8.

    Berisha premtoi edhe uljen e taksave vendore për bizneset.

    “Do të ulim nga 1500 në 120 tarifën e hapësirës publike, aq e keni pasur. Do bëjë të mundur që edhe të fitoni më shumë edhe ta zgjeroni biznesin”, tha më tej kryedemokrati.

  • Rama batuta me përfaqësuesit e huaj: Myslimanët i falen 5 herë Allahut, ne i lutemi BE-së më shumë

    Rama batuta me përfaqësuesit e huaj: Myslimanët i falen 5 herë Allahut, ne i lutemi BE-së më shumë

    Kreu i qeverisë Edi Rama, nuk ka kursyer batutat as me përfaqësuesit e huaj ditën e sotme në aktivitetin ‘Shqipëria 2030 në BE-Rruga e Reformave’.
    Rama ka thënë se nuk e priste që të vinte një ditë të fliste mirë për Këshillin e Europës, edhe për këtë sipas tij BE mos të bëhet xheloze se, sipas kryeministrit, Shqipëria i falet BE-së më shumë se myslimanët Allahut
    “Nuk e prisja që do vinte një ditë që unë do shprehesha me tone kaq pozitive për Këshillin e Europës sepse prej vitesh KiE më është dukur paksa si një mauzoleum I të drejtave por jemi shumë mirënjohës realist për ekspertizën nga Këshilli i Europës për këtë proces të emisionit. Dhe e di shumë mirë që Valentina nuk bëhet xheloze se BE-në ngelëm duke e falenderuar mëngjes, drekë, darkë. Myslimanët pesë herë, i falen Allahut pesë herë, ne i falemi BE-së më shumë se pesë herë në ditë.”-tha Rama.