Tag: faktorë

  • Neuer: Është ende herët për të thënë nëse do të tërhiqem apo jo, janë shumë faktorë në lojë

    Neuer: Është ende herët për të thënë nëse do të tërhiqem apo jo, janë shumë faktorë në lojë

    4 Nëntor 2025

    9:44

    Telesport

    Ndërsa Manuel Neuer i afrohet moshës 40 vjeç, të cilën do ta mbushë në mars të vitit 2026, nuk është ende koha për të menduar për daljen në pension.
    Legjenda e Bayern Munich iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me një dalje të mundshme në pension në fund të këtij sezoni.
    “Jam plotësisht i qetë për të ardhmen time. Po marr kohën time gjatë dimrit dhe pastaj gjithmonë mund të flasim për këtë”, tha Neuer.
    “Shumë faktorë hyjnë në lojë. Është çështje shëndeti, fitnesi dhe motivimi. Por edhe për atë që do të ndodhë në klub sezonin e ardhshëm”, shtoi portieri veteran.
    Në fund, Neuer deklaroi se një përgjigje më të saktë për të ardhmen e tij do të japë në një moment tjetër: “Nuk mund t’i përgjigjem vetë kësaj sepse është ende shumë herët.”

  • Hulumtim i ri: Cilët faktorë përcaktojnë gjininë e fëmijës sonë

    Hulumtim i ri: Cilët faktorë përcaktojnë gjininë e fëmijës sonë

    Gjinia e një foshnjeje nuk është thjesht e rastësishme, por rezultat i një sërë faktorësh, çka mund të shpjegojë pse disa familje kanë kryesisht djem, ndërsa të tjera vetëm vajza. Kjo ide mbështetet nga një studim i ri i publikuar në revistën Science Advances.

    Studiuesit nga Universiteti i Harvardit analizuan të dhëna nga mbi 146,000 shtatzëni, të mbledhura nga 58,000 infermiere në SHBA midis viteve 1956 dhe 2015. Ata zbuluan se familjet që kanë tashmë tre ose më shumë fëmijë të të njëjtit seks kanë më shumë gjasa të kenë sërish një fëmijë të së njëjtës gjini, nëse vendosin të kenë një tjetër.

    Siç shpjegon studiuesi kryesor i studimit, Jorge Chavarro:

    “Nëse tashmë keni dy ose tre vajza dhe po përpiqeni për një djalë, gjasat nuk janë 50-50. Ka më shumë mundësi që të keni edhe një vajzë tjetër.”

    Sipas rezultateve:

    Familjet me tre vajza kishin 58% gjasa që edhe fëmija i katërt të ishte vajzë

    Ndërsa ato me tre djem kishin 61% gjasa që të thoshin sërish: “Është djalë!”

    Çfarë ndikon në përcaktimin e gjinisë?

    Një nga faktorët që studiuesit identifikuan ishte mosha. Gratë që nisnin të kishin fëmijë pas moshës 28 vjeç kishin pak më shumë gjasa të lindnin fëmijë të së njëjtës gjini, vetëm djem ose vetëm vajza. Kjo mund të lidhet me ndryshime biologjike që ndodhin me kalimin e kohës, si rritja e aciditetit në mjedisin vaginal, që teorikisht favorizon lindjen e një djali.

    Gjithashtu, u identifikuan dy gjene që duket se lidhen me gjininë e foshnjave, ndonëse mekanizmi i kësaj lidhjeje nuk u kuptua plotësisht.

    Megjithatë, Iain Mathieson, profesor i gjenetikës në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Pensilvanisë, theksoi se rezultatet që lidhen me faktorët gjenetikë duhen trajtuar me kujdes, pasi mostra e studiuar ishte relativisht e kufizuar dhe mund të ndikohet nga faktorë të tjerë që nuk janë përfshirë në analizë.

    Edhe pas përjashtimit të faktorëve të tjerë, modeli mbetet i njëjtë

  • Kënaqësia e të ndezurit zjarre, çfarë është piromania?

    Kënaqësia e të ndezurit zjarre, çfarë është piromania?

    Termi piromani rrjedh nga greqishtja ” pyros “, që do të thotë zjarr, dhe ” mania “, që do të thotë obsesion. Piromania është një çrregullim i kontrollit të impulseve, ku individi ndjen një dëshirë të fortë për të ndezur zjarre.

    Ky veprim nuk kryhet për përfitime materiale apo hakmarrje, por për kënaqësinë e brendshme që lind nga ndezja dhe zbutja e tensionit pas veprës.

    Piromania prek rreth 1-2% të popullsisë, me një përqindje më të lartë tek meshkujt, dhe trajtimi i saj kProfili i nj1%a një shkallë suksesi deri në 60%, sipas psikologes klinike Marija Babić.

    Babić shpjegon se motivi kryesor i piromanëve është kënaqësia e brendshme që lind nga ndezja e zjarrit dhe zbutja e tensionit pas veprës, jo dëmtimi i qëllimshëm. Ajo shton se vendosja e diagnozës varet nga faktorë individualë si kërkimi i emocioneve, vetëbesimi i ulët dhe çrregullime të tjera, si dhe faktorë mjedisorë, përfshirë marrëdhëniet familjare të paqëndrueshme dhe ndikimin e grupeve shoqërore.

    Sipas psikologes, 90% e rasteve të piromanisë përfshijnë meshkujt.

    Çrregullimi lidhet me faktorë individualë si kërkimi i emocioneve të forta, vetëbesimi i ulët dhe çrregullime të tjera psikologjike, si dhe faktorë mjedisorë, përfshirë marrëdhëniet e paqëndrueshme familjare dhe ndikimin e grupeve shoqërore.

     

  • “Ka dy faktorë pse do futemi në BE…”, Klosi: Remzi Hoxha u zhduk nga SHIK-u i kohës që komandohej direkt nga Berisha

    “Ka dy faktorë pse do futemi në BE…”, Klosi: Remzi Hoxha u zhduk nga SHIK-u i kohës që komandohej direkt nga Berisha

    Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka analizuar zhvillimet më të fundit politike në vend, duke nisur nga fitorja e katërt radhazi e Partisë Socialiste dhe sfidat që shoqërojnë qeverinë e re në raport me integrimin europian, te kriza e thellë në Partinë Demokratike dhe akuzat që rëndojnë mbi ish-kryeministrin Sali Berisha. Z.Klosi shprehet në një intervistë për gazetën “SOT” se opozita nuk ka më as besimin e vetvetes për protestat që paralajmëron, ndërsa për çështjen e Remzi Hoxhës bën përgjegjës SHIK-un e asaj kohe, të drejtuar, sipas tij, direkt nga Presidenti Berisha. Ai nënvizon se drejtësia duhet të trajtojë me seriozitet të gjitha dosjet e pazgjidhura, përfshirë ato të 21 Janarit dhe Gërdecit, dhe se procesi ndaj Berishës për “Partizanin” është vetëm një nga shumë çështjet që duhen hetuar.
    -Zoti Klosi, si e shikoni faktin që Partia Socialiste arriti të fitojë për të katërtën herë radhazi qeverisjen? Çfarë fshihet pas kësaj fitoreje të thellë dhe të pazakontë në tranzicionin shqiptar?

    Po, është hera e parë që mandati qeverisës i një partie zgjat kaq shumë. Sigurisht, janë shumë faktorë që çuan në këtë situatë. Ndër kryesorët, sipas meje, është fakti që me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, u vendos sistemi politik pothuaj dypartiak, që i bën zgjedhjet politike një garë vetëm midis dy partive të mëdha. Këtë herë, nga njëra anë ishte PS dhe në anën tjetër PD me aleatët e saj. Përtej kësaj dysheje, pak pretendente të rinj, por me një perspektivë pothuaj të paracaktuar. Dhe këtë përballje natyrshëm nuk mund ta fitonte PD, nëse kemi parasysh situatën në të cilën është katandisur. Ajo që mund të diskutohet është vetëm diferenca e madhe midis tyre. Ka një opinion që në Shqipëri është votuar më shumë “kundër” sesa “pro”, por këtë radhë vetëm vota kundër nuk mjaftoi. PS dha më shumë garanci për një të ardhme më të mirë, sidomos për afrimin me BE. Nga ana tjetër, PD ndërtoi një fushatë kundër, si gjithmonë, pa ofruar alternativë.

    -Edi Rama ka premtuar se gjatë këtij mandati Shqipëria do të jetë zyrtarisht pjesë e Bashkimit Evropian. Sa realist dhe i besueshëm është ky premtim në kushtet aktuale?

    Besoj se premtimi është i realizueshëm. Kryeministri ka një plan të detajuar për këtë qëllim. Janë dy faktorë që ndihmojnë: së pari, qeveria është angazhuar seriozisht për t’i përmbushur detyrimet deri në vitin 2027; së dyti, partnerët europianë janë bërë më realistë për nevojën e afrimit të rajonit me BE, sidomos në këtë kontekst gjeopolitik.
    -Ka një perceptim në rritje për kontrollin e pushteteve nga një dorë e vetme – si e vlerësoni ndikimin e gjatë të Edi Ramës në demokracinë shqiptare dhe a ekziston rreziku i autokracisë?
    Ndikimi i gjatë i Ramës ndjehet në mënyrën e qeverisjes dhe jo aq në demokracinë shqiptare – janë dy gjëra të ndryshme. Shqipëria është një vend i vogël, me mundësi të kufizuara, dhe i mbetur pas nga historia në shumë aspekte të demokracisë. Në vetëm 30 vite nuk mund të presim demokraci si në Europë. Ne kemi vuajtur më shumë nga mungesa e seriozitetit të shtetit sesa nga mungesa e demokracisë. Nuk po e justifikoj autokracinë, por them se ka nevojë për forcimin e shtetit ligjor. Shpresoj që Kryeministri këtë po kërkon të bëjë.
    -Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet nën akuzë për aferën “Partizani”. A mendoni se është i përfshirë realisht në këtë çështje apo është një proces i motivuar politikisht?
    Akuza për aferën “Partizani” është më e vogla që mund t’i bëhet ish-kryeministrit. Janë afera të tjera më të rënda që duhen trajtuar nga SPAK. Uroj që kjo të bëhet me seriozitet, në zbatim të ligjit dhe jo të politikës.
    -A duhet drejtësia të hapë edhe dosje të tjera që lidhen me periudhën e qeverisjes së Berishës, si 21 Janari dhe Gërdeci? A po shmangen këto çështje me qëllim?
    Asgjë nuk duhet shmangur me qëllim. Populli për këtë aspekt mbështeti reformën në drejtësi dhe pret që të gjitha ngjarjet e rënda të trajtohen me drejtësi.
    -Çfarë dini konkretisht për çështjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Remzi Hoxhës? A është Sali Berisha dhe SHIK-u i kohës përgjegjës për atë ngjarje tragjike?
    Di që ai u zhduk nga SHIK-u i kohës, që komandohej direkt nga Presidenti.
    -Prej më shumë se një dekade, Partia Demokratike nuk po arrin të vijë në pushtet. Çfarë po e pengon këtë forcë politike të rikthehet si alternativë reale?
    Sipas meje, Partia Demokratike edhe kur ka qenë në pushtet nuk ka qenë forcë serioze qeverisëse. Historia e saj tregon për krizë lidershipi dhe mungesë vizioni. Fatkeqësia është se grupi drejtues nuk bën dot pa Kryetarin dhe të rinjtë s’kanë forcë për të ndryshuar partinë.
    -Sali Berisha ka paralajmëruar protesta masive në shtator, duke akuzuar qeverinë për vjedhje të zgjedhjeve të 11 majit. A mendoni se këto thirrje do të kenë ndikim real apo janë vetëm retorikë politike?
    Përrallën e protestave e dëgjojmë prej shumë kohësh. As vetë Berisha nuk i beson më.
    -Në kontekstin e problemeve ligjore që përballet Berisha dhe izolimit të tij ndërkombëtar, a ka më kredibilitet politik për të udhëhequr opozitën shqiptare?
    Në gjendjen e sotme ku ndodhet PD, nuk i ka mbetur më asnjë mundësi reale për të udhëhequr një opozitë të suksesshme.
    Intervistoi: Rigels Seliman